Lando Norris do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1 si kampion bote. Për këtë arsye, ai ka vendosur të mbajë “numrin 1” në makinën e tij. Ky numër, në sezonet e fundit është mbajtur nga Max Verstappen, që pasi dorëzoi titullin do të dorëzojë edhe “numrin 1”.
Për pasojë, piloti britanik i McLaren ka hequr dorë nga numri 4 në njëvendëshen e tij. Ai e ka mbajtur këtë numër që kur ka bërë debutimin e tij në Formula 1, në vitin 2019 dhe garoi me atë numër në 152 gara. Një çështje krenarie jo vetëm personale, por edhe e përbashkët me McLaren, një ekip me të cilin ai ka përjetuar si sukses ashtu edhe vuajtje.
“Ka një arsye pse e zgjedh atë numër. Mund ta fitosh atë numër dhe duhet të punosh shumë për ta marrë. Të gjithë do të jemi në gjendje ta mbajmë me krenari. Të gjithë mekanikët e mi, inxhinierët e mi, të gjithë në McLaren do të jenë në gjendje ta kenë këtë njohje”, tha Norris.
“Nuk është vetëm për mua, është edhe për ta. Është krenaria e një ekipi që e di se ka punuar shumë dhe ka dhënë gjithçka. Tani ata mund të thotë ‘Ne jemi numri 1’. Nuk është aq mirë të thuash ‘Ne jemi numri 4’, kështu që ata do të jenë edhe më të lumtur se unë”, shtoi Lando Norris.
Tag: numër
-

Lando Norris konfirmon numrin që do të mbajë në makinë sezonin e ri: Është një krenari
-

Numër rekord gjurmësh të fosilizuara të dinozaurëve në Bolivi
Paleontologët kanë identifikuar një numër rekord gjurmësh të fosilizuara dinozaurësh përgjatë një bregdeti të lashtë bolivian, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “PLOS One”.
Hulumtuesit e udhëhequr nga Raul Esperante i Institutit të Kërkimeve të Gjeoshkencës në Kaliforni, dokumentuan rreth 16,000 gjurmë të fosilizuara të dinozaurëve teropodë me tre gishta, në nëntë vende studimi, në vendin e gjurmëve “Carreras Pampas” në Parkun Kombëtar Torotoro, në Bolivinë Qendrore.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga 1275 shtigje – duke krijuar një pamje të detajuar të shpërndarjes të madhësisë dhe sjelljes të dinozaurëve që përfshinin kthesat, zvarritjen e bishtit dhe notin.
“Numri i madh i shtigjeve lejon karakterizimin e popullatave që lanë gjurmët e tyre në një sipërfaqe të vetme shtrati – gjatë fazës së fundit të periudhës Kretake – rreth 72 milionë deri në 66 milionë vjet më parë”, thanë studiuesit.
Gjurmët variojnë nga nën 10 centimetra në mbi 30 centimetra. Sipas autorëve, diapazoni i madhësive të gjurmëve dhe diversiteti i morfotipeve sugjerojnë se një grup i larmishëm organizmash lanë gjurmët në vend.
“Ky vend është një dritare mahnitëse në të kaluarën e kësaj zone. Jo vetëm se sa dinozaurë mund të kenë lëvizur nëpër këtë zonë, por edhe çfarë bënin ndërsa lëviznin”, thanë autorët në një njoftim për shtyp.
“Është e mahnitshme të punosh në këtë vend, pasi kudo që shikon, toka është e mbuluar me gjurmë dinozaurësh”, thanë ata.
-

Tenderat korruptive të AKSHI-t, Berisha: E patë Lubinë numër 2 kur doli nga dyert e SPAK, në ato zyra bënte kërdinë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit komentoi edhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, e cila një ditë më para u paraqit në SPAK, për hetimet në lidhje me tenderat abuzive në këtë institucion.
