Tag: kuqezinjtë

  • Milan nuk shqetësohet për Maignan, gjen një emër “big” si zëvendësues të francezit

    Milan nuk shqetësohet për Maignan, gjen një emër “big” si zëvendësues të francezit

    10 Dhjetor 2025

    17:54

    Telesport

    Mike Maignan është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për Milanin këtë sezon, ku francezi ka qenë vendimtar shumë herë me pritjet e tij.
    Edhe pse po përflitet prej kohësh për një rinovim mes palëve, kjo gjë deri tani nuk ka ndodhur duke i shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm të Maignan si lojtar i lirë në fund të sezonit.
    Ndërkohë, ” Sky Italy” zbulon se kuqezinjtë kanë edhe një plan B, në rast se nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rinovuar me Maignan. Sipas raportimit në fjalë, Milan ka piketuar Alisson Becker si zëvendësuesin e mundshëm të Maignan.
    33-vjeçari brazilian ka një kontratë me klubin e kuq deri në vitin 2027, por nuk përjashtohet mundësia që të alrgohet në verën e ardhsjme për një shifër të arsyeshme dhe të përballueshme nga kuqezinjtë.

  • VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

    VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

    Milan ka triumfuar 2-3 ndaj Torinos, me një përmbysje spektakolare. Torinezët shënuan dy herë me Vlasoc dhe Zapata duke i treguar kuqezinjve se asgjë nuk do jetë e lehtë.
    Rabiot ngushtoi shifrat në minutën e 24-të. Përmbysja e madhe do të vinte në pjesën e dytë, falë Pulisic.

    Sulmuesi amerikan realizoi dy gola, duke ndezur kështu festën te Milani. Ekipi i Allegrit është në vendin e parë me 31 pikë.

  • Milani përmbys Torinon e Asllanit, kuqezinjtë marrin kryesimin e Serisë A

    Milani përmbys Torinon e Asllanit, kuqezinjtë marrin kryesimin e Serisë A

    Milani i Alegrit nuk i ndahet garës për titullin kampion. Kuqezinjtë kanë marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme, teksa kanë mposhtur Torinon me shifrat 2-3. Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Vlashiçit. Këtij të fundit i mjaftuan vetëm 10 minuta për të ndryshuar rezultatin në tabelën elektronike. Vetëm 7 minuta më vonë Zapata dyfishoi shifrat, duke ndezur edhe më shumë festën e torinezëve.
    Por pavarësisht dy golave të pësuar në kaq pak minuta, Milani diti si të reagonte. Rabio zgjoi “djallin” me golin e shënuar në minutën e 24-t, ndërsa në pjesën e dytë skenën e rrëmbeu Pulisiçi. Lojtari i Milanit tundi rrjetën në minutën e 67 dhe në të 77, duke përmbysur kështu rezultatin. Me këtë fitore, kuqezinjtë e Alegrit i bashkohen Napolit në krye të tabelës së renditjes së Serisë A, me 31 pikë të grumbulluara në 14 javët e para të kampionatit./Sport Ekspres/

  • Milan fut mik Modric, për të transferuar “lojtarin e pafat” të Real Madrid

    Milan fut mik Modric, për të transferuar “lojtarin e pafat” të Real Madrid

    7 Dhjetor 2025

    17:27

    Telesport

    Mediet italiane si “Calciomercato” dhe “Tuttosport” zbulojnë se në rast se Milan nuk do të gjejë gjuhën e përbashkët me Mike Maignan për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të këtij sezoni, atëherë kuqezinjtë do të hidhen në “sulm” për portierin e Real Madrid, Andriy Lunin.
    Ukrainasi është i pafat, për aq kohë sa titullar te Real Madrid është një “monstër” si Thibaut Courtois, një nga portierët më të mirë në botë momentalisht, ndaj për 26-vjeçarin transferimi te Milan mund të ishte një lëvizje shumë e mirë.
    Sipas raportimeve të medieve në fjalë, Milan do të “përdorë” Luka Modric për të bindur Lunin për t’u transferuar te kuqezinjtë. Një tjetër faktor që mund të ndikojë në këtë transferim është se agjenti i portierit ukrainas, Jorge Mendes, ka marrëdhënie shumë të mira me kuqezinjtë dhe përfaqëson disa prej yjeve të tyre si Leao apo edhe Estupinian.
    Portieri ukrainas vlerësohet 25 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga kuqezinjtë.

