Tag: miqtë

  • Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

    Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

    Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja për konstituimin e Grupit Parlamentar Vullnetar “Miqtë e Fëmijëve”, një nga mekanizmat më aktivë të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe forcimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit në këtë fushë.
    Në takim morën pjesë deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, përfaqësues të UNICEF-it, të kryesuar nga Murat Sahin, si dhe të rinj nga Bordi Këshillimor i Adoleshentëve të UNICEF Albania.
    Kryetari i Kuvendit, në cilësinë e drejtuesit të këtij grupi, theksoi se konstituimi i Grupit “Miqtë e Fëmijëve” nuk është thjesht një procedurë formale, por një angazhim institucional i fortë për ta vendosur mirëqenien e fëmijëve në qendër të ligjbërjes dhe politikëbërjes.

    Ai nënvizoi se, çdo vendim që merret në Kuvend ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi fëmijët dhe se Kuvendi ka përgjegjësinë të miratojë ligje, të ushtrojë kontroll parlamentar efektiv dhe të sigurojë prioritete buxhetore që mbështesin realisht të drejtat e tyre.
    Kryetari Peleshi u ndal edhe te sfidat e reja me të cilat përballen fëmijët sot, duke përmendur teknologjinë, kanalet e reja të komunikimit dhe rreziqet prej zhvillimeve të shpejta digjitale. Ai theksoi se përballimi i këtyre sfidave kërkon dialog, konsensus dhe standarde të matshme, veçanërisht në fusha si parandalimi i dhunës, aksesi i barabartë në arsim e shërbime si dhe mbrojtje në mjedisin digjital.
    Në mbledhje u prezantuan edhe tre nënkryetaret e reja të Grupit, Bora Muzhaqi, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, të cilat do të bashkëdrejtojnë veprimtarinë dhe nismat e Grupit.
    Pjesëmarrësit vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF-in dhe rolin e tij, si partner kyç në mbështetjen e nismave parlamentare për fëmijët.
    Kuvendi riafirmoi angazhimin për ta bërë Grupin “Miqtë e Fëmijëve” një instrument të qëndrueshëm, aktiv dhe funksional në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, duke u bërë një “sy i kujdesshëm” dhe një zë i vazhdueshëm për brezin e ardhshëm.

  • I mituri vdes pasi konsumoi sushi, pronari i restorantit dënohet me 2.5 vite burg

    I mituri vdes pasi konsumoi sushi, pronari i restorantit dënohet me 2.5 vite burg

    Gjykata e Napolit ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg pronarin e një restoranti sushi në zonën e Vomeros, ku sipas Prokurorisë ndodhi helmimi që çoi në vdekjen e Luca Piscopo, 15 vjeç, në dhjetor 2021.
    Djali kishte konsumuar sushi me miqtë dhe më pas u sëmur nga salmoneloza, e cila dyshohet se shkaktoi miokarditin fatal. Ndërkohë, mjeku që e trajtoi adoleshentin u lirua nga akuzat, pasi gjykatësi vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për përgjegjësi të drejtpërdrejtë.
    Vendimi shkaktoi zemërim te familja dhe miqtë e Luca-s. Nëna e tij u shpreh e shkatërruar për absolvim të mjekut, duke theksuar se djali humbi mbi 10 kilogramë gjatë sëmundjes dhe se mjeku “as nuk u interesua për gjendjen e tij”.
    Edhe miqtë e Luca-s kritikuan ashpër vendimin, duke thënë se “jeta e tij nuk mund të vlejë vetëm dy vjet e gjysmë burg”. Prokuroria kishte kërkuar dënime më të larta, si 3 vite për pronarin dhe 1 vit e 8 muaj për mjekun.

