Tag: oriana

  • A kishte të drejtë Oriana Fallaci kur mendonte se: Janë të rrallë burrat që zgjedhin në krah të tyre gra të thella

    A kishte të drejtë Oriana Fallaci kur mendonte se: Janë të rrallë burrat që zgjedhin në krah të tyre gra të thella

    A kishte të drejtë Oriana Fallaci kur mendonte se:

    “Janë të rrallë burrat që zgjedhin në krah të tyre gra të thella, sepse ato sipërfaqësoret dhe, më së shumti, të përqendruara te paraqitja, sjellin më pak probleme dhe janë më lehtësisht të kontrollueshme.Ndërsa një grua e thellë kërkon dialogje ndërtuese dhe ballafaqime, do dhe krijon intimitet, ka vetëdije për veten dhe i njeh kufijtë e saj dhe forcat e saj. Një grua e thellë urren sipërfaqësinë, vulgaritetin. Ajo nuk dëshiron t’u pëlqejë të gjithëve, nuk kënaqet me pak, por kërkon; e di që vlera e saj nuk qëndron në pamje, por në qëndrueshmërinë e zemrës.

    Gratë e thella janë si uragane. Nuk ndalen para asgjëje. Qeshin dhe qajnë pa u turpëruar dhe, nëse kanë dëshirë, ulen në tokë ose ecin zbathur si të ishte gjëja më normale në botë. Nuk i frikësohen sfidave për të gjetur atë që kanë në zemër, as dhimbjes së ndjekjes së idealeve të tyre. Nuk kërkojnë në çift një udhëheqës për ta ndjekur, as një fëmijë për ta shpëtuar. Por një shoqërues me të cilin të ecin krah për krah.
    Gratë, të gjitha gratë, duhet të kujtojnë gjithmonë se kush janë dhe çfarë janë të afta të bëjnë. Nuk duhet të tremben të tregohen inteligjente, të mbeten pezull mbi yje natën, të mbështetura te ballkoni i qiellit! Të jesh grua është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon guxim, një sfidë që nuk të lodh kurrë.”

    Përgatiti: Albert Vataj

  • Letra prekëse e Oriana Fallacit: Kam frikë…

    Letra prekëse e Oriana Fallacit: Kam frikë…

    Ndërmjet Oriana Fallacit dhe Alekos Panagulis ka ekzistuar një nga dashuritë më të bukura ndonjëherë. Dashuria e të dyve është përshkruar më së miri në letrat që kanë ndarë me njëri-tjetrin.

    Ja çfarë i shkruan gazetarja Fallaci poetit grek në një nga letrat e saj. Me siguri do t’ju emocionojë shumë.

    “I dashur Alekos,Kam kaq shumë dëshirë të të shkruaj dhe nuk di nga t’ia nis. Kam kaq shumë gjëra për të të thënë dhe nuk di si t’i them. Jam kaq konfuze, kaq e trembur. Unë nuk dua t’i besoj mrekullive. Dua t’i besoj vetëm logjikës dhe kaq. Dhe logjika më shtyn të kem frikë. Për ty, për mua. Kam frikë për ty, teksa mendoj se jam një grua kaq e vështirë, kaq ndryshe nga gratë e tjera…

    Kam frikë edhe për veten, kur mendoj se ende nuk ke krijuar kontaktet e duhura me botën dhe kur ”të zhytesh” totalisht tek bota, do të më harrosh. Rrugët janë të mbushura plot me gra më të reja e më të bukura se unë. Dhe një mendim më është fiksuar si makth, mendimi se kur të shohësh një grua më të bukur se unë, do të zbresësh nga makina dhe do të ulërasësh: “Një minutë! Një minutë! Ajo vajzë është e bukur. Është më e bukur se ti!”. Ndoshta mund të jesh i dehur, e di, por të dehurit thonë gjithmonë të vërtetën”. /bota.al

    ____________________

    Lexo edhe:

    ORIANA FALLACI: PRITMË… UNË TË KAM PRITUR SHUMË…

    ObserverKult

  • Oriana Fallaci: Nëna më thoshte duke qarë: “Mos u bëj si unë…”

    Oriana Fallaci: Nëna më thoshte duke qarë: “Mos u bëj si unë…”

    Nga: Oriana Fallaci

    “Nëna ishte ajo që më thoshte, shpesh duke qarë: “Mos u bëj si unë! Mos u bëj skllave e burrit dhe fëmijëve të tu. Studio, lëviz nëpër botë, mëso gjëra të reja”. Unë nuk doja të imitoja nënën time, doja sigurisht të bëhesha më e mirë se ajo”, tha Fallaci.Në vitin 1977, kur Oriana Fallaci mori diplomën në “Universitetin e Kolumbisë” në Chicago, në fjalimin e falënderimit tha këto fjalë: “Ia dedikoj këtë arritje nënës sime, Tosca Fallacit, e cila nuk mundi të shkonte në universitet, sepse ishte grua dhe e varfër në një kohë kur, nëse ishe grua dhe e varfër nuk mund të studioje dot”.

