Pritet të jetë një maratonë seancë plenare sot, për shkak të mocionit me debat lidhur me gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, zgjedhje të cilat opozita vijon të mos i njohë, duke i cilësuar si të manipuluara. Diskutimet pritet të jenë të gjata dhe të shoqëruara me tension, pasi ky mocion konsiderohet nga opozita si një çështje thelbësore që lidhet me legjitimitetin e procesit elektoral.
Seanca pritet të zgjatet ndjeshëm edhe për shkak të një rendi dite tepër të ngarkuar, ku krahas mocionit, janë programuar dy interpelanca, një me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, dhe tjetra me Kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
Rendi i ditës përfshin gjithashtu një sërë projektligjesh me impakt të gjerë në fushën fiskale, financiare dhe ekonomike, duke e kthyer këtë seancë në një ndër më voluminozet e sesionit. Mes tyre janë projektligjet për ndryshimet në procedurat tatimore, TVSH, tatimin mbi të ardhurat, sistemin e taksave vendore dhe faturimin elektronik, të cilat shoqërohen me diskutime dhe votime nen për nen dhe në tërësi.
Në fokus të veçantë është projektligji për marrëveshjen e paqes fiskale, si edhe iniciativat për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe fshirjen apo shuarjen e detyrimeve tatimore, të cilat pritet të ngjallin debat të gjerë për shkak të ndikimit të tyre në administratën fiskale dhe bizneset.
Një nga pikat më të rëndësishme të seancës është shqyrtimi dhe votimi i buxhetit të vitit 2026, dokumenti kryesor financiar i shtetit, i cili, ashtu sikurse ka ndodhur pwrgjatw çdo viti, prodhon debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për prioritetet ekonomike dhe sociale të qeverisë.
Më tej, deputetët do të shqyrtojnë edhe projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat (PPP)”, një nismë që përfshin një proces të gjerë konsultimesh, raportimesh nga komisionet parlamentare dhe diskutimesh nga grupet politike, për shkak të rëndësisë strategjike dhe transparencës së kërkuar në këtë fushë.
Pjesa e fundit e rendit të ditës përfshin projektligjin për gjuetinë, ndryshimet në ligjin për ndryshimet klimatike, ndryshimet në regjistrimin e OJF-ve, si dhe projektvendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një vendim që kërkon shumicë të cilësuar 3/5.
Në fund të seancës, sipas rregullores, do të zhvillohen edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Tag: ndryshimet
-

Sot, seancë maratonë në Kuvend: Nga interpelanca me Ramën, te zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe raporti i ODIHR
-

Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,383-të, ndërsa sulmet ruse në disa zona të Ukrainës vazhdojnë akoma duke sjellë shqetësime edhe për centralit bërthamor të Çernobilit pasi çatia e objektit është dëmtuar nga goditjet me dronë dhe ka nevojë për riparime urgjente
“Ndryshimet e Donald Trump në strategjinë e sigurisë kombëtare të cilat kritikojnë ashpër Evropën dhe paralajmërojnë për rrezikun e “fshirjes së qytetërimit” janë “në përputhje” me vizionin e Moskës dhe mund të hapin rrugën për “punë konstruktive” me SHBA-në mbi çështjen ukrainase”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai theksoi gjithashtu se dokumenti i ri strategjik nuk e përmend Rusinë si një “kërcënim të drejtpërdrejtë”, duke e quajtur këtë “një hap pozitiv”.
Ndërkohë, Rusia po intensifikon operacionet ushtarake në disa zona të Ukrainës, duke kryer një seri sulmesh të koordinuara me dronë dhe raketa hipersonike, të cilat kanë goditur sërish kryeqytetin, Kievin.
Shqetësime të reja kanë lindur edhe rreth centralit bërthamor të Çernobilit pasi çatia e objektit është dëmtuar nga goditjet me dronë dhe ka nevojë për riparime urgjente.Top Channel
-

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se ndryshimet që presidenti amerikan Donald Trump ka bërë në strategjinë për sigurinë kombëtare, duke kritikuar Europën dhe duke paralajmëruar për rrezikun e “shuarjes së civilizimit”, janë “të përputhshme” me vizionin e Moskës.
Peskov shtoi se këto ndryshime mund të sigurojnë një “bashkëpunim konstruktiv” me Shtetet e Bashkuara për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë.
“Ndryshimet janë në masë të madhe të përputhshme me pikëpamjet tona”, tha ai, duke shprehur shpresën se kjo mund të garantojë vazhdimin e punës së përbashkët për paqen në Ukrainë. -

