Tag: newcastle

  • FOTO/ Humbja ndaj Newcastle “tërbon” Guardiola-n, kapet me kameramanin

    FOTO/ Humbja ndaj Newcastle “tërbon” Guardiola-n, kapet me kameramanin

    Man.City u ndal sërish, këtë herë në transfertë përballë Newscatle, një humbje 2-1 që nuk i la një shije të mirë Pep Guardiola-s. Tekniku spanjoll dukshëm nuk ishte i qetë, ku fillimisht u kap me futbollistin e Newcastle, Bruno Guimaraes, ndërsa më pak vrapoi duke i kërkuar llogari një prej kameramanëve që po filmonte përplasjen e tij me Guimaraes.
    Guardiola i hoqi fillimisht një prej kufjeve kameramanit ndërsa më pas i tha diçka në vesh, pamje këto të cilat po bëjnë xhiro në rrjet.

     

  • Humbi toruan pas humbjes ndaj Newcastle, zbulohet pse Guardiola u përplas me kameramanin

    Humbi toruan pas humbjes ndaj Newcastle, zbulohet pse Guardiola u përplas me kameramanin

    23 Nëntor 2025

    12:01

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola u pa dukshëm i irrituar me një kameraman gjatë humbjes së Manchester City ndaj Newcastle, pasi ai po filmonte diskutimin e trajnerit me Bruno Guimaraes dhe Joelinton. Në pamjet që u bënë “virale”, Guardiola i heq operatorit kufjet ndërsa ky po bënte punën e tij, për t’i thënë diçka në vesh.
    Incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku City u mund 2-1 dhe mbeti 4 pikë larg kryesuesit, Arsenalit. Nëse “gunners” fitojnë të dielën kundër Tottenham, avantazhi i tyre mund të shkojë në 7 pikë.
    Ndeshja pati disa vendime të diskutueshme, që nuk i pëlqyen Guardiolës, përfshirë faullin e mundshëm ndaj Gianluigi Donnarumma në golin e 2-1, që as arbitri dhe as VAR-i nuk e sinjalizuan. Guardiola deklaroi për “Sky Sports”: “Gianluigi e pa episodin, unë jo. Iu besoj lojtarëve të mi, por unë nuk e kam parë. Ndodh edhe kështu me arbitrat, jemi mësuar”.

  • Guardiola shet një portier për të arritur te mbrojtësi i djathtë i preferuar

    Guardiola shet një portier për të arritur te mbrojtësi i djathtë i preferuar

    21 Nëntor 2025

    17:18

    Telesport

    Manchester City po përgatit një blerje të madhe për merkaton e janarit. Sipas TEAMTalk, bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Tino Livramento, i cili luan te Newcastle.
    Newcastle pati mundësinë ta shiste në verën e shkuar, por refuzoi. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2028. E vetmja mënyrë me të cilën Pep Guardiola ta blejë mbrojtësin anglez është portieri James Trafford, për cilin Newcastle vazhdon të jetë shumë i interesuar.
    Pra, një shkëmbim. City mund ta përdorë portierin si pjesë të marrëveshjes për Livramenton, i cili vlerësohet 55 mln paundë.

  • Guardiola: Tani nis sezoni i vërtetë, nuk duhet të lëmë pikë rrugës, duke nga nesër me Newcastle

    Guardiola: Tani nis sezoni i vërtetë, nuk duhet të lëmë pikë rrugës, duke nga nesër me Newcastle

