Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: loredanës
-

Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit…
-

Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e saj
Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht në mbrojtje të Loredana Bratit, pas disa komenteve që duket se kanë keqinterpretuar sjelljen e saj. Në një Instastory, Xheneta shkruan se është “e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana, një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ”.
Ajo shton se Loredana “gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj” dhe se është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër.
“Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë”, përfundon Xheneta, duke dërguar një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përhapin negativitet.
Screenshot
David Dano, një emër që u bë i njohur për mënyrën me forcë që u fut javë më parë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Vlorës, shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe. Reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh në videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.
”Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto.
Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet”,-ka treguar Loredana. Sakaq Loredana ka publikuar një sërë mesazhet edhe në Instagram. -

Don Xhoni s’i ndahet Loredanës – rrjeti “zien” nga dyshimet për një romancë
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”
Pas intervistës së fundit të Jozefin Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku ish-banori i Big Brother VIP Albania foli për eksperiencën në shtëpi dhe komentoi për marrëdhënien e tij me Loredanën, nuk ka munguar një reagim nga ana e saj.
Vetëm pak pas publikimit të intervistës, Loredana ka bërë një postim në Instagram, ku shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”, një përgjigje që shumë e kanë interpretuar si thumb ironik ndaj deklaratave të Jozit.
Në intervistë, Jozi ishte shprehur se “Loredana ka marrë një drejtim jo të mirë” dhe se “po frekuenton njerëz të papërshtatshëm”, duke lënë të kuptohet për një lidhje të mundshme të saj me reperin Don Xhoni.The post Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe” appeared first on iconstyle.al.
-

FOTO/ Jozi i jep ‘g*ditjen’ dhe Loredanës? Ish-banori prezanton partneren e tij të re
Para dy ditësh, ishte hakuar Instagrami me mijëra ndjekës i Jozefin Markut, ndërsa ditën e sotme është rikthyer përsëri në rrjetet sociale me të njëjtën llogari Instagrami.
Ndryshimi kësaj radhe është se Jozi ka vendosur ta bëjë llogarinë në Instagram private, duke ngjallur shumë kureshtje nga publiku se për çfarë arsye mund ta ketë shtyer drejt këtij veprimi.
Ndoshta kërkesa e produksionit, presioni nga publiku, apo ndonjë këshillë nga psikologët për të qëndruar sa më indiferent për ngjarjet e fundit.
Kjo nuk është e gjitha, pasi Jozi ka postuar edhe një foto ku shihet një vajzë misterioze, e shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe, duke ngjallur shumë dyshime, ku mund të merret edhe si një mesazh për Loredanën, e cila ka lënë të nënkuptohet se mund të ketë një ri-bashkim me të. -

Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
Showbiz E Hënë, 7 Prill 2025 17:14
Dita e sotme ka nisur me debat mes Loredanës dhe Jozit, teksa ky i fundit e ka kritikuar banoren për sjelljen e saj.
Madje në një moment gjatë diskutimit të tyre, Jozi e ka quajtur të dashurën e tij ‘zar i Gerta G ixharit’.“O zar i keq, zar i Gerta Gixharit, le nam le. Nuk ke respekt për vete”, i tha banori Loredanës.
Pjesë nga debati:
Jozi: A ti je rob kot moj zemër
Loredana: Hajde po të duash. Rob kot je vetë, më merr të keqen
Jozi: Po si çohesh ashtu mo shpirt, unë dola duke të të pritur këtu, ti ikën ku është ulur Rozana.
Loredana: Më fal që i mora Rozanës karrigen, a duhet të të marr leje ty
Jozi: O zar i keq, zar i Gerta Gixharit, le nam le
Loredana: Unë zar?
Jozi: Nuk ke respekt për vete. Zar je, shkove atje si ngele. Shko, mos rri me mua. Dua të rrish përballë me mua, jo larg
Loredana: Përballë do rrija
Jozi: Shko tani rri te divanet
Loredana: Rri ku të dua
Jozi: Mos më rri këtu të lutem. Zot i madh si doli zar i vogël. -