  • Agim Rada Requiem/ “Vdiq me daltë në dorë”, familjarët, miqtë dhe kryeministri flasin për artistin e ‘pavdekshëm’: Nuk na tha kurrë për sëmundjen

    Agim Rada Requiem/ “Vdiq me daltë në dorë”, familjarët, miqtë dhe kryeministri flasin për artistin e ‘pavdekshëm’: Nuk na tha kurrë për sëmundjen

    Agim Rada Requiem, dokumentari që sjell jetën dhe krijimtarinë e rrallë të një skulptorit që për rreth pesë dekada gdhendi në baltë e bronz mendimtarë të shquar të kombit si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufri, Petro Marko, Mid’hat Frashëri, Lasgush Poradeci, u transmetua sonte në Top Channel.

    Dokumentari i regjisorit Namik Ajazi, në bashkëpunim me Top Channel Films zbulon të pathënat e karrierës së Radës, që nuk e lëshoi daltën deri në frymën e fundit, pavarësisht sëmundjes e gjendjes së rënduar shëndetësore.
    Miqtë dhe kolegët rrëfejnë në këtë dokumentar in memorium talentin e rrallë të Agim Radës e mbi të gjitha për shpirtin e tij të lirë e rebel dhe batutën që nuk i mungoi kurrë as në ditët më të errëta gjatë regjimit komunist. Kryeministri Rama shprehet se Agim Rada nuk i tha kurrë për sëmundjen që po e mposhte dita ditës.
    “Nuk ma tha që ishte me kancer, por e mora vesh nga Dritan Gremi. Ka qenë vëlla, djalë, shok, në mënyrë më të jashtëzakonshme. Ne filluam kontakte, e  lidha me një mikun tim që bën terapi alternative. Kishte momente që bëhej shumë mirë. Fliste me shumë pasion për shtëpinë në Petrelë”-tregoi ndër të tjera Rama.
    “Gimi kaloi kovidin dhe kishte një kollë që nuk më pëlqeu. Jam ftohur tha do pi çaj. Kur bëri këtë shtëpinë, thoshte tani do mblidhemi bashkë. Deri në fund qëndroi me energji të paparë. Edhe minuti i dukej i gjatë. Nuk u dorëzua një sekondë. Nuk ra jë krevat një sekondë“-tregon Fatmira Mehmeti Rada.
    “E quaj te lumtur atë njeri që ka vdekur me daltë në dorë”-shprehet miku i tij Nazmi Hoxha.
    “Kishte shumë vepra, shumë projekte. E pranoi por nuk iu dorëzua aspak sëmundjes. Ka qenë i lidhur me njerëzit e vuajtur, me realitetin. E ka dashur dheun e Shqipërisë me shpirt“-tregon Sali Allmuça.
    Krijimtaria e skulptorit është Testament për vendin dhe siç thonë personazhet e dokumentarit, Rada frymon në zemrat e çdo qyteti ku veprat e tij mbajnë peshën e historisë.

    Top Channel

  • Ku janë miqtë? Të vjetrit rrallohen, të rinjtë nuk ekzistojnë!

    Ku janë miqtë? Të vjetrit rrallohen, të rinjtë nuk ekzistojnë!

    Nga Artan Mullaj

    “Ku janë miqtë?Të vjetrit, rrallohen në kohë;ikin çdo ditë, shuhen…Kurse të rinjtë thuajse nuk ekzistojnë;Jetojmë një epokë në të cilën, pas çdo frymëmarrje, e drejta për të bërë miq të tjerë, shuhet bashkë me ta;Ne jemi zgjatim i një gjenerate, në të cilën sundon interesi:askush nuk kërkon miqësi të reja, pa përfitime të reja!…“

    ObserverKult

    ——————

    Lexo edhe:ARTAN MULLAJ: DO TË IKI… NUK MUND TË DUROJ MË

    Naimi është një miku im biznesmen. Ndërtues. E pat filluar herët aventurën e biznesit, por dhe të suksesit, duke zbatuar disa parime tradicionale: Disa këshilla që mësohen nga përvoja dhe shndërrohen në ligjësi kur zbatohen.