“Ndryshimi që nuk votova”/ Malaj zbulon prapaskenat e mbledhjes së tensionuar me Ramën: Hodhi farën…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka rrëfyer në një emision televiziv tensionet e forta brenda Partisë Socialiste në vitin 2008, kur u miratuan ndryshimet kushtetuese që, sipas tij, “hodhën farën e partive autokratike”.
Malaj zbuloi se, gjatë një mbledhjeje të zgjatur me Edi Ramën, kishte kërkuar që ndryshimet të shoqëroheshin me opinione profesionale nga ekspertë të së drejtës kushtetuese. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh, ndaj ai refuzoi t’i votonte ndryshimet, të cilat sot i konsideron si pikënisje e dobësimit të demokracisë së brendshme të partive.
Duke komentuar 12 vitet e fundit të qeverisjes së Ramës, Malaj deklaroi se kryeministri nuk ka dashur të dëgjojë, pavarësisht problemeve të qarta të qeverisjes. Ai vlerësoi rolin e SPAK, duke e cilësuar atë si strukturën më efektive të shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, i mbështetur nga të gjithë deputetët e Parlamentit. Sipas tij, disa zyrtarë të arrestuar sot janë produkt i vendimeve të guximshme të SPAK-ut.
Sa i përket çështjes së dorëheqjeve të zyrtarëve nën hetim, Malaj solli shembullin e ish-ministrit Luan Rama, i cili u largua për shkak të presionit publik pas një incidenti me gazetarët. Në këtë kontekst, ai theksoi se integriteti është test i vërtetë në kohë krize dhe se Rama duhet të vendosë standarde të qarta, sidomos kur bëhet fjalë për ministra nën hetim.
Malaj u shpreh se Rama e ka të humbur betejën me drejtësinë, pasi sistemi gjyqësor është i ngritur mbi standarde evropiane dhe nuk mund të ndikohet. Sipas tij, kryeministri po tepron me sulmet verbale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke dëmtuar balancën e pushteteve.
Ai paralajmëroi se nëse mandati i katërt i qeverisë kthehet në “fotokopje të të mëparshmëve”, situata në vend do të përkeqësohet. Malaj zbuloi gjithashtu se në librin që po shkruan për integritetin politik, Edi Rama do të zërë një vend të veçantë si figurë “antagoniste”, duke përfshirë të gjitha përplasjet që kanë karakterizuar raportin e tyre politik ndër vite. -

