Pensionistët në Korçë kanë reaguar me pakënaqësi lidhur me bonusin e fundvitit, duke e cilësuar atë të pamjaftueshëm dhe si tregues të mungesës së vëmendjes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë. Për ta, respekti nuk matet me një shumë të vogël një herë në vit, por me politika të qëndrueshme që u garantojnë siguri dhe mirëqenie gjatë gjithë vitit.
Bonusi i fundvitit nuk ka arritur t’i ngushëllojë pensionistët, të cilët theksojnë se jetesa është bërë gjithnjë e më e vështirë dhe se shumat e premtuara nuk sjellin asnjë ndryshim të ndjeshëm në buxhetin e tyre mujor. Ata shprehen se bonuset nuk janë zgjidhje, por thjesht masa për të dhënë përshtypjen se po bëhet diçka për ta.
Një pjesë e mirë e pensionistëve pranojnë se mbështetjen kryesore e marrin nga fëmijët e tyre, të cilët jetojnë në emigracion.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Kurbin, ku pensionistët kanë krijuar radhë të gjata në pritje të bonuseve të pensionit. Mbështetjen financiare të qeverisë për festat e fundvitit, pensionistët e Kurbinit e cilësojnë të pamjaftueshme, madje si një “tallje”, duke theksuar se shuma e përfituar nuk mbulon as nevojat minimale.
Pensionistët kërkojnë jo bonuse të përkohshme, por rritje dinjitoze të pensioneve, që të mund të përballojnë jetesën me dinjitet.
Tag: pensionistët
-

Zhgënjim për pensionistët/ Bonusi i vogël, nevojitet rritje e vërtetë e pensioneve
-

‘Qeveria vazhdon të na neglizhojë’/ Pensionistët në Korçë : Nuk na duhen bonuse, por rritje dinjitoze të pensioneve
Pensionistët në Korçë kanë reaguar me pakënaqësi lidhur me bonusin e fundvitit, duke e cilësuar atë të pamjaftueshëm dhe tregues të mungesës së vëmendjes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë. Sipas vendimit të qeverisë, ata pensionistë që marrin më pak se 200 mijë lek të vjetra do të përfitojnë 150 mijë lek, ndërsa për ata që kanë pensione mbi këtë shumë është parashikuar një bonus prej 100 mijë lekësh.
Megjithatë, përfitimi financiar i shpallur nuk ka arritur t’i ngushëllojë pensionistët, të cilët theksojnë se jetesa është bërë gjithnjë e më e vështirë dhe se shumat e premtuara nuk sjellin asnjë ndryshim të ndjeshëm në buxhetin e tyre mujor.
LEXO EDHE: Pse Edi Rama i përbuz kaq shumë pensionistët?
Shumë prej tyre shprehen se bonuset e fundvitit nuk janë zgjidhje, por thjesht masa të përkohshme që përdoren një herë në vit për të dhënë përshtypjen se po bëhet diçka për ta.
Ata theksojnë se problemi kryesor mbetet pensioni i ulët, i cili nuk i mbulon dot nevojat elementare të jetesës, nga ushqimet te ilaçet e deri te pagesat mujore.
Një pjesë e mirë e pensionistëve pranojnë se mbështetjen kryesore e marrin nga fëmijët e tyre, të cilët jetojnë në emigracion.
Sipas tyre, ndihma financiare nga familjarët është ajo që ua lehtëson disi jetesën, ndërsa mbështetja nga shteti vazhdon të jetë e pamjaftueshme.
LEXO EDHE: BIRN: Si i joshi Rama pensionistët me bonusin para zgjedhjeve
Disa të moshuar e krahasojnë situatën e tyre me atë të pensionistëve në Kosovë, duke theksuar se ndonëse Kosova është një shtet më i ri dhe me ekonomi më të vogël, sipas tyre ofron më shumë lehtësira dhe mbështetje për pensionistët. Për ta, ky krahasim është tregues i mungesës së vëmendjes dhe investimeve sociale ndaj pensionistëve në Shqipëri.
Në përfundim, mesazhi i pensionistëve të Korçës është i qartë, ata kërkojnë jo bonuse të përkohshme, por reforma të mirëfillta dhe rritje dinjitoze të pensioneve që të mund të përballojnë jetesën me dinjitet. Për ta, respekti nuk matet me një shumë të vogël një herë në vit, por me politika të qëndrueshme që u garantojnë siguri dhe mirëqenie gjatë gjithë vitit.
-

