Tag: paguajë

  • Sulmi me armë në Uashington, reagon Trump: Autori që qëlloi dy ushtarët e Gardës do ta paguajë shumë shtrenjtë

    Sulmi me armë në Uashington, reagon Trump: Autori që qëlloi dy ushtarët e Gardës do ta paguajë shumë shtrenjtë

    Një sulm me armë ka ndodhur në qendër të Uashingtonit, ku si pasojë dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare humbën jetën.
    Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë.Lexo edhe :Related Posts
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një postim në Truth Social, e quajti autorin “kafshë” dhe paralajmëroi se “do ta paguajë shumë shtrenjtë” për atë që ka bërë.

    “Do ta paguajë shumë shtrenjtë. Zoti e bekoftë Gardën tonë Kombëtare të mrekullueshme, si dhe të gjithë ushtarakët dhe forcat e rendit. Janë njerëz të jashtëzakonshëm. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe të gjithë ata që lidhen me Zyrën e Presidencës, jemi me ju!, shkruan Trump.
    /vizionplus.tv

  • Qëllohen dy ushtarë të Gardës Kombëtare, Trump: Autori do të paguajë një çmim shumë të lartë

    Qëllohen dy ushtarë të Gardës Kombëtare, Trump: Autori do të paguajë një çmim shumë të lartë

    Bota E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 21:49
    Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar pranë Shtëpisë së Bardhë. Siç raportojnë mediat e huaja, gjendja e tyre nuk dihet për momentin, ndërsa automjete të emergjencës kanë shkuar në zonë. Një i dyshuar ka rënë në pranga, bazuar në njoftimin e Policisë Metropolitane të Washington D.C.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja. Ai ka reaguar i tronditur në rrjetin e tij social, Truth, ku shkruan:
    “Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe të gjithë Forcat e Armatosura dhe ato policore”.

  • Real Madrid pranon të paguajë bonusin 20 mln euro, Upamecano në dilemën e jetës

    Real Madrid pranon të paguajë bonusin 20 mln euro, Upamecano në dilemën e jetës

    21 Nëntor 2025

    15:59

    Telesport

    Dayot Upamecano është në dilemën e jetës. Kontrata e tij te Bayern skadon në verë dhe në janar mund të nisë legalisht negociatat me çdo klub që interesohet për të.
    Mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi ka një akord paraprak në parim me Real Madrid. Presidenti Florentino Perez është gati të paguajë komision 20 mln euro për shërbimet e tij, në formë bonusi në momentin e firmës.
    Bayern, ndërkohë, ka pranuar t’i rrisë pagën, por nuk e konsideron të arsyeshëm pretendimin e lojtarit për bonus firme. PSG, nga ana tjetër, ashtu si madrilenët, është 100% gati për të vepruar. Upamecano nuk ka vendosur ende.

  • Meta dënohet për “konkurrencë të padrejtë” në Spanjë, urdhërohet të paguajë 550 milionë dollarë për mediat

    Meta dënohet për “konkurrencë të padrejtë” në Spanjë, urdhërohet të paguajë 550 milionë dollarë për mediat

    Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar Meta-n, kompaninë mëmë të Facebook-ut dhe Instagram-it, të paguajë më shumë se 540 milionë euro për mediat lokale, me gjykatën që e shpalli gjigantin amerikan fajtor për “konkurrencë të padrejtë” dhe shkelje të rregulloreve të mbrojtjes së të dhënave – një vendim që mund të jetë një vendim historik.