    Oriana Fallaci

    ———————————-

    Lexo edhe:

    ORIANA FALLACI: TI I PËRKET VETES DHE ASKUJT TJETËR…

    ObserverKult ua sjellë disa thënie të autores italiane Oriana Fallaci:

    – Të jesh i mirë apo i keq nuk ka rëndësi: jeta jashtë kësaj bote nuk varet nga kjo. Kjo varet nga një raport i forcave të bazuara në dhunë. Dhe mbijetesa është dhunë. Do të vishni këpucë lëkure sepse dikush ka vra rë një lopë dhe i ka hequr lëkurën për të bërë lëkurë.

    – Ti nuk i përket as Zotit, as shtetit dhe as mua. Ti i përket vetes dhe askujt tjetër.

    – Cili është qëllimi gjithsesi – vuajtja, vde kja? Na mëson të jetojmë, djalë. Një njeri që nuk lufton nuk jeton, ai mbijeton.

    – Dashuria nuk është të lidhësh me zinx hir dikë që dëshiron të lufto jë dhe është gati të vde së për të, dashuria është ta lini atë të vde së në mënyrën që ai ka zgjedhur.– E di që e jona është një botë e bërë nga burrat për burra, diktatura e tyre është aq e lashtë sa shtrihet edhe në gjuhë.

    – Në momentin që hiqni dorë nga parimet dhe vlerat tuaja, ju keni vde kur, kultura juaj ka vdekur, qytetërimi juaj ka vdekur. Periudha…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

  • Mesazhi i Oriana Fallacit për çdo gazetar/ “Mos shkruani kurrë gënjeshtra për para…”

    Mesazhi i Oriana Fallacit për çdo gazetar/ “Mos shkruani kurrë gënjeshtra për para…”

    Oriana Fallaci, në rrëfimin për fillimet e saja në gazetari, ka folur edhe për etikën e punës dhe parimet e saja, të cilat i ka ndjekur gjithmonë.

    Nga Oriana Fallaci

    “Më dhanë si detyrë të shkruaja për tubimin e një lideri, për të cilin duhet të keni parasysh, kisha një antipati të thellë, madje më tepër akoma, ndieja neveri. Ajo ishte diçka, sigurisht, që unë nuk do ta shkruaja.E skandalizuar i thashë drejtorit se unë nuk kisha për të shkruar kurrë gënjeshtra. Ai më tha se gazetarët ishin të detyruar të shkruanin gjërat, për të cilat paguheshin. Më tha madje: “Nuk duhet pështyrë në pjatën ku ushqehesh”.Iu përgjigja se në atë pjatë mund të ushqehej ai, dhe se para se të shkruaja gënjeshtra, më mirë preferoja të vdisja urie. Sigurisht që ai më hoqi nga puna, por askush, asnjëherë, nuk më ka bërë të shkruajë ndonjë fjali për të fituar para. Gjithçka që kam shkruar në jetën time, nuk ka pasur kurrë të bëjë me paratë”.

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    LETRA E ORIANA FALLACIT PËR TË DASHURIN E SAJ: MË PRIT… EDHE UNË TË KAM PRITUR PA FUND…

  • Historia “e parrëfyer” e këngëtarit operistik që i shpëtoi jetën Oriana Fallacit

    Historia “e parrëfyer” e këngëtarit operistik që i shpëtoi jetën Oriana Fallacit

    Oriana Fallaci dhe historia e saj e dhimbshme

    Ishin dy vende për të cilat gazetarja Oriana Fallaci ishte betuar se nuk do të shkelte kurrë këmbë në jetën e saj: në Greqi dhe në Meksikë. Ajo ndodhej në Meksikë në vitin 1968 e tërhequr nga lëvizja studentore që tronditi vendin atë vit.

    Filloi në korrik të atij viti mes zënkash shkolle, në të cilën ndërhyri policia në mënyrë shumë të dhunshme. Represioni ishte ai që i bashkoi studentët, të cilët u organizuan për t’u përballur me qeverinë e asaj kohe të presidentit Gustavo Díaz Ordaz.

