Tag: metës

  • “Akuza qesharake”, avokati i Ilir Metës reagon ashpër: Ja pse po mbahet në burg ish-presidenti

    “Akuza qesharake”, avokati i Ilir Metës reagon ashpër: Ja pse po mbahet në burg ish-presidenti

    Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në një emision televiziv u shpreh se dosja e Ilir Metës është e mbushur me hamendësime dhe i mungojnë provat materiale që lidhin ish-presidentin me korrupsionin apo pastrimin e parave. Ai u ndal specifikisht te një ndër akuzat më të përfolura: ajo për një shumë prej 200 mijë eurosh. Cakrani e cilësoi këtë akuzë si ‘qesharake’ dhe të pabazuar. Avokati argumentoi se kjo shumë është e papërfillshme për një figurë që ka mbajtur postet më të larta të shtetit dhe ka pasur të ardhura të ligjshme ndër vite. Ai tha se prokuroria po përpiqet të kriminalizojë veprime normale ose të keqinterpretojë mesazhe telefonike pa pasur transaksione bankare apo prova të tjera mbështetëse.

  • Avokati i Popullit publikon raportin: Shkelje të rënda të të drejtave të Ilir Metës në burg

    Avokati i Popullit publikon raportin: Shkelje të rënda të të drejtave të Ilir Metës në burg

    Foto Ilustruese

    TIRANË- Avokati i Popullit ka publikuar një raport që evidenton shkelje të të drejtave të ish-presidentit Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në burg. Sipas raportit të bërë publik, gjatë periudhës 26 tetor 2024 – 18 gusht 2025, ai ka kryer më shumë se 3,000 telefonata dhe 172 takime, përfshirë me familjarë, avokatë dhe persona të tjerë.
    Mësohet se ai është takuar 118 herë me avokatët e tij, 3 herë me noterë, 49 herë me familjarë dhe 2 herë me persona jashtë familjes. Gjatë qëndrimit në qeli, Meta ka paraqitur ankesë për trajtim çnjerëzor dhe kufizime në komunikim dhe takime me të afërmit dhe miqtë e tij. Në raport, Avokati i Popullit ka evidentuar disa shkelje ligjore që ka bërë Drejtoria e Burgjeve në rastin e Metës, mes tyre: shkelje e të drejtës për familje, ndalim i vizitave konfidenciale dhe kufizim i komunikimit të të burgosurve me median, ndalimi i vizitave konfidenciale me deputetë dhe eurodeputetë pa miratimin e prokurorit bie ndesh me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.
    Problemet nisën më 9 qershor 2025, kur Meta përdori kontrollin mjekësor për të bërë një telefonatë me Z. Tedi Blushi, ndërkohë që ky i fundit ndodhej në studio televizive. Një episod i ngjashëm u përsërit më 1 korrik me avokatin Kujtim Cakrani. Për këto, Meta u ndëshkua duke u kufizuar takimet me Blushin dhe duke u përjashtuar nga aktivitetet sportive brenda burgut.
    Në përfundim të raportit, Avokati i Popullit ka sjellë rekomandime për Drejtorinë e Burgjeve për rastin në fjalë, duke kërkuar rishqyrtim të menjëhershëm të kufizimeve të takimeve dhe telefonatave të Metës.
    Disa nga rekomandimet janë:
    -Shuarja e menjëhershme e ndalimit të komunikimit me Z. Tedi Blushi.-Sigurimi që të burgosurit të mund të kryejnë më shumë se 4 vizita në muaj, kur ka nevoja të veçanta familjare, publike ose sociale.-Zbatimi korrekt i Ligjit nr. 81/2020 për vizitat konfidenciale me deputetë dhe eurodeputetë.-Kufizimi i telefonatave vetëm me vendim të prokurorit ose gjykatës.-Eliminimi i pengesave jo ligjore për komunikimin e të burgosurve me median.
    Dokumenti i plotë:

     

