Tag: normal

  • Lapaj sfidues/ Nuk largohem nga sheshi, bashkimi masiv i qytetarëve mund ta rrëzojë qeverinë

    Lapaj sfidues/ Nuk largohem nga sheshi, bashkimi masiv i qytetarëve mund ta rrëzojë qeverinë

    Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli në lidhje direkte nga sheshi përpara kryeministrisë ku ndodhet prej dy ditësh pa u larguar duke protestuar.
    Lapaj thotë se nuk largohet nga sheshi pa dhënë dorëheqjen kryeministri Edi Rama.
    Sipas tij, nëse njerëzit bashkohen procesi shkurtohet dhe Rama do detyrohet të largohet.
    Këtë betejë, Lapaj tha se po e bën për fëmijët e këtij vendi dhe për të jetuar pjesën e mbetur të jetës në një vend normal.
    Adriatik Lapaj: Ka dy variante. Për të hequr nuk më heqin dot. Se do vij prapë. Lodhen kot. S’ka si të më heqin. Do vij prapë. Nuk më mbajnë dot mbyllur. E para, fillon merr se unë e kam bërë dhe herë tjetër nuk kam ndjenjur natën me protestën e çmimeve. Kësaj here e bëj duke ndenjur 24 orë. E para njerëzit bashkohen më shpejt dhe procesi shkurtohet. Nëse ka bashkim masivisht Edi Rama detyrohet të japë dorëheqje nëse populli i Tiranës zbret në bulevard dhe nuk ikën pa dhënë dorëheqje. Do ishte varianti më i mirë për shqiptarët. E dyta, qytetarët nuk ndjejnë ndryshimin për këtë vend dhe vijojnë me festat dhe ne qëndrojmë së bashku me 30 të rinj në shesh, qëndrojmë aq sa të na mbajnë limitet biologjike, do e thotë trupi. Nuk është kauza ime, është kauza e çdo qytetari në këtë vend.
    Është çështja e një populli që vidhet dhe tallet. Po sakrifikoj për ti lënë vajzës sime dhe fëmijëve të këtij vendi. Që ti lëmë një vend normal. Pjesën që më ka mbetur të jetës ta jetoj në një vend normal. Ku ai që do të garojë ka mundësi të garojë dhe nuk i vidhet haku dhe merita. Nuk luftoj për gjëra të jashtëzakonshme, luftoj për një republikë normale.
    Ajo që mund të bëjmë ne këtu është kjo që po bëjmë. Në lidhje me grevën do ishe i gatshëm ti të vijë ne grevë? Ngelet një opsion i mundshëm.

  • Vithkuqi dhe Dardha zbardhen nga bora, qarkullim normal në akset rrugore

    Vithkuqi dhe Dardha zbardhen nga bora, qarkullim normal në akset rrugore

    Në qarkun e Korçës sot janë regjistruar reshjet e para të dëborës. Në zonat malore si Dardhë, Vithkuqi dhe Shtyllë në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit reshjet e borës janë në intesitet të ulët.Prefekti i Korçës, Nertil Jole në një reagim në rrjetet sociale, tha se në segmentin Boboshticë-Dardhë filluan reshjet e borës.“Kontraktori po punon për largimin e dëborës dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut. Stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje i Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron ato për të siguruar çdo ndërhyrje aty ku është e nevojshme”, tha Jole.Reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara.

  • “Qeveria duhet të binte sot”, Paloka shpërthen: Balluku duhet të ishte pas hekurave

    “Qeveria duhet të binte sot”, Paloka shpërthen: Balluku duhet të ishte pas hekurave

