Tag: miratuar

  • Kosova voton më 28 dhjetor: KQZ ende s’ka para, shteti pa buxhet të miratuar

    Kosova voton më 28 dhjetor: KQZ ende s’ka para, shteti pa buxhet të miratuar

    Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, por pa buxhet të miratuar dhe pa mjete për organizimin e tyre.

    Qeveria në detyrë nuk i ka ndarë ende fondet e kërkuara për procesin zgjedhor, duke rrezikuar jo vetëm mbajtjen e zgjedhjeve, por edhe funksionimin financiar të shtetit në fillim të vitit të ardhshëm.

    Kosova po hyn në një periudhë vendimtare politike, me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të caktuara për 28 dhjetor, por pa siguruar ende mjetet financiare për organizimin e tyre.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar se përkundër afateve të ngushta, Qeveria në detyrë nuk i ka ndarë buxhetin e kërkuar prej 11.5 milionë eurosh, duke rrezikuar zbatimin e proceseve kyçe si shtypja e fletëvotimeve, dërgimi i tyre jashtë vendit dhe përgatitjet logjistike për ditën e votimit.

    Në mbledhjen e sotme, KQZ ka diskutuar për procedurat emergjente që do të mundësonin nisjen e tenderëve për shërbimet zgjedhore, megjithëse pa buxhet asnjë proces nuk mund të fillojë zyrtarisht.

    Drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka konfirmuar se që nga kërkesa e bërë më 26 nëntor, Ministria e Financave nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

    “Më 25 nëntor 2025, KQZ ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës. Ne menjëherë të nesërmen, përmes kërkesës, përmes arkivit dhe email-it, i kemi dërguar në Ministrinë e Financave. Aktualisht nuk kemi asnjë njoftim lidhur me kërkesën që është parashtruar”.

    Sipas planit të miratuar nga KQZ më 25 nëntor, kostoja për organizimin e zgjedhjeve arrin 11,493,526 euro, ku vetëm 3.7 milionë euro janë të destinuara për dërgimin e fletëvotimeve për votuesit jashtë Kosovës. Votimi me postë është paraparë të nisë më 12 dhjetor, por pa mjetet e nevojshme financiare, rrezikon të mos realizohet në kohë.

    Përveç vonesave në sigurimin e mjeteve për KQZ-në, Kosova po përballet edhe me një rrezik më të madh: hyrjen në vitin 2026 pa buxhet shtetëror të miratuar.

    Ligji për Menaxhimin e Financave Publike parasheh që buxheti duhet të miratohet deri më 30 tetor, por shpërndarja e Kuvendit dhe funksionimi i Qeverisë në detyrë e kanë pamundësuar këtë.

    Në këto kushte, çdo pagesë – përfshirë pagat e punëtorëve publikë, pensionet, furnizimet e institucioneve, si dhe karburantet për Policinë dhe ushtrinë – mund të ndalet nga 1 janari, nëse nuk krijohen organet e reja të zgjedhura dhe nuk votohet buxheti.

    Ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar se një situatë e tillë do të paralizonte funksionimin e institucioneve publike dhe do të krijonte krizë të zinxhirtë financiare në vend.

    Sipas tyre, në rast se nuk miratohet buxheti në kohë, Qeveria nuk ka të drejtë ligjore të bëjë asnjë pagesë, përveç atyre minimale të emergjencës, duke përfshirë pagat bazë, sigurimet shëndetësore dhe shërbimet jetike.

    Meqë Kosova ka një Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara, procesi i miratimit të buxhetit për vitin 2026 është bllokuar.

    Ligji për menaxhimin e financave publike kërkon që buxheti të miratohet deri më 30 tetor, por me shpërndarjen e Kuvendit, kjo nuk ka ndodhur. Tash, ekziston rreziku real që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet funksional.

    Nëse deri më 1 janar nuk konstituohet Kuvendi dhe nuk miratohet buxheti, do të bllokohen të gjitha pagesat – nga pagat dhe pensionet, deri te furnizimet për Policinë, ushtrinë dhe institucionet publike.

    Në ligjin për Qeverinë nuk përmendet termi Qeveri në detyrë, por Qeveri në dorëheqje, e cila përkufizohet si qeveri që funksionon pas shpërndarjes së Kuvendit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

    Ligji parasheh që një qeveri e tillë nuk mund të miratojë ligje të reja, por mund t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit të shtetit.