Sipas Sali Berishës në zyrat e AKSHI-t bëhej kërdinë me tenderat, që sipas tij i fitonte baxhanaku i kryeministrit. Berisha solli në vëmendje edhe ish zyrtarin e AKSHI-t, Daniel Shima, që siç tha kreu i PD-së ka dy muaj që është mbyllur dhe nuk del nga dhoma. Ai tha se Shima u rrëmbye dhe u dhunua nga bandat e Elbasanit.
“Ju e patë dje, doli nga dera e Prokurorisë Lubia numër 2. Kjo Lubia numër 2 më duhet të citoj Arben Ahmetajn që thoshtë “AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës”. Në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku, Fangu. Fangu fitonte me dhjetëra tendera. Në përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSH ishte sipas Geron Meces edhe vetë zonja Linda. Kjo ishte drejtoria e familjes. A e dini ju sa janë thirrur në SPAK nga kjo drejtori?! 25 vetë.
E keni harruar ju fatin e Danielit?! Daniel Shima a ju thotë ndonjë gjë ju?! Shima sapo doli Lubia 2 nga SKAPI, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi. E shkarkoi dhe pas disa javësh uniforma me polic e rrethojnë, e grabisin. Fati dhe zoti i dha mundësi të cojë një mesazh “po më marrin peng” dhe banda e Elbasanit e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau sepse do dilte. AI është në shpi. Ai ka dy muaj që e ka mbyllur dhe nuk del nga dhoma. Danieli i AKSHI-t. E patë ju Lubinë 2 si doli”, tha nder te tjera kreu i PD. -
Berisha: A e patë si doli dje Lubia numër 2 nga Skapi? Ndërkohë Daniel Shima ka dy muaj që nuk del nga dhoma
Berisha: A e patë si doli dje Lubia numër 2 nga Skapi? Ndërkohë Daniel Shima ka dy muaj që nuk del nga dhomaideri i opozitës, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në Kuvend ku ka denoncuar edhe aferën e AKSHI-t.
Ai iu drejtua socialistëve: A e patë si doli dje Lubia numër 2 nga Skapi, ndërkohë Daniel Shima ka dy muaj që nuk del nga dhoma.
Berisha: Ju e patë dje, doli nga dera e prokurorisë Lubia numër 2.
Po kjo Lubia numër 2, ta dini ju, më duhet të citoj, se ai është i brendshëm, Arben Ahmetajn që thoshte se AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës sepse në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku Fangu.
Fangu fitonte me dhjetëra e dhjetëra tendera.
Se në fakt, në përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSHI, ishte sipas Gerond Meçes, edhe vetë zonja Linda.
Në fakt kjo ishte drejtoria e familjes.
A e dini ju sa janë thirrur në SPAK nga kjo drejtori? 25 vetë.
E keni harruar ju fatin e Danielit, a ju kujtohet ju fati i Danielit, Daniel Shima a u thotë ndonjë gjë ju?
Daniel Shima sapo doli Lubia biss, Lubia numër dy nga Skapi, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi.
E shkarkoi dhe pas disa javës, uniforma me policë, e rrethojnë, e grabisin.
Fati dhe Zoti i dha atij mundësi të çojë një mesazh: po më marrin peng.
Dhe banda e Elbasanit ku e çuan e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau. Ai është në shtëpi, ka dy muaj që e ka mbyllur dhe nuk del nga dhoma.
Nuk del nga dhoma Danieli i AKSHI-t.
E patë ju Lubinë biss se si doli. -

Tenderat korruptivë të AKSHI-t, Berisha: Karçanaj mund të cilësohet si Balluku numër 2
Kryedemokrati Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, komentoi edhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, e cila një ditë më para u paraqit në SPAK, për hetimet në lidhje me tenderat abuzive në këtë institucion.
Berisha e cilësoi Karçanajn si Lubia numër 2 dhe shtoi më tej se baxhanaku i Edi Ramës, Armando Frangu bënte kërdinë me tendera te AKSHI.
Më tej shprehet se zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, i cili u rrëmbye për disa orë nga banda e Elbasanit, ka dy muaj që është mbyllur në dhomë dhe nuk del fare.