Studimi! Truri ynë nuk ndalon kurrë së ndryshuari, adoleshenca deri te të tridhjetat, ja 5 fazat kryesore të zhvillimit
Një studim i ri shkencor zbulon se truri i njeriut nuk ndalon kurrë së ndryshuari dhe gjatë jetës kalon pesë faza të qarta zhvillimi, të shoqëruara me katër moshë-kyçe që shënojnë ndryshime të mëdha në funksionimin e tij.
Hulumtimi, i cili analizoi skanime të trurit të rreth 4.000 njerëzve deri në moshën 90 vjeç, tregon se truri mbetet në fazën “adoleshente” deri në fillimin e të tridhjetave, moment kur arrin pikun e tij funksional.
Sipas BBC, pikat e mëdha të ndryshimit ndodhin në moshat 9, 32, 66 dhe 83 vjeç. Këto të dhëna ndihmojnë në kuptimin e rrezikut të çrregullimeve mendore dhe sëmundjeve neurodegjenerative, si demenca, përgjatë gjithë jetës.Dr. Alexa Mousley shpjegon se: “Truri rindërtohet vazhdimisht. Forcon dhe dobëson lidhjet e tij pa ndjekur një model të pandryshueshëm, ka ritme të alternuara dhe faza të rikonfigurimit.”Sipas saj, megjithëse njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri, këto katër mosha u shfaqën shumë qartë në të dhënat e studimit, falë numrit të madh të skanimeve të përdorura.
Pesë fazat e zhvillimit të trurit1) Fëmijëria (nga lindja deri në 9 vjeç)
Truri rritet me shpejtësi dhe heq lidhjet e tepërta nervore që formohen në vitet e para. Në këtë periudhë funksionon më pak në mënyrë të organizuar si një fëmijë që eksploron pa drejtim të qartë.
2) Adoleshenca e zgjeruar (9–32 vjeç)
Nga mosha 9 vjeç e deri në fillim të të 30-ave, lidhjet nervore bëhen gjithnjë e më efikase. Kjo është periudha me ndryshimet më të mëdha në tru dhe coincidon me rrezikun më të lartë për shfaqjen e çrregullimeve mendore. Truri arrin pikun e tij funksional në fillim të dekadës së tretë.
3) Mosha e rritur (32–66 vjeç)
Kjo është faza më e gjatë dhe më e qëndrueshme. Ndryshimet në tru ndodhin më ngadalë, efikasiteti fillon të ulet pak e nga pak, dhe vërehet një lloj “platoje” edhe në personalitet dhe aftësi njohëse.
4) Plakja e hershme (66–83 vjeç)
Rreth moshës 66 vjeç, truri hyn në një periudhë tranzicioni. Nuk funksionon më si një sistem i bashkuar, por ndahet në nënzona që bashkëpunojnë më ngushtë me njëra-tjetrën. Në këtë fazë shfaqen më shpesh demenca dhe probleme të tjera shëndetësore, si hipertensioni.
5) Plakja e vonë (pas 83 vjeç)
Pas kësaj moshe, ndryshimet e trurit intensifikohen. Gjetja e truve plotësisht të shëndetshëm në këtë grupmoshë ishte sfidë për studiuesit, por modelet e ndryshimit ngjajnë me fazën e plakjes së hershme, vetëm më të theksuara.
Shkencëtarët theksojnë se këto faza lidhen ngushtë me etapë-kyçe të jetës si adoleshenca, formimi profesional, prindërimi dhe sfidat shëndetësore të moshës së tretë. Ndryshimet në “rrjetëzimin” e trurit ndikojnë në vëmendje, memorie, gjuhë dhe sjellje të tjera.
Studimi, i botuar në Nature Communications, nuk i analizoi veçmas burrat dhe gratë, duke lënë të hapur pyetje për çështje si ndikimi i menopauzës.Prof. Duncan Astle, nga Universiteti i Cambridge, thekson: “Shumë çrregullime neurozhvillimore, psikiatrike dhe neurologjike lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si është i lidhur truri.”
Ndërsa Prof. Tara Spires-Jones nga Universiteti i Edinburgut e përshkroi studimin si “shumë interesant”, pasi tregon qartë se sa shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme ndryshon truri ynë gjatë gjithë jetës. -

“Forcojmë kapacitetet vendore”, Mazniku: Duam reformë konsensuale, herët për të folur për ulje ose jo të bashkive
Nga Mola Luku
Fuqizimi i bashkive sa i përket financave, burimeve njerëzore si dhe projekteve konkrete, janë sfidat kryesore dhe fokusi i Partisë Socialiste që pritet të adresohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territorial. Në një intervistë për Vizion Plus, bashkëkryetari Arbjan Mazniku u tregua i qartë se objektivi i mazhorancës është që të forcohen kapacitetet e institucioneve vendore.
“Ne duhet të shohim kompetencat e bashkive. Sa kapacitet apo buxhet kanë bashkitë për t’i ofruar qytetarëve shërbimin e nevojshëm. Cilat janë ndryshimet që duhet të kryejmë në mënyrë që ne ti arrijmë pikërisht këto elementë që do të fuqizojnë bashkitë për 10 apo 20 vitet e ardhshme”, tha Mazniku.Mazniku shpjegoi se ndryshe nga reforma elektorale, territorialja ka afat pasi ndryshimet duhet të miratohen një vit para zgjedhjeve lokale.
“Ne kemi një dritare shumë të ngushtë. Kjo do të thotë që deri qershorin e vitit 2026 ne duhet të kemi gati ndryshimet e nevojshme që nevojiten për nivelin vendor, ndërsa elementët e tjerë mund ti shohim më pas. Pra këto ndryshime duhet të kryhen përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore, përndryshe dritarja na hapet për zgjedhjet vendore të 2031-shit”, shtoi Mazniku.
Nëse mazhoranca ka një plan për të ulur numrin e bashkive në vend, bashkëkryetari socialist dha këtë përgjigje.
“Është ende herët për të folur për ulje apo rritje të numrit të bashkive. Nëse ne flasim për numra tani, sfumojmë çështje të tjera të cilat janë me rëndësi dhe që pritet të diskutohen në mbledhjet e reformës territoriale”, tha ai.
Mazniku e vuri theksin edhe tek bashkëpunimi me opozitën teksa nenvizoiedhe kërkesat e miratuara në mënyrë që të mos ketë bojkot apo përplasje nga të djathtët.
“Kërkuan numër të barabartë anëtarësie, ne ia dhamë atë. Kërkuan bashkëkryetar, ne gjithashtu ia miratuam si kërkesë. Pra, ne i kemi dhënë disa sinjale opozitës për të treguar qartë që kërkojmë një reformë gjithpërfshirëse”, tha Mazniku.
Të enjten do të zhvillohet mbledhja e dytë pas konstituimit të komisionit të posaçëm për reformën territoriale, ku pritet ti bashkohenedhe anëtarët e Partisë Demokratike. -

