Tag: nënshkruar

  • Gabimi fatal i Bayern Munich, refuzoi të paguante 10 mln euro për yllin e ri të Gjermanisë

    Gabimi fatal i Bayern Munich, refuzoi të paguante 10 mln euro për yllin e ri të Gjermanisë

    24 Nëntor 2025

    18:12

    Telesport

    Rreth një vit e gjysmë më parë, Bayern Munich humbi mundësinë për të nënshkruar me Assan Ouedraogo, i cili tashmë cilësohet si ylli i ri i Gjermanisë. Aktualisht, 19-vjeçari i cili luan si mesfushor qendëror, po shkëlqen te Leipzig, ku ka shënuar edhe 3 gola në 12 ndeshje.
    Gjatë sezonit 2023-2024, shumë klube të mëdha shprehën interes për të nënshkruar me Assan Ouedraogo. Në fund, pas spekulimeve të panumërta, futbollisti i talentuar u largua nga Schalke 04 dhe u bashkua me RB Leipzig, për 10 milionë euro.
    Babai i lojtarit zbuloi pak kohë më vonë, se i biri ishte shumë afër transferimit te Bayern Munich, të cilët i kishin propozuar kontratën me detajet e plota, por në fund bavarezët u tërhoqën për arsye që nuk u morën vesh kurrë.
    Sigurisht që drejtuesit e Bayern Munich janë bërë tani pishman, pasi Ouedraogo po rritet me shpejtësi si lojtar dhe vlera e tij në treg llogaritet 50-60 milionë euro, sipas asaj që raporton Sky Germany. 19-vjeçari debutoi pak ditë më parë me Gjermaninë dhe i mjaftuan vetëm 13 minuta lojë për të gjetur golin.

  • Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

    Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

    Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar projektligjin për rihapjen e Qeverisë dhe përfundimin e mbylljes së saj më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara.
    Ai e ka nënshkruar dokumentin për të financuar Qeverinë deri në fund të janarit, pasi atë e kanë miratuar Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.
    Në Zyrën Ovale, Trump ka thënë se Qeveria do t’i rinisë operacionet normale, pasi “njerëzit janë dëmtuar aq keq” nga mbyllja 43-ditore.

    Shumë shërbime qeveritare janë pezulluar prej tetorit dhe rreth 1.4 milion punëtorë federalë kanë qenë në pushim pa pagesë, ose kanë punuar pa paga.
    Edhe ndihmat për personat me të ardhura të ulëta ishin pezulluar, si dhe trafiku ajror ishte çrregulluar, me fluturime të anuluara apo të shtyra.
    Shërbimet qeveritare pritet të rikthehen në ditët në vijim, ndërsa situata në trafikun ajror pritet të stabilizohet para Festës së Falënderimeve, kur shumë amerikanë kthehen në shtëpi.
    Festa këtë vit shënohet më 27 nëntor. Besohet se edhe kjo datë ka ndikuar që kongresistët t’i rrisin përpjekjet për të arritur një marrëveshje,.
    Presidenti Trump, republikan, e ka fajësuar vazhdimisht Partinë Demokratike për mbylljen e Qeverisë.
    “Ata e kanë bërë këtë për arsye të pastra politike. Kur të afrohen zgjedhjet për Kongres dhe gjërat tjera, mos e harroni çfarë i kanë bërë shtetit tonë”, ka thënë ai.
    Demokratët dhe republikanët nuk janë pajtuar me javë për paketën e financimit të Qeverisë, mirëpo të dielën tetë demokratë janë shkëputur nga linja partiake dhe kanë ndihmuar në miratimin e projektligjit për hapje të Qeverisë.

  • Zelensky: Kam nënshkruar sanksione të reja kundër Rusisë

    Zelensky: Kam nënshkruar sanksione të reja kundër Rusisë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, duke u fokusuar te individët e përfshirë në strukturat qeveritare të Kremlinit dhe aktivitetet e plaçkitjes së territoreve të pushtuara.
    Ai shtoi se masa të veçanta prekin edhe një oficer të inteligjencës ushtarake ruse, mbledhës të taksave dhe një bashkëpunëtor të Putinit.
    Kievi do të veprojë gjithashtu kundër shtëpive botuese ruse që propagandojnë dhe justifikojnë agresionin rus në nivel global.

