Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një formë të pazakontë proteste para Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe pa asnjë logo partie. Ai deklaroi se ka dalë si qytetar dhe aktivist, i zhgënjyer nga mungesa e reagimit shoqëror ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.
Lapaj theksoi se kishte pritur protesta dhe përballje publike në dhjetor, sidomos për çështje që prekin të rinjtë dhe studentët, për ikjen masive nga vendi dhe mungesën e shpresës. “Mendova të bëhem një shkëndijë. Një shkrepëse e vogël që mund të ndezë një lëvizje që Shqipëria e ka shumë nevojë,” u shpreh ai, duke theksuar se problemet e sotme nuk i zgjidh asnjë parti e vetme.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj institucioneve të drejtësisë, sidomos ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mbrojtja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku sipas tij tregon frikën e Ramës nga përparimi i hetimeve. “Po dal për pavarësinë e gjyqësorit. Ky është moment historik. O vendoset drejtësia, o ky shtet shkon drejt shkatërrimit,” tha Lapaj.
Sa i përket qëndrimit në protestë, Lapaj u shpreh se do të rrijë aq sa ta mbajnë forcat. “Do qëndroj derisa misioni të përmbushet. Uroj që qindra e mijëra qytetarë t’i bashkohen kësaj thirrjeje. Nëse ndodh shpejt, aq më mirë të kthehem te vajza ime,” deklaroi ai.
Lapaj tregoi se gjatë natës nuk ka qenë i vetëm. Qytetarë kanë shkuar për ta mbështetur, disa për disa orë, të tjerë duke i sjellë ujë të ngrohtë dhe batanije. Ai beson se protesta do të rritet në përmasa dhe se është koha që rinia, studentët, fermerët dhe të gjithë ata që ndihen të papërfaqësuar nga politika të reagojnë.
“Shteti nuk është pronë personale. Na duhet ta mbyllim tranzicionin dhe të ndërtojmë institucione të drejta, që qytetarët t’u besojnë taksave dhe ligjit,” tha Lapaj.
Tag: moment
-

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Lapaj: Ky është moment historik, o vendoset drejtësia, o…
-

Konkurrentja e “BBVK” zbulon se nuk mund të bëhet nënë: Jam pajtuar, s’ma lejon shëndeti
Në një moment shumë emocional në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, banorja Sasa Hoda ka ndarë një rrëfim të dhimbshëm dhe të sinqertë për jetën e saj personale dhe pengesat që ka për të qenë nënë. Gjatë një bisedë me Labinot Rexhën, Sasa ka hapur zemrën dhe ka zbuluar se arsyeja pse nuk mund të bëhet nënë është shëndeti i saj i brishtë.
Ajo ka treguar se ndonëse ëndërron të ketë një familje, mjekët e kanë paralajmëruar që shtatzënia mund të rrezikonte jetën e saj. “Nuk mundem me qenë nënë kurrë, shëndeti im nuk ma lejon,” ka shprehur ajo me dhimbje. Sasa e ka pranuar këtë realitet të hidhur dhe, megjithë dëshirën për të pasur fëmijë, ka bërë zgjedhjen e vështirë për të mos rrezikuar jetën e saj apo të një fëmije.
Për më tepër, ajo ka theksuar mundësinë për të pasur fëmijë përmes përdorimit të vezoreve të saj dhe surrogatës, por ka qenë e prerë në vendimin që nuk do të pranojë të rrezikojë asgjë, përfshirë shëndetin e saj dhe të një fëmije. Ky rrëfim i Sasa-s ka prekur shumë banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët e kanë mbështetur dhe shfaqur empati për situatën e saj.
Një moment si ky ka përçuar një mesazh të fortë për audiencën, duke treguar realitetin e vështirë dhe duke theksuar rëndësinë e pranimit të kufizimeve personale, por gjithashtu edhe forcën që qëndron në marrjen e vendimeve të vështira për mirëqenien e vetvetes. -

