Tag: marrëveshjen

  • Trumpit nuk i dalin negociatat politike, përfshihet dhe në marrëveshjen Netflix–Warner Brothers

    Trumpit nuk i dalin negociatat politike, përfshihet dhe në marrëveshjen Netflix–Warner Brothers

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të dielën e datës 7 dhjetor, se do të ketë një rol në vendimin për marrëveshjen prej 72 miliardë dollarësh midis Netflix dhe Warner Bros Discovery. Ai paralajmëroi se bashkimi i këtyre dy gjigantëve të industrisë së argëtimit mund të ngrejë shqetësime për përqendrimin e tregut.
    “Do të jem i përfshirë në atë vendim,” tha Trump për gazetarët teksa mbërriti në Qendrën Kennedy për ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve.
    Siç shkruan Reuters, Netflix ra dakord të premten të blejë studiot televizive, filmike dhe divizionin e transmetimit të Warner Bros Discovery për 72 miliardë dollarë, një marrëveshje që do t’i jepte kontrollin e një prej aseteve më të çmuara të Hollywood-it pionierit të transmetimit online.
    Trump nuk tha nëse ishte pro miratimit të marrëveshjes, por theksoi rrezikun e një përqendrimi të fuqisë së tregut në industrinë e argëtimit.
    “Këtë do ta thonë disa ekonomistë… Por është një pjesë e madhe e tregut. Pa dyshim që mund të jetë problem,” tha Trump.

  • Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

    Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

    Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky “nuk është gati” të nënshkruajë një propozim paqeje të hartuar nga SHBA-të që synon t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, në fund të tre ditëve bisedimesh midis Uashingtonit dhe Kievit në Florida.
    “Jam pak i zhgënjyer që presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin, që ishte deri para disa orësh. Populli i tij e do atë, por ai jo”, pohoi Trump ndërsa foli me gazetarët të dielën në mbrëmje.
    Ditët e negociatave midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përfunduan të shtunën pa një përparim të dukshëm, me Zelenskyn që i quajti diskutimet “konstruktive, megjithëse jo të lehta”.
    Komentet e tij vijnë ndërsa Zelensky do të takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë në Londër të hënën, me diskutimet që do të përqendrohen në bisedimet e vazhdueshme midis SHBA-së dhe Ukrainës.
    Starmer ka theksuar vazhdimisht se Ukraina duhet të përcaktojë të ardhmen e saj dhe tha se një forcë paqeruajtëse evropiane do të luante një “rol jetësor” në garantimin e sigurisë së vendit.
    Pas armëpushimit në Gaza të mbështetur nga Trump, SHBA-të kanë punuar për të çuar përpara një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.
    Zyrtarët amerikanë pretendojnë se janë në fazën përfundimtare të arritjes së një marrëveshjeje, por ka pak shenja se Ukraina ose Rusia janë të gatshme të nënshkruajnë marrëveshjen kornizë të hartuar nga ekipi negociator i Trump.
    Në komentet e tij të dielën, Trump tha: “Unë besoj se Rusia është dakord me [marrëveshjen], por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord me të. Populli i tij e do atë. Por ai nuk është gati”.
    Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka shprehur publikisht miratimin për planin e Shtëpisë së Bardhë dhe javën e kaluar tha se aspekte të propozimit të Trump ishin të pazbatueshme.
    Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner u takuan me Putinin në Kremlin javën e kaluar, por nuk arritën të arrinin një përparim të dukshëm.
    Plani amerikan ka kaluar nëpër disa drafte që kur u shfaq për herë të parë në nëntor, me kritika se ishte “shumë i butë” ndaj Rusisë.
    Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga Trump dhe ekipi i tij për të çuar përpara një marrëveshje, përparimi në bisedimet e paqes ka qenë i ngadaltë, me mosmarrëveshjet mbi garancitë e sigurisë për Kievin dhe statusin e territorit të pushtuar nga Rusia ende të pazgjidhura.