    Pep Guardiola ka lëshuar një thirrje për garën e titullit, duke thënë se sezoni i vërtetë fillon tani. Manchester City do të përpiqet të ndjekë liderët e Premier League, Arsenal, në një periudhë të ngjeshur me ndeshje.
    Trajneri i City e njohu këtë fundjavë si të rëndësishme në garën për titull, me ekipin e tij që viziton Newcastle. “Ka dy pjesë të sezonit: kur mbaron afati i transferimeve në verë, dhe më pas kur mbaron pushimi ndërkombëtar i nëntorit“, u shpreh Guardiola.
    “Dhe tani pushimi ndërkombëtar ka mbaruar, tani deri në mars takohemi me njëri-tjetrin çdo tre ose katër ditë me ndeshje. Tani fillon sezoni i vërtetë, i vërtetë. Gjëja e rëndësishme është të jesh në krye ose afër tij”, tha Guardiola.
    Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Dhe pas kësaj, të arrijmë në fund të sezonit me mundësinë për të luftuar për të. Ky është objektivi, ndaj fitorja nesër do të jetë një hap i rëndësishëm për ne.”
    Guardiola tha se kjo fundjavë është e rëndësishme pasi parashikon që Arsenal nuk do të humbasë shumë pikë këtë sezon. Ndaj, fitorja kundër Newcastle është çelësi për të qëndruar afër kreut. “E vërteta është se një ekip aq i fortë sa Arsenal, janë të patëmetë,” tha Guardiola.
    “Është e njëjta ndjenjë që pata kur luftuam kundër Liverpool në të kaluarën. Ndjesia që pata është se ata nuk do të humbasin shumë pikë. Nëse ata shkëputen shumë pikë do të jetë e vështirë t’i kapim, siç bëri Liverpool sezonin e kaluar”, shtoi trajneri i “citizens”.
    “Ata që janë prapa duhet të ushtrojnë presion të jashtëzakonshëm. Kur distanca është kaq e madhe, është kaq e vështirë. Në të njëjtën kohë, jemi në nëntor dhe asgjë nuk është e përcaktuar. Në shkurt ose mars, kini kujdes, por tani është fillimi i sezonit”, përfundoi Guardiola.

  • Sulmuesi “pa rregulla” që ‘shiti’ Pablo Escobar dhe Capello nuk e deshi te Real Madridi

    Sulmuesi “pa rregulla” që ‘shiti’ Pablo Escobar dhe Capello nuk e deshi te Real Madridi

    Faustino Asprilla, legjendë e futbollit kolumbian, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur rreth përvojave të tij në botën e futbollit. Po ashtu, ka rrëfyer jetën e tij të re në një fermë ku kultivon kallam sheqeri, që e shet tek qeveria, dhe rrit kuaj.
    “Nevio Scala donte të më bënte të vrapoja te Parma, por i thashë: Nuk jam Forrest Gump, luaj futboll. Për mua, seksi është gëzim, martesa ishte një gabim rinor, nuk jam i krijuar për besnikëri”, – rrëfen ish-futbollisti 55-vjeçar.
    Asprilla, i cili vari këpucët në gozhdë në vitin 2004, pas një karriere me ekipe si Cúcuta Deportivo, Atlético Nacional, Parma, Newcastle United, Palmeiras, Fluminense, Atlante, Universidad de Chile, Cortuluá dhe Estudiantes de la Plata, tregon episodin e famshëm të negociatave me Pablo Escobar, kreun e kartelit të Medellín, për transferimin e tij te Parma për 2 milionë euro.

    “Kështu është shkruar, por unë kurrë nuk kam ditur gjë për këtë. Pablo Escobar padyshim e kishte në zemër Nacional Medellín dhe në atë kohë asgjë nuk bëhej pa pëlqimin e tij…, – zbulon “El Tino”. – Me rrogën e parë bleva 100 çezma ari dhe i dërgova në Kolumbi”.
    Me pagën e parë te Parma, ku shënoi 43 gola, sulmuesi nga Tuluá bleu 100 çezma: “I bleva në një qendër tregtare në Parma dhe i dërgova në Kolumbi. Ishin të lara me ar, të mrekullueshme. Miqtë që i morën menduan se ishin flori i pastër. Dhe kështu fitova reputacionin e një djali që ishte pasuruar shumë shpejt”.
    Tek Parma, ku nga 1992 deri më 1999 fitoi një Kupë të Italisë, dy Kupa UEFA, një Kupë të Kupave dhe një Superkupë të Europës, ai kujton përplasjet me trajnerin Nevio Scala:
    “Ai fliste për taktikë dhe unë nuk kuptoja asgjë. Më duhej topi për t’u argëtuar, për të vrapuar, për të kaluar kundërshtarin. Imagjino sikur të më interesonte formacioni 3-5-2… Një ditë, Scala më kërkoi të vrapoja për gjysmë ore rreth mureve të Cittadella-s. Ia hodha atletet dhe i thashë: Nuk jam Forrest Gump, jam një futbollist. Dhe dola nga dhoma e zhveshjes”.
    Raporti i tij me Nevio Scala u prish përfundimisht pas një incidenti jashtë fushe: “U ktheva në Kolumbi, nëna ime kishte ndërruar jetë. Qëndrova disa ditë në Tuluá dhe madje mora pjesë në një festë popullore. Isha pak i dehur, e pranoj, dhe u përfshiva në një sherr rruge.

