Tag: leonardo

  • Leonardo DiCaprio ngre alarm: “AI po e zhvesh artin nga humaniteti”

    Leonardo DiCaprio ngre alarm: “AI po e zhvesh artin nga humaniteti”

    Leonardo DiCaprio ka kritikuar hapur përdorimin e inteligjencës artificiale në Hollywood, duke thënë se “nuk ka asnjë grimcë humaniteti në të”. Aktori 51-vjeçar, i shpallur së fundmi Entertainer of the Year nga revista TIME, u shpreh se arti i vërtetë duhet të vijë vetëm nga dora dhe mendja njerëzore.
    Në intervistën e tij, DiCaprio u ndal edhe te trendi i fundit të videove të krijuara nga AI ku figura të famshme që nuk jetojnë më “interpretojnë” këngë moderne. Ai pranoi se këto klipe mund të duken interesante herën e parë, por sipas tij, “zhduken njësoj si gjithë mbeturinat e internetit sapo kalon moda”.
    “Nuk ka asnjë pikë lidhjeje emocionale në të. Sado brilante të duken, nuk janë art i vërtetë,” deklaroi aktori.
    DiCaprio foli gjithashtu për sfidën e madhe të ruajtjes së privatësisë, një luftë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Ai u shpreh se për të pasur një karrierë të gjatë, ka mësuar të qëndrojë sa më larg vëmendjes, duke u shfaqur në publik vetëm kur ka diçka për të thënë ose promovuar.
    Për këtë arsye, aktori pothuajse gjithmonë shihet me kapelë dhe maskë, një zakon që nisi gjatë pandemisë dhe që e ka bërë pjesë të përditshmërisë së tij. Edhe në evente të mëdha, si dasma e Jeff Bezos, ai është fotografuar duke fshehur fytyrën.
    Karriera e DiCaprios mori hov të jashtëzakonshëm pas suksesit monumental të Titanic, një famë që sipas tij i ndryshoi jetën përgjithmonë. Megjithatë, aktori thekson se synimi i tij kryesor ka mbetur gjithmonë i njëjtë: të rikthehet te arti i pastër, larg zhurmës dhe trendeve kalimtare si AI në kinematografi.
     

  • Princi saudit blen pikturën e Da Vinçit, ja shifra marramendëse e saj

    Princi saudit blen pikturën e Da Vinçit, ja shifra marramendëse e saj

    Piktura e Jezu Krishtit e Leonardo da Vinçit, e cila u shit për një rekord prej 450 milionë dollarësh në ankand muajin e kaluar, u ble nga departamenti i kulturës dhe turizmit i Abu Dhabit.
    Njoftimi ishte kthesa e fundit në një sagë mbi pikturën, pasi u raportua se blerësi ishte princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman.
    “Christie’s mund të konfirmojë se departamenti i kulturës dhe turizmit, Abu Dhabi, po blen Salvator Mundi nga Leonardo da Vinçi. Jemi të kënaqur të shohim se kjo pikturë e jashtëzakonshme do të jetë në dispozicion për publikun në Louvre të Abu Dhabit”,- tha shtëpia e ankandeve në një deklaratë.
    Salvator Mundi (latinisht për ‘Shpëtimtarin e Botës’) është një pikturë që i atribuohet tërësisht ose pjesërisht artistit italian të Rilindjes së Lartë, Leonardo da Vinci, e datuar rreth viteve 1499–1510.

