Tag: kumbullat

  • Mbrojnë zemrën dhe kontrollojnë kolesterolin

    Mbrojnë zemrën dhe kontrollojnë kolesterolin

    Kumbullat janë një frut i preferuar i verës dhe vjeshtës në Ballkan. Ne bëjmë komposto, reçel, i thajmë dhe shumë njerëz bëjnë edhe raki prej tyre.
    Përveçse janë të shijshme, kumbullat janë edhe jashtëzakonisht të shëndetshme dhe nëse i konsumoni çdo ditë, veçanërisht në sasinë prej 12 copë në ditë, trupi juaj mund të përjetojë një ringjallje të vërtetë.
    1.Kumbullat mbrojnë zemrën dhe kontrollojnë kolesterolin

    Kumbullat përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë oksidimin e kolesterolit LDL. Konsumi i rregullt ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe enëve të gjakut, duke zvogëluar rrezikun e problemeve kardiovaskulare.
    2.Minerale për kocka të forta
    Kumbullat përmbajnë bakër dhe kalcium, minerale thelbësore për shëndetin e kockave. Ato ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë së kockave dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e osteoporozës dhe sëmundjeve të tjera të kockave.
    3.Laksativ natyral për tretje të përsosur
    Kumbullat janë të pasura me fibra dietike që përshpejtojnë lëvizjet e zorrëve dhe lehtësojnë zbrazjen, duke i bërë ato një laksativ natyral pa acarim. Ato janë gjithashtu ideale për njerëzit me stomak të ndjeshëm.
    4.Ul trigliceridet dhe sheqerin në gjak.
    Luteina, një pigment bimor tek kumbullat, ndihmon në uljen e niveleve të triglicerideve dhe glukozës në gjak. Konsumi i rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve me obezitetin, diabetin dhe presionin e lartë të gjakut.
    5.Kaliumi për rrjedhje më të mirë të gjakut dhe shëndet të zemrës
    Kaliumi në kumbulla zgjeron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon ngarkesën e punës në zemër, gjë që zvogëlon rrezikun e hipertensionit dhe përmirëson funksionalitetin e sistemit kardiovaskular.
    6.Energji dhe vitalitet
    Zakoni i përditshëm i ngrënies së kumbullave i siguron trupit energji natyrale dhe mbështetje për sistemin imunitar, dhe trupi juaj mund të përballojë më lehtë stresin dhe lodhjen e përditshme.
    7.Paralajmërim i rëndësishëm
    Edhe pse kumbullat kanë përfitime të shumta shëndetësore, ato nuk janë një kurë për të gjitha sëmundjet. Nëse keni probleme serioze me kolesterolin, tensionin e gjakut, diabetin ose çrregullime të tretjes, konsultohuni me mjekun tuaj.

  • Nuk ua kemi ditur rëndësinë, ja vlerat e mëdha shëndetësore që marrim nga kumbullat

    Nuk ua kemi ditur rëndësinë, ja vlerat e mëdha shëndetësore që marrim nga kumbullat

     Kumbullat kanë një rol të rëndësishëm në rritjen e dendësisë minerale të kockave.

    Gjatë një studimi morën pjesë gra, të cilat u ndanë në dy kategori, ku në kategorinë e parë morën pjesë ato që konsumonin kumbulla rregullisht, ndërsa në të dytën u përfshinë ato që konsumonin mollë rregullisht. Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalcium dhe vitaminë D.
    Studiuesit arritën në konkluzionin se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave.

    Ata rekomanduan ngrënien e dy deri në tri kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë. Kumbullat e njoma, por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat dhe kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat.
    Këto fruta kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës.
    Një racion me kumbulla ofron 2.5 gramë proteina dhe plotëson 13% të kërkesave ditore për hekur. Ky mineral është i dobishëm kundër anemisë dhe për qarkullimin e duhur të gjakut.
    Një sasi prej 3-4 kumbullash ofrojnë 290 mg kalium i cili neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore. Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato. Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalciumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.
     

  • Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në dy Mënyra – Shije dhe Ëmbëlsi Fantastike

    Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në dy Mënyra – Shije dhe Ëmbëlsi Fantastike

    Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla.

    Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të reçelit.
    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë dy metoda fantastike, krejt të lehta për përgatitjen e reçelit me kumbulla në shtëpi.
    Përbërësit për 2 kg reçel me kumbulla

    1.5 kg kumbulla të pjekura
    1 kg sheqer (sasia e sheqerit hidhet sipas preferencës, mund ta shtoni edhe më pak nëse e preferoni më të ëmbël))
    100 ml ujë

    Sa më të pjekura të jenë kumbullat aq më të mira.
    Përpiquni të zgjidhni kumbulla sa më të buta, pasi reçeli do të bëhet akoma dhe më i shkrifët.
    Kumbullat e pjekura kanë dhe nivelin më të lartë të fruktozës, dhe i jep reçelit ëmbëlsinë natyrale të frutit.
    Lërini në sheqer përreth 4-6 orë të marinohen.
    Mbase mund t’iu duket e çuditshme kjo metodë, duke qenë se zakonisht sheqerin e shtojmë kur vendosim frutat në zjarr.
    Marinimi i jep mundësinë kumbullave të përthithin më mirë sheqerin dhe lëngu i reçelit të dali dhe më i trashë.
    Përgatitja
    Metoda e parë
    Pasi t’i keni larë me ujë të bollshëm kumbullat, pritini në katër pjesë.
    Në një tas të madh përzieni me duar sheqerin bashkë me kumbullat.
    Tasin më pas vendoseni në frigorifer ose në një vend të freskët dhe lëreni përreth 4-6 orë.
    Kështu kumbullat do të kenë lëshuar lëngun e tyre dhe do të jetë formuar shurupi shumë i shijshëm.
    Në një tenxhere kaloni masën e kumbullave me sheqerin dhe vendoseni në zjarr të ngadaltë.
    Çelësi i ruajtjes së shijes është që të përdorni një tenxhere të gjerë.
    Më pas shtoni dhe ujin, dhe lëreni që të ziejë. Sigurohuni që ta përzieni herë pas here, kështu  kumbullat nuk do të bien në fund të tenxheres dhe të ngjiten. Por mos e përzieni aq shumë sa që kumbullave t’u humbasë forma e tyre.
    AgroWeb.org ju këshillon që të vazhdoni të zieni reçelin derisa sasia e tij fillestare të jetë përgjysmuar.
    Gjatë zierjes reçeli formon ajkë në sipërfaqe të tij, që të përfitoni një ngjyrë sa më të bukur, me një lugë hiqeni sa herë formohet.
    Nëse doni që reçeli të mos formojë ajkë, mund të shtoni një lugë gjelle me gjalpë të freskët.
    Pasi të kenë kaluar 15-30 minuta, është koha për të kontrolluar nëse reçeli është gati.
    Me një lugë provoni dendësinë e reçelit. Ai nuk duhet të jetë i trashë si krem, por as dhe shumë i ujshëm.
    Pasi të jetë ftohur pak mund të mbushni kavanozat e qelqit.
    Reçelin është e mira që ta mbani në temperaturën e ambientit për disa orë e më pas ta vendosni në frigorifer.
    Metoda e dytë
    Nëse preferoni që reçeli të mos ketë kokrra, mjafton që pasi t’i keni marinuar t’i shtypni me ndihmën e një kullese kuzhine.
    AgroWeb.org ju këshillon që të mos i qëroni lëkurat para marinimit, pasi tek to qëndron dhe përqindja më e lartë e shijes unike të kumbullave.
    Më pas mund të ndiqni hapat njësoj si tek metoda e parë, dhe do të përfitoni një reçel me një ngjyrë dhe shije mahnitëse. /AgroWeb.org

  • Kumbullat e thata: Aleati i fuqishëm për muskujt dhe kockat mbi 45 vjeç

    Kumbullat e thata: Aleati i fuqishëm për muskujt dhe kockat mbi 45 vjeç

    Me kalimin e moshës, shumë prej nesh bëhen më të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së muskujve të shëndetshëm dhe kockave të forta. Ndërsa ushtrimet e rregullta luajnë një rol kyç, një dietë e pasur me lëndë ushqyese është po ashtu thelbësore

    Së fundmi, kumbullat e thata kanë tërhequr vëmendje të madhe nga shkencëtarët për përfitimet e tyre të mundshme shëndetësore.

    Dr. Mary Jane De Souza nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë po studion se si kumbullat e thata mund të ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore dhe dendësisë së kockave, veçanërisht tek gratë mbi 45 vjeç, që po kalojnë ndryshime të lidhura me menopauzën.

