Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se fatura për largimet e padrejta të punonjësve të administratës nga puna ishte 14 milionë euro në vitin 2024. Kjo kosto që do të paguhet nga buxheti i shtetit, mbulon të gjithë ata punonjës që kanë fituar në gjyq përballë institucioneve shtetërore. Nga ana tjetër Kuvendi i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike të bëjë një analizë për këtë problematikë.
Largimet e padrejta nga puna po i kushtojnë miliona euro buxhetit të shtetit, ndërsa fatura po rritet nga viti në vit. Vetëm në vitin 2024 thotë KLSH, dëmi që shteti detyrohet të paguajë pasi punonjësit kanë fituar gjyqet përballë institucioneve arriti në 14 milionë euro.
Ndërsa për vitin 2025 kjo faturë deri në shtator referuar shifrave të fundit të Ministrisë së Financave ishte edhe më e lartë, pasi përllogaritet në 1.9 miliardë lekë ose gati 19 milionë euro.
Më problematik në shkarkimet e punonjësve janë institucionet qendrore, ku kryeson Ministria e Infrastrukturës. Deri në fund të shtatorit të këtij viti rezulton se detyrimet për ‘vendime gjyqësore’ të kësaj ministrie arrijnë në 7.7 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.4 milionë euro dhe Ministria e Shëndetësisë me 1.9 milionë euro. Te pushteti vendor, largimet më të padrejta regjistrohen në Bashkitë Pogradec, Kavajë dhe Berat.
Duke marrë shkas nga ky fenomen problematik, ku çdo vit miliona euro shpenzohen për të dëmshpërblyer nëpunësit e hequr padrejtësisht nga puna, Kuvendi i kërkon Departamentit të Administratës Publike që të bëjë një analizë mbi institucionet për masat disiplinore.
“Të rrisë angazhimin në drejtim të rikthimit në detyrë të nëpunësve civilë gjyq fitues, me qëllim rritjen e nivelit të zbatimit të vendimeve gjyqësore. Të përgatisë një analizë për ecurinë e proceseve gjyqësore të kthimit në detyrë të nëpunësve civilë, problematikat e konstatuara, përgjegjësinë e strukturave përgjegjëse në dhënien e masave disiplinore dhe ndjekjen e tyre në proceset gjyqësore dhe përcaktimin e masave përkatëse në këtë fushë”, thuhet në rezolutën e Kuvendit.
Në gjashtë detyrat që i lihen DAP-it për të zbatuar deri në mbyllje të këtij viti, i kërkohet gjithashtu që të ngrejë një sistem të avancuar të monitorimit dhe vlerësimit të performancës së punonjësve të administratës publike mbi baza të matshme dhe transparente, që të përdoret edhe për identifikimin e nevojave për trajnime shtesë.
Dëmi për largimet e padrejta nga puna
Viti 2024 14 mln euro
Viti 2025 19 mln euro
Diferenca +5 mln euro
Largimet nga puna sipas institucioneve
Ministria e Infrastrukturës 7.7 mln euro
Ministria e Brendshme 5.4 mln euro
Ministria e Shëndetësisë 1.9 mln euro
Bashkia Pogradec 663 mijë euro
Bashkia Kavajë 354 mijë euro
Bashkia Berat 321 mijë euro
Tag: largimet
-

