Tag: luftën

  • Rama qetëson kritikët: Diella nuk merr vendime, vetëm përpunon të dhënat

    Rama qetëson kritikët: Diella nuk merr vendime, vetëm përpunon të dhënat

    Diella, ministrja virtual me inteligjencë artificiale e qeverisë Rama 4, e përcaktuar ndryshe si shërbyesja e prokurimeve publike me synim luftën ndaj abuzimeve me tenderat, veç vlerësimeve si risi është përballur edhe me kritika dhe pikëpyetje!
    Kryeministri Edi Rama u kthye përgjigje në aktivitetin për 30 vjetorin e Agjencisë së Prokurimit Publike, ku shpjegoi se Diella nuk do të jetë plotësisht e pavarur, por çdo proces që ajo do të kryejë do të jetë i bazuar mbi ligjet ekzistuese të prokurimeve publike në Shqipëri.
    “Diella nuk do veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar. Por, do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar. Sepse, i gjithë procesi i cili do të zhvillohet mes rrugëve digjitale dhe IA, do të jetë sidoqoftë i bazuar në kërkesat e ligjit të prokurimeve sa i përket dokumentacionit përkatës”, u shpreh kreu i Qeverisë.
    Rama shpjegoi se Diella do të ketë për detyrë mbledhjen e të dhënave nga operatorët, e jo vendimin për rezultatin final
    “Dhe në fund fare, për nxjerrjen e një rezultati, do ta marrë përsëri komisioni përkatës, bazuar në të gjitha të dhënat që Diella do të vendosë në tavolinë”, tha Rama.
    Duke mbetur vetëm tek Diella e cilësoi fenomen botëror, që sipas tij u “ndesh kokë më kokë” dhe me Angelia Jolie
    “Fenomen botëror, ka arritur të konkurrojë në një moment Angelina Jolie”.
    Rama tha se përparimi i teknologjisë është një “bekim” për vende si Shqipëria, ndërsa shtoi se Shqipëria tashmë cilësohet si vendi me performancën më të mirë të sistemit të prokurimit publik në rajon.
    “Dua të theksoj që ne po e vazhdojmë reformën sepse duam të shkojmë jo vetëm më larg, por edhe duam të shkojmë aq larg sa na çon bekimi i sotëm i teknologjisë dhe AI”.
    Kryeministri nënvizoi se episodet që evidentojnë raste problematike nuk tregojnë mungesë progresi, por përkundrazi, vullnet të shtetit për të luftuar korrupsionin.
    “Progresi ynë në luftën kundër korrupsionit është i padiskutueshëm”.
    Diella është e para ministre virtual me inteligjencë artificial në botë dhe është prezantuar në prokurimeve publike në vend me qëllim luftën ndaj korrupsionit.

  • Kandidati shkodran për kreun e SPAK, prezanton platformën e tij, Elvin Gokaj tregon 4 shtyllat e vizionit të tij

    Kandidati shkodran për kreun e SPAK, prezanton platformën e tij, Elvin Gokaj tregon 4 shtyllat e vizionit të tij

    Prokurori Elvin Gokaj prezantoi platformën e tij për drejtimin e SPAK.
    “Kam eksperiencë 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë. SPAK duhet të mbetet institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrugëtimi im ka nisur në vitin 1999. Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publikë. Kam hetuar çështje me rrezikshmëri të lartë. Ngritjen e akuzës e kam bazuar vetëm në prova dhe duke kërkuar masa në proporcianalitet me objektin e hetimit. Bashkëpunimi im do bazohet në grup.
    Shtyllat e vizonit tim janë:
    -Në luftën e pandërprerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimi-Në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës dhe shtimin e kapaciteteve njerëzve me ekspertë nga fusha të ndryshme-Në forcimi me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit organizuar dhe korrupsionit.-Forcimin e besimit tek publiku.
    Këto do përbejnë thelbin e qasjes time ndaj drejtimin e SPAK.Do forcoj më tej bashkëpunimin dhe koordinimin me europol, interpol, agjencitë partnere si FBI dhe DEA si dhe do rritet mbështetja për skuadrat e përbashkëta hetimore”, tha ai.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit

    Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit

    Kandidati Adnan Xholi po paraqet para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij për drejtimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjatë fjalës së tij, Xholi vlerësoi rezultatet e arritura nga prokurorët e SPAK dhe theksoi angazhimin e tij për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Ai thkesoi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të SPAK, si dhe të mbrojtjes së prokurorëve nga sulmet e padrejta, duke i përshkruar ata si pjesë të familjes së tij.
    Adnan Xholi: E ndjeva privilegjin të aplikoja për shkak se vlerësoj se nga ana formale plotësoj kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë, me besimin se kam aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. SPAK ndodhet në fazë konsolidimi implementimi i strategjive të institucionit lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Po aq e rëndësishme është dhe mbrojtja dhe integriteti dhe i pavarësisë së institucionit, mbrojta nga sulmet e padrejta që u bëhen magjistratëve dhe prokurorëve. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupë së SPAK, për rezultatet që kanë arritur pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit, krenar që punoj me ata dhe do ti mbështes në çdo situatë pavarësisht votimit të sotëm.
    Ata janë familje ime në sistemin e drejtësisë, më tepër qëndrojmë me ta se me familjen biologjike, ka ardhur koha që të vijohet me hetime në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetime penale dhe pasurore me qëllim sekuestrimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.
    Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.  Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.
     