Xhixho e Blushi prezantojnë draftin e PL-së për uljen e TVSH të produkteve të shportës nga 20% në 5%
Deputetët e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi prezantuan para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, pr/ligjin e PL-së për uljen e TVSH të produkteve të shportës nga 20% në 5%.
Gjatë fjalës së tyre ata thanë se drafti në fjalë parashikon uljen e çmimeve dhe koston e jetesës, është një ndihmë për pensionistët dhe çdo shqiptar në nevojë.
“PS hoqi TVSH për importin e jahteve, nuk e ul TVSH për ushqimet”, u shpreh ndër të tjera Tedi Blushi.
FJALA E PLOTË E TEDI BLUSHIT
Të nderuar deputetë!
Qëllimi i këtij projekt ligji, në fakt mbështetet mbi tre shtylla kryesore.
Së pari, cmime të ulëta.
Së dyti, ulje e kostos së jetesës, që është bërë , në të paktën tre vitet e fundit, e papërballueshme vecanërisht për pensionistët dhe për shtresat më në nevojë.
Dhe shtylla e tretë është mbështetja konkrete për familjet dhe më shumë lehtësi për to.
Sikundër e kemi sqaruar, ky projektligj vjen në një moment kur shqiptarët harxhojnë nga buxhetet e tyre familjare 40% vetëm për të blerë ushqime, me cmime 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, në vendin me pagat dhe pensionet më mizerabël.
Qëllimi i këtij projekt ligji është t’ju vijë në mbështetje të gjithë shqiptarëve, që në mënyrë të pamerituar, paguajnë sot cmime të cilat vit pas viti vetëm rriten, kur ndërkohë pensionet, pagat janë në nivele qesharake, janë mizerabël.
Ndaj, duke i bërë thirrje edhe ndërgjegjes tuaj, referuar faktit se keni ardhur në pushtet duke premtuar, në vitin 2013, se do ta bënit TVSH-në e produkteve bazë të shportës 5% dhe nuk e keni mbajtur.
Dua t’ju rikujtoj gjithashtu se me TVSH 20% ,ju sot po taksoni shqiptarët më shtrenjtë se kudo tjetër në rajon dhe kjo nuk është e drejtë , nuk është e ndershme, nuk është sociale, është kriminale.
Të taksosh për ushqimin, për vezët, për vajin, për bukën, për djathin, për mishin , popullin më të varfër në rajon.
I varfër për shkak se ju nuk keni patur kurrë prioritet interesin publik, por vetëm vjedhjen e taksave të shqiptarëve.
Kësaj situate i duhet dhënë fund, sepse ju po luani me bukën e shqiptarëve të varfër.
Ndaj, do kërkoj dhe shpresoj shumë që ky projekt ligj që udhëhiqet dhe ka prioritet vetëm interesin publik, në vecanti shqiptarët e thjeshtë, ata që nuk kanë mundësi ekonomike, pensionistët, të cilëve vitin e ardhshëm ju do t’ju rrisni pensionet me 60 lekë dhe ndërkohë, cmimet e ushqimeve do ja u rrisni 3%.
Për këtë është ky projekt ligj.
Për pensionistët.
Është për familjet me ndihmë ekonomike, të cilët paguhen nga bashkia e Tiranës, 4 anëtarë me 12 mijë lekë të vjetra në muaj, por që nuk kanë mundësi të ushqehen dhe janë në kufijtë e mbijetesës.
Ky projekt ligj është mbështetje dhe për 70% të fëmijëve që edhe sipas progres raportit të fundit të Bashkimit Europian, janë në rrezik varfërie.
Bëhuni të përgjegjshëm, jepini votën pro një projekt ligji që mbështet cdo shqiptar në nevojë.
Unë e di se ju jeni gati të ngrini dorën për cdo projekt ligj, duke filluar nga inceneratorët që nuk ekzistojnë e te aferat korruptive, i votoni jo me një por me të dyja duart, port ë paktën i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj , mendoni në një moment të vetëm për shqiptarët që janë sot në kufijtë e mbijetesës.
Për pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë as ilacet dhe që 40% të buxhetit të tyre, prat ë atyre pensioneve që ua keni lënë në nivel mizerabël, ti shpenzojnë për t’u ushqyer, me thërrime sigurisht, se kaq ju keni lënë pensionistëve.
Ndaj ky projekt lig,j që sjell uljen e cmimeve për të paktën 23 produkte duke filluar nga buka, mielli, orizi, makaronat, perimet, frutat e deri tek mishi është një projektligj social dhe një projektligj, i cili ndihmon ekonomitë familjare të mbijetojnë në kushtet kur edhe vitin e ardhshëm parashikohet një rritje abuzive dhe e cmendur e cmimeve.
Nuk kanë vlerë deklaratat tuaja dhe premtim-mashtrimet tuaja për gjoja rritje pensionesh, kur ju nuk keni vullnetin edhe pse unë nuk dua ta paragjykoj, por duhet të tregoni sot vullnetin që keni, një moment reflektimi, një moment ku të flisni dhe ju me ndërgjegjen tuaj për të miratuar një akt , i vetmi akt i ardhur deri më tani në këtë Parlament , që shkon në funksion të interest publik, për të mbështetur shqiptarët.
Ky nuk është një projektligj politik, është një projektligj që në rradhë të parë vjen në funksion të interesit publik. -