  • SHBA presion NATO-s: Nëse Zelensky nuk pranon marrëveshjen e paqes së Ukrainës, gjëra më të këqija do të ndodhin

    SHBA presion NATO-s: Nëse Zelensky nuk pranon marrëveshjen e paqes së Ukrainës, gjëra më të këqija do të ndodhin

    Zyrtarët amerikanë i kanë thënë aleatëve të NATO-s se presin që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të pranojë një marrëveshje paqeje në ditët e ardhshme, duke paralajmëruar se nëse Ukraina nuk pranon, mund të përballet me kushte edhe më të rënda në të ardhmen.
    Sekretari amerikan i ushtrisë, Dan Driscoll, mbajti një takim me ambasadorët e vendeve të NATO-s në Kiev të premten vonë, pas bisedimeve me Zelensky dhe një telefonate nga Shtëpia e Bardhë. Ai u shpreh se: “Asnjë marrëveshje nuk është perfekte, por duhet të bëhet sa më shpejt.”
    Marrëveshja në tryezë përfshin disa kushte që pritet të jenë të papranueshme për Kievin, përfshirë dorëzimin e territorit të pushtuar nga Rusia dhe të mëtejshëm që Ukraina ende kontrollon, si dhe një amnisti për të gjitha krimet e luftës gjatë konfliktit.
    Zelensky, në një fjalim për kombi të premten, tha se Ukraina po përballet me një nga momentet më të vështira të historisë së saj, duke shtuar: “Po humbasim dinjitetin ose një aleat kyç.”
    Davis, zyrtarja amerikane e ngarkuar me punë në Kiev, paralajmëroi diplomatët se kushtet e marrëveshjes janë të rënda për Ukrainën, por vendi nuk ka shumë zgjedhje: “Marrëveshja nuk përmirësohet nga këtu, bëhet më keq.”
    Presidenti amerikan, Donald Trump, synon që Zelensky të pranojë marrëveshjen para Ditës së Falënderimeve, që këtë vit bie të enjten. Sipas burimeve, marrëveshja është hartuar nga këshilltari i Trump, Steve Witkoff, dhe këshilltari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, duke krijuar një kanal të veçantë mes Washingtonit dhe Moskës.
    Vladimir Putin ka pranuar kopjen e marrëveshjes dhe e konsideron si bazë për një zgjidhje të përhershme paqësore.

  • Rama në Hagë, pritet nga kryeministri holandez Dick Shoof: Folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona

    Rama në Hagë, pritet nga kryeministri holandez Dick Shoof: Folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Hagë të Holandës, ku u prit nga homologu holandez Dick Schoof.
    Rama shkruan se u fol në takim për marrëveshje strategjike mes dy vendeve, diçka e pamendueshme pak vite më parë.
    Postimi i Ramës në Facebook:
    Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetem deri pak vite më pare

  • Rama publikon fotot nga rezidenca kryeministrore në Hagë: Folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik

    Rama publikon fotot nga rezidenca kryeministrore në Hagë: Folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik

    Me ftesë të homologut të tij holandez, kreu i qeverisë shqiptare ishte sot në një vizitë zyrtare në rezidencën kryeministrore të Dick Schoof në Hagë.

    Edi Rama ka ndarë disa foto nga ky takim, teksa shpreh kënaqësi për ftesën dhe mikpritjen, duke theksuar se në tryezën e diskutimeve ishin marrëveshjet e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
    “Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetëm deri pak vite më parë”, shkruan Rama.

  • Edi Rama tek Vespa: “Italia është partneri ynë strategjik dhe historia jonë e përbashkët”

    Edi Rama tek Vespa: “Italia është partneri ynë strategjik dhe historia jonë e përbashkët”

    Kosova E Shtunë, 15 Nëntor 2025 09:13
    Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Itali, ka dhënë një intervistë për gazetarin e njohur italian Bruno Vespa, ku ka folur për marrëveshjen e emigracionit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.
    Rama u pyet për marrëveshjen e emigracionit, duke theksuar se shumë shpejt pritet një përgjigje në nivel europian. Ai shtoi se disa shtete të tjera të BE-së kanë shfaqur interes për bashkëpunim të ngjashëm, por Shqipëria ka refuzuar, pasi kjo marrëveshje është një ekskluzivitet i Italisë.