    “Kam nënshkruar sanksione të reja kundër Rusisë dhe këtë herë ato janë sanksione të posaçme”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X.
    Këto vendime ndikojnë individët që punojnë në strukturat qeveritare të Putinit dhe ata të përfshirë në plaçkitjen e territoreve ukrainase të pushtuara përkohësisht, një nga mbledhësit e tij të taksave, një oficer të inteligjencës ushtarake ruse dhe një bashkëpunëtor. Kievi gjithashtu po fillon veprime kundër shtëpive botuese ruse të angazhuara në justifikimin e agresionit dhe përhapjen e propagandës ruse në të gjithë botën’, tha ai.

  • Vonesat në zbatimin e projekteve çojnë borxhin e nënshkruar të patërhequr në 2.2 mld euro

    Vonesat në zbatimin e projekteve çojnë borxhin e nënshkruar të patërhequr në 2.2 mld euro

    Rritja e fortë e borxhit të pa-tërhequr deri në tremujorin e tretë të 2025-s paralajmëron se cikli i huamarrjes po ecën më shpejt se aftësia për zbatim e saj.Borxhi i nënshkruar i pa-tërhequr arriti në 2.2 miliardë euro në fund të 9 mujorit 2025, duke u rritur me 56 për qind në krahasim me fundin e vitit 2024, tregojnë të dhënat nga Ministria e Financave. Ky është një rekord historik për ketë tregues.“Borxhi i nënshkruar i “pa-tërhequr”, përfaqëson atë pjesë të huave dhe kredive të nënshkruara nga qeveria shqiptare me huadhënës ndërkombëtarë, por që ende nuk janë disbursuar, pra fondet janë të kontraktuara por nuk janë tërhequr në arkën e shtetit.Pas vitit 2020 borxhi i pa- tërhequr nis të rritet sërish, duke arritur në 845 milionë euro në vitin 2021, në mbi 1.1 miliardë euro në 2023 dhe rreth 2,2 miliardë euro në 2025. Kjo ecuri tregon se projektet e reja të huamarrjes ndërkombëtare janë nënshkruar dhe kanë vështirësi të zbatohenRritja e borxhit të pa-tërhequr tregon përqendrim të madh të projekteve të reja në fazë fillestare, që ende nuk kanë hyrë në zbatim praktik. Në aspekt fiskal, ky tregues pasqyron një rezervë potenciale të financimeve të gatshme për investime publike në vitet në vijim, por njëkohësisht është tregues i mungesës së ekzekutimit të projekteve për shkak të burokracive procedurale apo vonesave në përgatitjen teknike të tyre.Rritja me 56% ose 788 milionë euro vetëm në vitin 2025 tregon për rrezik ne efikasitetin e përdorimit të borxhit publik dhe ndikimin real në ekonomi.Një nga arsyet kryesore lidhet me proceset e gjata burokratike në fazën e zbatimit të projekteve. Edhe pse marrëveshjet e huasë nënshkruhen me afate dhe kushte të përcaktuara, përfshirja e shumë institucioneve shqiptare në procesin e miratimit, prokurimit dhe implementimit bën që disbursimet të vonohen. Çdo ndryshim teknik në projekt, si përzgjedhja e kompanive zbatuese, çështjet e pronësisë apo ndryshimet në kostot e materialeve, mund të shtyjë afatet për muaj të tërë.Një tjetër dobësia institucionale dhe mungesa e kapaciteteve teknike në administratën publike për të përgatitur projektet sipas standardeve që kërkojnë huadhënësit ndërkombëtarë shkakton vonesa. Këto institucione shpesh kërkojnë dokumentacion të detajuar, analiza ndikimi, tenderim transparent dhe plane monitorimi, të cilat nuk realizohen në kohë.Procedurat e huadhënësve ndërkombëtarë po bëhen gjithnjë e më të rrepta dhe kërkojnë verifikim të çdo faze para disbursimit të fondeve./ B.HoxhaBurimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trump “dëshmon” një tjetër paqe, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit

    Trump “dëshmon” një tjetër paqe, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit

    pamje nga nenshkrimi i marreveshjes

    MALAJZI- Tailanda dhe Kamboxhia kanë nënshkruar një marrëveshje të zgjeruar armëpushimi në prani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në Kuala Lumpur të Malajzisë, duke u bazuar në një marrëveshje që i dha fund luftimeve vdekjeprurëse kufitare në korrik.
    Kryeministri kamboxhian Hun Manet dhe kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul nënshkruan marrëveshjen të dielën në kuadër të samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kuala Lumpur, menjëherë pas mbërritjes së Trump.
    “Ne bëmë diçka që shumë njerëz thanë se nuk mund të bëhej”, tha Trump, i cili bashkë-nënshkroi marrëveshjen së bashku me kryeministrin malajzian, Anwar Ibrahim, pritës të samitit, ndërsa bënte udhëtimin e tij të parë në Azi që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë.
    Anutin i Tajlandës tha se marrëveshja krijon “thelbësin për një paqe të qëndrueshme”, ndërsa kryeministri kamboxhian Hun e quajti atë një “ditë historike”.
    Tarifat e përdorura si kërcënim
    Marrëveshja bazohet në një armëpushim të arritur tre muaj më parë kur Trump përdori kërcënimin e tarifave më të larta kundër të dy vendeve për t’i bindur ato të përfundonin pesë ditë luftimesh që rezultuan në dhjetëra vdekje dhe zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve.
    Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e 18 ushtarëve kamboxhianë nga Tajlanda dhe heqjen e armëve të rënda nga rajoni kufitar, me trupa malajziane që do të vendosen për të siguruar që luftimet të mos rifillojnë.
    Territori përgjatë kufirit 800 km (500 milje) midis Tajlandës dhe Kamboxhias është diskutuar për dekada të tëra.
    Pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit të dielën, Trump nënshkroi marrëveshje të ndara ekonomike me Kamboxhian dhe Tajlandën, duke përfshirë një marrëveshje mbi tregtinë reciproke me Phnom Penh dhe një marrëveshje mbi mineralet kritike me Bangkokun.
    Anwar i Malajzisë, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në nënshkrim, vlerësoi marrëveshjen gjatë fjalës së tij hapëse në samit, duke thënë se “na kujton se pajtimi nuk është lëshim, por një akt guximi”.
    Tajlandezët janë të kujdesshëm
    Duke raportuar nga Sa Kaeo, Tajlandë, Tony Cheng i Al Jazeera tha se marrëveshja e nënshkruar të dielën në thelb përforcoi “marrëveshjet që janë bërë tashmë”.
    Trupat malajziane ishin menduar të dislokoheshin sipas marrëveshjes fillestare të paqes të nënshkruar në korrik, por ende nuk kishin mbërritur, tha ai.
    Ai tha se, ndërsa tajlandezët mirëpritën “çdo lloj lëvizjeje drejt paqes”, ata e shihnin marrëveshjen si “fillimin e fundit” të konfliktit, në vend që ta përshëndetnin atë si zgjidhjen e mosmarrëveshjes në vetvete.
    «Djalli do të fshihet në detajet e kësaj marrëveshjeje», tha ai.
    Ai tha se ushtria tajlandeze kishte punuar për të pastruar disa zona kufitare të diskutueshme, në të njëjtën kohë që disa fshatra kishin ndërtuar strehimore të reja kundër bombave në javët e fundit.
    “Pra, njerëzit këtu janë ende të shqetësuar nëse kjo mund të shkojë në të dyja drejtimet,” tha ai.
     

  • Mourinho merr drejtimin e Benficës, tani është zyrtare

    Mourinho merr drejtimin e Benficës, tani është zyrtare

    Tani është zyrtare. Jose Mourinho është trajner i Benficas. Klubi portugez ka nënshkruar me teknikun e njohur, këtë të enjte.
    “Benfica njofton se ka arritur një marrëveshje me trajnerin José Mário dos Santos Mourinho Félix për të nënshkruar një kontratë pune sportive deri në fund të sezonit 2026/27.

    Për më tepër, 10 ditë pas ndeshjes së fundit zyrtare të sezonit 2025/26, në të njëjtat kushte, si Benfica ashtu edhe trajneri kanë mundësinë të zgjedhin të mos e rinovojnë kontratën për sezonin 2026/27”.

  • Conte: Napoli ka nënshkruar lojtarë që mund të na ndihmojnë në të tashmen dhe të ardhmen

    Conte: Napoli ka nënshkruar lojtarë që mund të na ndihmojnë në të tashmen dhe të ardhmen

