Tag: murit

  • Bie nga kati i tretë i pallatit e moshuara në Korçë, mbetet mes murit dhe kondicionerit

    Bie nga kati i tretë i pallatit e moshuara në Korçë, mbetet mes murit dhe kondicionerit

    Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës.

    Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati.
    Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shpëtimin e të moshuarës. Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • E moshuara bie nga kati i tretë, shpëtohet pasi mbeti mes murit dhe kondicionerit

    E moshuara bie nga kati i tretë, shpëtohet pasi mbeti mes murit dhe kondicionerit

    Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës.
    Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati.
    Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shpëtimin e të moshuarës. Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    gijotina.com/

  • Si dhe pse u ndërtua muri më i njohur në botë?

    Si dhe pse u ndërtua muri më i njohur në botë?

    Berlini

    Më 13 gusht 1961, udhëheqja e RDGJ-së filloi ndërtimin e murit që për gati 30 vjet do ta mbante Gjermaninë të ndarë dhe që u kthye në simbolin e ndarjes mes Evropës Lindore e asaj Perëndimore.

    Në fillim të gushtit të vitit 1961 në Moskë u takuan udhëheqësit e atëhershëm të partive komuniste të Bllokut Lindor. Ata vendosën mbylljen e kufirit mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.

    Më 12 gusht 1961, Valter Ulbriht, kryetar i shtetit i RDGJ nënshkroi urdhërat për mbylljen e kufirit. Më 13 gusht, ushtria, policia dhe trupat luftarake nisën të ndërtojnë Murin e Berlinit.

    Një mëngjes i mjegullt gushti në Bernauer Strasse. Një tramvaj ecën qetë nëpër shina dhe zhurma e ndërtimit përzihet me tingëllimën e këmbanave të kishës. Dy turistë me çanta të mëdha shpine ecin rrugës përpjetë, në duar kanë një gidë udhëtimi. Më parë, muri kalonte mes për mes Bernauer Strasse, sot atje ndodhet vetëm një pjesë e këtij muri, e madhe dhe ngjyrë gri.

    Si përkujtohet ndërtimi i murit

    Vizitorëve nuk u duhet shumë fantazi për ta spostuar përfytyrimin e tyre në kohën e ndarjes: “Mua po më dridhen gjunjët dhe nuk jam në gjendje të flas. Jam i shokuar” Të ngjeshur me njëri-tjetrin qëndrojnë turistët në platformën – verandë të qendrës përkujtimore dhe vështrojnë nga sipër pjesët që kanë mbetur nga sistemi i gjerë i mbrojtjes së kufirit. Më të rinjtë e shohin për herë të parë murin, të vjetrit lidhin me të një pjesë të biografisë: “Më kujtohen mirë pamjet me ushtarin, që kërcen aty mbi telin me gjemba, në kohën e ndërtimit të murit nga Lindja për në Perëndim. Dhe gjithmonë dëgjoje lajmet se atje është vrarë dikush. Ishte e vështirë të pranoje përfytyrimin se këta ishin bashkëatdhetarë, gjermanë, që shtinin kundër njëri-tjetrit.”

    Sabrina 16-vjeçare ka zbritur nga kulla e vëzhgimit dhe po shikon ekspozitën-filma, fotografi dhe dokumenta tonikë për ndërtimin e murit. Kur muri u rrëzua, Sabrina ende nuk kishte lindur. Tani nxënësja përpiqet ta përfytyrojë Berlinin si qytet të ndarë dhe kjo i fut frikën: “Po të përpiqeshe të kaloje aty matanë, të vrisnin, njerëzit nuk jetonin dot si donin dhe ishin të detyruar të qëndronin aty.”

    Gjurmët e murit sot

    Shumica e turistëve çuditen që prej murit ka mbetur kaq pak dhe kërkojnë gjurmë dhe pjesë të mbetura në qytet. Për fat të mirë, thotë historiania Gabriele Camphausen nga “Shoqata Muri i Berlinit”. #bboi#

    “Nuk ishin vetëm turistët e huaj, që me pyetjet e tyre këmbëngulëse: ku mund ta shoh Murin? i zgjuan politikanët berlinezë dhe ata federalë. Një gjë duhet thënë: në vitet 90-të, nga ana e politikës interesi ishte tepër i vogël, për të ndërmarrë ndonjë iniciativë për sqarimin e historisë së Murit të Berlinit.”

