Tag: kumbullave

  • Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në dy Mënyra – Shije dhe Ëmbëlsi Fantastike

    Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në dy Mënyra – Shije dhe Ëmbëlsi Fantastike

    Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla.

    Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të reçelit.
    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë dy metoda fantastike, krejt të lehta për përgatitjen e reçelit me kumbulla në shtëpi.
    Përbërësit për 2 kg reçel me kumbulla

    1.5 kg kumbulla të pjekura
    1 kg sheqer (sasia e sheqerit hidhet sipas preferencës, mund ta shtoni edhe më pak nëse e preferoni më të ëmbël))
    100 ml ujë

    Sa më të pjekura të jenë kumbullat aq më të mira.
    Përpiquni të zgjidhni kumbulla sa më të buta, pasi reçeli do të bëhet akoma dhe më i shkrifët.
    Kumbullat e pjekura kanë dhe nivelin më të lartë të fruktozës, dhe i jep reçelit ëmbëlsinë natyrale të frutit.
    Lërini në sheqer përreth 4-6 orë të marinohen.
    Mbase mund t’iu duket e çuditshme kjo metodë, duke qenë se zakonisht sheqerin e shtojmë kur vendosim frutat në zjarr.
    Marinimi i jep mundësinë kumbullave të përthithin më mirë sheqerin dhe lëngu i reçelit të dali dhe më i trashë.
    Përgatitja
    Metoda e parë
    Pasi t’i keni larë me ujë të bollshëm kumbullat, pritini në katër pjesë.
    Në një tas të madh përzieni me duar sheqerin bashkë me kumbullat.
    Tasin më pas vendoseni në frigorifer ose në një vend të freskët dhe lëreni përreth 4-6 orë.
    Kështu kumbullat do të kenë lëshuar lëngun e tyre dhe do të jetë formuar shurupi shumë i shijshëm.
    Në një tenxhere kaloni masën e kumbullave me sheqerin dhe vendoseni në zjarr të ngadaltë.
    Çelësi i ruajtjes së shijes është që të përdorni një tenxhere të gjerë.
    Më pas shtoni dhe ujin, dhe lëreni që të ziejë. Sigurohuni që ta përzieni herë pas here, kështu  kumbullat nuk do të bien në fund të tenxheres dhe të ngjiten. Por mos e përzieni aq shumë sa që kumbullave t’u humbasë forma e tyre.
    AgroWeb.org ju këshillon që të vazhdoni të zieni reçelin derisa sasia e tij fillestare të jetë përgjysmuar.
    Gjatë zierjes reçeli formon ajkë në sipërfaqe të tij, që të përfitoni një ngjyrë sa më të bukur, me një lugë hiqeni sa herë formohet.
    Nëse doni që reçeli të mos formojë ajkë, mund të shtoni një lugë gjelle me gjalpë të freskët.
    Pasi të kenë kaluar 15-30 minuta, është koha për të kontrolluar nëse reçeli është gati.
    Me një lugë provoni dendësinë e reçelit. Ai nuk duhet të jetë i trashë si krem, por as dhe shumë i ujshëm.
    Pasi të jetë ftohur pak mund të mbushni kavanozat e qelqit.
    Reçelin është e mira që ta mbani në temperaturën e ambientit për disa orë e më pas ta vendosni në frigorifer.
    Metoda e dytë
    Nëse preferoni që reçeli të mos ketë kokrra, mjafton që pasi t’i keni marinuar t’i shtypni me ndihmën e një kullese kuzhine.
    AgroWeb.org ju këshillon që të mos i qëroni lëkurat para marinimit, pasi tek to qëndron dhe përqindja më e lartë e shijes unike të kumbullave.
    Më pas mund të ndiqni hapat njësoj si tek metoda e parë, dhe do të përfitoni një reçel me një ngjyrë dhe shije mahnitëse. /AgroWeb.org

  • Sezoni i kumbullave jeshile, shurupi i rrallë që ju ndihmon për tretjen! Zbuloni vlerat e mëdha ushqyese

    Sezoni i kumbullave jeshile, shurupi i rrallë që ju ndihmon për tretjen! Zbuloni vlerat e mëdha ushqyese

    Kumbullat shahine i kanë bërë shoqëri njerëzimit prej shumë kohësh. Të dhënat shkencore konfirmojnë se këto kumbulla janë përdorur në mjekësinë popullore të qytetërimeve të ndryshme.
    Muaji maj është ideal për të shijuar kumbullat shahine në çdo cep të Shqipërisë dhe gjenden me çmime mjaft të lira.
    Duke qenë se në këtë periudhë këto kumbulla kanë shkëlqimin e tyre, ja receta e rrallë e shurupit të veçantë të këtyre kumbullave.