    Humbja natyrale e masës muskulore dhe ulja e dendësisë së kockave ndikojnë në forcën fizike, ekuilibrin dhe rezistencën ndaj lëndimeve. Prandaj, shumë persona mbi 45 vjeç kërkojnë mënyra të thjeshta dhe efektive për të ruajtur vitalitetin, dhe ushqyerja është një nga mjetet më të aksesueshme.

    Kumbullat e thata janë të pasura me vitamina, fibra dhe polifenole, përbërës me vetitë antioksiduese që ndihmojnë në shëndetin e qelizave, përfshirë ato të muskujve dhe kockave.

    Kumbullat e thata si aleat i kockave dhe muskujve

    Përveç efekteve të mira në tretje, kumbullat e thata përmbajnë elementë që mund të ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore dhe forcës së kockave.

    Studimet tregojnë se ngrënia e kumbullave të thata mund të rrisë nivelin e IGF-1 (faktor rritjeje i ngjashëm me insulinën), i cili luan rol kyç në zhvillimin e kockave dhe rritjen e muskujve. Gjithashtu, kumbullat përmbajnë sorbitol natyral dhe acide organike që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, duke siguruar energji më të qëndrueshme gjatë ditës.

    Gjetjet më të fundit shkencore

    “Ky është studimi i parë i kontrolluar rastësisht që analizon në mënyrë tridimensionale strukturën dhe forcën e kockave,” tha Dr. De Souza.

    Në këtë studim, pjesëmarrëset – gra në postmenopauzë, konsumuan katër deri në gjashtë kumbulla të thata në ditë. Rezultatet treguan se kjo praktikë ndihmon në ngadalësimin e humbjes së indit kockor pas menopauzës.

    Gratë që hanin rregullisht kumbulla të thata ruajtën dendësi më të qëndrueshme të kockave, duke treguar potencialin mbrojtës të këtij fruti në shëndetin e sistemit skeletor.

     

  • Sezoni i kumbullave jeshile, shurupi i rrallë që ju ndihmon për tretjen! Zbuloni vlerat e mëdha ushqyese

    Sezoni i kumbullave jeshile, shurupi i rrallë që ju ndihmon për tretjen! Zbuloni vlerat e mëdha ushqyese

    Kumbullat shahine i kanë bërë shoqëri njerëzimit prej shumë kohësh. Të dhënat shkencore konfirmojnë se këto kumbulla janë përdorur në mjekësinë popullore të qytetërimeve të ndryshme.
    Muaji maj është ideal për të shijuar kumbullat shahine në çdo cep të Shqipërisë dhe gjenden me çmime mjaft të lira.
    Duke qenë se në këtë periudhë këto kumbulla kanë shkëlqimin e tyre, ja receta e rrallë e shurupit të veçantë të këtyre kumbullave.

    Përbërësit
    1 kg kumbulla shahine
    1 kg sheqer kaf
    1 kavanoz qelqi ose një enë të madhe mjaftueshëm sa për të përballuar kumbullat dhe sheqerin
    Udhëzimet
    Lajini dhe kullojini kumbullat. Lërini të thahen plotësisht për disa orë. Nëse dëshironi mund t’i shpërndani në një tepsi dhe t’i thani natyralisht. Gjatë tharjes, pastroni mirë kumbullat nga bishtat ose gjethet e mbetura. Heqja e bishtave nuk është e detyrueshme, por në fund të procesit, ato do të lundrojnë në sipërfaqe dhe do të duhet ta kulloni shurupin për t’i hequr ato.
    Për më tepër, bishtat rrisin gjasat e formimit të mykut në shurup.
    Hidhni kumbullat e kalbura sepse ato do të prishin shurupin.
    Sterilizojeni kavanozin e qelqit duke e pastruar me ujë të valuar ose alkool.
    Hidhni sheqerin dhe kumbullat në shtresa dhe në sasi të barabarta.
    Sheqeri duhet të hidhet mjaftushëm sa të krijojë një shtresë të hollë sipër kumbullave.
    Mbulojeni kavanozin me kapak dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë. Gjatë këtyre ditëve, përzijeni shurupin çdo dy ditë për rreth 7-10 ditë. Në këtë mënyrë, sheqeri do të shkrihet tërësisht në lëngun e kumbullës.
    Përzierja duhet të vazhdojë herë pas here në harkun kohor të 80 ditëve. Nëse vini re se kumbullat në sipërfaqe kanë marrë një ngjyrë të ndryshme ose njolla të bardha, përzijeni shurupin mirë.
    Sekreti i shurupit të mirë të kumbullës qëndron tek sasia e barabartë e frutave me sheqerin, por në varësi të madhësisë dhe lëngut të kumbullave ju mund ta ndryshoni recetën në 1 kg kumbulla me 1.5 kg sheqer.
    Në vitet e fundit, studimet kanë treguar se :