“Sokol Olldashi na paralajmëroi”, Elezi: PD është subjekt politik i i familjes Berisha
Ish-kryetar i PD Kukës, Ibsen Elezi, është shprehur se Partia Demokratike është një parti e vdekur dhe se është kthyer në parti familjare të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Elezi tha gjithashtu se diçka të tillë e paralajmëroi edhe Sokol Olldashi para se të ndërronte jetë, në momentin që sipas tij, gara në PD u deformua.
“Këto bëjnë këtë lëvizjen, por ça do fitojnë në fund? Vetëm që të shkojnë Salianji dhe Alimehmeti në një moment të dytë për të pasur një pozicion politik. Por lëvizjet janë bërë për të bërë ndryshime rrënjësore. Për të vendosur sistemin e rregullave demokratikë pa të cilën nuk funksionon loja.
Dhe pasi të vendosim rregulla demokratikë, atëherë mund të flasim për lojë dhe për garë. Është vrarë aq keq situata me Bashën dhe Berishën në vijim, duke shkatërruar funksionimin institucional, tani është bërë si ai peshku i Hemingueit, që kur e nxorrën në breg i kishte mbetur vetëm skeleti. PD e ka marrë rrugën e vetë.
Sokol Olldashi në 2013, në një takim që kam pasur në ditën kur ka shpallur kandidaturën, në një moment po diskutonim në lidhje me kandidimin. E rekomandova që të mos futet në një garë ku ndryshohen rregullat e lojës. Që aty u dallua që kjo parti është një parti e vdekur.
Në fund fitoi Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi në një moment tha se kjo parti do të kthehet në një parti familje. Dhe kjo është parti e familjes së Sali Berishës dhe e grupit të vetë”, tha mes të tjerash Elezi -

Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…
Sheila Haxhiraj ka ndarë një prej rrëfimeve më të ndjeshme të jetës së saj gjatë intervistës në “S’e luan topi” me moderatoren Erjona Rusi, ku foli hapur për largimin nga jeta të vëllait të saj, Henri Haxhiraj. Teksa emisioni preku temën e mbështetjes së Henrit në karrierën e saj muzikore, Sheila nuk i përmbajti dot lotët. Thjesht përmendja e emrit të tij mjaftoi për ta prekur thellë.
“Gjithmonë më ka përkrahur në mënyrën e tij,” u shpreh ajo. “Më mungon çdo ditë. Mbeta pa gjysmën time, fizikisht… por e di që ai është drita dhe energjia që më mban sot këtu.”
Artistja tregoi se dhimbja është ende shumë e freskët dhe se pranimi i humbjes ka qenë i jashtëzakonisht i vështirë. Këngëtarja ndaloi edhe te vështirësitë shpirtërore që mund ta vendosin një njeri në situata të pakontrollueshme.
“Ndonjëherë jeta të çon në rrugë që gabon… Ka gjëra që janë më të forta se vetja dhe nuk i kemi në dorë,” tha ajo, duke shtuar se familja e saj ende kërkon përgjigje për çfarë e shtyu Henrin në një moment aq të errët.
E pyetur nëse familja kishte vërejtur ndryshime në sjelljen e tij para se të ndodhte ngjarja tragjike, Sheila ishte e prerë:
“Henri nuk ka treguar kurrë shenja shqetësimi. Nuk ka dashur asnjëherë të na rëndonte me problemet e tij.”
Sheila rrëfeu edhe çastin më të dhimbshëm: momentin kur e gjeti vëllanë pas aktit fatal.
“Kam qenë në shtëpi dhe nuk arrita ta shpëtoja… Ai moment është pengu im më i madh. Pse nuk i kushtova më shumë vëmendje? Pse nuk isha unë në vend të tij? Pse Zoti e sfidoi pikërisht atë, fëmijën më të butë?”
Ajo tha se këto pyetje e shoqërojnë vazhdimisht, edhe pse përgjigje nuk ka. Këngëtarja mohoi kategorikisht lajmet e mediave që pretenduan se Henri vuante nga depresioni.
“Henri nuk ka pasur depresion. Ajo që ka ndodhur ka qenë një moment i papritur axhitimi. Gjithçka tjetër që është thënë ka qenë abuzim mediatik,” deklaroi ajo. -