    Padia kundër gjigantit të teknologjisë përfshinte përdorimin e të dhënave të përdoruesve midis viteve 2018 dhe 2023 pa pëlqimin e tyre për të krijuar profile të personalizuara reklamimi dhe për të fituar fitime të mëdha në kurriz të mediave spanjolle që respektonin ligjet e privatësisë. Padia u ngrit nga disa media, përfshirë anëtarë të Shoqatës së Medias (AMI), të cilat e përshëndetën vendimin si “një fitore vendimtare për gazetarinë, konkurrencën dhe demokracinë”.
    Gjykata Tregtare e Madridit urdhëroi Metën të paguajë 479 milionë euro për 87 botues spanjollë të mediave dixhitale dhe agjenci lajmesh që janë anëtare të AMI-t për marrjen e një avantazhi të konsiderueshëm konkurrues përmes reklamave në platformat e mediave sociale Facebook dhe Instagram në shkelje të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), thuhet në një njoftim për shtyp. Vendimi përfshin gjithashtu më shumë se 60 milionë euro në interesa statutore të papaguara, përveç kësaj shume, si dhe kompensim për agjencinë Europa Press, e cila nuk është anëtare e AMI-t.Meta, nga ana e saj, njoftoi se do të apelonte vendimin, të cilin e konsideroi “të pabazuar” dhe i cili “injoron qëllimisht mënyrën se si funksionon industria e reklamave online”.
    Gjigandi i teknologjisë pretendoi se “përputhet me të gjitha ligjet” dhe “u ofron përdoruesve një gamë mjetesh për të kontrolluar përvojën e tyre në shërbimet tona”.

    Top Channel

  • Barcelona nuk pret deri në fund, ka vendosur që tani të paguajë klauzolën e përforcimit të parë për sezonin e ri

    Barcelona nuk pret deri në fund, ka vendosur që tani të paguajë klauzolën e përforcimit të parë për sezonin e ri

    3 Nëntor 2025

    20:09

    Telesport

    Duke qenë në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm, Barcelona duket se ka vendosur që tani për të paguar klauzolën e Karl Etta Eyong. 22-vjeçari kamerunas po shkëlqen këtë sezon në La Liga, ku në 11 ndeshje ka shënuar 6 gola, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të njohura.
    Vetë dëshira e sulmuesit e thënë disa herë publikisht është që të veshë fanellën e Barcelonës. “Defensa Central” raporton se Barcelona ka vendosur të paguajë klauzolën 30 milionë euro të vendosur nga Levante për sulmuesin e ri.
    Karl Etta Eyong shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowski-t, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Përveç Etta Eyong, Barcelona mund të bëjë edhe ndonjë afrim tjetër në sulm, duke ditur moshën e re të sulmuesit kamerunas, i cili padyshim do të ketë nevojë për kohën e duhur për t’u përshtatur te katalanasit.

  • Juventus nuk mëson nga gabimi me Thiago Motta-n, zbulohet shifra që iu detyrohet dy trajnerëve të shkarkuar

    Juventus nuk mëson nga gabimi me Thiago Motta-n, zbulohet shifra që iu detyrohet dy trajnerëve të shkarkuar

    28 Tetor 2025

    19:28

    Telesport

    Juventus jo vetëm që nuk nxorri leksione nga rasti “Thiago Motta”, por e përsërit të njëjtin gabim dhe fatura që duhet të paguajë tani është akoma më e shtrenjtë.
    “Calcio&Finanza” raporton se Juventus do të duhet të paguajë gati 30 milionë euro për të mbuluar pagat e dy ish-trajnerëve, Thiago Motta dhe Igor Tudor, të cilët mbeten nën kontratë deri në qershor 2027.
    Thiago Motta u shkarkua në mars të vitit 2025 për rezultate të dobëta, kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2027. Në vend të Motta, u emërua Igor Tudor, i cili fillimisht u mendua se do të ishte trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Kroati bindi drejtuesit e Juventusit dhe erdhi firma mbi kontratë deri në qershor 2027.
    Ditën e djeshme, Igor Tudor u shkarkua dhe tani Juventus duhet të paguajë deri në qershor të vitit 2027 dy-ish trajnerët. Duke qenë se merr pagën nga Juventus, Thiago Motta ke refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme si Fiorentina, Leverkusen, Monaco etj.