    Sasia e madhe e acidit citric tek kumbullat e ndihmon organizmin të largojë acidin laktik, rrjedhimisht të shërohet më shpejt.
    Kumbullat shahine ndihmojnë sekretimin e gjendrave të gojës dhe enzimave të tretjes duke përmirësuar të gjithë procesin në tërësi.
    Shurupi i kumbullës shkatërron bakteret e dëmshme dhe ndihmon kundër diaresë duke përmirësuar funksionin normal të zorrëve.

    Pirja e shurupit të kumbullave me ujin përmirëson ndjeshëm tretjen, sidomos pasi e keni tepruar me të ngrënit, forcon imunitetin dhe jep energji të madhe për organizmin.
    Vlerat e kumbullave
    Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë. Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit. Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.
    Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve. Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.
    Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.
    Përmirëson shikimin.
    Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular dhe formimin e perdeve të syrit. Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave. Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.
    Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. Ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.
    Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha

  • Shurupi i rrallë i kumbullave jeshile, një recetë e vjetër me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore

    Shurupi i rrallë i kumbullave jeshile, një recetë e vjetër me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore

    Kumbullat jeshile, ose siç njihen “shahine” kanë qenë pjesë e pandarë e jetës dhe shëndetit të njerëzimit prej shekujsh. Të përdorura gjerësisht në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve, këto fruta të vogla, por me vlera të mëdha, janë më të pasura se sa duken.
    Muaji maj është periudha ideale për të shijuar kumbullat në çdo treg të Shqipërisë. Ato janë të freskëta, të bollshme dhe me çmime të përballueshme. Pikërisht tani është koha perfekte për të përgatitur një nga recetat më të rralla dhe tradicionale – shurupi i kumbullave jeshile.
    Si të Përgatisni Shurupin e Kumbullave JeshilePërbërësit:

    1 kg kumbulla
    1 kg sheqer kaf
    Një kavanoz qelqi i madh ose enë e thellë
    Udhëzime:
    Lajini dhe thajini kumbullat mirë, duke larguar çdo bisht ose gjethe.
    Hiqni çdo frut të kalbur për të parandaluar prishjen e shurupit.
    Sterilizoni kavanozin me ujë të valuar ose alkool.
    Vendosni kumbullat dhe sheqerin në shtresa të barabarta.
    Mbylleni enën dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë. Përzijeni çdo dy ditë në 10 ditët e para, pastaj herë pas here gjatë gjithë periudhës.
    Ky shurup jo vetëm që ka një shije të mrekullueshme, por edhe ofron përfitime të shumta shëndetësore.
    Pse Duhet të Konsumoni Kumbullat JeshileNdihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe shërimin më të shpejtë të trupit përmes largimit të acidit laktik.
    Forcojnë imunitetin dhe japin energji.
    Shkatërrojnë bakteret e dëmshme dhe përmirësojnë funksionin e zorrëve.
    Përmbajnë vitamina të rëndësishme (A, C, B6, D) dhe minerale si kalcium, kalium, magnez dhe hekur.
    Përmirësojnë shëndetin e zemrës, parandalojnë aneminë dhe forcojnë kockat.
    Janë të dobishme për diabetikët dhe për ruajtjen e shikimit.
    Vetëm tre kumbulla në ditë mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin tuaj. Duke përgatitur këtë shurup tradicional, jo vetëm që shijoni një produkt natyral dhe të shëndetshëm, por edhe ruani një pjesë të trashëgimisë sonë kulturore.
    /vizionplus.tv

  • Pse kumbullat janë të domosdoshme për shëndetin tonë?

    Pse kumbullat janë të domosdoshme për shëndetin tonë?

    Kumbullat janë një ushqim i shijshëm, i ëmbël dhe i pasur me fibra që ka luajtur një rol të rëndësishëm në dietën e përditshme për shumë breza.
    Në formën e tyre të tharë, kumbullat e Kalifornisë vlerësohen shumë për madhësinë, strukturën dhe ëmbëlsinë e tyre të koncentruar.
    Ato janë shumë të përdorshme dhe mund të hahen ose veçmas ose në receta të ndryshme. Ajo që i bën ato veçanërisht të dobishme në kuzhinë është aftësia e tyre për të tërhequr ujë, që do të thotë se nuk keni pse të shqetësoheni për sezonalitetin e tyre.

