Tag: kylian

  • Mbappé kundër gazetarit: Mendoj se është një pyetje e keqe, pa dashur të të ofendoj

    Mbappé kundër gazetarit: Mendoj se është një pyetje e keqe, pa dashur të të ofendoj

    27 Nëntor 2025

    11:09

    Alfred Lleshi

    Kylian Mbappé ishte gati i vetmi lojtar i spikatur i Real Madridit në Athinë, duke shënuar 4 gola kundër Olympiacos dhe siguruar fitoren, por nuk beson se skuadra varet prej tij. Në zonën mikse, ai reagoi i mërzitur kur një gazetar i përmendi termin “Mbappé-dependence”: “Nuk duhet ta thuash këtë. Duhet të thuash që Kylian është përgjegjës që fituam. Mendoj se është një pyetje e keqe, pa dashur të të ofendoj”.
    Ai shtoi: “Çdo lojtar ka punën e vet në skuadër. Unë shënjoj gola, por pa lojtarët e tjerë nuk fitojmë. Nuk besoj se ekziston varësia, është më shumë perceptim i gazetarëve apo i njerëzve të jashtëm”.
    Mbappé gjithashtu u shpreh modest: “Jam pjesë e grupit të 4 lojtarëve të Real Madridit që kanë shënuar 4 gola në një ndeshje Champions-i. Është një nder, por duhet të bëj shumë më tepër që të më krahasojnë me ta”.

    💥A Kylian no le gusta que se hable de Mbappé-dependencia en el Real Madrid… pic.twitter.com/i3s8zTh4lN
    — MARCA (@marca) November 26, 2025

  • Benzema nuk kursehet për Mbappe, por tregon çfarë pret nga ai këtë sezon

    Benzema nuk kursehet për Mbappe, por tregon çfarë pret nga ai këtë sezon

    17 Nëntor 2025

    17:35

    Telesport

    Në një intervstë të fundit për “AS”, Karim Benzema foli me fjalë të mëdha për Kylian Mbappe dhe zbuloi se çfarë pret prej tij në këtë sezon te Real Madrid. Kylian Mbappe po përjeton një sezon fantastik, ku ka shënuar 18 gola në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Duke lavdëruar bashkëkombësin e tij francez, Karim Benzema foli për ndikimin që duhet të ketë një sulmues si Mbappe te Real Madrid.
    “Mbappe është shumë më i mirë këtë sezon. Shënimi i golave ​​nuk është asgjë e re për të. Ai e bënte tashmë këtë te PSG dhe do të vazhdojë të gjejë rrjetën në Madrid, ndoshta edhe më shumë.
    Ai është lloji i lojtarit që shënon gjithmonë. Por ajo që pres unë nga Kylian është që ai të luajë më mirë kur  Real Madridi të ketë më shumë nevojë për të. Do të ketë ndeshje ku Mbappe mezi do të prekë topin. Por nëse i jepet një shans, duhet ta shfrytëzojë. Kështu është në Madrid. Ke ndeshje, si kundër Atletico Madrid ose Liverpool, ku ekipet rrinë dhe mbrohen, dhe ai duhet të përshtatet me këtë. Sepse Real Madridi mbështetet te Mbappe në ato momente – për të fituar Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë. Unë besoj se ai mund ta bëjë, por vetëm me ndihmën e shokëve të tij të ekipit. Ai nuk mund ta bëjë vetëm”, ​​tha Benzema.

  • Mbappe i përgjigjet ashpër reperit francez: S’pushoje së luturi dhe nuk kishte asnjë qindarkë…

    Mbappe i përgjigjet ashpër reperit francez: S’pushoje së luturi dhe nuk kishte asnjë qindarkë…

    8 Nëntor 2025

    10:06

    Alfred Lleshi

    Një përplasje e fortë në rrjete sociale ka shpërthyer mes Kylian Mbappé dhe reperit francez OrelSan. Sulmuesi i Real Madridit, që është edhe aksionari kryesor i Caen, reagoi ashpër pasi artisti e kritikoi në një nga këngët e tij për menaxhimin e klubit, i cili ra sezonin e kaluar nga Ligue 2 dhe tani luan në “Championnat National”, me vetëm 3 fitore në 12 ndeshje dhe ndodhet në vendin e 10-të.
    Në vargjet e tij, OrelSan thoshte: “Do ta shkatërrosh qytetin tënd, si familja Mbappé”. Deklarata e tij nxiti reagimin e menjëhershëm të Kylian në “X”: “Mund ta ‘shpëtosh’ ti qytetin, që aq shumë e do, @Orel_san. P.S: Ky njeri s’pushonte së luturi që ta lejonim të hynte me 1% pa paguar, sepse nuk kishte asnjë qindarkë, por donte të shfaqej si njeriu i thjeshtë nga Normandia”.