  • DiCaprio merr vlerësimin prestigjioz në Festivalin e Filmit në Palm Springs

    DiCaprio merr vlerësimin prestigjioz në Festivalin e Filmit në Palm Springs

    Leonardo DiCaprio do të marrë një nga vlerësimet më prestigjioze të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs. Aktori i famshëm do të nderohet me Çmimin Desert Palm Achievement Award, një trofe që i jepet artistëve që kanë shënuar arritje të jashtëzakonshme në botën e kinemasë.
    Lajmin e konfirmoi vetë kryetari i festivalit, Natchatar Singh Chandi, i cili vlerësoi interpretimin e DiCaprios në filmin e tij më të fundit, “One Battle After Another”.
    “Në ‘Një betejë pas tjetrës’, Leonardo DiCaprio ofron një performancë bindëse dhe të ngarkuar emocionalisht, duke mishëruar një njeri të shtyrë deri në kufijtë e tij përballë vështirësive të pamëshirshme”, deklaroi Chandi.Ai shtoi se “Gjatë gjithë karrierës së tij, DiCaprio ka ripërcaktuar vazhdimisht kufijtë e asaj që është e mundur në aktrim, duke sjellë gamë emocionale, integritet artistik dhe përkushtim të palëkundur në çdo rol.”
    Filmi “One Battle After Another”, i shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga regjisori i njohur Paul Thomas Anderson, ndjek historinë e Bob Ferguson, një ish-rebel që endet mes harresës dhe mosveprimit. Kur armiku i tij i betuar, i interpretuar nga Sean Penn, rishfaqet pas 16 vitesh dhe vajza e tij zhduket, Ferguson nis një udhëtim të dëshpëruar për ta gjetur atë. Ngjarjet i detyrojnë babanë dhe vajzën të përballen me trauma të vjetra që nuk i kanë kapërcyer kurrë.
    Në kast bëjnë pjesë edhe Regina Hall, Teyana Taylor, Alana Haim dhe Benicio del Toro. Filmi është xhiruar në 35 mm me kamera VistaVision, duke i dhënë veprës një estetikë klasike dhe vizuale të fuqishme. Xhirimet janë zhvilluar kryesisht në Kaliforni dhe El Paso, Teksas.
    Performanca e DiCaprios ka marrë vlerësime entuziaste nga kritika, ndërsa filmi ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm në arkëtime. “One Battle After Another” ka grumbulluar mbi 200 milionë dollarë në mbarë botën, duke u bërë prodhimi më i suksesshëm komercial i Anderson deri më sot dhe duke shënuar fundjavën e hapjes më të lartë si në SHBA ashtu edhe globalisht.
    Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Palm Springs, i themeluar në vitin 1990 në qytetin e shkretëtirës pranë Los Angeles, është shndërruar në një prej eventeve më të rëndësishme kinematografike në SHBA. Edicioni i ardhshëm do të zhvillohet nga 2 deri më 11 janar 2026, ndërsa ndarja e çmimeve do të mbahet më 3 janar në Qendrën e Konventave të Palm Springs, sipas raportimit të Deadline.
    Nderimi i Leonardo DiCaprios pritet të jetë një nga momentet më të spikatura të festivalit, duke përforcuar edhe një herë statusin e tij si një nga aktorët më të rëndësishëm dhe më të vlerësuar të gjeneratës së tij.

  • Leonardo “pa dorashka”: Champions-in e fitojnë klubet më të pasura, tek Interi vetëm prej Morattit

    Leonardo “pa dorashka”: Champions-in e fitojnë klubet më të pasura, tek Interi vetëm prej Morattit

    Leonardo, ish-drejtues sportiv i PSG dhe ish-trajner i Milanit e Interit, foli për “RMC Sport”, duke vlerësuar punën e Luis Enrique: “Lucho është perfekt, i ka transmetuar mentalitetin një skuadre të re. Për mua, Motta te PSG do të ishte gjenial: e njeh klubin, ka estetikë, do lojë të bukur, adhuron Parisin. Më vjen keq që Motta nuk u ul kurrë në stolin parizien”.
    Sa i përket triumfit të PSG në vitin e largimit të Mbappé, ai shtoi: “Nëse nuk shpenzon, nuk fiton. Champions-in e fitojnë klubet më të pasura”. Braziliani kujton edhe fillimet e projektit te PSG: “Për Ibrahimovic dhe Thiago Silva shpenzuam rreth 70 milionë euro”.
    Mbi epokën Messi–Neymar–Mbappé, Leonardo theksoi ndryshimin e futbollit dhe të komunikimit. Lojtarët sot fitojnë më shumë nga të drejtat e imazhit. Braziliani tregon se më 2021, Neymar dhe Mbappé donin të largoheshin dhe ai do t’i kishte lënë të iknin “me kushtet e duhura”.
    Për Serie A pranon: “S’më ka pëlqyer kurrë të jem trajner. Te Milani e bëra këtë rol sepse duhej përgatitur shitja e klubit. Tek Inter shkova vetëm prej Morattit”. Në fund e mbyll duke thënë se nuk ka ndërmend të kthehet në futboll, përveç një projekti shumë ambicioz, dhe se “ndoshta s’do të kisha hequr dorë nga Donnarumma”.