“Jemi në një moment kritik”, Katari: Nuk ka paqe në Gaza, Izraeli të largojë ushtrinë
Negociatat për konsolidimin e armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të në luftën në Gaza janë në një moment “kritik”. Kështu ka bërë me dije kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani. Ndërmjetësit po punojnë për të shtyrë përpara fazën tjetër të armëpushimit, tha al-Thani, vendi i të cilit ka qenë një ndërmjetës kyç në luftë, gjatë një diskutimi në panel në konferencën e Forumit të Dohas në Katar.
Dhuna është qetësuar, por nuk është ndalur që kur armëpushimi në Gaza hyri në fuqi më 10 tetor, dhe të paktën shtatë persona u raportuan të vrarë të shtunën.
“Jemi në një moment kritik. Nuk ka ende një moment. Pra, ajo që sapo kemi bërë është një pauzë,” tha al-Thani.
“Nuk mund ta konsiderojmë ende një armëpushim. Një armëpushim nuk mund të përfundojë nëse nuk ka një tërheqje të plotë të forcave izraelite, (derisa) të ketë stabilitet përsëri në Gaza, njerëzit mund të hyjnë dhe të dalin – gjë që nuk është rasti sot”, shkruan A2 CNN.
Negociatat mbi fazat e ardhshme të planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze kanë vazhduar.
Të enjten, një delegacion izraelit zhvilloi bisedime në Kajro me ndërmjetësuesit mbi kthimin e pengut të fundit të mbajtur në Gaza, gjë që do të përfundonte një pjesë fillestare të planit të Trump.
Që nga fillimi i armëpushimit, Hamasi ka kthyer të 20 pengjet e gjalla dhe 27 trupa në këmbim të rreth 2,000 të paraburgosurve dhe të burgosurve të dënuar palestinezë.
Izraeli tha këtë javë se do të hapte së shpejti Kalimin e Rafah-ut për dalje përmes Egjiptit dhe se do të lejonte hyrjen përmes Rafah-ut në Gaza sapo të kthehej pengu i fundit i vdekur.
Plani i Trump kërkon një qeveri të përkohshme teknokratike palestineze në Gaza, të mbikëqyrur nga një “bord paqeje” ndërkombëtar dhe të mbështetur nga një forcë ndërkombëtare sigurie. Marrëveshja për përbërjen dhe mandatin e asaj force ka qenë veçanërisht sfiduese. -

‘Jemi në një moment kritik’, Katari: Nuk ka paqe në Gaza, Izraeli të largojë ushtrinë
Negociatat për konsolidimin e armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të në luftën në Gaza janë në një moment “kritik”. Kështu ka bërë me dije kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani. Ndërmjetësit po punojnë për të shtyrë përpara fazën tjetër të armëpushimit, tha al-Thani, vendi i të cilit ka qenë një ndërmjetës kyç në luftë, gjatë një diskutimi në panel në konferencën e Forumit të Dohas në Katar.
Dhuna është qetësuar, por nuk është ndalur që kur armëpushimi në Gaza hyri në fuqi më 10 tetor, dhe të paktën shtatë persona u raportuan të vrarë të shtunën.
“Jemi në një moment kritik. Nuk ka ende një moment. Pra, ajo që sapo kemi bërë është një pauzë,” tha al-Thani.
“Nuk mund ta konsiderojmë ende një armëpushim. Një armëpushim nuk mund të përfundojë nëse nuk ka një tërheqje të plotë të forcave izraelite, (derisa) të ketë stabilitet përsëri në Gaza, njerëzit mund të hyjnë dhe të dalin – gjë që nuk është rasti sot”.
Negociatat mbi fazat e ardhshme të planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze kanë vazhduar.Të enjten, një delegacion izraelit zhvilloi bisedime në Kajro me ndërmjetësuesit mbi kthimin e pengut të fundit të mbajtur në Gaza, gjë që do të përfundonte një pjesë fillestare të planit të Trump.
Që nga fillimi i armëpushimit, Hamasi ka kthyer të 20 pengjet e gjalla dhe 27 trupa në këmbim të rreth 2,000 të paraburgosurve dhe të burgosurve të dënuar palestinezë.
Izraeli tha këtë javë se do të hapte së shpejti Kalimin e Rafah-ut për dalje përmes Egjiptit dhe se do të lejonte hyrjen përmes Rafah-ut në Gaza sapo të kthehej pengu i fundit i vdekur.
Plani i Trump kërkon një qeveri të përkohshme teknokratike palestineze në Gaza, të mbikëqyrur nga një “bord paqeje” ndërkombëtar dhe të mbështetur nga një forcë ndërkombëtare sigurie. Marrëveshja për përbërjen dhe mandatin e asaj force ka qenë veçanërisht sfiduese.
-