    Përveç kësaj, ato kanë një indeks të ulët glicemik, falë fibrave dhe sheqernave të tyre, të cilat absorbohen pjesërisht nga trupi.
    Pra, le të shohim pse kumbullat janë kaq të mira për shëndetin tonë.
    Të pasura me fibra
    Fibra është thelbësore për shëndetin e zorrëve dhe rrjedhimisht për shëndetin e përgjithshëm, pasi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2, ndër të tjera.
    Shumica prej nesh konsumojnë vetëm rreth 20 g fibra në ditë, ndërsa sasia e rekomanduar është 30 g. Pra, një grusht kumbulla në ditë mund të jetë zgjidhja më e lehtë dhe më e shijshme për të rritur fibrat tona.
    Vitamina K
    Kumbullat e thata janë të pasura me vitaminë K, e cila është thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe shëndetin e kockave. Gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve.  Kështu, kumbullat e thata mund të ndihmojnë shëndetin e përgjithshëm të kockave dhe të ruajnë forcën e tyre natyrore.
    Vitamina B6
    Vitamina B6 është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjen në të gjithë trupin tonë.
    Për më tepër, vitamina B6 ndihmon trupin të shndërrojë karbohidratet dhe proteinat në energji, duke e bërë atë shumë të rëndësishme për energjinë dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.
    Mangani dhe bakri
    Mangani dhe bakri janë dy minerale të tjera të rëndësishme që gjenden tek kumbullat. Mangani është i dobishëm për shëndetin e kockave dhe procesin e koagulimit të gjakut, ndërsa bakri ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe mbështet sistemin imunitar. Këto minerale punojnë së bashku për të ruajtur funksionin e duhur të trupit dhe na ndihmojnë të ruajmë energjinë tonë.
    Kaliumi
    Kaliumi është një përbërës tjetër që gjendet tek kumbullat dhe është jetik për funksionimin e duhur të zemrës. Në të njëjtën kohë, ndihmon në parandalimin e hipertensionit dhe goditjeve në tru, ndërkohë që mbështet edhe shëndetin e kockave. Kështu, kumbullat ofrojnë mbështetje të plotë për shëndetin e zemrës sonë dhe të trupit në përgjithësi.
    Kumbullat nuk janë vetëm të shijshme, por edhe plot me lëndë ushqyese që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tonë në fusha të ndryshme. Nëse nuk i keni përfshirë ende në dietën tuaj, ndoshta është koha ta provoni!

  • Kumbullat, sekreti i mirëqenies suaj të përditshme! Zbuloni vlerat e mëdha ushqyese

    Kumbullat, sekreti i mirëqenies suaj të përditshme! Zbuloni vlerat e mëdha ushqyese

    Kumbullat janë një ushqim i shijshëm, i ëmbël dhe i pasur me fibra që ka luajtur një rol të rëndësishëm në dietën e përditshme për shumë breza.
    Në formën e tyre të tharë, kumbullat vlerësohen shumë për madhësinë, strukturën dhe ëmbëlsinë e tyre të koncentruar.
    Ato janë shumë të përdorshme dhe mund të hahen ose veçmas ose në receta të ndryshme.

