Tag: makina

  • Aksident te “5 maji”, makina përplas motorin, lëndohet adoleshenti

    Aksident te “5 maji”, makina përplas motorin, lëndohet adoleshenti

    Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të enjte në zonën e “5 majit” në Tiranë.
    Një makinë ka përplasur një motorr.
    Nga aksidenti, është lënduar një adoleshent, i cili është nisur në spital për ndihmë mjekësore.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

  • Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

    Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
    Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

  • Dy makina përplasen në rrugën e vjetër Fier – Ballsh, 2 të plagosur

    Dy makina përplasen në rrugën e vjetër Fier – Ballsh, 2 të plagosur

    Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e vjetër Fier – Ballsh në afër fshatit Plyk.

    Dy makina janë përplasur dhe për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.

    Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po zbardh shkaqet e këtij aksidenti.

  • Aksident i rëndë/ Ishte duke kaluar rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin

    Aksident i rëndë/ Ishte duke kaluar rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin

    Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.
    Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Sherri nisi për parakalimin e makinës, 37-vjeçari doli nga makina për tu sqaruar/ Dërgohet me urgjencë te Trauma në gjendje të rëndë

    Sherri nisi për parakalimin e makinës, 37-vjeçari doli nga makina për tu sqaruar/ Dërgohet me urgjencë te Trauma në gjendje të rëndë

    Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në berat, ku i lënduar mbeti 37-vjeçari Fabjel Toska.

    Sherri ka nisur për një parakalim mjetesh dhe i plagosuri ka dalë nga makina për tu sqaruar me shoferin, kur është qëlluar prej tij me plumb në bark.
    I plagosuri Fabjel Toska (Xhindi), 37-vjeç, është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.
    37-vjeçari është plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Dogana”.
    Fillimisht kanë qenë të paqarta rrethanat e ngjarjes por, pasi grupi hetimor ka punuar intensivisht në këqyrjen e kamerave të sigurisë, të marra nga bizneset dhe banesat rreth zonës, është zbuluar edhe dinamika e ngjarje.
    Mësohet se i plagosuri, Fabjel Toska (Xhindi), ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Seat”, me një shokun e tij, në aksin nacional Kombinat-Dimal.
    Nga pamjet filmike,duket edhe një mjet tjetër, Fuoristradë me ngjyrë të zezë, dhe të dyja mjetet parakalohen disa herë me njëra-tjetrën.
    Pas kësaj, i plagosuri del nga mjeti dhe shkon me vrap tek makina tjetër, nga ana e shoferit (për tu sqaruar me të se përse po e ndiqte nga prapa dhe po e parakalonte), por sapo shoferi hapur xhamin dhe qëllon me një plumb në bark.
    Nga mjeti tip “Seat” duket se del edhe shoku i të plagosurit, por sapo e sheh që Fabielit i qëllojnë me armë dhe bie në tokë, ai ikën më vrap dhe njofton policinë.
    Burimet policore konfirmojnë se i plagosuri dhe shoku me të cilin ishte në makinë nuk kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre, e thënë kjo edhe në deklaratat që kanë dhënë të dy gjatë pyetjes nga inspektorët e krimeve në DVP Berat.
    Pas plagosjes, Fabjjel Toska (Xhindi), 37-vjeç, banues në lagjen “Çlirim” në Berat, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm,është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.
    Grupi hetimor dhe,nën drejtimin e Prokurorisë,është duke vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave,me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Top Channel

  • Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

    Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

    Detaje të reja zbardhen nga ngjarja në portin e Durrësit ku është bllokuar në makinë me pajisje që dyshohet se janë përgjues.
    Trageti ka mbërritur në orën 23:00 të mbrëmjes dhe do të kthehej sërish në 7 të mëngjesit drejt Italisë.
    Pas verifikimeve 2 prej tyre kanë rezultuar zyrtarë të Guardia di Finanzës, ndërkohë personi tjetër nuk është zyrtar (të tre shtetas italianë). Ata janë marrë në pyetje dhe janë kthyer në Itali. Nuk dihet nëse pajisjet kanë kryer përgjime.

