Tag: lundruese

  • Moti i keq, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit/ Shtyhet për nesër udhëtimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi

    Moti i keq, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit/ Shtyhet për nesër udhëtimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi

    Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim, është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur deri ditën e nesërme ora 6:00.
    Ndërkohë nga ana tjetër sipas burimeve bëhet me dije se trageti i linjës Vlorë-Brindsi ka mbërritur në port, por nisja do të shtyhet për nesër në orën 13:00 sërish për shkak të kushteve atmosferike.
    Njoftimi i plotë
    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 25-26.11.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri në 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, ju bëjmë me dije se :
    1. Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 deri në datë 26.11.2025 në orën 06:00.
    2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
    3. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
    4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
    5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 26.11.2025.

  • Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i anijeve, shtyhen udhëtimet me tragete

    Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i anijeve, shtyhen udhëtimet me tragete

    Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim, është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur deri ditën e nesërme ora 6:00.
    Ndërkohë nga ana tjetër sipas burimeve bëhet me dije se trageti i linjës Vlorë-Brindsi ka mbërritur në port, por nisja do të shtyhet për nesër në orën 13:00 sërish për shkak të kushteve atmosferike.
    Njoftimi i plotë:
    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 25-26.11.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri në 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, ju bëjmë me dije se :
    1. Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 deri në datë 26.11.2025 në orën 06:00.
    2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
    3. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
    4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
    5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 26.11.2025.

  • Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

    Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

    Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim, është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur deri ditën e nesërme ora 6:00.
    Ndërkohë nga ana tjetër sipas burimeve bëhet me dije se trageti i linjës Vlorë-Brindsi ka mbërritur në port, por nisja do të shtyhet për nesër në orën 13:00 sërish për shkak të kushteve atmosferike.
    Njoftimi i plotë
    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 25-26.11.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri në 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, ju bëjmë me dije se :

    Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 deri në datë 26.11.2025 në orën 06:00.
    Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
    Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
    Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
    Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës26.11.2025.

  • Moti i keq, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi

    Moti i keq, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi

    Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 10:14
    Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim, është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur deri ditën e nesërme ora 6:00.
    Njoftimi i plotë

    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 25-26.11.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri në 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, ju bëjmë me dije se :

    1. Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 deri në datë 26.11.2025 në orën 06:00.

    2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
    3. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
    4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
    5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 26.11.2025.

  • Si i zhduku Belinda Balluku 68 milionë dollarë me Tigrat, dy TEC-et lundruese përlanë paratë pa dhënë asnjë kilovat…

    Si i zhduku Belinda Balluku 68 milionë dollarë me Tigrat, dy TEC-et lundruese përlanë paratë pa dhënë asnjë kilovat…

