Tag: pashë

  • VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

    VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

    Rrëqethje emocionuese shkaktoi në Parlamentin Evropian 11-vjeçari Roman Oleksiv nga Ukraina, i cili në vitin 2022 humbi nënën e tij gjatë një bombardimi, ndërsa vetë qëndroi 100 ditë në terapi intensive dhe iu nënshtrua mbi 35 operacioneve për rikuperimin e plagëve të tij.
    Fjalët e tij në Strasburg, gjatë prezantimit të një dokumentari për fëmijët në Ukrainë, prekën thellë interpretuesen dhe shumë prej të pranishmëve.
    Duke kujtuar ngjarjet e korrikut 2022, Romani tha: “Isha me nënën time në spital kur ra një bombë.”“Ajo ishte hera e fundit që e pashë dhe i thashë lamtumirë,” vazhdoi ai, ndërsa përkthyesja nuk mundi të fliste për një moment.

    Me ndihmën e një kolegeje të interpretes, i mituri vijoi: “E pashë nën rrënoja, pashë flokët e saj dhe i thashë lamtumirë. Qëndrova mbi 100 ditë në terapi intensive, iu nënshtrua 35 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ende kam rrugë për t’u shëruar.”

    💔 Interpreter breaks down in the European Parliament while translating for 11-year-old Ukrainian boy
    The child, who was badly injured, recalled how he and his mother came under a Russian strike in Vinnytsia.
    “It was the last time I saw my mother and could say goodbye to her,”… pic.twitter.com/HeB9DIUzrG
    — NEXTA (@nexta_tv) December 11, 2025

    Në fund, i duartrokitur nga salla, ai shtoi: “Kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Mos u dorëzoni kurrë dhe vazhdoni ta mbështesni Ukrainën dhe fëmijët e saj.”
    Historia që u bë film
    Në korrik 2022, Romani dhe nëna e tij, Halina, prisnin radhën për vizitë në një klinikë në Vinica, kur raketa goditi ndërtesën.Nga sulmi humbën jetën 26 persona, mes tyre edhe Halina. Romani arriti të zvarritej jashtë rrënojave, por me dëmtime të brendshme dhe djegie në 45% të trupit, gjendja e tij ishte tepër kritike.
    Vetëm pak ditë më vonë, atëherë 8-vjeçari u transportua jashtë vendit për trajtim të specializuar nëpërmjet një programi të evakuimit mjekësor, të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës në bashkëpunim me OBSH-në, Bashkimin Evropian dhe disa shtete të tjera.
    Në kujdesin e tij u angazhua Spitali Universitar i Drezdenit në Gjermani. Infermieri Jonathan Winke tregoi sfidat e transportit: fëmija ishte në gjendje kritike, i vendosur në respirator dhe nën qetësues të fortë gjatë rrugës. Edhe mbyllja e papritur e kufirit Poloni-Ukrainë e zgjati udhëtimin me dy orë, duke e bërë edhe më të ndërlikuar. Megjithatë, falë planifikimit të kujdesshëm, Romani u dërgua i sigurt në avion.
    “Kur u zgjova, thirra dhe erdhi një infermiere, por fliste vetëm gjermanisht dhe nuk e kuptoja,” kujton Romani. “Në fillim nuk e dija se ku isha dhe mendova se isha ende në Ukrainë. Pastaj pashë fashat dhe më erdhën ndërmend të gjitha. U gëzova shumë kur erdhi babai im.”
    Historia e Romanit është shndërruar edhe në një film të shkurtër me titull “Romchyk”, i frymëzuar nga ëndrra e tij për t’u bërë kërcimtar.

