Tag: modric

  • Milan fut mik Modric, për të transferuar “lojtarin e pafat” të Real Madrid

    Milan fut mik Modric, për të transferuar “lojtarin e pafat” të Real Madrid

    7 Dhjetor 2025

    17:27

    Telesport

    Mediet italiane si “Calciomercato” dhe “Tuttosport” zbulojnë se në rast se Milan nuk do të gjejë gjuhën e përbashkët me Mike Maignan për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të këtij sezoni, atëherë kuqezinjtë do të hidhen në “sulm” për portierin e Real Madrid, Andriy Lunin.
    Ukrainasi është i pafat, për aq kohë sa titullar te Real Madrid është një “monstër” si Thibaut Courtois, një nga portierët më të mirë në botë momentalisht, ndaj për 26-vjeçarin transferimi te Milan mund të ishte një lëvizje shumë e mirë.
    Sipas raportimeve të medieve në fjalë, Milan do të “përdorë” Luka Modric për të bindur Lunin për t’u transferuar te kuqezinjtë. Një tjetër faktor që mund të ndikojë në këtë transferim është se agjenti i portierit ukrainas, Jorge Mendes, ka marrëdhënie shumë të mira me kuqezinjtë dhe përfaqëson disa prej yjeve të tyre si Leao apo edhe Estupinian.
    Portieri ukrainas vlerësohet 25 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga kuqezinjtë.

  • Real Madrid në dilemë, dy mesfushorë nga Anglia për të kompensuar Modric-Kroos

    Real Madrid në dilemë, dy mesfushorë nga Anglia për të kompensuar Modric-Kroos

    7 Dhjetor 2025

    0:28

    Telesport

    Real Madrid ka në plan blerjen e një mesfushori të klasit botëror dhe alternativat janë dy. Florentino Perez ka rënë dakord për të dyja.
    Ata janë Mac Allister (Liverpool) dhe Rodri (Manchester City). Klubi madrilen kërkon një lojtar që mund të sjellë cilësi të menjëhershme dhe të përshtatet me filozofinë e skuadrës, duke qenë se askush nuk ka arritur të mbulojë legjendat si Luka Modric dhe Toni Kroos në mesfushë.
    Mac Allister përfaqëson kreativitetin dhe energjinë, ndërsa Rodri ofron stabilitet, kontroll dhe inteligjencë taktike të lartë. Të dy opsionet vlejnë shumë dhe mund të ndryshojnë drejtimin e mesfushës së Real Madridit, varësisht nga profili që preferojnë drejtuesit.

  • Modric, deklarata për Milanin bën bujë: Pas Real Madridit, kudo që shkon është një hap pas…

    Modric, deklarata për Milanin bën bujë: Pas Real Madridit, kudo që shkon është një hap pas…

    4 Dhjetor 2025

    12:40

    Alfred Lleshi

    Luca Modric ka folur për kalimin e tij nga Real Madridi te Milan në një intervistë për Slaven Bilic: “Pas Real Madridit, kudo që shkon është një hap pas. Kjo është e pakundërshtueshme dhe çdo lojtar mund ta konfirmojë. Mendoj se kam ardhur te një klub që, për historinë dhe reputacionin e tij, është shumë afër Real Madridit. Për mua kjo ishte situata më ideale, sidomos sepse jam rritur duke ndjekur futbollin Italian. Milani ishte ekipi im i preferuar”.
    Modric foli edhe për trupin dhe inteligjencën: “Futbolli nuk është vetëm forcë apo lartësi; është më shumë se të jesh 1.90 metra apo të vraposh 100 metra në 11-12 sekonda. Futbolli është teknikë, inteligjencë, intuitë dhe shumë komponentë të tjerë.
    Sot shoh njerëz që përpiqen të imponojnë agresivitet, shpejtësi, forcë apo strukturë trupore si kriter, por nuk funksionon kështu. Inteligjenca është më e rëndësishme; forca dhe shpejtësia nuk do të mund ta kalojnë kurrë teknikën ose mentalitetin. Këto janë arsyet pse njerëzit e duan dhe vazhdojnë të shikojnë futbollin”.

