Tag: mjekësore

  • Kryeministri Rama publikon pamje nga Qendra Kombëtare e Urgjencës: Ekipet mjekësore në shërbim të qytetarëve 24/7

    Kryeministri Rama publikon pamje nga Qendra Kombëtare e Urgjencës: Ekipet mjekësore në shërbim të qytetarëve 24/7

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një postim në rrjetet sociale, ku ka shprehur vlerësimin për punën e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, të cilët janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

    Rama thekson angazhimin e stafit mjekësor në përballimin e çdo emergjence dhe në ofrimin e ndihmës shëndetësore për qytetarët në çdo moment të ditës.
    “Me punën në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ekipet operojnë 24/7 në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kryeministri në mesazhin e tij.

    Top Channel

  • Pas 3 vitesh krize, rriten me 10% eksportet dhe çmimet e bimëve mjekësore për periudhën janar-tetor

    Pas 3 vitesh krize, rriten me 10% eksportet dhe çmimet e bimëve mjekësore për periudhën janar-tetor

    Pas 3 viteve jashtëzakonisht të vështira, kur zhvlerësimi i euros dhe dollarit goditi fort të ardhurat e sektorit, eksportet e bimëve mjekësore kanë nisur të përmirësohen.
    Për periudhën janar–tetor 2025, të dhënat e INSTAT tregojnë një rritje prej rreth 8% të eksporteve për grupin “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët”, duke sinjalizuar rikuperim të sektorit pas krizës së shkaktuar nga zhvlerësimi i monedhave të huaja.
    Eksportuesit theksojnë se goditja e vitit 2023 ishte më e rëndë edhe se periudha e pandemisë, kur kufizimet e lëvizjes dhe politikat izoluese ndikuan ndjeshëm tregtinë. Gjatë periudhës janar–tetor 2023, eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” ranë me rreth 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, e ndikuar nga zhvlerësimi i euros.
    Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Mjekësore dhe Aromantike Filip Gjoka tha se rritja e eksporteve po ndikohet nga shtrenjtimi i çmimeve për disa artikuj që është shfaqur kërkesë e lartë në tregjet e huaja.
    “Për shkak të zhvlersimit të monedhave të huaja sektori prej 3 vitesh sektori po has vështirësi nga humbjet në eksport.
    Sivjet ka një përmirësim të eksporteve, ka rritje të tyre e ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve për eksport për disa bimë medicinale. Janë disa bimë që ka kërkesa, si: rrënja e qumështores, çaji i malit, boronica, lulja e fjanit. Këto bimë më tepër po eksportohen në Europë, në SHBA, Australi dhe Singapor.
    Rritja e çmimeve 4 deri 10% për disa bimë më shtrenjtë sesa vjet, po arrin të kompensojë humbjet e kompanive të shkaktuar nga zhvlerësimet e euros dhe dollarit”.
    Kryetari i Shoqatës së Eksporteve të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka gjithashtu theksoi se për të rikuperuar humbjet nga zhvlerësimi i monedhave të huaja shumë eksportues jo vetëm që kanë zgjeruar gamën e produkteve që i ofrohen tregut ndërkombëtar, po madje po shtojnë sasinë për eksport edhe drejt tregjeve aziatike. Drejt këtyre tregjeve synohet ofrimi i atyre produkteve që konstatohet mungesë eksportesh nga vendet e rajonit.
    Pavarësisht synimeve të eksportuesve për t’u shtrirë në tregje të reja, zoti Gjoka përsërit se problem mbetet mungesa e investimeve për shtimin e kapaciteteve përpunuese për produkt final të përpunuar. Nga operatorët me potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese vetëm 25% e tyre arrijnë të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 75% e tyre u shitën si lëndë e parë pa u përpunuar, duke humbur në pjesën të madhe të vlerës që mund të ngelej në ekonominë vendase./Monitor

  • Rreziku nga goditja në tru/ Krijohen robotë mjekësorë që ‘notojnë’ brenda venave