  • “Ishte hera e fundit që pashë mamin tim”, fjalimi që përloti Strasburgun, 11-vjeçari nga Ukraina tregon si humbi nënën nga bombardimet ruse

    “Ishte hera e fundit që pashë mamin tim”, fjalimi që përloti Strasburgun, 11-vjeçari nga Ukraina tregon si humbi nënën nga bombardimet ruse

    Parlamenti Evropian u prek nga fjalët e 11-vjeçarit Roman Oleksiyev nga Ukraina, i cili humbi nënën e tij gjatë bombardimeve në vitin 2022 dhe kaloi 100 ditë në kujdes intensiv përpara se t’i nënshtrohej më shumë se 35 operacioneve për të riparuar plagët e tij.
    Fjalët e tij në Strasburg përlotën përkhtyesin dhe audiencën.
    Duke përshkruar përvojën e tij në korrik 2022, Roman fillimisht tha: “Isha me nënën time në spital kur ra një bombë.”

    “Kjo ishte hera e fundit që e pashë dhe i thashë lamtumirë”, vazhdoi Romani i vogël.

    💔 Interpreter breaks down in the European Parliament while translating for 11-year-old Ukrainian boy
    The child, who was badly injured, recalled how he and his mother came under a Russian strike in Vinnytsia.
    “It was the last time I saw my mother and could say goodbye to her,”… pic.twitter.com/HeB9DIUzrG
    — NEXTA (@nexta_tv) December 11, 2025

    Pasi ndërhyri kolegu i përkthyesit, 11-vjeçari vazhdoi duke thënë: “E pashë nën rrënoja, i pashë flokët dhe i thashë lamtumirë. Pastaj qëndrova në kujdes intensiv për më shumë se 100 ditë dhe iu nënshtrova 35 operacioneve të ndryshme dhe jam në rrugën e shërimit.”
    “Kur jemi bashkë, jemi të fortë, nuk dorëzohemi kurrë dhe vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe fëmijët e saj”, përfundoi ukrainasi i ri, i shoqëruar nga duartrokitje .
    Historia që u bë film
    Në korrik të vitit 2022, Romani dhe nëna e tij, Halina, po prisnin takimin me mjekun në Vinnytsia të Ukrainës, kur raketat goditën klinikën.
    Gjithsej 26 persona u vranë, përfshirë Halinën. Romani arriti të dilte nga rrënojat e ndërtesës, por me lëndime të brendshme dhe djegie që mbulonin 45% të trupit të tij.
    Për fat të mirë, brenda vetëm pak ditësh, atëherë 8-vjeçari u dërgua jashtë vendit për kujdes të specializuar nëpërmjet një programi evakuimi mjekësor të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bashkimit Evropian dhe disa shteteve anëtare të OBSH-së.
    Romani u dërgua në Spitalin Universitar të Dresdenit në Gjermani.
    Historia e Romanit është bërë edhe një film i shkurtër i quajtur “Romchyk”, bazuar në ëndrrën e tij për t’u bërë balerin. Për pjesën më të madhe të kohës së shtrimit në spital, ukrainasi i vogël iu desh të mbante një maskë të veçantë dhe fasha kompresive për plagët e tij.
    Pavarësisht frikës së mjekëve se Romani mund të mos ecte më kurrë, ai luftoi dhe ia doli mbanë me ndihmën e vallëzimit dhe fizarmonikës. Babai i tij thotë se vallëzimi e ndihmoi Romanin të përmirësonte ekuilibrin dhe forcën e muskujve, ndërsa teknika komplekse për të luajtur melodi fizarmonike përmirësoi fleksibilitetin e duarve të tij të plagosura.
    Në fund të vitit 2024, Romani arriti ta hiqte maskën dhe tani është kthyer me të atin në Ukrainë, duke fituar çmimin e parë në një konkurs ndërkombëtar fizarmonike.

