Tag: lionel

  • Laporta: T’i vendosim stadiumit tonë emrin e Messit? Ja pse është e papërshtatshme tani për tani

    Laporta: T’i vendosim stadiumit tonë emrin e Messit? Ja pse është e papërshtatshme tani për tani

    5 Dhjetor 2025

    12:28

    Alfred Lleshi

    Diskutimet për një rikthim simbolik të Lionel Messit te Barcelona vazhdojnë. Vizita e fundit e yllit argjentinas në stadiumin e tij të vjetër i emocionoi thellë tifozët. Për të nderuar legjendën e klubit, presidenti Joan Laporta konfirmoi se Barcelona planifikon të ngrejë një statujë për Messin.
    Gjatë forumit “Barça ndër histori dhe e ardhmja”, Laporta zbuloi se bordi i klubit kishte konsideruar edhe mundësinë e riemërtimit të “Camp Nou”, duke e quajtur stadiumi “Lionel Messi”. Ai tha: “Për Leo Messin kemi në plan, kur të jetë momenti i duhur, t’i bëjmë nderimin më të madh dhe t’i ngremë një statujë. Ky nderim do të ishte më i jashtëzakonshmi në një stadium me 105.000 tifozë”.
    Laporta shtoi se Messi është ndoshta lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe padyshim i Barcelonës, por nuk dëshiron të nxisë polemika. “Ai ka kontratë me një klub tjetër. Diskutuam ta titullojmë stadiumin në nder të tij, por vendosëm se ishte e papërshtatshme, pasi zakonisht bëhet për ata që nuk janë më mes nesh”, – përfundoi Laporta.

  • Statuja e Lionel Messit vandalohet brutalisht në Argjentinë: Autoritetet nisin hetimet

    Statuja e Lionel Messit vandalohet brutalisht në Argjentinë: Autoritetet nisin hetimet

    Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur Argjentinën dhe botën e futbollit, pasi statuja e Lionel Messit në Buenos Aires u gjet e dëmtuar rëndë në orët e para të së dielës. Monumenti, i vendosur në zonën qendrore të Mar del Plata-s pranë lokalit “El Nuevo Mundial”, ishte prerë brutalisht në pjesën e këmbëve, duke e ndarë figurën në dy pjesë dhe duke lënë bustin të rrëzuar mbi bazament.

    Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh tek tifozët dhe komuniteti sportiv, të cilët e kanë cilësuar aktin si të turpshëm dhe të pajustifikueshëm. Sipas informacioneve paraprake, vandalizmi ka ndodhur gjatë natës, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë verifikimet për të zbuluar se kush fshihet pas këtij sulmi të qëllimshëm. Ende nuk ka një pistë të qartë hetimore, por incidenti ka rindezur debatet mbi sigurinë e monumenteve publike që nderojnë ikonat e futbollit argjentinas.
    Ky nuk është rasti i parë i një akti të tillë. Vetëm pak javë më herët, një mural kushtuar portierit Emiliano “Dibu” Martínez në Morón u dëmtua nga persona të panjohur, duke ngritur shqetësime se sulmet ndaj figurave të futbollit mund të po shndërrohen në një trend të rrezikshëm.
    Komuniteti lokal dhe autoritetet kërkojnë tashmë masa më të forta mbrojtëse, duke konsideruar instalimin e kamerave shtesë dhe patrulla të dedikuara në zonat ku ndodhen vepra të tilla. Ndërkohë, puna për restaurimin e statujës së Messit pritet të nisë së shpejti, teksa adhuruesit e tij e dënojnë ashpër këtë akt që prek një figurë simbol të Argjentinës.

  • Lionel Messi ngre trofeun e 47-të të karrierës, vendos edhe një rekord historik në futboll (Video)

    Lionel Messi ngre trofeun e 47-të të karrierës, vendos edhe një rekord historik në futboll (Video)

    “Pulga” dhe skuadra e tij e shndërruan finalen e Konferencës Lindore të Kampionatit të SHBA -së në një… festë.
    Inter Miami mposhti New York Cityn me rezultatin 5-1 dhe u kualifikua për në finalen e madhe të MLS-së, ku do të përballet me Vancouver-in e Thomas Muler në orët e para të së dielës së ardhshme.
    Lionel Messi fitoi titullin e 47-të të karrierës së tij të jashtëzakonshme, duke arritur njëkohësisht një arritje historike .
    “Ylli” argjentinas me asistin që i dha Silvetti-t në minutën e 67- të arriti në 405 dhe u bë futbollisti me më shumë pasime “përfundimtare” në historinë e sportit , duke tejkaluar gjigantin Ferenc Puskas (shih 404) .
    Tadeo Allende ishte mbresëlënës, duke shënuar një tregolësh (14′, 23′, 89′), ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Silvetti (67′) dhe Segovia (83′).

