Deputetja Jozefina Topalli hodhi akuza ndaj qeverisë teksa tha se në 3 muaj është “përmbysur” për shkak të korrupsionit. Në Kuvend, ajo iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i thënë se po drejton një seancë me një qeveri të deligjitimuar.
“Nuk mund të bëjmë se në çfarë realiteti po jetojmë. Ju drejtoni një seancë ku një qeveri është zhytur kokë e këmbë në skandale, Treçerekët e qeverisë s’i keni më në karrige. Drejtoni një seancë me një qeveri të deligjitimuar moralisht, politikisht dhe publikisht. Në kushte kur qeveria është vetë krizë, rrezikojmë shtetin. Kërkojmë që të jeni të përgjegjshëm për situatën ku ndodhemi se nuk keni më maxhorancë. Për 3 muaj është përmbysur çdo gjë. Është përmbysur nga pesha e jashtëzakonshme e turpshme e korrupsionit.”, tha ajo.
Tag: përmbysur
-

‘Nuk ka më maxhorancë’, Topalli në Kuvend: Treçereku i qeverisë s’është më në karrige
-

Topalli: Qeveria, e përmbysur nga pesha e jashtëzakonshme e korrupsionit të këtij pushteti
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në Kuvend ka akuzuar qeverinë se është e përfshirë tërësisht në korrupsion.
Topalli theksoi se për tre muaj “është përmbysur” çdo gjë nga pesha e korrupsionit.
“Kjo qeveri është e zhytur kokë e këmbë në skandale. Treçereku i qeverisë që keni këtu është i zhytur në skandal. Drejtoni një qeveri që është si një anije që ka marrë ujë dhe timonieri e ka humbur drejtimin – dhe timonieri është kryeministri”, tha Topalli, shkruan A2.
“Ndaj, kërkojmë të jeni të përgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhemi, pasi nuk keni më mazhorancë. Nuk është përmbysur si disa qytete nga uji, por nga pesha e jashtëzakonshme e korrupsionit të këtij pushteti”, shtoi ajo. -

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon i përmbysur në mes të rrugës
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër. Mësohet se një automjet tip Benz e ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.
Megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident. Ndërkohë shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. Siç shihet edhe në pamje makina është përmbysur dhe njerëz të shumtë janë mbledhur pranë. -

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti përfundon i përmbysur në mes të rrugës. Policia ende nuk ka mbërritur në vendngjarje
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër, ku një automjet tip Benz e ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, ndërsa shkaqet e tij mbeten të panjohura.
Policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë.
Rruga përkohësisht mund të jetë e bllokuar ose me qarkullim të kufizuar derisa të kryhen veprimet e para nga forcat e rendit.
-

Chivu para Juventusit: Skuadra ka siguri, nuk kam ardhur këtu për të përmbysur gjithçka
12 Shtator 2025
15:20
Alfred Lleshi
Cristian Chivu, në prag të derbit të Italisë kundër Juventusit, kërkon qetësi dhe mentalitetin e duhur nga Interi: “Skuadra ka punuar mirë, të gjithë janë gati për të luajtur. Nuk duhet ta ngarkojmë më shumë ndeshjen, por të kemi qetësinë dhe energjinë e nevojshme për t’i kuptuar momentet e saj”.
Për difektet: “Skuadra ka siguri, nuk jam këtu për të përmbysur gjithçka. Duhet vetëm të shtoj diçka, t’i jap më shumë besim e motivim”. Për Akanji: “Është lojtar me eksperiencë ndërkombëtare, i rëndësishëm për grupin. Nuk dua të flas vetëm për një lojtar, të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”.
Rreth Juventusit: “Kampionati është maratonë. Duhet të punojmë, të mësojmë nga gabimet dhe të kemi kurajo. Nuk duhen presione shtesë. Mentaliteti, motivimi dhe krenaria vlejnë më shumë se taktika”. Për Calhanoglu: “Është gjithmonë i motivuar, edhe pas dëmtimit e një vere të vështirë. Ka zgjedhur të qëndrojë dhe është gati të na ndihmojë”. -

AKSIDENT I RËNDË NË FIER / Mjeti përfundon në kanal, i përmbysur – tre të lënduar në aksin e vjetër Levan–Mifol
Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Levan–Mifol, në vendin e quajtur Ferras.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Një automjet, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Si pasojë e ngjarjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-

Devoll, aksidentohet traktori, ndërron jetë i moshuari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, Hakim Lipe 75 vjeç ka ndërruar jetë, i cili ndodhej vetëm në momentin e aksidentit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se traktori ka humbur kontrollin në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë. -

E rëndë në Devoll, aksidentohet traktori, ndërron jetë i moshuari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, Hakim Lipe 75 vjeç ka ndërruar jetë, i cili ndodhej vetëm në momentin e aksidentit, shkruan A2 CNN.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se traktori ka humbur kontrollin në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë. -

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi
Një aksident ka ndodhur në lagjen 4 në Korçë.
Sipas informacioneve, Olgert Themeli, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Më pas mjeti është përmbysur. Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. -

E tmerrshme/ Furgoni i miellit humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës (Detaje)
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Plepa–Kombinat, i njohur ndryshe si rruga e Ndroqit. Një furgon që transportonte miell është përmbysur në mes të rrugës, pranë një kthese të rrezikshme.
Pamjet e siguruara nga JOQ tregojnë mjetin e përmbysur, duke zënë një pjesë të madhe të karrexhatës. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por aksidenti ka shkaktuar bllokime të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve. Shkaqet e saktë të përmbysjes mbeten ende të paqarta.
Duhet theksuar se segmenti ku ndodhi ngjarja është në kantier prej afro një viti, me punime të papërfunduara që e bëjnë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm. Autoritetet pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të rivendosur normalitetin në trafik.