Bonusi i fundvitit, Rama zbulon sa pensionistë kanë tërhequr shpërblimin
Pensionistët po vijojnë të marrin shpërblimin e fundvitit, i cili ka nisur të shpërndahet që prej datës 01 dhjetor.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tre ditët e para, 96.292 pensionistë e kanë përfituar tashmë këtë bonus.Lexo edhe :Related Posts
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Pensionistët po vijojnë të përfitojnë bonusin e fundvitit!
Në 3 ditët e para, 96.292 pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin”, shkruan Rama.Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, pensionistët që marrin pension mujor deri në 20 mijë lekë, përfitojnë shpërblim 15 mijë lekë.
Ndërsa pensionistët me pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj, do të marrin bonusin prej 10 mijë lekësh.
Në rastet kur bonusi nuk tërhiqet brenda dhjetorit, pensionistët kanë afat deri në 30 qershor të vitit 2026 për ta marrë atë. Pas kësaj date, ky shpërblim nuk mund të merret më.
/vizionplus.tv -

Bonusi i fundvitit, pensionistët: I pamjaftueshëm
Loreta Koleci
TIRANË-Me nisjen e muajit të fundit të këtij viti ka nisur dhe shpërndarja e bonusit për pensionistët sipas vendimit të fundit të miratuar nga qeveria. Pensionistët të cilët marrin pension nën 20,000 lekë të reja do të përfitojnë një bonus prej 15,000 lekësh të reja, ndërsa ata pensionistë që marrin pesion mbi 20,000 lekë të reja do të përfitojnë një bonus prej 10,000 lekësh të reja. ZËRI do të pyesë sot nëse ky bonus është i mjaftueshëm për të kaluar festat e fundvitit. Le ta ndjekim!
/ZËRI
-

Ministrja Ibrahimaj: Janë tërhequr mbi 42 mijë bonuse nga pensionistët në vetëm 2 ditë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bën me dije se në 2 ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 42 631.
“Pensionistët në të gjithë vendin vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit në masën 10,000-15,000 lekë. Vetëm në 2 ditët e para janë tërhequr 42 631 bonuse nga pensionistët. Bonusi i fundvitit është një mbështetje e Qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin”, shkruan Ibrahimaj.
Sipas Ibrahimajt, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm. -

Marrin bonusin e fundvitit, pensionistët në Fier: Jemi të kënaqur
Këtë të martë ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit të pensionistëve. Përveç pensionit të përmuajshëm pensionistët fierak po tërheqin dhe bonusin e ndarë sipas fashave nga 10-15 mijë lekë. ”Unë jam invalid dhe mora 150 mijë lekë. Po jemi të kënaqur”, tha një qytetarë. ”Unë përfitova 100 mijë, këto janë mundësitë, do mundohemi që të përballojmë shpenzimet e fundvitit”, tha një tjetër. ”Unë mora 150, jam e kënaqur”, tha një pensioniste. Pas vlerësimit që bënë për bonusin shprehen që të kemi vitin tjetër rritjen e pensioneve.
-