Studimi/ Truri ynë nuk ndalon kurrë së ndryshuari, adoleshenca deri te të tridhjetat, ja 5 fazat kryesore të zhvillimit
Një studim i ri shkencor zbulon se truri i njeriut nuk ndalon kurrë së ndryshuari dhe gjatë jetës kalon pesë faza të qarta zhvillimi, të shoqëruara me katër moshë-kyçe që shënojnë ndryshime të mëdha në funksionimin e tij. Hulumtimi, i cili analizoi skanime të trurit të rreth 4.000 njerëzve deri në moshën 90 vjeç, tregon se truri mbetet në fazën “adoleshente” deri në fillimin e të tridhjetave, moment kur arrin pikun e tij funksional.
Sipas BBC, pikat e mëdha të ndryshimit ndodhin në moshat 9, 32, 66 dhe 83 vjeç. Këto të dhëna ndihmojnë në kuptimin e rrezikut të çrregullimeve mendore dhe sëmundjeve neurodegjenerative, si demenca, përgjatë gjithë jetës.
Dr. Alexa Mousley shpjegon se: “Truri rindërtohet vazhdimisht. Forcon dhe dobëson lidhjet e tij pa ndjekur një model të pandryshueshëm, ka ritme të alternuara dhe faza të rikonfigurimit.”Sipas saj, megjithëse njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri, këto katër mosha u shfaqën shumë qartë në të dhënat e studimit, falë numrit të madh të skanimeve të përdorura.
Pesë fazat e zhvillimit të trurit1) Fëmijëria (nga lindja deri në 9 vjeç)
Truri rritet me shpejtësi dhe heq lidhjet e tepërta nervore që formohen në vitet e para. Në këtë periudhë funksionon më pak në mënyrë të organizuar — si një fëmijë që eksploron pa drejtim të qartë.
2) Adoleshenca e zgjeruar (9–32 vjeç)
Nga mosha 9 vjeç e deri në fillim të të 30-ave, lidhjet nervore bëhen gjithnjë e më efikase. Kjo është periudha me ndryshimet më të mëdha në tru dhe coincidon me rrezikun më të lartë për shfaqjen e çrregullimeve mendore. Truri arrin pikun e tij funksional në fillim të dekadës së tretë.
3) Mosha e rritur (32–66 vjeç)
Kjo është faza më e gjatë dhe më e qëndrueshme. Ndryshimet në tru ndodhin më ngadalë, efikasiteti fillon të ulet pak e nga pak, dhe vërehet një lloj “platoje” edhe në personalitet dhe aftësi njohëse.
4) Plakja e hershme (66–83 vjeç)
Rreth moshës 66 vjeç, truri hyn në një periudhë tranzicioni. Nuk funksionon më si një sistem i bashkuar, por ndahet në nënzona që bashkëpunojnë më ngushtë me njëra-tjetrën. Në këtë fazë shfaqen më shpesh demenca dhe probleme të tjera shëndetësore, si hipertensioni.
5) Plakja e vonë (pas 83 vjeç)
Pas kësaj moshe, ndryshimet e trurit intensifikohen. Gjetja e truve plotësisht të shëndetshëm në këtë grupmoshë ishte sfidë për studiuesit, por modelet e ndryshimit ngjajnë me fazën e plakjes së hershme, vetëm më të theksuara.
Shkencëtarët theksojnë se këto faza lidhen ngushtë me etapë-kyçe të jetës si adoleshenca, formimi profesional, prindërimi dhe sfidat shëndetësore të moshës së tretë. Ndryshimet në “rrjetëzimin” e trurit ndikojnë në vëmendje, memorie, gjuhë dhe sjellje të tjera.
Studimi, i botuar në Nature Communications, nuk i analizoi veçmas burrat dhe gratë, duke lënë të hapur pyetje për çështje si ndikimi i menopauzës.Prof. Duncan Astle, nga Universiteti i Cambridge, thekson: “Shumë çrregullime neurozhvillimore, psikiatrike dhe neurologjike lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si është i lidhur truri.”
Ndërsa Prof. Tara Spires-Jones nga Universiteti i Edinburgut e përshkroi studimin si “shumë interesant”, pasi tregon qartë se sa shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme ndryshon truri ynë gjatë gjithë jetës. -