    Mos emigro shumë gjatë në një vend. Mos emigro në vende të brishta. Kursimet bëji gur edhe mur… Arritja dhe suksesi përcaktohen nga disa hollësi që shumë njerëz nuk i përfillin. Naimi e kishte kuptuar se disa ndryshime të vogla në perceptime mund të sjellin ndryshime të mëdha në rezultate.

    Gjatë eksodit të viteve ‘90, ai emigroi në Greqi, por nuk ndenji gjatë atje. Greqia atëherë ishte një parajsë e vogël, por e brishtë. Ilegalisht, si shumica e shqiptarëve, shkoi në Itali, që ishte një vend i madh, i fuqishëm.

    Më pas edhe në Zvicër dhe Gjermani. Pastaj u kthye shpejt, në vend që të shpenzonte kohën dhe paratë e kursyera në qejfet e natës që afron pafundësisht Perëndimi.U dashurua dhe krijoi një familje të bukur, si ylberi. Njëherësh, me kursimet e mundimshme, bleu një truall pranë banesës së prindërve. Hodhi themelet, përveshi mëngët dhe filloi të ndërtojë shtëpinë e tij të ëndrrës. Pastaj mbërriti çasti i bekuar. Perëndia ndihmon trimat, prandaj edhe ky trim u shpërblye…/

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • “Ik Mehmet, ik Kadri, ik Beqir, na fal, ik Erjon për partinë”, analiza e Artan Fugës: Të gjithë rendën pas NJËSHIT, opozita, Presidenti, Këshilli Bashkiak, Partia, miqtë, fiqtë…

    “Ik Mehmet, ik Kadri, ik Beqir, na fal, ik Erjon për partinë”, analiza e Artan Fugës: Të gjithë rendën pas NJËSHIT, opozita, Presidenti, Këshilli Bashkiak, Partia, miqtë, fiqtë…

    Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakit të Tiranës, si dhe anulimin e dekretit të Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve për kryeqytetin.

