Vdekja e Daorsa Spahija, studentes nga nga Gjakova e cila dyshohet se i dha fund jetës tragjikisht më 5 nëntor në Tetovë duke u hedhur nga ndërtesa, ka ngritur hije dyshimi.
Shoku i saj Arbër Zhubi pretendon se ajo u vra nga i dashuri. Sipas tij, Daorsa Spahija është shtyrë nga lartësia e ndërtesës nga partneri, duke ngritur dyshime se policia në Maqedoni të Veriut e ka fshehur të vërtetën.
“Personi pasi ka shtyrë vajzën rreth orës 16:15, ka zbritur poshtë, dhe e ka konfirmuar vdekjen e shoqes sonë, Daorsës, pra personi Hevzi Sejdiu, më pas, kamerat e sigurisë janë rreth pesë ose gjashtë kamera që përfshijnë hyrjet e apartamenteve, garazhe që kanë pamje të jashtme”, deklaroi ai për Klan Kosova.
Duke shtuar se: “Rasti është vrasje, që është fshehur nga Policia e vendit, dhe është krijuar terreni perfekt që konsiderohet vetëvrasje. Për shkak që në Maqedoni kanë memorandum që rastet e vetëvrasjeve të mos përmenden në media, kjo krijon edhe rastin perfekt që të mos komentohet nëpër media, dhe të orkestrohet paraprakisht me policinë vendore, persona që kanë kryer krimin, dhe krimi të mos bëhet kurrë publik”.
Ky i fundit në një llogari në rrjetin social Instagram ka publikuar një video ku ndan disa detaje nga jeta e 24-vjeçares, duke u shprehur se kjo e fundit ishte në një romancë prej dy vitesh me 31-vjeçarin, por që sipas tij nuk ishte në dijeni që ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.
“Hevzi Sejdiu, 31-vjeçar njihet si kriminel në Maqedoni, edhe pse pati tre fëmijë dhe grua u përfshi në jetën e Daorsës, nuk e informoi që ka grua dhe fëmijë, u njoftua me familjen e vet deri në momentin kur u zbulua e vërteta. Hevzi Sejdiu u lirua disa muaj më parë për trafikun e dhjetëra armëve. Nëse ai do të ishte në burg, nuk kishim ardhur në këtë situatë”, u shpreh ai.
“Ajo u desh të diplomonte më 13 nëntor, nuk diplomoi se një kriminel e ka gënjyer, ai nuk ka treguar që ka familje, të dashur e partnere. U përfshi në jetën e saj dhe kur u kuptua e vërteta, e ka kërcënuar, shantazhuar dhe ia ka rrëmbyer dokumentacionin. Nuk e pati zgjidhjen të shkonte as në stacionin e policisë, kjo ka vazhduar me vite. Mbi 2 vjet lidhje me gjendje mentale të rënduar”, tha ai.
24-vjeçarja është vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Arbër Spahija, ndërsa u varros më 7 nëntor në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Tag: maqedoni
-
“U vra nga i dashuri i saj”- I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: E shtyu e zbriti për të konfirmuar që kishte vdekur!
-