  • “Nuk do të jetë një Lamborghini”; Yamal nuk mendon të imitojë CR7 kur të blejë makinë

    “Nuk do të jetë një Lamborghini”; Yamal nuk mendon të imitojë CR7 kur të blejë makinë

    6 Dhjetor 2025

    9:12

    Alfred Lleshi

    Lamine Yamal, që ka mbushur 18 vjeç më 13 korrik, ende nuk ka patentë dhe për këtë arsye nuk ka marrë ende makinën që iu dha gjithë skuadrës së Barcelonës në qershor. Në një intervistë për “CBS News” zbuloi idetë e tij për makinën e parë, pasi iu bë një pyetje me tendencë, duke qenë se futbollistët e elitës shpesh blejnë makina mbi 300 mijë euro.
    Yamal e mohoi kategorikisht këtë qasje: “Dua ta ndjej lirinë e drejtimit të makinës vetë. Makina ime do të jetë ajo që duan edhe miqtë e mi, që ta shijojnë. Nuk do të jetë Lamborghini; më mjafton një Audi, Mercedes ose Cupra”. Është interesante që thotë se zgjedhja e tij do të ndikohet nga mendimi i shokëve, ndërsa përfshin edhe Cupra, sponsorin e Barcelonës.
    Nëse mban fjalën, Lamine nuk do të ndjekë shembullin e Cristiano Ronaldos apo Zlatan Ibrahimovic, të apasionuar pas makinave luksoze. Ibrahimovic ka modele të rralla të Ferrarit, ndërsa Ronaldo zotëron rreth 50 makina, mes tyre një Bugatti Centodieci me vlerë rreth 10 milionë euro. Megjithatë, edhe shijet e Yamalit mund të ndryshojnë me kohën.

  • ‘Pika që nuk ju bie’, Murrizi nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend: Rrini mbrapa që të dukeni…

    ‘Pika që nuk ju bie’, Murrizi nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend: Rrini mbrapa që të dukeni…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka publikuar foton e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke zbritur nga makina në Kuvend.

    Krahas fotos së postuar në llogarinë e tij në Facebook, Murrizi shkruan ‘pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa që të dukeni të rëndësishëm’.

  • Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

    Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka publikuar foton e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke zbritur nga makina në Kuvend. 
    Krahas fotos së postuar në llogarinë e tij në Facebook, Murrizi shkruan ‘pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa që të dukeni të rëndësishëm’. 
    Më tej ai shton ‘shumicën tuaj as e di kush se çfarë jeni, çfarë punoni, e çfarë përfaqësoni, o vemje’. 
     
     
     

  • VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

    VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

    Moti i keq ka gjunjëzuar Greqinë me stuhinë “Vyron”, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur vendin fqinj, duke shkaktuar dëme katastrofike gjithandej. 
    Skena dramatike po zhvillohen në zonat e Lakonisë dhe Bashkisë së Manit Lindor, ku ekipet e EMAK-ut po shpëtojnë vazhdimisht qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e përmbytura, duke i shpëtuar njerëzit nga rreziku i mbytjes. 
    Në Skala Lakonia, burrat e EMAK-ut shpëtuan tre persona në minutën e fundit nga një automjet që ishte bllokuar dhe i zhytur nga ujërat. Pasagjerët u nxorën nga makina, e cila ishte fundosur në një zonë të përmbytur, me imazhe të operacionit të kapura në video. 
    Pamjet e shpërndara u bënë shumë shpejt virale, teksa dallohet një rrymë e fortë thithëse e ujit në formë spirale që tërheq gjithçka dhe makina e mbetur në mes të rrjedhës. 
    Materiali përkatës i publikuar nga Forecast Weather Greece regjistron përpjekjet e ekipeve të shpëtimit në kushte veçanërisht të vështira, me rrjedhje të fortë uji dhe dukshmëri të kufizuar, ndërsa ata i afrohen automjetit dhe largojnë në mënyrë të sigurt personat e bllokuar. 
    Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave për ditën e nesërme dhe deri në përmirësimin e plotë të motit, ku do ketë njoftim të dytë zyrtar.