    Kryeministri veçoi marrëveshjen e mbrojtjes, duke e cilësuar si veçanërisht të rëndësishme në kontekstin e situatës gjeopolitike në Europë. Rama theksoi se dëshiron që Europa të paraqesë një ide të qartë për paqen në Ukrainë dhe të tregojë ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare.

    Në fund të intervistës, Rama foli edhe për ministren Diella, duke thënë se ajo synon të përmirësojë shërbimet për qytetarët. Sipas tij, objektivi është të shmanget subjektivizmi njerëzor dhe të garantohet transparencë dhe efikasitet në administratë.

  • Rama tek Bruno Vespa: “Italia është partneri ynë strategjik dhe historia jonë e përbashkët”

    Rama tek Bruno Vespa: “Italia është partneri ynë strategjik dhe historia jonë e përbashkët”

    Kosova E Shtunë, 15 Nëntor 2025 09:13
    Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Itali, ka dhënë një intervistë për gazetarin e njohur italian Bruno Vespa, ku ka folur për marrëveshjen e emigracionit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.
    Rama u pyet për marrëveshjen e emigracionit, duke theksuar se shumë shpejt pritet një përgjigje në nivel europian. Ai shtoi se disa shtete të tjera të BE-së kanë shfaqur interes për bashkëpunim të ngjashëm, por Shqipëria ka refuzuar, pasi kjo marrëveshje është një ekskluzivitet i Italisë.

    Kryeministri veçoi marrëveshjen e mbrojtjes, duke e cilësuar si veçanërisht të rëndësishme në kontekstin e situatës gjeopolitike në Europë. Rama theksoi se dëshiron që Europa të paraqesë një ide të qartë për paqen në Ukrainë dhe të tregojë ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare.

    Në fund të intervistës, Rama foli edhe për ministren Diella, duke thënë se ajo synon të përmirësojë shërbimet për qytetarët. Sipas tij, objektivi është të shmanget subjektivizmi njerëzor dhe të garantohet transparencë dhe efikasitet në administratë.

  • Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

    Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, foli edhe për marrëveshjen për emigrantët midis Tiranës dhe Romës. I pyetur nëse është penduar për këtë nismë të shumëdebatuar, Rama deklaroi me tone të sigurta:
    “Me Italinë do e bëja 100 herë, edhe pse ju do ishit 100 herë kundër. Me vendet e tjera, kurrë! Sepse ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë të dojë dhe ne jemi gati t’i përgjigjemi.”
    Rama mesa duket e shikon Shqipërinë si prone të veten edhe mendon se mund ta vërë në dispozicion të plotë të Romës, duke e paraqitur marrëdhënien jo si partneritet mes të barabartëve, por si nënshtrim ndaj kërkesave të qeverisë italiane.
    Gjithashtu ndërkohë që kryeministri mburret me marrëveshjen, kujtojmë që mediat italiane e kanë kritikuar ashpër projektin për mënyrën si po zbatohet.
    Sipas tyre, kampet në Shëngjin dhe Gjadër, ku do të strehohen emigrantët e kapur në Mesdhe nga autoritetet italiane, janë përballur me probleme të shumta teknike dhe infrastrukturore.
    Raportimet theksojnë se kanalizimet ende nuk janë funksionale, se ujërat e ndotura derdhen në lumin Drin, dhe se terreni ku është ndërtuar qendra në Gjadër është i papërshtatshëm, pa themele, pa ujë të rrjedhshëm dhe me vonesa në lidhjen e internetit.

