Tag: paralajmërojnë

  • Përmbytje nga reshjet ekstreme në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë evakuohen

    Përmbytje nga reshjet ekstreme në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë evakuohen

    Banorët në Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përgatiten për përmbytje masive nga reshjet ekstreme të shiut në rajonin e Paqësorit Veriperëndimor.

    Lumenjtë Skagit dhe Snohomish në Oregon dhe Uashington janë në nivel kritik, dhe autoritetet paralajmërojnë për situatë që mund të përshkallëzohet në katastrofë.
    Guvernatori i Uashingtonit, Bob Ferguson, shpalli gjendjen e emergjencës të mërkurën, ndërsa shiu i pandërprerë dhe bora në zonat malore po rrisin rrezikun e përmbytjeve masive. Autoritetet paralajmërojnë se zinxhiri i furnizimit dhe rrjetet e transportit mund të goditen rëndë.
    Në Qarkun Skagit, një zonë e njohur bujqësore, është dhënë urdhër i menjëhershëm evakuimi. Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit, Robert Ezelle, deklaroi se rreth 75 mijë banorë në zonat e ulëta të lumit Skagit pritet të zhvendosen.
    Evakuimet po vijojnë edhe në qytetin Sultan, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar ngritje të shpejtë të nivelit të ujit.
    Në Kolumbinë Britanike janë lëshuar urdhra evakuimi për disa komunitete, përfshirë Tulameen dhe Eastgate. Qyteti i Abbotsford njoftoi evakuime urgjente për 371 prona të mërkurën në mbrëmje.
    Rrugët që të çojnë drejt Vankuverit janë mbyllur për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe rrezikut të ortekëve.
    Edhe pse shirat pritet të dobësohen deri të enjten pasdite, autoritetet paralajmërojnë se nivelet e ujit në lumenj do të vazhdojnë të rriten. Ndërkohë, një tjetër stuhi pritet të godasë rajonin të dielën, duke e mbajtur situatën të paqëndrueshme.

    Top Channel

  • Shkencëtarët ngrenë alarmin: “Armët” që kontrollojnë mendjen po bëhen realitet

    Shkencëtarët ngrenë alarmin: “Armët” që kontrollojnë mendjen po bëhen realitet

    Armët për kontrollin e mendjes mund të tingëllojnë si pjesë e filmave fantastiko-shkencorë, por ekspertët paralajmërojnë se ato po afrohen me shpejtësi drejt realitetit. Dy studiues të Universitetit të Bradfordit, Dr. Michael Crowley dhe profesori Malcolm Dando, në librin e tyre të ri theksojnë se avancimet e fundit në neuroshkencë duhet të shërbejnë si alarm për botën.
    Sipas profesor Dandos, e njëjta njohuri që përdoret për trajtimin e çrregullimeve neurologjike mund të përdoret edhe për të ndikuar perceptimin, kujtesën apo sjelljen e individëve. Ai paralajmëron se po hyjmë në një epokë të re, ku truri i njeriut mund të shndërrohet në fushëbetejë.
    SHBA, Kina, Rusia dhe Britania kanë studiuar armë të tilla që nga vitet ’50. Një prej shembujve më të njohur është substanca amerikane “BZ”, e cila shkakton halucinacione dhe çrregullime të thella mendore, ndërsa Kina ka zhvilluar një “armë narkoze” që qëllon shiringa me kimikate paralizuese.
    Rasti i vetëm i përdorimit të një arme që synon sistemin nervor në konflikt mbetet ai i Moskës në vitin 2002, kur forcat ruse përdorën një derivat të fentanilit për të çaktivizuar militantët çeçenë, duke shkaktuar vdekjen e 120 pengjeve.
    Shkencëtarët paralajmërojnë se rreziqet po rriten, pasi kërkimet moderne mbi “qarqet e mbijetesës”, zonat e trurit që kontrollojnë frikën, gjumin dhe vendimmarrjen, mund të keqpërdoren për krijimin e armëve që manipulojnë funksionet mendore.