  • Akuza të rënda në Kuvend: Nallbati etiketon Peleshin “batakçi”

    Akuza të rënda në Kuvend: Nallbati etiketon Peleshin “batakçi”

    Deputeti demokrat Bledion Nallbani nuk ka kursyer kryeparlamentarin Niko Peleshi, njëkohësisht deputet i qarkut të Korçës ku shërbejnë të dy, duke e etiketuar atë si “batakçi dhe hajdut”.
    Peleshi nuk ishte prezent në sallë, teksa nënkryetarja Klodiana Spahiu i tërhoqi vëmendjen për fjalorin fyes ndaj kreut të Kuvendit.
    Duke iu referuar fjalës së kolegëve të mazhorancës dhe vetë Peleshit më herët, Nallbati tha: “Nuk shkon kjo punë jemi në parlament jo në parashkollor. Një koleg i mazhorancës mori fjalën dhe na tha është turp që deputetë të flasin për çështje të rendit të ditës. Unë ju them që nuk është turp të flasë për hallet e qytetarëve, por është turp të ngresh kartonin për të vjedhur paratë e qytetarëve. Jemi votuar që të ngremë shqetësime e qytetarëve”.
    Ai akuzoi Peleshin si mashtrues dhe hajdut.

    “Turp është të mbrosh hajdutët dhe ata që vjedhin paratë e qytetarëve dhe jo të ngresh shqetësimet e qytetarëve. Kjo nuk është turp të flasësh për qytetarët, turp është të ngresh kartonin për vjedhjen. Dhe një gjë të fundit meqenëse kryetari i Kuvendit më dha një Këshillë që të dal para pasqyrës, dola Niko, nuk pashë ndonjë djalë të bukur. Por po i them se pashë një hajdut, një batakçi e mashtrues si ti nuk e pashë”, tha ai.

  • Demokrati shpërthen ndaj Peleshit: Dola para pasqyrës siç më the, nuk pashë ndonjë batakçi, hajdut dhe mashtrues si ty…

    Demokrati shpërthen ndaj Peleshit: Dola para pasqyrës siç më the, nuk pashë ndonjë batakçi, hajdut dhe mashtrues si ty…

    Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ditën e sotme pati jo vetëm me debate të forta, por edhe akuza, replika të ashpra, ironi dhe batuta që shkuan deri edhe në sulme personale.
    Opozita akuzoi mazhorancën dhe qeverinë për skandalet e korrupsionit ku janë përfshirë deri në kupolën e ekzekutivit, teksa zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur. Socialistët nga ana tjetër kanë akuzuar opozitën se jo vetëm shpif, por kërkon të prishë edhe seancën në Kuvend.
    Deputeti demokrat Bledion Nallbani nuk ka kursyer kryeparlamentarin Niko Peleshi, njëkohësisht deputet i qarkut të Korçës ku shërbejnë të dy, duke e etiketuar atë si “batakçi dhe hajdut”.
    Peleshi nuk ishte prezent në sallë, teksa nënkryetarja Klodiana Spahiu i tërhoqi vëmendjen për fjalorin fyes ndaj kreut të Kuvendit.
    Duke iu referuar fjalës së kolegëve të mazhorancës dhe vetë Peleshit më herët ai tha:
    “Nuk shkon kjo punë jemi në parlament jo në parashkollor. Një koleg i mazhorancës mori fjalën dhe na tha është turp që deputetë të flasin për çështje të rendit të ditës. Unë ju them që nuk është turp të flasë për hallet e qytetarëve, por është turp të ngresh kartonin për të vjedhur paratë e qytetarëve. Jemi votuar që të ngremë shqetësime e qytetarëve”.
    Ai akuzoi edhe Peleshin si mashtrues dhe hajdut.
    “Turp është të mbrosh hajdutët dhe ata që vjedhin paratë e qytetarëve dhe jo të ngresh shqetësimet e qytetarëve. Kjo nuk është turp të flasësh për qytetarët, turp është të ngresh kartonin për vjedhjen. Dhe një gjë të fundit meqenëse kryetari i Kuvendit më dha një Këshillë që të dal para pasqyrës, dola Niko, nuk pashë ndonjë djalë të bukur. Por po i them se pashë një hajdut, një batakçi e mashtrues si ti nuk e pashë”, tha ai.
    Nallbati theksoi se në Kuvend është e rëndësishme të flitet për hallet e qytetarëve, pasi për atë janë votuar.
    Nënkryetarja Spahiu e paralajmëroi dhe i tërhoqi vëmendjen:
    “Zoti Nallbati, nuk është normale të flasësh këtu me këtë fjalor dhe të fyesh kryetarin e Kuvendit. Nuk të lejoj! Çfarë është kjo gjuhë tani?! Çfarë është gjithë ky mllef mo burrë në Parlament, si mund të flasësh kështu për kryetarin e Kuvendit? Ju tërheq vëmendjen për fjalorin që përdore”.
    Replikat nisën nga debatet e mëhershme, ku Nallbati në fjalën e tij akuzoi deputetët e mazhorancës të qarkut të Korçës që kishin lënë pas dore banorët dhe zonat verilindore, duke përfshirë edhe kryeparlamentarin Peleshi.