  • Lavrov: S’kemi plan të sulmojmë Evropën, por do i përgjigjemi nëse vendosen në Ukrainë!

    Lavrov: S’kemi plan të sulmojmë Evropën, por do i përgjigjemi nëse vendosen në Ukrainë!

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e Kremlinit”, foli për kontaktet me Shtetet e Bashkuara mbi një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë gjatë rikthimit të tij, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po përpiqet të pengojë këto përpjekje.
    Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha Lavrov, duke vënë në dukje se “Presidenti Trump është i vetmi udhëheqës perëndimor i cili, menjëherë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë në janar, filloi të kuptonte arsyet që e bënë luftën në Ukrainë të pashmangshme”.
    Bashkimi Evropian po e mashtron veten, duke besuar se mund ta mposhtë Rusinë, vazhdoi Lavrov, duke theksuar se “duke investuar të gjithë kapitalin e tyre politik në luftën me Rusinë, duke përdorur duart dhe trupat e qytetarëve ukrainas, ata, në verbërinë e tyre politike, mashtrojnë veten se mund ta mposhtin disi vendin tonë. Siç theksoi Presidenti Putin, ne nuk kemi ndërmend të shkojmë në luftë me Evropën, nuk kemi mendime të tilla”.

    Megjithatë, Moska do t’i përgjigjet çdo veprimi armiqësor, përfshirë vendosjen e njësive ushtarake evropiane në Ukrainë dhe sekuestrimin e pronës ruse, shtoi ministri rus.
    BE, sipas Lavrov, po e pengon artificialisht procesin e zgjidhjes diplomatike të çështjes, ndërsa Trump gjithashtu i është referuar kësaj.
    “Evropa po përpiqet në çdo mënyrë të nxisë Zelenskyn dhe anëtarët e regjimit të tij të vazhdojnë luftën derisa të vritet ukrainasi i fundit. Kjo ngarkesë ideologjike ndikohet nga arsye ekonomike, pasi ata nuk kanë burime të tjera financimi përveç grabitjes së Rusisë dhe marrjes së rezervave tona të arit dhe valutave të huaja, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe tregtar”, tha ai.

  • Trump: Rusia në një pozicion më të fortë në luftën e Ukrainës

    Trump: Rusia në një pozicion më të fortë në luftën e Ukrainës

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Rusia ka tashmë avantazhin ushtarak në luftën kundër Ukrainës dhe akuzoi liderët evropianë se “flasin shumë pa prodhuar rezultate konkrete”.
    I pyetur nëse Ukraina e ka humbur tashmë luftën, Trump u referua sipërfaqeve të mëdha të territorit që forcat ruse kanë pushtuar.
    “Rusia është në epërsi. Dhe gjithmonë ka qenë. Është shumë më e madhe dhe më e fuqishme. Kam respekt të madh për popullin dhe ushtrinë ukrainase për guximin e tyre, por në një moment madhësia fiton dhe këtu flasim për një madhësi të jashtëzakonshme,” tha Trump.

    Ai nënkuptoi se për shkak të përmasave të ushtrisë ruse, fitorja e Moskës në konflikt është pothuajse e pashmangshme.
    “Ukraina ka humbur territor shumë kohë përpara se unë të vija këtu. Humbën një brez të tërë bregdeti, tokë të mirë bujqësore. Kjo nuk mund të quhet fitore,” shtoi presidenti amerikan.
    Megjithëse Rusia ka shënuar përparime tokësore, lufta ka pasur kosto kolosale ekonomike dhe njerëzore, me më shumë se 1.5 milionë ushtarë të vrarë ose të plagosur nga të dyja palët, sipas vlerësimeve perëndimore.
    Pavarësisht kësaj, pothuajse katër vjet pas nisjes së pushtimit të gjerë, Vladimir Putin ende nuk e kontrollon të gjithë rajonin e Donbasit një konflikt që llogariste ta përfundonte brenda pak ditësh.

  • Britania e Madhe vlerëson Altin Dumanin: Tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar

    Britania e Madhe vlerëson Altin Dumanin: Tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar

    Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë në Londër bashkë me drejtuesin e ri të BKH, Joni Keta, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar.
    Gjatë takimit u theksua roli kyç i guximit dhe integritetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Detajet e takimit i përcolli ambasada britanike përmes një postimi në rrjetet sociale. Biggar i ka dhënë një lavdërim Dumanit “për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë”.

