Tag: kursit

  • Nuk ndalet narko-euro, monedha europiane prek minimum të ri historik në 96.5 lekë

    Nuk ndalet narko-euro, monedha europiane prek minimum të ri historik në 96.5 lekë

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 96.5 lekë, ndërsa e kishte mbyllur javën e kaluar në vlerën e 96.57 lekëve.

    Sipas aktorëve të tregut, trysnitë rënëse mbi kursin e Euros, që në fakt kanë qenë të pranishme gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit, në dhjetor kanë një tendencë të forcohen, për shkak të periudhës festive, që shoqërohet me rritje të flukseve valutore të lidhura me turizmin dhe emigrantët.

    Deri tani, ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë balancuar presionin e tregut mbi monedhën europiane dhe kanë bërë që kursi i këmbimit të jetë më i qëndrueshëm krahasuar me dy vitet e mëparshme. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek aktualisht është më e vogël se 2%.

    Sipas të dhënave nga tregu, të premten e kaluar Banka Qendrore bleu 15.1 milionë euro në ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve në funksion të objektivave të rezervës valutore.

    Një ditë më parë, më datë 4 dhjetor, Banka e Shqipërisë pati kryer gjithashtu blerje direkte të valutës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të rënies së Euros që një ditë më parë, në 3 dhjetor, kishte zbritur në një minimum të ri historik.

    Për të dytin vit radhazi, Banka e Shqipërisë po ndërmerr blerje të mëdha në tregun e brendshëm valutor, me qëllimin për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

    Sipas informacionin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2024 u blenë në tregun valutor 933 milionë euro. Ndërsa, sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko, për nëntë muajt e parë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë rreth 800 milionë euro të tjera.

    Ecuria e kursit të këmbimit tregon se dhjetori ka gjasa të theksojë akoma më shumë tendencën rënëse të Euros, megjithëse është e pritshme që ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë do ta mbajnë lëvizjen e kursit në intervale të vogla.

    Ndërkohë, një rritje e përkohshme e Euros mund të jetë e pritshme gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, për shkak të tendencës të qeverisë, tashmë të zakonshme, për të shpenzuar pjesën më të madhe të deficitit buxhetor në këtë periudhë.

    Shpenzimet e përqendruara të qeverisë sjellin një rritje të fortë të ofertës së Lekut në treg, duke ndikuar në një zhvlerësim afatshkurtër të tij kundrejt Euros.

    Edhe këtë vit, politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

    Në fund të 10-mujorit 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm, në vlerën e 49.2 miliardë lekë. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat e saj mbiçmuese./MONITOR

  • Kursi i euros pëson rënie, prek minimum të ri historik

    Kursi i euros pëson rënie, prek minimum të ri historik

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 96.5 lekë, ndërsa e kishte mbyllur javën e kaluar në vlerën e 96.57 lekëve. Sipas aktorëve të tregut, trysnitë rënëse mbi kursin e Euros, që në fakt kanë qenë të pranishme gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit, në dhjetor kanë një tendencë të forcohen, për shkak të periudhës festive, që shoqërohet me rritje të flukseve valutore të lidhura me turizmin dhe emigrantët.
    Deri tani, ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë balancuar presionin e tregut mbi monedhën europiane dhe kanë bërë që kursi i këmbimit të jetë më i qëndrueshëm krahasuar me dy vitet e mëparshme. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek aktualisht është më e vogël se 2%. Sipas të dhënave nga tregu, të premten e kaluar Banka Qendrore bleu 15.1 milionë euro në ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve në funksion të objektivave të rezervës valutore.

    Një ditë më parë, më datë 4 dhjetor, Banka e Shqipërisë pati kryer gjithashtu blerje direkte të valutës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të rënies së Euros që një ditë më parë, në 3 dhjetor, kishte zbritur në një minimum të ri historik. Për të dytin vit radhazi, Banka e Shqipërisë po ndërmerr blerje të mëdha në tregun e brendshëm valutor, me qëllimin për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut. Sipas informacionin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2024 u blenë në tregun valutor 933 milionë euro. Ndërsa, sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko, për nëntë muajt e parë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë rreth 800 milionë euro të tjera.