    T’es le bienvenu pour « sauver » la ville que tu aimes tant 😌 @Orel_san
    Ps: Le mec a fait que nous supplier pour entrer avec 1% sans payer parce qu’il a pas un rond mais pour avoir la bonne image du petit gars de Normandie. https://t.co/inpIultqdn
    — Kylian Mbappé (@KMbappe) November 7, 2025

  • Szczęsny pret penalltinë e Mbappe dhe mban në lojë Barcelonën (video)

    Szczęsny pret penalltinë e Mbappe dhe mban në lojë Barcelonën (video)

    26 Tetor 2025

    17:38

    Telesport

    Pjesa e dytë e “El Clasico” ka nisur vrullshëm. Real Madrid që po udhëheq momentalisht 2-1, humbet shansin e artë për të gjetur golin e tretë, pasi Kylian Mbappe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
    Në minutën e 50-të, Eric Garcia prek topin në dorë gjatë një ndërhyrjeje ndaj Jude Bellingham. Pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti. Godet Kylian Mbappe, por gjuajtja e francezit është ndalur në mënyrë fantastike nga Wojciech Szczęsny.
    Polaku mban ende në lojë Barcelonën me pritjen që bëri.
    SHIKORASTIN

  • Nëna e Mbappe: Në Paris, ai nuk ishte më njeri. Ne si familje nuk ishim gati për famë

    Nëna e Mbappe: Në Paris, ai nuk ishte më njeri. Ne si familje nuk ishim gati për famë

    8 Tetor 2025

    13:32

    Alfred Lleshi

    Nëna e Kylian Mbappé, Fayza Lamari, ka folur hapur mbi anën e errët të famës së djalit të saj gjatë një interviste për “Demain le Sport”, duke rrëfyer sa e vështirë ishte periudha e PSG-së: “Në Paris, Kylian nuk ishte më njeri. Ishte si nën një lupë që zmadhon çdo të metë. Nuk mund të ecte më në rrugë, kjo më trishtonte shumë”.
    Ajo e përshkroi famën si një bekim dhe mallkim njëkohësisht për të gjithë familjen. Ish-lojtarja e hendbollit pranoi se familja nuk ishte përgatitur për famën: “Nuk ishim gati të bëheshim personazhe publike”.
    Duke kujtuar Botërorin e vitit 2018, momentin që e bëri Mbappé një yll global, Lamari tregoi emocionet e forta të asaj kohe: “Gjatë Kupës së Botës në Rusi isha vetëm në shtëpi. Kur e pashë të ecte në ‘Champs-Élysées’, kuptova se po më largohej. Kalova nga Bondy te Royal Monceau…, ndihesha si familja Tuche”.

  • Real Madrid merr dy lajme dëmtimesh pas fitores, por… udhëtojnë me kombëtaret

    Real Madrid merr dy lajme dëmtimesh pas fitores, por… udhëtojnë me kombëtaret

    5 Tetor 2025

    13:33

    Telesport

    Xabi Alonso mori lajme të këqija pas fitores 3-1 ndaj Villarreal-it në “Santiago Bernabeu”, aty ku mbrëmë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
    Dy lojtarë të Los Blancos, Kylian Mbappe dhe Franco Mastantuono, pësuan dëmtime, shkalla e të cilave ende nuk dihet me siguri të plotë.
    “Kylian kishte shqetësime në kyçin e këmbës dhe do ta ndjekim me kujdes. Franco ndien ngarkesë muskulare në kofshë, por të dy do të luajnë me kombëtaret”.

  • Sjellja që duhet, Kylian Mbappe është për t’u vlerësuar: Fitorja në Champions League nuk duhet të na bëj të harrojmë Atletiko Madrid

    Sjellja që duhet, Kylian Mbappe është për t’u vlerësuar: Fitorja në Champions League nuk duhet të na bëj të harrojmë Atletiko Madrid

    Kylian Mbappe dominoi përsëri me fanellën e Real Madridit. Me tre gola dhe titullin e lojtarit të ndeshjes, francezi i udhëhoqi Mbretërit drejt një fitoreje bindëse kundër Kairat të Kazakistanit në Ligën e Kampionëve.
    Megjithatë, ylli francez nuk lejoi që festimi të harronte humbjen e fundit. “A do të thotë kjo fitore që e harrojmë derbin? Jo, jo, nuk duhet ta harrojmë”, tha Mbappe pas ndeshjes, duke shtuar:
    “Nuk mund ta harrojmë atë që ndodhi këtë fundjavë”, shtoi ai, duke iu referuar humbjes së dhimbshme 5-2 ndaj Atlético Madrid. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Deschamps: Franca ka nevojë gjithmonë për Mbappe, është lojtar klasi

    Deschamps: Franca ka nevojë gjithmonë për Mbappe, është lojtar klasi

    Gjatë konferencës për shtyp të ekipit kombëtar francez, trajneri Didier Deschamps foli për yllin e ekipit, Kylian Mbappé.
    “Ai është shumë i mirë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Është në formë të mirë, vrapon shumë, është gjithmonë efektiv dhe ka qenë një lider i shkëlqyer, madje edhe kapiten i këtij kampi stërvitor. Pra, Franca do të ketë gjithmonë nevojë për Kylian, i cili është shumë i aftë dhe kjo duket në atë që bën në fushë.