    Kur më 1989 Muri i Berlinit u hap dhe pak më vonë u rrëzua, pasoi një periudhë e distancimit ndaj këtij kapitulli të dhimbshëm të historisë gjermane të pasluftës. Asgjë nuk duhet ta turbullonte gëzimin për ribashkimin e sapofituar. Ky është një shkak se pse në Berlin kanë mbetur në kaq pak vende pjesë të Murit të Berlinit. Në shumë pjesë të qytetit, vendin ku ka kaluar Muri ta tregon vetëm një vijë e shënuar në tokë. Por ajo që ka rëndësi nuk janë vetëm betoni dhe telat me gjemba, thotë Gabriele Camhausen, por perceptimi i historisë së Murit: “Besoj se ne, sa më shumë kohë të kalojë, hapin në mendjet tona dyer të reja, dritare të reja. Krijohen hapësira krejt të reja pyetjesh. Qoftë edhe për hir të faktit, sepse brezat që vijnë nuk preken më drejpërdrejt personalisht. Kjo do të thotë se ata nuk i kanë më pozicionime të caktuara. Ata bëjnë pyetje që neve as na shkojnë në mendje ose të cilat për ne janë edhe pak të tabuizuara.”

    Ndarja gjermano- gjermane zgjati 28 vjet. Sipas të dhënave të qendrës për studimet historike në Pocdam, nga viti 1961 deri në vitin 1989, u vranë në Murin e Berlinit 136 vetë./DW

    LEXO EDHE: 60-vjetori i ndërtimit të Murit të Berlinit, 10 gjëra që mund t’mos i keni ditur

  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027

    “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste nuk do të ndërmarrë më iniciativa për të shkarkuar Erion Veliaj, nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës.
    “Nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësisë”, tha kreu i PS.
    Rama konfirmoi se Erion Veliaj do të jetë në krye të Bashkisë deri në vitin 2027. “Pra Erion Veliaj do të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027? Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë.. Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë.. Ai nuk mund të shkarkohet. Kaq, është shumë e thjeshtë”, ka thënë kryeministri Rama.
    Edhe pse nuk ishte dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se nuk do t’i bien murit me kokë edhe pse sipas tij, GJK e la Tiranën pa zgjedhje dhe pa kryetar.
    “Gjykata Kushtetuese e la Tiranën pa zgjedhje dhe e la Tiranën pa kryetar bashkie. Ose më saktë konsideroi kryetar bashkie atë që është në pamundësi për të bërë detyrën kështu që, po Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë hapin e dytë që t’i japi mundësinë të bëjë detyrën”, tha Rama në një intervistë për ABCNews.
    I pyetur nëse do ta rimerrte vendimin për të shkarkuar Erion Veliajn, Rama tha se: do ta ribënte: ”Njëqind herë!”. Kreu i qeverisë tha se do të angazhohet për të vijuar takime me banorët e Tiranës, por i pyetur nëse do ta bashkëqeverisë Trianën me Erion Veliajn ai u shpreh: “Po unë patjetër do vijoj takimet me njësitë bashkiake në Tiranë!. Po takimet me njësitë bashkiake në Tiranë janë takime që bëhen në një komplet kontekst tjetër. Nuk kanë lidhje me fushatën zgjedhore janë takime që bëhen në kontekstin e komunikimit me njerëzit, dhe nuk bëhen vetëm në njësitë bashkiake në Tiranë, bëhen në të gjitha njësitë e Republikës.
    Kemi deputetët tanë, drejtuesit tanë politikë kanë qenë në të gjitha njësitë dhe vazhdojnë bëjnë punën me njerëzit se 83 mandate janë detyrim shumë i madh. Plus që tani përkon kjo me kohën e buxhetit, është buxheti i përgjithshëm dhe buxheti i përgjithshëm i 2026 ka disa gjëra shumë të rëndësishme për t’u ndarë me publikun.
    Kryefjalë, fillimi i ciklit të rritjes së pensioneve dhe pastaj është edhe buxheti bashkiak dhe nuk ka kryetar bashkie. Kështu që, drejtuesja politike e Tiranës, nënkryetarët, kryetarja në detyrë do bëjnë këtë punë dhe unë kur kam mundësi shkoj ose do shkoj qoftë aty, qoftë në vende të tjera”.
    Por çfarë do të ndodhë tani me kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu? Kryeministri Rama tha se: “Manastirliu është drejtuese politike e Tiranës, është deputete e PS! Është kandidatja jonë Ogerta, patjetër! Tani ne po flasim në kushtet që jemi sot. Lirohet s’lirohet Erioni, Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027 për 2031”, ka thënë kryeministri.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Kishte problemet e tij”/ U gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, flasin qytetarët: Pinte shumë alkool