  • Modric flet për Mourinho, Zidane, Ronaldo… dhe transferimin që i ndryshoi jetën

    Modric flet për Mourinho, Zidane, Ronaldo… dhe transferimin që i ndryshoi jetën

    Në moshën 40-vjeçare, Luka Modric vazhdon të jetë titullar te Milani, por verën e fundit përjetoi momente të forta emocionale, duke u ndarë nga Real Madridi pas Kupës së Botës për Klube. Në një intervistë për (Ne)Uspjeh Prvaka, ai kujtoi ditët e para në Madrid: “Në dhomë zhveshjeje ishin më të mëdhenjtë, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gonzalo Higuain, Xabi Alonso. Cristiano ishte në masazh dhe më tha: Më në fund mbërrite”.
    Modric theksoi rolin vendimtar të Jose Mourinhos: “Ai është personi më përgjegjës për kalimin tim te Real Madridi. Në fakt, klubi donte Silva, Mata, Cazorla, ndërsa Mourinho tha: O Luka, ose askush! I jam shumë mirënjohës”.
    Për Zinedine Zidanen u shpreh: “Tre Champions League radhazi. Ardhja e tij në dhomën e zhveshjes ishte e jashtëzakonshme. E shikonim si fëmijë. Flisnim me të, stërviteshim me të. Si ndihmës i Ancelottit, ishte i rezervuar, por si trajner kryesor, fenomenal.
    Kishte një aurë të veçantë, e njihte futbollin në detaje. Dinte saktësisht çfarë i nevojitej skuadrës, shihte cilësinë, kishte kërkesa dhe bënte shumë rotacione, sepse besonte te të gjithë. Kjo ishte e dukshme në veprimet e tij. Ajo periudhë me të ishte e veçantë”.
    Ai kujtoi edhe largimin nga Tottenham. Chelsea e donte, por Daniel Levy i tha: “Klubi i vetëm ku do të të lë të shkosh është Real Madridi”. Ai kujtoi se si Real Madridi u shfaq vërtet si një mundësi dhe si bëri përpjekje të mëdha për të siguruar që transferimi të realizohej: “Para Europianit më telefonuan duke më thënë se Real Madridi më donte. U habita. Të shkoja atje nuk ishte aspak e lehtë. Negociatat ishin të vështira dhe të gjata.
    Të gjithë e dinë si u solla në atë kohë. Ishte e vështirë ta hidhja atë hap, por i besoja fjalës sime, dhe fjala ime është ligj për mua. E kuptoj rëndësinë e negociatave dhe marrëveshjeve, por ishte proces lodhës. Prandaj vendosa ta bëja atë hap, sepse në atë moment isha i gatshëm të mos luaja më nëse do të duhej”.

  • Vlerësimi/ Igli Tare thur elozhe për paraqitjen e Luka Modriç te Milani

    Vlerësimi/ Igli Tare thur elozhe për paraqitjen e Luka Modriç te Milani

    Kalimi i Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit ka sjellë që kuqezinjtë italianë të shohin drejt një përmirësimi të tyre në kampionat, aq sa këtë herë Milani ka ambicie për të fituar titullin. Ndërkohë, legjenda kroate Luka Modriç, i sjellë nga Tare në merkaton e verës, po i impresionon tifozët e Milanit me paraqitje.
    Modriçi në verë u largua nga Reali i Madridit pas 13 vjetësh dhe vendosi për Milanin. Jo të gjithë ishin të bindur se ai mund të jetë i vlefshëm për skuadrën kuqezi. Por drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare i besoi 40-vjeçarit dhe tani po del që vendimi i tij ishte plotësisht i qëlluar. Milani po vazhdon me rezultate shumë pozitive dhe është fuqishëm në garë për titull. Të shtunën mbrëma Milani fitoi 1:0 në derbin e radhës, atë ndaj Lacios. Modriçi ka startuar në të gjitha 13 ndeshjet e deritashme, ndërsa vetëm në dy prej tyre është zëvendësuar. Ndaj Lacios luajti shkëlqyeshëm për 104 minuta, aq sa edhe zgjati ndeshja e tensionuar. Tifozë të Milanit dhe media të afërta të këtij klubi tashmë po kërkojnë që klubi t’ia vazhdojë kontratën ikonës kroate. “Ndikimi i tij është i mahnitshëm. Ai është zbulim shumë i bukur, por duke e njohur nga afër, si njeri dhe profesionist, kjo nuk është befasi. Gëzohet si fëmijë dhe secilën ndeshje e përgatitë në detaje. Shpresoj që do të mund ende të luajë me ne.
    E ka opsionin edhe për një vit tjetër, por jemi pajtuar që në qetësi do të merremi vesh për rrugën e tij”, ka thënë Tare për “Gazzetta dello Sport”. Drejtuesi shqiptar i Milanit ka treguar se si klubi erdhi tek ideja e angazhimit të Modriçit. “E kemi analizuar detajisht edicionin e kaluar dhe kemi kuptuar që na duhet një lojtar me personalitet, i cili menjëherë do të ketë ndikim të madh në ekip. Ndikimi i Modriçit u dëshmua të jetë shumë i madh”, ka thënë Tare për mediat sportive italiane.