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë televizive ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama pas skandalit që ka përfshirë ministren Belinda Balluku, duke deklaruar se në çdo vend demokratik një ngjarje e tillë do të sillte rrëzimin e qeverisë.
    Sipas Palokës, dorëheqja e Ballukut nuk është gjë tjetër veçse një manovër për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia e kryeministrit, i cili sipas tij, ka qenë në dijeni të plotë të aferave dhe vendimmarrjeve që kanë sjellë dëm financiar minimal prej 50 milionë eurosh. Ai e cilësoi gjithë situatën një “kamuflim politik” dhe theksoi se drejtësia nuk do të guxojë të shkojë deri te Rama, duke e quajtur kryeministrin “hakmarrës dhe frikacak”.
    Edi Paloka: Absolutisht, nëse do ishim në një vend normal, në një vend sadopak demokratik, nuk po them demokratik, domethënë kjo do ishte një goditje fatale për qeverinë dhe normalisht, në çdo vend tjetër me një akt të tillë do kishte rënë qeveria. Kryeministri do duhej të jepte, pra duke i përjashtuar ato të parët, gjithë burgun që është mbushur me ministra të Ramës. Vetëm me këtë ngjarje, do duhej që Rama të jepte dorëheqje, jo Balluku.
    Balluku duhet të shkonte, pas hekurave. Rama duhet të jepte dorëheqje, qeveria binte dhe ne të kalonim në zgjedhje, në një vend normal. Po ne nuk jemi vend normal. Ne jemi vend, edhe njëherë e përsëris, ku edhe drejtësia për fat të keq bën lojën e Ramës. Në këtë rast, cila është arsyeja që Rama kërkon të largojë Ballukun? Sepse nuk ka nga çfarë të tërheqi vëmendjen tjetër. Është menjëherë mbas fitores në thonjëza ku ka marrë 83 mandate dhe Ballukun e riemëroi si zëvendëskryeministre para pak muajsh. Sot plas ky skandal. Ju mendoni që Rama nuk i dinte të gjitha këto? Absolutisht i ka ditur të gjitha. Cila është arsyeja që po largon Ballukun?
    Nuk mund ta them, po arsyeja mund të jetë dhe aq banale sa ne mos ta shkojmë ndërmend. Qoftë edhe ato sharjet e dala në përgjime apo ato talljet që bënte Balluku me vartësit e saj për Ramën, mund të jenë një shkak më se i mjaftueshëm për Ramën. Gjithë pjesa tjetër, domethënë me logjikë njerëzit normal thonë prit mo se ky si po dënon tash njeriun më të afërt të tij, njeriun që në fund fare ka bërë shumicën e allishverisheve, siç është vërtetuar dhe siç është, siç dihet botërisht tashmë. Qoftë edhe kjo e tunelit. Dihet shumë mirë që është Rama, nuk është Balluku ai që ka vendosur për këtë aferë.
    Me Ramën ishin në Turqi, me Ramën vendosën se për çfarë interesash, ai Baton Haxhiu tha për interesa gjeopolitike, po kjo pak rëndësi ka për drejtësinë. Në fakt janë thjesht interesat e Edi Ramës. Edhe po të jetë se ai ka kryer një shërbim ndaj ndaj Erdoganit apo ndaj dikujt tjetër, është thjesht interesi i Ramës, asnjë interes tjetër. Nuk ka për shqiptarët. Po pavarësisht kësaj, për drejtësinë nuk ka rëndësi fare, cilat kanë qenë arsyet. Fakti që ka një korrupsion me minimalen e 50 milionë euro dëm, e mbyll këtë histori. Pra kjo është një histori e mbyllur. Çështja ngelet prapë do të dënohet, do hiqet një kokë turku si Belinda apo do të dali drejtësia tek Edi Rama? Dhe unë po jua them që sot që as nuk bëhet fjalë që kjo drejtësi të dali tek Edi Rama. Përkundrazi. Pjesa tjetër është e gjitha kamuflim. Pse? Sepse duhet të njohësh Ramën se çfarë hakmarrësi i vogël është dhe çfarë frikacaku është për të kuptuar gjithë këtë që po ndodh.

  • “Rama po përgatit grusht shteti”, Zeka shpërthen ndaj Gaz Bardhit pas deklaratës: S’je normal, si mund të..

    “Rama po përgatit grusht shteti”, Zeka shpërthen ndaj Gaz Bardhit pas deklaratës: S’je normal, si mund të..

