Tag: përfaqësojë

  • Dy klube të Premier Ligës në garë për sulmuesin e njohur shqiptar, ofrojnë 20 milionë paund

    Dy klube të Premier Ligës në garë për sulmuesin e njohur shqiptar, ofrojnë 20 milionë paund

    Roko Vata është në vëzhgim nga Fulham dhe Kristal Palas. Dy klubet e Premier Ligë kanë shprehur interesim për Vatën, që sipas “Daily Mail” do të duhen 20 milionë paund për t’i blerë kartonin.
    Talenti shqiptar që vendosi të përfaqësojë Irlandën ka kontratë edhe për 3 vite me Uatford. Ky klub militon në Championship ku Vata mungon prej disa ndeshjesh për shkak dëmtimi.
    Interesant është fakti se sulmuesi anësor është në kohë për të ndryshuar përfaqësuese. Në rast se ekziston dëshira mes palëve, 20-vjeçari mund të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.

  • Bienalja e 61-të e Artit në Venecia, Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë projektin “A Place in the Sun”

    Bienalja e 61-të e Artit në Venecia, Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë projektin “A Place in the Sun”

    Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia me projektin e tij “A Place in the Sun”.

    Juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur, njofton Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
    Sipas jurisë, projekti i Korinit spikat për thellësinë e kuadrit të tij konceptual dhe për saktësinë e realizimit vizual. “Duke ndërthurur kërkimin arkivor, folklorin dhe imagjinatën, Korini eksploron mënyrën se si kujtesa kolektive dhe ideologjia formësojnë identitetin dhe hapësirën, duke endur lidhje mes së shkuarës shqiptare dhe ndërthurjeve të saj me Bashkimin Sovjetik. Juria vlerësoi risjelljen krijuese të arkivave pamore lokale përmes një këndvështrimi absurdist dhe lindor, si dhe qasjen e tij shumëdimensionale dhe eksperimentale ndaj historisë. I zhvilluar në bashkëpunim me kuratoren Małgorzata Ludwisiak, projekti ofron një dialog të pasur vizual dhe intelektual, në komunikim me teatrin eksperimental polak”.
    Pavijoni i Shqipërisë do të prezantohet në Venecia në majin e vitit të ardhshëm.

    Top Channel

  • Kush do të përfaqësojë opozitën në Tiranë? Teliti kritikon vonesën për vendimarrje në PD: Nuk e kuptoj!

    Kush do të përfaqësojë opozitën në Tiranë? Teliti kritikon vonesën për vendimarrje në PD: Nuk e kuptoj!

    Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti u shpreh sot se duke parë situatën dhe kohën në dispozicion, Partia Demokratike duhet të dalë sa më shpejt me një kandidat për Bashkinë Tiranë.
    Në një intervistë televizive, Teliti deklaroi se do jetë vendim i lidershipit të PD-së.
    Teliti shtoi se në ditët në vijim strukturat drejtuese nga lidershipi e kryesia të japin vendimmarrjen përkatëse se kush do të jetë ai apo ajo që do të përfaqësojë opozitën në këtë garë elektorale.
    “Duke qenë se janë zgjedhje të parakohshme koha për primare nuk premton. Për mua nuk duhet humbur asnjë minutë kohë, duhet të dalim sa më shpejt me kandidatin. Për të dalë në terren me qytetarët një orë e më parë. Duhet të jemi te qytetarët me ekipin, programin e vizionin për t’i bindur ata pse ne jemi alternativa më e mirë. Kjo ka vlerë nëse do jemi subjekt i zgjedhjeve normale.
    Do jetë vendim i lidershipit të PD-së. Do jetë i vendim i vështirë, sepse ka me dhjetëra emra që janë dinjitozë për të përfaqësuar PD dhe gjithë opozitën në këtë garë. Kemi kandidatura të shkëlqyera jo vetëm për të përfaqësuar, por për të fituar garën e Tiranës. Kryesia do jetë në vështirësi për të zgjedhur se ju siguroj që emrat janë njëri më i mirë se tjetri.
    Për atë që do të marrë besimin duhet të presim. Në ditët në vijim strukturat drejtuese nga lidershipi e kryesia të japin vendimmarrjen përkatëse se kush do të jetë ai apo ajo që do të përfaqësojë opozitën në këtë garë elektorale pjesore për Bashkinë e Tiranës.
    Nuk e kuptoj pse është kjo vonesë. Një orë e më parë të mbledhim Këshillin Bashkiak të bëjmë shkarkimin dhe t’i drejtohemi Këshillit të Ministrave të hapet vakanca dhe KQZ të njoftojë presidentin për të dekretuar datën e zgjedhjeve”,- tha Teliti.

  • Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas

    Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas

    Kampionia evropiane e atletikës Luiza Gega ka zgjedhur të mos përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Atletikës për shtete, që nis të martën në Slloveni. Arsyeja? Një mungesë serioziteti dhe organizimi nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Gega ngriti zërin ndaj mënyrës se si ishte planifikuar transporti i ekipit, me autobus, për një rrugë që zgjat 20 orë.
    “M’u rikthye ndjesia e para 20 viteve. Nuk ka asgjë të keqe të udhëtosh me autobus, por është një rrugë rraskapitëse që asnjë sportist nuk duhet ta bëjë para një gare,” – shkroi ajo.

    Atletja shigjetoi drejtpërdrejt presidentin e ri të federatës, Izmir Smajlaj, ish-sportist i kërcimit së gjati, i cili mori detyrën në maj të këtij viti.
    “Në ditën e parë ai tha se do të mbështeste sportistët sepse e kuptonte nga përvoja. Sot e ktheu atletikën 20 vite pas.”
    Një tjetër problem që Gega e cilëson si skandaloz, është mungesa e uniformave për ekipin kombëtar. Sipas saj, federata nuk ka siguruar asnjë veshje zyrtare, por sërish pret që atletët të jenë të gatshëm për të garuar.
    “Uniformat e vetme i kemi nga dy vite më parë, të blera nga trajneri im me lekët e tij. Kur s’ka fonde, një president i vërtetë duhet të marrë përgjegjësi, edhe nga xhepi i vet.”

  • “Federata po na kthen…”/ Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian

    “Federata po na kthen…”/ Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian

    Kampionia evropiane e atletikës Luiza Gega ka zgjedhur të mos përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Atletikës për shtete, që nis të martën në Slloveni. Arsyeja? Një mungesë serioziteti dhe organizimi nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Gega ngriti zërin ndaj mënyrës se si ishte planifikuar transporti i ekipit, me autobus, për një rrugë që zgjat 20 orë.
    “M’u rikthye ndjesia e para 20 viteve. Nuk ka asgjë të keqe të udhëtosh me autobus, por është një rrugë rraskapitëse që asnjë sportist nuk duhet ta bëjë para një gare,” – shkroi ajo.
    Atletja shigjetoi drejtpërdrejt presidentin e ri të federatës, Izmir Smajlaj, ish-sportist i kërcimit së gjati, i cili mori detyrën në maj të këtij viti.
    “Në ditën e parë ai tha se do të mbështeste sportistët sepse e kuptonte nga përvoja. Sot e ktheu atletikën 20 vite pas.”
    Një tjetër problem që Gega e cilëson si skandaloz, është mungesa e uniformave për ekipin kombëtar. Sipas saj, federata nuk ka siguruar asnjë veshje zyrtare, por sërish pret që atletët të jenë të gatshëm për të garuar.
    “Uniformat e vetme i kemi nga dy vite më parë, të blera nga trajneri im me lekët e tij. Kur s’ka fonde, një president i vërtetë duhet të marrë përgjegjësi, edhe nga xhepi i vet.”

