Tag: lotët

  • Pse e qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin

    Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët.

    Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.

    Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes.

    Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

    Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia.

    Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.

    Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.

    Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

    E qara largon stresin

    Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë.

    Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.

    Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.

    Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.

    Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

    Lotët shuajnë dhimbjen

    Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.

    Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.

    E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.

    Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.

    E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.

    E qara përmirëson humorin

    Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.

    Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.

    Çështjet psikosomatike

    Sipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.

    Truri është si një thikë me dy presa.

    Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.

    Njerëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.

    Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.

    Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

    E qara përmirëson shikimin

    Lotët lubrifikojnë membranat e syve.

    Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.

    Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:

    Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë

    Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve

    Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.

    Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.

    E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.

    Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore.

  • Kur foli Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit myslimanë e krishterë s’mundën t’i ndalnin lotët

    Kur foli Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit myslimanë e krishterë s’mundën t’i ndalnin lotët

    Gjergj Fishta

    Kongresi i Manastirit, nuk është i rëndësishëm vetëm për alfabetin dhe gjuhën. Kongresi është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare. Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturoe, sepse, procesi politik i rilindësve, përmes gjuhës po e krijonte kombin.

    Duhet t’i kujtojmë disa momente apo detaje të rëndësishme të Kongresit kur të gjithë intelektualët shqiptarë, sikur edhe populli, e kishin gjithnjë e më të qartë se Perandoria Otomane do të përfundonte dhe se tokat shqiptare po rrezikoheshin nga fqinjët.

    Më poshtë, një tekst që shpjegon situatën në sallë, gjatë dhe pas përfundimit të fjalimit të Gjergj Fishtës:

    “Fjalët e At Gjergj Fishtës patën ndikim të fuqishëm dhe lanë përshtypje të thellë në shumë njerëz. Pasi që ai përmendi shkurtimisht një punë të madhe që kishte bërë klubi “Bashkimi” i Shkodrës, të cilin ai e përfaqësonte, fjalimin e përfundoi me këto fjalë:

    “Nuk kam ardhë këtu ta mbrojë ndonjë alfabet të veçantë, por kam ardhë që të bashkohem me ju dhe ta pranoj alfabetin të cilin do ta zgjedhë Kongresi e që do të jetë më i dobishmi për ta zgjuar popullin”.

    Ai gjithashtu, tha: “Armiqtë që e rrethojnë Shqipërinë janë të shumtë dhe të gjithë provojnë të na i marrin tokat, por nëse ne nuk mundemi ta mbrojmë atdheun tonë me fuqinë tonë morale, do ta mbrojmë me armë dhe nuk do t’i lejojmë armiqtë e Shqipërisë që ta marrin asnjë pëllëmbë të territorit tonë.”

    Duke iu referuar këtyre fjalëve, Gjergj Qiriazi, njëri nga pjesëmarrësit e Kongresit, shkroi: “Nuk mund t’i përshkruaj lehtë këshillat e vlefshme që na i dha Fishta. Ishin aq të rëndësishme sa që të krishterët dhe myslimanët nuk mundën t’i ndalnin lotët. Kur At’ Gjergj Fishta e përfundoi fjalimin dhe kur po zbriste nga podiumi, hoxhë Hafiz Ibrahim efendiu, i cili e përfaqësonte klubin e shqiptarëve të Shkupit, i doli shpejt përpara, e përqafoi dhe e puthi, duke i rrjedhur lotët nëpër faqe. Kjo skenë që ndodhi në prezencë të diku rreth 300 deri në 400 njerëz, nga të cilët dy të tretat ishin myslimanë, la përshtypje jashtëzakonisht të thellë te të gjithë ne.”

    * Shkëputur nga “National Education During Albanian Reneaissance”, me autor Hysni Myzyri

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Oscar Wilde, fundi i hidhur i shkrimtarit “provokues”

  • Dosja Balluku/ SPAK verifikon edhe tenderët për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, priten të tjerë të pandehur

    Dosja Balluku/ SPAK verifikon edhe tenderët për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, priten të tjerë të pandehur