  • Marrëveshja për emigrantët, Rama: Do i përgjigjemi me “Po” çdo kërkese të Italisë

    Marrëveshja për emigrantët, Rama: Do i përgjigjemi me “Po” çdo kërkese të Italisë

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, foli për marrëveshjen për emigrantë.
    Në fjalën e saj, ajo tha: “Ne Evropë ka një grup që mblidhet për të folur për fluksin e migracionit. Kryeministri Rama është dëshmitar i aktit që ka disa vende Europian që përpiqen të bëjnë vend në të njëjtën nismë dhe ë njëjtin protokoll. Kjo sepse të gjithë e kuptojnë që është një nismë revolucionare.  Por protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin, por edhe këtu më duhet të kërkoj një reflektim. Nëse janë bllokuar disa transferime emigrantësh, mund të them se është e drejtë që të dyshosh që këto vendime kishin pas tyre , arsye të një natyre të ndryshme…Por këtu po punohet edhe për paraprirjen e këtyre protokolleve. Por unë e them se do të mbërrijmë po aty tek ajo pikë që kemi thënë në fillim. Por mendoj që gjithkush do të marrë përgjegjësitë e veta”.Lexo edhe :Related Posts
    Gjithashtu nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se, marrëveshjen me Italinë për emigrantët ishte e duhura. Rama më tej shtoi se Shqipëria do i përgjigjet gjithmonë me “Po” çdo kërkese të Italisë fqinje.

    “Si mund të pendohen unë për marrëveshjen për emigrantët?! Nuk di të them se çfarë do të kuptojnë ata që do ndjekin kronikën e përgatitur nga ju. Sepse këto projekte i rrinë mirë jo vetëm Shqipërisë, por edhe italianëve. Pra projekti nënujor, italianët do të shohin rezultatet  për këto projekte. I rri shumë mirë Italisë nëse bashkëpunon me ne në fushën e Mbrojtjes, sepse nuk mund të mos thoni pse duhet të blejmë ne armatime nga amerikanët, por se si Italia duke ndihmuar Shqipërinë, bën njëherësh edhe ekonomi për veten. Ju më thoni nëse do kisha bërë të njëjtën gjë duke u kthyer pas. Unë e kam thënë me Italinë do ta bëja 100 herë edhe nëse 100 herë do të ishin kundër. Me vende të tjera kurrë. Kur më pyesin pse? Ju them , ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë ju vjen në mendje dhe ne përgjigjemi po. Por vendet e tjera i respektojmë por nuk mund t’i kërkojnë Shqipërisë, çfarë u vjen në mendje”, tha Rama./vizionplus.tv

  • Mbledhja mes dy qeverive në Romë, Rama: Jemi gati për marrëveshjen me BE për të mos përdorur veton

    Mbledhja mes dy qeverive në Romë, Rama: Jemi gati për marrëveshjen me BE për të mos përdorur veton

    Po zhvillohet mbledhja mes qeverisë së Italisë dhe Shqipërisë në Romë.

    Kryeministri Edi Rama foli sërish për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian duke theksuar se është gati për marrëveshjen edhe nëse nuk do të kemi të drejtë vetoje
    Rama: Mund të them që ajo ç’ka tha Meloni shkon në drejtimin e thellimit të marrëdhënie. Kemi një nga projektet më të mëdha në Europë për energjinë, që po ecën para. Jemi tashmë duke punuar për një tjetër projekt të madh që do të lidhë lindjen me perëndimin, do përfshihen Italia, Greqia, Rumania dhe është i një rëndësie të madhe strategjike. Kemi edhe kulturën dhe nëse s’do të ishte pranishme kultura, s’do të ishte as Italia, kjo nderon Italinë dhe ministrin e saj. Më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete. Shpresoj që muezu i artit italian në Shqipëri të jetë një tjetër fakt konkret dhe të jeni ju ai që do të hapë dyert e muzeut.
    Koha do të kalojë dhe do të tregojë që unë kam të drejtë, gaboja kur isha më i ri si ministër i kulturës, tani që jam një veteran nuk besoj se gaboj. Nëse duke nisur punën  për këto negociata përgjegjësia do të jetë e Giorgias atëherë do të jemi në duar të sigurta. E kam thënë që jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur veton dhe votën, nuk na intereson. Jemi gati që të nënshkruajmë. Këtu sot është një ditë historike dhe nëse në takime të tjera, më duhet të them që me këtë nivel mikpritje, në këtë pallat kaq të bukur dhe me këtë atmosferë, nuk keni sipas meje të dytë, nuk keni konkurrencë, unë jam i anshëm, nuk jam objektiv me ketë që them.

    Top Channel