    Milaim Zeka ka komentuar në një studio televziive deklaratën më të fundit të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi sipas të cilit kryeministri Rama është duke përgatitur një grusht shteti.
    Sipas Zekës, deklarata të tilla nuk janë normale, duke shtuar se përsa kohë të ketë njerëz të tillë opozita, qytetarët shqiptarë do të votojnë të kundërtën.
    “Askush nuk e fajësoi opozitën. Ajo është inekzistente. Berisha sapo tha që Rama e poshtëroi Ballukun. Nuk ka njeri normal ta kuptojë çfarë donte të thonte. Edhe në 1000 vjet Rama nuk do e dorëzonte po mos ishte SPAK. Në rast se e kupton Bardhi se çfarë ka dashur të thotë Edi Rama po përgatit grusht shteti, kjo është të çmendesh. Deklarata e fundit e Bardhit më çon ke Gjergj Fishta. A është normal ky kur thotë se Rama po përgatit grusht shteti. Domethënë që ka thirr tanket te kryeministria. Sa të ekzistojnë njerëz të tillë qytetarët nuk do të votojnë për njerëz të tillë e opozitë të tillë”, tha Zeka

  • “Rama po përgatit grusht shteti”, Zeka shpërthen ndaj Gaz Bardhit pas deklaratës: S’je normal

    “Rama po përgatit grusht shteti”, Zeka shpërthen ndaj Gaz Bardhit pas deklaratës: S’je normal

    Milaim Zeka ka komentuar në Off the Record deklaratën më të fundit të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi sipas të cilit kryeministri Rama është duke përgatitur një grusht shteti.
    Sipas Zekës, deklarata të tilla nuk janë normale, duke shtuar se përsa kohë të ketë njerëz të tillë opozita, qytetarët shqiptarë do të votojnë të kundërtën.
    “Askush nuk e fajësoi opozitën. Ajo është inekzistente. Berisha sapo tha që Rama e poshtëroi Ballukun. Nuk ka njeri normal ta kuptojë çfarë donte të thonte. Edhe në 1000 vjet Rama nuk do e dorëzonte po mos ishte SPAK. Në rast se e kupton Bardhi se çfarë ka dashur të thotë Edi Rama po përgatit grusht shteti, kjo është të çmendesh. Deklarata e fundit e Bardhit më çon ke Gjergj Fishta. A është normal ky kur thotë se Rama po përgatit grusht shteti. Domethënë që ka thirr tanket te kryeministria. Sa të ekzistojnë njerëz të tillë qytetarët nuk do të votojnë për njerëz të tillë e opozitë të tillë”, tha Zeka.

  • Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

    Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

    “Biri im…” nga Edmond Tupja

    “Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti më godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes së tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

    Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t’i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshëm, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri.

    E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

    Po ty, po sivëllezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se fëmijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.

    Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi!

    Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete!

    Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve të tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

    Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbesat e Gesit e kështu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor.

    Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    EDMOND TUPJA: JETËN TA KUSHTOJ TY, GESI IM LULEBORE…

    Poezi nga Edmond Tupja

    Unë vdes atje ku dhëmbëzohet dhembja jote,Unë shpërbëhem atje ku rënkimi yt rrëmon,Ti je më i dënuari në dallgët e kësaj bote,Në shpirtin tim ti je më e dhembshura jehonë.

    Në thelb të buzëqeshjes sate rilind unë i lumturPastaj këndellem në rrezet e tua krejt i nderëFitoj sërish gjithçka ndër shekuj kisha humburPor pa ty rrokullisem i rrënuar në humnerë.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë

    “Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë

    Drejtor Ekzekutiv i William Barnet & Son, Wulliam P. Barnet, bëri disa batuta me kryeministrin Edi Rama gjatë një konference të përbashkët për AI.

    Ai e konsideroi Shqipërinë si një vend jo normal, po ashtu të njëjtën gjë tha edhe për Ramën, por duke e konsideruar si diçka pozitive.
    “Është një nder të jem këtu sot. Ju nuk jeni një vend normal (të qeshura në sallë) ai nuk është një kryeministër normal. Kjo është një gjë shumë e mirë në fakt sepse ju nuk keni kufizime.
    Ka aq shumë njerëz në Shqipëri, që popullsia barazohet me një qytet të vogël në Kinë. Juve nuk ju duhet një shkallë apo kapacitet për të kryer inovacionin, ju duhet vullneti i mirë për të qenë naiv, naiviteti është çmimi i të qënurit gjeni”, tha prof. William P. Barnet.