    Rreziku nga goditja në tru/ Krijohen robotë mjekësorë që ‘notojnë’ brenda venave

    Shkencëtarët kanë zhvilluar robotë të vegjël mjekësorë të aftë të notojnë nëpër qarkullimin e gjakut për të ndaluar një goditje në tru, duke shënuar një nga përparimet më premtuese në mjekësinë moderne të urgjencës.
    Këto makina mikroskopike janë projektuar për të lundruar në enët e gjakut, për të gjetur mpiksje të rrezikshme dhe për t’i copëtuar ato para se të bllokojnë rrjedhën e oksigjenit në tru.
    Në vend që të mbështeten në kirurgji të rrezikshme ose ilaçe me veprim të ngadaltë, robotët mund të ndërhyjnë direkt në vendin e mpiksjes brenda disa minutash.
    Teknologjia funksionon përmes udhëzimit magnetik. Mjekët kontrollojnë robotët nga jashtë trupit duke përdorur fusha magnetike të akorduara saktësisht, duke i lejuar ata të drejtojnë robotët edhe nëpër enët më të vogla dhe më komplekse të gjakut.
    Pasi të arrijnë mpiksjen, robotët ose japin ilaçe të synuara ose përdorin mikro-dridhje për të tretur në mënyrë të sigurt bllokimin pa dëmtuar indin përreth. Testet e hershme tregojnë rezultate të shpejta, duke përmirësuar ndjeshëm rrjedhën e gjakut dhe duke zvogëluar dëmtimin afatgjatë të trurit.
    Një e ardhme ku robotë të vegjël patrullojnë qarkullimin e gjakut për të parandaluar ngjarje kërcënuese për jetën po bëhet gjithnjë e më realiste çdo vit.

  • E rëndë/ 12-vjeçarja, konsumoi medikamente mjekësore, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës

    E rëndë/ 12-vjeçarja, konsumoi medikamente mjekësore, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës

    Një e mitur 12-vjeçare në Vlorë dyshohet se ka tentuar të dëmtojë veten duke konsumuar medikamente mjekësore, pasi është dërguar për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Tiranës.
    Sipas burimeve, e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po punojnë për zbardhjen dhe arsyen se përse e ka marrë këtë iniciativë 12-vjeçarja.
    Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
    Më datë 29.10.2025, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një shtetase e mitur 12-vjeçare, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente mjekësore.

  • Ministrja Sala apel drejtuesve të spitaleve: Planifikoni dhe zbatoni protokollet për barnat

    Ministrja Sala apel drejtuesve të spitaleve: Planifikoni dhe zbatoni protokollet për barnat

    Forcimi i cilësisë së shërbimit publik, zbatimi rigoroz i protokolleve mjekësore dhe sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna ishin në qendër të takimit të kësaj të enjteje, 30 tetor, të Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, me drejtuesit e spitaleve të vendit.
    “Pa protokolle në çdo spital, nuk mund të kemi standarde dhe planifikim të saktë të shërbimit. Cilësia e shërbimit, standardizimi dhe kostifikimi i tij bazohen në zbatimin rigoroz të protokolleve mjekësore”, theksoi ministrja, duke kërkuar përgjegjshmëri maksimale në zbatimin e tyre.

    Në të njëjtën linjë, ministrja Sala vuri theksin te furnizimi me barna dhe materiale mjekësore, duke kërkuar vendimmarrje të bazuar në të dhëna të sakta dhe nevojat reale të pacientëve.

