Tag: lëkura

  • Dimri dhe ekzema, si ndikon sezoni i ftohtë tek lëkura

    Dimri dhe ekzema, si ndikon sezoni i ftohtë tek lëkura

    Ekzema, e njohur gjithashtu si dermatiti, është një gjendje e zakonshme inflamatore e lëkurës.

    Ajo shpesh shoqërohet me shenja në lëkurë, skuqje apo kruarje të cilat kthehen në një problem të vërtetë për personin që i përjeton ato. Ekzema duket ndryshe për çdo person, por mund të përjetoni njolla të lëkurës së thatë me luspa, gunga të vogla të ngritura dhe kruajtje të rëndë.

    Kjo mund të ndodhë në disa pjesë të vogla ose mund të përhapet gjerësisht në të gjithë trupin. Një gjendje që lidhet ngushtë edhe me kushtet atmosferike pasi lëkura është nga pjesët e para të trupit që preket nga temperaturat. Tanimë që jemi në kulmin e ekstremeve të temperaturave me siguri që këto shqetësime të lëkurës i ndjeni shpesh nëse vuani nga ekzema.

    Si e ndikon i ftohti ekzemën?

    Ka disa variante të ekzemës është ai i dermatitit alergjik dhe dermatitis irritues i shkaktuar nga kontakti me diçka që e acaron lëkurën. Gjatë dimrit ndodh shpesh që të kaloni ng ai ngrohti në të ftohtë dhe anasjalltas. Këto temperatura për lëkurën ndihen si ekstreme dhe reagimi i saj është i menjëhershëm. Kështu lëkura fillon të shfaqe ose përkeqësojë gjendjen e saj. Sikur të mos mjaftonte kjo, disa njerëz përjetojnë simptoma të përkeqësuara të ekszemës nga pluhuri rreth tyre.

    Në dimër ambientet e mbyllura e të paajrosura mirë mund të kthehen në një problem. Një faktor tjetër ndikues është mungesa e vitaminës D gjatë dimrit, të cilën disa studime e kanë lidhur me përkeqësim të ekzemës. Gripi, infeksionet apo inflamacionet e ndryshme gjithashtu lidhen me dermatitin pasi sheqetësojnë sistemin imunitar në përgjithësi.

    Çfarë duhet të bëni?

    Edhe pse ndodhemi në dimër dhe i ftohti mund ta përkeqësojë gjendjen e lëkurës tuaj fare lehtë, duhet të bëni kujdes edhe nga ngrohja e tepërt. Evitoni tharjen e lëkurës dhe të ajrit nga ngrohësit e ambientit. Sigurohuni që shtëpia juaj të mos jetë e mbinxehur dhe blini paisje që mbajnë lagështinë në parametrat e duhura. Kur bëni dush, kini parasysh që uji duhet të jetë i vakët dhe jo i nxehtë dhe evitoni veshjet shumë të rënda.

    Kjo pasi trupi drejsitet dhe mund të përjetoni irritime e përkeqësim të gjendjes.

    Shoqata Kombëtare e Ekzemës në SHBA, këshillon të vishni disa shtresa me rroba duke bërë kujdes që këto materiale të jenë pambuk ose mëndafsh./AgroWeb

  • BBVK4, Shkurta pas debatit: Po të vizëllon lëkura si sërrqi

    BBVK4, Shkurta pas debatit: Po të vizëllon lëkura si sërrqi

    Showbiz E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 15:58
    Shkurta Haxhiu ka pasur debatin e parë në këtë ”Big Brother Kosova Vip 4”. Që në ditët e para ka rikthyer në vëmendje frazën e saj tashmë të famshme. “Lëkura si sërrqi po të vizëllon”. Gjatë një bisede me Edin, ajo ia përsëriti atij këtë shprehje, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të menjëhershme. Me këtë rikthim të frazës ikonike, duket se Shkurta po sjell energjinë e saj karakteristike edhe brenda BBVK, ndërsa publiku ka nisur ta komentojë gjerësisht momentin në rrjet.

  • Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera.Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mund.
    Çdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë.Mandarina është e pasur në vitaminë C.Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës?Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre.Por sipas të dhënave të AgroWeb.org lëkura e mandarinës është e fuqishme në uljen e kolesterolit.Kjo aftësi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime të ndryshme shkencore.Shumë studime rekomandojnë përgatitjen e çajit të lëkurës së mandarinës.Vlerat e lëkurës së mandarinës:Ul kolesterolinNjë studim i publikuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” tregoi se lëkura e mandarinës ka vlera shëndetësorë më të fuqishme se vetë lëngu i mandarinës.Këto vlera janë të larmishme sidomos për uljen e kolesterolit.Sipas studimit, lëkura e mandarinës përmban 20 herë më shumë antioksidantë se lëngu i mandarinës.Antioksidantët janë substanca kimike që neutralizojnë dëmin e shkaktuar nga oksidimi dhe toksinat në organizëm.Vlera për shëndetin:Ekspertët kinezë rekomandojnë përdorimin e lëkurës së mandarinës jo vetëm në çaj por edhe në gatime të ndryshme.Sipas tyre, lëkura e mandarinës është e dobishme për të përmirësuar tretjen dhe kundër të përzierave tek gratë shtatzënë.Vlera të tjera të lëkurës së mandarinës përfshijnë balancimin e sheqerit në gjak, pastrimin e mëlçisë dhe lehtësimin e simptomave të të ftohurës, gripit dhe stresit.Përgatitja e çajit të lëkurës së mandarinës:Hiqeni lëkurën e mandarinës dhe lëreni të thahet.Lëkurën e thatë mund ta mbani në enë qelqi me kapak të puthitur fort dhe ta ruani në një vend të errët dhe të freskët.Në këtë mënyrë, lëkurën mund ta përdorni për shumë muaj.Përgatitja e çajit kërkon copa të vogla të lëkurës së thatë të mandarinës.Vendosini copat e lëkurës në një filxhan çaji.Hidhni sipër tyre ujë të nxehtë dhe lërini të qëndrojnë së bashku për disa minuta.Shtoni mjaltë sipas dëshirës dhe konsumojeni menjëherë.Lëkurat e thata të mandarinës mund t’i shtoni edhe në çajra të ndryshëm siç është ai i ziu.

  • Çaji i lëkurës së mandarinave ndihmon në fuqizimin e shëndetit

    Çaji i lëkurës së mandarinave ndihmon në fuqizimin e shëndetit

    Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera.
    Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mund.
    Çdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë.

    Mandarina është e pasur në vitaminë C.
    Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.
    Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës
    Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre.
    Por sipas të dhënave lëkura e mandarinës është e fuqishme në uljen e kolesterolit.
    Kjo aftësi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime të ndryshme shkencore.
    Shumë studime rekomandojnë përgatitjen e çajit të lëkurës së mandarinës.
    Vlerat e lëkurës së mandarinës:
    Ul kolesterolin
    Një studim i publikuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” tregoi se lëkura e mandarinës ka vlera shëndetësorë më të fuqishme se vetë lëngu i mandarinës.
    Këto vlera janë të larmishme sidomos për uljen e kolesterolit.
    Sipas studimit, lëkura e mandarinës përmban 20 herë më shumë antioksidantë se lëngu i mandarinës.
    Antioksidantët janë substanca kimike që neutralizojnë dëmin e shkaktuar nga oksidimi dhe toksinat në organizëm.
    Vlera për shëndetin
    Ekspertët kinezë rekomandojnë përdorimin e lëkurës së mandarinës jo vetëm në çaj por edhe në gatime të ndryshme.
    Sipas tyre, lëkura e mandarinës është e dobishme për të përmirësuar tretjen dhe kundër të përzierave tek gratë shtatzënë.
    Vlera të tjera të lëkurës së mandarinës përfshijnë balancimin e sheqerit në gjak, pastrimin e mëlçisë dhe lehtësimin e simptomave të të ftohurës, gripit dhe stresit.
    Përgatitja e çajit të lëkurës së mandarinës:
    Hiqeni lëkurën e mandarinës dhe lëreni të thahet.
    Lëkurën e thatë mund ta mbani në enë qelqi me kapak të puthitur fort dhe ta ruani në një vend të errët dhe të freskët.
    Në këtë mënyrë, lëkurën mund ta përdorni për shumë muaj.
    Përgatitja e çajit kërkon copa të vogla të lëkurës së thatë të mandarinës.
    Vendosini copat e lëkurës në një filxhan çaji.
    Hidhni sipër tyre ujë të nxehtë dhe lërini të qëndrojnë së bashku për disa minuta.
    Shtoni mjaltë sipas dëshirës dhe konsumojeni menjëherë.
    Lëkurat e thata të mandarinës mund t’i shtoni edhe në çajra të ndryshëm siç është ai i ziu.

