Tag: ndërtimi

  • Polonia do të nisë ndërtimin e centralit të saj të parë bërthamor

    Polonia do të nisë ndërtimin e centralit të saj të parë bërthamor

    Ndërtimi i centralit të parë bërthamor të Polonisë do të fillojë tani, pasi Komisioni Evropian miratoi kërkesën e Varshavës për të ndarë 14.2 miliardë euro ndihmë shtetërore për projektin.
    Vendimi u mirëprit nga kryeministri Donald Tusk, i cili tha në një mbledhje të kabinetit se kjo do të thotë që “ndërtimi do të jetë në gjendje të fillojë menjëherë”, që këtë muaj.
    Centrali bërthamor, i cili do të ketë një kapacitet deri në 3.75 gigavat (GW), do të ndërtohet në bregdetin verior të Detit Baltik të Polonisë.

    Pritet të fillojë funksionimin në gjysmën e dytë të viteve 2030.

  • Punonte në kantier ndërtimi/ Rrëzohet nga kati i tretë, punëtori 51-vjeçar në gjendje kritike

    Punonte në kantier ndërtimi/ Rrëzohet nga kati i tretë, punëtori 51-vjeçar në gjendje kritike

    Një burrë 51-vjeçar shqiptar është shtruar në spital në gjendje kritike pas një aksidenti në punë dje, në një kantier ndërtimi në rrugën Ellinos Stratiotou në Patra.

    Sipas informacioneve nga mediat e huaja, punëtori dyshohet se ka rënë nga kati i tretë në një bosht të zbrazët ashensori, duke rezultuar në lëndime të rënda.

    Ai u transportua me ambulancën drejt Spitalit Universitar të Patrës, ku po trajtohet i intubuar në repartin e kujdesit intensiv.Policia vazhdoi me arrestimin e mbikëqyrësit të projektit, i cili më pas u lirua.

  • “46 leje nën tryezë”, Kulluri alarmon: Rama po blen PD-në me leje ndërtimi në Orikum

    “46 leje nën tryezë”, Kulluri alarmon: Rama po blen PD-në me leje ndërtimi në Orikum

    Analisti Edvin Kulluri denoncoi se familjarë të drejtuesve të PD kanë marrë leje ndërtimi nga kryeministri Edi Rama në zonën bregdetare të Orikumit e Radhimës, por edhe në Dukat.
    “Njerëzit e PD po marrin leje ndërtimi nga Edi Rama. Janë 46 leje ndërtimi të miratuara në zonën Orikum-Dukat, duke grabitur tokat, janë bashkë në biznes.
    Po marrin leje ortakët e drejtuesve të PD, njerëzit e afërt dhe familjarët që po marrin leje nga Edi Rama. PD duhet të shkëputet nga ata që veprojnë nën tavolina. Prandaj them që këta djem, Salianji dhe Alimehmeti kanë një malore shumë të madhe”, tha Kulluri.
    Gjithashtu, Kulluri kritikoi foltoret e Berishës para Kryeministrisë, por edhe protestën e Adriatik Lapajt në të njëjtin vend.
    “Në mendimin tim, Foltorja e PD dhe protesta e Lapajt te Kryeministria janë të dirigjuara nga Rama. Mos gënje që njerëzit të të ndjekin. Tjetri premtoi se do të fitonte me 71 mandate. PD i thotë regjim këtij? Por kush është Edi Rama para Ramiz Alisë? Ku ka sot ushtri? Ku ka sot Shkollë të Bashkuar? Janë këta që e kanë bërë regjim, që e kanë mitizuar Edi Ramën dhe po vuajmë çmimin unë, tha ai.

  • Ndërtoi një kapanon pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

    Ndërtoi një kapanon pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

    Ndaj 50-vjeçarit rëndon vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.
    Shkodër – Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ndërtoi pa leje, një kapanon me konstruksion metalik në lagjen “10 Korriku.
    Ndaj 50-vjeçarit rëndon vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.
    Njoftimi i policisë:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm.
    Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.
    Ky shtetas kishte ndërtuar pa leje, një kapanon me konstruksion metalik, në pronën e tij në lagjen “10 Korriku”, me qëllim për ta përdorur për biznes.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi/ IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate, në Kryeqyteti

    3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi/ IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate, në Kryeqyteti

    IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit i ka vendosur shiritin një objekti 14-katësh, i cili ka rezultuar pa leje ndërtimi. Pallati ndodhet në Rrugën e Kastriotëve, mbi Terminalin e Autobusave të Jugut dhe Veriut.
    Objekti është me14 kate mbi toke dhe 1 kat nentoke, 3 kate jane realizuar pa leje ndertimi.
    Objekti eshte pezulluar dhe eshte vene shiriti.

  • IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate në Tiranë/ Pezullohen punimet, 3 katet e objektit pa leje ndërtimi

    IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate në Tiranë/ Pezullohen punimet, 3 katet e objektit pa leje ndërtimi

    IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit i ka vendosur shiritin një objekti 14-katësh, i cili ka rezultuar pa leje ndërtimi. Pallati ndodhet në Rrugën e Kastriotëve, mbi Terminalin e Autobusave të Jugut dhe Veriut.  
    Objekti është me14 kate mbi toke dhe 1 kat nentoke, 3 kate jane realizuar pa leje ndertimi. 
    Objekti eshte pezulluar dhe është vënë shiriti. 

  • Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë

    Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë

    Ndonëse në vitin 2024, ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen rreth 4%, në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme, nëse shihen të detajuar kontribuuesit në këtë ecuri, realiteti është zhgënjyes.
    Në vend që të mbështetet te prodhimi, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet apo industria, ajo është mbajtur kryesisht nga efekti fiskal i taksave neto dhe shpenzimet publike për pagat e administratës, duke theksuar një model të rritjes së nxitur nga konsumi dhe politika buxhetore, jo nga baza reale prodhuese.
    Për herë të parë në historinë e post-tranzicionit, shteti ka qenë kontribuuesi më i madh i ekonomisë në vitin 2024, duke sjellë më shumë se gjysmën e rritjes. Ironikisht, fakti që shteti po mban mbi shpinë më shumë se gjysmën e rritjes ekonomike na rikthen në kujtimet e ekonomisë socialiste, ku rritja mbështetej te shteti dhe jo te prodhimi real.
    Në rezultatin prej 4%, taksat neto[1] dhanë ndikimin më të lartë 1.97 pikë përqindje. “Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm” ishin kontribuuesi i dytë me 0.91 pikë përqindje, si rrjedhojë e rritjes së pagave në sektorin publik.
    Sipërmarrja private kontribuoi me vetëm 1.97 pikë përqindje, nga 3.84 pikë përqindje në vitin 2023, ose 96% të rritjes të atij viti.
    Në 2024-n, sipërmarrja private solli vetëm 49% të rritjes totale të ekonomisë. Ky është kontributi më i ulët historik i bizneseve, që nga 1996-a, kur INSTAT raporton të dhënat (janë përjashtuar vitet 1997 dhe 2020, kur trendi i ekonomisë ishte negativ për shkak të përkatësisht krizës së piramidave dhe pandemisë së Covid 19).
    Ecuria e PBB-së në vitin 2024 është mbajtur artificialisht më lart përmes rritjes së të ardhurave fiskale, jo përmes rritjes reale të prodhimit apo eksporteve.
    Të ardhurat nga TVSH dhe akcizat janë rritur, për shkak të çmimeve më të larta dhe konsumit të brendshëm, të nxitur dhe nga turizmi, por kjo nuk përfaqëson domosdoshmërisht rritje të qëndrueshme ekonomike.
    Edhe qeveria e ka nxitur këtë tendencë, përmes politikës së rritjes së pagave në administratën publike për dy vjet radhazi, në një përpjekje për të konkurruar me rajonin dhe për të shtyrë sipërmarrjet private që të bëjnë të njëjtën lëvizje (edhe përmes pagës minimale), pa u shqetësuar shumë për lidhjen me produktivitetin, duke vënë në “siklet” sipërmarrjet prodhuese.
    Pasojat po ndihen në ekonomi. Nëse heqim kontributin e shtetit, rritja në 2024-n është vetëm 1.97%, nga 3.84% vitin e kaluar, duke qenë niveli më i ulët që nga 2013-a (gjithnjë përjashtuar vitin e pandemisë).
    Një analizë më e detajuar sipas aktiviteteve ekonomike tregon një model të paqëndrueshëm ekonomik, për të mos thënë rastësor. “Ndërtimi”, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, “Energjia elektrike, furnizimi me gaz”, që kanë qenë kontribuuesit kryesorë të rritjes deri në vitin 2023, kishin një efekt minimal në vitin 2024.
    Ndërtimi është një sektor ciklik, që duket se ka arritur një maturim të ri, ndonëse ka ende shumë projekte në horizont që kanë marrë leje për t’u zhvilluar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Në vitin 2023, ndërtimi solli gati një të tretën e rritjes, ndërsa në 2024-n, kontributi zbriti në 13%.
    Ritmi i lartë i ndërtimeve, në një korrelacion të çuditshëm që nuk lidhet shumë me kërkesë ofertën, apo me rritjen e të ardhurave e pagave, vetëm sa i ka bërë më të shtrenjta apartamentet për vendasit, sidomos në kryeqytet.
    Çmimi mesatar i banesave në Tiranë ka arritur në rreth 2 mijë euro për metër katror, duke u trefishuar në krahasim me dy dekada më parë dhe duke e bërë kryeqytetin shqiptar ndër më të papërballueshmit në Europë, në raport me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Numbeo, duke qenë një faktor shtesë që ka rritur koston e jetesës, krahas produkteve ushqimore.
    “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, një sektor i nxitur nga turizmi, sërish nuk po arrin të ketë efekt dominues, duke dhënë ndikim të kufizuar (8% të rritjes në 2024 nga 23% në 2023).
    Të dhënat e INSTAT tregojnë se vlera e shtuar në këtë sektor po rritet shumë më ngadalë se të ardhurat, duke sinjalizuar efekt më të ulët në ekonomi.
    Energjia është një sektor i varur tërësisht nga moti, teksa prodhimi nga uji sjell ende mbi 90% të totalit, ndonëse po rritet ngadalë dhe pesha e fotovoltaikëve. Kontributi i saj në rritje ishte 4% në 2024-n, nga 20% në vitin 2023.
    “Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike”, apo profesionet e lira, një nga treguesit e zhvillimit të ekonomisë moderne, sepse përfaqëson kapacitetin analitik dhe kreativ të ekonomisë dhe burimin e inovacionit për bizneset e tjera, që po rritej me shpejtësi vitet e fundit, u tkurr ndjeshëm në 2024-n, duke dhënë kontribut prej më pak se 1% të rritjes, nga 12% në vitin 2022.
    Përpjekja e qeverisë për të taksuar rëndë këtë aktivitet në 2024-n, që dështoi përkohësisht pas kthimit nga Gjykata Kushtetuese, duket se është reflektuar në stepjen e tij.
    “Tregtia me shumicë dhe me pakicë” po jep gjithashtu kontribut të ulët, me 12% të totalit të rritjes, teksa emigracioni ka ndikuar negativisht në konsum, që nuk arrin të rikuperohet plotësisht nga turizmi. Shtrenjtimi i çmimeve, ndërsa ka ndikuar pozitivisht në kontributin e taksave neto, duke shtuar të ardhurat buxhetore, ka ulur fuqinë blerëse të popullatës.
    Sektorë të tjerë të rëndësishëm për punësimin, si bujqësia, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese kanë dhënë kontribute negative për tre vite radhazi, duke reflektuar vështirësitë strukturore të ekonomisë reale si nivelin e ulët të investimeve, kostot e larta të energjisë dhe mungesën e fuqisë punëtore./MONITOR