    “Kishte problemet e tij”/ U gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, flasin qytetarët: Pinte shumë alkool

    Shtetasi Eduard Çarçani, është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë të Maliqit. 45-vjeçari u gjet i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.
    Një banor i zonës tha se viktima ka jetuar në Itali dhe ishte person që konsumonte shumë alkool.
    “Ne nuk dimë gjë. Ai jetonte më shumë në Itali, pak kohë qe ka ardhur. Kishte problemet e tij, pinte shumë. Djali kishte shume vite që jetonte në Itali me të mamanë me motrën edhe dajat andej i kishte, shtëpia ishte e pa banueshme”, u shpreh banori i zonës.
    Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri por bluza i ka ngecur në kangjellat dhe për pasojë, ka ndërruar jetë. Gjithashtu dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur.

  • U gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, flasin qytetarët: Jetonte në Itali, pinte shumë alkool

    U gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, flasin qytetarët: Jetonte në Itali, pinte shumë alkool

    Shtetasi Eduard Çarçani, është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë të Maliqit.

    45-vjeçari u gjet i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.
    Një banor i zonës tha për Top Channel se viktima ka jetuar në Itali dhe ishte person që konsumonte shumë alkool.
    “Ne nuk dimë gjë. Ai jetonte më shumë në Itali, pak kohë qe ka ardhur. Kishte problemet e tij, pinte shumë. Djali kishte shume vite që jetonte në Itali me të mamanë me motrën edhe dajat andej i kishte, shtëpia ishte e pa banueshme”, u shpreh banori i zonës.
    Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri por bluza i ka ngecur në kangjellat dhe për pasojë, ka ndërruar jetë. Gjithashtu dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur.

    Top Channel

  • Mister në Maliq, gjendet i vdekur në kangjellat e murit të një banese 45-vjeçari

    Mister në Maliq, gjendet i vdekur në kangjellat e murit të një banese 45-vjeçari

    Foto ilustruese

    MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Plasë të Maliqit, ku një person është gjetur i pajetë pranë një banese.
    Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një 45-vjeçar është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.
    Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri, por bluza i ka ngecur në kangjellat, ndërsa shkaqet që i morën jetën janë ende të paqarta.
    Gjithashtu, dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin, si dhe po kqyr nëse ka plagë në trupin e viktimës, që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen. /ZËRI

  • Rënia e Murit të Berlinit/ 36 vite nga bashkimi i dy Gjermanive, 9 nëntori është dita e ngjarjeve të mëdha

    Rënia e Murit të Berlinit/ 36 vite nga bashkimi i dy Gjermanive, 9 nëntori është dita e ngjarjeve të mëdha

    Më 9 nëntor Gjermania feston 36-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje.

    Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, u zhduk nga harta politike kampi socialist në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës.
    Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Rajshtagut (Reichstag) në Berlin se Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Ëilhelm II. kishte marrë fund.
    Demokracia e re në Gjermani pati një fillim të vështirë. Të majtët dhe të djathtët donin ta rrëzonin atë sa më parë. Më 9 nëntor 1923 në Mynih qindra nacional-socialistë (nazistë) vërshuan drejt ndërtesave shtetërore në një përpjekje për puç.
    Udhëheqësi i tyre ishte Adolf Hitler, i cili 10 vite më vonë do të merrte në mënyrë totalisht ligjore pushtetin në Gjermani dhe do të shkaktonte krizën më të madhe në histori: Luftën e Dytë Botërore. Gjatë kësaj lufte hebrenjtë u luftuan sistematikisht, deri sa në vitin 1942 filloi makineria për asgjësimin e plotë të tyre.
    Më 9 nëntor 1938, pra para fillimit të Luftës, në mbarë Gjermaninë iu vu zjarri sinagogave, dyqanet e hebrenjve u shkatërruan pothuajse të gjitha. Kjo u quajt në mënyrë cinike nata e kristaltë e Rajhut dhe do të shërbente si “provë e parë gjenerale” për Holokaustin. 9 nëntori 1938 është data më e tmerrshme në radhën e ditëve historike gjermane.
    Një kontrast gjigant ishte 9 nëntori 1989, dita e rënies së Murit të Berlinit. “E pabesueshme” ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve iu hapën krejt papritur kufijtë. Dhjetëra mijëra vetë kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë, Berlinit. Pas kësaj nate nuk kishte më kthim pas.
    E çara e parë në Murin e Berlinit solli shembjen e plotë të sistemit të sëmurë. Data 9 nëntor shkruajti për herë të katërt histori gjermane – por këtë radhë histori të mrekullueshme.

    Top Channel

  • Shembja e murit të Berlinit, 36 vjet më parë mijëra gjermanë rrëzuan “barrierën e turpit”

    Shembja e murit të Berlinit, 36 vjet më parë mijëra gjermanë rrëzuan “barrierën e turpit”

    U mbushën 36 vjet nga shembja e Murit të Berlinit, i cili ishte bërë simbol i Luftës së Ftohtë. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht të vitit 1961 dhe e shndërroi në një ishull Berlinin Perëndimor në Gjermaninë Lindore.
    Muri, i cili ndante qytetin e Berlinit në dy pjesë ende kujtohet si “muri i turpit”, edhe pse kanë kaluar  më shumë se tri dekada nga rënia e tij.
    Në ato vite, 2.5 milionë njerëz të rinj dhe të arsimuar ikën nga Gjermania Lindore në atë Perëndimore për arsye ekonomike.

    Administrata e Gjermanisë Lindore, për të parandaluar këto ikje, më 12 gusht 1961 në mënyrë të fshehtë vendosi që të mbyllë kufirin në Berlin. Ditën e ardhshme, ushtarët rrethuan me tela me gjemba rajonin e kontrolluar nga sovjetikët. Ndërkaq, më 17 gusht 1961, pas dështimit për të parandaluar këto ikje përmes gardhit kufitar, Muri i Berlinit, i lartë 3.6 metra në atë kohë, filloi të ndërtohet me tulla.
    Kështu, Berlini, i ndarë në vitin 1949, u nda edhe fizikisht përmes murit, i cili në të njëjtën kohë ndante edhe Evropën dhe botën në dy blloqe dhe u shndërrua në simbol të Luftës së Ftohtë.
    Përveç se  kalonte në qendër të Berlinit, muri, me një gjatësi prej 155 kilometrash, përfshinte edhe rrethinën e qytetit. Kjo pasoi me rritjen e masave të sigurisë, aty u vendosën 302 kulla vrojtimi, ndërsa u angazhuan mbi 11 mijë ushtarë të Gjermanisë Lindore. Midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore u vendosën tetë pika kufitare
    Një numër i madh njerëzish u vranë teksa u përpoqën ta kalojnë kufirin dhe murin nga Gjermania Lindore. Edhe pse regjistrimet tregojnë se 136 njerëz humbën jetën gjatë këtyre kalimeve, supozohet që ky numër të jetë 250.
    Muri Berlinit u shemb  më 9 nëntor 1989 duke i dhënë kështu fund luftës së ftohtë./vizionplus.tv

