Tag: partneren

  • Haaland dhe batuta për partneren: Më tha se është e lodhur nga futbolli, unë iu ktheva…

    Haaland dhe batuta për partneren: Më tha se është e lodhur nga futbolli, unë iu ktheva…

    11 Dhjetor 2025

    14:01

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland, i cili shënoi gol ndaj Real Madridit në “Bernabéu”, në Champions League, ka bërë bujë me një deklaratë në podcast-in “The Rest is Football”. Sulmuesi 25-vjeçar i Manchester City foli me superlativa për Pep Guardiolën: “Mendoj se është një gjeni. Ajo që më ka habitur më shumë është puna e tij e palodhur. Është i pari që vjen dhe i fundit që largohet, askush nuk punon më shumë se ai”.
    Haaland u shpreh me ironi edhe për faktin që nuk përdor kurrë doreza: “Im atë do të më rrihte, më pëlqen stili klasik”. Ajo që ndezi diskutime në rrjet ishte batuta për partneren e tij, Isabel Haugseng Johansen, 21 vjeçe: “Disa ditë më parë, gjatë darkës, pashë nëse kishte ndeshje dhe gjeta Manchester United–West Ham. Ajo më tha: Jam e lodhur nga futbolli, e shohim gjithë kohën. Unë iu përgjigja: Po për këtë jemi këtu”.

  • Olsi Bylyku publikon foton me partneren Denada: Sekreti im…

    Olsi Bylyku publikon foton me partneren Denada: Sekreti im…

    Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të ndjerë nga udhëtimi i tij me tren, ku shihet bashkë me partneren e tij, Denadën, të mbështetur te njëri-tjetri në qetësi të plotë. Fotoja bardh e zi, e thjeshtë por shumë emocionale, ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të mesazhit që Olsi ka vendosur mbi të.
    Në postim, ai shkruan:
    “‘My secret’, who has carried my truths for years on this long battle for success, quietly enjoying the peace of a train ride.”
    Që në shqip do të thotë:
    “‘Sekreti im’, ajo që ka mbajtur të vërtetat e mia për vite me radhë në këtë betejë të gjatë drejt suksesit, duke shijuar në heshtje paqen e një udhëtimi me tren.”
    Screenshot
    Me këtë dedikim, Olsi tregon publikisht mirënjohjen dhe lidhjen e fortë që ka me Denadën, e cila qëndron pranë tij prej vitesh, si në sfidat profesionale ashtu edhe në arritjet personale.
    Lidhja e tyre u zbulua fillimisht nga Iconstyle, më pas çifti e pranoi gradualisht ne rrjetet sociale, duke ndarë foto te perbashkëta. Denada ka zgjedhur te mbaje nje profil me te heshtur online, duke mos qene publike, por eshte Olsi ai i cili here pas here zgjedh te ndaje copeza te tyre me ndjekesit.

  • Iu gjetën armë me partneren shqiptare, Adeyemi thyen heshtjen: Gabim i madh nga pakujdesia, pendohem thellë

    Iu gjetën armë me partneren shqiptare, Adeyemi thyen heshtjen: Gabim i madh nga pakujdesia, pendohem thellë

    20 Nëntor 2025

    8:00

    Alfred Lleshi

    Karim Adeyemi, sulmuesi i Borussia Dortmund, ka folur për herë të parë mbi çështjen që e përfshiu atë dhe partneren e tij shqiptare, Loredana Zefi, duke i kushtuar një gjobë prej 450 mijë euro, e pagueshme në 60 këste ditore nga 7.500 euro, duke shmangur burgun pasi ishte i padënuar më parë. Ai shpjegon se “në fillim të vitit 2024, nga pakujdesia dhe pa menduar vërtet, porosita online një të ashtuquajtur ‘Mystery Box’, send i cili qenka i ndaluar”.
    Brenda shtëpisë së tij u gjetën armë të paligjshme sipas ligjit gjerman, të sekuestruara nga policia, e cila hapi një hetim. Adeyemi shton: “Ka qenë një gabim i madh, për të cilin pendohem thellë dhe ndiej keqardhje. E di që jam në qendër të vëmendjes dhe kam përgjegjësi si shembull, nuk isha në nivelin e duhur. Kam mësuar shumë dhe premtoj se do t’i shmang gabime të tilla”.
    Përveç gjobës, ai duhet të kryejë edhe shërbim komunitar, pasi Borussia Dortmund ka vendosur të mos e ndëshkojë financiarisht, por ta angazhojë në projekte për të rinjtë, në bashkëpunim me Federatën Gjermane të Futbollit.