“Ju e patë dje, doli nga dera e prokurorisë Lubia numër 2. Po kjo Lubia numër 2, ta dini ju, më duhet të citoj, se ai është i brendshëm, Arben Ahmetajn që thoshte se AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës sepse në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku Fangu. Fangu fitonte me dhjetëra e dhjetëra tendera. Se në fakt, në përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSHI, ishte sipas Gerond Meçes, edhe vetë zonja Linda. Në fakt kjo ishte drejtoria e familjes.
A e dini ju sa janë thirrur në SPAK nga kjo drejtori? 25 vetë. E keni harruar ju fatin e Danielit, a ju kujtohet ju fati i Danielit, Daniel Shima a u thotë ndonjë gjë ju? Daniel Shima sapo doli Lubia biss, Lubia numër dy nga Skapi, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi. E shkarkoi dhe pas disa javës, uniforma me policë, e rrethojnë, e grabisin.
Fati dhe Zoti i dha atij mundësi të çojë një mesazh: po më marrin peng. Dhe banda e Elbasanit ku e çuan e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau. Ai është në shtëpi, ka dy muaj që e ka mbyllur dhe nuk del nga dhoma. Nuk del nga dhoma Danieli i AKSHI-t. E patë ju Lubinë biss se si doli,” tha Berisha. -

Airbus urdhëron ndryshime softuerike për A320, mund të ndërpriten fluturimet
Bota E Premte, 28 Nëntor 2025 22:20
Gjiganti evropian i hapësirës ajrore, Airbus, urdhëroi të premten një ndryshim të menjëhershëm të softuerit në një numër të konsiderueshëm të avionëve të familjes A320, pas një incidenti të ndodhur muajin e kaluar.
Airbus tha në një deklaratë se një incident i kohëve të fundit zbuloi se rrezatimi i fortë diellor mund të dëmtojë të dhënat kritike për funksionimin e kontrolleve të fluturimit.Sipas agjencisë Reuters, incidenti që duket se e solli në vëmendje këtë problem përfshiu një fluturim të JetBlue nga Kankuni i Meksikës në Njuark të Nju Xhersit, më 30 tetor. Ai fluturim bëri një ulje emergjente në Tampa të Floridës dhe disa persona u dërguan në spital pas një problemi me kontrollin e fluturimit dhe një rënieje të papritur e të pakomanduar të lartësisë.
“Për pasojë, Airbus ka identifikuar një numër të konsiderueshëm të avionëve të familjes A320 aktualisht në shërbim, të cilët mund të preken”, tha kompania. “Airbus pranon se këto rekomandime do të çojnë në ndërprerje operacionale për pasagjerët dhe klientët”, shtoi deklarata.
Burime nga industria thanë se përmasat e operacionit pritet të shkaktojnë ndërprerje të konsiderueshme në të gjithë flotën e avionëve A320, e cila përfshin rreth 6,000 avionë. Qindra avionëve mund t’u duhet gjithashtu të ndryshojnë pajisjet harduerike, gjë që mund të zgjasë me javë të tëra.
Kjo ndërprerje vjen në një kohë kur miliona amerikanë udhëtojnë me linja ajrore për periudhën e festës së Falënderimeve. -

E konfirmon federata polake, tifozët kuqezi me numër të limituar biletash për Kombëtaren
Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar siç pritej, që përballë Shqipërisë do të luajë në stadiumin “PGE Narodowy”. Sfida është programuar më 26 mars, ora 20:45.
Ndeshja në Varshavë pritet të ketë një stadium të mbushur plot. Kështu do të jenë 58500 tifozë të pranishëm.