    Gjithçka erdhi shumë shpejt, që kur ishte shumë i ri. Dhe edhe kur nuk është në kulmin e tij, ai është gjithmonë lojtar që shënon gola.
    Thierry Henry ishte një sulmues i jashtëzakonshëm në një nivel botëror. Kylian ka ende shumë vite përpara, por kjo është pjesë e qëllimeve të tij dhe ai me siguri do t’i arrijë ato, sepse ai bën gjithçka për të ngritur gjithmonë standardin. Kylian është, sigurisht, një lojtar i jashtëzakonshëm, por ai gjithmonë është përshtatur dhe gjithmonë ka qenë pjesë e një ekipi.”
    (J.S/)

  • Mbappé fiton edhe më tepër dominancë te Real Madridi, ja si po e “eklipson” Vinicius-in

    Mbappé fiton edhe më tepër dominancë te Real Madridi, ja si po e “eklipson” Vinicius-in

    Edhe pse ende nuk ka gjë zyrtare, është thuajse e sigurt që Kylian Mbappé do të jetë numri i ri 10 i Real Madridit, pas largimit të një legjende si Luka Modric. Një gjest me shumë peshë simbolike, që e vendos francezin si liderin absolut të skuadrës së bardhë. Dhe kjo vetëm pas një viti në “Bernabeu”.
    Kur mbërriti nga PSG, shumë diskutonin se si do të ishte bashkëjetesa e tij me Vinicius Junior, ylli kryesor i skuadrës deri atëherë dhe një kandidat serioz për “Topin e Artë”. Sot, pas një viti, është e qartë: Mbappé e ka parakaluar në hierarki dhe është shndërruar në atë që në NBA quhet “lojtari i ekselencës” apo “franchise player”.
    Megjithatë, kjo dominancë nuk duket se ka ndikuar negativisht në marrëdhënien personale mes tyre. Në fushë, nuk arrijnë gjithmonë të lidhen siç pritet, por jashtë saj, raportet duken të mira. E megjithatë, nuk mund të mohohet që gjeste të tilla krijojnë tension. Një tjetër aspekt ku Mbappé dominon mbi Vinicius është paga, edhe aty francezi del përpara.
    Rrjedhimisht, ajo që mbetet për t’u parë është nëse kjo epërsi do të vazhdojë edhe në fushën e lojës. Sezonin e kaluar, Kylian fitoi “Këpucën e Artë”, ndërsa Vinicius jo vetëm që humbi “Topin e Artë”, por pati edhe një sezon zhgënjyes në aspektin statistikor, për një lojtar të nivelit të tij.
    Në çdo rast, parimi kryesor te Real Madridi mbetet i qartë: të shmanget çdo përçarje brenda grupit, sepse eksperienca ka treguar se tensionet në dhomën e zhveshjes mund të kenë pasoja katastrofike.

  • Kylian Mbappe sërish në telashe, nën hetim për dhënie ryshfeti 5 agjentëve të policisë

    Kylian Mbappe sërish në telashe, nën hetim për dhënie ryshfeti 5 agjentëve të policisë

    Kylian Mbappé është sërish në qendër të një çështjeje kontroverse. Sipas “Canard Enchainé”, pesë oficerë të CRS (policia franceze e trazirave dhe mbrojtjes civile) të caktuar për të mbrojtur ekipin kombëtar francez kanë qenë në telashe për një shumë të konsiderueshme parash të marra nga ylli i Real Madrid.
    Sipas një dokumenti nga Tracfin (shërbimi francez i inteligjencës financiare përgjegjës për luftimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe evazionit fiskal), katër rreshterë  morën nga një çek prej 30,000 eurosh në qershor 2023 nga një llogari bankare në emër të Mbappé.
    Një oficer i pestë, një komandant që mbikëqyr katër oficerët e lartpërmendur, mori 60,300 euro. Në total, shuma arrin në 180,300 euro nga kapiteni i ekipit kombëtar francez dhe ish-lojtari i PSG.
    Në një deklaratë të nënshkruar nga vetë KM9, lojtari shpjegon se vendosi të dhurojë të gjithë shumën e çmimit të tij të pjesëmarrjes për Kupën e Botës në Katar “anëtarëve të ekipit përgjegjës për sigurinë e lojtarëve, si dhe shoqatave të ndryshme“.
    Ai gjithashtu specifikon se “u konsultua me avokatin e tij të taksave“, i cili konfirmoi se “përfituesit e këtyre donacioneve për përdorim personal” nuk ishin të detyruar t’i deklaronin ato tek autoritetet tatimore.
    Pyetja është nëse ishte në të vërtetë një donacion apo një shërbim për mbrojtje private individuale. Oficeri që mori shumën “më të favorshme” u pa me të vërtetë duke shoqëruar Kylian Mbappé gjatë udhëtimeve të tij në Kamerun në verën e vitit 2023.
    Sipas IGPN (Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare Franceze), komandanti “shkeli detyrën e tij të integritetit” duke marrë pjesë në këto dy udhëtime, ndërsa Kylian Mbappé thotë se është “i gatshëm t’u përgjigjet çdo pyetjeje” mbi këtë çështje. Ai gjithashtu do të jetë nën hetim.