‘I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa’/ Shoku i studentes shqiptare: E shtyu dhe zbriti poshtë për konfirmuar që vdiq
Vdekja e Daorsa Spahija, studentes nga nga Gjakova e cila dyshohet se i dha fund jetës tragjikisht më 5 nëntor në Tetovë duke u hedhur nga ndërtesa, ka ngritur hije dyshimi. Shoku i saj Arbër Zhubi pretendon se ajo u vra nga i dashuri. Sipas tij, Daorsa Spahija është shtyrë nga lartësia e ndërtesës nga partneri, duke ngritur dyshime se policia në Maqedoni të Veriut e ka fshehur të vërtetën.
“Personi pasi ka shtyrë vajzën rreth orës 16:15, ka zbritur poshtë, dhe e ka konfirmuar vdekjen e shoqes sonë, Daorsës, pra personi Hevzi Sejdiu, më pas, kamerat e sigurisë janë rreth pesë ose gjashtë kamera që përfshijnë hyrjet e apartamenteve, garazhe që kanë pamje të jashtme”, deklaroi ai për Klan Kosova.
Duke shtuar se: “Rasti është vrasje, që është fshehur nga Policia e vendit, dhe është krijuar terreni perfekt që konsiderohet vetëvrasje. Për shkak që në Maqedoni kanë memorandum që rastet e vetëvrasjeve të mos përmenden në media, kjo krijon edhe rastin perfekt që të mos komentohet nëpër media, dhe të orkestrohet paraprakisht me policinë vendore, persona që kanë kryer krimin, dhe krimi të mos bëhet kurrë publik”.
Ky i fundit në një llogari në rrjetin social Instagram ka publikuar një video ku ndan disa detaje nga jeta e 24-vjeçares, duke u shprehur se kjo e fundit ishte në një romancë prej dy vitesh me 31-vjeçarin, por që sipas tij nuk ishte në dijeni që ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.
“Hevzi Sejdiu, 31-vjeçar njihet si kriminel në Maqedoni, edhe pse pati tre fëmijë dhe grua u përfshi në jetën e Daorsës, nuk e informoi që ka grua dhe fëmijë, u njoftua me familjen e vet deri në momentin kur u zbulua e vërteta. Hevzi Sejdiu u lirua disa muaj më parë për trafikun e dhjetëra armëve. Nëse ai do të ishte në burg, nuk kishim ardhur në këtë situatë”, u shpreh ai.
“Ajo u desh të diplomonte më 13 nëntor, nuk diplomoi se një kriminel e ka gënjyer, ai nuk ka treguar që ka familje, të dashur e partnere. U përfshi në jetën e saj dhe kur u kuptua e vërteta, e ka kërcënuar, shantazhuar dhe ia ka rrëmbyer dokumentacionin. Nuk e pati zgjidhjen të shkonte as në stacionin e policisë, kjo ka vazhduar me vite. Mbi 2 vjet lidhje me gjendje mentale të rënduar”, tha ai.24-vjeçarja është vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Arbër Spahija, ndërsa u varros më 7 nëntor në varrezat e qytetit të Gjakovës.
-

E reja që humbi jetën/ Shoku i saj hedh dyshime për ngjarjen
Vdekja e Daorsa Spahija, studentes nga nga Gjakova e cila dyshohet se i dha fund jetës tragjikisht më 5 nëntor në Tetovë duke u hedhur nga ndërtesa, ka ngritur hije dyshimi.
Shoku i saj Arbër Zhubi pretendon se ajo u vra nga i dashuri. Sipas tij, Daorsa Spahija është shtyrë nga lartësia e ndërtesës nga partneri, duke ngritur dyshime se policia në Maqedoni të Veriut e ka fshehur të vërtetën.
“Personi pasi ka shtyrë vajzën rreth orës 16:15, ka zbritur poshtë, dhe e ka konfirmuar vdekjen e shoqes sonë, Daorsës, pra personi Hevzi Sejdiu, më pas, kamerat e sigurisë janë rreth pesë ose gjashtë kamera që përfshijnë hyrjet e apartamenteve, garazhe që kanë pamje të jashtme”, deklaroi ai.Duke shtuar se: “Rasti është vrasje, që është fshehur nga Policia e vendit, dhe është krijuar terreni perfekt që konsiderohet vetëvrasje. Për shkak që në Maqedoni kanë memorandum që rastet e vetëvrasjeve të mos përmenden në media, kjo krijon edhe rastin perfekt që të mos komentohet nëpër media, dhe të orkestrohet paraprakisht me policinë vendore, persona që kanë kryer krimin, dhe krimi të mos bëhet kurrë publik”.
Ky i fundit në një llogari në rrjetin social Instagram ka publikuar një video ku ndan disa detaje nga jeta e 24-vjeçares, duke u shprehur se kjo e fundit ishte në një romancë prej dy vitesh me 31-vjeçarin, por që sipas tij nuk ishte në dijeni që ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.
“Hevzi Sejdiu, 31-vjeçar njihet si kriminel në Maqedoni, edhe pse pati tre fëmijë dhe grua u përfshi në jetën e Daorsës, nuk e informoi që ka grua dhe fëmijë, u njoftua me familjen e vet deri në momentin kur u zbulua e vërteta. Hevzi Sejdiu u lirua disa muaj më parë për trafikun e dhjetëra armëve. Nëse ai do të ishte në burg, nuk kishim ardhur në këtë situatë”, u shpreh ai.
“Ajo u desh të diplomonte më 13 nëntor, nuk diplomoi se një kriminel e ka gënjyer, ai nuk ka treguar që ka familje, të dashur e partnere. U përfshi në jetën e saj dhe kur u kuptua e vërteta, e ka kërcënuar, shantazhuar dhe ia ka rrëmbyer dokumentacionin. Nuk e pati zgjidhjen të shkonte as në stacionin e policisë, kjo ka vazhduar me vite. Mbi 2 vjet lidhje me gjendje mentale të rënduar”, tha ai.24-vjeçarja është vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Arbër Spahija, ndërsa u varros më 7 nëntor në varrezat e qytetit të Gjakovës.
-