Nuk ndalen largimet e padrejta nga puna, 19 mln euro dëm vetëm në 2025-ën
-

14 mln € fatura e largimeve të padrejta nga puna në 2024, ministritë ‘lumë’ shkarkimesh dhe në 2025
Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se fatura për largimet e padrejta të punonjësve të administratës nga puna ishte 14 milionë euro në vitin 2024. Kjo kosto që do të paguhet nga buxheti i shtetit, mbulon të gjithë ata punonjës që kanë fituar në gjyq përballë institucioneve shtetërore. Nga ana tjetër Kuvendi i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike të bëjë një analizë për këtë problematikë.
Largimet e padrejta nga puna po i kushtojnë miliona euro buxhetit të shtetit, ndërsa fatura po rritet nga viti në vit. Vetëm në vitin 2024 thotë KLSH, dëmi që shteti detyrohet të paguajë pasi punonjësit kanë fituar gjyqet përballë institucioneve arriti në 14 milionë euro.
Ndërsa për vitin 2025 kjo faturë deri në shtator referuar shifrave të fundit të Ministrisë së Financave ishte edhe më e lartë, pasi përllogaritet në 1.9 miliardë lekë ose gati 19 milionë euro.
Më problematik në shkarkimet e punonjësve janë institucionet qendrore, ku kryeson Ministria e Infrastrukturës. Deri në fund të shtatorit të këtij viti rezulton se detyrimet për ‘vendime gjyqësore’ të kësaj ministrie arrijnë në 7.7 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.4 milionë euro dhe Ministria e Shëndetësisë me 1.9 milionë euro. Te pushteti vendor, largimet më të padrejta regjistrohen në Bashkitë Pogradec, Kavajë dhe Berat.
Duke marrë shkas nga ky fenomen problematik, ku çdo vit miliona euro shpenzohen për të dëmshpërblyer nëpunësit e hequr padrejtësisht nga puna, Kuvendi i kërkon Departamentit të Administratës Publike që të bëjë një analizë mbi institucionet për masat disiplinore.
“Të rrisë angazhimin në drejtim të rikthimit në detyrë të nëpunësve civilë gjyq fitues, me qëllim rritjen e nivelit të zbatimit të vendimeve gjyqësore. Të përgatisë një analizë për ecurinë e proceseve gjyqësore të kthimit në detyrë të nëpunësve civilë, problematikat e konstatuara, përgjegjësinë e strukturave përgjegjëse në dhënien e masave disiplinore dhe ndjekjen e tyre në proceset gjyqësore dhe përcaktimin e masave përkatëse në këtë fushë”, thuhet në rezolutën e Kuvendit.
Në gjashtë detyrat që i lihen DAP-it për të zbatuar deri në mbyllje të këtij viti, i kërkohet gjithashtu që të ngrejë një sistem të avancuar të monitorimit dhe vlerësimit të performancës së punonjësve të administratës publike mbi baza të matshme dhe transparente, që të përdoret edhe për identifikimin e nevojave për trajnime shtesë.
DËMI PËR LARGIMET E PADREJTA NGA PUNA
Viti 2024 14 mln euro
Shtator 2025 19 mln euro
Diferenca +5 mln euro
LARGIMET NGA PUNA SIPAS INSTITUCIONEVE
Ministria e Infrastrukturës 7.7 mln euro
Ministria e Brendshme 5.4 mln euro
Ministria e Shëndetësisë 1.9 mln euro
Bashkia Pogradec 663 mijë euro
Bashkia Kavajë 354 mijë euro
Bashkia Berat 321 mijë euro -

“Nuk shkojnë te Rama për ideal por për interesa të.. ”, deputeti i PD komenton largimet nga opozita
“Nuk kanë shkuar te Partia Socialiste për ideal, por për interesat e tyre të ngushta”.
Kështu komentoi deputeti demokrat Xhelal Mziu largimet nga opozita të ditëve të fundit, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN.
“Këta persona nuk kanë ikur se nuk e kanë gjetur veten te Partia Demokratike, por kanë parë interesin e tyre personal. Së dyti, kemi sot një kryeministër që nuk heq dorë nga vesi i tij për të blerë edhe atëherë kur ka nevojë. Ky blen vota dhe qytetarë. Kjo është garniturë e përdorur nga kryeministri për të intimiduar pjesën tjetër të demokratëve dhe për të thënë që demokratët duan të jenë pjesë e qeverisë. Por, theksoj se këto raste nuk e prishin imazhin e opozitës”, theksoi më tej Mziu.
Sipas tij, opozita ka primare denoncimin e “krimit, korrupsionit dhe qeverisjes skandaloze që kemi sot në Shqipëri”. -

“Kryeministri blen qytetarë dhe vota”, Mziu komenton largimet nga opozita: Largimet drejt PS-së, pjesë e strategjisë..
“Nuk kanë shkuar te Partia Socialiste për ideal, por për interesat e tyre të ngushta”.
Kështu komentoi deputeti demokrat Xhelal Mziu largimet nga opozita të ditëve të fundit, i ftuar në një studio televizive.
“Këta persona nuk kanë ikur se nuk e kanë gjetur veten te Partia Demokratike, por kanë parë interesin e tyre personal. Së dyti, kemi sot një kryeministër që nuk heq dorë nga vesi i tij për të blerë edhe atëherë kur ka nevojë. Ky blen vota dhe qytetarë. Kjo është garniturë e përdorur nga kryeministri për të intimiduar pjesën tjetër të demokratëve dhe për të thënë që demokratët duan të jenë pjesë e qeverisë. Por, theksoj se këto raste nuk e prishin imazhin e opozitës”, theksoi më tej Mziu.
Sipas tij, opozita ka primare denoncimin e “krimit, korrupsionit dhe qeverisjes skandaloze që kemi sot në Shqipëri”. -

