Tag: kulture

  • FOTO / Gonxhja: Urat e restauruara, monumente kulture që përballuan motin e keq pa pësuar dëme

    FOTO / Gonxhja: Urat e restauruara, monumente kulture që përballuan motin e keq pa pësuar dëme

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar këtë të martë, më 25 nëntor, në faqen e tij zyrtare disa pamje nga urat e shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi.
    Sipas ministrit, ndërhyrjet restauruese kanë bërë që këto vepra historike të përballojnë prurjet e mëdha të lumenjve pas reshjeve të ditëve të fundit pa pësuar dëmtime.

    “Falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (FAZA I), nga Ura e Golikut dhe Shën Prodhomit në Voskopojë tek Ura e Nicës në Pogradec, dhe deri tek urat e Glinës dhe të Haskovës në Gjirokastër, këto vepra historike po i përballojnë pa asnjë dëmtim prurjet e mëdha të lumenjve pas motit të keq me shi, duke dëshmuar qëndrueshmërinë e rikthyer dhe rëndësinë jetike të restaurimit të tyre.”, shkruan ministri Gonxhja.
    Sjellim ndërmend se në ditët e fundit një sërë problematikash janë krijuar në disa zona në vend, ku çarje të ndryshme nëpër argjinatura kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve, siç ishte ai i rastit në Luginën e Vainit në Lezhë.

  • “Ajo që bëri Vinicius ishte e shëmtuar, shumë e shëmtuar; tregon mungesë kulture futbolli”

    “Ajo që bëri Vinicius ishte e shëmtuar, shumë e shëmtuar; tregon mungesë kulture futbolli”

    17 Nëntor 2025

    13:33

    Alfred Lleshi

    Javier Clemente, 75 vjeç dhe figurë e njohur e futbollit spanjoll, e komentoi pa dorashka sjelljen e Vinicius ndaj Xabi Alonsos, pas zëvendësimit në “El Clásico”. Në një intervistë për “As”, ai u shpreh se “gjesti ishte i shëmtuar, shumë i shëmtuar, tregonte mungesë kulture futbolli”, duke shtuar se talenti brazilian “vjen nga një vend tjetër, ndoshta me zakone të tjera, por këtu nuk funksionon kështu”.
    Clemente kujtoi se asnjë lojtar nuk ia ka bërë atij kurrë një gjë të tillë, përveç një konflikti me Manolo Sarabian, që lidhej me aktivizimin, jo me zëvendësimet: “Formacionin e bën trajneri”.
    Ai foli edhe për Xabi Alonson, të cilin e aktivizoi te Real Sociedad kur ishte i ri, dhe rekomandoi huazimin e tij tek Eibar për t’u rritur si futbollist. Clemente vlerësoi personalitetin e Xabit dhe shtoi se një trajner “nuk duhet të frikësohet nga sfidat”, as edhe në një klub si Real Madridi, sepse presioni ekziston kudo.

  • U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

    U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

    Blendi Gonxhja ka reaguar pas propozimit te Kryeministrit për detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja shpreh mirënjohje për besimin e kryeministrit ndaj tij, teksa nga ana tjetër i uron suksese edhe kolegëve.
    Ndër të tjera Gonxhja nënvizon se ky mandat lidhet me sfidat e ‘ShqipëriaTuristike2030’, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e cilësisë së shërbimeve apo rritjen e investimeve në infrastrukturën kulturore.
    Postimi i plotë:
    Falënderues Kryeministrit Edi Rama për besimin për të vijuar si pjesë e kabinetit qeverisës në mandatin e katërt, në detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
    Ky mandat lidhet ngushtë me sfidat e ShqipëriaTuristike2030: zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe integrimin e destinacioneve të reja që bashkojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit, turizmin e eksperiencës dhe fuqizimin edhe të eventeve sportive që gjenerojnë turizëm.
    Prioritet mbetet gjithashtu rritja e investimeve në infrastrukturën kulturore, zhvillimi i industrive kreative dhe mbështetja e krijimtarisë artistike e të rinjve, duke pasuruar kalendarin kulturor e turistik gjatë gjithë vitit.
    Sporti, si kulturë dhe fuqi për të bashkuar dhe frymëzuar, është pjesë thelbësore e këtij vizioni, si përmes përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe zgjerimit të pjesëmarrjes, ashtu edhe përmes përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
    I uroj suksese të gjithë kolegëve në këtë kapitull të ri!