Ndryshimet klimaterike ‘godasin’ Shqipërinë, Bego jep lajmin e alarmin: Pritet që të kemi…
I ftuar në një emision televiziv, pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Ferdinand Bego, analizoi me detaje ndryshimet klimatike dhe ndikimin e tyre në vendin tonë. Ndryshimet klimatike padyshim që përbëjnë sfidën më të madhe të njerëzimit, të periudhës post industriale.
Klithmat e para të kësaj krize u ndjenë që në vitet 1970-1980, ku shkencëtarët e parë dhanë alarmin që kujdes se kemi arritur në një periudhë kritike dhe në qoftë se nuk marrim masa, të tjerët do na akuzojnë.
Jemi sot 60-70 vite prapa dhe profetsia e tyre ka dalë. Sot mbarë bota përballet me ato që quhen ‘kapriçot e klimës’ të cilat prekin si vendet e zhvilluara ashtu edhe vendet e pazhvilluara. Vendet e zhvilluara kanë luksin për tu përballur me pasojat e këtyre ndryshimeve klimatike, n
dërkohë që vendet e varfëra janë në mëshirë të fatit. Nga viti më vit, pasojat e ndryshimeve klimatike janë sa vijnë e më katastrofike. Ne vërtetë paguajmë kostot e klimës, por nuk jemi vetëm ne fajtor, ne si Shqipëri, si vend. Ne vuajmë dhe pasojat globale të klimës, pavarësisht se jetojmë në një vend të vogël si Shqipëria”, u shpreh Bego. -

Nga ndihma për ndryshimet në Kode te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi Lamallari-Nordio
Gjatë qëndrimit në Romë me kabinetin qeveritar, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pritur në takim zytar nga homologu i tij italian, Carlo Nordio.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari thotë se ka disktuar mes të tjerash për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Lamallari:Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më tepër të takohem me homologun tim italian Carlo Nordio, me të cilin patëm një bisedë miqësore e tejet produktive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të posaçme marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Diskutuam gjithashtu për mbështetjen që Italia mund të na japë në ndryshimet ligjore që ne do të bëjmë për Kodet Penale dhe të Procedurës Penale, por edhe në ambicien tonë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Ne e çmojmë shumë partneritetin me Italinë fqinje, kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe avokatinë e pandalshme për integrimin e Shqipërisë në BE.
-

Nga ndryshimet në Kodin Penal te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi i Lamallarit me homologun italian
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari është pritur në një takim zyrtar në Romë nga homologu i tij italian, Carlo Nordio. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari njofton se ka diskutuar për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
“Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më tepër të takohem me homologun tim italian Carlo Nordio, me të cilin patëm një bisedë miqësore e tejet produktive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të posaçme marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Diskutuam gjithashtu për mbështetjen që Italia mund të na japë në ndryshimet ligjore që ne do të bëjmë për Kodet Penale dhe të Procedurës Penale, por edhe në ambicien tonë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Ne e çmojmë shumë partneritetin me Italinë fqinje, kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe avokatinë e pandalshme për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Lamallari.