Largimet e lojtarëve, Partizani humbet 30% të vlerës në treg
Partizani ka kaluar trancizion në një vit ku ka mbushur arkën me shitjen e lojtarëve. Shumat e përfituara e vendosin në krye të klubeve të Superiores.
Megjithatë, largimet kanë lënë shenjën e tyre. Vëzhgimi i “Panorama Sport”, nga data 1 korrik 2024 deri më 1 korrik 2025, tregon se Partizani ka humbur 30% të vlerës së mëparshme në treg, edhe pse nga fillimi i korrikut të kaluar janë ende 15 lojtarë që llogariteshin me ekipin e parë. Nga tabela e ndërtuar, bëhet fjalë për 13 lojtarë të rinj. Një pjesë të peshës tani e kanë të afruarit nga akademia. Malaj, Çipi, Atanaskoski, Martinez, Vata, Shanaj, Shala, Gudjufi, Garsia, Skuka, Isgandarli, Himallari, Qokthi nuk ishin pjesë e ekipit të parë të Partizanit 1 vit më parë.VLERA- Kontingjenti i Partizanit aktual vlerësohet rreth 4.6 milionë euro nga “Transfermarkt”. Vlera mesatare për një futbollist përkthehet kështu në 165 mijë euro. Pjesë e tabelës së ndërtuar nga “Panorama Sport” janë lojtarët që morën pjesën në Ohër, por edhe Bintsuka që rinovoi apo Shala, Ismaili dhe Janjeva që vazhdojnë të dëmtuar. Më thjesht, janë 28 lojtarë që po llogariten aktualisht për ekipin e parë. Mbetet për t’u vendosur në vijim se cilët prej tyre do të humbasin turin e parë të Ligës së Konferencës.
-

Nuk kanë të mbaruar largimet nga Milan, dy lojtarë të tjerë lënë kuqezinjtë këtë verë
2 Korrik 2025
9:39
Telesport
Tregu i transferimeve te Milan është në kulmin e tij dhe pas njoftimit të mbërritjes së Ricci nga Torino, është koha që largimet e lojtarëve të tepërt të krijojnë hapësirë në skuadër.
Pas largimit të lojtarëve të huazuar dhe atyre që u mbaroi kontrata edhe dy futbollistë të tjerë aktualisht janë shumë afër largimit nga Milanello: Adli dhe Okafor.
I pari, i kthyer nga një huazim te Fiorentina, mund të përfundojë në Arabi ose Katar. I dyti, i dërguar gjithashtu në huazim te Napoli vitin e kaluar dhe i rikthyer në bazë, është i kërkuar nga Beshiktas.
Këto lamtumira vijnë pas atyre të Musah, Morata dhe Thiaw, të cilët janë gjithashtu një hap larg largimit nga klubi kuqezi. -

Fillon “spastrimi”, Man. United zyrtarizon 3 largimet e para
Pas një sezoni komplet të dështuar, Manchester United ka nisur direkt nga puna për të formatuar ekipin për sezonin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” do të bëjnë disa përforcime në merkaton e verës, por së pari duhen bërë largimet e nevojshme.
Përmes një deklarate në faqen zyrtare të klubit, Manchester United ka bërë me dije se Victor Lindelöf, Jonny Evans dhe Christian Eriksen nuk do të jenë më pjesë e “Djajve” për sezonin e ri. Kontrata e secilit prej tyre përfundon në fund të këtij sezoni dhe klubi ka vendosur që të mos rinovojë me asnjërin prej tyre.
Lindelöf, i cili mbërriti në Manchester në vitin 2017 nga Benfica, largohet pas tetë sezonesh dhe 284 ndeshjesh zyrtare. Për suedezin ka interes nga disa ekipe në Premier League, po ashtu edhe në La Liga. Jonny Evans, nga ana tjetër, përfundon periudhën e tij të dytë në klubin që e rriti. Pas kthimit në vitin 2023, qendërmbrojtësi i Irlandës së Veriut u ndje përsëri i rëndësishëm dhe e mbylli karrierën me “Djajtë e Kuq” me 241 paraqitje, duke shtuar një tjetër Kupë FA në listën e tij të gjerë të arritjeve me këtë klub.
Përsa i përket Eriksen, mesfushori danez i prekur këtë sezon nga disa probleme fizike, i dha lamtumirën me stil duke shënuar golin e fundit të vitit nga pika e bardhë e penalltisë. Për 33-vjeçarin pritet të ketë një rikthim në Danimarkë, para se t’i japë fund karrierës.