    SPAK po verifikon të gjitha procedurat tenderuese për 7 lotet e Unazës së Madhe, jo vetëm lotin 4 për të cilin tashmë është vënë nën hetim Belinda Balluku dhe vartësi i saj, Evis Berberi. Mes tyre kishte komunikime për të gjitha lotet në disa vite, 2021-2023 të ende pahapura.
    Te Unaza e Madhe, janë në verifikim të shtata lotet, ka komunikime, procedura e ndjekur për tenderat është e ngjashme, me ndërhyrje dhe mbikëqyrje, paracaktim.
    Unaza e Madhe e Tiranës, 28.7 kilometra, rreth 450 milion euro. Të gjitha lotet janë fituar me shumë afër fondit limit dhe në shumicën e rasteve janë skualifiuar firmat e tjera garuese.
     Priten të tjerë të pandehur për dosjen Balluku.
    Përveç Unazës së Madhe, po verifikohen dhe vazhdon hetimi edhe për shumë procedura të tjera hetimore, ndërsa priten të tjerë të pandehur.

  • Lotët e Brojës shkojnë deri në Angli, “The Sun” shkruan për situatën e vështirë emocionale të yllit kuqezi

    Lotët e Brojës shkojnë deri në Angli, “The Sun” shkruan për situatën e vështirë emocionale të yllit kuqezi

    Armando Broja po kalon një moment të vështirë psikologjik. Sulmuesi shqiptar nuk po shprehet dot në fushën e lojës dhe po kalon një ngërc si në klub ashtu edhe në Kombëtare. Në ndeshjen e fundit kundër Andorrës, Broja ishte i trishtuar.
    Kur të gjithë shkuan që të festonin, ai ishte në stol i mërzitur dhe në lot. I pakënaqur me veten dhe ndoshta edhe për faktin që është në një rol, ku nuk mund të jap më të mirën e tij. E gjitha kjo situatë ka marrë edhe vëmendjen e prestigjozes “The Sun” e cila ka shkruar për momentin e vështirë të futbollistit tonë duke treguar se ishte Elseid Hysaj që e mori me forcë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Ermal Mamaqi: Është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit

    Ermal Mamaqi: Është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit

    Aktori Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, ku zhvilloi një bisedë plot humor, reflektim dhe sinqeritet rreth karrierës, jetës personale dhe rrugëtimit drejt suksesit. Në një intervistë pa filtra, aktori Ermal Mamaqi foli për ndryshimet që ka përjetuar gjatë viteve, duke prekur edhe temën e pasurisë dhe suksesit në jetën e tij.
    Gjatë bisedës, Ronaldo Sharka solli në vëmendje një shprehje të njohur nga rrjetet sociale:
    “Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër,”-duke i kujtuar aktorit daljet e tij të para në spektaklin “Portokalli”, kur sipas moderatorit, “nuk shiheshe me sy”.
    Mamaqi e pranoi me sportivitet dhe të qeshura, duke thënë:
    “E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin.”
    Sharka vijoi me humor:
    “Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që në atë kohë. Tani je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur.”- tha ai.
    Në përgjigje, Ermal Mamaqi e pranoi me një batutë që menjëherë u bë virale në rrjetet sociale:
    “Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.”

  • FOTOLAJM- Emocion dhe trishtim për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, bashkëshortja e tij, Xhoana nuk mban dot lotët

    FOTOLAJM- Emocion dhe trishtim për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, bashkëshortja e tij, Xhoana nuk mban dot lotët

    Momente të dhimbshme janë regjistruar gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, ku bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, nuk mundi të fshehë emocionet dhe lotët për humbjen e të shoqit. 
    Pamjet tregojnë dhimbjen e familjes dhe afërsinë e madhe me figurën e Nanos, një nga liderët më të njohur të politikës shqiptare. 
    Në krah të Xhoana Nanos qëndron djali i Fatos Nanos. 
    Ndërkohë të shumtë kanë qenë qytetarët, të cilët kanë bërë homazhe në nder të figurës së ish kryeministrit dhe ish kreut të PS.
     

  • Studimi britanik: Lotët mund të ndihmojnë në zbulimin e tumoreve të trurit

    Studimi britanik: Lotët mund të ndihmojnë në zbulimin e tumoreve të trurit

    Lotët, tradicionalisht të shoqëruar me emocionet, së shpejti mund të bëhen një mjet i vlefshëm në duart e mjekëve.

    Shkencëtarët besojnë se ato përmbajnë të dhëna për atë që po ndodh thellë brenda trurit dhe një ditë mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të tumoreve.

    Në Universitetin e Mançesterit, Profesor Petra Hamerlik po drejton një studim të ri që shqyrton këtë hipotezë.