    “Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna dhe materiale mjekësore duhet të realizohet në bashkërendim të plotë midis shërbimeve spitalore, farmacisë dhe strukturave të planifikimit, në mënyrë që çdo vendimmarrje të mbështetet në të dhëna të sakta dhe në nevojat reale të pacientëve”.
    Gjithashtu, ministrja Sala theksoi rëndësinë e ecurisë së procesit të autonomisë spitalore dhe vijimin e digjitalizimit të proceseve të menaxhimit administrativ të spitaleve.
    “Kërkohet bashkëpunim dhe angazhim maksimal për të marrë masat për përdorimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Spitalor, që siguron digjitalizimin e gjithë dokumenteve mjekësore të prodhuara. Vihet re një përdorim shumë i ulët dhe, si rrjedhojë, nuk është arritur eliminimi i procedurave me letra fizike”.
    Një tjetër prioritet mbetet forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit midis spitaleve, Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturave të Ministrisë, për të reaguar në kohë reale ndaj çdo situate.

  • Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e jetës së foshnjes, Prokuroria merr të pandehura mjekët obstetër-gjinekologë

    Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e jetës së foshnjes, Prokuroria merr të pandehura mjekët obstetër-gjinekologë

    Prokuroria e Tiranës merr të pandehura dy mjeke obstetër-gjinekologe në maternitetin “Koço Gliozheni”, të cilat akuzohen se neglizhuan pacienten dhe gjendjen e saj të rënduar duke çuar në humbjen e jetës së një foshnjeje.
    Bëhet fjalë për shtetaset E.K. dhe I.M. Dy mjeket akuzohen për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, lidhur me një rast që daton në vitin 2023. Hetimet ndaj dy gjinekologeve nisën pas denoncimit të shtetases G.S., ku rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes.
    Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e shtetases G.S., pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe.
    Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës dhe shëndetit të nënës.
    Në kushtet kur nga ana e mjekes I. M. po neglizhohej, pavarësisht shqetësimeve të saj dhe gjendjes së përkeqësuar pa asnjë përmirësim, pacientja iu drejtua edhe mjeke E.K. për të vazhduar ndjekjen e shtatzënisë. Por edhe kjo mjeke kreu një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që përbëjnë shkelje të rënda të detyrës së saj profesionale dhe shëndetësore, duke cenuar seriozisht jetën dhe shëndetin e kallëzueses dhe të fëmijës.
    Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda që ishin sinjal i qartë për një gjendje patologjike serioze, e identifikuar më vonë si pre-eklampsi e formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë mjekësore të përshtatshme për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.
    Gjithashtu, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore. Nëse do të ishte vepruar sipas standardeve, këto matje do të ishin dokumentuar dhe do të shërbenin si bazë për vendimmarrje mjekësore.
    NJOFTIMI
    Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr të pandehur shtetaset E.K. dhe I.M. për veprën penale ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’ parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal, të dyja me profesion mjeke obstetër-gjinekologe.
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.225, të vitit 2023, të nisura pas denoncimit të shtetases G.S., rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes. Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e shtetases G.S., pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe.
    Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës dhe shëndetit të nënës.
    Në kushtet kur nga ana e mjekes I. M. po neglizhohej, pavarësisht shqetësimeve të saj dhe gjendjes së përkeqësuar pa asnjë përmirësim, pacientja iu drejtua edhe mjeke E.K. për të vazhduar ndjekjen e shtatzënisë.
    Por edhe kjo mjeke kreu një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që përbëjnë shkelje të rënda të detyrës së saj profesionale dhe shëndetësore, duke cenuar seriozisht jetën dhe shëndetin e kallëzueses dhe të fëmijës. Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda që ishin sinjal i qartë për një gjendje patologjike serioze, e identifikuar më vonë si pre-eklampsi e formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë mjekësore të përshtatshme për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.
    Gjithashtu, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore. Nëse do të ishte vepruar sipas standardeve, këto matje do të ishin dokumentuar dhe do të shërbenin si bazë për vendimmarrje mjekësore.
    Organi i Prokurorisë vlerëson se mungesa e plotë e historikut të të dhënave mjekësore, që shërben për vijimin e mjekimit është vetë një tregues i mjaftueshëm i moszbatimit të detyrimeve ligjore dhe etike që ka një profesionist mjekësor ndaj pacientit.
    Në fund, nuk mund të anashkalohet fakti se pacientja është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni” me një diagnozë të rëndë, pre-eklampsi e avancuar, dhe se gjendja e saj kishte avancuar në një pikë të tillë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë. Kjo situatë ishte rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së ndjekjes së duhur mjekësore dhe mosmarrjes së masave parandaluese nga mjeket që e kishin ndjekur më parë, E.K. dhe I.M.
    Për sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se veprimet/mosveprimet e mjekeve obsetër E.K. dhe I. M. plotësojnë të gjithë kriteret që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penale të “Neglizhenca në trajtimin mjekësor “, e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