     

  • Antonela, gruaja e Lionel Messit shet rrobat e saj “firmato” për bamirësi

    Antonela, gruaja e Lionel Messit shet rrobat e saj “firmato” për bamirësi

    15 Nëntor 2025

    11:26

    Alfred Lleshi

    Antonela Roccuzzo, gruaja e Lionel Messit, vendosi të shesë ‘online’ garderobën e saj për të mbështetur një projekt bamirësie. Ajo ka bashkëpunuar me platformën e modës së luksit ‘Vestiaire Collective’, duke nxjerrë në shitje rreth 150 veshje dhe aksesorë nga koleksioni personal në Barcelonë e Miami, përfshirë marka si Louis Vuitton, Prada, Gucci, Versace, Balmain, Miu Miu, Missoni, Alberta Ferretti, Moschino dhe Valentino.

    Po ashtu, ka vënë në shitje 50 palë këpucë. Antonela tha: “Besoj fuqimisht te moda e qëndrueshme; të dish që çdo rrobë do të vishet dhe do të duhet sërish është inspiruese”. Antonela, 37 vjeçe, ka lindur më 26 shkurt 1988 në Rosario, Argjentinë. Ajo dhe Messi njihen që fëmijë dhe lidhja u bë zyrtare më 2008, ndërsa u martuan më 30 qershor 2017, duke kërkuar që dhuratat e dasmës të shkonin për bamirësi. Sot, Antonela është ambasadore e UNICEF dhe ‘Special Olympics’, si dhe nënë e tre fëmijëve: Thiago, Mateo dhe Ciro.

  • Eventi në Indi/ 12 mijë euro për një foto me Mesin…

    Eventi në Indi/ 12 mijë euro për një foto me Mesin…

    Nuk do të jetë te Barcelona por Lionel Mesi mbetet aktiv me gjithëçka lidhet me futbollin. Mësohet se 8 herë fituesi i Topit të Artë ka nisur një tjetër axhendë gjatë muajit të fundit të vitit.

    Tifozët në Indi do të jenë në gjendje të takojnë Lionel Mesin gjatë “GOAT India Tour 2025” të tij në dhjetor, duke paguar mbi 12,000 dollarë për person.

    Kjo përfshin një takim privat, një foto me Mesin, një fanellë me autograf dhe përfitime të tjera.

    Vazhdo leximin

  • “Lionel Mesi është më i mirë”! Provokimi i gazetarit, Ronaldo hesht: Nuk pajtohem…

    “Lionel Mesi është më i mirë”! Provokimi i gazetarit, Ronaldo hesht: Nuk pajtohem…

    Piers Morgan është një gazetar, prezantues televiziv dhe personalitet mediatik britanik, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, shpesh provokues dhe pikëpamjet kontraverse, dhe tani ai ka njoftuar një intervistë të madhe me të famshmin Cristiano Ronaldo.
    Vetëm fragmente nga ajo intervistë janë publikuar. Në një bisedë me Ronaldon, ai citoi Wayne Rooney, i cili tha se mendonte se Lionel Messi ishte një lojtar më i mirë se ai. Ronaldo bëri një pauzë.
    “Nuk pajtohem. Nuk dua të jem aspak modest”, u përgjigj Ronaldo. Cristiano Ronaldo pushoi së qeni “thjesht” një futbollist shumë kohë më parë. Ai është një fenomen global, një markë, një atlet që ka tejkaluar të gjitha limitet e vendosura më herët. /Sport Ekspres/

  • Lionel Messi flet për pjesëmarrjen në Botërorin 2026: “Është ende herët për të vendosur

    Lionel Messi flet për pjesëmarrjen në Botërorin 2026: “Është ende herët për të vendosur

    Lionel Messi ka lënë të hapur mundësinë për të qenë pjesë e Botërorit të vitit 2026, por pranon se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Kapiteni i Argjentinës tha në një intervistë për rrjetin amerikan NBC se gjithçka do të varet nga forma e tij fizike dhe dëshira për të qenë i dobishëm për kombëtaren.
    “Do të ishte diçka e jashtëzakonshme të isha në një tjetër Botëror,” – u shpreh Messi. “Dua të jem në formën më të mirë dhe të luaj një rol të rëndësishëm për skuadrën time. Do të vendos vetëm nëse do të ndihem 100% gati.”
    38-vjeçari po kalon një sezon të mirë me Inter Miami, skuadër me të cilën sapo ka rinovuar kontratën, ndërsa më herët këtë vit udhëhoqi Argjentinën drejt fitores ndaj Venezuelës me dy gola në një ndeshje emocionuese.
    “Kur të nisë sezoni i ardhshëm me Inter Miami, do të shoh gjendjen time ditë pas dite dhe më pas do të marr një vendim. Sigurisht që kam shumë dëshirë, sepse është Botëror — një ëndërr për çdo futbollist,” – shtoi ai.
    Botërori i vitit 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, dhe Messi, që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar më 2022, mund të ketë mundësinë ta mbyllë karrierën e tij ndërkombëtare me një tjetër pjesëmarrje historike.