  • Don Xhoni zbulon partneren e tij? Postimi që bëri lëmsh rrjetin

    Don Xhoni zbulon partneren e tij? Postimi që bëri lëmsh rrjetin

    Këngëtari i njohur shqiptar, Don Xhon, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me një femër misterioze. Në foton e postuar mbrëmjen e djeshme, ai shihet, me partneren e tij, por identiteti i saj mbetet i paqartë, pasi Don Xhoni ka zgjedhur të mos e zbulojë atë.

    Në këtë imazh, thuajse me pak ironi, ai ka vendosur të shprehë një mendim të tij mbi gjendjen aktuale të dashurisë dhe marrëdhënieve. Ai shkruan: “Romantika s’po ka, se mangupa jan bo krejt”. Mesazhi duket të jetë një reflektim mbi mënyrën si ai e sheh dashurinë dhe lidhjet romantike në ditët e sotme, duke e shoqëruar këtë deklaratë me një ironizim për shoqërinë e sotme.
    Për të gjithë ata që kanë ndjekur karrierën e Don Xhonit, ky postim sjell një anë tjetër të artistit, atë të reflektimit për jetën dhe marrëdhëniet. Fansat janë të ftuar të spekulojnë mbi identitetin e partneres që ai mban përkrah.
    Deri më tani, Don Xhoni ka preferuar të mbajë gjithmonë një imazh të privatësisë, duke lënë gjithmonë hapësirë për mister në jetën e tij personale.
    Sakaq ju rikujtojmë se Don Xhon ka qenë në një lidhje romantike me modelen e njohur ruse Ariana Lirey, por lidhja e tyre përfundoi pak kohë më parë! 

  • Babai i Yamal njofton fejesën me partneren 16 vite më të re se ai: “Çfarë kombinimi!”

    Babai i Yamal njofton fejesën me partneren 16 vite më të re se ai: “Çfarë kombinimi!”

    Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, është sërish në qendër të vëmendjes. Protagonist i shpeshtë në rrjetet sociale, ai ka befasuar ndjekësit me një njoftim që ka shkaktuar shumë reagime; disa plot urime, të tjerat me kritika.
    Të shtunën, më 1 nëntor, Nasraoui publikoi në Instagram një foto në të cilën shfaqej pranë një vajze të quajtur Khristina, të cilën e shoqëroi me një zemër të zezë dhe unazë. Me këtë postim, ai konfirmoi se është fejuar dhe se së shpejti do të martohet me partneren e tij 23-vjeçare, 16 vite më të re se ai (39).
    Publikimi shkaktoi menjëherë një valë reagimesh në komente. Ndjekësit u ndanë në dy kampe. Disa e uruan çiftin “urime”, “ji një baba i mirë dhe shembull për djalin tënd”, “çfarë kombinimi”, “shumë bukur”; ndërsa të tjerë shprehën dyshime për diferencën e moshës.

    Khristina, në fakt, nuk është një figurë krejt e panjohur. Ajo u shfaq për herë të parë publikisht përkrah Mounir gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions-it mes Barcelonës dhe Interit, ku e prezantoi për herë të parë si të dashurën e tij.
    Pavarësisht zhurmës dhe komenteve të shumta për moshën, çifti duket i vendosur të ecë përpara dhe ta kurorëzojë marrëdhënien në muajt e ardhshëm me një martesë që pritet të tërheqë shumë vëmendje mediatike.

  • Rrëfimi emocional i moderatorit për betejën me ish-partneren: S’më lejon ta shoh djalin, po shfrytëzon faktin që është autik

    Rrëfimi emocional i moderatorit për betejën me ish-partneren: S’më lejon ta shoh djalin, po shfrytëzon faktin që është autik

    Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi ka ndarë një rrëfim të ndjeshëm për raportin me djalin e tij, i cili ndodhet në spektrin e autizmit. Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se nuk ka mundur ta takojë të birin për një kohë të gjatë, duke akuzuar ish-partneren e tij, Egestën, se po e mban larg me qëllim.

    “Djali po rritet çdo ditë, por unë nuk kam asnjë kontakt. Ajo ka ndërruar numrin e telefonit, nuk kam asnjë mënyrë për ta parë ose për të marrë vesh si është. Ai tashmë ka mbushur 7 vjeç dhe më mungon jashtë mase,” – tha Mjekiqi.
    Moderatori tregoi se përplasjet gjyqësore vazhdojnë, ndërsa theksoi se do të kërkojë deri në fund të drejtën e tij për të qenë pranë të birit.

    “Nuk është normale të mos shoh djalin për 2 ose 6 vite. Edhe nëse nuk jemi më bashkë, kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhënien babë e bir. Unë dua vetëm të jem afër tij,” – shtoi ai.
    Mjekiqi theksoi se situata është edhe më e ndërlikuar për shkak të gjendjes së djalit, duke nënvizuar se kjo po përdoret si mjet për ta lënduar.