UEFA Development U15, në garë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Armenia
Më 29 tetor do të nisë turneu i radhës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, UEFA Development U-15, ku do të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Armenia. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.
Grumbullimi i ekipit Kombëtar U-15 do të nisë ditën e diel, ndërsa trajneri Genti Mahmuti do të shpallë së shpejti listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë turne.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Armenisë më 29 tetor në orën 14:00. Në të njëjtën ditë do të përballen edhe Maqedonia e Veriut me Kosovën në orën 10:30.
Ndeshjet e dyta do të zhvillohen më 31 tetor. Shqipëri – Maqedoni e Veriut është e programuar në orën 14:00, ndërsa Kosovë – Armeni në orën 10:30.
Takimet e fundit të turneut UEFA Development U-15 do të luhen më 3 nëntor. Shqipëri – Kosovë është programuar në orën 14:00, ndërsa Armeni – Maqedoni e Veriut në orën 10:00.
UEFA Development U15Maqedoni e Veriut – Kosovë, 29.10.2025, Shtepia e Futbollit, 10:30Shqipëri – Armeni, 29.10.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00
Kosovë – Armeni, 31.10.2025, Shtepia e Futbollit, 10:30Shqipëri – Maqedoni e Veriut, 31.10.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00
Armeni – Maqedoni e Veriut, 03.11.2025, Shtepia e Futbollit, 10:00Shqipëri – Kosovë, 03.11.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00 -

Flora Shabani rikthehet në ekranin e Alsatit, paralajmëron projekt të fuqishëm
Moderatorja e vetme me plotëkuptimin e fjalës në Maqedoni që ka ndryshuar skenën mediatike, Flora Shabani nga shtatori rikthehet në ekranin e madh të Alsatit.
Flora Shabani siç dihet ka qenë pjesë e disa televizioneve poashtu edhe në Alsat në fillimet e saja si një vajzë e vogël e ekraneve, së fundmi ajo ishte në TV21 ku ndërpreu bashkëpunimin për arsye të panjohura ende për publikun.
Pas kësaj periudhe ofertat e shumta ishin drejt kërkesës që të bëhet pjesë e shumë shtëpive mediatike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni por vendimi tashmë u zbulua.
Ajo ka publikuar promon e rikthimit të saj të fuqishëm në ekranin e televizionit Alsat ku ka ngritur shumë pikëpytje se me çfarë projekti do rikthehet.
Siç dihet Flora Shabani ka moderuar emisionet më të shikuara në Maqedoni që kanë lënë gjurmë në skenën mediatike si Pizzicato, Lauretatët e së fundmi Pastel.
Se çfarë projekti do sjellë Flora këtë rradhë mbetet të shihet pasi sipas burimeve tona bëhet fjalë për diçka shumë speciale. -

I dënuar në Maqedoni për plagosje, 28-vjeçari arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte dënuar me 4 muaj burgim në Maqedoninë e Veriut për plagosje.
“Në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A. L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje. Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

I dënuar në Maqedoni për plagosje, arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari
Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës:
-në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A. L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje. Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Befason nipi i NapoIeon Bonapartës, ja deklarata e madhe për shqiptarët
Leon Hëzej (Leon Heuzey, 1831-1922) ishte një arkeolog dhe historian i shquar francez, Anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura dhe i Akademisë së Mbishkrimeve dhe Letërsisë së Parisit, nip i Napoleon Bonapartit.
Pas ekspeditës arkeologjike në Maqedoni, ku mblodhi mjaft material arkeologjik, të cilin e botoi në librin “La mission arhelogigue de la Macedoine” (Misioni arkeologjik në Maqedoni), më 1867 erdhi në Shqipëri. Zbriti në Vlorë dhe u nis në Apoloni. Heuzey gjatë udhëtimeve në Tesali banoi në një fshat arvanitas, ku përshkruan me pasionet kostumet e shqiptarëve, por ajo që e befasoi ishte se shqiptarët i mbanin gratë pranë tyre dhe nuk i largonin kur vinin miqtë. Per arsyje qe historia eshte e gjate, vazhdoni ketu: Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive
-