  • Rënia dhe shkëlqimi, Kombëtarja e Silvinjos me 3 “fytyra”

    Rënia dhe shkëlqimi, Kombëtarja e Silvinjos me 3 “fytyra”

    Shqipëria mbylli një edi cion emocionues dhe natyrisht të suksesshëm në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë arritën të sigurojnë vendin e dytë në grup, çka do të thotë se në muajin mars do të kenë 2 finale për të shkuar për herë të parë në histori në Botëror. Për Shqipërinë, natyrisht kjo është një arritje e madhe pasi kurrë më parë nuk kishte mundur të shkonte deri në këtë fazë të Botërorit, ndërkohë që trajneri Silvinjo, pavarësisht kritikave po shkruan histori.
    Silvinjo që në debutimin e tij me Shqipërinë, arriti të kualifikonte kuqezinjtë në Europian për herë të dytë në histori, ndërsa zhvilloi edhe një kompeticion të plotë në Ligën e Kombeve. Kupa e Botës është për Silvinjon padyshim arritja më e madhe nëse kuqezinjtë arrijnë të fitojnë edhe ndeshjet e muajit mars. Por, si është paraqitur Shqipëria në të gjitha këto kompeticione me trajnerin brazilian?

    KUALIFIKUESET E EUROPIANIT- Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në Europian, duke dalë si vendi i parë nga një grup jashtëzakonisht i vështirë. Kuqezinjtë kishin në grup Poloninë dhe Çekinë, të cilat në fillim të eliminatoreve shiheshin si favoritet kryesore, ndërsa ishin pjesë e grupit tonë edhe Moldavia dhe Ishujt Faroe, skuadra të cilat mund të përdoreshin nga rivalët “e fortë” për të rregulluar golaverazhin e tyre.
    Kështu, Shqipëria e nisi këtë rrugëtim me një humbje në Poloni, por paraqitja jonë atje, dha shumë besim se gjërat ishin në rrugën e duhur dhe se me lojë të mirë, do të vinin edhe rezultatet. E në fakt, kështu ndodhi pasi Shqipëria arriti të merrte më pas fitore ndaj Moldavisë në Tiranë, Ishujve Faroe në transfertë, mori një barazim me shumë vlera ndaj Çekisë në transfertë e më pas arriti të fitonte sërish në Tiranë ndaj Polonisë dhe ndaj Çekisë.
    Këto fitore, e siguruan matematikisht grupin tonë dhe Shqipëria e mbylli si vendi i parë me 15 pikë në 8 ndeshje të luajtura, po aq sa kishte edhe Çekia por përballjet direkte favorizuan kuqezinjtë. Në fakt, zhgënjim për tifozët ishin dy ndeshjet e fundit ndaj Ishujve Faroe dhe ndaj Moldavisë. Të gjithë tifozët prisnin rezultate dhe gola por në fakt Shqipëria u ndal në dy barazime, fillimisht 1-1 me Moldavinë e më pas 0-0 me Ishujt Faroe duke “shkelur” mundësinë për të pasur 19 pikë. Por, fituesi nuk gjykohet dhe Shqipëria arriti që të kualifikohet në Europian, këtë herë pa rezultat në tavolinë.
    EUROPIANI- Shorti e vuri Shqipërinë në një grup shumë të vështirë, aty ku përballë nesh do të ishin Italia, Kroacia dhe Spanja me këta të fundit që arritën të fitonin edhe titullin kampion në fund. Kuqezinjtë e nisën Europianin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar ndaj Italisë pas 23 sekondash, por më pas skuadra u duk sikur u fik dhe u mund nga “axurrët” me rezultatin 2-1. Në ndeshjen e dytë Shqipëria bindi ndaj Kroacisë në një nga ndeshjet më të bukura të atij Europiani duke barazuar 2-2, por në sfidën e fundit ndaj Spanjës, kuqezinjtë u mundën sërish duke mos arritur të kalonin grupin “e vdekjes”.