    Kumbullat  kanë një indeks të ulët glicemik, falë fibrave dhe sheqernave të tyre, të cilat absorbohen pjesërisht nga trupi.
    Pra, le të shohim pse kumbullat janë kaq të mira për shëndetin tonë.
    1. Të pasura me fibra
    Fibra është thelbësore për shëndetin e zorrëve dhe rrjedhimisht për shëndetin e përgjithshëm, pasi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2, ndër të tjera.
    Shumica prej nesh konsumojnë vetëm rreth 20 g fibra në ditë, ndërsa sasia e rekomanduar është 30 g. Pra, një grusht kumbulla në ditë mund të jetë zgjidhja më e lehtë dhe më e shijshme për të rritur fibrat tona.
    2. Vitamina K
    Kumbullat e thata janë të pasura me vitaminë K, e cila është thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe shëndetin e kockave. Gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve.  Kështu, kumbullat e thata mund të ndihmojnë shëndetin e përgjithshëm të kockave dhe të ruajnë forcën e tyre natyrore.
    3. Vitamina B6
    Vitamina B6 është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjen në të gjithë trupin tonë.
    Për më tepër, vitamina B6 ndihmon trupin të shndërrojë karbohidratet dhe proteinat në energji, duke e bërë atë shumë të rëndësishme për energjinë dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.
    4. Mangani dhe bakri
    Mangani dhe bakri janë dy minerale të tjera të rëndësishme që gjenden tek kumbullat. Mangani është i dobishëm për shëndetin e kockave dhe procesin e koagulimit të gjakut, ndërsa bakri ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe mbështet sistemin imunitar. Këto minerale punojnë së bashku për të ruajtur funksionin e duhur të trupit dhe na ndihmojnë të ruajmë energjinë tonë.
    5. Kaliumi
    Kaliumi është një përbërës tjetër që gjendet tek kumbullat dhe është jetik për funksionimin e duhur të zemrës. Në të njëjtën kohë, ndihmon në parandalimin e hipertensionit dhe goditjeve në tru, ndërkohë që mbështet edhe shëndetin e kockave. Kështu, kumbullat ofrojnë mbështetje të plotë për shëndetin e zemrës sonë dhe të trupit në përgjithësi.
    Kumbullat nuk janë vetëm të shijshme, por edhe plot me lëndë ushqyese që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tonë në fusha të ndryshme. Nëse nuk i keni përfshirë ende në dietën tuaj, ndoshta është koha ta provoni!

  • Kumbullat, sekreti i shëndetshëm për mirëqenien tuaj të përditshme

    Kumbullat janë një ushqim i shijshëm, i ëmbël dhe i pasur me fibra që ka luajtur një rol të rëndësishëm në dietën e përditshme për shumë breza. Në formën e tyre të tharë, kumbullat e Kalifornisë vlerësohen shumë për madhësinë, strukturën dhe ëmbëlsinë e tyre të koncentruar.

    Ato janë shumë të përdorshme dhe mund të hahen ose veçmas ose në receta të ndryshme. Ajo që i bën ato veçanërisht të dobishme në kuzhinë është aftësia e tyre për të tërhequr ujë, që do të thotë se nuk keni pse të shqetësoheni për sezonalitetin e tyre. Përveç kësaj, ato kanë një indeks të ulët glicemik, falë fibrave dhe sheqernave të tyre, të cilat absorbohen pjesërisht nga trupi.

    Pra, le të shohim pse kumbullat janë kaq të mira për shëndetin tonë.

    Të pasura me fibra

    Fibra është thelbësore për shëndetin e zorrëve dhe rrjedhimisht për shëndetin e përgjithshëm, pasi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2, ndër të tjera. Shumica prej nesh konsumojnë vetëm rreth 20 g fibra në ditë, ndërsa sasia e rekomanduar është 30 g. Pra, një grusht kumbulla të Kalifornisë në ditë mund të jetë zgjidhja më e lehtë dhe më e shijshme për të rritur fibrat tona.

    Vitamina K

    Kumbullat e thata janë të pasura me vitaminë K, e cila është thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe shëndetin e kockave. Gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve. Kështu, kumbullat e thata mund të ndihmojnë shëndetin e përgjithshëm të kockave dhe të ruajnë forcën e tyre natyrore.

    Vitamina B6

    Vitamina B6 është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjen në të gjithë trupin tonë. Për më tepër, vitamina B6 ndihmon trupin të shndërrojë karbohidratet dhe proteinat në energji, duke e bërë atë shumë të rëndësishme për energjinë dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.

    Mangani dhe bakri

    Mangani dhe bakri janë dy minerale të tjera të rëndësishme që gjenden tek kumbullat. Mangani është i dobishëm për shëndetin e kockave dhe procesin e koagulimit të gjakut, ndërsa bakri ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe mbështet sistemin imunitar. Këto minerale punojnë së bashku për të ruajtur funksionimin e duhur të trupit dhe na ndihmojnë të ruajmë energjinë tonë.

    Kaliumi

    Kaliumi është një përbërës tjetër që gjendet tek kumbullat dhe është jetik për funksionimin e duhur të zemrës. Në të njëjtën kohë, ndihmon në parandalimin e hipertensionit dhe goditjeve në tru, ndërkohë që mbështet edhe shëndetin e kockave. Kështu, kumbullat ofrojnë mbështetje të plotë për shëndetin e zemrës sonë dhe të trupit në përgjithësi.