    Në tetor të atij viti, dhe për 10 ditë fillonte Olimpiada e Meksikës, në rrugë kishte 200000 studentë të universiteteve publike dhe disa private që manifestonin, prezantoheshin nga një Komitet Kombëtar i Grevës që kërkonte mes të tjerave dialog me qeverinë dhe lirim për të burgosurit politikë, mes tyre studentë dhe profesorë të lëvizjes.

    Si përgjigje qeveria nxori ushtrinë që ndërpreu dhe pushtoi instuticionet e edukimit të lartë si në kampusin e Universitetit Kombëtar të Pavarur të Meksikës dhe në Institutin Politeknik Kombëtar.

    “Vura kontakt me liderët e Komitetit Kombëtar të Grevës sepse lëvizja është më interesante se ajo që po ndodh në vendin tuaj. Studentët më folën të premten në hotel dhe më thanë se do të kishte një miting në “Plaza de las Tres Culturas”, të mërkurën në 2 tetor në orën 5”,-i rrëfeu Fallaci një gazetareje, Elena Poniatowska në librin “Nata e Tlatelolco”.

    “Që kur mbërrita në Meksikë më tërhoqi vëmendjen lufta e studentëve kundër represionit policesk. Më befasuan edhe titujt e gazetave, sa gazetarë të këqij, sa të trembur, sa pak indinjatë. As olimpiadë asgjë!” – u shpreh ajo.

    Fallaci ishte me studentët natën e 2 tetorit të 1968 në “la Plaza de las Tres Culturas” në Tlatelolco, aty mbërriti ushtria, policia dhe një grup paraushtarak i njohur si batalioni Olimpia. Në orën 6.10 të mbasdites rreze të kuqe dhe jeshile ndezën qiellin dhe filluan të shtënat kundër studentëve. për gati gjysëm ore vazhduan të shtënat.

    Askush nuk e di me siguri sa studentë vdiqën në atë natë në Tlatelolco, ku pati dhjetra të burgosur, të plagosur dhe mes tyre edhe Oriana Fallaci, një plumb e kapi kur gjendej në ndërtesë “Chiahuahua” me liderët e udhëheqjes.

    Gazetarja shkroi për atë natë në librin e saj “Asgjë dhe ashtu qoftë” të vitit 1969. Aty ajo përmend një student të konservatorit që e shpëtoi dhe e çoi në spital, emri i tij ishte Manuel Gómez Muñoz, student dhe ishte përfaqësues i konservatorizmit kombëtar në Komitetin Kombëtar të Grevës.

    Fallaci e akuzoi se ai e kishte denocuar si komuniste dhe agjitatore, Gómez Muñoz nuk mundi kurrë të sqaronte versionin e tij. “Shumë herë i kam shkruar, jam përpjekur t’i telefonoj, por nuk më është përgjigjur kurrë.” Ai na rrëfen historinë dhe ato që ndodhën atë natë, kur i shpëtoi jetën Oriana Fallaci-it.

    Ja historia:

    Orianën e njoha në ndërtesën Chihuhua, mbasditen e datës 2 tetor, më tërhoqi vëmendjen ajo grua bjonde që fliste një spanjishte të ngatërruar dhe fillova t’i flas në italisht, unë isha këngëtar i operës dhe kisha studiuar gjuhë italiane.

    Po fillonte mitingu dhe ajo më pyeti nëse kishim mbështetjen e punëtorëve dhe i tregova një kontigjent të punëtorëve të hekurudhave që po shkonte në atë moment drejt sheshit të tri kulturave.

    Tërhoqën vëmendjen sepse kishin me vete veglat muzikore me të cilat luanin La Rielera- këngë revolucionare. Në një çast mbiu mbi tarracë batalioni Olimpia me doreza të bardha në dorën e majtë, të drejtuar nga një njeri që sapo mbërriti hapi zjarr mbi shesh, ndoshta ato ishin të shtënat e para. Ushtria iu përgjigj dhe qëlloi drejt ballkonit të ndërtesës mbi subjektet me doreza që nuk i dinim cilët ishin, burracakërisht u fshehën prapa mureve të ballkoneve dhe filluan të thërrisnin: Bataljoni Olimpia, mos qëlloni!

    Njerëzit që ndodheshin prapa mureve të ballkoneve i tërhiqnin në anën e kundërt deri tek dyert e ashensorëve.