  • “Aeroporti i Vlorës aferë ultrakorruptive e Ramës dhe Lubi Ballukut”/ Berisha: Tani po grinden se janë prishur pazaret

    “Aeroporti i Vlorës aferë ultrakorruptive e Ramës dhe Lubi Ballukut”/ Berisha: Tani po grinden se janë prishur pazaret

    Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi aferën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në dëm të buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, duke e cilësuar një korrupsion të pastër ku është përfshirë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe vetë kryeministri.
    Kreu i PD-së theksoi se tani shteti do i paguajë koncesionarit mbi 130 mln euro nga buxheti si pasojë e kontratës që kanë nënshkruar dhe tani sipas tij kanë nisur grindjet për ndarjen e pazareve dhe parave.
    “Kontrata e Ramës dhe Lubi Ballukut për aeroportin është abuzive, kontrata parashikon numrin e biletave nën numrin e parashikuar. Sipas kontratës ultrakorruptive, qeveria do i paguajë mbi 9 mln euro koncesionarit, ndoshta edhe më shumë. Qeveria do paguajë 135 mln euro, do paguajë 20 mln euro më shumë nga çfarë ka kushtuar aeroporti, koncesionari do përfitojë në mënyrë masive. De fakto këto ndahen mes Lubisë dhe koncesionarit. Nuk mund të ndodhë kurrë kjo, në vend që t’i kalojnë shtetit, shteti u paguaj atyre 130 mln euro për ndërtimin e aeroportit. Tani që aeroporti i afrohet fundit, kanë shpërthyer pazaret, si do i ndajmë, ka shpërthyer një grindje e brendshme, por mua s’më intereson fare”, tha Berisha mes të tjerash në fjalën e tij gjatë konferencës për mediat.
    Më tej ai shpjegoi se aeroporti nuk ka as cilësi ndërtimi dhe supervizori ishte arratisur në Angli. Berisha vuri theksin edhe te mungesa e sigurisë për të kryer fluturime, pasi rrezikohen jetët e njerëzve.
    “Një supervizues i firmës ia ka mbathur në Britaninë e Madhe. Një burim serioz më thotë se asfalti e pista është jashtë standardeve ndërkombëtare ndaj edhe është arratisur. Jashtë cilësisë ajo pistë, kjo ka problem madhor dhe sigurinë e jetëve të njerëzve. Ju e dini se kam qenë kundër ndërtimit të aeroportit, të cilin Lubia e servirte si më të madhi në Ballkan”, vijoi ai.
    Në fund kreu i PD-së nënvizoi se atje nuk ekziston asnjë parametër dhe për më tepër dëmtohet një nga pasuritë kombëtare, Laguna e Nartës. “Asnjë parametër nuk ka ai aeroport. Unë mendoj se qëndronte si aeroport i Sarandës, ku pista është gati, apo ai mes Fierit dhe Vlorës, që përfshinte edhe Beratin e Gjirokastrën, e jo vetëm bregun. Por aspekti më i keq është shkatërrimi i Lagunës së Nartës me ndërtimin e këtij aeroporti”, u shpreh ai.

  • U lirua nga akuzat e pë*dhunimit, por nuk mjafton. Dani Alves duhet t’i paguajë miliona ish-klubit të tij

    U lirua nga akuzat e pë*dhunimit, por nuk mjafton. Dani Alves duhet t’i paguajë miliona ish-klubit të tij

    19 Shtator 2025

    14:02

    Alfred Lleshi

    Vetëm pak muaj pas shpalljes i pafajshëm në apel nga akuzat për për*dhunim, Dani Alves përballet me një tjetër lajm të keq. Ish-mbrojtësi brazilian, që shpresonte të merrte kompensim për muajt e kaluar në burg dhe ndërprerjen e kontratave të punës, është dënuar nga CAS që t’i paguajë dëmshpërblim klubit meksikan Pumas, i cili i kishte ndërprerë kontratën në fillim të vitit 2023.
    Pumas e mbylli kontratën pas arrestimit të lojtarit për pë*dhunimin e dyshuar të një 23-vjeçareje, duke aktivizuar klauzolën që parashikonte ndëshkim në rast të “skandalit publik” apo veprave penale. Fillimisht FIFA i kishte dhënë të drejtë Alves-it, por CAS e përmbysi vendimin, duke njohur vlefshmërinë e ndërprerjes së kontratës “për shkak të justifikuar”.
    Më saktësisht, e imponon brazilianin t’i paguajë shumë më të lartë se 4.5 milionë dollarët e kërkuar nga klubi meksikan. Në aspektin penal, Alves ishte dënuar në vitin 2024 me 4 vite e gjysmë burg, por mbas 14 muajve pas hekurave, dënimi iu anulua në apel për shkak të gabimeve dhe kontradiktave gjatë procesit.
     