  • Zgjohesh herët? Paralajmërojnë ekspertët: Nisja e punës përpara kësaj ore dëmton shëndetin afatgjatë

    Zgjohesh herët? Paralajmërojnë ekspertët: Nisja e punës përpara kësaj ore dëmton shëndetin afatgjatë

    Një studim ka treguar se nisja e punës para orës 8 të mëngjesit mund të duket si një mënyrë për të fituar kohë, por psikologë dhe ekspertë të gjumit paralajmërojnë se oraret shumë të hershme mund të shkaktojnë dëme të ndjeshme në shëndet dhe performancë. Sipas ekspertëve, shumica e njerëzve nuk janë biologjikisht të përgatitur për të filluar punën kaq herët.
    Sipas psikologes së gjumit Jessica Meers, ritmi cirkadian i shumicës së individëve favorizon zgjimin mes orës 7:00–8:00. Ajo shpjegon se nisja e punës më herët krijon “mospërputhje cirkadiane”, e cila ndikon negativisht në vëmendjen, reagimet dhe produktivitetin. Psikologia e punës Marie-Helene Pelletier nënvizon rëndësinë e një periudhe tranzicioni pas zgjimit. Ajo thotë se fillimi i menjëhershëm i punës rrit mjegullimin mendor për shkak të “inercïsë së gjumit” dhe mund të prishë vetë cilësinë e gjumit.
    Ekspertët paralajmërojnë edhe për rreziqe afatgjata: problemet kardiovaskulare, hipertensioni, diabeti dhe obeziteti lidhen ngushtë me çrregullimin e ritmeve biologjike. Studime të viteve 2022 dhe 2023 e kanë konfirmuar këtë lidhje.
    Sipas neuropsikologes Sanam Hafeez, oraret shumë të hershme dëmtojnë zakone të shëndetshme si ushtrimet fizike dhe mëngjesi, duke ulur energjinë dhe rritur stresin gjatë ditës. Ajo shton se gjumi i pamjaftueshëm dëmton kujtesën, përqendrimin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve, ndërsa punonjësit bëhen më të prirur për gabime.
    Ekspertët mendorë theksojnë se zgjimi i tepër i hershëm rrit irritimin, stresin, ankthin dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet sociale, duke shtuar ndjesinë e izolimit.
    Si këshillë praktike, Pelletier rekomandon një periudhë “ngrohjeje mendore”, planifikim i ditës, ushtrime të lehta apo meditim, para se të hyhet në aktivitetet intensive të punës.

  • Çfarë i bën lakra turshi trupit?

    Çfarë i bën lakra turshi trupit?

    Ndërkohë që shumë njerëz e preferojnë lakrën turshi si shoqërues ideal të mishit, patateve apo perimeve, ekspertët paralajmërojnë se përfitimet e saj shëndetësore varen nga sasia e konsumuar.
    Sipas nutricionistëve, lakra turshi është një ushqim i fermentuar që përmban probiotikë dhe prebiotikë, të cilët ndihmojnë në balancimin e mikroflorës së zorrëve, përmirësojnë thithjen e lëndëve ushqyese dhe zvogëlojnë inflamacionin.
    Konsumimi i saj mund të forcojë sistemin imunitar, të rrisë ndjesinë e ngopjes, të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve dhe të mbështesë shëndetin e zemrës dhe kockave.

    Një filxhan lakër turshi përmban pothuajse 1,000 mg natrium, prandaj ekspertët rekomandojnë të konsumohet me moderim për të shmangur rritjen e presionit të gjakut dhe mbajtjen e ujit në trup. Ata gjithashtu paralajmërojnë për gazrat dhe fryrjen që mund të shkaktojnë ushqimet e fermentuara tek personat që nuk janë të mësuar me to.
    Dietologia Michelle Rautenstein shpjegon: “Kur e kuptojmë pse ushqime të caktuara janë të dobishme ose të dëmshme, është më e lehtë të bëjmë zgjedhje që mbështesin shëndetin e zemrës, kockave, imunitetit dhe zorrëve.”
    Përfitimet janë të shumta, por si me çdo ushqim tjetër, sasia bën diferencën. Lakra turshi mund të jetë një “superushqim” i vërtetë për ata që e konsumojnë me mençuri.

