Një investigim i realizuar nga emisioni investigativ Fiks Fare ka zbuluar një rast alarmant që ngre shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore në qytetin e Peshkopisë.
Sipas raportimit të emisionit të transmetuar në Top Channel, mishi që therret në mënyrë të pakontrolluar dhe në kushte skandaloze higjieno-sanitare po përfundon në tregjet lokale, madje edhe në Tiranë. Ky mish, i cili nuk kalon nëpër asnjë filtër kontrolli veterinar, përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik.
Investigimi nisi pas denoncimit të një qytetari, i cili sinjalizoi për një dyqan mishi në Peshkopi që operon në kushte të dyshimta. Ai pretendoi se mishi shitet pa asnjë certifikim apo kontroll veterinar.
Për më tepër, reporterët zbuluan se dyqani i mishit ndodhej ngjitur me një dyqan tjetër që tregton plehra kimike dhe pesticide, duke krijuar një ambient të rrezikshëm dhe plotësisht të papërshtatshëm për ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore.
Rasti ka ngritur alarmin për autoritetet përgjegjëse, të cilat pritet të reagojnë për të marrë masa urgjente ndaj situatave të tilla që cënojnë rëndë sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.
Emisioni Fiks Fare thekson se raste të tilla nuk janë të izoluara dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat përkatëse të kontrollit ushqimor.
Tag: mishi
-

Skandal ushqimor në Peshkopi: Mish pa kontroll veterinar shitet në treg, rrezik për shëndetin publik
-

Fiks Fare/ Skandal në Peshkopi, mishi i pavulosur dhe i pakontrolluar përfundon tek konsumatorët. Tregtari: Nuk ka vulë por është i freskët
Një investigim i realizuar nga emisioni Fiks Fare ka zbuluar një shqetësim serioz në lidhje me sigurinë ushqimore në qytetin e Peshkopisë.
Një investigim i realizuar nga emisioni Fiks Fare ka zbuluar një shqetësim serioz në lidhje me sigurinë ushqimore në qytetin e Peshkopisë. Mishi i therur në mënyrë të pakontrolluar dhe pa standarde higjieno-sanitare po përfundon në tregun e konsumatorëve atje madje edhe në Tiranë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik.
Informacioni fillestar erdhi nga një qytetar, i cili denoncoi një dyqan mishi në Peshkopi ku sipas tij shitej mish në kushte tejet të dyshimta dhe pa asnjë kontroll veterinar. Më shqetësuesja ishte fakti që dyqani ndodhej ngjitur me një tjetër dyqan që tregtonte plehra kimike dhe pesticide, pra një rrezik i dyfishtë për konsumatorin.Gazetarët shkuan në dyqanin në fjalë, ku pronari pranoi hapur se brenda frigoriferëve ruhej mish i pavulosur dhe në vitrinë gjithashtu shitej mish i freskët i pa certifikuar. Ai pohoi se e kishte therur viçin në thertore, por veterineri nuk kishte qenë i pranishëm për të bërë kontrollin dhe vulosjen e mishit. Si justifikim, tha se kafsha kishte numër matrikulli, por veterineri nuk e gjente të regjistruar në sistem.
Kur u pyet nëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kishte ushtruar ndonjëherë kontroll, tregtari paraqiti një dokument ku thuhej se është ushtruar kontroll, por nuk kishte asnjë detaj për çfarë ishte konstatuar dhe kjo datonte në muajin maj.Ekipi i Fiks Fare më pas vizitoi thertoren “Emi”, ku u gjet një veteriner i cili pranoi se nuk qëndron gjatë gjithë kohës në thertore, por shkon vetëm kur e thërrasin dhe kur kafsha paraqitet me dokumentacion të rregullt nga ferma. Ai shtoi se çdo natë theren kafshë dhe shpesh ato nuk kontrollohen fare, ndërsa mishi përfundon edhe në tregun e Tiranës.
Pronari i thertores mohoi gjithçka dhe pretendoi se “çdo mish vuloset dhe kontrollohet”, por pasi telefonoi kasapin që kishte therur viçin në fjalë, ai pranoi se e kishte bërë këtë pa praninë e veterinerit. Madje, kasapi shtoi se kjo ndodhshpesh.Veterineri, i cili u rikthye në vendngjarje, sqaroi se nuk mund të certifikojë mishin e paidentifikuar dhe që nuk ka matrikull, duke fajësuar pronarin e thertores për këtë situatë.
Gazetarët e Fiks Fare kërkuan një reagim edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Dibër. Drejtori i këtij institucioni, i cili ndodhej në një inspektim jashtë zyrës ditën e vizitës, dha një përgjigje zyrtare përmes emailit. Sipas tij, si dyqani i mishit ashtu edhe thertorja janë inspektuar në muajt maj dhe qershor, dhe gjatë këtyreinspektimeve nuk janë konstatuar shkelje. Ndërsa për subjektin pranë dyqanit të mishit, AKU sqaroi se bëhet fjalë për një dyqan që tregton fara bujqësore.
Megjithatë, Fiksi solli me zë dhe figurë fakte konkrete që tregojnë se të dy subjektet kanë shkelur ligjin, duke therur dhe tregtuar mish të pakontrolluar dhe të pavulosur, në mungesë të plotë të standardeve të sigurisë ushqimore.Ky rast ngre alarmin për një problem serioz me sigurinë ushqimore dhe kontrollin veterinar në zona të caktuara të vendit. Institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur tregtimin e mishit të pasigurt dhe për tëgarantuar shëndetin e qytetarëve.Top Channel
-