  • ‘Shi binte edhe në fushat e Gjakovës, por s’vura re asnjë pellg, le më përmbytje’

    ‘Shi binte edhe në fushat e Gjakovës, por s’vura re asnjë pellg, le më përmbytje’

    Nga Artan Fuga

    Duke shkuar dhe ardhur nga Gjakova pardje dhe dje, rrugës vura re:- Makina të rënda bujqësore anash rrugës ose për shitje a riparime. Ata punojnë me makineri, kuptimin pastaj e dini vetë.- Shi binte edhe në fushat e Gjakovës, por s’vura re asnjë pellg, le më përmbytje, dalje lumenjsh, diga që rrezikonin të çaheshin.
    – Në restorant dhe kafe dëgjoheshin këngë të bukura elbasanllie, korçare, etj., sikur të ishe në qytetet përkatëse. A këndohen live në party në Korçe dy orë këngë gjakovare?- Nëpër qytete nuk pashë asnjë polic, dhe në qytete vende për parking, nuk pashë polici bashkiake të etur për gjoba.- Shumë logo sipërmarrjesh furnizimi me karburant dhe jo vetëm një të vetme dhe ca rroç e poça përreth. Për të mos folur për çmimin e karburantit dhe cilësinë e tij. Dukej sikur kisha bërë riparim motorri.- Ripashë vendbanime rurale ku shtëpitë ishin të mbledhura dhe toka bujqësore ishte e lirë nga muret, themelet, betoni, si diku ka ndërtohet edhe në tokë bujqësore !- Shtëpi dykatëshe në zonat rurale, me estikë, me kopshte të lulëzuara, të rregulluara, jo ndërtesa kaba, pa suvatime, gjysmë të mbaruara.
    – Në qytet konstatova se kishte ngrohje qendrore dhe nuk pashë kondicionerë në çdo dritare.- Tokat e punuara cep më cep, aq sa shiheshin sigurisht.
    – Nuk pashë rrugës banesa me suva të rëna, gardhe të rrënuara, mure të prishur.- Qarkullimi fluid.
    Këto më kujtohen tani se nuk mbajta shënime! Në furrën e bukës kishte një poçe qelqi me etiketën : SADAKAJA, po të doje hidhje ndonjë monedhë kusuri për institucionin fetar.Kafja një euro te zona turistike ishte me një shije të mrekullueshme, pak njerëz nëpër kafene, si duket nuk i ha shtëpia si gjetiu.

  • VIDEO-Shpëtoi punëdhënësin nga mbytja/Shqiptari “hero” rrëfen përpjekjet dhe minutat e tmerrit të ngjarjes në Padova

    VIDEO-Shpëtoi punëdhënësin nga mbytja/Shqiptari “hero” rrëfen përpjekjet dhe minutat e tmerrit të ngjarjes në Padova

    Një ngjarje dramatike është shënuar në Padova, ku një i ri shqiptar, Elton Zefi, u bë hero pasi shpëtoi nga mbytja një të moshuar, që më pas rezultoi të ishte ish-punëdhënësi i tij. 

    Sipas rrëfimit të Zefit në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, gjithçka ndodhi brenda pak minutash të mbushura me panik dhe vendosmëri, kur ai pa një makinë të fundosur në ujë dhe vendosi të ndërhynte pa hezitim. Ai tregoi se si u fut në automjetin që po zhytej, luftoi me vështirësitë dhe arriti të tërhiqte të moshuarin drejt shpëtimit, duke i shpëtuar jetën në momentet e fundit. 

