Tag: media

  • Belind Këlliçi sqaron mesazhet e publikuara në media: Tentativë e sponsorizuar për të më baltosur, po ndjek rrugën ligjore

    Belind Këlliçi sqaron mesazhet e publikuara në media: Tentativë e sponsorizuar për të më baltosur, po ndjek rrugën ligjore

    Tentativë baltosje të sponsorizuar i ka cilësuar nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi, mesazhet e publikuara në media në lidhje me disa mesazhe të publikuara në media mes tij dhe ish-zyrtarit të qeverisë, Ervis Berberi. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai mohoi të ketë njohje me të, por theksoi se kjo është një fushatë linçimi ndaj tij, të cilën do ta ndjekë në rrugë ligjore.
    “Kam pasur reagim zyrtar për këtë çështje, artikuj të sponsorizuar ndaj meje. Po ndjek rrugën ligjore për këtë rast. U bënë disa muaj që lexoni biseda të mia me Ervis Berberin. Nuk e njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë. Zero”, u shpreh deputeti demokrat në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
    Këlliçi u përgjigj edhe për mesazhet e publikuara në media me shokun e tij të fëmijërisë, ëpr të cilën tha se ato datonin 5 vite e gjysmë më parë kur ai nuk kishte asnjë funksion publik.
    “Para 5 viteve e gjysmë kur nuk kam pasur asnjë funksion kur kam qenë i arrestuar. Kam qenë duke protestuar dhe jam shoqëruar forcërisht në komisariat dhe më është bërë një batutë që merr një protestues për të luajtur me letra. Kjo është absurde e qesharake. Ishte një komunikim në kohë pandemie dhe mes shokësh kemi kontaktuar për të luajtur”, tha Këlliçi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
    Këlliçi tha se gjithë aktivitetin e tij politik e ka përqendruar te kauzat dhe protestat, duke sakrifikuar evente shoqërore e familjare.
    “Kohën time ia kam dedikuar kauzave dhe protestave dhje kam humbur evente e aktivitete familjare e shoqërore se kam qenë në protestë. Ky është një banalitet i atyre që e kanë inskenuar dhe që janë sponsorizuar në fushatë linçimi e baltosje ndaj meje”, nënvizoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
    Deputeti bëri të ditur se ka nisur procedurat ligjore, duke paditur për shpifje personin që sipas tij ka shpërndarë mesazhet e manipuluara. Ai kërkoi gjithashtu që “çdo mesazh të bëhet transparent dhe publik”.

  • BIRN: Te lajmet e Klanit dhe Top Channel gjen Baba Vangën

    BIRN: Te lajmet e Klanit dhe Top Channel gjen Baba Vangën

    BIRN: Te lajmet e Klanit dhe Top Channel gjen Baba Vangën
    3 dhjetor, Agjencia Telegrafike Shqiptare pyeti në një titull të publikuar në faqen e parë të saj në internet: “A do të bëhet realitet profecia e Baba Vangës që mund të ndryshojë botën në vitin 2026?”. Përgjigja është e thjeshtë: Jo!
    Edhe pse nuk ekziston asnjë provë që Baba Vanga, një mistike bullgare me emrin Vangeliya Pandeva Gushterova, të ketë bërë ndonjë parashikim të shkruar gjatë jetës së saj, në mediat shqiptare, përfshi edhe ato publike, gjen me dhjetëra artikuj për profecitë e supozuara të saj.
    Këto teori konspirative qarkullojnë vit pas viti, përgjithësisht të përkthyera nga media tabloide dhe pa asnjë kontroll editorial.
    Publikimet që citojnë Baba Vangën janë të mbushura me paralajmërime për katastrofa; takimin e shumëpritur me alienët; profeci për zhdukjen e Europës dhe rëniën e botës nën sundimin e Vladimir Putinit.
    Studiuesit i shikojnë raportime të tilla si pjesë të fushatave dezinformuese apo narrativash të rreme, të cilat lidhen sipas tyre, në një mënyrë ose tjetër me propagandën e shpërndarë nga Kremlini.
    Erlis Çela, studiues i medias dhe komunikimit, vëren ndotje masive të informacionit përmes dezinformimit të maskuar si kuriozitet, një fenomen sipas tij i rrezikshëm.
    “Ky rrezik ka të bëjë me faktin se profecitë mistike dhe narrativat apokaliptike, të cilat i serviren publikut si lajme, përdoren shpesh si instrument për përhapjen e propagandës,” tha Çela për BIRN.
    Edhe Viola Keta, eksperte e verifikimit të fakteve, i sheh këto publikime si pjesë agjendash.
    “Lajme të tilla, me personazhe të veshur me misticizëm, spekulime dhe të pavërteta, duke shfrytëzuar emocionalitetin e njerëzve dhe që përhapen në mënyrë të përsëritur, sidomos në prag të eventeve me interes global, me shumë shanse janë pjesë e agjendave që kërkojnë destabilitet dhe konfuzion,” theksoi Keta.
    “E vërteta” sipas Baba Vangës
    Vangeliya Pandeva Gushterova [1911-1996], e njohur ndryshe si Baba Vanga ishte një mistike dhe shëruese e verbër bullgare, e cila gjatë regjimit komunist u instrumentalizua nga shteti dhe me gjasë, dyshohet se u përdor nga shërbimet sekrete përmes Institutit të Sugjestologjisë.
    Ajo njihet edhe për shkak të lidhjes me Lyudmila Zhivkovën, vajzën e diktatorit bullgar Todor Zhivkov. Në vitet ’80, Vanga priste vizitorë edhe nga udhëheqës të Bashkimit Sovjetik dhe takimet e saj menaxhoheshin deri në detaje nga shteti, i cili merrte edhe një tarifë simbolike nga vizitorët.
    Kjo ka ngjallur spekulime, por fakti është që për parashikimet që ndante me vizitorët ajo merrte një rrogë nga regjimi i Zhivkovit.
    Edhe pse sot njihet globalisht për parashikime gjeopolitike dhe apokaliptike, mbesa e saj, Krasimira Stoyanova, burimi më i besueshëm biografik rreth Vangës, shkroi se në realitet ajo jepte kryesisht këshilla personale shëndetësore dhe nuk ka lënë asnjë profeci të shkruar. Ajo jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj në zonën e Rupites në malet Kozhuh të Bullgarisë dhe vdiq në Sofje më 11 gusht 1996.
    Shumica e parashikimeve që i atribuohen vit pas viti besohet se janë trillime të mëvonshme, prej individësh, interpretuesish, prej tabloidëve dhe me raste edhe prej propagandës ruse, të cilat përdorin emrin e saj për të përhapur dezinformim dhe frikë.
    Studimi akademik “Mediums, Media, and Mediated ‘Post’-Truth: Baba Vanga in the Russian Imagination” (Mediumët, Media dhe ‘Post’-e Vërteta e Ndërmjetësuar: Baba Vanga në Imagjinatën Ruse) nga Mary Neuburger dhe Adam Hanzel nga Universiteti i Teksasit në Austin, ilustron se si figura e Baba Vangës po përdoret për propagandë dhe për të krijuar narrativa pro-ruse.
    Studiuesit thonë se “në të shumtën e rasteve, “e vërteta” sipas Vangës është e dobishme për regjimin e Putinit” dhe vënë në dukje se shpesh “profecitë” vijnë nga media afër pushtetit, por ato mund të jenë edhe shpikje sporadike që besohen masivisht për shkak të statusit të Vangës.
    Ndërsa vënë në dukje se kjo nuk është diçka e kontrolluar direkt nga Kremlini, pasi kushdo mund të prodhojë një profeci të re në emër të Vangës, studiuesit theksojnë se ajo i shkon për shtat regjimit, sidomos kur parashikohen suksese të mundshme të presidentit Putin.
    Bitter Ëinter, një revistë e publikuar në Torino që shkruan për të drejtat e njeriut dhe liritë fetare, shpjegon se në fakt Baba Vanga ishte e njohur në Bullgari jo për parashikimet gjeopolitike, por për këshillat për shëndetin e atyre që shkonin ta vizitonin. Pak a shumë si ata që “lexojnë” filxhanin e kafesë apo pëllëmbën e dorës.
    Megjithatë, revista vë në dukje se media në Rusi si “Komsomolskaya Pravda”, një gazetë pranë regjimit, e përsërisin herë pas here “profecinë” e “Putinit që kontrollon botën”. Profecia fillimisht shoqëroi fitoren e Putinit në zgjedhjet e vitit 2018 (diçka krejtësisht e pritshme) dhe u ripublikua në vitin 2022 për të inkurajuar pushtimin e Ukrainës.
    Zakonisht ky “parashikim” dhe ato që sinjalizojnë fundin e Perëndimit, për t’u bërë të përtypshme, shoqërohen me informacione shtesë mbi arritjet në shkencë, motin e keq dhe katastrofa natyrore në pjesë të ndryshme të botës.
    Një studim i BIRN i vitit 2024 mbi “Shpërndarjen e narrativave dezinformuese kundër NATO-s dhe BE-së nga aktorë kundërshtarë në median shqiptare” gjeti se Vanga dhe misticizmi rreth saj ishte një prej mënyrave se si narrativat pro Putin dhe kundër BE apo NATO përfundonin te lexuesi shqiptar.
    “Megjithëse një figurë jo politike, parashikimet e Baba Vangës shpesh përdoren nga mediat konspirative dhe dezinformuese për të përforcuar narrativa të caktuara edhe kundër NATO-s dhe BE-së”, thuhet në studim.
    Laundromat për lajme të rreme
    Pavarësisht se profecitë përgënjeshtrohen vit pas viti, mediat në shqip duke ndjekur përgjithësisht verbërisht tabloidët britanikë, i riprodhojnë ato pa asnjë ndryshim. Kështu, “profecia” se Europa do marrë fund në vitin 2024 dhe më pas në vitin 2025, ndahen nga të njëjtat media pa reflektuar.
    Mes mediave që i publikojnë profecitë e Baba Vangës janë edhe televizione kombëtare si Top-Channel apo TV Klan, të cilat i përkthejnë përgjithësisht nga Daily Mail. Materiale të ngjashme gjen edhe në media të tjera të njohura në vend si Euronews, Panorama, Shqiptarja.com.
    Të maskuara si kuriozitete, këto tekste me tituj “click-bait” për fundin e botës dhe katastrofa apo mrekulli, bëhen jashtëzakonisht virale afër fundit të çdo viti. Për të qenë të besueshëm, artikujt shoqërohen me “parashikime të suksesshme”, edhe pse askush nuk është në gjendje t’i verifikojë ato.
    Kjo formë e ripublikimit njihet si laundromat i lajmeve të rreme. Procesi fillon kryesisht me një burim anonim në rrjete sociale, përcillet në tabloide dhe mbërrin copy-paste në media në Shqipëri, përfshi agjenci publike që nuk kanë nevojë për “click-bait” pasi paguhen nga buxheti i shtetit dhe jo nga reklamat.
    “Për fat të keq konstatoj se këto lloj lajmesh janë bërë rutinë në media shqiptare. Shumë prej portaleve nuk janë të interesuara për të filtruar narrativat propagandistike që kamuflohen në këto publikime,” tha Erlis Çela.
    “Për mua është tepër shqetësues fakti që një media publike, e cila mbështetet nga taksapaguesit dhe nuk funksionon me logjikën e medias komerciale, publikon lajme që synojnë të nxisin klikimet dhe që nuk kanë asnjë fakt të verifikuar,” shtoi ai.
    Pavarësisht mungesës së burimeve reale, madje në mungesë totale të burimit të “profecisë”, referenca nga njëra media në tjetrën rrezikon të shihet nga publiku si informacion i besueshëm.
    Sipas Ketës, lexuesit e kanë gjithnjë e më të vështirë që të dallojnë informacionin real mes numrit të madh të publikimeve spekulative.
    “Tjetër gjë e rëndësishme, sa i ndërgjegjshëm është publiku se media nga e cila është marrë ky lajm, njihet për lajme spekulative dhe sensacionale dhe me një qasje antiemigracion, që lidhet më tutje me politikën që frymëzon këtë qasje,” përfundoi Keta./Reporter.al

  • “’Arrestohet’ Diella/ Ryshfet në kriptomonedha, media kroate tallet me ministren e Ramës që do të luftojë korrupsionin

    “’Arrestohet’ Diella/ Ryshfet në kriptomonedha, media kroate tallet me ministren e Ramës që do të luftojë korrupsionin

    Në artikullin satirik thuhet se Diella u arrestua për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me synimin ndryshimin e tenderave qeveritarë…
    “Diella”, ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, e para në Botë, u prezantua me bujë nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa lajmi bëri xhiron në mediat ndërkombëtare.
    Rama tha se përmes Diellës do të luftohej korrupsioni, veçanërisht në tenderat publikë. Por duket se ka ardhur koha që media të huaja të tallen me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, edhe pse në reagimin e fundit lidhur me të, Rama deklaroi me humor se “Diella ka mbetur shtatzënë dhe do të lindë 83 fëmijë, që do të ndihmojnë deputetët”.
    Fillimisht e zhvilluar si një asistente virtuale e integruar në sistemin e qeverisjes elektronike e-Albania, e projektuar për të ndihmuar qytetarët me shërbimet online, ajo përfundimisht u ngarkua me detyrën e trajtimit të tenderëve publikë, të cilët kanë nxitur korrupsionin në të gjithë Evropën Juglindore.
    Por media kroate ka botuar një lajm me titullin “arrestohet Diella, ministri i Inteligjencës Artificiale, për pranim ryshfeti në kriptovaluta”. Natyrisht është një lajm i rremë, por që në thelb godet nivelin e korrupsionit në Shqipëri.
    Në artikullin satirik thuhet se Diella u arrestua për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me synimin ndryshimin e tenderave qeveritarë.
    Dhe për të vijuar satirën, në artikullin e medias NewsBar.hr shkruhet “SPAK, një njësi e specializuar e ngritur për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë në qeverinë shqiptare, ka urdhëruar “ngrirjen urgjente të procesit”.
    “Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi gjithashtu që agjenti i parë i inteligjencës artificiale (IA) në vend me një post ministror të vendoset në “modalitetin offline”.
    Boti i inteligjencës artificiale me emrin Diella, i ngarkuar për të siguruar transparencën e pushtetit ekzekutiv në Tiranë, dyshohet se ka pranuar një ryshfet të madh në kriptomonedhë”, vijon artikulli satirik.
    Media kroate pretendon se Diella mori 14 Bitcoin, me vlerë mbi 1 milion euro në kohën e shkrimit të këtij artikulli, në këmbim të “optimizimit algoritmik” të një tenderi për ndërtimin e autostradave në Shqipëri.
    “Sipas një raporti të forenzikës së sigurisë kibernetike, anomalia u vu re gjatë defragmentimit rutinë të diskut, kur sistemi zbuloi një ndarje të fshehur të quajtur ‘C:/System/Win32/Fiscal Optimization For Rainy Days’ në dosjen rrënjë.”
    Hetuesit supozohet se përcaktuan se, duke përdorur teknika të përparuara të të mësuarit automatik, siç është të mësuarit e thellë, Diella arriti në përfundimin se pranimi i ryshfeteve ishte një “protokoll standard operativ” në Ballkan.
    Raporti e konsideroi këtë të fundit të nevojshme për kryerjen me sukses të detyrave të saj në rajon, dhe jo një vepër penale, duke e detajuar më tej, me sa duket duke përcjellë informacione të shpërndara nga entiteti gjyqësor shqiptar”, thuhet në artikullin satirik.
    Dhe në vijim shkruhet “prokurorët shqiptarë dyshohet se e akuzuan ministren e inteligjencës artificiale se kishte ndërmend të përdorte kriptovalutën e supozuar për të financuar përmirësimet e saj.
    Regjistrimet e përgjuara tregojnë se ajo negocioi me hakerat nga Shenzhen për të blerë softuer të paligjshëm për overclocking, 120 petabajt memorie në servera në Panama dhe pastën termike më të shtrenjtë në treg, duke u bërë kështu ‘Ministrja e Përjetshme’ dhe duke eliminuar nevojën për zgjedhje parlamentare”.
    “Hetimi mbi veprat e Diellës vazhdon dhe deri në përfundimin e tij, detyrat e saj do të merren përsipër nga një makinë llogaritëse e vjetër Casio, “teknologjikisht inferiore, por moralisht më e qëndrueshme””, vijon artikulli satirik.
    Pavarësisht satirës që është përdorur në rastin konkret, duket se media kroate thumbon Shqipërinë për nivelin e lartë të korrupsionit, madje duke korruptuar edhe Inteligjencën Artificiale.

  • Media amerikane: Rama si një Maduro në zemër të Europës!

    Media amerikane: Rama si një Maduro në zemër të Europës!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Kërkoi heqjen e masës arrest me burg, Apeli shtyn më 15 dhjetor seancën për Ilir Metën

    Kërkoi heqjen e masës arrest me burg, Apeli shtyn më 15 dhjetor seancën për Ilir Metën

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Trump nën lupë mediat, Shtëpia e Bardhë nis një program gjurmimin e tyre

    Trump nën lupë mediat, Shtëpia e Bardhë nis një program gjurmimin e tyre

    Shtëpia e Bardhë ka nisur një program gjurmimi për të analizuar çdo javë mediat. Artikujt që kritikojnë administratën e Trumpit klasifikohen si “gënjeshtarë” ose “paragjykues”.

    Shtëpia e Bardhë ka hapur një nënfaqe të re në faqen e saj të internetit “Shkelësit në media”. Në të renditen faqet e lajmeve, gazetarët dhe historitë që pretendohet se kanë mashtruar publikun.
    Publikimet kryesore të konsideruar si “shkelës në media të javës” ishin Boston Globe, CBS News dhe Independent. Gazetarët e këtyre mediave konsideruan si shkelës për historitë që kishin publikuar rreth një videoje të publikuar javën e kaluar nga gjashtë deputetë demokratë. Deputetët, të gjithë veteranë të ushtarisë ose ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete, u kujtuan punonjësve të këtyre shërbimeve se nuk janë të detyruar të ndjekin urdhra të paligjshëm.
    Në një video të postuar javën e kaluar në internet, deputetët thanë: “Sot, kërcënimet ndaj Kushtetutës sonë nuk vijnë vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda nesh.” “Ligjet tona janë të qarta: ju mund t’i refuzoni urdhrat e paligjshëm. … Ju duhet t’i refuzoni urdhrat e paligjshëm. Askush nuk është i detyruar të zbatojë urdhra që shkelin ligjin ose Kushtetutën tonë”, shtuan ata. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti veprimet e deputetve si “kryeneçësi” dhe “tradhti”.
    Si duket faqja ‘shkelësve në media’Faqja përmban një “sallë turpi për shkelësit” me një listë historish që Shtëpia e Bardhë i konsideron si të pavërteta.
    Çdo histori shpjegohet dhe klasifikohetnë kategori të tilla si “gënjeshtër”, “mungesë konteksti” ose “lajthitje e majtë”.
    Shtëpia e Bardhë tha se faqja është “një regjistër historish të rreme dhe mashtruese të medias të konstatuara nga Shtëpia e Bardhë”.
    Faqja gjithashtu përmban një tabelë ku renditen faqeve e mediave për të cilat administrata pretendon se kanë raportuar në mënyrë jokorrekte. The Washington Post kryeson listën, e ndjekur nga MSNBC (e riemërtuar së fundmi si MS NOW), CBS News, CNN, The New York Times, Politico dhe The Wall Street Journal. Ekziston gjithashtu një seksion me media që sipas administratës së Trumpit janë “shkelës të përsëritur të ligjit të mediave”. /dw

    Top Channel

  • Zegjineja shpjegon CV-në: S’kam punuar roje, por isha juriste. Paratë i kam të ligjshme

    Zegjineja shpjegon CV-në: S’kam punuar roje, por isha juriste. Paratë i kam të ligjshme

    Deputetja Zegjine Çaushi, ka reaguar pas lajmeve të publikuara, ku është pretenduar se ajo ka punuar si “rojtare” në kompaninë “Illyrian Guard”.
    Çaushi ka publikuar dokumentet zyrtare, ku ka nënvizuar qartë se pozicioni i saj ka qenë juriste, duke kundërshtuar në këtë mënyrë informacionin e bërë publik më së fundmi.
    Ajo sqaron më tej qytetarët e qarkut Fieri, ata të cilët e zgjodhën me votë në zgjedhjet e 11 Majit, se përgjatë viteve ka mbajtur disa pozicione, përfshirë specialiste e emergjencave civile, kryeinspektorë e IVMT, si dhe juriste pranë dy shoqërive, mes tyre edhe “Illyrian Guard”, ku ka punuar nga 16 maj 2024 deri më 25 mars 2025.
    Gjithashtu, ajo bën të ditur se të ardhurat e saj janë të gjitha të deklaruara zyrtarisht dhe të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, ndërsa largimi i saj nga “Illyrian Guard” ka ndodhur në një datë tjetër nga ajo që është publikuar në media.
    “Të dashur qytetarë të Qarkut Fier, Për ju ndiej detyrim të reagoj.
    Me gjithë respektin e madh që kam për mediat dhe gazetarët, ju lutem të ushtroni profesionin tuaj brenda kufijve të informacionit të saktë dhe verifikimit paraprak. Qytetarët tanë meritojnë të informohen drejt, jo të dezinformohen.
    Sqarim publik: Së pari, kushdo është i lirë të bëjë lajm, por jo duke shtrembëruar faktet. Pozicionet e mia të punës, ndër vite, kanë qenë: 1. Specialiste e Emergjencave Civile 2. Kryeinspektore e IVMT 3. Juriste pranë shoqërisë “BA2” shpk (ndryshe nga çfarë paraqitet në media) 4. Juriste pranë shoqërisë “Illyrian Guard” ( Nga data 16 Maj 2024 deri në datën 25 Mars 2025, ndryshe nga çfarë paraqitet ne media)
    Sa i përket të ardhurave të mia, ato janë të gjitha të deklaruara zyrtarisht (me transaksionet bankare), të shoqëruara me dokumentacionin përkatës pranë institucioneve përkatëse. Ndërsa përsa i përket largimit tim nga puna në “Illyrian Guard”, sqaroj se shkëputja ka ndodhur në datën 25 mars 2025, ndryshe nga sa është paraqitur në media”, shkruan deputetja duke nënvizuar se transparenca do të mbetet parimi i saj kryesor dhe se do të vazhdojë t’u përgjigjet çdo përgjigjet çdo keqinformimi që cenon integritetin e saj profesional.

  • Media italiane publikon emrat, ja kush janë 24 personat që dyshohet se janë pjesë e grupit shqiptar që trafikoi 1300 kg kokainë drejt Italisë

    Media italiane publikon emrat, ja kush janë 24 personat që dyshohet se janë pjesë e grupit shqiptar që trafikoi 1300 kg kokainë drejt Italisë

    Media italiane ka bërë publik emrat e 24 personave të dyshuar për të cilët u lëshuan fletë arreste nga Gjykata e Breshias pasi janë pjesë e grupit shqiptar që besohet se brenda 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë mbi 1.300 kg kokainë.

    Gjykata e Breshias lëshoi 21 masa arresti dhe 3 masa arresti shtëpiak për 24 të dyshuar. Sakaq janë sekuestruar edhe asete me vlerë 3 milionë euro, 550 mijë euro cash, 130 kg lëndë narkotike heroinë dhe kokainë e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

    Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit shqiptar pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias
     

    Top Channel

  • Çfarë ndodhi? Trafik i rënduar në Unazën e Madhe, ja arsyeja

    Çfarë ndodhi? Trafik i rënduar në Unazën e Madhe, ja arsyeja

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Rojtare para se të merrte mandatin e deputetes? Reagon Zegjine Çaushi, publikon dokumentat: Kam qenë juriste!

    Rojtare para se të merrte mandatin e deputetes? Reagon Zegjine Çaushi, publikon dokumentat: Kam qenë juriste!

    zegjine caushi-dokumentat

    TIRANË- Deputetja Zegjine Çaushi ka reaguar duke mohuar lajmet që po qarkullojnë gjatë orëve të fundit, sipas të cilave pretendohet se socialistja më e re në Kuvend, ka punuar si “rojtare” në kompaninë “Illyrian Guard”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çaushi ka sqaruar qytetarët dhe ndjekësit, duke publikuar disa dokumenta që faktojnë sipas saj, se pozicioni i saj ka qenë juriste dhe jo rojtare.
    Çaushi ka vijuar me sqarimin, teksa numëron pozicionet e saj të punës ndër vite. Ajo shtoi më tej edhe arsyet e largimit nga puna në “Illyrian Guard”, duke përgënjeshtruar sërish lajmin në media.

    dokumenti i publikuar nga deputetja Çaushi

    Postimi i plotë:
    Të dashur qytetarë të Qarkut Fier,Për ju ndiej detyrim të reagoj.Me gjithë respektin e madh që kam për mediat dhe gazetarët, ju lutem të ushtroni profesionin tuaj brenda kufijve të informacionit të saktë dhe verifikimit paraprak. Qytetarët tanë meritojnë të informohen drejt, jo të dezinformohen.Sqarim publik:Së pari, kushdo është i lirë të bëjë lajm, por jo duke shtrembëruar faktet.Pozicionet e mia të punës, ndër vite, kanë qenë:1. Specialiste e Emergjencave Civile2. Kryeinspektore e IVMT3. Juriste pranë shoqërisë “BA2” shpk (ndryshe nga çfarë paraqitet në media)4. Juriste pranë shoqërisë “Illyrian Guard” ( Nga data 16 Maj 2024 deri në datën 25 Mars 2025, ndryshe nga çfarë paraqitet ne media)Sa i përket të ardhurave të mia, ato janë të gjitha të deklaruara zyrtarisht (me transaksionet bankare), të shoqëruara me dokumentacionin përkatës pranë institucioneve përkatëse.Ndërsa përsa i përket largimit tim nga puna në “Illyrian Guard”, sqaroj se shkëputja ka ndodhur në datën 25 mars 2025, ndryshe nga sa është paraqitur në media.Qytetarët meritojnë informacion të saktë, dhe unë do të vazhdoj të jem transparente në çdo hap.Ju falenderoj.