  • Neglizhuan pacienten dhe e çuan drejt humbjes së foshnjes, merren të pandehura dy gjinekologet e “Hygeia-s”

    Neglizhuan pacienten dhe e çuan drejt humbjes së foshnjes, merren të pandehura dy gjinekologet e “Hygeia-s”

    ENRIKETA KROI DHE IBRIME MATA

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehura dy mjeket gjinekologe, Ibrime Mata dhe Enriketa Kroi, për shkak se kanë neglizhuar një paciente shtatzënë, duke i shkaktuar humbjen e foshnjes.
    Pas denoncimit të bërë nga shtetasja, G.S, në vitin 2023, Prokuroria e Tiranës ka kryer një sërë hetimesh, nga ku rezultoi se mjekja Ibrime Mata nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore të gruas shtatzënë, pavarësisht ekzaminimeve të shumta që ka kryer gjatë kësaj kohe. Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës dhe shëndetit të nënës.
    Sipas Prokurorisë, kur ka parë neglizhencën e mjekes, Mata, pacientja është drejtuar te një tjetër gjinekologe e spitalit, pikërisht Enriketa Kroi.  Por edhe kjo mjeke sipas Prokurorisë kreu një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që përbëjnë shkelje të rënda të detyrës së saj profesionale dhe shëndetësore, duke cenuar seriozisht jetën dhe shëndetin e kallëzueses dhe të fëmijës. Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda që ishin sinjal i qartë për një gjendje patologjike serioze, e identifikuar më vonë si pre-eklampsi e formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë mjekësore të përshtatshme për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.
    Për pasojë, pacientja është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni” me një diagnozë të rëndë, pre-eklampsi e avancuar, dhe më pas është konstatuar se gjendja e saj kishte avancuar në një pikë të tillë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë. 
    NJOFTIMI I PROKURORISË
    Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr të pandehur shtetaset E.K. dhe I.M. për veprën penale ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’ parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal, të dyja me profesion mjeke obstetër-gjinekologe.
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.225, të vitit 2023, të nisura pas denoncimit të shtetases G.S.,  rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes.
    Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e shtetases G.S., pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe. Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës dhe shëndetit të nënës.
    Në kushtet kur nga ana e mjekes I. M. po neglizhohej, pavarësisht shqetësimeve të saj dhe gjendjes së përkeqësuar pa asnjë përmirësim, pacientja iu drejtua edhe mjeke E.K. për të vazhduar ndjekjen e shtatzënisë. Por edhe kjo mjeke kreu një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që përbëjnë shkelje të rënda të detyrës së saj profesionale dhe shëndetësore, duke cenuar seriozisht jetën dhe shëndetin e kallëzueses dhe të fëmijës. Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda që ishin sinjal i qartë për një gjendje patologjike serioze, e identifikuar më vonë si pre-eklampsi e formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë mjekësore të përshtatshme për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.
    Gjithashtu, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore. Nëse do të ishte vepruar sipas standardeve, këto matje do të ishin dokumentuar dhe do të shërbenin si bazë për vendimmarrje mjekësore.
    Organi i Prokurorisë vlerëson se mungesa e plotë e historikut të të dhënave mjekësore, që shërben për vijimin e mjekimit është vetë një tregues i mjaftueshëm i moszbatimit të detyrimeve ligjore dhe etike që ka një profesionist mjekësor ndaj pacientit.
    Në fund, nuk mund të anashkalohet fakti se pacientja është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni” me një diagnozë të rëndë, pre-eklampsi e avancuar, dhe se gjendja e saj kishte avancuar në një pikë të tillë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë. Kjo situatë ishte rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së ndjekjes së duhur mjekësore dhe mosmarrjes së masave parandaluese nga mjeket që e kishin ndjekur më parë, E.K. dhe I.M.
    Për sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se veprimet/mosveprimet e mjekeve obsetër E.K. dhe I. M. plotësojnë të gjithë kriteret që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penale të “Neglizhenca në trajtimin mjekësor “, e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal. /ZËRI 