  • Leonardo “shenjtëron” Verrattin: Lojtar i jashtëzakonshëm, duhej të shkonte në një klub më të madh se PSG-ja

    Leonardo “shenjtëron” Verrattin: Lojtar i jashtëzakonshëm, duhej të shkonte në një klub më të madh se PSG-ja

    19 Nëntor 2025

    11:45

    Alfred Lleshi

    Leonardo, ish-drejtori sportiv i PSG-së, komentoi eksperiencën e Marco Verratti në klubin francez, ku qëndroi nga viti 2012 deri më 2023. Ai theksoi se mesfushori italian, i cili kishte luajtur vetëm te Pescara në Serie B para PSG-së, ishte bërë shpejt ikonë për tifozët, edhe pse shpesh kritikohej.
    Leonardo e mbrojti Verrattin nga kritikat: “Kam respekt të madh për ata që erdhën në fillim të projektit, sepse nuk ishte aspak e lehtë… Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme”. Sipas tij, Verratti mund të kishte dhënë edhe më shumë në karrierë nëse do ta kishte lënë Parisin më herët: “Ndoshta një lojtar si Verratti, pas pesë vitesh te PSG-ja, duhej të shkonte në një klub edhe më të madh. Të qëndrosh 11 vite në një klub është e vështirë”.
    Leonardo theksoi lidhjen e ngushtë me Verrattin dhe vështirësitë e përballuara nga lojtarët kryesorë: “Të qëndrosh i fokusuar për 15 vite është jashtëzakonisht e vështirë… Verratti ka qenë një lojtar i madh”.

  • Leonardo Da Vinçi: Një jetë e shpenzuar mirë sjell vdekjen e lumtur

    Leonardo Da Vinçi: Një jetë e shpenzuar mirë sjell vdekjen e lumtur

    ObserverKult ua sjell disa thënie të Leonardo Da Vinçit:

    1. “Të mësuarit kurrë nuk e shteron mendjen”.

    2. “Thjeshtësia është sofistikimi përfundimtar”.

    3. “Koha qëndron mjaftueshëm, për këdo që do ta përdorë”.

    4. “I dua shumë ata që janë në gjendje të buzëqeshin në vështirësi, që mund të mbledhin forcë nga shqetësimi dhe të rriten me guxim përmes reflektimit. Është puna e mendjeve të vogla që të tkurren, por ata zemra e të cilëve është e vendosur dhe ndërgjegja e të cilëve miraton sjelljen e tyre, i ndjekin parimet e tyre deri në vdekje”.

    5. “I varfër është nxënësi që nuk e parakalon mësuesin e tij”.

    6. “Prej kohësh kam vënë re se njerëzit me arritje, rrallëherë ulen dhe lejojnë që gjërat të ndodhin për ta, janë ata që dalin dhe ‘u ndodhin’ gjërave”.

    7. “Kam qenë i impresionuar me urgjencën e të bërit. Të dish nuk mjafton, duhet të zbatosh. Të jesh i gatshëm nuk mjafton, duhet të bësh”.

    8. “Kënaqësia më fisnike është gëzimi i të kuptuarit”.

    9. “Eksperienca nuk gabon kurrë; vetëm gjykimet gabojnë, duke premtuar efekte të tilla që nuk janë shkaktuar nga eksperimentet”.

    10. “Të gjitha njohuritë tona e kanë origjinën në perceptimet tona”.

    11. “Edhe pse natyra fillon me arsyen dhe përfundon me përvojën, është e nevojshme që ne të bëjmë të kundërtën, që të fillojmë me përvojën dhe nga kjo të vazhdojmë të hetojmë arsyen”.

    12. “Ka katër fuqi: kujtesa dhe intelekti, dëshira dhe lakmia.” Dy të parat janë mendore dhe të tjerat shqisore: tre shqisat, shikimi, dëgjimi dhe nuhatja nuk mund të ndalohen mirë, prekja dhe shija nuk mund të pengohen fare”.

    13. “Ashtu si ushqimi i ngrënë pa oreks është një ushqim i lodhshëm, po kështu edhe studimi pa zell dëmton kujtesën duke mos e asimiluar atë që përthith”.

    14. “Gjithë njohuritë që mbarojnë me fjalë do të vdesin po aq shpejt sa vijnë në jetë, me përjashtim të fjalës së shkruar: që është pjesa e saj mekanike”.

    15. “E vërteta e gjërave është ushqimi kryesor i intelekteve superiore”.