    Hetimi i Prokuroria e Posaçme (SPAK) për aferën e dy termocentraleve lundruese (TEC-et) “Tigri 1” dhe “Tigri 3” ka nisur zyrtarisht, duke vënë në qendër të vëmendjes ministren Belinda Balluku dhe vendimet e saj për menaxhimin e krizës energjetike. Këtë fakt e konfirmoi kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvend. Dy anijet, që mbërritën në Vlorë në shtator 2022 dhe u morën me procedurë emergjente me firmë të Ballukut, kanë shpenzuar tashmë mbi 68 milionë dollarë për qira, operim dhe mirëmbajtje, pa prodhuar asnjë kilovat energjie.
    Si nisi afera
    Në vitin 2022, përballë një krize të ashpër energjetike globale (rritje çmimesh dhe thatësirë) qeveria shqiptare ndërmori një vendim urgjent për sigurimin e energjisë përmes dy termocentraleve lundruese të quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Ky vendim u drejtua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila në shtator 2022 inspektoi personalisht mbërritjen e anijeve në Vlorë. Balluku e cilësoi këtë një “fat” për Shqipërinë, duke argumentuar se shumë vende të tjera po tentonin të siguronin njësi të tilla gjeneruese gjatë kulmit të krizës. Anijet lundruese u morën me procedurë emergjente me arsyetimin se do të përmbushnin rreth 15% të nevojave kombëtare për energji elektrike, duke ulur varësinë nga importi dhe duke ruajtur rezervat hidrike në vend. Qeveria theksoi gjithashtu mbështetjen e partnerëve strategjikë (SHBA) në realizimin e kësaj marrëveshjeje, ndërsa garantoi se TEC-et lundruese plotësonin standardet mjedisore të Bankës Botërore për nivelin e ndotjes.
    Detajet
    Dy anijet-termocentral mbërritën në Shqipëri në shtator 2022 pasi ishin operuar më parë në Bangladesh. Ato njihen me emrat “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Secila anije është e pajisur me gjeneratorë me djegie nafte/mazuti (HFO – Heavy Fuel Oil), me një fuqi të instaluar të përbashkët rreth 110–114 MW. Ky kapacitet përkon me rreth 15% të konsumit mesatar ditor të vendit, ose afërsisht 867 GWh prodhim vjetor të mundshëm. Termocentralet lundruese janë anije-platforma të pajisura me motorë të mëdhenj dizel, të cilët duhet të furnizohen vazhdimisht me mazut për të gjeneruar energji elektrike. Sipas të dhënave teknike, në kapacitet të plotë ato do të konsumonin rreth 500 ton mazut në ditë – një sasi tejet e lartë karburanti.
    Fillimisht, anijet u ankoruan pranë portit Petrolifera (terminali i naftës) në Vlorë për lehtësi logjistike, dhe më pas u zhvendosën në mënyrë të përhershme në zonën e Triportit në gjirin e Vlorës. Ato u lidhën me depozitat bregdetare të karburantit në zonë dhe me nënstacionin elektrik ekzistues të TEC-it të Vlorës, për t’u integruar në rrjetin 220 kV. Anijet “Tigri” funksionojnë fillimisht me mazut (një derivat i rëndë i naftës) dhe u deklarua synimi që brenda dy viteve të konvertohen për të përdorur gaz të lëngshëm (LNG), paralelisht me planin për kthimin e TEC-it ekzistues të Vlorës në një terminal gazi. Gjithsesi, përdorimi i mazutit ngre shqetësime mjedisore, pasi gjenerimi i energjisë nëpërmjet këtyre anijeve mund të shkaktojë ndotje të konsiderueshme në gjirin e Vlorës (zonë e mbrojtur), si nga emetimet e gazrave ashtu edhe nga ndotja akustike.
    Marrëveshja
    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) – prodhuesi publik i energjisë – realizoi marrjen me qira të këtyre dy termocentraleve lundruese përmes një tenderi emergjent në janar 2022. Tenderi u zhvillua me procedurë të përshpejtuar (vetëm 3 ditë afat nga shpallja më 24 janar deri mbyllja më 27 janar 2022), çka u kritikua se krijoi dyshime për paracaktimin e fituesve. Fitues u shpall një konsorcium amerikano-italian i përbërë nga kompania Excelerate Energy dhe Renco. Publikut iu komunikua se Excelerate Energy (një emër i njohur amerikan në fushën e gazit dhe energjisë) do të sillte anijet, ndërsa Renco (italiane) do të operonte impiantet.
    Më pas u zbulua se pas ofertës fshihej një entitet offshore me emër të ngjashëm – Excelerate Energy Limited Partnership i regjistruar në Delaware (SHBA), i cili paraqiti ofertën me logon e kompanisë prestigjioze Excelerate, por në fakt përfaqësonte një kompani “guackë” me pronarë të panjohur. Dokumentet treguan se ofertën e nënshkroi Daniel Bustos, zyrtar i Excelerate LP, ndërsa anijet realisht u blenë nga ky entitet në Bangladeshin e largët për vetëm 15 milionë dollarë (të dyja së bashku). KESH, megjithatë, u angazhua t’i marrë anijet me qira me një kosto shumë më të lartë. Kontrata dyvjeçare e qirasë kap vlerën e rreth 45.5 milionë dollarëve (për vetë asetet lundruese), ndërsa një kontratë e veçantë mirëmbajtjeje/operimi me kompaninë Renco vlen afro 22.5 milionë dollarë. Tabela 1 më poshtë përmbledh kostot kryesore financiare sipas marrëveshjes:

    Komponenti financiar
    Vlera / Kushtet

    Periudha e qirasë
    2 vjet (kontrata fillestare 2022–2024). Pas përfundimit, asetet do transferohen në pronësi të KESH për vlerën simbolike 1 euro (pra termocentralet do t’i mbeten shtetit).