    “Ngjarja ndodhi dje. Po kthehesha nga puna, pashë një makinë që ishte sipër ujit. Brenda ishte një person i madh në moshë, unë mendova të hyja direkt. U futëm brenda dhe tentuam ta shpëtonim, pamë që makina u zhyt poshtë krejtësisht. Isha poshtë pashë dorën e atij që pashë dorën e atij që po mbytej, e tërhoqa por ishte e vështirë. 

    Pastaj e kapa nga krahu e tërhoqa dhe arrita që ta nxjerr. E nxorëm jashtë. E pashë në spital dhe atëherë ia njoha nga fytyra. Kisha punuar një muaj më parë për pastrim tek vila e tij. Nuk ishte moti i keq. Në atë moment që po kalonte po shikonte vilën e tij dhe më pas i ka shkuar makina drejt, ishte një gabim që e çoi në atë situatë”, tregoi ai. 

     

     

     

     

     

     

     

  • Atentati në Rinas/ Dëshmia tronditëse: Kujtuam se po xhirohej film, por kur pashë ngjarjen, përqafova fëmijët

    Atentati në Rinas/ Dëshmia tronditëse: Kujtuam se po xhirohej film, por kur pashë ngjarjen, përqafova fëmijët

    Gazetari Ardit Hoxha komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, duke e cilësuar atë si një zonë që duhet të ishte ndër më të sigurtat në vend.
    Ai tregoi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se një i afërm i tij ndodhej rreth 100 metra larg vendit të krimit në momentin e ngjarjes dhe fillimisht mendoi se po xhirohej një film, pasi ajo zonë përdoret shpesh për produksione filmike.
    Hoxha tregoi se i afërmi i tij ishte tmerruar dhe kishte shkuar direkt të përqafonte fëmijët.

    Pjesë nga biseda:
    Tafani: Krimi është forcuar politikisht.
    Hoxha: Ajo zonë aty ku ndodhi krimi, duhet të jetë zona më e sigurt. I afërmi im ka qenë larg 100 metra në ato momente kur ndodhi ngjarja. Kujtoi se po luhej ndonjë film, sepse aty është edhe zonë ku luhen shumë filma. Kur pashë ngjarjen nga telefoni, përqafova fëmijët, tha, dhe u tmerrova.
    Malaj: Ka shthurje të disa organeve. Si mund të ndodhë kjo ngjarje në një zonë të tillë? Dhe mënyra si u hap rruga, u dogj makina, policia vajti me vonesë, këto janë të gjitha bashkëpunime.
    Tafani: Një person i tillë, që është krahu i djathtë i një personi kriminal, duhet të ishte mbajtur nën mbikëqyrje.
    /vizionplus.tv

  • Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës

    Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës

    Ali Pashë Tepelena

    Nga Aurenc Bebja

    Në librin “Œuvres de Napoléon Bonaparte, Tome 2, 1821 – Vepra të Napoleon Bonapartit, Vëllimi 2, 1821”, gjejmë dy letra ekskluzive (f. 230 – 231) ku Napoleon Bonaparti, pas pushtimit të Maltës, kërkonte të komunikonte me Ali Pashë Tepelenën, përmbajtjen e të cilave Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar:

    Maltë, 17 qershor 1798.

    Shtetasit Lavalette,

    Shtetas, “L’Arthémise” ka urdhërin që t’ju ankorojë në bregdetin e Shqipërisë dhe t’ju vendosë në gjendje të bisedoni me Ali Pashën.

    Letra e bashkangjitur që do të duhet t’i jepni atij, nuk përmban asgjë tjetër veçse t’i jepni besueshmëri asaj që do t’i thoni dhe ta ftoni që t’ju japë një mënyrë të sigurt për të folur vetëm me të.

    Do t’ia jepni vetë letrën e përmendur, në mënyrë që të siguroheni se do ta lexojë vetë.