    I rashë një dere autobusi me shkelm, u preva në pulpë dhe përfundova në spital. Kur u ktheva në Parma, mungonin pak ditë për finalen e Kupës së Kupave të vitit 1993 kundër Royal Antwerp. U rikuperova, por Scala deshi të më ndëshkonte dhe më la në stol”.
    Faustino Asprilla deklaroi për “Gazzetta dello Sport”: “Jam shumë mirë. Kam një fermë, shes kallam sheqeri tek qeveria kolumbiane dhe përmes një fushate publicitare shes prezervativë. E dini vetë, seksi ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua”.
    Asprilla nuk është fans i madh i stilit të sotëm të lojës dhe kritikon mungesën e driblimeve: “Shikoj futboll, por të gjithë duken si ushtarë nën urdhrat e trajnerit. Nëse dikush gabon, del jashtë. Më thuaj një lojtar që driblon sot… Më pëlqen Vinicius te Real Madridi, e shoh pak veten tek ai”.
    Asprilla shpjegoi pse nuk e përfundoi transferimin te Real Madridi, kur Fabio Capello ishte trajner mes viteve 1996 dhe 1997: “Kur isha te Newcastle, ekzistonte një marrëveshje për transferim. E mbani mend Davor Šuker, që ishte te Real Madridi? Šuker do shkonte te Newcastle, unë te Real Madridi. Trajner ishte Capello, ai tha ‘jo’, nuk më la të shkoja. A jam penduar? Jo, pse duhet? Isha i lumtur te Newcastle, ata më kërkuan mua. Mos vallë shkova dhe trokita në dyert e Real Madridit duke thënë: dua të vij te ju”.

  • Liverpool gjen te Newcastle zëvendësuesin ideal të Salah, kushton 70 milionë euro

    Liverpool gjen te Newcastle zëvendësuesin ideal të Salah, kushton 70 milionë euro

    26 Tetor 2025

    16:14

    Telesport

    Sipas të gjitha gjasave, Mohamed Salah po luan sezonin e fundit me fanellën e Liverpool-it. Edhe pse egjiptianit i skadon kontrata në vitin 2027, ai mund të largohet që në verën e ardhshme.
    Te Liverpool kanë filluar që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të egjiptianit dhe emri i parë në listë është ylli i Newcastle, Anthony Gordon.
    Anësori 24-vjeçar ka spikatur me paraqitjet e tij në Premier League, duke zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Liverpool-it.
    Sigurisht që marrëveshja me Newcastle nuk do të jetë aspak e lehtë, por një ofertë e mirë ekonomike mund të ndryshojë situatën. Newcastle e vlerëson lojtarin 70 milionë euro.

  • Sunderland i Xhakës i bën surprizën e hidhur Chelsea-s, Newcastle fiton në frymën e fundit (video)

    Sunderland i Xhakës i bën surprizën e hidhur Chelsea-s, Newcastle fiton në frymën e fundit (video)

    25 Tetor 2025

    17:56

    Telesport

    Chelsea ka zhgënjyer duke u mundur 1-2 nga Sunderland në “Stamford Bridge” për javën e tetë në Premier League.
    “Blutë” gjetën golin me Alejandro Garnacho që në minutën e 4-të, goli i parë për sulmuesin argjentinas më Chelsea-n. Barazimi i miqve do të vinte në minutën e 22-të me të zakonshmin Isidor.
    Goli i fundosjes për Chelsea-n do të vinte në minutën e 90+3, ku Chemsdine Talbi shënoi 1-2 për Sunderland.
    SHIKOGOLAT
    Në sfidën tjetër, Newcastle fitoi vetëm në minutat e fundit 2-1 ndaj Fulham në sfidën e luajtur në “St’James’Park”. Për “Qymyrxhinjtë” shënuan Jacob Murphy 18′ dhe Bruno Guimaraes 90′. Për fulham barazoi përkohësisht shifrat Lukic 56′.
    SHIKOGOLAT

  • Newcastle “blindon” Tonalin, 150 mln euro kaluzola e shitjes, Juve del jashtë garës?