  • Dani Alves humbet çështjen, detyrohet t’i paguajë miliona dollarë ish-klubit të tij

    Dani Alves humbet çështjen, detyrohet t’i paguajë miliona dollarë ish-klubit të tij

    Një kapitull i ri polemikash është hapur për ish-lojtarin e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves. Mbrojtësi është urdhëruar të paguajë një kompensim prej miliona dollarësh për Pumas UNAM, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi në favor të këtij klubi meksikan.
    Vendimi rrjedh nga një mosmarrëveshje kontraktuale që filloi në vitin 2023, kur Alves u përball me probleme ligjore në Spanjë që e penguan atë të kthehej për të përmbushur detyrimet e tij me Pumas UNAM.

    Në një deklaratë zyrtare, Pumas bëri sqarimin përkatës. “CAS vendosi në favor të Klubit, duke përmbysur vendimin e 15 majit 2024 të Dhomës së Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve e FIFA-s. Gjykata nxori një vendim të ri, i cili konfirmon vlefshmërinë e ndërprerjes së kontratës për shkak të drejtë të ushtruar nga Klubi dhe urdhëron z. Alves të paguajë një kompensim më të lartë se ai i vendosur nga FIFA.
    © BalkanWeb

  • Formulari DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

    Formulari DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

    Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 15:11
    Nga 2026, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
    Ilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPT-së, tha se është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. ”Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë këto janë vlera paraprake, por mund të arrijë deri në 20 milionë euro”.

    Nëse paga e tij apo e saj mujore bruto gjatë 2025-s ka qenë në vlerën e 150 mijë lekëve, rrjedhimisht me të ardhura vjetore 1 milion e 800 mijë lekë, duke zbritur nga 30 mijë lekë çdo muaj si pjesë që nuk tatohet, detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë. Por duke hequr edhe shumën prej 48 mijë lekësh në vit për fëmijën në përkujdesje, tatimi vjetor zbret në 180 mijë e 960 lekë. Pra, ky individ i punësuar do të paguajë 6 mijë 240 lekë më pak tatim, që rrjedhimisht përkthehen në më tepër para në xhepa.
    “Kjo është një mënyrë që bëhet në shumë vende. Unë e kam parë në Amerikë. Është një mënyrë që ti në një farë mënyre do të ndihmosh familjet e shumë fëmijë, pasi edhe situata financiare e shumë familjeve është e ndryshme nga tjetra dhe patjetër ato që kanë më shumë fëmijë në varësi duhet të kenë më shumë ndihmë”, deklaroi Binaj.
    E njëjta logjikë vlen edhe për familjet me dy fëmijë nën 18 vjeç. Shpenzimet e zbritshme vjetore në këtë rast përllogariten në 96 mijë lekë. Pra, prindi me të njëjtën pagë, 150 mijë lekë në muaj do të paguajë tatim vjetor në vlerën e 174 mijë e 720 lekëve, 12 mijë e 480 lekë më pak nga sa do t’i merreshin nëse nuk do të kishte fëmijët minorenë në përkujdesje.
    Nga viti i ardhshëm për prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1 milion e 200 mijë lekë në vit, do të aplikohen edhe shpenzimet e zbritshme për arsimimin e fëmijëve në masën maksimale 100 mijë lekë. Pra, prindi nuk do të paguajë 109 mijë e 200 lekë tatim në vit, por 89 mijë e 960, duke kursyer kështu 19 mijë 240 në vit.