    Qeveria në detyrë e Kosovës e kishte miratuar buxhetin për vitin 2026 i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë se ku buxhet nuk është votuar në Kuvend.

    Por, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishe ngul këmbë gjatë miratimit të tij se Qeveria e tij në detyrë “mund të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit sikurse është e përcaktuar me ligj”, si dhe i bëri thirrje Kuvendit ta votojë.

    Kurti tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.

    “Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”.

  • Qeveria miraton hartat në 7 bashki/ Paketa e Maleve, ja 39 zonat e zhvillimit

    Qeveria miraton hartat në 7 bashki/ Paketa e Maleve, ja 39 zonat e zhvillimit

    Qeveria ka miratuar 39 zona zhvillimi si pjesë e paketës së maleve në 7 bashki të vendit.

    Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak.

    Më konkretisht, në bashkinë e Shkodrës janë miratuar 5 zona zhvillimi, ku përfshihet fshati Theth; fshati Nderlysaj pjesë e njësisë administrative Shalë. Ndërkohë që në njësinë administrative Guri i Zi janë miratuar tre zona zhvillimi, në fshatin Rragam; fshatin Sheld si dhe fshatrat Mazrek–Shpor. Në total, në Shkodër janë 4, 420 hektarë që janë të gatshme për investim në këtë bashki.

    Ndërsa në 3 zonat e përcaktuara në Bashkinë Mat janë zona e liqeneve të Gërmanit, zona ish-Vila e Zogut, zona e kurorës së fshatit Selixë pjesë e njësisë administrative Komsi, me një total prej 620 ha tokë.

    Në bashkinë Shijak janë përcaktuar 20 zona me përparësi zhvillimi, në njësinë administrative Maminas dhe Gjepalaj. Në total në Shijak janë 302 hektarë në dispozicion për t’u investuar.

    Ndërkohë që në fund të muajit tetor qeveria ka miratuar 11 zona prioritare zhvillimi në bashkitë Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar. Përkatësisht, në bashkinë e Belshit janë shpallur 5 zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në fshatrat Qafshkallë, Gradishtë, Seferan-Hysë, Shegas si dhe Fierzë. Në bashkinë e Elbasanit janë 4 zona zhvillimi në fshatrat Funar, Gjinar, Tregan dhe Shushicë. Ndërkohë që bashkia e Përmetit ka një zonë, ajo në fshatrat Kanikol e Draçovë. Po ashtu edhe në bashkinë e Skraparit është shpallur një zonë në njësinë administrative Potom.

    Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona, sipas vendimit të qeverisë, janë ato të zhvillimit ekonomik, industrial dhe turistik.

    Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh, ka një plan biznesi dhe kërkon të investojë në këto zona, mund të përfitojë blerjen e tokës me një vlerë simbolike prej 1 euro.

    Paketa parashikon përjashtime nga tatimet dhe taksat për 10 vitet e para për 500 përfituesit e parë, përfshirë përjashtimin nga TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, taksa e pronës dhe ajo e ndikimit në infrastrukturë.

  • ERE rrit transparencën në faturë, kategorizim i ri dhe faturim i ndarë për automjetet elektrike

    ERE rrit transparencën në faturë, kategorizim i ri dhe faturim i ndarë për automjetet elektrike

    Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një Udhëzim të ri, i cili detyron furnizuesit dhe operatorët e rrjetit të pasqyrojnë në mënyrë shumë më të detajuar dhe të qartë konsumin e energjisë elektrike në faturën mujore. Qëllimi është garantimi i transparencës dhe aplikimi i drejtë i çmimeve për kategoritë e ndryshme të konsumatorëve.
    Ky udhëzim është i detyrueshëm për të gjithë furnizuesit publikë dhe të tregut të lirë, si dhe për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).
    Konsumi i karikimit të makinave elektrike faturë më vete
    Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me konsumatorët që kanë pika karikimi për automjete elektrike (EV).
    Në rastet kur një konsumator ka të instaluar një pikë karikimi me fuqi mbi 11 kW, energjia e përdorur do të matet përmes një njësie matëse të pavarur.
    Ky konsum do të pasqyrohet në një faturë të veçantë me titullin “Konsum për karikim automjeti elektrik (EV)”, me çmimin përkatës të miratuar nga ERE.
    Konsumatorët ekzistues me pika karikimi mbi 11 kW nuk do të ngarkohen me kosto shtesë për instalimin e sistemit të ri të matjes së ndarë.
    Transparencë maksimale për vetëprodhuesit
    Udhëzimi sjell rregulla specifike edhe për konsumatorët që prodhojnë energji elektrike nga burime të rinovueshme, si panelet fotovoltaike.
    Fatura mujore e tyre duhet të përmbajë dy rubrika të ndara: “Energjia e prodhuar nga vetë konsumatori (kWh)” dhe “Energjia e marrë nga rrjeti (kWh)”.
    Faturimi neto ndërmjet këtyre dy sasive do të llogaritet dhe reflektohet në faturë, sipas metodologjisë së miratuar nga Këshilli i Ministrave.
    Kategori të reja konsumatorësh në faturë
    Për të garantuar zbatimin e tarifave të caktuara, çdo faturë do të duhet të përmbajë seksionin “Kategoria e konsumatorit sipas kontratës”, ku do të identifikohen qartë kategori specifike, duke përfshirë:

    Familjar me konsum nën 700 kW

    2. Konsumator i FMF-së (Furnizuesi i Mundësisë së Fundit)
    3. Objekt kulti
    4. Furra buke/prodhim mielli
    5. Pika/stacione karikimi automjetesh elektrike (EV)
    6. Vetëprodhues (me burime të rinovueshme)
    7. Ujësjellës-kanalizime
    ERE paralajmëron se mosidentifikimi i qartë i kategorisë së konsumatorit përbën shkelje dhe do t’u nënshtrohet masave administrative. Furnizuesit detyrohen të përditësojnë sistemet e tyre të faturimit dhe të raportojnë rregullisht pranë ERE-s.

  • Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

    Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

    Sipas disa dokumenteve, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj,  akuzohet se ka ndërtuar përtej lejes ndërtimore në zonën e Mjull Bathores.

    Planvendosja e miratuarSipas dokumenteve thuhet se banesa është ndërtuar duke devijuar nga kushtet e lejes së miratuar dhe jashtë kufijve të pronës së regjistruar në kadastër.
    Objekti ndodhet në rrugën “Ramazan Bregu”, Mjull Bathore, njësia strukturore FA/2 Tiranë në pronësi të Blendi Sulajt dhe me zhvillues po Blendi Sulajn dhe subjekt ndërtues shoqëria “Ndërtim Projektim Alliu Sh.P.K.”
    Sipas dokumenteve të mbërritura në CNA, detajet në lidhje me devijimet nga leja e ndërtimit janë bërë në pjesët e renditura si më poshtë.
    Devijimi 1
    Në zonën jugore të truallit, muri rrethues është ndërtuar përtej kufijve të pronës së regjistruar në kadastër. Si rrjedhojë, ky devijim sjell ndërtim pa leje, shkelje të kufijve të pronës, mospërputhje me koordinatat e kufirit kadastral dhe cenim të distancave të detyrueshme sipas lejes së miratuar.
    Devijimi 2
    Pishina e jashtme është e ndërtuar pjesërisht jashtë pronës. Pishina e realizuar në pjesën jugore është ndërtuar pjesërisht jashtë kufijve ligjorë të truallit, duke krijuar shkelje të sipërfaqes private të palëve të tjera dhe uzurpim të saj. Njëkohësisht pishina nuk është realizuar sipas projektit të miratuar. Ndërtimi i saj konsiston në ndërtim pa leje dhe jashtë kufirit të pronës, nuk përputhet me planin e pishinës dhe sistemimit të miratuar.
    Devijimi 3
    Muri rrethues në pjesën perëndimore shkelje të trupit të rrugës të miratuar nga Bashkia e Tiranës
    Sipas dokumenteve të siguruara nga CNA, nënvizohet se në pjesën perëndimore, muri rrethues ka shkelur hapësirën publike të rrugës sipas planit të miratuar pranë Drejtorisë së GIS-Kadastrës, Bashkia Tiranë, duke rezultuar në ndërtim pa leje jashtë kushteve të miratuara të lejes së ndërtimit dhe duke uzurpuar hapësirën publike. Gjithashtu, në lejen e miratuar janë parashikuar portat e aksesit në murin rrethues sipas plan-sistemimit të miratuar, por të cilat nuk janë respektuar.
    Në këtë rast kemi ndërtim pa leje, shkelje të vijës së ndërtimit dhe shkelje të distancave të miratuara nga trupi i rrugës në lejen e miratuar dhe zënie e shfrytëzim të hapësirave të parashikuara për qarkullim publik.
    Plansistemi dhe muri rrethues sipas lejes së ndërtimit të miratuar
    Baza grafike për situatën e shkeljes së lejes së ndërtimit dhe ndërtimet pa leje
    Devijimi 4
    Muri rrethues nuk ka respektuar formën e miratuar dhe ka ndryshime në lartësi dhe material.
    Muri perimetral është realizuar si mur i lartë dhe i mbyllur (me bllok/muraturë), ndërkohë që leja e miratuar parashikon: kangjella metalike, lartësi të reduktuar, transparencë vizuale. Ky ndryshim përbën devijim të dukshëm nga leja e ndërtimit.
     