    Newcastle “blindon” Tonalin, 150 mln euro kaluzola e shitjes, Juve del jashtë garës?

    Sandro Tonali shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Serie A, vetëm pak ditë më parë gjatë një interviste të dhënë për mediat në grumbullimin me kombëtaren italiane, duke lënë të kuptohet se një rikthim në Itali nuk do të ishte i pamundur në të ardhmen. Megjithatë, kërkesat e Newcastle United e bëjnë këtë një objektiv të vështirë për Juventusin dhe klubet e tjera italiane.
    Sipas raportimeve nga tabloidët britanik, Newcastle ka vendosur çmimin e mesfushorit në 130 milionë sterlina, rreth 150 milionë euro. Një shumë e tillë e bën të pamundur një transferim për momentin, duke e kthyer Tonalin në një ëndërr të largët për “Zonjën e Vjetër”.

    Përveç çmimit të kartonit, ka dhe pagën e lojtarit që është një tjetër pengesë. Tonali ka një kontratë me një pagë vjetore prej 9-10 milionë eurosh, një shifër e vështirë për t’u përmbushur nga klubet italiane që nuk kanë buxhetin e nevojshëm për një investim të tillë.
    Në një intervistë të fundit, vetë Tonali ka deklaruar se dëshira për t’u rikthyer në Serie A ekziston: “Ndoshta jo tani, por ndonjëherë do të doja të kthehesha në vendin tim.” Këto fjalë kanë ndezur spekulimet, por me kërkesat e larta financiare të Newcastle, rikthimi i tij mbetet larg.
     
    © BalkanWeb

  • CHAMPIONS LEAGUE: Fitore bindëse për Newcastle, Qarabag nuk e llogarit Copenhagen

    CHAMPIONS LEAGUE: Fitore bindëse për Newcastle, Qarabag nuk e llogarit Copenhagen

    1 Tetor 2025

    20:36

    Telesport

    Newcastle ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Champions League, pasi fitoi në transfertë 0-4 ndaj Royale Union SG. “Qymyrxhinjtë” gjetën fillimisht avantazhin në minutën e 18-të, ku Sandro Tonali me një goditje të lehtë në kufijtë e zonës së rreptësisë, por topi preket nga Nick Woltemade dhe goli i quhet gjermanit. Anthony Gordon dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë, pas një faulli brenda në zonë ndaj Elanga. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Newcastle.
    Në minutën e 63-të, Anthony Gordon shënon golin e tretë, sërish nga pika e bardhë e penalltisë, këtë herë pas prekjes së topit me dorë nga një lojtar vendas gjatë dyluftimit me Nick Woltemade. Harvey Barnes i futur në fushë në pjesën e dytë shënon golin e katërt në minutën e 80-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Osula.
    SHIKOGOLAT
    Në Baku, Qarabag nuk e diskutoi aspak fitoren ndaj Copenhagen, duke i mposhtur danezët me shifrat 2-0 dhe duke i dominuar në lojë nga fillimi në fund. Goli i parë i takimit u shënua nga Abdellah Zoubir në minutën e 28-të, me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Emmanuel Addai dyfishoi shifrat në minutën e 83-të me një supergol nga distanca, duke vulosur përfundimisht fitoren 2-0 të Qarabag, që numëron 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.
    SHIKOGOLA

  • CHAMPIONS LEAGUE: Newcastle e mbyll në avantazh të dyfishtë ndaj belgëve, Qarabag “kockë e fortë” për Copenhagen

    CHAMPIONS LEAGUE: Newcastle e mbyll në avantazh të dyfishtë ndaj belgëve, Qarabag “kockë e fortë” për Copenhagen

    1 Tetor 2025

    19:35

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në “Lotto Park” në Anderlecht, kampionia e Belgjikës, Royale Union SG është duke u mundur 0-2 nga Newcastle.
    “Qymyrxhinjtë” gjetën fillimisht avantazhin në minutën e 18-të me Sandro Tonali, italiani shënoi me një goditje të lehtë në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga një devijim, topi përfundon në rrjetë. Anthony Gordon dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë, pas një faulli brenda në zonë ndaj Elanga.
    SHIKOGOLAT
    Në Baku, Qarabag është duke fituar 1-0 ndaj Copenhagen, falë golit të shënuar nga Abdellah Zoubir në minutën e 28-të, me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN