Tag: mëdhenj

  • Berisha: Balla, një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj! U garantoj se s’do ta zhvilloni kurrë më atë farsë

    Berisha: Balla, një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj! U garantoj se s’do ta zhvilloni kurrë më atë farsë

    Duke replikuar në sallën e parlamentit ndaj Taulant Ballës, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, drejtuesi i grupit të PS-së në parlament është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj.

    Berisha i sfidoi socialistët, duke u shprehur se, kurrë nuk do të mund të zhvillojnë më një farsë elektorale, si ajo e 11 majit.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit.

    Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës.

    Ky është realiteti.

    Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese.

    Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.

    Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike.

    Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua.

    Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë.

    Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm.

    Por e themi këtu, kurrë më.

    Kurrë më.

    Hiqeni nga mendja!

  • Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

    Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

    Burimet e lëvizshme janë shfaqur si kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit në Kinë, sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit (MEE).
    Emetimet totale të ndotësve nga burimet e lëvizshme në vitin 2024 arritën në më shumë se 18.58 milionë tonë, bën të ditur “Xinhua”. Makinat ishin ndotësit kryesorë, duke kontribuar mbi 90 për qind të emetimeve totale të monoksidit të karbonit, hidrokarbureve, oksideve të azotit dhe lëndës grimcore nga të gjitha automjetet motorike.Foto nga VCG
    Burimet e lëvizshme jo-rrugore, duke përfshirë makineritë e ndërtimit, makineritë bujqësore, anijet dhe lokomotivat hekurudhore me naftë, emetuan 5.73 milionë tonë ndotës në vitin 2024.
    Raporti vuri në dukje se struktura e transportit të Kinës është kryesisht e bazuar në rrugë, duke trajtuar afërsisht 70 për qind të transportit të pasagjerëve dhe mallrave.Foto nga VCG
    Ai theksoi se optimizimi i kësaj strukture është një masë kyçe për përmirësimin e cilësisë së ajrit.  Ministria u zotua të udhëzojë autoritetet lokale për të përmirësuar menaxhimin mjedisor të burimeve të lëvizshme, për të ulur në mënyrë efektive emetimet e ndotësve dhe për të arritur përmirësime të qëndrueshme në cilësinë e ajrit.

  • Bertolt Brecht: Njerëzit e mëdhenj

    Bertolt Brecht: Njerëzit e mëdhenj

    Poezi nga Bertolt Brecht

    Çfarë nuk thonë njerëzit e mëdhenjGjëra të pakuptimta, marrëzi plotDhe njerëzit tjerë i marrin për budallenjQë kohën e bjerrin e s’u përgjigjen dot

    Njerëzit e mëdhenj, barkut i hedhinDhe s’i lënë atij zbrazët asnjë vrimëEdhe të tjerët, ç’të mbetet mbledhinDhe shtrojnë edhe ata një tavolinë

    E dini ç’bëri Aleksandri i madh…Donte Babilonin, si të veten lojëTë tjerëve u thoshte:-mos pritni në radhëSe për të fare nuk keni nevojë

    Ja, edhe Koperniku nuk flinte fareNga dielli s’i hiqte kurrë dylbitëNgryste e gdhinte netët në dritareSë besuari se qiellit ia dinte fshehtësitë

    Edhe B.Brecht-i madh, gjërat e thjeshta s’i merrte veshNdaj përbirohej të vështirave, barit si mister, ta zëmëPastaj, për Napoleonin fliste dhe e bënte shpeshSe edhe ai si njeri hante, për gjëmë

    Njerëzit e mëdhenj hiqeshin si dijetarëDuke i dhënë zërit, siç bën një bubullimëAma, t’ua them, mund t’ua falni atyre nderimin e madhPor, mbase nuk duhet të keni tek ta aq shumë besim…

    Në shqip: Besim Zymberi

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BERTOLT BRECHT: DUKE KUJTUAR MARIE A

    Ju ftojmë të lexoni këtë poezi nga Bertolt Brecht:

    Atë ditë në muajin e blunjtë të shtatoritQetësisht nën një pemë të re kumbulleUnë e mbajta atë si një ëndërr të ëmbël në krahët e miDashuria ime e zbehtë, dhe ajo ishte e qetë me muaDhe sipër nesh në parajsat e bukura të verësIshte një re, për pak kohë e pashë atjeIshte shumë e bardhë dhe shumë lartë, kaq lart, sipërDhe kur pashë sërish ajo nuk ishte më

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Një kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve”/ Berisha ‘zbërthen’ prapaskenat e takimit Rama-Balluku: SMS-të janë gracka

    “Një kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve”/ Berisha ‘zbërthen’ prapaskenat e takimit Rama-Balluku: SMS-të janë gracka

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin Rama–Balluku, që zgjati disa orë në Kryeministri. Ai theksoi se bëhet fjal% për një ‘kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve më të mëdhenj të kombit’.
    Reagimi i plotë:
    SMS-të janë gracka!
    Një shtesë e detyruar, për kacafytjen verbale 7-orëshe Rama–Balluku.
    Të dashur miq, para pak orësh publikova disa nga njoftimet e veshit të mureve të kacafytjes verbale të egër midis Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, hajdutëve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takimin më të gjatë të jetës së tyre midis mijëra syresh që kanë pasur në 25 vite miqësi dhe bashkëpunim në vjedhje.Një ndër momentet më kulmore, por edhe më pikante, ka qenë debati për SMS-të.
    Kundrejt aludimit të Belindës se në përsekutimin e saj Rama u tregua indiferent ndaj vendosjes së saj nën akuzë dhe tani, sipas saj, pas shkeljeve të rënda të kushtetutës me pezullimin nga detyra, sikur të ishte magazinierja e qeverisë, ai i kërkon asaj dorëheqjen. Në fakt, ti kërkon të lash duart me mua, ndërkohë që tuneli i Llogarasë është fillim dhe mbarim urdhër i yt i zbatuar nga unë. Rama, i hutuar, i thotë se ai kishte bindje se Lubia është e pafajshme, por prokurori i kishte thënë se SMS-të e tua me Ervis Berberin ishin përvëluese, haptas fare madje, dhe nuk mund të injoroheshin.
    “Gënjeshtra, gënjeshtra!” – ia ktheu me tërbim Lubia. “Kujt i flet ti për SMS? Po të ishte për SMS, në vend timin duhet të ishe ti! Po, ti e di që në dosje janë me dhjetëra e dhjetëra SMS 69 siç më tregoi Pamela se ajo i kishte numëruar, që ti i ke dërguar Ervis Berberit për tunelin dhe që faktojnë se Ervisi dhe unë jemi koka turku sepse vetëm kemi zbatuar urdhrat tuaj, kurse tani më thua se fakti penal qenkan SMS-të e mia me Visin.
    Pa më thuaj pak, pse SMS-të e mia me Ervisin qenkan provë krimi për ty dhe Preçin, kurse SMS-të tuaj, në të cilat ju urdhëroni për të gjitha veprimet Ervisin, nuk janë provë krimi? Kjo nuk kalohet! SMS-të janë në dosje dhe jo vetëm në dosje. Koka turku se kam zbatuar urdhrat tuaj nuk bëhem unë. Të them se do vish edhe ti me mua!”
    Pas largimit të Ramës për darkë, ai i kërkon Lubisë një takim tjetër pas darke; veshi i mureve nuk ka njoftuar informacione për takimin e pasdarkës.
    P.S. Në takim, përveç Uluziut që u thirr dëshmitar në sherrnajën shumorëshe të fazës finale të divorcit politik më të dhimbshëm në historinë e vendit të bashkëvjedhësve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takim është thirrur dhe ka hyrë e dalë edhe Don Agaçio, me të cilin Lubia javën e fundit ka pasur takime të përditshme (paradite), jo në Kryeministri, por në vilën e tij.

  • Takimi Rama-Balluku/ ‘SMS-të janë gracka!’, Berisha: Një kacafytje 7- orëshe mes bashkë-vjedhësve më të mëdhenj të kombit!

    Takimi Rama-Balluku/ ‘SMS-të janë gracka!’, Berisha: Një kacafytje 7- orëshe mes bashkë-vjedhësve më të mëdhenj të kombit!

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin 7- orësh Rama–Balluku, në Kryeministri. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se një nga momentet kulminante, në të njëjtën kohë dhe më pikane, kanë qenë debati për SMS-të, që sipas kryedemokratit, tregojnë kacafytjen mes dy bashkë-vjedhësve më të mëdhenj të kombit.

    Sipas Berishës, në takim është thirrur dhe ka hyrë e dalë edhe Don Agaçio, me të cilin Belinda Balluku, thekson kreu i PD, javën e fundit ka pasur takime të përditshme (paradite), jo në Kryeministri, por në vilën e tij.

    Shkrimi i plotë:

    SMS-të janë gracka!

    Një shtesë e detyruar, për kacafytjen verbale 7-orëshe Rama–Balluku.

    Të dashur miq, para pak orësh publikova disa nga njoftimet e veshit të mureve të kacafytjes verbale të egër midis Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, hajdutëve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takimin më të gjatë të jetës së tyre midis mijëra syresh që kanë pasur në 25 vite miqësi dhe bashkëpunim në vjedhje.

    Një ndër momentet më kulmore, por edhe më pikante, ka qenë debati për SMS-të.

    Kundrejt aludimit të Belindës se në persekutimin e saj Rama u tregua indiferent ndaj vendosjes së saj nën akuzë dhe tani, sipas saj, pas shkeljeve të rënda të kushtetutës me pezullimin nga detyra, sikur të ishte magazinierja e qeverisë, ai i kërkon asaj dorëheqjen.

    Në fakt, ti kërkon të lash duart me mua, ndërkohë që tuneli i Llogarasë është fillim dhe mbarim urdhër i yt i zbatuar nga unë. Rama, i hutuar, i thotë se ai kishte bindje se Lubia është e pafajshme, por prokurori i kishte thënë se SMS-të e tua me Evis Berberin ishin përvëluese, haptas fare madje, dhe nuk mund të injoroheshin.

    “Gënjeshtra, gënjeshtra!” – ia ktheu me tërbim Lubia. “Kujt i flet ti për SMS? Po të ishte për SMS, në vend timin duhet të ishe ti! Po, ti e di që në dosje janë me dhjetëra e dhjetëra SMS 69 siç më tregoi Pamela se ajo i kishte numëruar, që ti i ke dërguar Evis Berberit për tunelin dhe që faktojnë se rvisi dhe unë jemi koka turku sepse vetëm kemi zbatuar urdhrat tuaj, kurse tani më thua se fakti penal qenkan SMS-të e mia me Visin.

    Pa më thuaj pak, pse SMS-të e mia me Evisin qenkan provë krimi për ty dhe Preçin, kurse SMS-të tuaj, në të cilat ju urdhëroni për të gjitha veprimet Evisin, nuk janë provë krimi? Kjo nuk kalohet! SMS-të janë në dosje dhe jo vetëm në dosje. Koka turku se kam zbatuar urdhrat tuaj nuk bëhem unë. Të them se do vish edhe ti me mua!”

    Pas largimit të Ramës për darkë, ai i kërkon Lubisë një takim tjetër pas darke; veshi i mureve nuk ka njoftuar informacione për takimin e pas-darkës.

    P.S. Në takim, përveç Uluziut që u thirr dëshmitar në sherrnajën shumë-orëshe të fazës finale të divorcit politik më të dhimbshëm në historinë e vendit të bashkë-vjedhësve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takim është thirrur dhe ka hyrë e dalë edhe Don Agaçio, me të cilin Lubia javën e fundit ka pasur takime të përditshme (paradite), jo në Kryeministri, por në vilën e tij.

  •  Capello: Të krijojmë mentalitetin e grupit, Italia nuk ka kampionë të mëdhenj   

     Capello: Të krijojmë mentalitetin e grupit, Italia nuk ka kampionë të mëdhenj  

    21 Nëntor 2025

    7:43

    Alfred Lleshi

    Shorti i “play off”-it për Botërorin 2026 e vendosi kombëtaren italiane ndaj Irlandës së Veriut. “Gazzetta dello Sport” kontaktoi Fabio Capellon për të analizuar situatën e axurrëve: “Gattuso e mori drejtimin pas dy ndeshjeve të para kualifikuese të grupit, arriti fitore dhe i dha pak shpirt ekipit.
    Nuk pamë lojë të madhe ose personalitet të fortë; humbja ndaj Norvegjisë la gjurmë te lojtarët, por Gattuso bëri atë që duhej dhe kjo është e rëndësishme. Kundër Norvegjisë u dorëzuam përsëri, ndaj kjo na detyron të mendojmë për aftësitë tona reale. E kam dëgjuar çfarë tha Rino pas ndeshjes…
    Tani nuk kemi kampionë të mëdhenj, prandaj aspekti më i rëndësishëm është të krijojmë mentalitetin e grupit, por është e vështirë. Historikisht Italia ka shkuar përpara në turne të mëdhenj kur ka pasur një grup të fortë. Tani jemi pak të fragmentuar, çdo futbollist vjen nga realitete të ndryshme”.

  • “Politikanët janë armiqtë më të mëdhenj të futbollit”! De Laurentis shpërthen për stadiumin: Si një grumbull mbeturinash

    Presidenti i Napolit komentoi gjendjen e stadiumit të klubit në mënyrën e tij të veçantë, duke e quajtur atë një “grumbull mbeturinash”. “Stadiumi ynë, Diego Maradona, është një tallje, një grumbullim mbeturinash,” tha De Laurentiis, siç raportohet nga CalcioMercato.
    “Thashë të njëjtën gjë kur erdhi Ancelotti. PSG paguan të njëjtën qira për stadiumin e tyre si ne, por ata kanë ekskluzivitet të plotë dhe fitojnë 100 milionë euro në vit. Ne kemi qasje vetëm për tre ditë: para, gjatë dhe pas ndeshjes.
    Është një stadium i vjetër, me një pistë atletike dhe një hendek që i mban tifozët tanë jashtë.” De Laurentiis gjithashtu fajësoi burokracinë italiane për pengimin e progresit: “Autoritetet këtu janë armiqtë më të mëdhenj të futbollit. Ata nuk e kuptojnë se ka 25 milionë votues potencialë që interesohen për këtë sport.” /Sport Ekspres/

  • Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

    Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

    Korporatat e mëdha shtetërore kineze të naftës, PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil, kanë vendosur të pezullojnë blerjet e naftës ruse të transportuar me rrugë detare, pas vendosjes së sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara ndaj kompanive Rosneft dhe Lukoil, dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Rusi, raporton Reuters.

    Ky zhvillim ndodh në një periudhë kur rafineritë indiane, blerësit më të mëdhenj të naftës ruse që transportohet me rrugë detare, planifikojnë gjithashtu të reduktojnë ndjeshëm importet e tyre nga Moska, në përpjekje për t’u përputhur me sanksionet amerikane që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës dhe me mungesën e përparimit drejt përfundimit të luftimeve.

    Rënia e menjëhershme e kërkesës për naftë nga dy klientët më të mëdhenj të Rusisë pritet të ushtrojë presion mbi të ardhurat e Moskës, duke detyruar importuesit kryesorë në mbarë botën të kërkojnë burime alternative furnizimi, një faktor që ka gjasa të rrisë çmimet globale të naftës.
    Aktualisht, Kina importon rreth 1,4 milionë fuçi naftë ruse në ditë përmes rrugëve detare.
    Sipas kompanisë analitike Vortexa Analytics, blerjet e naftës ruse nga kompanitë shtetërore kineze kanë rënë në më pak se 250.000 fuçi në ditë gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025. Ndërkohë, firma konsulente Energy Aspects i vlerëson këto blerje në rreth 500.000 fuçi në ditë.
    Burime tregtare bëjnë të ditur se Unipec, krahu tregtar i Sinopec, ndaloi blerjet e naftës ruse javën e kaluar.
    Sipas të njëjtave burime, Rosneft dhe Lukoil tashmë shesin pjesën më të madhe të naftës së tyre për në Kinë përmes ndërmjetësve, në vend që të kryejnë marrëveshje direkte me blerësit.

  • Mesazhi gati i përlotur, Ousmane Dembele nuk harron Messin dhe Barcelonën!

    Mesazhi gati i përlotur, Ousmane Dembele nuk harron Messin dhe Barcelonën!

    23 Shtator 2025

    0:22

    Telesport

    Ousmane Dembele është kurorëzuar me Topin e Artë, duke hyrë në mesin e emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.Sulmuesi i PSG-së pranoi çmimin nga legjenda braziliane Ronaldinho, në një mbrëmje magjike ku emocionet e tij nuk munguan.

    “Është e pabesueshme ajo që më ndodhi. Jam pa fjalë. Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm dhe kam përjetuar gjëra të mrekullueshme. Të fitosh këtë trofe dhe që Ronaldinho të ma dhurojë është diçka e jashtëzakonshme.

    Dua të falënderoj PSG-në, që më mori në vitin 2023. Presidentin, të gjithë ekipin dhe stafin që janë si një familje e mrekullueshme. Luis Enrique është bërë si një baba për mua. Faleminderit edhe të gjithë shokëve të skuadrës, sepse ky është një çmim individual, por në fakt e fitojmë të gjithë si ekip,

    Faleminderit Rennes, Dortmundit dhe Barcelonës, klubi që gjithmonë kam ëndërruar të luaj. Aty pata mundësinë të mësoja nga lojtarë si Messi dhe Iniesta. Kam punuar gjithmonë për ekipin për të fituar trofe të mëdhenj, si Liga e Kampionëve dhe Ligue 1. Falenderoj edhe nënën time”.

  • Çmimi i arit u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj

    Çmimi i arit u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj

    Ari mbetet streha më e sigurt për ekonominë dhe tregun. Çmimi i tij është rritur me më shumë se 30% që nga fillimi i vitit, një performancë që i tejkalon shumë indekset e tregut të aksioneve, ndërsa në terma realë (me inflacionin) rritja të kujton periudhën 1979-1980.

    Ari tejkaloi, të rregulluar për inflacionin, nivelin më të lartë historik të janarit 1980, duke arritur në 3,643 dollarë/ons (një ons ka pak më shumë se 28 gramë ar).

    Çmimi i arit është rritur 14-fish që nga viti 2000: 10,000 dollarët e investuar atëherë janë bërë 140,000 dollarë sot. Gjatë pesë viteve të fundit, ari ka tejkaluar Nasdaq-un , duke tejkaluar gjigantët globalë të teknologjisë.

    Historikisht, ari ka shërbyer si mbrojtja përfundimtare kundër inflacionit. Nëse inflacioni ngadalësohet, mund të vijë një korrigjim. Gjithashtu, nëse Rezerva Federale vonon uljen e normave të interesit, çmimi mund të jetë nën presion. Anasjelltas, një krizë e re ose ringjallje e tensioneve gjeopolitike mund ta çojë arin në rekorde të reja, analizon media.

    Pasiguritë, politike, gjeopolitike, ekonomike, e favorizojnë arin pasi ai konsiderohet një aset strehë e sigurt, domethënë investimet që pritet të ruajnë ose rrisin vlerën e tyre në periudha paqëndrueshmërie dhe rëniesh të tregut. Ari gjithashtu forcohet gjatë periudhave të inflacionit të lartë si ato të viteve të fundit.

    Kur vlera e dollarit ulet, çmimet e arit kanë tendencë të rriten. Nga ana tjetër, kur dollari rritet në vlerë, çmimet e arit kanë tendencë të ulen. Bankat qendrore kanë kontribuar gjithashtu.

    Blerësit më të mëdhenj

    Blerësit më të mëdhenj të arit në mbarë botën janë bankat qendrore. Në vitin 2024, ata shtuan më shumë se 1,200 tonë në rezervat e tyre, rritja më e madhe vjetore e rezervave në të paktën 50 vjet. Investimet globale në ETF-të e arit regjistruan një muaj të tretë radhazi me hyrje në gusht, duke arritur në 5.5 miliardë dollarë.

    Disa shtëpi të mëdha investimi “e shohin” rritjen që vazhdon. “Demi” për arin, thotë UBS zvicerane, “e sheh” rritjen që vazhdon deri në 4,000 dollarë! Siç vëren UBS, rënia e rendimenteve reale në një kohë kur inflacioni po rritet për shkak të tarifave dhe Rezerva Federale po ul normat e interesit, e kombinuar me një dollar më të dobët, do të përfitojë çmimet e arit.

    Goldman Sachs “sheh” 3,700 dollarë deri në fund të vitit 2025, 4,000 dollarë në vitin 2026 dhe në kushte të caktuara, 5,000 dollarë në vitin 2027, ndërsa JP Morgan sheh 4,000 dollarë deri në tremujorin e dytë të vitit 2026. Ata që duan të investojnë në ar e bëjnë këtë në mënyra të ndryshme. Për shembull, ata blejnë ar fizik me shufra ari (në formën e shufrave, lingotave ose monedhave) ose bizhuteri.