  • Çfarë do të thotë të jesh njeri me kulturë?

    Çfarë do të thotë të jesh njeri me kulturë?

    Fjala “kulturë”, e cila përdoret rëndomë pa dijen e peshës dhe rëndësisë së madhe që ka, nuk rrjedh nga fushat krijuese siç mund të hamendësohet por nga bujqësia dhe agronomia.

    Nga Bledar KurtiFjala “kulturë” e ka zanafillën nga “cultura animi” (kultivim i shpirtit). Një metaforë kjo e përdorur nga oratori i Romës së lashtë, Ciceroni, në veprën e tij Tusculanae Disputationes. Ashtu siç kultivohet bimësia ashtu kultivohet edhe shpirti. Ashtu siç ushqehet bimësia ashtu duhet ushqyer edhe shpirti për të arritur stadin frutor, nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzor.Jo vetëm romakët, por edhe grekët e lashtë, sikurse edhe popujt e lindjes së mesme e të largët e kishin kuptuar prej mijëvjeçarësh kulturën, pra kultivimin e shpirtit.Në lindjen e mesme, përmbledhjet e librave quheshin kopshte. Njësoj si kopshtet e vërteta, me lule, barishte e pemë, ato libra kërkonin kohë që të rriteshin sepse idetë më të mira duheshin kultivuar me kohën, ndërsa bimët invazive dhe bimët e dobëta duheshin shkulur. Një proces vetë-pastrimi e vetë-përmirësimi të cilin ne sot e quajmë “integritet.”Kultivimi i shpirtit, kultura, siç i referohemi sot, kërkon jo vetëm dëshirën për dijen, besimin, leximin, artin, muzikën, njohjen e historisë dhe kuptimin e natyrës njerëzore por është e ndërlidhur edhe me paqen, me harmoninë midis traditave dhe pasurive shoqërore shumëngjyrëshe midis kombeve. Kultura është paqe dhe paqja e harmonia janë kulturë.Mbi të gjitha kultura, kultivimi i shpirtit, integriteti, apo sido që quhet në gjuhë të ndryshme, për të dhënë fryt kërkon që të shërbesh. T’i shërbesh komunitetit, vendit e mbarë njerëzimit.Ky është kuptimi i kulturës. Të kultivosh shpirtin tënd për të dhënë fryte te të tjerët. Të kujdesesh për kopshtin tënd që të ushqesh të tjerët.Të jesh njeri me kulturë do të thotë të përgatisësh veten me cilësitë më të mira njerëzore për dobi të të tjerëve.Ndaj edhe kultura është fisnikëri.

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    Bledar Kurti rrëfen takimin e veçantë me Ismail Kadarenë: Ja momenti kur zbulova anën njerëzore…

  • Një reper i njohur në qeverinë “Rama 4”? Noizy: Po, do të bëhesha Ministër Kulture

    Një reper i njohur në qeverinë “Rama 4”? Noizy: Po, do të bëhesha Ministër Kulture

    Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, tha në një intervistë për Euronews se nëse do t’i ofrohej, do të pranonte të bëhej Ministër i Kulturës në qeverinë “Rama 4”.
    “Nuk kam nevojë për para. Paratë nuk më bëjnë të lumtur. Unë kam shkuar kaq larg për të treguar se mund të bëhesh dikushi edhe pa u marrë me drogë. Kam mjaftueshëm për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Nëse ndonjëherë do të isha ministër Kulture, jam njeri fjale dhe do të mbaja premtimet,” u shpreh Noizy.
    Artisti theksoi se nuk pretendon të flasë si politikan, por se përvoja e tij jetësore dhe roli i tij si model për të rinjtë do të mund të shfrytëzoheshin për të ndryshuar realitetin kulturor në vend.
    Noizy prej vitesh është ndër figurat më të ndjekura e më me ndikim në Shqipëri dhe diasporë.
    Një gjë është e qartë: ideja e Noizyt si Ministër Kulture do të sillte një përplasje të fortë debatesh, por edhe një frymë të re në perceptimin e politikës shqiptare.