  • Benet Beci uron fituesen e Festivalit të Fëmijëve: Kroni Pula do përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong

    Benet Beci uron fituesen e Festivalit të Fëmijëve: Kroni Pula do përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong

    Fituesja e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë është shpallur Kroni Pula, me këngën e saj plot ngjyra dhe energji, “Fruta Perime”. Talenti i saj do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Junior Eurosong Festival, duke sjellë freskinë dhe gëzimin e fëmijërisë përpara publikut europian.
    Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, e ka përshëndetur me krenari këtë arritje në një status në rrjetet sociale, duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët:

    “Me fituesen e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, Kroni Pula, me këngën ‘Fruta Perime’, dua t’ju uroj një ditë të mbarë. Kroni do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong Festival. Një falënderim për të gjithë ata që punuan kaq fort për këtë festival dhe për një përfaqësim dinjitoz të të gjithë fëmijëve — sepse ata janë të gjithë fitues!”

  • Lara Colturi vendos të përfaqësojë Shqipërinë për sezonin 2025-2026

    Lara Colturi vendos të përfaqësojë Shqipërinë për sezonin 2025-2026

    Lara Kolturi do të vazhdojë të përfaqësojë Shqipërinë në ski.
    Federata e Skive ka njoftuar lajmin e mirë për rinovimin e kontratës me vendin tonë për vitin 2025-2026.
    “Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të Skive. Është arritur një marrëveshje që atletja Lara Colturi të vazhdoë të garoj për Shqipërinë dhe për sezonin 2025 2026. Po punohet intesivisht për detajet e kontratës.
    I urojmë Larës suksese në shkollë këto ditë, Përveç sportit dhe karrierës në sport Lara mbyll këtë vit studimet e shkollës së mesme. Suksese Larës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike”, njofton Federata e Skive.

  • Skënderbeu mund Partizanin dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Youth League

    Skënderbeu mund Partizanin dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Youth League

    26 Prill 2025

    16:15

    Telesport

    Skuadra e Skënderbeut U-19 është shpallur kampione e ‘Abissnet Superiore’ për sezonin futbollistik 2024/2025. Korçarët fituan ndaj 2-1 Partizanit në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, në një ndeshje vendimtare që përcaktoi fatin e kampionatit.
    Partizani kaloi i pari në avantazh dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për të kuqtë. Megjithatë, në pjesën e dytë, Skënderbeu përmbysi rezultatin duke realizuar dy gola dhe siguroi fitoren e madhe.
    Skuadra korçare e mbylli kampionatin në vendin e parë me 36 pikë pas 26 ndeshjesh të zhvilluara. Kampionati për këtë kategori u organizua në dy faza të rregullta, për të vijuar më pas me fazat “play-off” dhe “play-out”, ku ekipet luftuan për titullin dhe për mbijetesën.
    Trofeu iu dorëzua kampionëve nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ylli Çekiçi. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Youth League.