    “Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), z. Graeme Biggar ka pritur këtë javë drejtuesin e Prokurorisë Specialiste Shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta). Z. Biggar i ka dhënë një lavdërim Z. Dumani për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë“, thuhet në postimin e ambasadës britanike./vizionplus.tv

  • Londër/ Britania e Madhe vlerëson Altin Dumanin, kreu i NCA: Drejtuesi i SPAK tregoi guxim

    Londër/ Britania e Madhe vlerëson Altin Dumanin, kreu i NCA: Drejtuesi i SPAK tregoi guxim

    Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë në Londër bashkë me drejtuesin e ri të BKH, Joni Keta, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar.

    Gjatë takimit u theksua roli kyç i guximit dhe integritetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Detajet e takimit i përcolli ambasada britanike përmes një postimi në rrjetet sociale. Biggar i ka dhënë një lavdërim Dumanit “për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë”.
    Postimi i ambasadës britanikeDrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), z. Graeme Biggar ka pritur këtë javë drejtuesin e Prokurorisë Specialiste Shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta). Z. Biggar i ka dhënë një lavdërim Z. Dumani për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë.

    gijotina.com/ 

  • “Drejtuesi i SPAK tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar!”- NCA në Britaninë e Madhe vlerëson Dumanin

    “Drejtuesi i SPAK tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar!”- NCA në Britaninë e Madhe vlerëson Dumanin

    Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë në Londër bashkë me drejtuesin e ri të BKH, Joni Keta, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar.
    Gjatë takimit u theksua roli kyç i guximit dhe integritetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Detajet e takimit i përcolli ambasada britanike përmes një postimi në rrjetet sociale. Biggar i ka dhënë një lavdërim Dumanit “për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë”.
    Postimi i ambasadës britanike
    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), z. Graeme Biggar ka pritur këtë javë drejtuesin e Prokurorisë Specialiste Shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta). Z. Biggar i ka dhënë një lavdërim Z. Dumani për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë.
     

  • “Ukraina është më e korruptuar se Rusia”, djali i Trump: Zelensky po zgjat luftën për të shmangur humbjen në zgjedhje

    “Ukraina është më e korruptuar se Rusia”, djali i Trump: Zelensky po zgjat luftën për të shmangur humbjen në zgjedhje

    Donald Trump mund të tërhiqet nga përpjekjet për të ndaluar luftën në Ukrainë, sipas deklaratave që djali i tij i madh dha në një konferencë mbi Lindjen e Mesme.

    Donald Trump Jr., megjithëse nuk mban asnjë rol zyrtar në administratën e babait të tij, mbetet një figurë qendrore në lëvizjen MAGA (Make America Great Again) dhe komentet e tij pasqyrojnë kundërshtimin e disa anëtarëve të ekipit Trump ndaj qeverisë ukrainase.
    Trump Jr. sulmoi politikën ukrainase, duke thënë se ukrainasit e pasur “të korruptuar” e kishin braktisur vendin dhe e kishin lënë “klasën fshatare” të luftonte. Ai gjithashtu akuzoi Volodymyr Zelenskyn për vazhdimin e luftës për të shmangur humbjen në zgjedhjet e ardhshme, duke argumentuar se njohja e tij e vazhdueshme nga e majta e bën atë pothuajse një “zot”, ndërsa vendi i tij është “shumë më i korruptuar se Rusia”.
    Ai gjithashtu kritikoi shefen e politikës së jashtme të BE-së Kaia Kallas për sanksionet kundër Rusisë, të cilat ai tha se kishin rritur çmimet e naftës dhe i kishin lejuar Rusisë të financonte luftën. “Strategjia europiane është të presë që Rusia të falimentojë, ky nuk është një plan”, tha ai.
    Duke iu referuar fushatës zgjedhore të vitit 2022, Trump Jr. pohoi se vetëm tre persona e konsideronin luftën në Ukrainë një çështje të madhe. Ai këmbënguli se fluksi i drogës nga Venezuela është një “problem më i menjëhershëm dhe i rrezikshëm” për Shtetet e Bashkuara sesa lufta në Ukrainë apo Rusi.
    Ai gjithashtu pohoi se këtë verë në Monako vuri re se 50% e makinave luksoze, si Bugatti dhe Ferrari, kishin targa ukrainase. “A mendoni se këto makina u fituan në Ukrainë?” pyeti ai.
    Kur u pyet nëse ishte e mundur që babai i tij, i cili kandidoi për president duke pretenduar se mund të sillte paqe në Ukrainë, thjesht të tërhiqej nga zgjidhja e luftës, Trump Jr. tha po, duke shtuar se babai i tij është një nga njerëzit më të paparashikueshëm në politikë.
    Ai theksoi se SHBA-të nuk do të ishin më “idioti me bllok çeku” kur bëhej fjalë për ndihmën financiare për Ukrainën.

    Top Channel