    Ecuria e kursit të këmbimit tregon se dhjetori ka gjasa të theksojë akoma më shumë tendencën rënëse të Euros, megjithëse është e pritshme që ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë do ta mbajnë lëvizjen e kursit në intervale të vogla. Ndërkohë, një rritje e përkohshme e Euros mund të jetë e pritshme gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, për shkak të tendencës të qeverisë, tashmë të zakonshme, për të shpenzuar pjesën më të madhe të deficitit buxhetor në këtë periudhë.

    Shpenzimet e përqendruara të qeverisë sjellin një rritje të fortë të ofertës së Lekut në treg, duke ndikuar në një zhvlerësim afatshkurtër të tij kundrejt Euros. Edhe këtë vit, politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase. Në fund të 10-mujorit 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm, në vlerën e 49.2 miliardë lekë. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat e saj mbiçmuese./Monitor/

  • Hapen aplikimet për kursin UEFA B, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

    Hapen aplikimet për kursin UEFA B, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

    Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e radhës të kursit për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Elbasanit. Kursi do të startojë më 5 janar 2026 dhe do të zhvillohet sipas periudhave të mëposhtme: 05-09 janar, 23-27 shkurt, 02-06 mars dhe 16-20 mars.
    Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:* Diploma e Shkollës së Mesme* Licenca UEFA C, minimalisht aktive në 6 muajt e fundit (si trajner ose zv.trajner me vërtetim përkatës). Ky kriter nuk zbatohet për ish-lojtarët me mbi 7 vite eksperiencë si profesionistë* Vërtetim për aktivitetin aktual (nga ekipi përkatës)* Fotokopje e ID-së ose pasaportës* Raport mjeko-ligjor* Numër kontakti dhe CV
    Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin së bashku me formularin e pikëzimit në mënyrë elektronike në adresën: [email protected], si edhe me postë të zakonshme me konfirmim marrjeje në adresën: Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë, ose ta dorëzojnë fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.
    Afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit është 12 dhjetor 2025. Aplikimet që mbërrijnë pas kësaj date nuk do të pranohen.
    Për çdo informacion shtesë mbi renditjen, aspektet logjistike ose organizative të kursit, mund të kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën e emailit: [email protected].

  • FMN rekomandon që Banka e Shqipërisë të tërhiqet nga ndërhyrjet në kursin e këmbimit

    FMN rekomandon që Banka e Shqipërisë të tërhiqet nga ndërhyrjet në kursin e këmbimit

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Banka e Shqipërisë duhet të pakësojë ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor.

    Sipas deklaratës së fundit të misionit të FMN-së në Shqipëri, kursi i këmbimit duhet të veprojë si amortizator goditjesh me një fleksibilitet më të madh, ndërsa akumulimi i mëtejshëm i rezervave duhet të udhëhiqet nga një analizë kosto-përfitim.

    Analiza e stafit të FMN-së sugjeron se vlerësimi i kursit real të Lekut drejtohet kryesisht nga faktorët themelorë, me flukset spekulative financiare që luajnë vetëm një rol modest.

    Për rrjedhojë, FMN-ja rekomandon që Banka e Shqipërisë duhet të lejojë fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe të mbështetet te normat e interesit për stabilitetin e çmimeve, ndërsa ndërhyrjet në tregun valutor duhet të rezervohen për raste të rralla të goditjeve jo-themelore. Përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.

    Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien edhe gjatë këtij viti, por ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë ngadalësuar zhvlerësimin e monedhës europiane. Në muajin tetor, kursi preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.6 lekëve. Megjithatë, ritmet e rënies së kursit Euro-Lek janë ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Aktualisht, rënia vjetore e kursit ka zbritur në 1.6%.

    Sipas informacionit të dhënë nga Guvernatori Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë kanë arritur në rreth 800 milionë euro, ndërkohë që gjatë të gjithë vitit 2024 ishin blerë 933 milionë euro. Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.

    Këto blerje janë argumentuar kryesisht në funksion të objektivit të stabilitetit të çmimeve, në kushtet kur inflacioni vazhdon të jetë poshtë objektivit prej 3%

    Megjithatë, FMN duket se nuk e miraton një praktikë të tillë dhe kërkon që Banka e Shqipërisë të ndjekë objektivat e politikës monetare nëpërmjet instrumentit bazë, normave të interesit.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të shtatorit rezerva valutore arriti vlerën rekord prej 7.27 miliardë eurosh. Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.