“Kalonte më shumë kohë me djemtë…”/ Kriset marrëdhënia mes Loredanës dhe Danjës, banorja: Ka përdorur fjalë ofenduese
Me afrimin e fundit të garës në Big Brother VIP Albania 4, raporti i Danjës dhe Loredanës ka pasur krisje, që ka çuar në debate të shumta mes banoreve.
Gjatë spektaklit të së shtunës, të dyja banoret kanë akuzuar njëra-tjetrën për prishjen e shoqërisë mes tyre.
Loredana: Raporti me Danjën ka filluar shumë mirë dhe ishte krijuar një afrimitet goxha i rëndësishëm. Ndërkohë që ne ndanim krevatin bashkë, gjatë ditës e shikoja që Danja kalonte më shumë me djemtë se sa me mua. Sjelljen e saj shumë herë e kam neglizhuar por më vonë kuptova se ajo rrinte me djemtë e shtëpisë për të përmbushur egon. Gjatë gjithë kohës është munduar të thojë: Loredana është xheloze. Sulmet kanë ardhur gjithmonë nga ana e saj.
Danja: Marrëdhënien me Loredanën e kam pasur në syrin tim të shëndetshme. I kam thënë në sy atë që unë mendoj. Loredanën këto ditë e kam dëgjuar të më thojë fjalë ofenduese si: je shumë fallso, shumë e ulët, por ajo që më bënë më shumë përshtypje është se më thotë se kërkoj marrëdhënie sipërfaqësore.
-

“Fizikun nuk kam ç’ti komentoj”, Mami i Loredanës flet për Jozin: Na pëlqen
Mamaja e Loredanës, Shpëtime Brati, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për takimin e saj me të bijën dhe Jozin. Ajo u shpreh është ndjerë e entuziazmuar kur ka takuar të bijën pasi kishte 7 muaj pa e takuar.
Ndërkohë e pyetur në lidhje me Jozin, Brata tregoi dhe cilësitë e tij që i pëlqejnë.
“Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë”, tha ajo.
Pjesë nga intervista:
-Jozi ka thënë ‘vdeksha unë për vjehrrën time’ si u ndjetë ju përballë kësaj?
-Ishte një batutë shumë e bukur, më pëlqeu.
Na e përshkruan dot, e dimë që kishe kohë pa takuar vajzën, dhe kur i takove të dy në shtëpinë e “Big Brother VIP” si ishte për ty kjo përvojë e të hyrit aty, të qenit pjesë e spektaklit?
-Një eksperiencë shumë e bukur dhe emocionuese. U entuziazmova shumë se kisha 7 muaj pa parë Loredanën. E pritja jashtë te porta kur dëgjoja dhe zërin e saj se isha shumë afër, më emocionoi jashtë mase.
Të kishte marrë malli?
-Po shumë
A pe diçka ndryshe tek ajo?-Po. Fytyra e saj më tregonte se ishte e gëzuar, e kënaqur me eksperiencën e saj. Sytë nuk gënjejnë.
Duket shumë e lumtur edhe pranë Jozit, apo jo?
Mendoj se po.
Loredana po bën më shumë se 90 ditë aty, ku ka patur të qeshura dhe lot, si e keni ndjekur ju këtë rrugëtim të saj në aventurën e Big Brother si familje?
Sa herë Loredana ka qarë kemi qarë dhe ne. Sa herë ka qenë e trishtuar Loredana, kemi qenë dhe ne të trishtuar. Megjithatë këto janë eksperienca që të forcojnë.
Ishte një moment në fund të takimit ku Lori tha ‘do takohemi në Itali’ dhe Jozi kërkon që të vijë bashkë me të. Ju jeni gati që t’a prisni dhëndrin e ri në shtëpi?
Në shtëpi jo akoma
Për vizitë po themi ne
Për një kafe po. Dhe në shtëpi një kafe s’ka problem, ne mirëpresim të huajt jo më shqiptarët.
A të pëlqen Jozi si djalë për Loredanën?
Kohët e fundit po më pëlqen se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, respektin ndaj Loredanës, ndaj banorëve të tjerë.
Na thuaj tre gjëra që të pëlqejnë te Jozi?
Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë. -