    Dokumenti

    /ZËRI
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

    Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

    Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi sot në seancën paraprake që u mbajt për dosjen e tij në GJKKO që të njihet me fashikullin e hetimit ndaj tij. 
    “Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet”, u shpreh Ilir Meta gjatë seancës sot (5 dhjetor). 
    Gjithashtu Meta tha se po i shkelen të drejtat kushtetuese, teksa kërkoi me ngulm që t’i jepen aktet e hetimit. 
    Ai tha se po mbahet me pa të drejtë në paraburgim, pasi sipas tij ai nuk përbën rrezik për prishje të provave apo intimidim të dëshmitareve. 
    Ilir Meta: Po më shkelen të drejtat kushtetuese , duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë qe unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të intimidoj dëshmitarët, s’kam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat. 
    Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua sot seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Metën, për të vendosur nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme. 
    Kujtojmë se në përfundim të seancës GJKKO vendosi të shtyjë çështjen e Ilir Metës për më datë 22 dhjetor.  Gjykata urdhëroi SPAK-un t’i dërgojë fashikujt e dosjes brenda javës. 
    Akuzat që rëndojnë ndaj Metës 
    Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen që SPAK e identifikon me inicialet S.M, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë. 
    Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019. 
    Sipas njoftimit SPAK, akuza të ngjashme ka edhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi. 
    Ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho ndodhet në arrest shtëpie për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Ema Çoku- një financuese e LSI ndodhet në masën e detyrimit për paraqitje para oficerëve të policisë gjyqësore për akuzën e pastrimit të parave. 
    Meta dhe Kryemadhi i mohojnë akuzat dhe e konsiderojnë hetimin kundër tyre si të motivuar politikisht për të sulmuar opozitën në Shqipëri. 
    Hetimi është regjistruar në vitin 2019 në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda bazuar në kallëzimin penal të depozituar nga juristi Romeo Kara lidhur me veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në zbatimin e kontratës së CEZ-DIA. Në vitin 2022, dy kallëzime të tjera janë depozituar në SPAK nga ish-deputeti Halit Valteri dhe avokati Ideajet Beqiri, kallëzime këto që janë bashkuar në një çështje. Procedimi i bashkuar është emërtuar me numrin.55 të vitit 2019. 

  • Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentit, zbulohet data e gjyqit të radhës/ Gjykata urdhëron SPAK t’i dërgojë fashikujt Metës

    Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentit, zbulohet data e gjyqit të radhës/ Gjykata urdhëron SPAK t’i dërgojë fashikujt Metës

    Është shtyrë për në datën 22 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.

    Anila Hoxha mëson se seanca e radhës do të mbahet më 22/12/ 2025, në orën 14:30.
    Meta pretendon se nuk është njohur me fashikujt dhe gjykata urdhëroi SPAK t’i dërgojë brenda javës.
    “Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Po më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë që unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të i intimidoj dëshmitarët, skam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat”, mësohet të ketë thënë Meta
    Pasi doli nga seanca avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat u shpreh se “Nuk është faji ynë që prokuroria e merr apriori, por sa të jem unë përfaqësues i Metës mos mendoni se gjykata dhe prokuroria do bëjë shkelje të procedurës. Meta e ka kohën e mjaftueshme, or edhe kolegu do njihet me 77 mijë faqe. Nëse nuk marrim kohë për tu njohur me provat… se këta i bëjnë nga 2 herë që të bëhet dosja e madhe që të duket sikur ka shumë prova. Kjo gjykatë po i merr peng të pandehurit e saj. E patë Mogherinin që po hetohet në liri. Ky është standardi që po përdor gjykata. Një standard që po bie ndesh me konventën e të drejtave të njeriut. Është një betejë për zotin Meta dhe ne do ta fitojmë.”
    Për 21 Janarin, ku vetë Meta ka bërë kërkesë që të pyetet, nuk është vendosur gjë, tha Cakrani.

    Top Channel

  • Shtyhet seanca ndaj Metës, kreu i PL kërkon të njihet me fashikujt hetimorë të dosjes

    Shtyhet seanca ndaj Metës, kreu i PL kërkon të njihet me fashikujt hetimorë të dosjes

    GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëse çështja ndaj tij duhet të kalojë apo jo për gjykim.
    Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se Meta ka qenë prezent në seancën e sotme, ku ka kërkuar të njihet me fashikujt hetimorë të dosjes dhe t’i vendosen në dispozicion materialet.
    “Po më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë qe unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të intimidoj dëshmitarët, s’kam asnjë mundësi reale të prish provat“, ka thënë Meta

    Mësohet se gjykata ka urdhëruar SPAK-un që t’i dërgojë Metës fashikujt e dosjes brenda kësaj jave.
    Meta ka bërë më herët rekurs për lirimin e tij, por ajo është rrëzuar nga Gjykata e Lartë./vizionplus.tv

  • “Sjellje kriminale ndaj Ilir Metës!”, Tedi Blushi: I janë mohuar takimet me familjarët dhe drejtuesit e partisë…

    “Sjellje kriminale ndaj Ilir Metës!”, Tedi Blushi: I janë mohuar takimet me familjarët dhe drejtuesit e partisë…

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se mënyra e arrestimit dhe mbajtjes së Metës përbën një “rrëmbim kriminal” dhe shkel standardet e procesit hetimor, duke theksuar se ai “është izoluar pa kryer asnjë krim dhe pa shkaktuar dëm shtetit”.
    Deputeti u shpreh gjithashtu se Metës i janë mohuar disa nga të drejtat themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, takimet me familjarët dhe kontaktet me drejtuesit e partisë. “Mohimi i së drejtës së fjalës, pamundësia për t’u takuar me familjarët dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë, përbëjnë një shkelje flagrante të Konventës për të Drejtat e Njeriut”, tha Blushi. Ai i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë që të reagojë menjëherë. “Ministër, në emër të Partisë së Lirisë, të kërkoj të ndërhysh kundër kësaj sjelljeje kriminale që po ushtrohet ndaj kreut të partisë dhe liderit të forcës së dytë opozitare në vend,” përfundoi ai. “Dje, Avokati i Popullit ka publikuar një raport në lidhje e sjelljen kriminale ndaj ish-kryetarit të këtij Parlamentit, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i cili sot, prej më shumë se një viti, vijon të jetë i burgosur politik i një regjimi armik. Jo vetëm ndaj tij dhe ndaj opozitë, por edhe ndaj vlerave njerëzore, lirive dhe të drejtave themelore të çdo shqiptari. Ky raport, nxjerr në dritë të diellit, fytyrën kriminale të një regjimi në raport me liritë themelore të një njeriu dhe ndaj njërit prej dy liderëve kryesor të opozitës, rrëmbimi kriminal i një viti më parë, vulosi dhe standardet kriminale te hetimit dhe trajtimi të tij në një institucion vuajtje dënimi, ku ai është izoluar pa kryer asnjë krim, pa i shkaktuar asnjë dëm shtetit dhe pa cenuar asnjë qindarkë të taksave të shqiptarëve.
    Raporti i Avokatit të Popullit, evidenton qartësisht se mënyra se si ky regjim sillet ndaj Metës, por me shumicën e atyre që janë në burg jo se kanë kryer ndonjë krim, por sepse janë të varfër dhe nuk kanë para të paguajnë energjinë elektrike, thekson se po shkelet Kushtetuta, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, praktika e gjykatës evropiane, ligji për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve… Mohimi i së drejtës, lirisë së fjalës, mohimi për t’u takuar me familjarët, me drejtuesit e Partisë që ai drejton, në vetvete nuk është gjë tjetër veçse një shkelje flagrante e Konventës së të drejtave të njeriut. Beteja për Metën, është beteje për lirinë e çdo shqiptari që sot vetëm fizikisht nuk ndodhet në burgjet e Edi Ramës.
    Një element që nuk duhet harruar është fakti se për të instaluar këtë regjim represiv dhe kriminal, një kontribut të madh ka Ramaforma, e cila shkatërroi reformën në drejtësi… Zoti ministër, të kërkoj në emër të Partisë së Lirisë, të reagosh ndaj sjelljes kriminale që po ndodh ndaj kreut të PL-së, liderit të forcës së dytë opozitarë ne vend. Kjo është thirrje që buron nga e drejta jonë dhe e drejta dhe liritë e çdo shqiptari. Jepini fund sjelljes kriminale”, deklaroi dje Blushi.

  • “Do i shkojë në themel”/ Reagon avokati: Nesër seanca paraprake për Metën, Gjykata do vendos nëse do kthehet për…

    “Do i shkojë në themel”/ Reagon avokati: Nesër seanca paraprake për Metën, Gjykata do vendos nëse do kthehet për…

    Në studio televizive i ftuar avokati dhe përfaqësuesi i çështjeve ligjore të ish- presidentit Ilir Meta, Gylsen Zhllima.
    I pyetur lidhur me çështjen e Metës, Zhllima ka thënë se ish-presidenti i ka kërkuar që të përfaqësojë më qetësi, duke e cilësuar këtë rast si një luftë për dinjitetin.
    “Tani u njoha me aktet dhe kam pak kohë që e kam lexuar vetëm kërkesën e Prokurorisë për dërgimin e dosjes në gjykim. T’ju them të vërtetën ajo që më bëri përshtypje, thjesht nga pikëpamja e përgjithshme, ishte se si influenca konvertohet në vepër penale dhe se si disa prova interpretohen nga Prokuroria e Posaçme si prova penale.
    Ndërkohë mund të jenë fakte si edhe njerëzore, të cilat nuk sjellin vepër penale.
    Të saktësojmë në opinionin publik që rasti i zotit Meta, jam i bindur që në një moment të dytë t’a paraqesim në publik më tej.
    Zoti Meta më ka kërkuar që ju si avokat që jeni duhet të jeni të qetë përballë akuzës dhe duhet të ballafaqojmë të gjitha provat që kemi, përballë akuzës. Për ne është thjesht një betejë dinjiteti, duke respektuar Kushtetutën e vendit.”- u shpreh Zhllima.
    Avokati i Metës më tej shpjegoi se si do procedohet me shqyrtimin e rastit të Iliri Metës.
    “Nesër kemi seancën në orën 2 mos gaboj, seanca paraprake për shqyrtimin e akteve të Prokurorisë gjatë hetimeve paraprake. Ky institucion që bën filtrimin dhe verifikimin në rast se provat vijnë dhe përputhen me veprën penale të cilat Prokuroria ja ka atribuuar zotit Meta, përsa i përket korrupsion dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
    Aty bëhet një verifikim dhe nga ky verifikim dhe hetimi i atyre akteve dhe pretendimit të palëve, Gjykata do marri vendim. Ose do t’a kthejë për rihetim ose do t’a dërgojë në themel.”- shpjegoi avokati Zhllima.

  • Ilir Meta kërkesë GJKKO-së: Mos më mbani në kafaz, është diskriminuese/ Avokati: Po i shkelen të drejtat kushtetuese

    Ilir Meta kërkesë GJKKO-së: Mos më mbani në kafaz, është diskriminuese/ Avokati: Po i shkelen të drejtat kushtetuese

    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë zyrtare, ku pretendon se klienti i tij po trajtohet në mënyrë diskriminuese gjatë seancave gjyqësore. Ai kërkon që Meta të mos vendoset më në kabinën e xhamit apo në “kafazin e hekurit”, të cilin e konsideron shkelje të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane. 
    Sipas Cakranit, mënyra se si paraqitet Meta në sallë “e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave”, duke krijuar perceptimin sikur është person i rrezikshëm apo me “fajësi të paracaktuar”. Në kërkesë thuhet se ky pozicionim i izoluar e pengon ish-presidentin të komunikojë lirshëm e konfidencialisht me avokatin, duke e trajtuar “si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës”. 
    Avokati i Metës i kërkon gjykatës “konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe konvencionale” dhe urdhërimin për heqjen e çdo forme izolimi që ai e konsideron degradues. Ai citon praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se vendosja e të pandehurit në kafaz metalik është cilësuar nga GJEDNJ si “trajtim poshtërues dhe çnjerëzor”. 
    Në dokumentin drejtuar gjyqtares Irena Gjoka, mbrojtja thekson se prezantimi i Metës në këtë mënyrë bie ndesh me prezumimin e pafajësisë. “Vendosja e të pandehurit në kafaz/kabinë të mbyllur krijon perceptim vizual të fajësisë dhe rrezikshmërisë”,  thuhet në kërkesë. 
    Cakrani paralajmëron se nuk do të zhvillojnë më seanca, derisa situata të ndryshojë. 
    “Deri sa të merren masat që kjo shkelje e dinjitetit njerëzor të hiqet, ne nuk do të zhvillojmë seanca gjyqësore”, shkruan ai, duke kërkuar “rikthimin e normalitetit” dhe respektimin e standardit të prezumimit të pafajësisë. 
    Mbrojtja i kërkon Gjykatës së Posaçme që Meta të ulet pranë avokatit të tij, pa barriera fizike, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me dinjitetin e procesit gjyqësor. 
     