    Pagesa për qiranë (Excelerate)
    45.5 milion $ (për 2 vite). Kjo korrespondon afërsisht me 60 mijë $ në ditë për secilën ditë operimi.

    Pagesa për operimin (Renco)
    22.5 milion $ (për 2 vite). Korrespondon afërsisht me 30 mijë $ në ditë për shpenzimet e operimit dhe mirëmbajtjes.

    Kostoja totale e kontratës
    ~68 milion $ për 2 vjet (qira + operim). Kjo shumë do të rëndojë mbi buxhetin e KESH-it, pavarësisht nëse prodhohet apo jo energji, sipas klauzolave kontraktuale.

    Furnizimi me karburant (mazut)
    Vlerësuar rreth 100 – 205 milion $ për periudhën dyvjeçare, në varësi të orëve që do të punojnë anijet. Vetëm kontrata me kompaninë Petrolifera për depozitimin dhe transferimin e naftës në Triport kap 7.2 milion € (rreth 7.8 KESH hapi një tender madhor për blerjen e mazutit (HFO) në 2023, pasi ky është një nga zërat më të kushtueshëm.

    Kushtet e pagesës
    Sipas ministres dhe KESH, pagesat ndaj kompanive nisin vetëm pas vënies në punë të anijeve (pas komisionimit të suksesshëm). Deri atëherë, shpenzimet e mirëmbajtjes minimale (p.sh. stoku i karburantit, ruajtja) janë mbuluar, por faturat e qirasë ditore janë shtyrë derisa të prodhohet energji.

    Siç shihet, marrëveshja financiare u konsiderua e pazakontë – anijet kushtuan trefishin e vlerës së blerjes së tyre brenda vetëm dy viteve. Megjithë koston e lartë, qeveria argumentoi se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të ishte më ekonomik sesa importi në kulmin e krizës (rreth 200 € për MWh kundrejt mbi 300–400 € në bursa në 2022). Por më vonë auditimet treguan se kostoja reale e prodhimit nga “Tigrat” mund të arrijë deri 268 € për MWh – 4 herë më e lartë sesa importi në tregun aktual, për shkak të shpenzimeve kolosale të karburantit dhe eficiencës së ulët. Kjo ngriti pikëpyetje mbi leverdishmërinë ekonomike të projektit.
    Mbërritja në Vlorë, vonesat dhe përdorimi aktual
    Dy anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” mbërritën në brigjet e Vlorës në fund të shtatorit 2022, rreth 8 muaj pas nënshkrimit të kontratës emergjente. Fillimisht u deklarua se ato do të viheshin në funksionim brenda fundit të atij viti. Për këtë u ndërtua infrastruktura ndërlidhëse: lidhja me nënstacionin elektrik Babicë dhe instalimet e tubacioneve për furnizim me naftë nga depozitat ekzistuese. Megjithatë, afatet e vënies në punë u shtynë disa herë. Testimet teknike që fillimisht ishin planifikuar të përfundonin në shkurt 2023, u shtynë në maj, pastaj në qershor 2023, dhe sërish nuk u respektuan. Edhe pas një viti të plotë nga mbërritja, në shtator 2023, anijet ende ishin në fazë prove dhe nuk kishin prodhuar asnjë kilovat orë për rrjetin. KESH nuk dha një afat të qartë për fillimin e prodhimit, duke raportuar vetëm se komisionimi pritet të kryhej nga fundi i tetorit deri më 15 nëntor 2023.
    Gjatë gjithë kësaj periudhe, gjeneratorët e “Tigrave” kanë mbetur të fikur, ndërsa buxheti i shtetit filloi të përballojë shpenzimet periferike (p.sh. miliona euro për rezervimin e depozitave të karburantit dhe mirëmbajtjen minimale). Ministrja Balluku deklaroi se pagesa e qirasë ditore (rreth 90 mijë $) do të fillonin vetëm pasi të prodhohet energji dhe se, në fund të kontratës, anijet do t’i kalojnë pronësisë së KESH-it me vlerë simbolike, duke mbetur asete afatgjata të shtetit. Kjo është paraqitur si një mënyrë për të amortizuar koston: me përfundimin e kontratës, Shqipëria do të zotërojë dy termocentralet lundruese, të cilat mund t’i përdorë ose t’i japë me qira diku tjetër në të ardhmen.
    Pas gati dy vitesh në “gjumë”, në fund të vitit 2024 është raportuar se anijet kryen ndezjet e para provë dhe nisën prodhimin në një masë të kufizuar. Sipas të dhënave mediatike, gjatë vitit 2024 “Tigri 1” dhe “Tigri 3” prodhuan rreth 22.6 GWh energji (në total), ndërsa në muajt e parë të 2025 prodhimi i tyre vazhdoi ende me kapacitet nën optimal. Kjo tregon se, megjithëse me vonesë, impiantet lundruese arritën të gjenerojnë një sasi të kufizuar energjie. Gjithsesi, deri në mesin e vitit 2025 kapaciteti i plotë prej 114 MW nuk është shfrytëzuar asnjëherë dhe anijet nuk kanë arritur ende të operojnë rregullisht në shërbim të sistemit energjetik. Ato vijojnë të jenë të ankoruara në Triportin e Vlorës, gati për t’u vënë në punë në rast nevoje emergjente, por jashtë funksionimit të përditshëm.