    Fuga shkruan mes të tjerash se ky vendim nuk ishte surprizë, pasi ishte e qartë shton ai, se shkarkimi nga detyra nuk ishte i ligjshëm.
    Përmes ironisë, Fuga komenton edhe qëndrimet që u mbajtën nga miqtë apo kundërshtarët politikë të Veliajt, teksa ndalet edhe te reagimi i Florjan Binajt, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, i cili tha se do të kandidojë sërish kur zgjedhjet të zhvillohen.
    Reagimi i plotë:
    Detashmenti
    Nuk kishte dyshim se shkarkimi i Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë ishte i paligjshëm. Nuk ka nevojë veçse të kesh marrë pak mësime në teorinë kushtetuese për ta pas ditur.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është se tha ndonjë gjë që nuk dihej. Një njeri që nuk ka statusin e të dënuarit nuk mund të shkarkohet. Erdhi fëmija dhe tha se mbreti është lakuriq! Shkarkimi i Kryetarit është i paligjshëm!
    Argumenti empirik kundër argumentit juridik është një barbari, pra të thuash se meqë ngeli qyteti i papastër, a thua se më parë ndriste, për të shkelur ligjin dhe kushtetutën, marrë nëpërkëmbë të zgjedhurin lokal, nuk vlente as për fëmijët!
    Por, ja që vlente për juristët e shkalafitur të Presidentit që edhe herë të tjera ka shkel me ligj me Kushtetutë. Nuk është hera e parë, janë recedivistë.
    Mirëpo ky vendimi i Gjykatës nuk hodhi poshtë vetëm vendimin e Kryeministrit, por edhe të Këshillit të Ministrave për këtë punë.
    Kush pyet për ligj e për Kushtetutë! O burra – tha Presidenti – ta dekretoj vendimin për zgjedhje të reja në Tiranë duke u bërë njësh me letrën që i kishte ardhur nga Kryeministria.
    Përse kryeministrinë do të kundërshtoj unë! Kush jam unë! Mua kryeministria më emëron dhe më shkarkon!
    Vërrrr firmën dhe shko tutje!
    Kush po e çan trapin! Pse ne do ta mbrojmë pushtetin lokal!
    Ekspertët e Kushtetutës në Presidencë urrrrraaaaaaah ç’a fluturon hahet, edhe ca të tjerë që për çfarë nuk flasin veçse për Kushtetutën jo!
    Vërrr dhe Asambleja e Partisë Socialiste, ta shkarojmë? Posiiiii, këtu në sallë, me duartrokritje, pa pyetur se mes ovacioneve po shkelnin ligjin me pasione politike! Kush po pyet!
    Qentë le të lehin karvani ecën përpara!
    Vjen vendimi në Këshillin Bashkiak të Qytetit. Njëzëri këshilltarët socialistë, unanimë, grusht çeliku rreth partisë bashkuar!
    Ik Mehmet, ik Kadri, ik Beqir, na fal, ik Erion sakrifikoju për partinë! Kush po pyet për ligj e Kushtetutë!
    Më parë, gjithë grupi i deputetëve socialistë në Kuvend, në vend të ngrihej kundër kësaj shkeljeje ligjore, heshti dhe e aprovoi në heshtje. Nuk bëzajti.
    Prisni mo se po ja fusni ish shokut tuaj! Ehuhaaaaaa! Seriozisht e ke ti! Unë më shumë dua këtë kolltukun tim se shokun. E ke dëgjuar atë shprehjen se për femrën mê të keqe le shokun më të mirë! Këtu s’është punë femrash, por kolltuku, milionash në muaj!
    Heshtën edhe analistët! grusht bashkuar rreth grushtit kundër ligjit!
    Mirëpo deri këtu dihet!
    Po me shkeljen e ligjin dhe të Kushtetutës na u bashkuan edhe këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak. U bën njësh me shumicën! Gjoja se ishin kundër Velisë! Kundër Velisë, apo me qeverinë?
    Jo, por ne jemi për rrëzimin e Veliajt? Në kundërshtim me ligjin o mbrojtës të paepur të ligjit? Politikë të paligjshme bëni?
    Ku shkoi besimi te ju?
    S’u ndjenë as deputetët opozitarë që një herë në tre muaj firmosin memorandume drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Kushtetutën? Pooo, e bëjmë, por kur na intereson ne! Përndryshe në djall vaft ligji, Kushtetuta, e dreqi me të birin!
    Pse opozita do ta mbrojë Kushtetutën?
    Dhe tani thonë do bëjmë manifestime! Po, bëni, por niseni me një manifestim kundër vetes suaj!
    S’u ndjenë as militantët, patronazhistët, veteranët, të varfërit e qytetit, lypsarët, organizatat, ojfqshrssht, ik o Kryetar na lër rehat! Ik o ligj për kokë tënde!
    Miqtë u zhdukën, s’kishte më fiq!
    Cfarë është kjo shoqëri pa institucione autonome? C’është kjo shoqëri që pas apelit të NJËSHIT rend si e marrë e gjithë shoqëria e elitës, ata që hiqen si elitë, shkon pas opozita, Presidenti, Këshilli Bashkiak, Partia, partitë, miqtë – fiqtë, madje edhe kandidati opozitar – jo-opozitar për kryetar bashkie!
    Kandidat i dashur ! Kjo quhet ndërgjegje politike që ti nuk e ke! Sado djalë i mirë, sado artist skene i këndshëm. Ja përse nuk ishte punë për ty!
    Si e quante Maks Weber këtë shoqëri kështu, pa strukturë, pa ligj, e udhëhequr me pasione, që i vete pas pa pyetur liderit karizmatik?
    E quante hordhi!