Mishi i përpunuar në listën e zezë, klasifikohet si kancerogjen i grupit 1
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mishi i përpunuar si sallamrat, proshutat dhe virshtet është klasifikuar si kancerogjen i grupit 1, duke u renditur mes faktorëve më të rrezikshëm për shëndetin, në të njëjtin nivel me duhanin dhe alkoolin.
Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i tyre rrit ndjeshëm gjasat për kancer të zorrës së trashë dhe sëmundje të tjera kronike. Ekspertët paralajmërojnë se edhe sasi të vogla, të konsumuara shpesh, mund të kenë pasoja serioze për shëndetin afatgjatë.
Mjekët këshillojnë që mishrat e përpunuar të shmangen sa më shumë, duke i zëvendësuar me burime më të shëndetshme proteinash si peshku, mishi i bardhë dhe produktet bimore.
-

Pasojat e konsumit të tepruar të mishit: Nga lodhja te floku i dëmtuar
Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar. Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët. Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin.
Lodhje e tepërt
Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës. Janë një mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit. Mirëpo pavarësisht kësaj, ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup. Këto proteina sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.Flokë dhe lëkurë e dëmtuar
Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë tek mishi i kafshëve. Kjo vitaminë është e rëndësishme veçanërisht për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures.Kështu që, nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë tuaj janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri. Kur të konsumoni një racion mish kujdesuni ta shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.
Problemet me tretjen
Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë shumë prezente sidomos me kalimin e viteve tek çdo njeri. Konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës tuaj me shumë mundësi do të keni probleme me tretjen.
Rrit kolesterolin e keq
Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt i mishit rrit edhe kolesterolin e keq. Kjo do të thotë një risk i shtuar për trupin pasi mund të zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.Aroma e keqe e gojës
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq sipas mjekëve mund të shkaktojë aromë të keqe të gojës. Kjo ndodh pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar. Nën këtë proces formohen disa përbërje organike të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës.Shtim në peshë
Mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë. Këto yndyrna shtojnë peshën trupore dhe janë shumë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi. Prandaj është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim.Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj. Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.
-

Nga lodhja te floku i dëmtuar, çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish
Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar. Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët. Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin.
Lodhje e tepërt
Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës. Janë një mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit. Mirëpo pavarësisht kësaj, ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup. Këto proteina sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.Flokë dhe lëkurë e dëmtuar
Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë tek mishi i kafshëve. Kjo vitaminë është e rëndësishme veçanërisht për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures.Kështu që, nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë tuaj janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri. Kur të konsumoni një racion mish kujdesuni ta shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.
Problemet me tretjen
Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë shumë prezente sidomos me kalimin e viteve tek çdo njeri. Konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës tuaj me shumë mundësi do të keni probleme me tretjen.
Rrit kolesterolin e keq
Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt i mishit rrit edhe kolesterolin e keq. Kjo do të thotë një risk i shtuar për trupin pasi mund të zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.Aroma e keqe e gojës
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq sipas mjekëve mund të shkaktojë aromë të keqe të gojës. Kjo ndodh pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar. Nën këtë proces formohen disa përbërje organike të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës.Shtim në peshë
Mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë. Këto yndyrna shtojnë peshën trupore dhe janë shumë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi. Prandaj është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim.Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj. Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.
-

Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama publikon videon: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë
Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë, shkruan kryeministri Edi Rama, krahas një videoje ku duken produktet e sekuestruara ditët e fundit.
Top Channel
-