  • Të dhëna tronditëse/ Vendi rikthehet në komunizëm! Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë

    Të dhëna tronditëse/ Vendi rikthehet në komunizëm! Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë

  • “Rikthim në socializëm”/ Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë

    “Rikthim në socializëm”/ Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë

  • Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

    Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

    Në periudhën korrik-shtator, janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke treguar se sektori vazhdon të mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. 
    Nga këto leje, 231 i përkasin ndërtimeve për banim, të cilat përbëjnë afro katër të pestat e totalit. Sipërfaqja e planifikuar për ndërtesat rezidenciale arrin në 273 mijem², duke përfshirë projekte të llojeve të ndryshme, nga shtëpitë njëkatëshe, deri te ndërtesat me shumë kate dhe rezidencat e komunitetit. 
    Ndërtesat jo-rezidente përbëjnë një segment më të vogël, me 58 leje dhe një sipërfaqe totale prej 77 mije m². Në këtë grup, ndërtimet industriale janë ato që zënë peshën kryesore, duke treguar një aktivitet të shtuar në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në disa zona të vendit. 
    Sipas qarqeve, Tirana zë vendin e parë, me 93 leje ndërtimi të miratuara dhe me 72% të gjithë sipërfaqes së miratuar në rang vendi. Ky përqendrim i lartë pasqyron jo vetëm ritmin e lartë të urbanizimit në kryeqytet, por edhe orientimin e investimeve drejt zonave me kërkesën më të lartë për banesa dhe infrastruktura mbështetëse. Tirana vijon të tërheqë projekte të mëdha rezidenciale, sidomos ndërtime shumëkatëshe dhe komplekse komunitare. 
    Vlera e përgjithshme e projekteve ndërtimore – përfshirë ndërtesat dhe punimet inxhinierike – është 15,9 miliardë lekë.