    Të njëjtën gjë bënë edhe me Orianën, e tërhoqën prej flokësh dhe e shtynë në vendin ku binin plumbat rikoshet me çatinë, sepse ajo qoshe nuk lejonte që të qëllonin drejt nesh. Unë qëndrova mbi të për një farë kohe, nuk e di se sa dhe më pas na urdhëruan të zvarriteshim nëpër dysheme, dyshemeja ishte plotësisht e lagur sepse plumbat kishin çarë tubat e ndërtesës. Unë thërrisja se ajo ishte një gazetare italiane, që ishte e huaj, por nuk u bëri përshtypje. Tipi që qëlloi drejt sheshit në fillim, filloi të qëllonte edhe rreth nesh dhe thoshte: “Donit luftë, bastardë? Ja ku e keni!” Zhurmat ishin të papërshkrueshme, kur na detyruan të zvarritemi unë qëndrova bashkë me Orianën që kishte marrë dy plumba.

    Gjëja e parë që më pyeti ishte nëse e kishin qëlluar në veshka sepse nëse po, kishte marrë fund. Unë nuk mund ta dija, vetëm pashë që kishte dy plagë, meqë ishte e plagosur na detyruan të zbrisnim nga shkallët në një dhomë. E tërhoqën dhe i vodhën gjithçka kishte, qëndruam aty për shumë kohë dhe në një moment ajo më tha: “Më kap dorën dhe mos u ndaj nga unë, thuaj se je përkthyesi im.”

    Më një fund mbërriti një barrelë me disa ushtarë, nuk donin të më linin të shkoja me të në ambulancë, por ajo nuk ma lëshoi dorën kështu që e shoqërova në kryqin e gjelbër. Gjatë rrugës më dha disa porosi, mes të cilëve të komunikoja me disa gazeta në të cilat shkruante. Oriana Fallaci më nxori nga Tlatelolco, por nuk mundej të më nxirrte nga spitali që ishte plot me policë, nuk më arrestuan menjëherë sepse në ato momente e çuan në urgjencë dhe ishin të shqetësuar për atë që ishte e dukshme. Dua të them i kishte rrobat të shqyera dhe shumë pak mbetën në ambulancë.

    Mundësia ime e vetme për t’u arratisur dhe për ta ndihmuar ishte të hiqesha si i huaj, pyeta për një telefon dhe më treguan pa më bërë ndonjë gjë. Unë nuk kisha monedha dhe fillova të kërkoj sepse doja të bëja telefonata. Fillimisht mora informacionin për t’i kërkuar numrin e ambasadës italiane, por punonjësja nuk donte të ma jepte nëse nuk i thosha emrin tim.

    Më dha një numër tjetër i cili m’u përgjigj në italisht, nuk e dija kush ishte, por i thashë që gazetarja Oriana Fallaci ishte plagosur në spitalin e kryqit të gjelbër. M’u përgjigj se nuk merrej me këtë gjë. Pse? Sepse personeli i ambasadës ishte i demokristianëve, reaksionarë të së djathtës.

    Orianën e konsideronin më afër të majtës, në fund më dhanë numrin e mjekut të ambasadës. Ishte telefonata e fundit, nuk kisha më monedha. U bërtita që Oriana ishte e plagosur, në atë moment del një grua nga një derë dhe thërret: Kapeni! Nuk munda as të mbyll telefonin, më mbajtën aty sepse nuk dinin ç’të bënin me mua.

    Unë isha përkthyes i Insitutit Italian të Kulturës nga ambasada italiane, më njihnin funksionarët e atij Insituti sepse kishin qenë profesorët e mi kur studioja, para se të hyja në konservator. Më vonë më çuan në policinë gjyqësore, donin që të deklaroja se ishin studentët që kishin filluar të shtënat dhe Oriana ishte një agjitatore dhe komuniste. Nëse unë thosha bardhë, sekretari shkruante zi, ai shkruante ç’ti donte qefi. Qëndrova aty për disa ditë, derisa më lëshuan.

    Pas disa ditësh më morën sërish, shumë afër shtëpisë sime. Pata frikë se besoja se kisha rënë në duart e sigurimit, ishin ata të policisë gjyqësore, drejtori i marrëdhënieve publike ishte xhaxhai i një shoqeje të konservatorit. Ndoshta u klasifikuam si subjekte të parrezikshme, munda të shkoj në provincë tek disa të afërm. Isha si i çmendur, nuk mund të dilja në rrugë sepse kisha delirin e persekutimit, nuk flija, e vërteta është se të gjithë mbetëm të tronditur deri edhe sot.

    Oriana Fallaci nuk e mori vesh kurrë atë që ndodhi në orët pas hyrjes së saj në spital, as atë që bëri Manuel Gómez Muñoz. Komiteti i 68 donte të komunikonte me të. “Donim ta falenderonim që bëri të ditur atë që ndodhi në datën 2 tetor në Tlatelolco dhe veçanërisht unë që të mund t’i thoja se nuk e kisha denoncuar.”