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, i ka dërguar një mesazh falenderimi homologëve të saj në Belgjikë dhe Danimarkë pas vendimeve të të dyja vendeve për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.
Duke shprehur mirënjohjen ndaj dy ministrave të jashtëm, Spiropali shkruan në rrjetin social X se “këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.”
“Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.
Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.
E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt”, ka shkruar Spiropali. -

Statistikat/ Fitorja ndaj Tiranës ngre Dinamon, sulmi i dytë më i mirë në Superiore
Dinamo vinte në derbin ndaj Tiranës nga një moment jo i mirë, pasi në 4 ndeshjet e fundit nuk kishte marrë fitore, madje edhe golat kanë qenë me pikatore.jhNë fakt, këtë sezon Dinamo nuk ka qenë një skuadër që ka shënuar shumë, por këtë gjë e ndryshoi në sfidën ndaj bardhebluve ku arriti të shënonte plot 6 gola, gjë të cilën kishte vite që nuk e bënte.
Pas javës së 13-të, Dinamo e sheh veten në vendin e katërt dhe tashmë numëron 18 gola të shënuar në këto javë kampionati. Më shumë se kryeqytetasit, ka shënuar vetëm skuadra e Vllaznisë që ka 1 gol më tepër, ndërkohë që me fitoren e djeshme, Dinamo ka kaluar Teutën në klasifikim, si edhe ka kaluar Bylisin, Egnatian e Elbasanin, të cilat tashmë janë me më pak gola të shënuar se Dinamo.Ndeshjen e radhës, blutë e luajnë ndaj Flamurtarit që gjithashtu po kalon një moment të vështirë në kampionat, ndaj së cilës në fazën e parë mori një fitore me rezultatin 2-0 në shtëpi.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

“Moment delikat, po goditet ligji”, Çupi: Gjyqtarët po kapen duke rrëzuar shtetin
Analisti Frrok Çupi komentoi deklaratën e kongresmenit amerikan, duke e interpretuar si kritikë ndaj sistemit të drejtësisë në vend. Çupi tha se gjyqtarët po “rrëzojnë shtetin” dhe se kanë gjetur terren për ta bërë këtë.
Ai shtoi më tej se nuk ka personalitete ligjore dhe se vendi ndodhet në një moment tepër delikat.
“Është koha kur kjo ushtri e të këqinjve ndaj Shqipërisë është bërë e mençur. Gjyqtarët janë në vijën e parë dhe në pozicionin ku po kapen duke rrëzuar shtetin. Ata ndodhen në një moment delikat, ku po godasin Republikën, që është vetë ligji.
Nëse duan të godasin drejtësinë, atëherë kanë goditur edhe elementët e tjerë të shtetit. Kanë gjetur terren ku, vërtetë, trupa e gjyqtarëve ose është e re, ose e pakujdesshme, ose e edukuar “mal pas mali”. Nuk kemi personalitete ligjore. Ka rrjedhur kultura juridike dhe po rrjedh në turbinat e drejtësisë.” -

Nëna e Elon Musk pozon për fotografin shqiptar, mes veprave të artistes shqiptare Adela Osmani në New York
Në një nga qytetet më ikonike të botës, New York, artistja shqiptare Adela Osmani pati një moment të veçantë duke pozuar pranë Maye Musk, nëna e një prej vizionarëve më të njohur në botë, Elon Musk.
Dy pikturat monumentale të Osmanit, secila rreth dy metra e gjatë, u shndërruan në partnerë vizualë të fotosesionit, duke treguar qartë se Adela nuk krijon thjesht piktura, ajo ndërton emocione dhe histori që rezonojnë me publikun dhe koleksionistët elitë ndërkombëtarë.
Ky moment nuk është vetëm një fotografi; është një konfirmim i njohjes së saj ndërkombëtare dhe i pozicionimit të saj si një emër i fuqishëm në artin bashkëkohor abstrakt. Për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, Adela Osmani tashmë është një nga artistet më premtuese që po shënon një gjeneratë të tërë me krijimet e saj.
Top Channel