    Përbërësit
    1 kg kumbulla shahine
    1 kg sheqer kaf
    1 kavanoz qelqi ose një enë të madhe mjaftueshëm sa për të përballuar kumbullat dhe sheqerin
    Udhëzimet
    Lajini dhe kullojini kumbullat. Lërini të thahen plotësisht për disa orë. Nëse dëshironi mund t’i shpërndani në një tepsi dhe t’i thani natyralisht. Gjatë tharjes, pastroni mirë kumbullat nga bishtat ose gjethet e mbetura. Heqja e bishtave nuk është e detyrueshme, por në fund të procesit, ato do të lundrojnë në sipërfaqe dhe do të duhet ta kulloni shurupin për t’i hequr ato.
    Për më tepër, bishtat rrisin gjasat e formimit të mykut në shurup.
    Hidhni kumbullat e kalbura sepse ato do të prishin shurupin.
    Sterilizojeni kavanozin e qelqit duke e pastruar me ujë të valuar ose alkool.
    Hidhni sheqerin dhe kumbullat në shtresa dhe në sasi të barabarta.
    Sheqeri duhet të hidhet mjaftushëm sa të krijojë një shtresë të hollë sipër kumbullave.
    Mbulojeni kavanozin me kapak dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë. Gjatë këtyre ditëve, përzijeni shurupin çdo dy ditë për rreth 7-10 ditë. Në këtë mënyrë, sheqeri do të shkrihet tërësisht në lëngun e kumbullës.
    Përzierja duhet të vazhdojë herë pas here në harkun kohor të 80 ditëve. Nëse vini re se kumbullat në sipërfaqe kanë marrë një ngjyrë të ndryshme ose njolla të bardha, përzijeni shurupin mirë.
    Sekreti i shurupit të mirë të kumbullës qëndron tek sasia e barabartë e frutave me sheqerin, por në varësi të madhësisë dhe lëngut të kumbullave ju mund ta ndryshoni recetën në 1 kg kumbulla me 1.5 kg sheqer.
    Në vitet e fundit, studimet kanë treguar se :

    Sasia e madhe e acidit citric tek kumbullat e ndihmon organizmin të largojë acidin laktik, rrjedhimisht të shërohet më shpejt.
    Kumbullat shahine ndihmojnë sekretimin e gjendrave të gojës dhe enzimave të tretjes duke përmirësuar të gjithë procesin në tërësi.
    Shurupi i kumbullës shkatërron bakteret e dëmshme dhe ndihmon kundër diaresë duke përmirësuar funksionin normal të zorrëve.

    Pirja e shurupit të kumbullave me ujin përmirëson ndjeshëm tretjen, sidomos pasi e keni tepruar me të ngrënit, forcon imunitetin dhe jep energji të madhe për organizmin.
    Vlerat e kumbullave
    Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë. Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit. Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.
    Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve. Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.
    Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.
    Përmirëson shikimin.
    Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular dhe formimin e perdeve të syrit. Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave. Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.
    Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. Ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.
    Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha

  • Shurupi i rrallë i kumbullave jeshile, një recetë e vjetër me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore

    Shurupi i rrallë i kumbullave jeshile, një recetë e vjetër me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore

    Kumbullat jeshile, ose siç njihen “shahine” kanë qenë pjesë e pandarë e jetës dhe shëndetit të njerëzimit prej shekujsh. Të përdorura gjerësisht në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve, këto fruta të vogla, por me vlera të mëdha, janë më të pasura se sa duken.
    Muaji maj është periudha ideale për të shijuar kumbullat në çdo treg të Shqipërisë. Ato janë të freskëta, të bollshme dhe me çmime të përballueshme. Pikërisht tani është koha perfekte për të përgatitur një nga recetat më të rralla dhe tradicionale – shurupi i kumbullave jeshile.
    Si të Përgatisni Shurupin e Kumbullave JeshilePërbërësit:

    1 kg kumbulla
    1 kg sheqer kaf
    Një kavanoz qelqi i madh ose enë e thellë
    Udhëzime:
    Lajini dhe thajini kumbullat mirë, duke larguar çdo bisht ose gjethe.
    Hiqni çdo frut të kalbur për të parandaluar prishjen e shurupit.
    Sterilizoni kavanozin me ujë të valuar ose alkool.
    Vendosni kumbullat dhe sheqerin në shtresa të barabarta.
    Mbylleni enën dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë. Përzijeni çdo dy ditë në 10 ditët e para, pastaj herë pas here gjatë gjithë periudhës.
    Ky shurup jo vetëm që ka një shije të mrekullueshme, por edhe ofron përfitime të shumta shëndetësore.
    Pse Duhet të Konsumoni Kumbullat JeshileNdihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe shërimin më të shpejtë të trupit përmes largimit të acidit laktik.
    Forcojnë imunitetin dhe japin energji.
    Shkatërrojnë bakteret e dëmshme dhe përmirësojnë funksionin e zorrëve.
    Përmbajnë vitamina të rëndësishme (A, C, B6, D) dhe minerale si kalcium, kalium, magnez dhe hekur.
    Përmirësojnë shëndetin e zemrës, parandalojnë aneminë dhe forcojnë kockat.
    Janë të dobishme për diabetikët dhe për ruajtjen e shikimit.
    Vetëm tre kumbulla në ditë mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin tuaj. Duke përgatitur këtë shurup tradicional, jo vetëm që shijoni një produkt natyral dhe të shëndetshëm, por edhe ruani një pjesë të trashëgimisë sonë kulturore.
    /vizionplus.tv