  • Sot 36 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, që shënoi dhe fundin e Luftës së Ftohtë

    Sot 36 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, që shënoi dhe fundin e Luftës së Ftohtë

    FOTO ILUSTRUESE

    GJERMANI-Më 9 nëntor Gjermania feston 36 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e RDGJ-së, u zhduk nga harta politike kampi socialist në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës.
    09.11.1918
    Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Rajshtagut (Reichstag) në Berlinse Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Wilhelm II. kishte marrë fund: “Punëtorë dhe ushtarë, ndërgjegjësohuni mbi kuptimin historik që sjell kjo ditë. Ka ndodhur diçka e padëgjuar: Do të hasim punë të mëdha dhe të vështira. Gjithçka për popullin, gjithçka me popullin. Nuk do të lejohet të ndodhë asgjë që mund të cënojë nderin e lëvizjes punëtore. Jini të bashkuar, të sinqertë dhe të përgjegjshëm. E vjetra dhe e krisura – monarkia – u shemb. Rroftë e reja, rroftë Republika e Gjermanisë.”
    09.11.1923
    Demokracia e re në Gjermani pati një fillim të vështirë. Të majtët dhe të djathtët donin ta rrëzonin atë sa më parë. Më 9 nëntor 1923 në Mynih qindra nacionalsocialistë (nazistë) vërshuan drejt ndërtesave shtetërore në një përpjekje për puç. Udhëheqësi i tyre ishte Adolf Hitler, i cili 10 vite më vonë do të merrte në mënyrë totalisht ligjore pushtetin në Gjermani dhe do të shkaktonte krizën më të madhe në histori: Luftën e Dytë Botërore.
    09.11.1938
    Gjatë kësaj lufte hebrenjtë u luftuan sistematikisht, derisa në vitin 1942 filloi makineria për asgjësimin e plotë të tyre. Më 9 nëntor 1938, pra para fillimit të Luftës, në mbarë Gjermaninë iu vu zjarri sinagogave, dyqanet e hebrenjve u shkatërruan pothuajse të gjitha. Rreth 100 vetë u vranë, 26.000 të tjerë u deportuan në kampe përqendrimi.
    Pogromi u quajt në mënyrë cinike “Reichskristallnacht” (nata e kristaltë e Rajhut) dhe do të shërbente si “provë e parë gjenerale” për Holokaustin. 9 nëntori 1938 është data më e tmerrshme në radhën e ditëve historike gjermane.
    09.11.1989
    Një kontrast gjigant ishte 9 nëntori 1989, dita e rënies së Murit të Berlinit. “E pabesueshme” ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve të RDGJ-së iu hapën krejt papritur kufijtë. Në fakt muaj më parë ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e RFGJ-së dhe të disa vendeve evropiano-lindore duke kërkuar azil politik. Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të RDGJ-së kishte muaj që rritej nga dita në ditë.
    Por me atë që ndodhi më 9 nëntor 1989 nuk kish llogaritur askush: Kur gjatë një konference ndërkombëtare në Berlinin Lindor u deklarua, se do të hynin menjëherë në fuqi ligje të reja për lëvizjen e lirë, nuk kishte më asnjë mundësi për t´i ndaluar masat e njerëzve: Dhjetëra mijëra vetë kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë Berlinit. Gëzimi ishte në kuptimin e plotë të fjalës `pakufij’.
    Pas kësaj nate nuk kishte më kthim pas. E çara e parë në Murin e Berlinit solli shembjen e plotë të sistemit të sëmurë. Data 9 nëntor shkruajti për herë të katërt histori gjermane – por këtë radhë histori të mrekullueshme. Këtë fakt nuk e ndryshojnë dot as vështirësitë që solli në Gjermani rënia e Murit të Berlinit. Krijimi i unifikimit së brendshmi ka nevojë për më shumë kohë se sa ribashkimi shtetëror./DW