  • Dermatologia rendit disa zakone që mund ta përkeqësojnë ekzemën

    Dermatologia rendit disa zakone që mund ta përkeqësojnë ekzemën

    Ekzema është një sëmundje kronike e lëkurës që shkakton kruajtje dhe inflamacion, dhe mund të shfaqet në forma të ndryshme në varësi të moshës dhe shkaktarëve. Lëkura e shëndetshme vepron si barrierë mbrojtëse ndaj infeksioneve dhe irritimeve, ndërsa lëkura e prekur nga ekzema paraqet skuqje, ënjtje, flluska, tharje dhe trashje të sipërfaqes së saj.

    Llojet më të zakonshme të ekzemës janë dermatiti atopik dhe dermatiti i kontaktit. Dermatiti atopik zakonisht fillon në foshnjëri, duke prekur fytyrën dhe palosjet e lëkurës, dhe shpesh përmirësohet pas pubertetit. Dermatiti i kontaktit ndodh si rezultat i ekspozimit ndaj irrituesve si sapunë, detergjentë, alkool, metalet e bizhuterive dhe disa bimë.

    Diagnoza e ekzemës bëhet përmes anamnezës, imazheve klinike, testeve të alergjisë dhe testeve imunologjike. Trajtimi duhet të udhëhiqet nga një dermatolog dhe mund të përfshijë kremra me kortikosteroidë, imunomodulatorë, antihistaminikë, kortikosteroidë sistemikë dhe antibiotikë në rast infeksioni. Kremrat hidratues janë të domosdoshëm për të shmangur tharjen e lëkurës.

    Rekomandime praktike për pacientët me ekzema përfshijnë përdorimin e rrobave prej pambuku, banja me vaj, zëvendësimin e detergjentëve të fortë me formula më të buta dhe shmangien e ndryshimeve të papritura të temperaturës.

    “Zbulimi i hershëm i simptomave ndihmon në kontrollin e sëmundjes dhe zvogëlon përkeqësimet e mundshme,” thotë Dr. Bojčević Milosavljević. Ajo shton se ndryshimet në stilin e jetës dhe dietë mund të përmirësojnë funksionin e lëkurës dhe të reduktojnë inflamacionin.

  • Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët pas pushimeve

    Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët pas pushimeve

    Ditëve të gjata në plazh, shumë shpejt u vjen fundi dhe sapo i rikthehemi rutinës sonë të përditshme, vëmë re se pamja jonë ka nevojë për një shndërrim total.

    Flokët dhe lëkura janë gjëja e parë për të cilën duhet të shqetësohemi kur kthehemi nga pushimet.
    -Eksfoljoni