    Top Channel

  • Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano, ja me kë u bashkuan socialistët në një tyrezë

    Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano, ja me kë u bashkuan socialistët në një tyrezë

    Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, ka bërë bashkë djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovën me figura të Partisë Socialiste si Paneli Majko, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

    Në një tryezë, janë fotografuar edhe miqtë e ngushtë të Hashim Thaçit, si Xhavit Haliti dhe Vlora Citaku.
    Ish-kryeministrit Nano iu dha sot lamtumira e fundit, teksa u mbajtën edhe homazhe në nderim të tij në pallatin e kongreseve, ku morën pjesë familjarët, miqtë, të afërm, figura politike nga e majta dhe e djathta, si dhe qindra njerëz të tjerë.

  • Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut si miqtë e tu më të mirë

    Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut si miqtë e tu më të mirë

    Një vend të veçantë në jetën tonë e zënë miqtë tanë më të mirë, të parët tek të cilët do të drejtohemi, në momentet tona më të lumtura dhe më të vështira.
    Çdo shenjë e zodiakut e ka më të vështirë të krijojë miqësi me anëtarë të caktuar të zodiakut, por sidoqoftë, ka tre prej tyre që dinë të kultivojnë miqësi kuptimplote.
    Nëse ata i përkasin rrethit tonë të ngushtë, jemi me fat: mund të mbështetemi tek ata pa kushte.

    Luani
    Ai është njëkohësisht animatori dhe mbrojtësi i grupit, kërkon vazhdimisht që të tjerët të ndiejnë se dikush kujdeset për ta. Do të na japë vetëbesim para një interviste të rëndësishme pune dhe që do të na përqafojë pas një ndarjeje.
    Gjithashtu, në ndryshim nga miqësitë që ofrojnë shenjat e tjera, i pëlqen t’i shndërrojë rastet formale, siç janë ditëlindjet ose diplomimet, në festime superproduktive. Me fjalë të tjera, është gjithashtu organizuesi perfekt i eventeve.
    Akrepi
    Çdo grup i ngushtë ka nevojë për një Akrep. Ata janë një nga miqtë më besnikë, të cilët do të jenë pranë nesh në kohë të mira dhe të këqija, por falë intuitës së tyre, do të kuptojnë gjithashtu kur kemi nevojë për pak hapësirë ​​dhe kohë personale, dhe kur të kërkojmë përsëri shoqërinë e tyre, do të na mirëpresin me krahë hapur.
    Ata do të na dëgjojnë sa herë që kërkojmë një mik për të ndarë një problem, dhe nëse kemi nevojë për këshillën e tyre, do të na e japin dhe do të jenë të sakta e efektive.
    Bricjapi
    Meqenëse ka talentin unik për të organizuar jetën e tij, gjithmonë ka hapësirë ​​për të ndihmuar të tjerët. Ai gjithmonë jep këshillat më të suksesshme – edhe nëse nuk janë pikërisht ato që do të donim të dëgjonim, pasi është i famshëm për sinqeritetin e tij.
    Gjithashtu, ndryshe nga miqtë e tjerë, shpirti i tij praktik do të jetë veçanërisht i dobishëm në problemet dhe pengesat e përditshme.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 25 tetor 2025

    Showbiz E Shtunë, 25 Tetor 2025 09:06
    DashiNjë ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni rreth incidentit dhe rolit të bashkëshortit/es suaj në të mund t’ju shqetësojë. Paratë mund të jenë në mendjen tuaj dhe nevoja për to mund t’ju bëjë të mendoni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja. Mos merrni asnjë vendim tani.
    DemiSimptomat e lehta të ftohjes mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u kujdesur për punët e shtëpisë sot. Je një person aktiv, kështu që kjo mund të ndikojë në vetëbesimin dhe aftësinë tuaj për të bërë atë që doni të bëni.