Tifozët e Shqipërisë kanë një numër të limituar biletash. Konkretisht bëhet fjalë për 2900, që përkon me 5% të kapacitetit të stadiumit.Sfida është e vlefshme për fazën gjysmëfinale të “play off” të Botërorit 2026. Fituesi i këtij çifti e luan finalen me atë që do fitojë përballjen Ukrainë-Suedi. -

Ndarja territoriale ndan PS dhe PD, opozita kërkon 100 bashki, mazhoranca del kundër, debate të forta mes…
Në mbledhjen e parë të Komisionit dy bashkëkryetarët, që do të drejtojnë punimet e Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku i socialistëve dhe Luçiano Boci i demokratëve nuk arritën të ulen bashkë. Megjithatë ata e kanë të qartë mbi cilat shina duhet të ecin, siç tregojnë për mediat. “Na duhet të kemi institucione vendore të cilat janë të afta të operojnë në linjë me politikat e Brukselit për të tërhequr sa më shumë financime. Nuk është territori objektiv në vetvete. Kompetencat, burimet financiare dhe njerëzore në një territor të caktuar. Duhet t’i analizojmë të treja”.“Ndarja territoriale të jetë e përputhshme me karakteristikat ekonomike, gjeografike të zonave, me lidhjen e komunitete, historike. Të kenë një diferencë të pranueshme midis tyre në tendencat e zhvillimit”. Demokratët do të vijojnë ti qëndrojnë kërkesës për shtim të numrit të bashkive. “Mos nisemi nga një numër virtual, duam më shumë bashki dhe të përcaktojmë një numër. Ne duam ndarje më të drejtë dhe kjo na kushtëzon të themi se duhen më shumë njësi vendore. Mos kemi tendencë të ngushtimit të tyre. Propozimi për më shumë bashki. Por pritet të shihet sa mbështetje do te gjejnë tek mazhoranca e komisionit, që ka argument të kundërt nga ata.“Nuk është rruga më e mbarë që ne të shkojmë drejt një propozimi numrash që më së shumti priret nga logjika të kemi më shumë bashki që të fitojmë ne sa më shumë. Problemi që ne kemi është që të gjitha të dhënat tregojnë që bashkitë më të vogla ofrojnë shërbim më të keq. E kanë raportin e numrit të stafit për banorë më të lartë, shpenzojnë më shumë para për paga se shërbime.” Mazniku thotë se nuk është territori objektiv në vetvete të kësaj reforme por një propozim e ka, që siç duket do të haset në kundërshtimin e demokratëve.“Pjesë e diskutimit është a bën sens që në një nivel të ndërmjetëm të çojmë më shumë funksione? Tashmë që në arkitekturën e Kushtetutës është caktuar që ne kemi një sistem me dy nivele, bashki qark, apo në një nivel të ndërmjetëm, disa bashki që krijojnë më shumë si një entitet”. “Kam dëgjuar që mund të ketë propozim për kryebashi, ose bashki qendër me bashki periferike. Për mua është diskriminim. Bashkitë duhet të kenë të njëjtën rëndësi pavarësisht territoreve që mbulojnë apo ku janë. Këtë të bashkive qendër nuk e pranojmë”. Ndarja në rajone e rajonit pritet të rikthehet sërish në debat. “Duhet diskutuar si element, është një diskutim që impakton jo pak dhe mënyrën si organizohet jo vetëm pushteti vendor, por edhe pushteti i dekoncentruar, është një pushtet i qeverisë, por ndodh në territor”.