    “Ajo po shfrytëzon faktin që djali është autik. Ai komunikon më ndryshe dhe kjo e bën gjithçka më të vështirë. Kjo situatë po më lodh shumë, por nuk do të dorëzohem,” – përfundoi moderatori, i cili theksoi se pavarësisht gjithçkaje, e vlerëson ish-partneren si “nënë të shkëlqyer”.

  • E rëndë në Gjermani! Burri vret partneren, fëmijët e tij e më pas veten

    E rëndë në Gjermani! Burri vret partneren, fëmijët e tij e më pas veten

    Një burrë në Oldenburg, Saksonia e Poshtme, qëlloi partneren e tij dhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë, përpara se të vriste veten.
    Incidenti i përgjakshëm ndodhi në mesditë të së hënës në një ndërtesë banimi. Pasi fqinjët telefonuan, policia gjeti katër trupa në shtëpi, raporton Bild.
    Arma u gjet pranë viktimave. Motivet e sulmuesit mbeten të panjohura, ndërkohë hetimi i policisë po vazhdon.

  • E rëndë në Gjermani, burri vret partneren dhe fëmijët e tij përpara se të kryente vetëvrasje

    E rëndë në Gjermani, burri vret partneren dhe fëmijët e tij përpara se të kryente vetëvrasje

    Një burrë në Oldenburg, Saksonia e Poshtme, qëlloi partneren e tij dhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë, përpara se të vriste veten.
    Incidenti i përgjakshëm ndodhi në mesditë të së hënës në një ndërtesë banimi. Pasi fqinjët telefonuan, policia gjeti katër trupa në shtëpi, raporton Bild.
    Arma u gjet pranë viktimave. Motivet e sulmuesit mbeten të panjohura. Hetimi i policisë po vazhdon.

  • FOTO/ Zbuloi romancën në Ferma VIP, Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

    FOTO/ Zbuloi romancën në Ferma VIP, Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

    Anduel Kovaçi, një nga finalistët e spektaklit “Ferma VIP 2”, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë me partneren e tij Klean, duke rikthyer vëmendjen te jeta e tij personale.
    Këngëtari i cili i kushtoi një pjesë të rrugëtimit të tij në Fermë partneres, ka ndarë në profilin e tij në Instagram foto me të dashurën e tij. Por ndryshe nga më parë, këtë herë ka zbuluar identitetin e saj.

    Gjatë qëndrimit në fermë, Andueli tregoi një anë shumë të ndjeshme të vetes, duke folur hapur për dashurinë që ka për Klean. Në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, partnerja e tij e surprizoi me një letër prekëse që emocionoi publikun dhe banorët e tjerë.
    /vizionplus.tv

  • Sara feston ditëlindjen, Bardhi i bën dedikimin romantik, reagon moderatorja: Gjithçka ok deri tek…

    Sara feston ditëlindjen, Bardhi i bën dedikimin romantik, reagon moderatorja: Gjithçka ok deri tek…

    Këngëtari i njohur Bardh Idrizi ka uruar partneren e tij, Sara Gjordenin, për ditëlindje me një mesazh të ëmbël dhe të ndjerë në rrjetet sociale.
    Nëpërmjet një postimi të bërë në llogarinë personale të Instagramit, këngëtari shkroi:
    “Happy birthday my wife. Gjithmonë i bekum që e kam dikon si ti shok t’jetes. Fjalët janë të vogla kur vjen puna te ti, m’ke beku me gjithçka që i kam kërkuar Zotit!”
    Mesazhi i Bardhit shprehte falenderimin dhe dashurinë për partneren, duke theksuar se sa shumë rëndësi ka ajo në jetën e tij. Ai gjithashtu shtoi një dëshirë për të ardhmen në urim: “Ditëlindjen tjeter ishalla bohet Nea me vlla”.
    Pas këtij urimi ka ardhur një reagim nga vetë Sara Gjordeni e cila e ka shpërndarë urimin e partnerit të saj dhe siç duket me pak humor shkruan: Gjithçka ok deri tek pjesa e fundit e fjalisë.
    Ndoshta ditëlindjen tjetër Sara Gjordeni do të festojë me një tjetër gëzim në familje, ndoshta me fëmijë apo surpriza të tjera, megjithatë kjo mbetet për t’u parë, deri më tani është thjesht një dëshirë e Bardhit.
    Çifti, i njohur në reality show-n e njohur “BBVA”, duket i lumtur dhe i gatshëm të vazhdojë kapitujt e rinj së bashku.