     
    Muri rrethues i miratuar në projektin e lejes
    Muri rrethues i ndërtuar pa leje dhe në shkelje të kushteve të lejes
    Plani i sistemimit ka shkelje të lejes së miratuar
    Elementët e sistemimit (shëtitore, shkallë, rampa, gjelbërim, ndarje në nivelet e terrenit) nuk përputhen me planin e miratuar, duke sjellë ndërtim pa leje, ndryshim të kuotave të terrenit, modifikim të formës së oborrit dhe hapësirave funksionale.

     
     
    Plani i sistemimit të lejes së miratuar
    Sistemimet e kryera në shkelje të kushteve të lejes
    Kati përdhe, ndërtim jashtë lejes
    Në katin përdhe janë realizuar punime, të cilat nuk figurojnë në projektin e miratuar, pasi një pjesë e sipërfaqes së tij është lënë e zbuluar dhe nuk është sipas projektit të miratuar.
    Edhe këtu kemi të bëjmë me ndërtim pa leje, devijim nga projekti i miratuar dhe ndryshim të formës, funksionit dhe organizimit të objektit jashtë lejes së miratuar.
    Kati përdhe sipas lejes së miratuar, i cili është i mbyllur me muraturë në gjithë sipërfaqen e tij
    Kati përdhe i ndërtuar në shkelje të kushteve të lejes, duke mbetur i hapur pa muraturë
    Ndryshime në fasadë
    Fasadat e objektit kanë ndryshuar nga projekti i miratuar, përfshirë modifikimin e hapjeve të dritareve dhe ndryshimin e plotë të fasadave të katit përdhe, ndryshim të rifiniturave, materiale fasadë, ndryshim të ngjyrës.
    Të gjitha këto fakte tregojnë shkeljet e kryera nga Blendi Sulaj, i cili ka ndërtuar objektin e tij duke shkelur kufirin e lejes së ndërtimit duke abuzuar dhe duke zaptuar hapësirat publike.
    Fasadat e objektit sipas lejes së miratuar
    Fasadat e objektit në shkelje të lejes së ndërtimit
    Pas  fakteve që kanë mbërritur në CNA, readaksia raporton kanë pyetur edhe zotin Blendi Sulaj. Në reagimin për CNA, zoti Sulaj u shpreh se:
    “Unë s’kam asnjë koment për këtë. Kam marrë certifikatë pronësie, leje ndërtimi dhe të gjitha që kur u ndërtua në vitin 2019. Për çfarëdolloj rasti dhe çfarëdolloj gjëje që të kenë të gjithë njerëzit të futen dhe të bëjnë kontrollet për mua, të vijnë, t’i shikojnë e t’i bëjnë në çfarëdolloj momenti. Jam i qetë për këtë gjë. Pra, unë kam certifikatë pronësie, kam rreshtat e objekteve e të gjitha të tjerat. Në të gjitha rastet kushdo që të ketë nevojë për verifikim në lidhje me mua të vijnë ta bëjnë kur të jetë. Unë vij nga fusha e biznesit, nuk kam marrë ndonjë leje ndërtimi në emër të kompanisë. Ajo që thoni ju është 150 metra ndërtim, të vijnë t’i vënë metrin dhe nëse ka një metër më shumë se kaq të vijnë të bëjnë çfarë të duan, kushdo. Jam shumë i kujdesshëm në këto gjëra. Është bërë që në vitin 2019, ka mbaruar në vitin 2021, kështu që janë 5 vite më parë”.
    Ndërkohë që zoti Sulaj pretendon se nuk ka bërë shkelje ne kemi këtë raport që tregon shkeljet që janë kryer të cilat i kemi renditur më lart.