    Por, nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore ka sjellë kosto të konsiderueshme në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Për vitin 2024, humbjet neto nga kursi i këmbimit kishin vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Megjithatë, humbjet në këtë zë pësuan një reduktim të ndjeshëm me 63% krahasuar me një vit më parë. /Monitor

  • ‘Kursi i këmbimit duhet lënë i lirë’, FMN rekomandim për Bankën e Shqipërisë: Mos ndërhyni në valuta

    ‘Kursi i këmbimit duhet lënë i lirë’, FMN rekomandim për Bankën e Shqipërisë: Mos ndërhyni në valuta

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Banka e Shqipërisë duhet të pakësojë ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor.
    Sipas deklaratës së fundit të misionit të FMN-së në Shqipëri, kursi i këmbimit duhet të veprojë si amortizator goditjesh me një fleksibilitet më të madh, ndërsa akumulimi i mëtejshëm i rezervave duhet të udhëhiqet nga një analizë kosto-përfitim.
    Analiza e stafit të FMN-së sugjeron se vlerësimi i kursit real të Lekut drejtohet kryesisht nga faktorët themelorë, me flukset spekulative financiare që luajnë vetëm një rol modest.
    Për rrjedhojë, FMN-ja rekomandon që Banka e Shqipërisë duhet të lejojë fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe të mbështetet te normat e interesit për stabilitetin e çmimeve, ndërsa ndërhyrjet në tregun valutor duhet të rezervohen për raste të rralla të goditjeve jo-themelore. Përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.
    Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien edhe gjatë këtij viti, por ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë ngadalësuar zhvlerësimin e monedhës europiane. Në muajin tetor, kursi preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.6 lekëve. Megjithatë, ritmet e rënies së kursit Euro-Lek janë ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Aktualisht, rënia vjetore e kursit ka zbritur në 1.6%.
    Sipas informacionit të dhënë nga Guvernatori Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë kanë arritur në rreth 800 milionë euro, ndërkohë që gjatë të gjithë vitit 2024 ishin blerë 933 milionë euro. Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.
    Këto blerje janë argumentuar kryesisht në funksion të objektivit të stabilitetit të çmimeve, në kushtet kur inflacioni vazhdon të jetë poshtë objektivit prej 3%
    Megjithatë, FMN duket se nuk e miraton një praktikë të tillë dhe kërkon që Banka e Shqipërisë të ndjekë objektivat e politikës monetare nëpërmjet instrumentit bazë, normave të interesit.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të shtatorit rezerva valutore arriti vlerën rekord prej 7.27 miliardë eurosh. Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.
    Por, nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore ka sjellë kosto të konsiderueshme në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Për vitin 2024, humbjet neto nga kursi i këmbimit kishin vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Megjithatë, humbjet në këtë zë pësuan një reduktim të ndjeshëm me 63% krahasuar me një vit më parë.