  • Rakitic “ngre në qiell” Modric: Te Milani ende nuk kuptojnë sa me fat janë

    Rakitic “ngre në qiell” Modric: Te Milani ende nuk kuptojnë sa me fat janë

    20 Nëntor 2025

    12:39

    Alfred Lleshi

    Ish-ylli i Barcelonës dhe përfaqësueses kroate, Ivan Rakitic, në një intervistë për “Flashscore” lavdëroi bashkëlojtarin e tij të shumë betejave, Luka Modric. Ai tha se ka një “raport special” me mesfushorin e Milanit: “E filluam të dy në kombëtare qysh të rinj, ai është ende atje. Është një person i jashtëzakonshëm dhe një lojtar i madh. Nuk ka rëndësi nëse je tifoz i Real Madridit, Milanit, Kroacisë apo ndonjë skuadre tjetër, thjesht duhet ta duash Luka-n. Mënyra se si jeton dhe e interpreton futbollin është e admirueshme”.
    Për tifozët kuqezinj shtoi: “Në Milano nuk e kuptojnë ende sa me fat janë që e morën Luka-n. Të kesh një lojtar të tillë në dhomën e zhveshjes dhe në fushë është unike. Ai luan shkëlqyeshëm edhe në këtë moshë, mund të vazhdojë edhe disa vite”.
    Rakitic komentoi edhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, jam krenar për të. Ai po rritet dhe po përmirësohet, por nuk duhet të krahasohet me Messin, Neymar apo Suarez; duhet të ndjekë rrugën e tij”.

  • Calhanoglu sfidon mjeshtrin Modric, dueli i mesfushës që ndez derbin e Madoninës

    Calhanoglu sfidon mjeshtrin Modric, dueli i mesfushës që ndez derbin e Madoninës

    18 Nëntor 2025

    10:54

    Alfred Lleshi

    Hakan Calhanoglu dhe Luka Modric janë gati për derbin e “San Siros”. Pas një problemi me kyçin gjatë ndeshjeve me Turqinë, Calhanoglu u rikthye në Milano dhe do të shfrytëzojë ditën e pushimit të dhënë nga Chivu. Për trajnerin e Interit, ai do të jetë “gjilpërë ekuilibri” për derbin, duke përdorur aftësitë e tij në presing të lartë, udhëheqje të skuadrës dhe mbajtur nën vëzhgim Modric, të cilin e konsideron një mjeshtër.
    Nga ky duel do të kalojnë shumica e mundësive sulmuese për të dyja ekipet. Modric te Milani, nën drejtimin e Allegrit, ka qëndruar më shumë në mesfushë, por pa hequr dorë nga avancimet në zonën sulmuese, duke treguar “regjinë” e tij të ndritur.
    Megjithëse me moshë të avancuar, ai tregon përkushtim të madh ndaj Milanit. Derbi mund të vendoset nga një gjuajtje nga distanca e Calha ose një shpikje e Modric. Tifozët e presin me padurim këtë duel mes dy mesfushorëve më të mirë të kampionatit italian.

  • Milani është gati të rinovojë edhe një sezon me Modric, “topi” në fushën e kroatit

    Milani është gati të rinovojë edhe një sezon me Modric, “topi” në fushën e kroatit

    17 Nëntor 2025

    8:05

    Alfred Lleshi

    Luka Modrić ka nisur sezonin si protagonist absolut, si me Milanin, që ndodhet vetëm dy pikë larg kreut, ashtu edhe me Kroacinë e kualifikuar në Botërorin e ardhshëm. Drejtuesit kuqezinj po mendojnë t’i ofrojnë rinovim kontrate për ta mbajtur të paktën edhe një vit tjetër në Milanello.
    Vendimi final do t’i takojë vetë lojtarit, i cili mund të presë përfundimin e Botërorit për të marrë një vendim. Megjithëse ka mbushur 40 vjeç, Modrić është bërë menjëherë i pazëvendësueshëm në skemat e Allegrit: 91% saktësi pasimesh, dy asistime dhe një gol vendimtar kundër Bologna e bëjnë një lider të vërtetë.
    Objektivi i kroatit tani është të provojë të fitojë menjëherë me Milanin dhe të shijojë Botërorin e tij të pestë. Nëse gjërat shkojnë mirë dhe forma fizike e mbështet, ai vështirë se do të mendojë të tërhiqet. Për pasojë, rinovimi me Milanin edhe një sezon tjetër bëhet skenar shumë i mundshëm.