    Top Channel

  • Votimi i programit qeveritar pa debat, Bushati: Parlamenti, uturak i autokratit

    Votimi i programit qeveritar pa debat, Bushati: Parlamenti, uturak i autokratit

    Analisti Andi Bushati, i ftuar në një emision televiziv deklaroi se ajo që ndodhi në Parlament, ku programi i qeverisë u votua pa debat, në një seancë 25 minuta, ishte ngjarje pozitive, për të treguar që ky Parlament është “uturaku i Edi Ramës”. Sipas Bushatit, nëse seanca do të realizohej normalisht do të krijonte përshtypjen e gabuar se kemi të bëjmë me Parlament të një vendi demokratik.
    “Po sikur Rama të sillej si ëngjëll, këta duhet të bënin rolin e ëngjëllit? Të shkonin të diskutonin, ministrat të lexonin program, këta ta kundërshtonin dhe do mbaronte kjo senacë 25 orë dhe po ta shohësh këtë, thua qenka Parlament normal i një vendi demokratik. Kjo do të ishte farsa. Kjo do të ishte idiotësia. Sepse ky nuk është Parlament normal, nuk kemi kryeministër normal. Sot ndodhi, që Rama nuk duronte dot Klevis Balliun dhe Bardhin që bërtisnin dhe tha, meqë veshët e mi nuk janë në humor të dëgjojnë, votoni dhe mbylleni. Vrap Balla, votim tha! Vrap Niko Peleshi, votim!
    Këta kanë kërkuar komision për McGonigal, do e hapë njeri? Po për charterin e Ramës? Jo. Këta janë ca pupacë kot në Parlament. Shyqyr që ndodhi kjo, sepse është fytyra e vërtetë e këtij Parlamenti. Parlamenti është uturaku i autokratit. Çdo njeri, edhe nga opozita, po u soll normal brenda uturakut kuptohet se çfarë është. Në këtë kuptim ka pak rëndësi nëse provokoi Klevisi me Gaz Bardhin apo Rama. Ky Parlament duhet delegjitimuar sepse vetëm kështu kuptojmë në çfarë sistemi jetojmë. Nëse opozita sillet si në vend demokratik, bën lojën e autokratit. Kjo është fytyra e këtij Parlamenti”, deklaroi Bushati.

  • Pacientët mbipeshë kanë shanse më të mira mbijetese pas operacionit

    Pacientët mbipeshë kanë shanse më të mira mbijetese pas operacionit

    Njerëzit obezë kanë më pak gjasa të vdesin kur i nënshtrohen operacionit sesa ata me një peshë të “shëndetshme”, sipas një kërkimi të ri.

    Zbulimi se të rriturit mbipeshë përballen me një rrezik më të ulët vdekjeje pas një operacioni të madh sfidon udhëzimet aktuale për indeksin e masës trupore (BMI) “normal” tek personat që presin ndërhyrje kirurgjikale, thonë shkencëtarët amerikanë.

    Studimi sugjeron se personat mbi 65 vjeç që janë mbipeshë mund të kenë rrezik më të ulët vdekjeje gjatë 30 ditëve të para pas një operacioni elektiv të madh, krahasuar me ata me BMI normal.

    Studiuesit shqyrtuan rezultatet e ndërhyrjeve kirurgjikale tek pacientët e moshuar dhe zbuluan se të qenit “mbipeshë”, një BMI prej 25 deri në 29.9, lidhej me normat më të ulëta të vdekshmërisë afatshkurtër.

    Megjithatë, pacientët me peshë “normale” dhe ata “nën peshë” kishin një rrezik dukshëm më të lartë vdekjeje, sipas gjetjeve të botuara në JAMA Network Open.

    Autorja kryesore, dr. Cecilia Canales, nga David Geffen School of Medicine në UCLA, tha: “Udhëzimet tradicionale kirurgjikale shpesh theksojnë rëndësinë e një BMI normal para operacionit, por gjetjet tona sugjerojnë se këto rekomandime mund të kenë nevojë të rishikohen për të moshuarit.