    Rasti i Fallaci-it i tensionoi kaq shumë marrëdhëniet diplomatike mes Italisë dhe Meksikës, sa që para Olimpiadës ambasada anuloi inagurimin e ekspozitës “Sporti në artin klasik” që ishte kontribut kulturor italian për Olimpiadën.

    Fallaci asnjëherë nuk e la mënjanë mërinë kundër Meksikës, ndaj të cilës ishte dëshmitare të asaj që ajo e quante “vrasja e Herodit.” / Burimi: “Scoopnest”

    ObserverKult

    —————————–

    Lexo edhe:

    ORIANA FALLACI: ASGJË S’TË LËNDON, TRISHTON A DHEMB MË SHUMË SE SA ZHGËNJIMI…

  • Letra e Oriana Fallaçit për të dashurin e saj: Më prit… edhe unë të kam pritur pa fund…

    Letra e Oriana Fallaçit për të dashurin e saj: Më prit… edhe unë të kam pritur pa fund…

    Letra e dashurisë e Oriana Fallaçit për Alekos Panagulis

    Bon, 26 gusht 1973Alekos i dashur,Unë të shkruaj rishtas për të të thënë se u ndjeva e lumtur, kur të dëgjova për herën e dytë në telefon. Edhe pse ne nuk mund të themi shumë, sepse ti nuk kupton asgjë nga ato që të them dhe unë nuk kuptoj asgjë nga ato që më thua, të dëgjoja zërin tënd ishte mrekulli.

    Pas atij momenti u ndjeva shumë mirë. Të falënderoj për përgjigjen që i dhe pyetjes sime se “Çfarë do të thotë për ty të jesh burrë?”. Kisha nevojë të dëgjoja përgjigjen tënde. Ishte një përgjigje e hatashme, më e mirë se poezia e Kipling.

    Ndoshta mund ta përdor, duke i shtuar fjalët e mia pyetjes tënde: “E për ty, çfarë do të thotë të jesh burrë?”. Unë mund t’i përgjigjem në këtë mënyrë: “Një burrë është … një krijesë si ti. Ti je burri”. E megjithatë një detaj i përgjigjes tënde, më turbulloi shumë. Ajo çfarë Andreas ka përkthyer: “To love without permitting one love to become an handicap” (“Të duash pa e lejuar dashurinë të kthehet në pengesë”). Besoja se e kisha kuptuar se kjo ishte për mua dhe jo për të tjerët.

    E pra, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë një pengesë. Unë e di se ekzistojnë gjëra më të mëdha se dashuria e një njeriu, apo dashuria për një njeri. 

    Për shembull, një ëndërr, për shembull një luftë. Për shembull, një ide. Mirupafshim të shtunën. Më së shumti, të dielën. Dhe, nëse do të mundem, përpara së shtunës ose përpara së dielës.

    Sa të mbaroj punë në Bon, do të ndalem pak në Itali të takohem me nënën se është e sëmurë. Pastaj do të fluturoj menjëherë tek ty. 

    Mos mendo asnjë moment ta lësh klinikën, meqë jam duke ardhur unë. Nëse duhet të rrish atje, atje rri. Unë do të të bëj shoqëri në klinikë duke të folur greqisht. Ose duke luajtur shah me ty.Ok?Më prit. Edhe unë të kam pritur pa fund.

    Oriana

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    FLUTURA AÇKA: NJË BURRË SI TI

  • A do të largohet Dybala nga Roma? Sqaron gruaja e tij: Nëse e thërret ky klub…

    A do të largohet Dybala nga Roma? Sqaron gruaja e tij: Nëse e thërret ky klub…

    19 Gusht 2025

    10:20

    Alfred Lleshi

    Dybala te Boca është ëndrra e tifozëve “xeneizes”, ndoshta edhe e vetë “Joya”, i cili nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij të rinisë për skuadrën legjendare të Buenos Aires. Aktualisht, kjo mbetet vetëm një ëndërr, sugjestion i nxitur nga rikthimi në atdhe i Paredes, ndaj nuk përbën lajm për Romën. Kështu ka deklaruar Oriana Sabatini, gruaja e Dybala, gjatë një programi në televizionet argjentinase: “Është Boca që duhet ta thërrasë…”
    E pyetur mbi mundësinë që Dybala të mbërrijë te Boca më 2026, aktorja dhe këngëtarja fillimisht kryqëzoi duart, mohim i qartë ose ndoshta një “no comment”, që megjithatë nuk e shuajti kuriozitetin e moderuesve. “Nuk varet nga unë, Boca duhet ta thërrasë…”, – ishte përgjigjja përfundimtare e Oriana.