“Në Itali përjetova racizëm, babai filloi të luante me…”/ Rrëfimi i prekës i Loredanës, banorja surprizohet nga mamaja e saj
Një rrëfim që nisi me humor, por prekës ishte ai i Loredanës brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Banorja tregoi momentet e saj të vështira në jetë, nga racizmi në shkollë, te babai i saj që filloi të luante me lojëra fati dhe ‘Jo’-ja që i dha atij për Jozin.
“Në Itali isha shqiptarja dhe në Shqipëri isha italiania. Në fillore filloi racizmi. Isha e vetmja shqiptare në atë shkollë. Unë kisha problem me të folurën dhe më bënin shaka, por këto shaka bëheshin të tepruara. Babi filloi mos të rrinte fare në shtëpi. Filloi të luante lojëra fati, që për ne ishte fat i zi. Unë isha vetëm 12 vjeçe. Riku rrite gjithmonë në dhomë, mami qante. Janë disa skena që nuk kam për t’i harruar. Kisha mamin në depresion. Nuk ishte më prezentë si më përpara, të kishte atë përkujdesjen… Mami filloi që të largohej nga njerëzit. Të rrinte në krevat, mos të fliste. Fillova unë të bëhesha shtylla e shtëpisë. Kur gjithçka mbaroi, ne të katërt u bëmë ‘Katër Fantastikët’. Ata kanë sakrifikuar çdo gjë për të na rritur ne. Gabimi im i fundit nuk po më lë rehat. Fakti që i thashë jo babit për Jozin, edhe po të ktheja kohën mbrapa do të bëja të njëjtën gjë. Por a ja vlejti? E gjithë eksperienca e jetës time më bëjnë që të jem Loredana Brati dhe kësaj jete do i marr më të mirën. Do i tregoj atyre dy prindërve që unë mund t’ia dal. Unë kësaj jete ose do i marr më të mirën ose s’ka”, thuhej në rrëfimin e Loredanës.
Pas rrëfimit, ajo pati një bisedë me Ledion Liçon, ndërkohë që ndodhej në Dhomën e Rrëfimit, duke thënë se kërkon që t’i tregojë prindërve se sa e fortë është.
“Buzëqeshja ime e ka burimin te eksperiencat. Nuk ia vlen të dëshpërohesh. Jeta vazhdon dhe ne duhet të ecim para. Nuk mund të kërkosh fuqi te askush tjetër përveç se te vetja jote. Unë këtë gjë kam pasur brenda gjithë kohës. Dhe dua t’i tregoj mamit dhe babit që jam e fortë dhe mund t’ia dal.
E harroj ndonjëherë se sa e fortë jam. Por kam dëshirën që të jem modeste me këmbë në tokë. Kështu jam mësuar”, u shpreh banorja.
Pas kësaj, ajo u takua me mamanë e saj në Dhomën e Surprizave, me banorët e tjerë që nuk i mbajtën dot lotët.
Kur u pyet për Jozin, mamaja e Loredanës tha: “Ka ndryshim, sepse Jozi qëkur është futur herën e dytë në shtëpi dhe e ka respektuar më shumë Loredanën. Fjalët që i tha babai i Loredanës, ai po i respekton”.
Pas Loredanës, ajo takoi edhe Jozin, ku shkëmbyen dhe një përqafim.
-

“Vdeksha unë për vjehrrën!” Reagimi epik i Jozit kur takon nënën e Loredanës: Më e mirë nëna se e bija…
Pas rrëfimit prekës të Loredanës mbrëmë, produksioni i rezervoi asaj një surprizë të veçantë – takimin me nënën e saj.
Gjatë bisedës, nëna e Loredanës përmendi Jozin, duke vënë në dukje se ai ka ndryshuar për mirë pas rikthimit dhe se po respekton këshillat e babait të Loredanës.Kur takimi ndodhi, Jozi pati një reagim epik, duke thënë me humor: “O vdeksha unë për vjehrrën!” – një batutë që bëri të qeshnin të gjithë banorët dhe të pranishmit në studio.
Foto: Screenshot/YouTube
Ledioni e ngacmoi Jozin, duke i kujtuar zakonin e tij për të pritur vjehrrin ose vjehrrën me këngë dhe e pyeti çfarë do t’i këndonte kësaj here.
Jozi, duke qeshur, nisi këngën: “Kam dyqanin ke Selvia, më e mirë e ëma se e bija”, duke shkaktuar të qeshura të mëdha në sallë.Foto: Screenshot/YouTube
Më pas, Ledioni e pyeti nënën e Loredanës nëse dëshironte ta takonte Jozin, dhe ajo pranoi.
Kur hyn brenda, Jozi e përqafon me respekt dhe e pyet për familjen. Më pas, ai e pyet se si i duken ai dhe Loredana së bashku.
Foto: Screenshot/YouTube
Nëna e saj u përgjigj: “Shkëlqyer!” dhe shtoi se, që nga hyrja e tij e dytë, ai është sjellë shumë mirë me Loredanën.
Jozi e falënderoi dhe ata u përshëndetën me buzëqeshje, duke lënë pas një moment të paharrueshëm për të gjithë.