     
     

  • Tedi Blushi: Presidentit të PL nuk i lejohen takime apo telefonata, komunikojmë me letra

    Tedi Blushi: Presidentit të PL nuk i lejohen takime apo telefonata, komunikojmë me letra

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur me tone të ashpra për arrestimin dhe kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, të cilin e cilësoi si “rrëmbim mafioz” dhe “burgim politik”.
    Në një intervistë  Blushi u shpreh se ndaj Partisë së Lirisë ka pasur një agresion të vazhdueshëm politik, ndërsa pretendon se e njëjta skemë që sipas tij u përdor ndaj Partisë Demokratike, u tentua të përsëritej edhe ndaj PL-së.
    “Partia e Lirisë është një parti që prej më shumë se një viti ka qenë një agresion nga regjimi i Ramës që bëri çdo përpjekje për të rrëmbyer këtë forcë politike siç ndodhi me PD. I njëjti skenar u tentuar të përsëritej por sigurisht dështoi me sukses dhe si zgjidhje mbeti rrëmbimi mafioz i zotit meta. Të gjithë e dimë se si u rrëmbye Meta. Dhe e vetmja meritë e këtij regjimi është e i ka bërë zotit Meta një vetting dhe ka rezultuar se është zbuluar zero fakt penal, zero dëm i interesit publik. Është burgim politik…Dhe nuk ka asnjë arsye përveç asaj politike. Zoti Meta është në izolim ekstrem dhe në kushte ekstreme. Pra po e shohim e si respektohet Konventa Evropiane në një vend si ky ku Edi Rama ka kapur të gjitha pushtetet”, tha mes të tjera ai.
    Sipas tij, Meta ndodhet në “izolim ekstrem”, gjë që sipas tij bie ndesh me Konventën Evropiane dhe standardet e trajtimit të të paraburgosurve.
    Ai shtoi se Metës nuk i lejohet asnjë kontakt përveç familjarëve, duke e vështirësuar funksionimin normal të partisë.
    “Partia e Lirisë drejtohet nga presidenti Ilir Meta pavarësisht statusit të tij juridik. Mënyra e drejtimit sigurisht nuk është e lehtë. Nuk kemi mundësi ta takojmë zotin Meta na është hequr e drejta për të komunikuar me telefon. Komunikojmë me letra, ose Meta duhet të mos takojë familjarët e të takojë deputetët. Kam një autorizim nga prokurorit e SPAK që të takohem në mënyrë të kufizuar me të por kjo nuk po më lejohet”, tha ai.
    Blushi shtoi se gjatë një prej takimeve, Meta është detyruar të heqë dorë nga takimi me familjarët për të parë drejtuesit e partisë, ndërsa u ankua se edhe dërgimi i librave nuk lejohet, përveçse nëpërmjet familjes.
    “Prej 7 muajsh nuk më lejohet të flasim as në telefon. Kur e takova Meta sakrifikoi takimin me familjarët për të takuar drejtuesit të partisë. Nuk na lejohet t’i çojmë as libra për të lexuar, duhet t’ia dërgojë familja. Mandelës i lejohej të luante tenis, Metës nuk i lejohet as të stërvitet”, tha ai.