Reagon eksperti
Ndërkohë eksperti për çështjet vendore, Agron Haxhimali ka folur në një media lidhur me bisedimet për një reformë të re territoriale mes qeverisë dhe opozitës. Z. Haxhimali tha se qëndrimi i qeverisë është për një numër më të vogël bashkish, ndërsa opozita kërkon një numër më të madh. Sipas ekspertit, me reformën e mëparshme u kërkua që bashkitë e vendit të ishin prodhuese, por shumica prej tyre mbetën në statusin e ‘konsumatorit të fondeve të qeverisë’.“Mazniku tha se duhet të krijojmë njësi të operojnë në të njëjtën linjë me dinamikën e qeverisë për integrimin dhe çështje të tjera. Bashkitë që kemi sot, nuk iu përgjigjën dinamikës së qeverisë qendrore. Ngelën më shumë të mbyllura. Ka një sërë arsye, por lidershipi dhe stili lë shumë për të dëshiruar. Këto 61 bashki edhe pse u zmadhuan, mentaliteti për të administruar territor më të madh për një pjesë të tyre ishte nën nivelin e komunave të dikurshme. Nuk ka një qasje më moderne. Kemi dy tipologji konsumatore dhe prodhuese.Bashkitë tona u zmadhuan të ishin prodhuese, por konsumonin paratë e qeverisë. Qasja e Boçit është natyrale, mes qeverisjes ndër vitesh dhe ku e shohin qytetarët. Janë elementë të rëndësishëm që e bëjnë qytetarin të gjejnë paqe”, tha ai. Z. Haxhimali tha gjithashtu se reforma e re duhet t’i shërbejë nevojave të 2.4 milionë banorëve të vendit. “Qeveria e ka thënë që duam një numër më të ulët të bashkive. Opozita ka pranuar rishikimin e reformës që duan të rregullojnë të gjitha dimensionet, por duan një numër më të madh. Reformat bëhen në kombinim arsyesh dhe logjikash sesi i shërbehet më mirë 2.4 milion qytetarëve”, deklaroi z. Haxhimali. -

Më shumë apo më pak bashki?/ Haxhimali: Qeveria kërkon një numër më të vogël bashkish
Eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali komentoi për ‘News Room’ bisedimet për një reformë të re territorial mes qeverisë dhe opozitës.
Haxhimali tha se qëndrimi i qeverisë është për një numër më të vogël bashkish, ndërsa opozita kërkon një numër më të madh. Sipas ekspertit, me reformën e mëparshme u kërkua që bashkitë e vendit të ishin prodhuese, por shumica prej tyre mbetën në statusin e ‘konsumatorit të fondeve të qeverisë’.
“Mazniku tha se duhet të krijojmë njësi të operojnë në të njëjtën linjë me dinamikën e qeverisë për integrimin dhe çështje të tjera. Bashkitë që kemi sot, nuk iu përgjigjën dinamikës së qeverisë qendrore. Ngelën më shumë të mbyllura. Ka një sërë arsye, por lidershipi dhe stili lë shumë për të dëshiruar. Këto 61 bashki edhe pse u zmadhuan, mentaliteti për të adminsitruar territor më të madh për një pjesë të tyre ishte nën nivelin e komunave të dikurshme. Nuk ka një qasje më moderne. Kemi dy tipologji konsumatore dhe prodhuese. Bashkitë tona u zmadhuan të ishin prodhuese, por konsumonin paratë e qeverisë.
Qasja e Boçit është natyrale, mes qeverisjes ndër vitesh dhe ku e shohin qytetarët. Janë elementë të rëndësishëm që e bëjnë qytetarin të gjejnë paqe.”
Më tej, Haxhimali tha se reforma e re duhet t’i shërbejë nevojave të 2.4 milionë banorëve të vendit.
“Qeveria e ka thënë që duam një numër më të ulët të bashkive. Opozita ka pranuar rishikimin e reformës që duan të regullojnë të gjitha dimensionet, por duan një numër më të madh. Reformat bëhen në kombinim arsyesh dhe logjikash sesi i shërbehet më mirë 2.4 milion qytetarëve.” -

Shahinaj: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar, të rinjtë nuk e përballojnë më blerjen e një shtëpie
Gazetarja e ekonomisë dhe autorja e programit “Kush Paguan”, Flavia Shahinaj, e ftuar në një emision televiziv, komentoi të dhënat më të fundit të KeyData mbi çmimet e apartamenteve ekzistuese në Tiranë, duke theksuar se rritja e tyre ka prekur drejtpërdrejt jetën e familjeve shqiptare.