  • Messi rinovon kontratën me Inter Miami

    Messi rinovon kontratën me Inter Miami

    Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh, ylli i futbollit ka rinovuar kontratën me Inter Miami, duke lënë të kuptohet se do të mbyllë aty karrierën e tij spektakolare.
    Messi hodhi firmën në kontratën e re që zgjat deri në 30 qershor të vitit 2028.
    Klubi amerikan publikoi videon në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me deklaratat e vetë futbollistit dhe presidentit David Beckham, që e konsideruan marrëveshjen një arritje të madhe.
    Lionel Messi u transferua te Inter Miami në verën e vitit 2023, pasi mbylli aventurën e tij me Paris SG.
    Që nga ajo ditë ai është kthyer në imazhin jo vetëm të skuadrës nga Florida, por të gjithë kampionatit amerikan të futbollit, MLS.
    Ndërkohë, rinovimi i kontratës me Inter Miami vjen pas triumfit të fundit personal, ku “Pleshti” fitoi trofeun e “Kepucës së Artë” si shënuesi më I mirë i sezonit të rregullt.
    Ai realizoi 29 ndeshje dhe dha 19 asist për të lënë shumë pas të gjithë rivalët, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën e tij të jetë bindshëm në garë për titullin kampion.

  • Zyrtare/ Lionel Messi “shuan” çdo dyshim – firmos kontratën për tre vitet e ardhshme me klubin e ri

    Zyrtare/ Lionel Messi “shuan” çdo dyshim – firmos kontratën për tre vitet e ardhshme me klubin e ri

    Pas muajsh të tërë spekulimesh mbi të ardhmen e Lionel Messit dhe mundësinë e një largimi nga futbolli profesionist, më në fund ka ardhur konfirmimi zyrtar.
    Superylli argjentinas ka vendosur të zgjasë kontratën me Inter Miami, duke i dhënë fund çdo pasigurie mbi vazhdimësinë e karrierës së tij.
    Kontrata aktuale e Messit me klubin amerikan do të skadonte më 31 dhjetor 2025, por tashmë ai ka nënshkruar rinovimin që do ta mbajë në MLS edhe pas këtij afati, duke i garantuar vazhdimësinë projektit ambicioz të skuadrës së David Beckham.
    Ky vendim vjen pas një periudhe ku ishin përfolur mundësi të ndryshme për të ardhmen e Messit — përfshirë një rikthim sentimental te Barcelona, apo edhe një aventurë përfundimtare në Arabinë Saudite. Megjithatë, kapiteni i kampionëve të botës ka zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku është bërë figura qendrore e zhvillimit të futbollit amerikan.
    Messi, që iu bashkua Inter Miamit në verën e vitit 2023, ka transformuar klubin si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë komercial. Që nga ardhja e tij, interesimi për MLS është rritur ndjeshëm, ndërsa ndeshjet e Inter Miamit janë kthyer në spektakël global.
    Me rinovimin e kontratës, Inter Miami konfirmon se synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për trofetë kryesorë në MLS, ndërsa vetë Messi pritet të mbetet fytyra dhe lideri i projektit edhe për disa vite të tjera.
    Klubi pritet të publikojë së shpejti detajet e marrëveshjes së re, por një gjë është e sigurt: Lionel Messi nuk ka ndërmend të ndalet ende.

  • Inter Miami do të “përdorë” Lionel Messin për të transferuar yllin e ri që e kërkon gjysma e botës

    Inter Miami do të “përdorë” Lionel Messin për të transferuar yllin e ri që e kërkon gjysma e botës

    14 Tetor 2025

    17:34

    Telesport

    E ardhmja e Gilberto Mora mund të marrë një kthesë të papritur. Për talentin e ri meksikan, i cili edhe pse është 16 vjeç shkëlqeu me kombëtaren e tij në Botërorin U20, interesohen ekipe pafund, si në Europë, ashtu edhe në kontinentet e tjera.
    “Mundo Deportivo” raporton se e ardhmja e Gilberto Mora mund të jetë në Amerikë tek Inter Miami. Klubi i njohur kërkon të “përdorë” Lionel Messin për të bindur talentin e ri meksikan të tranferohet në MLS. Vetë Mora është shprehur se e ka idhull Lionel Messin dhe do ishte e vështirë të refuzonte mundësinë e artë për të luajtur përkrah tij.
    Po ashtu, transferimi drejt MLS-së do ishte më i lehtë, duke ditur që nuk transferohet dot në Europë pa mbushur 18 vjeç.