  • Kolturi largohet nga skitë shqiptare, do t’i ngjitet Italisë pas 1 majit

    Kolturi largohet nga skitë shqiptare, do t’i ngjitet Italisë pas 1 majit

    Adriatik BALLA
    E ardhur me bujë të përfaqësojë ngjyrat e Shqipërisë, pasi u pajis me pasaportë shqiptare dhe korri disa suksese me ngjyrat kuqezi në garat e mëdha europiane e botërore të skive, Lara Kolturi më në fund bën atë që pritej në fakt, ajo do të tërhiqet nga Shqipëria dhe do të kthehet në origjinë, pra do të përfaqësojë Italinë. Referuara saj që shkruan “top Channel”, skiatorja Lara Kolturi ka kërkuar tashmë zyrtarisht largimin nga Shqipëria, për t’iu rikthyer vendit të origjinës së saj Italisë. E mbërritur rreth 4 vite më parë si një minorene që kishte mamanë të famshme dhe kampione olimpike, Daniela Cekarelin, por në këtë rrugëtim thuajse 4-vjeçare, vetëm ajo dhe Federata Shqiptare e Skive menduan që do të kapnin këtë jackpot, atë të talentit më të madh të botës së skive alpine për të cilën sot pritshmëritë janë maksimale nga e gjithë bota profesioniste e këtij sporti dhe sot është Daniela, nëna e Lara Kolturit. Por me rritjen e nivelit, 3 podiume në Kupën e Botës së këtij edicioni si 18-vjeçare Lara Kolturi u rendit e 7-ta në Botërorin e këtij edicioni gjithashtu duke i dhënë sinjale të forta vendlindjes dhe origjinës së saj, pasi emrat e mëdhenj axurr, një pjesë e madhe e tyre të paktën, janë prapa saj dhe flamurit kuqezi të italianes së natyralizuar në shqiptare.
    Italia e kërkon pasi nuk ka pretendente për Olimpiadën dimërore
    Gjithsesi, dëmtimi i emrit më të madh të skive italiane për femra, Frederika Brinjone, disa herë kampione absolute, ka lënë një shtet me rreth 70 milion euro buxhet vetëm për skitë, pa një pretendente kryesore për Olimpidën Dimërore, Milano-Kortina 2026 dhe jo vetëm. Për të mbetur te buxhetet dhe paratë, që me sa duket është edhe thembra e Akilit e kësaj marrëdhënieje mes familjes Kolturi dhe Federatës Shqiptare të Skive, që me gjithë dashamirësinë dhe daljes jashtë parashikimeve të qeverisë apo bashkisë së Tiranës për t’i plotësuar nevojat financiare një talenti të madh si Lara, prapë nuk mjaftojnë dhe në të vërtetë, po flasim për një nga sportet më të kushtueshme në Botë.
    Refuzimi i kërkesës dhe hapat që ndiqen
    Por, kërkesa e saj për t’u larguar, pranë Komitetit Olimpik, nuk është miratuar, pasi në bazë të rregullave botërore të Federatës Ndërkombëtare të Skive, nëse ajo largohet pa miratim, atëherë Lara Kolturi do të qëndrojë një vit pushim, një vit pa Kupë Bote dhe gjithçka në vitin e Olimpiadës Dimërore, asaj që zhvillohet në janar-shkurt 2026-2027. Megjithatë, për të mësuar vendimin përfundimtar se çfarë do të ndodhë, nëse Kolturi do të jetë kuqezi, apo axurre, në Milano-Kortina 2026, kanë mbetur pak ditë, më 1 maj Komitetit Ekzekutiv mbyll afatin e kalimit të sportistëve nga njëra federatë në tjetrën, datë që do të vendosë padyshim edhe për ne dhe familjen Kolturi. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i KOKSH-it tonë dhe si do të operohet ë sportistja të përfaqësojë Italinë. Nuk besohet se Shqipëria do t’i bëhet pengesë të zgjedhë të garojë për vendin e saj të lindjes. Në fund të fundit edhe për Shqipërinë ajo e përmbushi misionin e saj.

  • Macron, gati të përfaqësojë Evropën në bisedimet me Putinin

    Macron, gati të përfaqësojë Evropën në bisedimet me Putinin

    Presidenti francez Emmanuel Macron synon të përfaqësojë Evropën në negociatat me presidentin rus Vladimir Putin për paqen në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

    Sipas gazetës britanike, disa anëtarë të “koalicionit të vullnetarëve” po këmbëngulin që një lider evropian të udhëheqë kontaktet me Moskën, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Kievin.

    Telegrafi shkruan se Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer janë identifikuar si bashkëbiseduesit më të mundshëm me Moskën. Megjithatë, Starmer thuhet se nuk ka plane për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, ndërsa një burim nga Elysee tha se Macron ishte gati të merrte detyrën “kur të vijë koha”./ ANSA.