  • Moti i keq, pezullohet lëvizja e mjeteve lundruese dhe të peshkimit në Vlorë

    Moti i keq, pezullohet lëvizja e mjeteve lundruese dhe të peshkimit në Vlorë

    Moti i keq ka sjellë reshje shiu, pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Në Vlorë është njoftuar ndalimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Moti i keq pezullon aktivitetin detar në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla deri ditën e nesërme

    Moti i keq pezullon aktivitetin detar në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla deri ditën e nesërme

    Për shkak të kushteve atmosferike ditën e sotme, është njoftuar pezullimi i lundrimit të mjeteve të vogla detare dhe ato të peshkimit në Vlorë.
    Ndalimi i daljes në det për mjetet e vogla ka filluar që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm e deri nesër në orën 06:00, deri në përmirësim të kushteve meteorologjike.
    Sakaq, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht aktivitetin e tyre.
    Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 17-18.10.2025:
    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 17-18.10.2025 duke filluar nga ora 09:00 datë 17.10.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra:
    1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 09:00 datë 17.10.2025 deri në datë 18.10.2025 në orën 06:00.
    2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
    3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË, PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.
    4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
    5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 18.10.2025.

  • Kroacia krijon një farmaci lundruese, e para e këtij lloji në Europë

    Kroacia krijon një farmaci lundruese, e para e këtij lloji në Europë

    Kroacia ka krijuar një farmaci inovative lundruese, e para e këtij lloji në të gjithë Europën, e cila ka nisur aktivitetin në arkipelagun e Zarës.Siç raporton Morski, farmacia e parë lundruese në gjithë Kroacinë është vënë zyrtarisht në funksion ditët e fundit në Zarë. Përdorimi i saj shënon fillimin e një faze të re të modernizimit të kujdesit parësor shëndetësor, me theks te përmirësimi i aksesit për banorët e ishujve dhe zonave bregdetare të largëta.Kroacia dhe krijimi i kësaj farmacie lundruese është një shembull i parë dhe unik i një farmacie të lëvizshme në det. Projekti është pjesë e një investimi më të gjerë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor, me vlerë tre milionë euro, i financuar nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndresës (NRRP) dhe buxheti i shtetit. Nisma u ndërmor nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me shtatë qarqe, ku Qarku i Zarës ishte i pari që vendosi në funksion një farmaci lundruese, ndërsa një tjetër pritet të mbërrijë deri në fund të shtatorit.Ceremonia e dorëzimit u ndoq nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Qarkut të Zarës dhe institucionit farmaceutik të qarkut, Ljekarna Zadar, të cilët theksuan rëndësinë e projektit për sigurimin e një kujdesi shëndetësor më të drejtë dhe të barabartë.