    16. “Jeta e kaluar mirë është e gjatë”.

    17. “Arsyeja e shëndoshë është ajo që gjykon gjërat, që i janë dhënë asaj nga shqisat e tjera”.

    18. “Njohja e së kaluarës dhe e vendeve të tokës është stolia dhe ushqimi i mendjes së njeriut”.

    19. “Ashtu si një ditë e mirë sjell gjumë të lumtur, po kështu që një jetë e shpenzuar mirë sjell vdekjen e lumtur”.

    20. “Gjenitë janë më aktivë, atëherë kur janë duke bërë më pak punë”.

    _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

    Lexo edhe:

    FIRMA E LEONARDO DA VINÇIT E FSHEHUR TEK XHOKONDA?

    ObserverKult

  • Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

    Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar pak ditë më parë në Itali ku një i ri shqiptar, Leonardo Fiorini, vdiq tragjikisht nën dyshimet se u shty nga ballkoni nga një miku i tij.

    Sipas mediave vendase, autori është David Stojanovic 25-vjeç, i cili punonte si shitës në një dyqan në qendër të kryeqytetit.
    Të dy jetonin në Isola Liri, në provincën e Frosinones, përpara se të transferoheshin përkohësisht me punë sezonale në kryeqytet. Ai e njihte mirë Leonardo Fiorinin, 27 vjeç, vdekja e të cilit është nën hetim për vrasje dhe aktualisht autori është në arrest shtëpiak, në pritje të një seance dëgjimore për vërtetimin e fajësisë.
    Krimet për të cilat akuzohet Stojanovic datojnë që nga mbrëmja e 13 nëntorit, teksa në dhomë u gjet edhe një sasi e vogël droge.
    Dy miqtë jetonin në një B&B në Via di San Calepodio, në lagjen Monteverde të Romës. Autori ka mohuar autorësinë e ngjarjes, duke thënë se ishte aksident fatkeq.

    në, duke marrë me qira një dhomë së bashku. Hetuesit po hetojnë se çfarë ndodhi mbrëmë, kur Fiorini ra nga ballkoni i katit të tretë dhe vdiq. Karabinierët gjetën drogë, konkretisht kanabis, në apartament.
    Fqinjët ngritën alarmin për një grindje të vazhdueshme, oficerët e karabinierëve nga Compagnia di San Pietro mbërritën në apartament dhe po hetojnë incidentin, të koordinuar nga Zyra e Prokurorit.
    Por çfarë ndodhi para se Fiorini të binte nga kati i tretë? Pse po grindeshin dy miqtë? Cili ishte motivi pas incidentit?
    Këto janë vetëm disa nga pyetjet që hetuesit do të duhet t’u përgjigjen. Fiorini ra nga disa metra lartësi dhe vdiq në asfalt dhe për fat të keq, asgjë nuk mund të bëhej për t’i shpëtuar jetën. Teoria është se 25-vjeçari i akuzuar për vrasje mund ta ketë shtyrë atë drejt dritares, duke bërë që ai të binte. Kur mbërritën ndihmësit mjekësorë, Leonardo ishte tashmë i vdekur.

  • Leonardo DiCaprio feston 51-vjetorin: një jetë pasioni dhe suksesi në ekran dhe përtej tij

    Leonardo DiCaprio feston 51-vjetorin: një jetë pasioni dhe suksesi në ekran dhe përtej tij

    Sot, më 11 nëntor 2025, aktori i njohur Leonardo DiCaprio feston 51-vjetorin e lindjes, duke lënë pas një karrierë të jashtëzakonshme në kinematografi dhe një angazhim të veçantë për çështjet mjedisore.
    I njohur për rolet e tij në filma si Titanic, Inception, The Revenant dhe The Wolf of Wall Street, DiCaprio ka treguar gjithmonë një pasion të rrallë për artin e tij, duke sjellë në ekran personazhe komplekse dhe të paharrueshme. Përveç suksesit në Hollywood, ai është edhe një aktivist i zjarrtë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, duke përdorur famën e tij për të ngritur zërin për çështjet më të rëndësishme globale.
    Gjatë karrierës, Leonardo ka ndarë shpesh edhe mendimet e tij mbi jetën, për suksesin dhe për sfidat: “Nëse mund të bësh atë që bën më mirë dhe të jesh i lumtur, je më përpara në jetë se shumica e njerëzve” dhe “Trashëgimia e një njeriu përcaktohet nga mënyra se si përfundon historia.” Fjalët e tij reflektojnë filozofinë e jetës së një njeriu që ka kaluar përmes dështimeve, sfidave dhe triumfeve të mëdha.
    Leo vazhdon të frymëzojë miliona njerëz jo vetëm si aktor, por edhe si një model për këmbëngulje, pasion dhe përgjegjësi sociale. Sot, teksa feston 51 vjet jetë, ai mbetet një nga ikonat më të rëndësishme të Hollywood-it dhe një nga zërat më të fuqishëm për mbrojtjen e planetit.
    Gëzuar ditëlindjen, Leonardo DiCaprio!