KU U ZHDUKËN 7 PLLAKAT DARDANE NË MAQEDONI?
InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.
Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011
-

Vazhdon zhdukja e gjurmëve Ilire-Dardane në trojet shqiptare në Maqedoni
Abdulla Mehmeti
A k t u a l e
VAZHDON ZHDUKJA E GJURMËVE ILIRE-DARDANE NË TROJET SHQIPTARE NË MAQEDONI
Siç kam paralajmëruar pesë vjet më parë, nga moskujdesi institucional ndaj trashëgimisë kulturore historike ilire-dardane të shqiptarëve në Maqedoni, vazhdon shkatërrimi dhe zhdukja e kësaj trashëgimie, para syve tanë, sot dhe këtu.
Për këtë rrasë varri monumental, e cila deri para pak kohe ka qenë në hyrjen e varrezave të katundit Debërcë, komuna e Zhelinës, Tetovë, jemi njoftuar se e njëjta më nuk gjendet në vendin e saj, ku ka qenë e vendosur, pas zbulimit të saj gjatë lëvrimit të tokës bujqësore në arat e këtij katundi (siç shihet nga fotografitë e publikuara në vitin 2018, por e njëjta është larguar prej aty në drejtim të panjohur për ne.
Për këtë arsye, sot kemi realizuar një vizitë në këtë vend, bashkë me shokë dhe kemi biseduar me banorë të këtij vendbanimi në lidhje me këtë vepër kriminale e vandalizmi ndaj trashëgimisë kulturore historike të banorëve të kësaj ane dhe jo vetëm.
Për hollësi të tjera do ta njoftojmë opinionin gjatë ditëve në vazhdim.
Me këtë rast, e përsëritim për të satën herë se, e kaluara jonë mund të mbrohet vetëm me kujdesin nga të gjithë banorët vendës për këtë, në mënyrë të veçantë nga studiuesit e fushës përkatëse, të cilët nuk duhet të punojnë e studiojnë vetëm në zyrat e tyre të punës dhe në kabinete, por duhet të jenë vazhdimisht në terren, për hulumtime dhe zbulime të reja, si edhe për mbrojtjen e asaj që është zbuluar dhe është e njohur deri më sot.
(31 gusht 2023)
Shkrimin tim të para 5 viteve mund ta rilexoni në vazhdim
KULTURA E LASHTË MATERIALE, PA PËRKUJDESJE INSTITUCIONALЕ
Një rrasë varri monumental me mbishkrim, siç duket është e një zyrtari të lartë nga periudha ilire-romake, edhe sot dergjet në natyrë të hapur në afërsi të qytetit të Tetovës.
Në bazë të hulumtimeve në terren, kjo rrasë varri me mbishkrim është e një zyrtari të lartë nga periudha e sundimit të perandorit më të madh të Romës, Augustit (Magnus Augusti, siç shkruan në këtë rrasë).
Në bazë të vendit ku ndodhet, ky varr mund t’i takojë periudhës së pushtimit Romak të këtyre viseve, nga shek. I e.s., por mund të jetë edhe nga periudha e sundimit të perandorit ilir-dardan Justiniani i Madh, mes viteve, por, sidoqoftë edhe sot dergjet në natyrë të hapur, e brejtur pamëshirshëm nga dhëmbi i kohës, jashtë kujdesit të studiuesve dhe institucioneve përkatëse.
Se për çfarë bëhet fjalë më saktë, këtë le ta thonë arkeologët dhe specialistët e shkrimeve të lashta. Ne mendojmë se kjo rrasë sipas mbishkrimit i takon një periudhe së paku 2000 vjet të lashtë.
Fat të ngjashëm kanë edhe shumë rrasa të tjera me mbishkrime, varreza monumentale, kështjella dhe vendbanime të periudhës antike dhe të mëvonshme, gjithandej në viset shqiptare në Maqedoni dhe në rajonin më të gjerë.
Por, hulumtimet e mëtejshme duhet të zhvillohen nën kujdes maksimal, që kjo rrasë dhe të ngjashmet të mos përfundojnë atje ku kanë përfunduar shumë të tjera më parë!
(10 korrik 2018)