    “Të moshuarit kanë konsiderata të ndryshme fiziologjike, dhe një tepricë e moderuar në peshë mund të jetë në fakt mbrojtëse në periudhën afatshkurtër pas operacionit.”

    Ekipi kërkimor analizoi të dhënat e 414 të rriturve mbi 65 vjeç që iu nënshtruan një operacioni elektiv të madh në Kaliforninë Jugore, mes shkurtit 2019 dhe janarit 2022.

    Pacientët u kategorizuan sipas BMI-së dhe u krahasuan për vdekshmërinë brenda 30 ditëve dhe një viti, delirin postoperativ, mënyrën e daljes nga spitali dhe komplikacionet.

    Pacientët në kategorinë mbipeshë kishin një normë vdekshmërie 30-ditore prej vetëm 0.8%, krahasuar me 18.8% për ata me BMI normal, një diferencë që mbeti “domethënëse” edhe pas rregullimit për faktorë si mosha, dobësia fizike dhe prania e kancerit.

    Nga ana tjetër, pacientët nën peshë kishin një normë vdekshmërie 30-ditore prej 15%.

    Profesoresha Catherine Sarkisian, nga Geffen School, tha: “Ky studim shton prova të reja tek ajo që njihet si ‘paradoksi i obezitetit’, ku një BMI më i lartë duket se lidhet me mbijetesë më të mirë tek disa grupe të të rriturve të moshuar.”

    Ajo shtoi: “Është e rëndësishme që vlerësimi paraoperativ të përshtatet me fiziologjinë e pacientëve të moshuar.”

    Ekipi kërkimor thotë se studimet e ardhshme duhet të eksplorojnë mekanizmat biologjikë dhe klinikë pas këtij asociacioni, për të përmirësuar udhëzimet kirurgjikale. / Talker News- Syri.net

  • LDK:Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, vonesat pengojnë institucionet

    LDK:Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, vonesat pengojnë institucionet

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka theksuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk është konstituuar dhe vonesat në këtë proces po dëmtojnë funksionimin normal të institucioneve.Në një komunikatë për media, LDK nënvizon se Kushtetuta e Kosovës, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe pa ekuivok sa i përket procedurave për konstituimin e Kuvendit. Partia paralajmëron se çdo tentim për të interpretuar ndryshe apo për të anashkaluar këto dispozita përbën shkelje të rendit kushtetues dhe cenim të parimeve demokratike.“Çdo vonesë në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve përbën një dëm të madh për vendin. Këto vonesa pengojnë funksionimin normal të jetës institucionale dhe përgjegjësia bie kryekëput mbi LVV-në dhe drejtuesin e saj,” thuhet në komunikatën e LDK-së.Partia nënvizon gjithashtu përkushtimin e saj për respektimin e plotë të rendit kushtetus dhe të rregullave demokratike, duke garantuar që institucionet e Kosovës të funksionojnë në përputhje me normat ligjore dhe të jenë shembull i demokracisë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka theksuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk është konstituuar dhe vonesat në këtë proces po dëmtojnë funksionimin normal të institucioneve.Në një komunikatë për media, LDK nënvizon se Kushtetuta e Kosovës, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe pa ekuivok sa i përket procedurave për konstituimin e Kuvendit. Partia paralajmëron se çdo tentim për të interpretuar ndryshe apo për të anashkaluar këto dispozita përbën shkelje të rendit kushtetues dhe cenim të parimeve demokratike.“Çdo vonesë në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve përbën një dëm të madh për vendin. Këto vonesa pengojnë funksionimin normal të jetës institucionale dhe përgjegjësia bie kryekëput mbi LVV-në dhe drejtuesin e saj,” thuhet në komunikatën e LDK-së.Partia nënvizon gjithashtu përkushtimin e saj për respektimin e plotë të rendit kushtetus dhe të rregullave demokratike, duke garantuar që institucionet e Kosovës të funksionojnë në përputhje me normat ligjore dhe të jenë shembull i demokracisë.