    Hapi i parë i kujdesit të lëkurës post-pushimeve është pastrimi i thellë i lëkurës, me qëllim largimin e qelizave të vdekura. Eksfoljoni lëkurën e fytyrës me një eksfoliues jo shumë agresiv, për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i rikthyer asaj shkëlqimin dhe butësinë. Edhe lëkura e trupit ka po aq nevojë për rigjenerim, sa dhe fytyra. Përdorni një krem ose maskë eksfoljuese, një herë në javë, në lëkurën e trupit.
    -Hidratoni lëkurën
    Edhe nëse nuk kuptohet menjëherë, lëkura e humbet në mënyrë të vazhdueshme lagështinë gjatë muajve të ngrohtë dhe me diell. Sidoqoftë, mos ndiqni parimin “më shumë është më mirë”, duke përdorur produkte të papërshtatshme për lëkurën tuaj (më shumë yndyrore ose përtharëse). Përkundrazi përdorni produkte që mbajnë ujin në lëkurë dhe ndihmojnë në hidratimin e saj.
    -Anti-oksidantët
    Në formë kremi apo serumi, ampulash apo maskash, anti-oksidantët nuk duhet të mungojnë në përkujdesjen pas plazhit. Kështu që, aplikimi i ankti-oksidantëve në mënyrë natyrale në lëkurë dhe flokë, mund të ndihmojë që qelizat tona të rikuperohen më shpejt nga dëmtimet e diellit. Disa nga anti-oksidantët më të këshilluar në këtë periudhë : Vitamina C, Vitamina A(Retinol), Vitamina E, etj.
    -Zbusni dhe ushqeni buzët
    Buzët mund të dëmtohen lehtësisht nga dielli, kështu që shpresojmë të keni aplikuar një balsam buzësh me SPF gjatë verës. Megjithatë buzët sërish mund të thahen. Fillimisht ju sugjerojmë një eksfolim të lehtë të buzëve dhe më pas, përdorim të rregullt të një balsami hidratues ose ushqyes, për të rikuperuar ujin e humbur gjatë verës, por edhe për të parandaluar dëmtimin e buzëve gjatë dimrit.
    -Kujdesi ndaj flokëve
    Fundi i verës është koha ideale për t’u drejtuar në parukeri për trajtimet mbrojtëse të flokëve. Shtresat e jashtme të flokëve mund të dëmtohen gjatë verës, duke i lënë flokët të thatë dhe pa jetë. Për t’u kujdesur sa më mirë për to, sugjerojmë të përdorni produkte hidratuese apo dhe mbrojtëse si, maska, locione, dhe spray të cilat e mbrojnë dhe ushqejnë flokun.

  • Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët, pas pushimeve

    Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët, pas pushimeve

  • Lëkura e shalqirit më ushqyese se tuli, pse nuk duhet hedhur

    Lëkura e shalqirit më ushqyese se tuli, pse nuk duhet hedhur

    Shalqinjtë janë një frut veror freskues plot me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Por nëse shijoni vetëm tulin e tij rozë, humbisni lëndë ushqyese shtesë që gjenden në lëkurë, duke përfshirë fibrat dhe aminoacidet që mund të kontribuojnë në një shëndet më të mirë.

    Lëkura e shalqirit është veçanërisht e pasur me fibra që rregullojnë lëvizshmërinë e zorrëve dhe ulin kolesterolin, si dhe me aminoacidin citrulinë, i cili mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe qëndrueshmërinë fizike.
    Përfshirja e lëkurës së shalqirit në dietë mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të rritur marrjen e lëndëve ushqyese, por është e rëndësishme ta lani siç duhet dhe ta shtoni gradualisht në menu, në mënyrë që të shmangni shqetësimet e mundshme të tretjes.