    BinjakëtNjë person i veçantë në jetën tënde mund të ndihet pak xheloz për miqtë e tu tani. Ndoshta ke pasur një numër ftesash që të përfshijnë vetëm ty dhe shokët e tu. Synimet dhe projektet mund të bllokohen përkohësisht, gjë që është frustruese.

    GaforrjaKa shumë gjasa që të duash të marrësh pushim, ndoshta për t’u kujdesur për një projekt të papërfunduar në të cilin ke punuar prej kohësh. Por nuk ka gjasa të arrish shumë larg, pasi mosmarrëveshjet brenda miqve të tu mund t’ju shqetësojnë. Pavarësisht të gjithave, përpiqu të qëndrosh i përqendruar. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur diçka.

    LuaniPo mendoni për miqtë dhe anëtarët e familjes që jetojnë larg dhe po pyesni veten se çfarë po bëjnë. Mund të ndiheni pak nostalgjikë. Telefononi miqtë tuaj. Ata do të lumturohen kur t’ju dëgjojnë dhe do të mbusheni me frymë pozitive.
    VirgjëreshaÇështjet financiare mund të jenë të ngatërruara sot. Mund të ketë një vonesë në marrjen e fondeve që ju takojnë, gjë që mund të jetë frustruese, por do të zgjidhet. Kjo nuk është një ditë e mirë për të bërë investime, për të blerë pronë ose për të kërkuar një kredi. Stresi i përballimit të kësaj mund të shkaktojë disa dyshime në lidhje me aftësitë tuaja të menaxhimit të parave.
    PeshorjaProblemet me miqtë dhe ndoshta me një partner romantik gjatë një ose dy ditëve të fundit mund t’ju bëjnë të ndiheni të keq, të pasigurt dhe të bllokuar emocionalisht. Të gjitha shenjat tregojnë se kjo nuk është e vërtetë. Miqtë tuaj nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj jush. Ende ka shumë dashuri drejt jush.
    AkrepiMund të mos ndiheni në gjendje mjaft të mirë shëndetësore. Kjo mund të mos ju pëlqejë, pasi ndikon drejtpërdrejt tek planet tuaja. Sa ;I përket lidhjes suaj në çift, një mesazh do t’ju qetësojnë pasmasë.
    ShigjetariMungesa e kontaktit me një mik të ngushtë ose partner romantik mund t’ju bëjë të ndiheni të vetmuar dhe të pasigurt, duke menduar nëse ai ose ajo ju ka harruar apo thjesht nuk i intereson të jetë më pranë jush. Kjo ka më shumë të ngjarë të jetë thjesht pasiguria juaj. Ka shumë gjasa që personi në fjalë të ketë dëshirë të kontaktohet nga ju.
    BricjapiPërgjegjësitë në shtëpi mund t’ju rëndojnë psikologjikisht sot. Kjo mund të shkaktojë disa konflikte të brendshme. Në aspektin profesional, gjithçka duket në rrugën e duhur.
    UjoriEmail-e ose telefonata zhgënjyese mund t’ju vijnë sot. Ndoshta dikush me të cilin shpresonit të dilnit nuk do të jetë në gjendje të vijë ose ndoshta një mik është detyruar të refuzojë ftesën tuaj. Mos lejoni që kjo t’ju prishë humorin, por përpiquni të gjeni një zgjidhje
    PeshqitMund të ndiheni të shqetësuar për situatën tuaj financiare sot. Mund të keni pritur të merrni disa para që tani janë vonuar. Një ndarje e përkohshme nga partneri/partnerja juaj mund t’ju bëjë të ndiheni keq.