Shahinaj u shpreh se shifrat nuk janë më thjesht tregues statistikore, por realitet të cilin qytetarët e ndeshin çdo ditë. Sipas saj, rritja drastike e çmimeve ka bërë pothuajse të pamundur që të rinjtë të blejnë një apartament, duke ndikuar në shtyrjen e martesave, uljen e lindshmërisë dhe rëndimin e buxhetit familjar.
Duke iu referuar të dhënave historike të KeyData, Shahinaj solli një krahasim të çmimeve nga viti 2005 deri më sot:
• Njësia nr. 1 (Shkozë, Sauk, Farkë, Bregas): nga 670 €/m² në vitin 2005 në 1522 €/m² sot.
• Njësia nr. 2 (zona qendrore: Piramida, stadiumi, Pazari i Ri): nga 696 €/m² në 2005 në 2010 €/m² sot, një çmim që sipas saj është madje më i ulët se realiteti i tregut.
• Njësia nr. 3 (Porcelan, Kinostudio): nga 512 €/m² në 2005 në 1503 €/m² sot, duke shënuar trefishim.
• Njësia nr. 4 (Oxhaku, 5 Maji): nga 492 €/m² në 2005 në 1524 €/m² sot.
• Njësia nr. 5 (Ish-Blloku, Liqeni Artificial, Komuna e Parisit, Kopshti Botanik): nga 692 €/m² në 2005 në 2153 €/m² në vitin 2025, megjithëse Shahinaj theksoi se çmimi real në këto zona është edhe më i lartë.
Ajo nënvizoi se këto të dhëna i referohen vetëm apartamenteve ekzistuese, ndërkohë që çmimet e ndërtimeve të reja dhe kullave janë ndjeshëm më të larta.
Shahinaj:
Faktikisht, këto shifra janë reale. Nuk janë më thjesht të dhëna statistikore. Janë shifra reale që çdo familje shqiptare i ndesh përditë. Dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë tek grupmosha e të rinjve.
Me rritjen e çmimeve është bërë e papërballueshme për ta që të blejnë një apartament, siç ka funksionuar më përpara. Një martesë, pastaj vinte blerja e apartamentit, fëmijët e me radhë.
Dhe kjo ndikon të gjitha, tek martesat, te shtyrja e martesës, tek lindshmëria dhe te buxheti familjar, patjetër. Siç mund ta shohim, në vitin 2005, në zonën tek njësia numër një, që përfshin Shkozë, Sauk, Farka, Bregas e të tjerë, ka qenë çmimi 670 metër katror sipas…
Ka qenë 670 euro metri katror në 2005-ën dhe shohim që ka shkuar 1522.Shohim tek njësia numër 2 që përfshin në zonën qëndrore, Piramidën, stadiumin, Pazarin e Ri dhe në vitin 2005 ka qenë me 696 euro. Sot 2010 euro.
Dhe të saktësoj diçka, sepse këto të dhëna janë për apartamentet që janë ekzistues. Apartamente ekzistues. Jo ndërtimet e reja apo kullat.
Te stadiumi, Pazari i Ri nuk janë me 2000 euro domethënë. Madje dhe me 2000 euro është një shifër pak më e ulët se realiteti besoj. Kalojmë tek njësia bashkiake numër tre, që përfshin Porcelan, Kinostudio. Në 2005-ën ka qenë 512 euro për metër katror. Sot është 1503, domethënë drejtpërdrejt trefishim çmimesh. Në njësinë bashkiake numër…
Domethënë te secila është 200-300 euro më shumë. Për ekzistueset, për apartamentet ekzistuese, kurse apartamentet e reja janë me çmime të tjera. Njësia bashkiake numër katër, që përfshin Oxhakun, 5 Majin.
Në 2005-ën ka qenë 492 euro, sot është 1524. Pak më e vogël diferenca për këtë zonë. Okej. Njësia bashkiake numër pesë, zonë qendrore, ish-Blloku, Liqeni Artificial, Komuna e Parisit, Kopshti Botanik. Në 2005-ën ka qenë 692 euro. Sot në 2025-ën… 2153. Dhe prapë mendoj që është shumë më i lartë sesa 2153…