  • Të gjithë e hamë, por ja se çfarë i bën lakra turshi trupit

    Të gjithë e hamë, por ja se çfarë i bën lakra turshi trupit

    Ndërkohë që shumë njerëz e preferojnë lakrën turshi si shoqërues ideal të mishit, patateve apo perimeve, ekspertët paralajmërojnë se përfitimet e saj shëndetësore varen nga sasia e konsumuar.
    Sipas nutricionistëve, lakra turshi është një ushqim i fermentuar që përmban probiotikë dhe prebiotikë, të cilët ndihmojnë në balancimin e mikroflorës së zorrëve, përmirësojnë thithjen e lëndëve ushqyese dhe zvogëlojnë inflamacionin. Konsumimi i saj mund të forcojë sistemin imunitar, të rrisë ndjesinë e ngopjes, të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve dhe të mbështesë shëndetin e zemrës dhe kockave.
    Një filxhan lakër turshi përmban pothuajse 1,000 mg natrium, prandaj ekspertët rekomandojnë të konsumohet me moderim për të shmangur rritjen e presionit të gjakut dhe mbajtjen e ujit në trup. Ata gjithashtu paralajmërojnë për gazrat dhe fryrjen që mund të shkaktojnë ushqimet e fermentuara tek personat që nuk janë të mësuar me to.
    Dietologia Michelle Rautenstein shpjegon: “Kur e kuptojmë pse ushqime të caktuara janë të dobishme ose të dëmshme, është më e lehtë të bëjmë zgjedhje që mbështesin shëndetin e zemrës, kockave, imunitetit dhe zorrëve.”
    Përfitimet janë të shumta, por si me çdo ushqim tjetër, sasia bën diferencën. Lakra turshi mund të jetë një “superushqim” i vërtetë për ata që e konsumojnë me mençuri.

  • ‘Epidemia e re e humbjes së peshës’/ Të rinjtë në Indi kërkojnë mjekëve ilaçe për dobësim, mjekët paralajmërojnë për rreziqet

    ‘Epidemia e re e humbjes së peshës’/ Të rinjtë në Indi kërkojnë mjekëve ilaçe për dobësim, mjekët paralajmërojnë për rreziqet

    Thirrjet po shtohen çdo ditë në klinikën e endokrinologut indian, Dr. Rahul Baxi, në Mumbai. Por jo të gjitha vijnë nga pacientë me diabet. Gjithnjë e më shumë janë të rinjtë profesionistë që pyesin të njëjtën gjë: “Doktor, a mund të filloj trajtimin me ilaçe për humbje peshe?”

    Njëri prej tyre, një 23-vjeçar që kishte shtuar 10 kilogramë pasi nisi një punë stresuese në korporatë, i kërkoi mjekut ndihmë duke iu referuar miqve të tij në palestër që tashmë përdorin injeksione për dobësim.

    Por Dr. Baxi refuzoi, duke i kujtuar se këto ilaçe nuk janë zëvendësim për një stil jetese të shëndetshëm.

    “Nëse e ndalon, pesha të kthehet. Nëse e vazhdon pa ushtrime, humbet masë muskulore. Këto ilaçe nuk janë mrekulli,” shprehet ai.

    Kërkesa për ilaçet e humbjes së peshës është rritur ndjeshëm në qytetet e mëdha të Indisë – një vend që renditet i dyti në botë për numrin e të rriturve mbipeshë dhe me mbi 77 milionë persona që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

    Këto barna, të zhvilluara fillimisht për trajtimin e diabetit, po konsiderohen “revolucionare” për rezultatet që ofrojnë në uljen e peshës. Por suksesi i tyre ka ngritur edhe shqetësime serioze për keqpërdorimin e tyre pa mbikëqyrje mjekësore.

    Dr. Anoop Misra, drejtues i Qendrës Fortis-C-DOC në Delhi, thotë: “Janë ilaçet më të fuqishme për humbje peshe që kemi parë ndonjëherë. Shumë barna kanë ardhur e ikur, por asnjë nuk krahasohet me këto.”

    Dy barnat më të përdorura në tregun indian janë Semaglutide dhe Tirzepatide, të njohura me emra tregtarë si Rybelsus, Wegovy, Ozempic dhe Mounjaro.