    Pas kësaj, ju do t’i thoni atij se, pasi sapo kam pushtuar Maltën dhe duke u gjendur në këto dete (ujëra) me tridhjetë anije dhe pesëdhjetë mijë burra, do të kem marrëdhënie me të dhe se dua të di nëse mund të mbështetem tek ai; se do të doja që edhe ai të dërgonte pranë meje, duke e hipur në fregatë, një njeri fisnik dhe që do të kishte besimin e tij; se për shërbimet që u ka bërë francezëve, për trimërinë dhe guximin e tij, nëse më tregon besim dhe dëshiron të më ndihmojë, unë mund t’ia shtoj shumë lavdinë dhe fatin e tij.

    Në përgjithësi do të mbani shënim gjithçka që ju thotë Ali Pasha dhe do të hipni sërish në fregatë për të ardhur tek unë dhe do të më raportoni për gjithçka që keni bërë.

    Duke kaluar nëpër Korfuz, ju do t’i thoni gjeneralit Chabot të na dërgojë anije të ngarkuara me dru dhe t’u bëjë një shpallje banorëve të ishujve të ndryshëm që t’i dërgojnë skuadriljes verë, rrush të thatë dhe se do të paguhen mirë për këtë.

    BONAPARTI

    Maltë, 17 qershor 1798.

    Ali Pashës,

    Miku im shumë i respektuar, pasi ju kam ofruar urimet e mia më të mira për begatinë dhe ruajtjen e jetës tuaj, kam nderin t’ju informoj se e njoh prej kohësh lidhjen (simpatinë) që keni për republikën franceze, gjë që do të më bënte të dëshiroja të gjeja një mënyrë për t’ju dhënë prova të vlerësimit që kam për ju.

    Meqë sot rasti mu duk i favorshëm, u nxitova t’ju shkruaj këtë letër miqësore,dhe kam udhëzuar një nga ndihmësit e mi në terren që t’jua sjellë, t’jua dorëzojë personalisht.

    E kam porositur gjithashtu që t’ju bëjë disa propozime në emrin tim dhe meqë nuk e njeh gjuhën tuaj, ju lutemi të zgjidhni një përkthyes besnik dhe të besueshëm për bisedimet që do të ketë me ju.

    Ju lutem t’i jepni besueshmëri gjithçkaje që ai ju thotë nga ana ime dhe ta ktheni menjëherë tek unë me një përgjigje të shkruar në turqisht nga vetë dora juaj.

    Ju lutem pranoni urimet e mia të mira dhe sigurinë e përkushtimit tim të sinqertë.

    Bonaparti

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NGA CILA GRUA “FRIKËSOHEJ” NAPOLON BONAPARTI?

    “Tri fuqi të mëdha po e luftojnë Napolonin, për shpirtin e Evropës… Anglia, Rusia dhe Znj. de Staël”.

    Duke bashkuar impulset e zemrës dhe domosdoshmëritë e arsyes, duke krijuar një urë midis iluminizmit, me të cilin ushqehet dhe romantizmit që paralajmëron lindjen, Madame de Stawl shkruan me elan dhe inteligjencë një krijimtari të çmuar dhe të përkushtuar.Kush nuk ka dëgjuar për Germain de Staël në kuadrin e Revolucionit Francez? 

    Gjëja më e vështirë është kategorizimi i saj: a është historiane?

    Politologe? Filozofe? Apo shkrimtare? Femër sallonesh? Ambasadore? Amiguiteti i atribuimit të një prej këtyre emërtimeve është fakti se, ajo i mbante të gjitha.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Të pashë në lagje, më telefono”! Wanda Nara nuk njeh limite, i rrëmben burrin konkurrentes që e kishte në emision

    “Të pashë në lagje, më telefono”! Wanda Nara nuk njeh limite, i rrëmben burrin konkurrentes që e kishte në emision