    LIGA E KOMBEVE- Dështimi më i madh në kohën e Silvinjos, ishte padyshim paraqitja e Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë ishin në grup me Çekinë, Gjeorgjinë e Ukrainën në Ligën B, ku synohej Liga A ose të paktën, një nga vendet e para për të mos rrezikuar rënien në një Ligë më poshtë. Por, nuk ndodhi as njëra e as tjetra, sepse Shqipëria përfundoi në vendin e katërt duke rënë zyrtarisht në Ligën C. Përveç rezultateve negative dhe zhgënjimit të pësuar, Liga e Kombeve kishte edhe një problem tjetër të madh për kuqezinjtë.
    Silvinjo grumbulloi thuajse të gjithë lojtarët që ishin në Europian dhe nuk i dha mundësi të rinjve, duke e mbyllur këtë kompeticion jo vetëm me rënie nga Liga, por edhe pa asnjë lojtar të fituar, që mund të ndihmonte Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit. E në fakt, kështu ndodhi pasi në Botëror kishin minuta thuajse të gjithë lojtarët e Europianit, përveç atyre që u tërhoqën nga ekipi Kombëtar.
    BOTËRORI- Shqipëria fitoi ndeshjen e parë në këto kualifikuese duke mundur Andorrën por pa shkëlqimin që kishte në Europian apo edhe kualifikueset e Europianit. Shqipëria nuk po shënonte më golat e bukur që kishte në kualifikuese megjithatë ishte më cinike, po merrte më shumë pikë dhe nuk pësoi gola. Kështu, Shqipëria mori fitore të vlefshme dhe historike në Serbi dhe përveç atij hapi fals në Letoni ku u ndal në barazaim 1-1, thuajse të gjitha ndeshjeve të tjera kuqezinjtë i morën maksimumin që mund të merrnin.
    Në këtë mënyrë, u kualifikuam si vend i dytë dhe në mars do të kemi provën e fundit. Në këtë provë të fundit, do të vendoset edhe e ardhmja e Silvinjos, e ndoshta mund edhe të mos ndikojë në vendimin që do të merret. Është thënë nga Duka, se nëse Shqipëria kualifikohet në Botëror, Silvinjo do të vazhdojë të jetë trajner i Shqipërisë, në të kundërt do të rishikohet pozicioni i tij. Por, kontrata i përfundon në dhjetor dhe automatikisht është shtyrë për në muajin mars kur edhe do të luhen 2 ndeshjet e fundit. Megjithatë, ndeshjet në mars nuk janë me sistemin vajtje-ardhje, por janë me ndeshje teke dhe gjithçka mund të ndodhë. Nëse palët bien dakord, nuk është çudi që Silvinjo të rinovojë kontratën dhe të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Triumfi ndaj Polonisë, Shqipëria i ka “heronjtë”. Llogaritë e kuqezinjve për transfertë

    Triumfi ndaj Polonisë, Shqipëria i ka “heronjtë”. Llogaritë e kuqezinjve për transfertë

    Pasditen e së enjtes, në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti për “Play Off”-in e Kupës së Botës, aty ku kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinale. Nëse Shqipëria kalon, në finale do të ketë fituesin e çiftit Ukrainë- Suedi. Natyrisht që për Shqipërinë kjo është një ndeshje shumë delikate dhe e vështirë, vështirësi që rritet edhe më shumë për vetë faktin se kuqezinjtë do të luajnë në Varshavë, për vetë faktin se renditeshin në vazon e tretë, atë të jo-favoritëve.
    Por, megjithatë Shqipëria di si fitohet ndaj Polonisë dhe përtej historisë që në 15 ndeshje ka humbur 10 prej tyre, në sfidën e fundit të zhvilluar në Tiranë, skuadra jonë fitoi me rezultatin 2- 0. Kjo fitore i dha një ndihmë të madhe kuqezinjve për të siguruar kualifikimin në Europian. Sakaq, lojtarët që kanë qenë të gatshëm dhe që kanë ndihmuar ekipin tonë për të marrë një fitore në Tiranë, janë ende pjesë e skuadrës sonë, ndërkohë që disa të tjerë nuk janë grumbulluar. Asani dhe Daku ishin vendimtarë me golat e shënuar, lojtarë të cilët në këto kualifikuese nuk morën shumë minuta por ishin pjesë e skuadrës. Më poshtë, është edhe skuadra me të cilën kuqezinjtë janë përballur në sfidën e fundit të luajtur në “Air Albania”.