  • Gati edicioni i dytë i “UEFA B Fitness Coach”, hapen aplikimet. Ja kriteret

    Gati edicioni i dytë i “UEFA B Fitness Coach”, hapen aplikimet. Ja kriteret

    Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e dytë të kursit “UEFA B Fitness Coach”, një program i rëndësishëm formimi për përgatitësit fizikë, që janë pjesë thelbësore e stafit teknik në futbollin modern.
    Kursi do të nisë në shkurt 2026 dhe do të zgjasë deri në shtator 2026, duke përfshirë një fazë teorike dhe një fazë praktike. Pjesa e parë do të zhvillohet në auditor, ndërsa pjesa praktike do të realizohet në klube. Në përfundim të kursit, kandidatët do t’i nënshtrohen një provimi përfundimtar.
    Ky edicion do të drejtohet nga Iris Selimi, Përgjegjës i Sektorit të Performancës në FSHF, me mbështetjen e Departamentit të Edukimit.
    Në këtë edicion, edhe kursantët e mëparshëm do të kenë mundësinë të konvertojnë licencën e tyre nga “National” në “UEFA B Fitness Coach”, sipas standardeve të miratuara nga UEFA.
    Sipas rregullores së Departamentit të Edukimit të FSHF-së, kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
    Të kenë mbushur moshën 25 vjeç (regjistrimi bëhet mbi bazën e pasaportës ose certifikatës personale me fotografi, të marrë brenda 3 muajve të fundit);
    Të kenë diplomë të arsimit të lartë në Akademinë e Sporteve (Instituti i Fiskulturës) ose në universitete të tjera sportive vendase apo të huaja, të specializuara në Shkencat Motorrike – në origjinal ose fotokopje të noterizuar;
    Të kenë certifikatë shëndetësore të lëshuar nga organi përkatës (të marrë brenda 3 muajve të fundit);
    Të mos jenë duke vuajtur dënime sportive mbi 6 muaj dhe të mos jenë të dënuar për vepra penale;
    Të posedojnë licencë të vlefshme UEFA C;
    Për shtetasit e huaj, kërkohet njohja e gjuhës shqipe, e cila mund të vërtetohet përmes një certifikate të lëshuar nga organet kompetente.
    Regjistrimet janë të hapura deri më 23 janar 2026. Për më shumë informacion, kandidatët mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit:
    [email protected]

  • Forcimi i lekut, qeveria kursen mbi 107 mln euro nga shërbimi i borxhit në 9-mujor

    Forcimi i lekut, qeveria kursen mbi 107 mln euro nga shërbimi i borxhit në 9-mujor

    Forcimi i vazhdueshëm i lekut ndaj euros, pavarësisht se ka vënë në vështirësi eksportet dhe sektorin e prodhimit në vend, i ka shërbyer për mirë qeverisë duke ulur kostot e borxhit të jashtëm.Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, ripagesat e borxhit të jashtëm janë ulur me rreth 9.37 miliardë lekë, kryesisht për shkak të efektit pozitiv të kursit të këmbimit.Ky faktor ka ndikuar gjithashtu në reduktimin e huamarrjes afatgjatë nëpërmjet eurobondit me rreth 1.35 miliardë lekë, duke reflektuar përmirësimin e vlerës së lekut kundrejt monedhave të huaja në të cilat shprehet borxhi. Efektet e drejtpërdrejta të kursit të këmbimit në shërbimin e borxhit të jashtëm në janë 10.7 miliardë lekë kursime ose mbi 107 mln euro.Si rrjedhojë e këtyre përmirësimeve, është ulur huamarrja në formën e mbështetjes buxhetore nga institucionet ndërkombëtare me rreth 4.35 miliardë lekë, bazuar në pritshmëritë e reja për realizimin e disbursimeve deri në fund të vitit, si dhe një reduktim prej 2.97 miliardë lekësh në financimet për projekte dhe nën-hua për pushtetin vendor.Një tjetër element që ka përmirësuar bilancet fiskale është kursimi në shpenzimet për interesat e borxhit, që arrin në 6.93 miliardë lekë – përkatësisht 4.62 miliardë lekë në interesat e jashtme dhe 2.31 miliardë lekë në ato të brendshme.Ky kursim lidhet jo vetëm me efektin e kursit të këmbimit, por edhe me rënien e normave të interesit në tregjet financiare, krahasuar me supozimet në fazën e planifikimit.Në tërësi, këto zhvillime kanë sjellë uljen e deficitit buxhetor në nivelin 61.6 miliardë lekë, ose 2.4% të PBB-së, nga 2.6% e parashikuar në buxhetin fillestar për vitin 2025.Mesatarja e këmbimit euro-lekë në vitin 2024 ishte 100.7 lekë, me rënie rreth 7.4% krahasuar me vitin 2023. Rënia ka vijuar më tej këtë vit, pasi një euro këmbehet me 96.8 lekë aktualisht.Kur qeveria emeton eurobond ose merr hua afatgjata në euro, luhatjet e kursit mund të ndikojnë vlerën në lekë të huasë. Në rastin konkret, qeveria shpenzon më pak lekë kur blen euro për shlyerjen e borxhit, dhe kjo përkthehet në kursim në financat publike.Ecuria e kursit të këmbimit ka reduktuar shpenzimet për borxhin publik në lekë, duke ulur deficitin buxhetor dhe ka lënë më shumë fonde për shpenzime të tjera buxhetore.Por FMN ka paralajmëruar se, ndërsa forcimi i lekut përmirëson financat publike dhe ul shpenzimet për interesa dhe ripagesa, ai gjithashtu mund të sjellë sfida për eksportuesit që operojnë me kontrata në euro dhe për konkurrueshmërinë e tyre./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BSH bleu dy herë valutë javën e kaluar, por Euro ngelet pranë minimumit historik