“Ky projekt tregon konkretisht mënyrën se Fsi po punojmë për një akses më të barabartë në kujdesin farmaceutik. Farmacitë lundruese janë një përgjigje inovative ndaj nevojave të banorëve të ishujve, një kombinim i teknologjisë moderne, qasjes së qëndrueshme dhe kujdesit për komunitetin lokal. Në këtë mënyrë, qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po forcojnë më tej rrjetin e kujdesit parësor dhe po garantojnë qasje të barabartë në ilaçe dhe këshillim profesional, pavarësisht vendbanimit”, – u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, dr. Irena Hrstić.Prefekti i Qarkut të Zarës, Josip Bilaver, theksoi se me mbërritjen e anijeve të tjera, ky qark do të jetë i pari dhe i vetmi në Kroaci, e me shumë gjasa edhe në Europë, me një shërbim të organizuar të shpërndarjes së barnave për ishujt.“Falë këtij projekti, banorët e arkipelagut të Zarës do të kenë akses shumë më të lehtë në barna dhe kujdes shëndetësor. Farmacia lundruese do të jetë në dispozicion të banorëve të ishujve gjatë gjithë kohës, sidomos për ata që jetojnë në ishuj ku nuk ka farmaci”, – deklaroi Bilaver.Vlera e dy anijeve arrin në gati dy milionë euro me TVSH dhe vlera e shtuar është fakti se janë prodhuar dhe pajisur plotësisht në Kroaci. Ato gjenerojnë ndjeshëm më pak emetime të gazrave serrë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e ndërtimit vendas të anijeve.“Jam shumë i lumtur që u bëmë pjesë e këtij projekti, i cili financohet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndresës. Dua të falënderoj qeverinë kroate për mbështetjen dhe gjithashtu të përgëzoj kontraktorin. Jam i kënaqur që fondet e BE-së u përdorën nga një kompani kroate. Ky projekt do të ndihmojë realisht rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë kroate”, – shtoi prefekti.Pas miratimit të rregulloreve për përdorimin nga Ministria e Shëndetësisë, Ljekarna Zadar do të përgatisë një orar të shpërndarjes dhe do të hapë një tender për menaxhimin e anijes. Koncepti i farmacive lëvizëse është zbatuar tashmë në tokë, ku gjashtë automjete të specializuara ofrojnë shërbime farmaceutike në zona pa infrastrukturë të përhershme farmaceutike. Kroacia, duke shkuar një hap më tej me farmacinë lundruese, tregon kujdes të vërtetë për përmirësimin e jetës së banorëve të ishujve.Vëmendje e veçantë u është kushtuar komuniteteve me popullsi kryesisht të moshuar, të cilat kanë lidhje të dobëta transporti me qendrat urbane që ofrojnë më shumë shërbime shëndetësore. Farmacia e re lundruese është përshtatur sipas specifikave të rajonit Adriatik kroat, dhe ardhja e njësisë së dytë do të përmirësojë më tej furnizimin me barna si për banorët e ishujve, ashtu edhe për turistët.Vendosja në funksion e farmacive lundruese do të përmirësojë disponueshmërinë e barnave dhe shërbimeve farmaceutike për banorët e dymbëdhjetë ishujve të banuar të Ft të Zarës – Ist, Molat, Silba, Olib, Premuda, Zverinac, Iž, Rivnj, Sestrunj, Ošljak, Rava dhe Vrgada (1,554 banorë sipas Censit 2021) ku nuk ka farmaci ose depo farmaceutike, si dhe për turistët gjatë sezonit veror.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Tradhëtia e shekullit”, Balliu shpërthen: Yuri Kim, simbol i korrupsionit diplomatik dhe shërbëtore e Ramës