    FORMACIONI- Në shtatorin e vitit 2023, Shqipëria kishte një nga ndeshjet më të vështira dhe njëkohësisht më të rëndësishme kualifikuese për në Europian ku do të përballej me Poloninë. Kuqezinjtë vinin në këtë ndeshje nga një barazim shumë i rëndësishëm në transfertë kundër Republikës Çeke, barazim ky që nuk e lejoi Çekinë që të shkëputej nga skuadra jonë. Në Tiranë, Shqipëria bëri mrekullinë duke e mundur Poloninë me rezultatin 2-0, ku fillimisht ishte Jasir Asani ai që shënoi një kryevepër nga distanca e më pas Mirlind Daku me “dhunë” arriti të shënonte golin e dytë që i dha qetësi Shqipërisë.
    Në atë sfidë, ishte titullar Cikalleshi, i vetmi lojtar nga formacioni titullar që sot nuk është më pjesë e skuadrës pasi vendosi të tërhiqej nga Kombëtarja. Në portë, luante Strakosha që bënte një paraqitje të mirë, ndërsa mbrojtja i besohej Hysajt në të djathtë, e Mitajt nga e majta. Në qendër, Ismajli dhe Gjimshiti plotësuan mbylljen hermetike. Në mesfushë, ishin Ramadani, Bajrami, Asllani e Asani që ndihmonin dyshen e sulmit të përbërë nga Cikalleshi e Uzuni. Asani ishte autor goli teksa Daku aktivizohej në të dytën duke zënë vendin e Cikalleshit dhe vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë, shënoi golin e dytë për skuadrën tonë.
    POLONIA- Nga ana tjetër, Polonia ishte pa mungesa dhe në fushë zbritën yjet e skuadrës. Kështu, porta iu besua Sheznit që asokohe aktivizohej me Juventusin. Në mesfushën me katër, ishin Berezinski në të djathtë e Kivior në të majtë. Në qendër, u vendosën Bednarek dhe Kedziora. Në mesfushë, Polonia kishte Kash, Kryshoviak, Zielinskin e Kaminskin, ndërkohë që para tyre aktivizohej Zymanski që ndihmonte Levandovskin që në fakt, u mbyll mjaft mirë nga Kombëtarja jonë.

  • Jo vetëm “bileta” për në play-off, por edhe rekorde të tjera. 2025, një vit shumë i mirë për kombëtaren

    Jo vetëm “bileta” për në play-off, por edhe rekorde të tjera. 2025, një vit shumë i mirë për kombëtaren

    23 Nëntor 2025

    16:21

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Kuqezinjtë u renditën në vendin e dytë në grupin K, me një total prej 14 pikësh të grumbulluara në 8 ndeshje.
    Një arritje historike kjo për Shqipërinë, që përveç se siguroi pjesëmarrjen në play-off në vitin 2025 ka pasur edhe disa rekorde të tjera.
    Kombëtarja i mbylli këto eliminatore me vetëm dy humbje, ato ndaj Anglisë ndërsa në 6 takimet e tjera siguroi 4 fitore dhe dy barazime.
    Për herë të parë në historinë e këtyre kualifikueseve, kuqezinjtë e mbylln edicionin me një golavarazh pozitiv. 7 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar.
    Viti 2025 ishte shumë pozitiv për Shqipërinë, pasi për herë të parë kuqezinjtë morën pesë fitore rresht. Ndaj Gjilbraltarit (0-1), Letonisë (1-0), Serbisë (0-1), Jordanisë (4-2) dhe Andorrës (0-1).
    Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë më 26 mars kundër Polonisë, në takimin e vlefshëm për fazën play-off të Kampionatit Botëror. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi.