    Lëkura e shalqirit është një burim i mirë i fibrave
    Fibra mbështet lëvizjet e rregullta të zorrëve dhe zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe sëmundjeve të zemrës. Shumica e të rriturve mund të përfitojnë nga ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me fibra, siç është lëkura e shalqirit.
    Lëkura është shumë e pasur me fibra, gjë që e bën atë shumë të ndryshme nga pjesa e brendshme e një shalqiri.
    Pjesa më e madhe e fibrave në lëvore është e patretshme, gjë që ndihmon në lëvizjen e zorrëve. Gjithashtu përmban disa fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit.
    Meqenëse lëkura e shalqirit është e pasur me fibra, sistemi tretës ka nevojë për kohë që të mësohet me të. Shumë prej tyre në të njëjtën kohë mund të shkaktojë gazra ose fryrje.
    Lëkura e shalqirit është e pasur me citrulinë
    Lëkura e shalqirit përmban citrulinë, një aminoacid që mund të mbështesë qëndrueshmërinë fizike dhe të përmirësojë rrjedhjen e gjakut. Kjo është arsyeja pse disa përdorues të rrjeteve sociale rekomandojnë përzierjen e lëkurës së shalqirit në një pije para stërvitjes.
    Një filxhan shalqi ka rreth 250-300 miligramë citrulinë. Lëkura ka rreth 60 për qind më shumë se tuli rozë.
    Shtimi i një filxhani me lëkurë shalqiri në smoothie-n tuaj mund të ndihmojë në marrjen e më shumë citrulinë. Megjithatë, përfitimet në performancën kardiovaskulare dhe muskulore kërkojnë rreth 3-6 gramë citrulinë në ditë.
    Lëkura e një shalqiri mund të jetë më ushqyese se tuli i tij
    Lëkura e shalqirit përmban vitaminë C, vitaminë B6, beta-karoten, kalcium, fibra, zink dhe fosfor, një mineral i rëndësishëm që mbështet funksionimin normal të nervave dhe muskujve.
    Në një farë mënyre, është më ushqyes se tuli, i cili është gjithashtu një frut ushqyes. Lëvorja ka disa veti të pazakonta që e bëjnë atë shumë ushqyese. Duhet të hani rreth 1 deri në 1.5 gota lëvore për të marrë sasi të konsiderueshme të këtyre vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.
    A është lëkura e shalqirit vërtet e sigurt për t’u ngrënë?
    Shalqiri duhet të lahet gjithmonë me ujë të rrjedhshëm para se të pritet, edhe nëse hahet vetëm tuli. Fërkimi i pjesës së jashtme të lëvores së gjelbër mund të ndihmojë në largimin e papastërtive dhe mbeturinave të tjera.
    Thika shkon nga jashtë brenda, kështu që edhe nëse nuk e përdorni lëkurën e shalqirit, duhet ta lani gjithmonë mirë pjesën e jashtme, në mënyrë që thika të mos transferojë baktere ose papastërti nga jashtë brenda.
    Lëkura e pastër e shalqirit është përgjithësisht e sigurt për t’u ngrënë, por është e pasur me fibra, kështu që është më mirë ta filloni gradualisht për të shmangur shqetësimet e tretjes si fryrja, gazrat ose diarreja. Rekomandohet ta ruani në frigorifer, sepse prishet lehtë.
    Mënyra të ndryshme për përgatitjen e lëkurës së shalqirit
    Lëkura hahet duke qëruar lëkurën e jashtme jeshile dhe duke ngrënë pjesën e bardhë midis tulit rozë dhe lëkurës së jashtme. Lëvorja e papërpunuar mund të hahet, por shija mund të jetë e pakëndshme.
    Shalqiri është i ëmbël, por lëkura ka një shije të ndryshme. Pjesa e jashtme jeshile ka një shije të hidhur, dhe pjesa e bardhë e lëvores ka një shije si të kastravecit.
    Për të përmirësuar shijen, lëvozhga mund të turshihet ose të shtohet në gatime të skuqura, sallata dhe smoothie.
    Lëkura e shalqirit mund të jetë një shtesë e mirë në dietë, por duhet të mendoni se si e përgatitni. Shumë receta përdorin shumë kripë për turshi ose shumë sheqer nëse është një recetë për karamele ose një kore të ëmbëlsuar.
    Shkencëtarët e ushqimit po punojnë për të gjetur mënyra për të përfshirë lëkurën e shalqirit në produktet ushqimore, për shembull, duke përzier pluhurin e lëkurës së shalqirit me miell gruri për të rritur përmbajtjen e fibrave në produktet e pjekura.