    10 Shtator 2025

    10:24

    Telesport

    Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, këtë fundjavë rikthehet kampionati i Serie A, me kampionët e Napoli që do të udhëtojnë në Firence. Një përballje e vështirë për trajnerin Antonio Conte, që synon 3 pikët.
    “Çdo ndeshje është e vështirë, por ne jemi gati të luajmë ndaj të gjithëve. Jemi një ekip që ka evoluar, ka ndryshuar e që synon të bëjë sërish mirë në Itali dhe Europë”, u shpreh Conte.
    Duke folur për merkaton e verës, ai shtoi: “Napoli ka nënshkruar lojtarë që mund të na ndihmojnë në të tashmen dhe të tjerë për të ardhmen. Ne e kemi kompletuar skuadrën sepse nuk mund të mbështetemi te 12-13 lojtarë dhe këtë vit na duheshin lojtarë të rinj në një ekip fitues”.
    “Tani mbërritën Elmas, i cili sot do të na kishte ndihmuar nga stoli dhe Hojlund duhet të vijë gjithashtu si zëvendësim për Lukaku. Po bëjmë gjithçka që mundemi për të kompletuar skuadrën, e cila vitin e kaluar nuk do të kishte qenë në gjendje t’i përballonte të gjitha garat që kemi këtë vit”, tha Conte.

  • “Me shënimin e Trump dhe të dhëna të tjera”/ Publikohet “libri i ditëlindjes” së Epstein

    “Me shënimin e Trump dhe të dhëna të tjera”/ Publikohet “libri i ditëlindjes” së Epstein

    Ligjvënësit amerikanë kanë publikuar një kopje të një “libri ditëlindjesh” që iu dha financierit të ndjerë të dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein, në vitin 2003, i cili përfshin një shënim që dyshohet se është nënshkruar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
    Libri u publikua me një mori dokumentesh që përfshijnë testamentin e Epstein dhe librin e tij personal të adresave, me kontakte që përfshijnë anëtarë të familjes mbretërore, personazhe të famshëm, modele dhe politikanë nga e gjithë bota.
    Avokatët e pasurisë së Epsteinit dërguan dokumente në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve pasi u thirrën në gjyq muajin e kaluar.
    Shtëpia e Bardhë mohoi se letra e supozuar nga Trump, e cila përmbante një vizatim të trupit të një gruaje, ishte autentike dhe tha se presidenti “nuk e ka vizatuar këtë fotografi dhe nuk e ka nënshkruar atë”. Presidenti ka mohuar vazhdimisht letrën dhe ka paditur për shpifje The Wall Street Journal, e cila e raportoi e para.
     

  • Pritej të largohej nga futbolli, Xhimi Vardi prezantohet te Kremona

    Pritej të largohej nga futbolli, Xhimi Vardi prezantohet te Kremona

    Sulmuesi 38 vjeçar befason me lëvizjen, nga Lester shkon në Serie A te skuadra befasuese. Merkato e orëve të fundit…

    Vardi te Kremoneze: “U.S. Cremonese është krenare të njoftojë nënshkrimin e Jamie Vardy, i cili ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026, me mundësinë e zgjatjes së kontratës në varësi të përmbushjes së disa kushteve.”

    İlkaj Gundogan ka mbërritur në Stamboll, gati për të filluar aventurën e tij të re me Gallatasarayn. Ai u tha gazetarëve në aeroport: “Jam shumë i emocionuar. Gjithmonë kam qenë një tifoz i madh i Gallatasarajt, siç është e gjithë familja ime. Mesfushori vjen nga Mançester Siti, ku bëri 358 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe duke dhënë 47 asiste.

    Marseja: Pas huazimit të Pavardit nga Interi, Marseja ka përfunduar dy nënshkrime të përhershme: mbrojtësin qendror Nayef Aguerd nga Uest Ham dhe mesfushorin Matt O’Riley nga Brajton.

    Porto, ka nënshkruar një përforcim të madh mbrojtës: ish-mbrojtësin e Specias, Jakub Kivior. Lojtari polak mbërrin në Portugali në formë huazimi me të drejtë blerjeje./Sportiim.al/

    Mbrojtësi spanjoll Raul Abiol i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë te Piza-s deri në fund të sezonit. Ish-lojtari i Real Madridit kthehet në Serie A pas gjashtë vitesh.

  • Teodor Keko: E shtunë ish kur vdiq dashuria

    Teodor Keko: E shtunë ish kur vdiq dashuria

    Teodor Keko

    E shtunë ishte kur vdiq dashuria.Sapo e kishte nënshkruar Perandoridekretin: E DJELA për skllevërit pushim!Dashuria pushoi. U majm’. Pa ëndrra,të hënën mallkoi e u ngrit me përtim.

    E shtunë ish kur vdiq dashuria.*Titulli i origjinalit: “Vdekja e dashurisë”./KultPlus.com