    Ato imitojnë një hormon natyral që kontrollon urinë dhe ndjesinë e ngopjes, duke e bërë përdoruesin të ndjehet plot për një kohë më të gjatë. Disa prej tyre merren përmes injeksioneve javore, ndërsa efektet janë të dukshme pas pak javësh megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pa ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitet fizik, rezultatet janë të përkohshme dhe mund të sjellin pasoja afatgjata për trupin.

    Në një vend ku presioni estetik dhe stresi i jetës urbane po rritet, këto ilaçe po shihen si “rruga e shkurtër drejt formës perfekte”. Por mjekët si Dr. Baxi theksojnë se nuk ka rrugë të shpejtë për një trup të shëndetshëm dhe paralajmërojnë: “Magjia e injeksioneve nuk zëvendëson disiplinën e jetës.”

  • Një vit pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia, ekspertët paralajmërojnë se ‘mund të ndodhë përsëri’

    Një vit pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia, ekspertët paralajmërojnë se ‘mund të ndodhë përsëri’

    Një vit pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Komunitetin Valencian më 29 tetor 2024, duke marrë jetën e 229 personave dhe duke përmbytur rrugë, shtëpi e dyqane, ekspertët paralajmërojnë se rreziku nga stuhitë ekstreme mbetet i lartë.

    Depresioni i Izoluar i Nivelit të Lartë (DANA) solli reshje rekord, mbi 770 litra për metër katror në 24 orë në Turís dhe lumenj të tejmbushur, duke treguar se infrastruktura dhe planifikimi urban janë ende të pamjaftueshëm për të përballuar ngjarje të tilla.

    Profesorët Félix Francés dhe Víctor Yepes Piqueras nga Universiteti Politeknik i Valencias vlerësojnë përparimet e bëra në paralajmërime, edukim dhe koordinim institucional, por nënvizojnë dështimet në menaxhimin e emergjencave dhe mungesën e investimeve strukturore.

    “Cenueshmëria themelore vazhdon dhe ne nuk jemi të përgatitur të përballemi me një DANA të re me përmasa të ngjashme,” tha Yepes, duke e krahasuar situatën me një familje që udhëton në autostradë pa rripa sigurimi.

    Ndër përparimet, Francés përmend përditësimin e planeve të menaxhimit dhe sistemet e përmirësuara të paralajmërimit, si dhe nisjen e programeve edukative në shkolla. Yepes thekson se punimet kryesore strukturore, si digat dhe kanalizimet e mëdha, janë ende në pritje.

    Ekspertët bien dakord se pa investime të reja në infrastrukturë dhe planifikim urban, natyra mbetet një kërcënim i pakontrollueshëm për rajonin mesdhetar.

  • Uragani Melisa bën “kërdinë” në Xhamajkë/ Raportohet për shtatë të vdekur, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

    Uragani Melisa bën “kërdinë” në Xhamajkë/ Raportohet për shtatë të vdekur, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

    Uragani “Melisa”, e regjistruar si stuhia më e fortë në botë gjatë këtij vit, po shkatërron Karaibet, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.

    Tre persona kanë humbur jetën në Xhamajkë, ndërsa katër viktima të tjera janë raportuar në Haiti dhe Republikën Dominikane.
    Me shpejtësi ere deri në 282 km/orë, uragani “Melisa” është një stuhi e kategorisë pesë, fuqia maksimale për një uragan.
    Meteorologët amerikanë paralajmërojnë se kjo stuhi do të shkaktojë pasoja katastrofike dhe kërcënuese për banorët vendas.
    Gjithashtu autoritetet paralajmërojnë për intensifikim të këtij uragani dhe pritet të arrijë në ishullin e Karaibeve.
    Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i ngadaltë i “Melisës” po shkakton shira të rrëmbyeshëm të zgjatur në disa zona, duke rritur rrezikun e përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut.
    Qeveria ka marrë disa masa paraprake, duke vënë në dispozicion rreth 881 vend-strehime, të gjitha falas për qytetarët.

    Top Channel

  • Farmacistët paralajmërojnë, mos i merrni këto suplemente me çaj jeshil

    Farmacistët paralajmërojnë, mos i merrni këto suplemente me çaj jeshil

    Përbërësit aktivë që e bëjnë çajin jeshil të dobishëm për shëndetin mund të pengojnë përthithjen e disa barnave dhe suplementeve dietike, paralajmërojnë ekspertët. Farmacistja Rebecca Emch thekson se megjithëse çaji jeshil është i pasur me antioksidantë si epigallocatechin gallate (EGCG), i cili ndihmon në funksionimin e zemrës dhe rregullimin e peshës, ai mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si trupi përthith disa substanca.

    Sipas saj, çaji jeshil ndërhyn në përthithjen e hekurit, veçanërisht atij me origjinë bimore, për shkak të pranisë së taninave, polifenoleve dhe kalciumit. Personat që marrin suplemente hekuri duhet të shmangin pirjen e çajit të paktën një ose dy orë para ose pas marrjes së tyre.

    Gjithashtu, kombinimi i çajit jeshil me shtesa që përmbajnë stimulues mund të shkaktojë efekte anësore si rrahje të shpejta zemre, rritje të tensionit dhe ndjesi ankthi, për shkak të kafeinës dhe përbërësve si teobromina e teofilina.

    Ekspertët paralajmërojnë edhe për ndërveprimet me vitaminat e grupit B, sidomos acidin folik dhe vitaminën B12, ku çaji jeshil mund të ulë përthithjen e tyre. Prandaj, rekomandohet që këto vitamina të merren në kohë të ndryshme nga momenti i konsumimit të çajit.

    Në sasi të mëdha, çaji jeshil mund të ndikojë edhe tek shtesat që hollojnë gjakun, si vaji i peshkut, hudhra, xhinko apo xhensen, për shkak të përmbajtjes së vogël të vitaminës K, e cila mund të zvogëlojë efektivitetin e tyre.

    Nutricionistja Ginger Haltin thekson se është e rëndësishme që konsumatorët të mos supozojnë se çdo produkt “natyral” është i padëmshëm. “Duhet të bashkëpunoni me farmacistin dhe nutricionistin tuaj për të kuptuar se çfarë është e sigurt për nevojat tuaja,” thekson ajo.

  • Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

    Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

    Telefonat inteligjentë janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por disa aplikacione, ndonëse duken të dobishme, mund të kompromentojnë seriozisht privatësinë, financat dhe sigurinë tuaj fizike.
    Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë publikuar një listë të aplikacioneve më të rrezikshme që duhet të fshihen menjëherë nga çdo pajisje.Sipas tyre, “Weather Now+” është një aplikacion moti që mbledh të dhënat e vendndodhjes çdo disa sekonda dhe i dërgon në servera të panjohur, shpesh të vendosur në vende të treta. Ky aplikacion, i cili shpesh gjendet i parainstaluar në disa pajisje Android, përmban edhe kod të fshehur për minierimin e kriptomonedhave, duke shkaktuar ngadalësim të pajisjes.
    Një tjetër aplikacion i rrezikshëm është “XCall Recorder 2025”, që lejon regjistrimin e bisedave telefonike, por fshehurazi dërgon regjistrimet në servera të largët, duke rrezikuar privatësinë e përdoruesve dhe duke ekspozuar të dhëna të ndjeshme.
    Edhe aplikacioni “Beauty360 Camera”, që premton përmirësim të selfieve me inteligjencë artificiale, kërkon qasje në kamerë, mikrofon dhe galerinë personale. Ekspertët paralajmërojnë se ai mund të përmbajë programe spiune që shpërndahen përmes rrjeteve të reklamave.
    Në listë përfshihet edhe “Battery Saver Pro”, një aplikacion i rremë që, në vend që të optimizojë baterinë, injekton reklama, akseson mesazhet SMS dhe kontaktet, madje është përdorur për të dërguar mesazhe me pagesë pa dijeninë e përdoruesve.Ndërkohë, “TikTok Lite Clone” paraqitet si një version i shpejtë i aplikacionit të njohur, por është në fakt një program keqdashës që vjedh fjalëkalime dhe të dhëna nga aplikacione si WhatsApp dhe Instagram.
    Ekspertët këshillojnë përdoruesit të instalojnë aplikacione vetëm nga burime të verifikuara si Play Store dhe App Store, të kontrollojnë rregullisht lejet e dhëna, të përdorin aplikacione antivirus dhe të fshijnë çdo aplikacion të panjohur apo të dyshimtë nga pajisja e tyre.