Tag: mërtiri

  • Na duhen protestues/ Mërtiri: Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh

    Na duhen protestues/ Mërtiri: Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh

    Analisti Ergys Mërtiri tha se opozita është e pafuqishme për të bërë protesta dhe e pafuqishme për të shfaqur mbështetje mbarëpopullore.
    Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Mërtiri deklaroi se Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh, të cilat sipas analistit nuk prodhojnë realisht aksionin opozitar, por thjesht mbajnë të ingranuar një pjesë militantësh.
    Ai shtoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë problem të madh se kush do jetë Avokati i Popullit, por siç shtoi Mërtiri, opozita nuk është e qartë.

    Çfarë ka sipas teje pas këtij debati, përse Partia Demokratike u tërhoq nga mbështetja që kishte dhënë për një numër kandidatësh?
    Mërtiri: Partia Demokratike nuk lë rast pa reflektuar krizën ku ndodhet. Dhe në këtë rast duket sikur Partia Demokratike nuk është se ka ndonjë problem të madh se kush do jetë Avokati i Popullit nesër, sepse as pozicioni nuk luan një rol të rëndësishëm. Por as vetë Partia Demokratike nuk është e qartë, sepse vetë ajo i ka propozuar ata emra dhe tashmë tërhiqet nga emrat që ka propozuar vetë. Kështu që kjo nuk bën sens, të akuzosh palën tjetër se po zgjedh dikë nga ata që ti i ke propozuar. Ajo çfarë unë mendoj se ekziston në kampin e Partisë Demokratike është fakti që ajo kërkon të mos ose të mbajë “me gajret” ata emra që ka propozuar vetë, duke u frikësuar nga mërzitja dhe kundërvënia e tyre ndaj Partisë Demokratike. Unë kështu e lexoj dhe nuk shoh asnjë arsye tjetër.
    Partia Demokratike ka zhvilluar në katër javë katër ‘foltore’ përpara selisë së Kryeministrisë. Çfarë ndikimi apo rezultati po sjellin në aksionin e përgjithshëm opozitar këto foltore?
    Mërtiri: Përveç faktit që Partia Demokratike me këtë ekspozon pafuqinë e vet për të bërë protesta dhe pafuqinë e vet për të shfaqur mbështetje mbarëpopullore siç ajo pretendon se e ka, asgjë tjetër pozitive nuk ka për kampin opozitar. Këto janë thjesht mekanizma për të gënjyer militantët, të cilët presin nga opozita aksion opozitar të fortë dhe protesta të mëdha. Në mungesë të mundësisë për të realizuar protestat e mëdha, Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh, të cilat nuk prodhojnë realisht aksionin opozitar, por thjesht mbajnë të ingranuar një pjesë militantësh. Nga ana tjetër, kjo pengon zërat kritikë, të cilët shtyjnë përpara një proces racionalizimi që duhet të kalojë Partia Demokratike për të bërë llogaritë e gjendjes ku ndodhet.
    Ka dy qëndrime së fundi ndërkombëtare, në rrafshin ndërkombëtar për Shqipërinë. Nga njëra anë është qëndrimi zyrtar i përsëritur i eksponentëve të Bashkimit Europian se Shqipëria po bën përparim me shpejtësi drejt anëtarësimit. Nga ana tjetër është një numër rezolutash të forcave të djathta, sigurisht të mbështetura apo të nxitura nga Partia Demokratike në Tiranë. Si shpjegohen ose si qëndrojnë këto dy zhvillime që mbërrijnë në Shqipëri gjithsesi nga ai që quhet faktori ndërkombëtar?
     Mërtiri: Po, rezolutat kryesisht janë aksione, ose akte, të cilat janë lobuar midis partive të djathta, midis partnerësh të cilët marrin pjesë në organizata të përbashkëta. Ato nuk përcaktojnë politikat shtetërore të vendeve ku këto parti ushtrojnë aktivitetin. Kështu që, nga ky kuptim, sigurisht që ka një lloj lehtësie në miratimin e këtyre rezolutave. Por këto nuk kanë fuqinë që të shndërrohen në politika të shteteve, aq më tepër të BE-së apo të faktorit ndërkombëtar në tërësi. Kështu që këto thjesht përdoren për politikën e vogël të vendeve pjesëmarrëse në këto organizata, por nuk ndryshon asgjë në peizazhin e përgjithshëm të faktorit ndërkombëtar.

  • “Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

    “Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

    Analisti Ergys Mërtiri tha se opozita është e pafuqishme për të bërë protesta dhe e pafuqishme për të shfaqur mbështetje mbarëpopullore.
    Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Mërtiri deklaroi se Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh, të cilat sipas analistit nuk prodhojnë realisht aksionin opozitar, por thjesht mbajnë të ingranuar një pjesë militantësh.
    Ai shtoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë problem të madh se kush do jetë Avokati i Popullit, por siç shtoi Mërtiri, opozita nuk është e qartë.
    INTERVISTA E PLOTË:

  • “Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

    “Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

    /vizionplus.tv

  • “Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh”, Mërtiri reagon ashpër: Opozita e pafuqishme për të bërë..

    “Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh”, Mërtiri reagon ashpër: Opozita e pafuqishme për të bërë..

    Analisti Ergys Mërtiri tha se opozita është e pafuqishme për të bërë protesta dhe e pafuqishme për të shfaqur mbështetje mbarëpopullore.
    Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për një emision televiziv, Mërtiri deklaroi se Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh, të cilat sipas analistit nuk prodhojnë realisht aksionin opozitar, por thjesht mbajnë të ingranuar një pjesë militantësh.
    Ai shtoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë problem të madh se kush do jetë Avokati i Popullit, por siç shtoi Mërtiri, opozita nuk është e qartë.
    INTERVISTA E PLOTË:
    Çfarë ka sipas teje pas këtij debati, përse Partia Demokratike u tërhoq nga mbështetja që kishte dhënë për një numër kandidatësh?
    Mërtiri: Partia Demokratike nuk lë rast pa reflektuar krizën ku ndodhet. Dhe në këtë rast duket sikur Partia Demokratike nuk është se ka ndonjë problem të madh se kush do jetë Avokati i Popullit nesër, sepse as pozicioni nuk luan një rol të rëndësishëm. Por as vetë Partia Demokratike nuk është e qartë, sepse vetë ajo i ka propozuar ata emra dhe tashmë tërhiqet nga emrat që ka propozuar vetë. Kështu që kjo nuk bën sens, të akuzosh palën tjetër se po zgjedh dikë nga ata që ti i ke propozuar. Ajo çfarë unë mendoj se ekziston në kampin e Partisë Demokratike është fakti që ajo kërkon të mos ose të mbajë “me gajret” ata emra që ka propozuar vetë, duke u frikësuar nga mërzitja dhe kundërvënia e tyre ndaj Partisë Demokratike. Unë kështu e lexoj dhe nuk shoh asnjë arsye tjetër.
    Partia Demokratike ka zhvilluar në katër javë katër ‘foltore’ përpara selisë së Kryeministrisë. Çfarë ndikimi apo rezultati po sjellin në aksionin e përgjithshëm opozitar këto foltore?
    Mërtiri: Përveç faktit që Partia Demokratike me këtë ekspozon pafuqinë e vet për të bërë protesta dhe pafuqinë e vet për të shfaqur mbështetje mbarëpopullore siç ajo pretendon se e ka, asgjë tjetër pozitive nuk ka për kampin opozitar. Këto janë thjesht mekanizma për të gënjyer militantët, të cilët presin nga opozita aksion opozitar të fortë dhe protesta të mëdha. Në mungesë të mundësisë për të realizuar protestat e mëdha, Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh, të cilat nuk prodhojnë realisht aksionin opozitar, por thjesht mbajnë të ingranuar një pjesë militantësh. Nga ana tjetër, kjo pengon zërat kritikë, të cilët shtyjnë përpara një proces racionalizimi që duhet të kalojë Partia Demokratike për të bërë llogaritë e gjendjes ku ndodhet.
    Ka dy qëndrime së fundi ndërkombëtare, në rrafshin ndërkombëtar për Shqipërinë. Nga njëra anë është qëndrimi zyrtar i përsëritur i eksponentëve të Bashkimit Europian se Shqipëria po bën përparim me shpejtësi drejt anëtarësimit. Nga ana tjetër është një numër rezolutash të forcave të djathta, sigurisht të mbështetura apo të nxitura nga Partia Demokratike në Tiranë. Si shpjegohen ose si qëndrojnë këto dy zhvillime që mbërrijnë në Shqipëri gjithsesi nga ai që quhet faktori ndërkombëtar?
    Mërtiri: Po, rezolutat kryesisht janë aksione, ose akte, të cilat janë lobuar midis partive të djathta, midis partnerësh të cilët marrin pjesë në organizata të përbashkëta. Ato nuk përcaktojnë politikat shtetërore të vendeve ku këto parti ushtrojnë aktivitetin. Kështu që, nga ky kuptim, sigurisht që ka një lloj lehtësie në miratimin e këtyre rezolutave. Por këto nuk kanë fuqinë që të shndërrohen në politika të shteteve, aq më tepër të BE-së apo të faktorit ndërkombëtar në tërësi. Kështu që këto thjesht përdoren për politikën e vogël të vendeve pjesëmarrëse në këto organizata, por nuk ndryshon asgjë në peizazhin e përgjithshëm të faktorit ndërkombëtar.

  • Makthi i Madhërisë / Mërtiri: Kërcënimet e Sali Berishës  po ‘i ha’ vetëm Ilir Alimehmeti

    Makthi i Madhërisë / Mërtiri: Kërcënimet e Sali Berishës  po ‘i ha’ vetëm Ilir Alimehmeti

    Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike referuar krijimit të dy ‘kampeve’, ai i Sali Berishës dhe tjetri i Ervin Salianjit së bashku me Ilir Alimehmetin e të tjerë më të votuar nga primaret.
    Mërtiri thotë se Berisha po reagon ashpër për shkak të makthit politik ku ndodhet sot, shtuar këtu humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si dhe protestës së organizuar çdo të hënë përpara kryeministrisë, ku për çdo javë mblidhen akoma e më pak njerëz.
    “Nuk besoj se është betejë e ashpër për sa kohë që grupi që ka marrë këtë nisëm nuk po tregohen të ashpër ndaj Berishës. Këtu ka ashpërsi të njëanshme është Berisha që tregohet i ashpër me ata dhe ata të butë me Berishën. Ky disproporcionalitet tregon gjendjen ku është Berisha. Berisha është në makth politik. Çdo gjë sado e fortë apo e butë, atë e turbullon sepse është kundër arsyes. Në një kohë që mezi mbledh 200-300 vetë në shesh, ka humbur 3 çerekun e votave të marra në 2021, partia është zhytur në apati. Të gjithë kanë humbur besimin dhe të gjithë logjikojnë se ai duhet të ikë sepse po zhyt partinë drejt shkatërrimit”, tha Mërtiri.
    Ndër të tjera, pedagogu tha se Berisha fjalën protestë e ka zëvendësuar me atë foltore, për të justifikuar numrin e pakët të qytetarëve të pranishëm në bulevard.
    “Ajo që po bëjnë ata me takimet, po evidentojnë problematikat. Vetë foltorja është protestë. Ai nuk mbledh dot njerëz në shesh, thotë se është foltore dhe nuk është protestë sepse nuk i justifikon dot që protestat i ka me aq pak njerëz”, tha Mërtiri.
    Teksa komentoi reagimet e bëra dje nga Berisha, Mërtiri tha se kërcënimet e tij bëjnë punë tek njerëzit e paqëndrueshëm si Alimehmeti, por jo tek Ervin Salianji, i cili duket i vendosur në nismën e tij për të reformuar Partinë Demokratike.
    “Kërcënimet e Berishës bëjnë punë tek disa dhe tek disa të tjerë jo. Një njeri i butë dhe i pavendosur sa Alimehmeti i ha presionet dhe ka nevojë për të qetësuar Berishën që nuk janë kundër tij. Salianji duhet më i vendosur në nismën që ka marrë. Ai që është më i vendosur përfiton dhe më shumë në politikë. Me Berishën nuk kanë një të ardhme, as ata që janë në krah të Berishës sot”, tha analisti.
    Protestave të thirrura çdo të hënë nga Sali Berisha përballë kryeministrisë, ish-deputeti Ervin Salianji iu përgjigj me një takim me qytetarët në Durrës. Kjo erdhi pas nevojës për të reformuar Partinë Demokratike, e cila gjithmonë e më shumë po anon nga dështimi. Të gjithë personat e renditur krah Salianjit, janë konsideruar nga Berisha i tradhtarë ndërsa nisma e tyre si një angazhim privat.

  • Kërcënimet e Berishës? Mërtiri: Prekin Alimehmetin, jo Salianjin!

    Kërcënimet e Berishës? Mërtiri: Prekin Alimehmetin, jo Salianjin!

    Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike referuar krijimit të dy ‘kampeve’, ai i Sali Berishës dhe tjetri i Ervin Salianjit së bashku me Ilir Alimehmetin e të tjerë më të votuar nga primaret.
    Mërtiri u shpreh në një intervistë për Report Tv se Berisha po reagon ashpër për shkak të makthit politik ku ndodhet sot, shtuar këtu humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si dhe protestës së organizuar çdo të hënë përpara kryeministrisë, ku për çdo javë mblidhen akoma e më pak njerëz.
    “Nuk besoj se është betejë e ashpër për sa kohë që grupi që ka marrë këtë nisëm nuk po tregohen të ashpër ndaj Berishës. Këtu ka ashpërsi të njëanshme është Berisha që tregohet i ashpër me ata dhe ata të butë me Berishën. Ky disproporcionalitet tregon gjendjen ku është Berisha.
    Berisha është në makth politik. Çdo gjë sado e fortë apo e butë, atë e turbullon sepse është kundër arsyes. Në një kohë që mezi mbledh 200-300 vetë në shesh, ka humbur 3 çerekun e votave të marra në 2021, partia është zhytur në apati. Të gjithë kanë humbur besimin dhe të gjithë logjikojnë se ai duhet të ikë sepse po zhyt partinë drejt shkatërrimit”, tha Mërtiri.
    Ndër të tjera, ai tha se Berisha fjalën protestë e ka zëvendësuar me atë foltore, për të justifikuar numrin e pakët të qytetarëve të pranishëm në bulevard.
    “Ajo që po bëjnë ata me takimet, po evidentojnë problematikat. Vetë foltorja është protestë. Ai nuk mbledh dot njerëz në shesh, thotë se është foltore dhe nuk është protestë sepse nuk i justifikon dot që protestat i ka me aq pak njerëz”, tha Mërtiri.
    Teksa komentoi reagimet e bëra dje nga Berisha, Mërtiri tha se kërcënimet e tij bëjnë punë tek njerëzit e paqëndrueshëm si Alimehmeti, por jo tek Ervin Salianji, i cili duket i vendosur në nismën e tij për të reformuar Partinë Demokratike.
    “Kërcënimet e Berishës bëjnë punë tek disa dhe tek disa të tjerë jo. Një njeri i butë dhe i pavendosur sa Alimehmeti i ha presionet dhe ka nevojë për të qetësuar Berishën që nuk janë kundër tij. Salianji duhet më i vendosur në nismën që ka marrë. Ai që është më i vendosur përfiton dhe më shumë në politikë. Me Berishën nuk kanë një të ardhme, as ata që janë në krah të Berishës sot”, tha analisti.

  • Mërtiri: Berisha në makth politik, kërcënimet e tij nuk e prekin Salianjin, është i vendosur…

    Mërtiri: Berisha në makth politik, kërcënimet e tij nuk e prekin Salianjin, është i vendosur…

    Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike referuar krijimit të dy ‘kampeve’, ai i Sali Berishës dhe tjetri i Ervin Salianjit së bashku me Ilir Alimehmetin e të tjerë më të votuar nga primaret.
    Mërtiri u shpreh në një intervistë se Berisha po reagon ashpër për shkak të makthit politik ku ndodhet sot, shtuar këtu humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si dhe protestës së organizuar çdo të hënë përpara kryeministrisë, ku për çdo javë mblidhen akoma e më pak njerëz.
    “Nuk besoj se është betejë e ashpër për sa kohë që grupi që ka marrë këtë nisëm nuk po tregohen të ashpër ndaj Berishës. Këtu ka ashpërsi të njëanshme është Berisha që tregohet i ashpër me ata dhe ata të butë me Berishën. Ky disproporcionalitet tregon gjendjen ku është Berisha.
    Berisha është në makth politik. Çdo gjë sado e fortë apo e butë, atë e turbullon sepse është kundër arsyes. Në një kohë që mezi mbledh 200-300 vetë në shesh, ka humbur 3 çerekun e votave të marra në 2021, partia është zhytur në apati. Të gjithë kanë humbur besimin dhe të gjithë logjikojnë se ai duhet të ikë sepse po zhyt partinë drejt shkatërrimit”, tha Mërtiri.
    Ndër të tjera, ai tha se Berisha fjalën protestë e ka zëvendësuar me atë foltore, për të justifikuar numrin e pakët të qytetarëve të pranishëm në bulevard.
    “Ajo që po bëjnë ata me takimet, po evidentojnë problematikat. Vetë foltorja është protestë. Ai nuk mbledh dot njerëz në shesh, thotë se është foltore dhe nuk është protestë sepse nuk i justifikon dot që protestat i ka me aq pak njerëz”, tha Mërtiri.
    Teksa komentoi reagimet e bëra dje nga Berisha, Mërtiri tha se kërcënimet e tij bëjnë punë tek njerëzit e paqëndrueshëm si Alimehmeti, por jo tek Ervin Salianji, i cili duket i vendosur në nismën e tij për të reformuar Partinë Demokratike.
    “Kërcënimet e Berishës bëjnë punë tek disa dhe tek disa të tjerë jo. Një njeri i butë dhe i pavendosur sa Alimehmeti i ha presionet dhe ka nevojë për të qetësuar Berishën që nuk janë kundër tij. Salianji duhet më i vendosur në nismën që ka marrë. Ai që është më i vendosur përfiton dhe më shumë në politikë. Me Berishën nuk kanë një të ardhme, as ata që janë në krah të Berishës sot”, tha analisti.

  • Çfarë vendimi do japë GJK për Ballukun më 12 dhjetor? Mërtiri jep detaje: Ja faktorët që ndikojnë

    Çfarë vendimi do japë GJK për Ballukun më 12 dhjetor? Mërtiri jep detaje: Ja faktorët që ndikojnë

    Pedagogu, Ergys Mërtiri, theksoi se do të jetë interesant vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut. Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi për të marrë vendime autonome.
    Mërtiri shton se GJK më 12 dhjetor mund të ndikohet nga presioni i publikut ose i politikës
    “Gjykata Kushtetuese deri tani ka treguar se nuk ka fuqi dhe forcë për të pasur autoritetin e duhur, për të marrë vendime të drejta dhe autonome.Është një gjykatë që është ndikuar shumë nga presione mediatike dhe politike.
    Presioni në gjykatën është i madh. Vendimi për Ballukun do të ndikohet nga do ndikohet më shumë nga presioni publik apo politik. Këtë vlen ta shohim.
    Nuk është hera e parë që GJK zhgënjen. Për mua mendimi që mori për të mbrojtur Veliajn ishte shumë i madh, këtu ajo tregon që hëngri presionin e madh të publikut. Në këtë radhë publiku është në krahun tjetër dhe Rama në krahun tjetër.
    Publiku do që të dënohet Balluku kurse Rama do ta mbrojë. Varet se kë presion do hajë më shumë kjo gjykatë. Shpresoj që fajtorët të shkojnë para drejtësisë.”, tha Mërtiri.

  • “Goditjen PD-së ja ka dhënë vetë Berisha”/ Mërtiri reagon ashpër: E ka kthyer në një klub interesash personale

    “Goditjen PD-së ja ka dhënë vetë Berisha”/ Mërtiri reagon ashpër: E ka kthyer në një klub interesash personale

    Pedagogu, Ergys Mërtiri, theksoi se lëvizja e ish-deputetit të PD-së Ervin Salianjit nuk ndikon negativisht në radhët e opozitës. Ai tha se vetë kreu i PD, Sali Berisha i ka dhënë goditje kësaj partie, pasi sipas tij, e ka reduktuar nga 750 mijë votues në 500 mijë.
    “ Nuk e shoh si goditje, goditjen ja ka dhënë Sali Berisha PD-së. Ai e ka kthyer PD-në në një klub interesash personale familjare, e ka reduktuar këtë parti nga 750 000 vota në 500 000. Me gjasë që të shkojë akoma më keq, në dukje që në protesta nuk mbledhë as 200 veta.
    Çdo lëvizje që bëhet për të reformuar PD-në për të ndriçuar edhe lidershipin, do ishte një lëvizje për ta transformuar PD-në për ta kthyer atë në një forcë që është një alternativë qeverisëse. Siç ka qenë dikur.”, tha Mërtiri.

  • “Hajde kënaqemi që e hëngri Belinda, po nuk është ky parimi…”/ Debat mes analistëve për ndërhyrjen e amerikanëve në SPAK

    “Hajde kënaqemi që e hëngri Belinda, po nuk është ky parimi…”/ Debat mes analistëve për ndërhyrjen e amerikanëve në SPAK

    Analistët Preç Zogaj, Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri debatuan për hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Andi Bushati u shpreh i skandalizuar nga ajo që deklaroi se prokurori i dosjes Balluku e mori të pandehur zv/kryeministren tre ditë pasi e takoi zv/ndihmës sekretari i Shtetit dhe se kjo është shumë e rëndë për një vend të pavarur. Por Mërtiri dhe Zogaj e kundërshtuan, duke vlerësuar ndihmën amerikane për reformën në drejtësi.
     Debati
    Zogaj: Nuk ka më deklarata, ka diskrecion. SHBA nuk i mban dorën SPAK, por jep inkurajim dhe frut janë goditjet ndaj krimit. Dhe nëse nga ardhja e republikanëve është shtuar lufta kundër krimit, kjo është pozitive.
    Bushati: Jo domosdoshmërisht.
    Zogaj: I lëmë këto interesat lart e poshtë.
    Bushati: Këtu si gazetar, unë s’i kam të konfirmuar se nuk kam qenë aty, por nga deputetë të PD-së që kanë qenë brenda. Legjenda urbane thotë se prokurori Prençi është trimëruar  nga vizita e zv.sekretarit amerikan të shtetit: japi gaz me Ballukun!.
    Zogaj: Si jepi gaz? Janë legjenda urbane. S’ka tabu askush. Do të flas gjuhën e…
    Bushati: Ne nuk do të vizatojmë amerikanët sipas filmave. Ai thotë kjo është dosja, pse nuk e ke marrë? Unë Amerikën dhe BE-në, bën keq edhe kur vepron në interesin tim. Unë mendoj se patjetër Balluku duhet hetuar dhe marrë e pandehur. Por nëse merret Balluku dhe Veliaj i pandehur duhet të vijë një kaubojs përtej dhe drejtësia paska nevojë për një kamzhik amerikan bythëve sa herë duhet të lëvizë, atëherë qenkemi një republikë bananesh. Dhe ata që të bëjnë këtë mund të bëjnë çdo gjë. Zv. Sekretari i shtetit është takuar kokë më kokë me prokurorin që mori të pandehurin Belinda Ballukun. Pse duhet që të takojë një prokuror që merr 3 ditë më pas shpall të pandehur zv.kryeministren shqiptare.
    Rakipi: Nëse ndodh kjo, kjo s’ka b… ta mbajë Preç. Nëse ndodh kjo është e tmerrshme.  Pra ti e paske bërë drejtësinë e pavarur dhe vjen dhe hap zjarr ti me automatik për çdo njeri?
    Bushati: Këtë që kanë bërë me Saliun. Po pranuam këtë standard…
    Zogaj: Nëseka ndodh kështu nuk jemi koherent.
    Mërtiri: Ata javë për javë i ke në SPAK.
    Bushati: A shkoi në SPAK? Ç’punë ka një diplomat karriere të takojë prokurorë, kinez rus apo amerikan?
    Mërtiri: Ç’punë ka SHBA që të mbështesë reformën në drejtësi?
    Bushati: Jo për çështje të caktuara, jo prokurorë politikë.
    Mërtiri: Këta që e kanë patur deri tani çfarë nuk kanë bërë.
    Bushati: Ka edhe më. Kush e ka kërcënuar prokurorin, kush i ka shkuar në shtëpi. Këta prokurorët tanë qenkan edhe të përgjuar?
    Zogaj: SHBA e kanë prodhuar këtë për të zgjidhur një problem.
    Bushati: Jo ndërhyrje në dosje konkrete. Ndryshe jemi te ambasada sovjetike.
    Zogaj: Unë them se janë inkurajuar. Janë bërë takime, inkurajohen shpeshherë prokurorët.
    Bushati: Po s’kemi drejtësi pastaj.
    Mërtiri: Po s’kemi patur drejtësi fare.
    Zogaj: E di që ke 30 vetë aty në SPAK?
    Bushati: Nuk dua të keqkuptohem se do të thonë se ka marrë Bushati lekë nga Belinda Balluku. Unë dua të jem koherent. Unë kam qenë kundër kur shpallën Saliun non grata.
    Zogaj: Cilët kaubojs?
    Bushati: Këta që shkonin në SPAK dhe thonin që non grata jonë të bëhet politike bëjani dosjen. Dhe ndërhyrjnë në dosjet konkrete: E duam Ballukun të pandehur. Është shumë mirë që u mor Balluku e pandehur, por një zv.sekretar shteti nuk guxon në një vend me minimum sovraniteti të ndërhyjë për dosje konkrete.