Bonusi i fundvitit për pensionistët, ja afati i fundit kur mund të tërhiqet
Prej 1 dhjetorit ka nisur shpërndarja e bonusit për pensionistët në të gjithë vendin. Për të sqaruar procesin e shpërndarjes nga posta të bonusit, në studion e “Mirëmëngjes Shqipëri” ka qenë i ftuar drejtori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj.
Ky i fundit bëri me dije se objektiv i të gjitha filialeve të Postës Shqiptare në vend, është përfundimi i shpërndarjes së shpërblimeve brenda muajit dhjetor. Për personat të cilët nuk do të kenë mundësi që këtë tërheqje ta kryejnë brenda 31 dhjetorit, Xhafaj shpjegoi se do të kenë mundësi ta kryejnë këtë proces deri më 30 qershor të 2026-ës.
“Ka filluar që nga data 1 dhjetor dhe do vijojë përgjatë gjithë muajit. Objektivi ynë dhe i të gjitha zyrave apo filialeve të postës shqiptare në terren është që procesi të mbarojë brenda këtij muaji. Kalendarizimi nuk vjen vetëm nga Posta Shqiptare. Ka një akord me institutin e Sigurimeve Shoqërore në bazë të të cilit vendoset kalendarizimi për të evituar radhët, problematikat duke pasur parasysh dhe motin. Mbi 700 mijë pensionistët që do përfitojnë bonusin, mund ta tërheqin në të njëjtën datë që tërheqin pensionin, për të evituar kaosin në zyrat e postës dhe për t’u siguruar që dhe për ta ka një lloj vazhdimësie për shërbimin që marrin pranë filialeve të Postës Shqiptare.
Nëse vijnë para festave do vijohet me kalendarin sipas pensioneve. Nga 1 janari do kenë mundësinë ta tërheqin deri në fund të muajit qershor. Është një shërbim që do vazhdojë, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe qeverisë për të shpërndarë një bonus për festat e fundvitit”, deklaroi Xhafaj.
Ai theksoi se i njëjti planifikim shpërndarjeje bonusi do të funksionojë edhe për pensionet e invaliditetit apo të formave të tjera të cilëve do u dorëzohet në shtëpi së bashku me pensionin.
“I njëjti planifikim për shpërndarjen e pensioneve, do shkojnë dhe për ata që përfitojnë pensionet e invaliditetit e forma të tjera. Të gjithë ata që iu dorëzohet në shtëpi, pensionin do e përfitojnë në të njëjtën mënyrë deri në përfundim të këtij muaj dhe më pas në vijim në bazë të marrëveshjes që kanë me postën për ata që nuk janë në shtëpi në muajin dhjetor”, theksoi ai.
Xhafaj theksoi se ditën e parë të nisjes së shpërndarjes së bonusit, vetëm në Vlorë janë tërhequr gati 1 mijë pensione dhe bonuse.
“Radhë nuk mund të them se ka pasur. Dje ishte një ditë zyrtare pushimi dhe zgjodhën t’i përgjigjshin kërkesës sonë për të mundësuar shpërndarjen normale të pensioneve në të gjitha zyrat. Janë shpërndarë gati 1 mijë pensione dhe bonuse që ditën e parë në Vlorë”, përfundoi Xhafaj. -

“Paratë nuk shkojnë në xhepat e pensionistëve”, Blushi: Rama kryeministër hajdut, borxhi në nivele rekord
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një konferencë për mediat për çështjen e pensioneve.
Blushi u shpreh se kryeministri Rama nuk ka qëllim mbështetjen reale për pensionistët, por vjedhjen e tyre.
Ai theksoi se zgjidhja reale do të ishte dyfishimi i pensioneve, duke kërkuar miratimin në Kuvend propozimin e Partisë së Lirisë.
“Problem nuk qëndron tek mundësitë ekonomike por tek mënyra se si Rama i ka vendosur prioritetet. Dhe sipas Ramës pensionistët nuk meritojnë të trajtohen me dinjitet. Çdo pensionist duhet ta dijë se vetëm 0.8 % parashikohet rritja vitin e ardhshëm ndërsa niveli i inflacionit parashikohet me 3 %. Është kriminale”, tha ai.
Blushi theksoi se Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse skema korrupsioni për pensionistët.
Paratë kanë përfunduar në afera korruptive. Në rrugë të florinjta që ndërtohen 5-6 herë më shtrenjtë se çdo vend në BE. Edhe vitin e ardhshëm do të jemi të fundit për demokraci dhe shtetin ligjor. Vetëm një kryeministër hajdut si Rama mund të bëjë që borxhi publik të rritet…