Çfarë i Ndodh Trupit kur Konsumoni Shumë Mish
Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar.
Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët.
Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se çfarë i ndodh trupit kur ju konsumoni shumë mish dhe cilat janë shenjat që trupi jep.
Më poshtë i gjeni të gjitha këto arsye të listuara bashkë me të gjithë dëmet që i shkaktojnë organizmit.
Lodhje e tepërt
Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës.
Janë një mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit.
Gjithsesi pavarësisht kësaj, ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup.
Këto proteina sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.
Flokë dhe lëkurë e dëmtuar
Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë tek mishi i kafshëve.
Kjo vitaminë është e rëndësishme veçanërisht për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures.
Kështu që, nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë tuaj janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri.
Gjithnjë kur të konsumoni një racion mish kujdesuni ta shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.
Konstipacioni
Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë shumë prezente sidomos me kalimin e viteve tek çdo njeri.
Konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave.
Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës tuaj me shumë mundësi do të keni probleme me tretjen.
Prandaj sipas mjekëve është e rëndësishme të keni vakte të larmishme mes proteinave të mishit, drithërave, bishtajorëve, perimeve dhe frutave.
Rrit kolesterolin e keq
Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt i mishit rrit edhe kolesterolin e keq.
Kjo do të thotë një risk i shtuar për trupin pasi mund të zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.
Aroma e keqe e gojës
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq sipas mjekëve mund të shkaktojë aromë të keqe të gojës.
Kjo ndodh pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar.
Nën këtë proces formohen disa përbërje organike të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës.
Kështu që mundohuni që gjithnjë të mos konsumoni më shumë se 70 gr mish, dhe jo çdo ditë.
Shtim në peshë
Siç përmendëm edhe më sipër mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë.
Këto yndyrna shtojnë peshën trupore dhe janë shumë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi.
Prandaj është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim.
Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj.
Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.
Për një informacion më të detajuar rreth konsumimit të mishit, mund të lexoni këshillat e AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb.org -

AKU Shkodër bllokon 124 kg mish pa certifikatë veterinare, 6 milion lekë gjobë 4 bizneseve…
Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm për monitorimin e situatës së sëmundjes së ruminantëve të vegjël (PPR), trupa inspektuese/monitorese e AKU-së, Drejtoria Rajonale Shkodër, gjatë kontrolleve të ushtruara në datat 21 dhe 22 qershor 2025, konstatoi në kushtet e flagrancës shkelje të rënda të kërkesave ligjore në katër subjekte me aktivitet tregtimi mishi.
Detajet e kontrolleve dhe masave të marra:
Më datë 21.06.2025:
Subjekti 1 – Tregtim mishi
Shkelja: U bllokuan 2 karkasa qingji, në total 12 kg, pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.
Masa administrative: Gjobë në vlerën 100,000 lekë, bazuar në Ligjin nr. 87/2012 dhe Aktin Normativ nr. 4, datë 16.08.2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”.
Subjekti 2 – Tregtim mishi
Shkelja: U bllokua 1 karkasë qingji, në total 7 kg, pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.
Masa administrative: Gjobë në vlerën 100,000 lekë, në bazë të të njëjtit legjislacion.
Më datë 22.06.2025:
Subjekti 3 – Tregtim mishi
Shkelja: U bllokua mish në sasi 75 kg, pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Subjekti ishte gjithashtu i paregjistruar në QKR.
Masat e marra:
Bllokimi i aktivitetit tregtar
Gjobë në vlerën 200,000 lekë
Subjekti 4 – Tregtim mishi
Shkelja: U bllokua mish në sasi 30 kg, pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Subjekti ishte gjithashtu i paregjistruar në QKR.
Masat e marra:
Bllokimi i aktivitetit tregtar
Gjobë në vlerën 200,000 lekë
Përmbledhje:
Numri total i subjekteve të kontrolluara me shkelje: 4
Sasia totale e mishit të bllokuar: 124 kg
Destinacioni i mishit të bllokuar: Asgjësimi
Vlera totale e masave administrative (gjoba): 600,000 lekë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson rëndësinë e zbatimit rigoroz të kërkesave ligjore në lidhje me sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik dhe do të vijojë kontrollet intensive në të gjithë territorin për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe standardet ligjore në tregtimin e produkteve me origjinë shtazore.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Prodhimet blegtorale, rriten ndjeshëm çmimet në treg për produktet e bulmetit dhe të mishit
Shqiptarëve produktet me origjinë shtazore po u kushtojnë gjithnjë e më tepër.
Nëse bëjmë një krahasim të çmimeve të bulmetit nga viti 2013 e deri më tani, një kilogram djathë lope kushton 133% më tepër, djathi i deles 136% më shumë, kurse gjalpi i freskët ka pësuar 100% rritje të çmimit.
“Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekëkg, ndërsa sot kushton 700 lekëkg. Djathi i deles ka qenë 550lekëkg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekëkg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekëkg, tani kushton 1100 lekëkg”,shprehet Artan Hazizaj, tregtar.
Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg, ai ka pësuar ndryshimin më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.
“Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekëkg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekëkg, por sot kushton 800 lekë kg”, shton më tej tregtari.
Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.
“Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat mund të gjesh vetëm një viç”, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.
Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT në këtë 10 vjeçar të fundit numri I lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar.
Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.Top Channel