    Wanda Nara nuk njeh limite! Gjithmonë e përfshirë në trekëndëshe dashurie, kjo është mënyra sesi Nara e rrëmben vëmendjen prej vitesh. Pasi ndau dy miqtë e ngushtë, Maxi Lopez dhe Icardi, tani është radha për të ndarë një çift. Futbollisti i Chelsea, Enzo Fernandez, kishte probleme të mëdha me gruan e tij Valentina Cervantes për shkak të Wanda Naras. Gjithcka nisi nga një mesazh që Wanda Nara i kishte shkruar Enzo Fernandez: “Të pashë në lagje, më telefono nëse do”.
    Në fillim, sipas mediave argjentinase, Fernandez nuk iu përgjigj mesazhit, por ia tregoi menjëherë Valentinës dhe kjo lëvizje e zemëroi shumë Wanda Narën. Por e bukura e kësaj historie qëndron në faktin se Wanda Nara ishte prezantuese e emisionit Master Chef Argentina dhe Valentina Cervantes ishte një konkurrente në këtë emision.
    Valentina Cervantes, e cila është 25 vjeç, shpejt doli hapur dhe mohoi çdo spekulim në lidhje midis partnerit të saj dhe Wandës. Ajo tha, “Po, e pashë lajmin. Jo, për aq sa di unë, nuk pashë asnjë mesazh. Jo, jo, Enzo nuk më tha kurrë për këtë. Jo, ai nuk më përmendi kurrë diçka të tillë”, tha Valentina. /Sport Ekspres/

  • Medalioni i panjohur në Gjermani, i porositur ndoshta nga Ali Pasha

    Medalioni i panjohur në Gjermani, i porositur ndoshta nga Ali Pasha

    Një medalion i periudhës osmane ndodhet në shtëpinë e ankandit Kunker, Gjermani. Ai mendohet se është porositur në 1807 nga Ali Pasha Tepelena ( 1741-1822), sundimtari shqiptar Shqipërisë dhe Greqisë, i cili ishte i pavarur nga Porta e Lartë . Në kundërshtim me traditën islame, ajo tregon portretin e një gruaje me kostum oriental ose grek. Ajo quhet Mbretëresha [Vasiliki] Hanim. Hollësi të mëtejshme për këtë medalje jashtëzakonisht të rrallë janë të panjohura.

    Imazhi perëndimor i medaljonit dëshmon ndikimin e marrëdhënive të ngushta diplomatike që kishte filluar Ali Pasha Tepelena me Fuqitë e Mëdha në rajon. Në fillim Franca 1798-1800 dhe pastaj Rusia 1800-1807 zotëronin Ishujt Jonianë, fqinjë të Pashallëkut të Janinës. Ndërkohë që agjentë britanikë si William Martin Leake ishin të pranishëm në rajon.

    Në dhjetor 1806, Porta e Lartë i hapi luftë Rusisë dhe Ali Pashë Tepelena nxitoi të përfitonte duke arrestuar konsujt rusë në territoret e veta dhe me artilerinë, që kishte marrë nga francezët u përpoq të sulmonte ishullin e Shën Maurës, por rusët ngritën kundër tij feudalët çamë dhe armatolitë e Thesalisë. Ali Pasha u pajtua me feudalët çamë, kurse i biri i tij Myftari e mbyti në gjak kryengritjen e armatolive në Thesali.

    Kur Fransua Pouqueville i emëruar konsull i përgjithshëm i Francës, mbrriti në Janinë në 1806, i solli Ali Pashë Tepelenës dhe premtimin e Napoelonit se do t’i jepte nën administrim ishullin e Korfuzit nëse do të angazhohej në luftë kundër rusëve.

    Tashmë Ali Pasha Tepelena zotëronte gjithë bregdetin e Çamërisë dhe po shikonte që të merrte në zotërim dhe Korfuzin dhe Ishujt Jonianë. Paqja e Tilsitit në vitin 1807 midis Francës dhe Rusisë bëri të mundur largimin e rusëve nga ishujt jonianë, zotërimin e tyre sërish prej Francës dhe largimin e rrezikut rus për të minuar pushtetin e Ali Pashë Tepelenës në Epir dhe More..

    ObserverKult