    “Tradhëtia e shekullit”, Balliu shpërthen: Yuri Kim, simbol i korrupsionit diplomatik dhe shërbëtore e Ramës

    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar nga selia blu në lidhje me lajmin e publikuar në media, se ish-ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim, ka pranuar një post ekzekutiv si shpërblim nga një kompani, të cilën e ka ndihmuar të sigurojë një kontratë me qeverinë shqiptare, për sjelljen e TEC-eve lundruese ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, medemek si pjesë e emergjencës energjetike të asaj kohe.
    ‘Tradhëtoi jo vetëm vendin e saj, por edhe interesat e qytetarëve shqiptarë. Ky ishte shpërblimi që mori për luftën ndaj PD dhe Berishës’, u shpreh Balliu.‘Exxon Mobil, falë Yuri Kim ka parkuar në gjirin e Vlorës dy termocentrale lundruese, të cilat nuk punojnë dhe as prodhojnë energji; e kundërta ndotin detin dhe brigjet përreth. Ajo që Yuri Kim quante asokohe ‘memorandum mirëkuptimi’ ishte një ‘pakt korruptimi’ mes saj dhe ‘Bukrës së Korrupsionit’, rekordmenes së ‘kilometrit 24 milion euro’, Belinda Balluku’, theksoi Balliu në fjalën e tij.
    DEKLARATA E DEPUTETIT TË PD, KLEVIS BALLIU
    Ish-Ambasadorja Yuri Kim ka provuar edhe njëherë se, gjatë kohës në detyrë në Shqipëri, ka përfaqësuar interesat vetjake, financiare dhe korruptive dhe jo ato të taksapaguesve amerikanë dhe aleatit strategjik të kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Duke shkelur me të dyja këmbët etikën diplomatike dhe standardet e profesionale ajo ka pranuar një post ekzekutiv si shpërblim nga një kompani, të cilën e ka ndihmuar të sigurojë një kontratë me qeverinë shqiptare.
    Exxon Mobil, falë Yuri Kim ka parkuar në gjirin e Vlorës dy termocentrale lundruese, të cilat nuk punojnë dhe as prodhojnë energji; e kundërta ndotin detin dhe brigjet përreth.
    Ajo që Yuri Kim quante asokohe ‘memorandum mirëkuptimi’ ishte një ‘pakt korruptimi’ mes saj dhe ‘Bukrës së Korrupsionit’, rekordmenes së ‘kilometrit 24 milion euro’, Belinda Balluku.
    Yuri Kim tradhëtoi kështu, jo vetëm vendin e saj, por edhe interesat e qytetarëve shqiptarë, taksat e të cilëve paguan për dy dinosaurë industrialë të ardhur nga Azia.
    Tigri 1 dhe Tigri 3 janë “dhurata” që Yuri Kim i bëri Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ajo siguroi një vend pune pas pensionit dhe, me siguri, një bakshish të majmë.
    Kjo ishte vetëm një nga pagesat që mori nga qeveria Rama për luftën e saj të paprinciptë kundër Partisë Demokratike, liderit të saj Berisha, dhe opozitës në tërësi.
    Shprehja e saj famëkeqe “do të hani bar” drejtuar demokratëve, është sot kujtesa e dëmit jo vetëm financiar, por edhe moral e electoral që diplomatë të tillë i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë Shqipërisë.
    Partia Demokratike thekson partneritetin dhe miqësinë e pacënueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me administratën e Presidentit Trump, dhe shpreh mirënjohjen për Sekretarin Rubio që e pastroi Departamentin e Shtetit nga të korruptuarit si Kim.
    Sot demokratët mund të qeshin me atë që po ha barin e hidhur të turpit.

  • 2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

    2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

    Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike janë përplasur me njëra-tjetrën.
    Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre shtetas të huaj të cilët janë identifikuar si: Charlotte Ann Richards, shtetase australiane; Alit El Haj Sofian, shtetas francez dhe Bionde Catherine, shtetase italiane.
    Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Operacioni i shpëtimit u koordinua nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe Policia Kufitare Sarandë.