  • 45′ e para: Osimhen, një “bishë” e vërtetë. “Paqe” në Spanjë (video)

    45′ e para: Osimhen, një “bishë” e vërtetë. “Paqe” në Spanjë (video)

    22 Tetor 2025

    19:31

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet e para për sot në Champions League.
    Në Stamboll, Galatasaray është duke fituar 2-0 ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt. Për turqit shënoi i zakonshmi Victor Osimhen, në minutën e tretë, pas asistit të Mario Lemina. Në minutën e 33-të ishte sërish Osimhen që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga miqtë.
    SHIKOGOLAT
    Surpriza vjen nga “San Mames”, aty ku Athletic Bilbao po mundet 0-1 nga debutuesit e Qarabag. Miqtë shënuan që në sekondën e 50-të me Leandro Andrade, pas një kundërsulmi të shpejtë. Barazimi i baskëve erdhi në minutën e 40-të me Gorka Guruzeta.
    Qarabag vjen pas dy fitoreve në ndeshjet e para, 2-0 ndaj Copenhagen dhe 2-3 në transfertë ndaj Benfica. Kampionët azerbajxhanas janë padyshim surpriza më e bukur deri tani.
    SHIKOGOLAT

  • Një jetë në fushën bardhë e zi, njihuni me shahistin 104-vjeçar

    Një jetë në fushën bardhë e zi, njihuni me shahistin 104-vjeçar

    Manuel Álvarez Escudero mësoi të luante shah nëntë dekada më parë dhe prej atëherë, dashuria e tij për këtë lojë vetëm është rritur. 104-vjeçari madrilen mendohet të jetë shahisti më i vjetër në botë.

    Çdo javë, në orën 10 të së shtunës, ai shkon në klubin e shahut ku e presin miqtë. Dëgjimi e ka lënë, por Don Manuel, siç e thërrasin miqtë, nuk ka humbur as kujtesën, as humorin.

    “Isha rreth 16 vjeç kur vëllai i madh më mësoi të luaja shah. Mendoja se ai ishte lojtar i mirë, por atëherë s’dija asgjë. Asnjëri nga ne s’ia kishte idenë ç’po bënte.”

    Pak vite më vonë, Álvarez kuptoi sa pak dinte për lojën pasi një koleg e mundi dhe i tha se kishte shumë për të mësuar. Pas disa ndeshjesh të humbura, nisi të përmirësohej. Shahu i mundësoi t’i kushtohej dashurisë së tij për matematikën dhe zgjidhjen e problemeve.

    Edhe pse thotë se loja e ka ndihmuar të mbajë mendjen të shëndoshë, Álvarez thekson përfitimet sociale. “Ajo që më pëlqen më shumë janë miqësitë që më ka sjellë. Kam bërë miq shumë të mirë përmes shahut dhe ata janë ende miqtë e mi.”

    Ai mendon se faktorë ndihmës kanë qenë edhe moskonsumimi i duhanit apo alkoolit. Në klubin ku luan, ka 130 anëtarë nga Spanja, Siria, Libani, Bullgaria, Azerbajxhani, Brazili dhe Venezuela.

    “Ai është shumë i rëndësishëm për ne, sidomos prej vlerave të tij”, thotë presidenti José Luis Uceda Aragoneses. “Kur ishte pak më i ri, ishte i pari që vinte dhe na jepte një dorë për të sistemuar. Tani s’mundet. Por ai vinte gjithmonë i pari, edhe kur ishte 100 vjeç dhe nxirrte të gjitha tavolinat. Tani ka një fjalë të mirë për këdo dhe është ai lloj njeriu që ti e do sepse e meriton.”

    Ndërsa përgatitej për lojën e radhës, Álvarez e kishte të vështirë të përfytyronte sesi do të kishte qenë jeta e tij nëse i vëllai s’do ta kishte prezantuar me shahun 88 vite më parë.

    “Shumë e mërzitshme. Më ka sjellë shumë miq dhe argëtim. Jeta ime do të kishte qenë plotësisht ndryshe pa shahun.”

    Loja i ka mësuar edhe diçka tjetër: “Ti duhet të mësosh sesi të humbasësh. Mund të mësosh shumë duke humbur”, pavarësisht se fitoren e shijon gjithmonë.