  • Djegiet nga dielli: 5 mënyrat më të shpejta dhe natyrale për t’i qetësuar

    Djegiet nga dielli: 5 mënyrat më të shpejta dhe natyrale për t’i qetësuar

    Me ardhjen e verës, në plazh apo në mal, tundimi për të lënë veten të përkëdhelet nga rrezet e diellit është i parezistueshëm. Nga ana tjetër, ekspozimi në diell nxit prodhimin e vitaminës D, përmirëson humorin dhe ndihmon në rregullimin e ritmit të gjumit. Por ekspozimi i tepruar pa mbrojtje të duhur mund të sjellë pasoja të pakëndshme dhe më e zakonshmja prej tyre është djegia nga dielli.

    Fatmirësisht, ekzistojnë strategji të thjeshta dhe efektive për të zbutur shpejt bezdinë që shkakton lëkura e skuqur, që tërhiqet apo që digjet. Ja disa këshilla nga ekspertët:

    1. Hidratim i menjëhershëm

    Lëkura e djegur ka nevojë të menjëhershme për lagështi. Pas ekspozimit në diell, është thelbësore të aplikohet një krem i lehtë hidratues ose një xhel me bazë aloe vera, në mënyrë ideale pa aromë ose alkool. Këto produkte ndihmojnë në qetësimin e djegies dhe nxisin rigjenerimin e lëkurës. Po ashtu, është shumë e rëndësishme të pihet sa më shumë ujë për të rikthyer ekuilibrin e duhur të lëngjeve në trup.

    2. Dushi i ftohtë: shpëtim i shpejtë

    Një dush i ftohtë është ndër mënyrat më të menjëhershme për të reduktuar inflamacionin dhe skuqjen e lëkurës. Duhet shmangur uji me presion të lartë dhe përdorimi i detergjentëve agresivë. Më mirë të përdoret një sapun i butë, ose fare pa sapun, sepse ata deodorantë apo antibakterialë mund ta thajnë dhe irritojnë më shumë lëkurën. Pas dushit, lëkura duhet tharë me kujdes me një peshqir të butë dhe menjëherë të hidratohet për të mbajtur lagështinë.

    3. Akull, por me kujdes

    Për të ulur ndjesinë e nxehtësisë dhe ënjtjen e lokalizuar, mund të përdorni akull, por jo drejtpërdrejt mbi lëkurë. Më mirë ta mbështillni me një beze ose të përdorni një peshqir të lagur që është mbajtur për disa minuta në frigorifer. Po ashtu, mund të aplikoni disa herë në ditë kompresa të ftohta dhe të lagështa për të pasur lehtësim të përkohshëm.

    4. Në raste më të rënda: ibuprofen

    Kur bezdisja është e fortë, një antiinflamator jo steroid si ibuprofeni mund të ndihmojë për të zbutur dhimbjen dhe inflamacionin. Ky ilaç, që shitet pa recetë, mund ta bëjë më të përballueshme situatën, për aq kohë sa merret me kujdes dhe sipas udhëzimeve të fletudhëzuesit, veçanërisht nëse merrni edhe ilaçe të tjera.

    5. Kur është më shumë se një djegie

    Nëse djegia shoqërohet me simptoma të përgjithshme si temperaturë, të përziera apo dhimbje koke, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore: mund të bëhet fjalë për një goditje nga dielli, e cila kërkon trajtim të menjëhershëm.

    Dhe nëse, pavarësisht mbrojtjes nga dielli, djegiet përsëriten, ndoshta duhet të kontrolloni barnat dhe produktet që përdorni: disa ilaçe, si antibiotikët e familjes së tetraciklinave dhe sulfamidëve, disa antimykotikë, diuretikë tiazidikë, statina dhe disa psikotrope (p.sh. antipsikotikët fenotiazinikë), mund ta rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit.

  • Lëkura e shalqirit më ushqyese se tuli, pse nuk duhet hedhur dhe si ta përfshini në vaktet tuaja

    Lëkura e shalqirit më ushqyese se tuli, pse nuk duhet hedhur dhe si ta përfshini në vaktet tuaja