  • Pjesëmarrje në play-off-in e Botërorit dhe rekorde të tjera/ 2025, viti i Kombëtares

    Pjesëmarrje në play-off-in e Botërorit dhe rekorde të tjera/ 2025, viti i Kombëtares

    Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Kuqezinjtë u renditën në vendin e dytë në grupin K, me një total prej 14 pikësh të grumbulluara në 8 ndeshje.
    Një arritje historike kjo për Shqipërinë, që përveç se siguroi pjesëmarrjen në play-off në vitin 2025 ka pasur edhe disa rekorde të tjera.

    Kombëtarja i mbylli këto eliminatore me vetëm dy humbje, ato ndaj Anglisë ndërsa në 6 takimet e tjera siguroi 4 fitore dhe dy barazime.
    Për herë të parë në historinë e këtyre kualifikueseve, kuqezinjtë e mbylln edicionin me një golavarazh pozitiv. 7 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar.
    Viti 2025 ishte shumë pozitiv për Shqipërinë, pasi për herë të parë kuqezinjtë morën pesë fitore rresht. Ndaj Gjilbraltarit (0-1), Letonisë (1-0), Serbisë (0-1), Jordanisë (4-2) dhe Andorrës (0-1).
    Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë më 26 mars kundër Polonisë, në takimin e vlefshëm për fazën play-off të Kampionatit Botëror. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Shqipëria dhe ëndrra e Botërorit/ Kuqezinjtë janë të vetmit që…

    Shqipëria dhe ëndrra e Botërorit/ Kuqezinjtë janë të vetmit që…

    Shqipëria ka mbajtur gjallë ëndrrën e saj për një kualifikim historik në Botëror, duke siguruar praninë në fazën play-off kontinentale për të siguruar një vend në aktivitetin e vitit të ardhshëm. Këtë të enjte, në Zyrih, kuqezinjtë do të mësojnë rrugëtimin e tyre me sfidën gjysmëfinale dhe më pas finalen e mundshme. Por vetëm për ta kjo fazë do të jetë një “mister” i madh.
    Rezulton se në fazën play-off për Europën janë 16 skuadra dhe mes tyre vetëm Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrëse në një play-off kontinental për të siguruar praninë në Europian apo në Botëror. Për shembull Maqedonia e Veriut me Kosovën e përjetuan një gjë të tillë në kualfikueset e Euro 2020, me maqedonasit të cilët ishin ata që fituan ndaj “Dardanëve” dhe më pas Gjeorgjisë duke prerë biletën për në fazën finale të turneut.
    Ashtu si ata, të gjitha ekipet e tjera kanë qenë të pranishme, duke fituar apo humbur në ndeshje të tilla gjatë historisë së tyre. Por për Shqipërinë, kjo është pjesëmarrja e parë në një fazë play-off të turneut dhe padyshim mungesa e eksperiencës për të përballuar trysninë që ajo mbart, mund të jetë një handikap i rëndësishëm për ekipin në rrugëtimin drejt realizimit të ëndrrës së Botërorit.

  • Milan bën mirë të nxitojë, dy ekipet angleze duan të rikthejnë Pulisic në PL

    Milan bën mirë të nxitojë, dy ekipet angleze duan të rikthejnë Pulisic në PL

    18 Nëntor 2025

    18:46

    Telesport

    Christian Pulisic është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm aktualisht te Milan. Amerikani ka treguar se është një lojtar tejet deçiziv për kuqezinjtë. Kontrata e amerikanit me kuqezinjtë skadon në vitin 2027 dhe pse është përfolur që ka pasur bisedime mes palëve për një rinovim mes tyre, deri tani ende nuk ka ardhur firma.
    Në këtë situatë, interesi për Pulisic është shtuar. Janë të paktën dy ekipe angleze që interesohen për të si Manchester United dhe Aston Villa. “Football Transfers” raporton se Pulisic pëlqehet shumë nga Ruben Amorim dhe “Djajtë e Kuq” janë gati të përfitojnë nga situata aktuale mes lojtarit dhe klubit kuqezi.
    Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery është një tjetër ekip që interesohet për Pulisic dhe është gati të hyjë në garë për transferimin e tij.