    Gjetjet fillestare sugjerojnë se ndryshimet në përbërjen e lotëve mund të ofrojnë një “dritare” në tru, duke i ndihmuar mjekët të identifikojnë një sëmundje që shpesh diagnostikohet vonë dhe me vështirësi.

    Siç shpjegon ajo, tumoret e trurit shpesh zbulohen vonë sepse simptomat e tyre janë të paqarta, një dhimbje koke ose një krizë mund të jetë shenja e parë. Vonesat në diagnozë mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së pacientëve.

    Pse lotët mund të jenë përgjigjja?

    Lotët nuk shprehin vetëm emocione: ato u sigurojnë syve oksigjen dhe lëndë ushqyese, largojnë produktet e mbeturinave dhe mbrojnë nga infeksionet. Ato prodhohen nga plazma që filtrohet përmes gjëndrave të kontrolluara nga truri, gjë që u jep atyre informacion të pasur biologjik.

  • E shoqëruar nga J.D Vance dhe gruaja e tij, bashkëshortja e Charlie Kirk nuk i mban dot lotët teksa zbret nga avioni i zv.presidentit

    E shoqëruar nga J.D Vance dhe gruaja e tij, bashkëshortja e Charlie Kirk nuk i mban dot lotët teksa zbret nga avioni i zv.presidentit

    E veja e Charlie Kirk u pa për herë të parë që nga vrasja e burrit të saj në një aktivitet në Utah të mërkurën.

    Erika Franzweg u fotografua duke zbritur nga Air Force Two me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe gruan e tij, Usha.
    Në pamjet e publikuara, gruaja e Kirk u pa duke mbajtur dorën e Usha Vance ndërsa zbrisnin shkallët e aeroplanit.
    Air Force Two, avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-së, u përdor për të transportuar trupin e aktivistit përsëri në shtetin e tij të Arizonës.
    Vance dhe gruaja e tij shoqëruan trupin dhe Erikën në kthim, ndërsa kjo e fundit, pasi hipi në një makinë, përshëndeti, pa mundur të mbante lotët mbështetësit e Kirk, të cilët valëvitnin flamuj amerikanë në pritjen e autokolonës jashtë Hansen Mortuary Chapel në Phoenix.
    Më parë, një video që qarkulloi në mediat sociale kapi Vance duke ndihmuar në ngarkimin e arkivolit në aeroplan në Utah.
    Zëvendëspresidenti amerikan, i cili e përshkroi Charlie Kirk si një “mik të vërtetë”, anuloi pjesëmarrjen e tij në ngjarjet për sulmet e 11 shtatorit 2001 për të shkuar të takonte familjen e viktimës në Utah.
    Ndërkohë, Donald Trump njoftoi dhënien e Medaljes së Lirisë për Kirk, duke bërë thirrje për një “përgjigje” ndaj krimit, por pa “dhunë”.
    “Kirk luftoi për ndalimin e dhunës. Kjo është mënyra se si do të doja që bota të reagonte”, tha dje kreu i shtetit amerikan.
    Flamuri i të rinjve Trumpistë, tani një “martir” për të djathtën amerikane dhe të djathtën ekstreme, Charlie Kirk u vra të mërkurën e kaluar kur u godit nga një plumb në qafë ndërsa merrte pjesë në një ngjarje dialogu publik në një kampus universitar në Utah, në SHBA-në perëndimore.

    Top Channel

  • Visar Zhiti: Biri im… ajo m’i puthi lotët, që nuk i fsheha dot…

    Visar Zhiti: Biri im… ajo m’i puthi lotët, që nuk i fsheha dot…

    Nga Visar Zhiti

    Bir, i vogli im, i bukuri, degë e gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë përherë…E di ç’do të bëhem kur të rritem?… Bëhu ç’të duash, biri im, por i dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je!Ç’të të them, unë do mundohem të hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha.Bëj vetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të tëshkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhejeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshtajanë e njëjta gjë.

    Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat… Dhe vizatoje ëndrrën tënde.Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim sidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe emrin.

    Deti, bir.Më josh, është siç ka qenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e përjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtu qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe sollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinte ende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që të ta blinte.Shpejt lekët, ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,me gojën të çarë e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhenë det. E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi lotët, që nuk i fsheha dot.Fati i atij peshku… i ngjashëm me… mbase … e jo vetëm…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FREDERIK NDOCI: TUE KJA SYTË MË RRINË… M’KA LODHË DASHNIA (TEKSTI DHE KËNGA)