  • A e dini cilat janë gjashtë “ligjet” e Leonardo da Vinçit?

    A e dini cilat janë gjashtë “ligjet” e Leonardo da Vinçit?

    Ndoshta asnjë vizatim tjetër nuk përmbledh më mirë idealin e Da Vinçit për rendin matematikor, sa Njeriu Vitruvian, që i përket vitit 1490: pamja e një njeriu me krahë dhe këmbë të shtrira, kërthiza e të cilit mbivendoset në qendrën e një rrethi.

    Vizatimi demonstron qartë parimet mbi të cilat ai ngriti veprën e tij si shkencëtar…

    Mos bërtit – mendo!

    “Kur njerëzit nuk kanë argumenta, ata kanë tendencën që të ngrisin gjithnjë e më shumë zërin. Sa herë që e bërtitura është reagimi gjatë një debati, atëherë nuk mund të ketë shkencë të vërtetë”.

    2. Njerëzimi është bota

    “Njeriu është modeli final i botës. Përmasat gjenden jo vetëm në numra dhe dimensione, por edhe tek toni, pesha, koha dhe vendi, ashtu sikurse ekzistojnë në çdo forcë tjetër që ekziston”.

    3. Dobia

    “Kur shkruani për idetë tuaja: në fillim shpjegoni dobitë e kësaj sipërmarrjeje, me qëllim që dija e tyre të mos jetë pa vlerë”.

    4. Admirimi i natyrës

    “Eja dhe vëzhgo mrekullitë e natyrës, që i zbulon vetëm kur e vështron Atë. Nuk ka asgjë në natyrë që nuk buron prej shkencës.

    5. Matematika

    “Cilido që injoron urtësinë e lartë të matematikës, e ushqen veten me iluzion. Asnjë investigim njerëzor nuk mund të quhet shkencë e vërtetë, nëse nuk mund të demonstrohet matematikisht”.

    6. Origjina e fenomeneve natyrore

    “Çdo gjë në kozmos përhapet me valë. Çdo proces në natyrë ndodh në kohën më të shkurtër të mundshme. Dhe lëvizja është origjina e gjithë jetës”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Shkencëtarët identifikojnë përbërësin “sekret” në pikturat e Leonardo da Vinçit

  • Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’!

    Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’!

    Leonardo Gashi ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ex”, i cili është publikuar mbrëmjen e sotme dhe po komentohet gjerësisht në rrjete sociale. Kënga vjen në një moment kur po përflitet për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tij me partneren, Lelen, duke bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një reflektim personal të këngëtarit.
    Teksti i “Ex” është i ngarkuar emocionalisht dhe mbart ndjenja të forta zhgënjimi e nostalgjie. Me vargje si “Sot pi kanë puthjet e mia, sa trona ato që i bane… s’du me dit pse, ma ktheve zi”, Leonardo duket se shpreh dhimbjen e një ndarjeje që ende nuk është shëruar plotësisht. Në refrenin e këngës ai shton: “Dashni un për ty qa kom ni, se di pse ti ma ktheve shumë zi”, duke theksuar tronditjen dhe zhgënjimin nga fundi i lidhjes.
    Fansat kanë reaguar menjëherë në komente, duke ndarë mendime të ndryshme. Disa mendojnë se kënga është thjesht një projekt artistik i frymëzuar nga tema universale e dashurisë, ndërsa të tjerë janë të bindur se bëhet fjalë për një rrëfim personal pas ndarjes me Lelen.
    “Ex” është publikuar në YouTube dhe platformat muzikore, duke u pritur me shumë kuriozitet. Me këtë këngë, Leonardo Gashi duket se ka zgjedhur të shprehë emocionet përmes muzikës, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe më të sinqertë të vetes.