    BSH bleu dy herë valutë javën e kaluar, por Euro ngelet pranë minimumit historik

    Banka e Shqipërisë realizoi dy operacione për blerje të Euros në tregun valutor javën e kaluar.Në datën 17 shtator, Banka Qendrore realizoi blerje të drejtpërdrejta, me qëllim frenimin e rënies së mëtejshme të kursit të këmbimit, në ditën kur Euro preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve. Shuma e blerjeve direkte të valutës, si zakonisht, nuk është bërë publike.Ndërsa më datë 19 shtator, Banka e Shqipërisë organizoi edhe ankandin e radhës, të planifikuar, për blerje të Euros, në funksion të nevojave të rezervës valutore.Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 10 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej 10 milionë eurosh. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 96.89 dhe 97.03 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 96.98 lekë.Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 2.4 milionë eurosh, me kursin mesatar prej 96.98 lekësh.Oferta e paraqitur nga pjesëmarrësit në ankand ishte mjaft e lartë. Në raundin e parë, u paraqitën oferta totale në shumën e 20.8 milionë eurove.Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka programuar gjithsej 22 ankande për blerje valute dhe deri tani janë zhvilluar 17 prej tyre. Përqendrimi më i lartë i ankandeve ka qenë në muajt korrik-gusht, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Gjithsej, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm.Deri tani, informacioni zyrtar për blerjet e këtij viti është i disponueshëm vetëm për tremujorin e parë, kur u blenë gjithsej 33.2 milionë euro. Megjithatë, pas tremujorit të dytë vlerësohet se volumi i blerjeve është rritur ndjeshëm, qoftë për shkak të shtimit së numrit të ankandeve të planifikuara, qoftë për shkak të rinisjes së operacioneve direkte për blerje valute, pas tremujorit të dytë.Rënia e Euros, “efekti sustë” dhe roli në rritje i pagesave me kartëSipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro u këmbye me 96.83 lekë, shumë afër minimumit historik prej 96.78 lekësh të datës 17 shtator. Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë vazhdimin e rënies së Euros me ofertën e lartë të monedhës europiane.Gjithashtu, ata mendojnë se në treg krijohet herë pas here një i ashtuquajtur “efekt sustë”. Kjo ndodh kur një kërkesë e lartë për valutë sjell një rritje të përkohshme dhe afatshkurtër të kursit të Euros. Një gjë e tillë ndodhi në fund të muajit gusht dhe fillimit të muajit shtator, kur kursi i Euros u rrit deri afër kufirit të 98 lekëve, për shkak të blerjeve nga një kompani e madhe në vend.Pas përfundimit të këtij operacioni të madh blerjeje, kërkesa pësoi rënie të menjëhershme, duke krijuar një lloj efekti të lëshimit të sustës. Subjektet treguese (kryesisht banka tregtare) që kanë grumbulluar valutë kalojnë menjëherë në pozicion shitjeje dhe kjo shkakton një rënie të menjëhershme të kursit. Në rastin konkret, ky efekt duket se shkaktoi një rënie edhe më të fortë të kursit në raport me nivelet e mëparshme, të muajit gusht.Gjithashtu, agjentët shprehen se sezoni veror ka krijuar akumulime periodike të valutës së depozituar në banka nga klientët e tyre. Një efekt gjithnjë e më të madh, sipas bankierëve dhe agjentëve të këmbimit, kanë këmbimet automatike të lidhura me blerjet nëpërmjet kartave të pagesave në valutë të huaj. Rritja e përdorimit të kartave nga turistët e huaj ka sjellë prurje të mëdha këmbimesh të Euros për bankat tregtare dhe është bërë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në kursin e këmbimit.Nga ana tjetër, politika fiskale e qeverisë vazhdon të luajë një rol shtesë në shtrëngimin e ofertës së Lekut dhe mbiçmimin e monedhës vendase. Për 8-mujorin 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm prej më shumë se 41 miliardë lekësh. Megjithatë, sucifiti ka rënë me afërsisht 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Pavarësisht se kursi Euro-Lek po vazhdon të bjerë, ritmi vjetor i rënies tashmë është reduktuar ndjeshëm. Aktualisht, rënie vjetore e kursit të Euros është pranë nivelit të 2%, nga afërsisht 7% që kishte qenë rënia vjetore një vit më parë./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

    Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

    Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve.
    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot. Kursi Euro-Lek vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, por kjo rënie është më e ulët, me 2.4%.
    Ecuria e kursit tregon se rënia e Euros ka tejkaluar madje edhe nivelet e periudhës korrik-gusht, që shënon edhe pikun e sezonit veror. Sipas agjentëve, rënia e mëtejshme e Euros dëshmon një ofertë të lartë dhe më të shpërndarë gjatë vitit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me zgjatjen e sezonit veror, por edhe me një bazë më të gjerë të prurjeve valutore, që nuk lidhen vetëm me turizmin.
    Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të Lekut. Vlerat e blera me këtë qëllim ende nuk janë publikuar, por megjithatë ato vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e kursit të Euros, pa mundur ta stopojnë atë.
    Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.
    Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.
    Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.
    Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%./Monitor
     

  • Kursi i këmbimit Euro – Lek zbret në një minimum të ri historik

    Kursi i këmbimit Euro – Lek zbret në një minimum të ri historik

    Rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek ka arritur një rekord të ri historik ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.84 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.Agjentët e këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit ndodhet nën ndikimin e e szonit turistik, që shoqërohet me rritje prurjeve të monedhës europiane. Efekti i sezonit ka nisur të forcohet që nga tremujori i dytë, ndërsa në këtë periudhë të vitit arrin pikën më të lartë.Presionet mbi kursin e këmbimit duket se po shfaqen edhe më të fortë se parashikimet edhe këtë vit, aq sa qysh prej muajit maj Banka e Shqipërisë ka rinisur operacionet e blerjes së drejtpërdrejtë të valutës, me qëllim moslejimin e rënies së mëtejshme të Euros dhe forcimin e Lekut. Këto ndërhyrje motivohen me objektivin e inflacionit, që prej më shumë se një viti është më i ulët se objektivi prej 3% i Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, institucionet partnere ndërkombëtare vazhdojnë të kërkojnë ruajtje të regjimit të lirë të kursit të këmbimit.Në takimin e fundit me Guvernatorin Sejko, misioni i FMN-së theksoi edhe njëherë rëndësinë e vijimit të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, duke nënvizuar se ky regjim ofron një instrument mjaft të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë në procesin e konvergjencës me standardet e Bashkimit Europian.Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për ta mbajtur Euron pranë kufirit të 98 lekëve, presionet e tregut kanë sjellë shmangie të vogla nga ky nivel dhe kanë bërë që kursi në fund të kësaj jave të regjistrojë një minimum të ri historik.Këtë muaj, Banka e Shqipërisë vendosi, në mënyrë deri diku të papritur, të ulë më tej normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Argumenti kryesor për këtë vendimmarrje ishte vazhdimësia e inflacionit të ulët të importuar, që pjesërisht vazhdon të ndikohet edhe nga forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit. Megjithëse në teori një ulje e normës bazë duhet të ndikojë në zhvlerësimin e monedhës, ekspertët mendojnë se një efekt i tillë në Shqipëri nuk ekziston, edhe për shkak të stadit të dobët të zhvillimit dhe sofistikimit të tregut financiar.Një efekt shtesë në forcimin e Lekut vazhdon të japë edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë shqiptare. Edhe këtë vit balanca buxhetore vazhdon të jetë në suficit të gjerë. Në fund të 5-mujorit, suficiti buxhetor arriti në më shumë se 39 miliardë lekë, por megjithatë në rënie me 22% krahasuar me suficitin që raportohej në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Burimi: Banka e ShqipërisëBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.