  • “Raportim brenda 72 orësh!”/ Qeveria merr masa të reja kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

    “Raportim brenda 72 orësh!”/ Qeveria merr masa të reja kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

    Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.
    Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare.
    Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë.
    Sipas vendimit, autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë:
    Banka e Shqipërisë
    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
    Organet e qeverisjes qendrore
    Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet
    Ministria e Drejtësisë
    Dhoma Kombëtare e Avokatisë, për avokatët
    Ministria përgjegjëse për infrastrukturën, për subjektet që merren me tregtimin e mjeteve motorike, lundruese, ajrore, si dhe për veprimtaritë e transportit e spedicionit
    Agjencia e Inteligjencës Financiare, për:
    a) agjencitë e udhëtimitb) shoqëritë e ndërtimitc) bizneset e metaleve dhe gurëve të çmuarç) çdo person fizik ose juridik që ofron shërbime të caktuara për klientët
    Bordi i Mbikëqyrjes Publike, për audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar

  • Raportim brenda 72 orësh/ Qeveria merr masa të reja kundër…

    Raportim brenda 72 orësh/ Qeveria merr masa të reja kundër…

    Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.
    Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare.
    Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë.
    Sipas vendimit, autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë:
    Banka e Shqipërisë
    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
    Organet e qeverisjes qendrore
    Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet
    Ministria e Drejtësisë
    Dhoma Kombëtare e Avokatisë, për avokatët
    Ministria përgjegjëse për infrastrukturën, për subjektet që merren me tregtimin e mjeteve motorike, lundruese, ajrore, si dhe për veprimtaritë e transportit e spedicionit
    Agjencia e Inteligjencës Financiare, për:
    a) agjencitë e udhëtimitb) shoqëritë e ndërtimitc) bizneset e metaleve dhe gurëve të çmuarç) çdo person fizik ose juridik që ofron shërbime të caktuara për klientët
    Bordi i Mbikëqyrjes Publike, për audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar

  • “Autoritetet raportim brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave (LISTA)

    “Autoritetet raportim brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave (LISTA)

    qeveria-foto ilustruese

    TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime të reja, që nga masat kundër pastrimit të parave e deri te ligji i ri për nënproduktet shtazore. Në mbledhjen e kësaj të mërkure është miratuar vendimi që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.
    Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare.
    Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë.
    Autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë:
    -Banka e Shqipërisë
    -Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
    -Organet e qeverisjes qendrore
    -Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.
    -Ministria e Drejtësisë
    -Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët
    Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.
    Agjencia e Inteligjencës Financiare për:a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë
    Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar.

  • SHBA/Senati zhbllokon qeverinë, disa demokratë bashkojnë votat me republikanët

    SHBA/Senati zhbllokon qeverinë, disa demokratë bashkojnë votat me republikanët

    Me 60 vota pro dhe 40 kundër është miratuar projektligji nga senati amerikan që mund  t’i japë fund brenda disa ditësh  mbylljes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
    Pothuajse të gjithë republikanët si dhe  tetë demokratë, të cilët janë ndarë nga partia kanë  miratuar dokumentin.
    Demokratët u  përpoqën të lidhnin financimin e qeverisë me subvencionet shëndetësore që skadojnë në fund të vitit, por pa sukses.

    Marrëveshja parashikon që Qeveria të financohet deri në fund të janarit.
    Dokumenti tani i shkon Dhomës së Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga republikanët, ku Kryetari Mike Johnson ka deklaruar se synon ta miratojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ta dërgojë te Trump për nënshkrim.
    Marrëveshja është arritur në fundjavë, pasi disa demokratë u janë bashkuar republikanëve për t’i kthyer punëtorët federalë në punë, dhe për rikthimin e shërbimeve thelbësore.
    Shumë shërbime qeveritare janë pezulluar prej tetorit dhe rreth 1.4 milion punëtorë federalë janë pushim, ose duke punuar pa pagesë.
    Mbyllja e Qeverisë ka ndikuar sidomos në trafikun ajror dhe në ndarjen e ndihmave për 41 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta.Vetëm të hënën, më shumë se 2.400 fluturime në Shtetet e Bashkuara janë anuluar, ndërsa mbi 9.000 të tjera janë shtyrë.

  • Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

    Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

    Qeveria e SHBA ka mbyllur aktivitetet që nga 1 tetori, pasi Demokratët refuzuan të mbështesnin një projektligj shpenzimesh të hartuar nga Republikanët, i cili sipas tyre do të shkurtonte kujdesin shëndetësor për miliona njerëz.
    Mbyllja i ka mbajtur punonjësit federalë në shtëpi, ndërsa ka ndërprerë edhe udhëtimet ajrore dhe ndihmën ushqimore. Me mbështetjen e disa Demokratëve, votimi për të miratuar projektligjin e financimit kaloi me një diferencë prej 60 me 40. Republikanët aktualisht mbajnë shumicën në Senat, me 53 nga 100 vendet në Dhomën e Sipërme. Shtatë Demokratë dhe një senator i pavarur votuan për të miratuar paketën.
    Çfarë propozon projektligji?
    Projektligji do të rivendoste fondet për programin e kuponave ushqimore SNAP, i cili ndihmon 42 milionë njerëz të paguajnë për ushqimet. Mijëra punonjës federalë të pushuar nga puna nga Presidenti Donald Trump gjatë muajit të kaluar do të riktheheshin gjithashtu në punë. Bankat e ushqimit në SHBA janë të mbingarkuara nga kërkesa në rritje për shkak të ngrirjes së SNAP.
    Lidhur me çështjen thelbësore të kujdesit shëndetësor, republikanët ranë dakord gjithashtu të mbajnë një votim në dhjetor për zgjatjen e kredive tatimore të Ligjit të Kujdesit të Përballueshëm (ACA), të cilat skadojnë në fund të vitit.
    Demokratët kanë këmbëngulur që çdo votim për të rihapur qeverinë amerikane duhet të lidhet gjithashtu me një votim për zgjatjen e subvencioneve të Ligjit të Kujdesit të Përballueshëm (ACA). Amerikanët me të ardhura të ulëta mbështeten në këto subvencione për të paguar për sigurimin e tyre privat shëndetësor.
    “E kam thënë prej kohësh se për të fituar votën time, duhet të ecim drejt rregullimit të katastrofës së kujdesit shëndetësor të republikanëve dhe mbrojtjes së punonjësve federalë,” tha senatori demokrat Tim Kaine në një deklaratë.
    Megjithatë, shumë senatorë demokratë e kundërshtuan marrëveshjen. Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, votoi kundër masës, duke argumentuar se marrëveshja ofron një votim për të zgjatur kreditë tatimore të kujdesit shëndetësor, në vend që t’i zgjerojë ato drejtpërdrejt.
    Çfarë ndodh më tej?
    Vota e së dielës i hap rrugën Senatit për të miratuar masën. Më pas, ajo do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët për miratim përpara se të arrijë në tavolinën e Presidentit Trump për nënshkrimin e tij. Procesi mund të zgjasë disa ditë, ose më shumë, varësisht nga niveli i kundërshtimit.
    Kur Senati të rimbledhet të hënën, republikanët thanë se do të përpiqen të përshpejtojnë procesin e votimit për të miratuar shpejt projektligjin përmes hapave proceduralë dhe për t’i dhënë fund bllokimit para fundjavës.
    “Ishte një votim i mirë sonte,” u tha gazetarëve udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, pasi Senati u mbyll të dielën.
    “Shpresojmë që nesër do të kemi një mundësi për t’u përgatitur për votimet e ardhshme. Sigurisht, kjo do të kërkojë njëfarë bashkëpunimi dhe pëlqimi.”/DW

  • Kroacia rikthen ushtrinë e detyruar

    Kroacia rikthen ushtrinë e detyruar

    FOTO ILUSTRUESE

    KROACI-Parlamenti kroat ka miratuar rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kroacisë mes kërcënimeve globale në rritje dhe luftës në Ukrainë.
    Për të miratuar masën, parlamentarët kroatë duhej të ndryshonin dy ligje atë të Mbrojtjes, dhe ligjin e Shërbimit në Forcat e Armatosura. Gjithsej 84 deputetë nga 151 anëtarë të parlamentit miratuan ndryshimet në ligjin për mbrojtjen, ndërsa 110 ndryshuan ligjin për shërbimin në forcat e armatosura.
    Mediat e huaja raportojnë se nga fillimi i vitit 2026, rreth 18,000 të rinj përjashtuar gratë do të thirren çdo vit nga mosha 18 vjeç për dy muaj stërvitje. Ata që do të kryejnë shërbimin ushtarak do të marrin 1,100 euro në muaj. Për ata që do të zgjedhin shërbimin social, shuma nuk është specifikuar. Ata që përfundojnë shërbimin ushtarak do të kenë avantazhin e aplikimit për punë në sektorin publik.