  • Merren të pandehura dy gjinekologe, neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e jetës së foshnjës

    Merren të pandehura dy gjinekologe, neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e jetës së foshnjës

    Dy mjeke obstetër-gjinekologe, janë marrë si të pandehura ditën e sotme, 29 tetor, nga Prokuroria e Tiranës, pasi kanë neglizhuar një paciente të tyre dhe gjendjes e saj të rënduar, duke çuarnë humbjen e jetës së një foshnjeje.
    Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, dy mjeket nuk respektuar protokollet standarde, nuk monitoruan shenjat vitale të pacientes, si dhe nuk reaguan ndaj ndryshimeve shqetësuese të gruas.
    Të pandehura janë marrë mjeket I.M., dhe E.K., për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
    Kështu, mjekja I.M., sipas prokurorisë, nuk ka hapur e as nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore të shtatzënisë së pacientes, e pavarësisht shqetësimeve të shumta të kësaj të fundit, gjinekologia nuk ka reaguar në kohë përmes ekzaminimeve të detajuara shtesë. Kjo neglizhencë, ka bërë që foshnja të lindte prematur me probleme serioze shëndetësore, që më pas rezultoi në vdekjen e foshnjës.
    Për shkak të sjelljes jo korrekte të mjekes I.M., pacientja u drejtua tek obstetër-gjinekologe E.K., për të vazhduar ndjekjen e shtatzënisë. Por, edhe kjo mjeke rezultoi të neglizhonte pacienten, e cila kjo e fundit kishte shfaqur simptomat të rënda, që më pas u identifikuan si pre-eklampsi e formës së rëndë. Mjekja E.K., nuk ndërmori asnjë masë mjekësore për parandalimin e kësaj gjendjeje, pavarësisht vizitave të shumta të pacientes në klinikën private.
    Sakaq, duke rënduar pozitën e mjekeve, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore.
    Pacientja, për shkak të gjendjes së rënduar u shtrua në maternitetin “Koço Gliozheni” me një diagnozë të rëndë, pre-eklampsi e avancuar, dhe se gjendja e saj kishte avancuar në një pikë të tillë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë. Kjo situatë ishte rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së ndjekjes së duhur mjekësore dhe mosmarrjes së masave parandaluese nga dy mjeket që e kishin ndjekur më parë pacienten.
    “Prokuroria e Tiranës merr të pandehura dy mjeke obstetër-gjinekologe, neglizhuan pacienten dhe gjendjen e saj të rënduar duke çuar në humbjen e jetës së një foshnjeje
    Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr të pandehur shtetaset E.K. dhe I.M. për veprën penale ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’ parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal, të dyja me profesion mjeke obstetër-gjinekologe.
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.225, të vitit 2023, të nisura pas denoncimit të shtetases G.S., rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes.
    Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e shtetases G.S., pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe. Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës dhe shëndetit të nënës.
    Në kushtet kur nga ana e mjekes I. M. po neglizhohej, pavarësisht shqetësimeve të saj dhe gjendjes së përkeqësuar pa asnjë përmirësim, pacientja iu drejtua edhe mjeke E.K. për të vazhduar ndjekjen e shtatzënisë. Por edhe kjo mjeke kreu një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që përbëjnë shkelje të rënda të detyrës së saj profesionale dhe shëndetësore, duke cenuar seriozisht jetën dhe shëndetin e kallëzueses dhe të fëmijës. Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda që ishin sinjal i qartë për një gjendje patologjike serioze, e identifikuar më vonë si pre-eklampsi e formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë mjekësore të përshtatshme për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.
    Gjithashtu, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore. Nëse do të ishte vepruar sipas standardeve, këto matje do të ishin dokumentuar dhe do të shërbenin si bazë për vendimmarrje mjekësore.Organi i Prokurorisë vlerëson se mungesa e plotë e historikut të të dhënave mjekësore, që shërben për vijimin e mjekimit është vetë një tregues i mjaftueshëm i moszbatimit të detyrimeve ligjore dhe etike që ka një profesionist mjekësor ndaj pacientit.
    Në fund, nuk mund të anashkalohet fakti se pacientja është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni” me një diagnozë të rëndë, pre-eklampsi e avancuar, dhe se gjendja e saj kishte avancuar në një pikë të tillë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë. Kjo situatë ishte rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së ndjekjes së duhur mjekësore dhe mosmarrjes së masave parandaluese nga mjeket që e kishin ndjekur më parë, E.K. dhe I.M.
    Për sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se veprimet/mosveprimet e mjekeve obsetër E.K. dhe I. M. plotësojnë të gjithë kriteret që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penale të “Neglizhenca në trajtimin mjekësor “, e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal“, njofton prokuroria.

  • Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

    Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se uria dhe vuajtjet në Gaza mbeten të rënda pavarësisht një armëpushimi të brishtë, si dhe ka theksuar se niveli i ndihmave mezi është përmirësuar dhe evakuimet mjekësore janë shumë të kufizuara për të përmbushur nevojat në enklavë.
    “Armëpushimi i shpallur dy javë më parë është i brishtë dhe është shkelur, por vazhdon të mbahet, gjë që është një lajm i shkëlqyer për të gjithë”, tha në një konferencë për media drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesusl.
    “Kriza është larg përfundimit dhe nevojat janë të jashtëzakonshme. Nuk ka ulje të urisë, sepse nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, shtoi ai, duke theksuar se uria kërkon më shumë kohë për t’u zhdukur.

    Shefi i OBSH-së theksoi se shumë nga kamionët që hyjnë në Gaza tani janë komercial, gjë që nuk e ndihmon çështjen pasi njerëzit nuk kanë mundësi të blejnë.
    Lidhur me evakuimet mjekësore, Tedros paralajmëroi se një ose dy rrugët e vëna në dispozicion për operacione të tilla dhe “evakuimet mjekësore një herë në javë nuk janë të mjaftueshme”.
    Ai i kërkoi Izraelit të lejojë pacientët të udhëtojnë në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, për të marrë trajtim menjëherë.
    “Për disa vonesat nënkuptojnë vdekje”, tha ai, pasi 700 prej tyre kanë vdekur gjatë pritjes.
    Megjithatë, ai theksoi se 15 mijë pacientë, përfshirë 4 mijë fëmijë, kërkojnë trajtim jashtë Gazës, duke i nxitur vendet të pranojnë më shumë pacientë. Ai kërkoi hapjen e të gjitha kalimeve, përfshirë atë të Rafahut, e cila duhej të hapej javën e kaluar.
    “Një sasi e konsiderueshme ndihme është grumbulluar në Al-Arish në Egjipt që është gati të hyjë në Gaza sapo të hapet kalimi”, tha ai.
    Sipas tij, plani 60-ditor i armëpushimit i OBSH-së kërkon 45 milionë dollarë për të mirëmbajtur shërbimet shpëtimtare, për të forcuar mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe për të koordinuar partnerët. Por ai paralajmëroi se rindërtimi i sistemit shëndetësor të Gazës “do të kushtojë të paktën 7 miliardë dollarë”.
    Tedros njoftoi se më shumë se 170 mijë njerëz janë të plagosur, përfshirë 5 mijë të amputuar dhe 3.600 me djegie të rënda, ndërsa rreth 1 milion kanë nevojë për kujdes shëndetësor mendor.