  • “Allegri i thjeshton ato që të tjerët i komplikojnë. Modric, ende ndër më të mirët”

    “Allegri i thjeshton ato që të tjerët i komplikojnë. Modric, ende ndër më të mirët”

    Carlo Ancelotti, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka folur për shumë tema, përfshirë edhe gjendjen e Serie A. Trajneri i Brazilit u shpreh: “Është një kampionat i bukur, i balancuar, dhe me Romën në krye, gjë që përbën surprizë. Me Gasperinin kam Wesley, këtu në stafin tim kam Juan, ish-lojtarin e Romës, me të cilin flasim shpesh për Romën. Më vjen mirë ta shoh atje lart në renditje”.
    Siç nuk mund të mungonte, Ancelotti foli edhe për Milanin, klubin e zemrës: “Po bën mirë duke përfituar nga një avantazh i madh, fakti që nuk luan në Europë, dhe nga prakticiteti i Allegrit. Max ka thjeshtuar atë që shumë të tjerë përpiqen ta komplikojnë. Nuk duhet shumë”.
    Më pas, vetëm elozhe për ish-mesfushorin e tij, Luka Modric: “Jam shumë i lumtur që po qëndron në nivele shumë të larta, gjë që për mua nuk është aspak surprizë. E dija që do të bënte mirë sepse ka objektivin e Botërorit, luan vetëm një herë në javë. Sezonin e kaluar te Reali im ishte i vetmi lojtar që nuk humbi asnjë seancë stërvitore. Si ia del? Gjenetikë dhe seriozitet, kaq. Është ende një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim. Kam lexuar se flitet për një vit tjetër kontratë, mund të luajë në majë pa asnjë problem”.

  • Pavlovic pret të bëhet baba: Modric na jep shumë siguri, Allegri është trajner komunikues dhe pozitiv

    Pavlovic pret të bëhet baba: Modric na jep shumë siguri, Allegri është trajner komunikues dhe pozitiv

    Nga grumbullimi i Serbisë, Strahinja Pavlovic festoi 50 ndeshjet me kombëtaren dhe foli për sezonin e Milanit, i cili ka pasur ngritje e ulje: “Milani është një klub i madh. Kur fitojmë, nuk ka vend më të bukur se Milano ditën pas ndeshjes. Sidoqoftë, duhet të mbetemi me këmbë në tokë, sepse gjithçka mund të ndryshojë shpejt. Serie A këtë sezon është shumë e barabartë. Disa skuadra luftojnë për titull dhe 4 vendet e para. Duhet të mbetemi të fokusuar dhe, me pak fat, mund të bëjmë gjëra të mëdha”.
    Pavlovic shënoi golin vendimtar në fitore 1-0 ndaj Romës dhe zbuloi se do të bëhet baba në prill: “Për momentin gjithçka shkon mirë, shpresoj të vazhdoj kështu. Nëse para të bërit baba arrihet edhe kualifikimi në ‘play off’ të Botërorit, do të ishte perfekte”. Për derbin ndaj Interit: “Sezonin e kaluar luajta 3 nga 5 ndeshjet ndaj zikaltërve dhe nuk humbëm. Shpresoj të vazhdojë kjo seri, por e dimë sa i fortë është Interi”.
    Për Luka Modric: “Nuk ka shpjegim për të, do të doja ta kisha përherë në ekipin tim. Na jep shumë, solli sigurinë që na mungonte. Kur ia jap topin, nuk kam më për çfarë të shqetësohem. Në moshën 40-vjeçare është në formë të jashtëzakonshme”.
    Për Massimiliano Allegri: “Pas humbjes së parë kundër Cremonese u mërzita shumë. Ai më tha të qetësohesha, ishte vetëm fillimi. Është shumë pozitiv, flet shpesh me të gjithë dhe ka një qasje të shkëlqyer me lojtarët”.