  • Zvicra në epërsi ndaj Kosovës, realizon Akanji

    Zvicra në epërsi ndaj Kosovës, realizon Akanji

    KultPlus është gazetë online për art dhe kulturë, e para dhe e vetmja në të gjithë hapësirën shqiptare. Në KultPlus mund të lexoni lajmet më të fundit për artin dhe kulturën shqiptare, atë të rajonit dhe të botës. Përpos lajmeve, në KultPlus mund të lexoni tema të ndryshme, intervista, opinione…Me KultPlus, bota e juaj është më e bukur!
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga gazeta online për art dhe kulturë – KultPlus

  • Akuadukti i Bënçës, vepër hidrike e shekullit XIX, shpallet Monument Kulture

    Akuadukti i Bënçës, vepër hidrike e shekullit XIX, shpallet Monument Kulture

    Ujësjellësi i Bënçës, i njohur ndryshe edhe si “akuadukti”, është Monument Kulture i Kategorisë së Parë që ngjall interes për vizitorët e kësaj zone. Ujësjellësi ndodhet në krahun e djathtë të rrugës kur shkon për në fshatin Bënçë.

    Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shpërndau në rrjetet sociale pamje nga ajri të këtij monumenti kulture. Akuadukti është një vepër hidrike e shekullit të 19-të, e cila ka shërbyer për të çuar ujin në kalanë e Tepelenës.

    Monumenti është në formën e një ure, e cila përbëhet nga kanali i ujit, këmbët e monumentit, dhe ura mbi të cilën janë ngritur disa prej këmbëve të monumenti, në pjesën ku kalon lumi i Bënçës.Kanali i ujit është është ndërtuar me gurë të vegjël dhe beton dhe mbahet nga 21 këmbë ose kolona, të cilat po ashtu janë ndërtuar me gurë të vegjël të lidhur me llaç. Këto kolona janë katërkëndëshe, të lartësive të ndryshme, lartësi të cilën e marrin në varësi të pjerrësisë së terrenit. Në pjesën ku kalon kanioni i lumit, këmbët e monumentit janë të ngritura mbi një urë, shkruan atsh.

  • Akuadukti i Bënçës, vepra hidrike e shekullit XIX, i shpallur Monument Kulture

    Akuadukti i Bënçës, vepra hidrike e shekullit XIX, i shpallur Monument Kulture

    Ujësjellësi i Bënçës, i njohur ndryshe edhe si “akuadukti”, është Monument Kulture i Kategorisë së Parë që ngjall interes për vizitorët e kësaj zone. Ujësjellësi ndodhet në krahun e djathtë të rrugës kur shkon për në fshatin Bënçë.

    Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shpërndau në rrjetet sociale pamje nga ajri të këtij monumenti kulture. Akuadukti është një vepër hidrike e shekullit të 19-të, e cila ka shërbyer për të çuar ujin në kalanë e Tepelenës.

    Monumenti është në formën e një ure, e cila përbëhet nga kanali i ujit, këmbët e monumentit, dhe ura mbi të cilën janë ngritur disa prej këmbëve të monumenti, në pjesën ku kalon lumi i Bënçës. Kanali i ujit është është ndërtuar me gurë të vegjël dhe beton dhe mbahet nga 21 këmbë ose kolona, të cilat po ashtu janë ndërtuar me gurë të vegjël të lidhur me llaç. Këto kolona janë katërkëndëshe, të lartësive të ndryshme, lartësi të cilën e marrin në varësi të pjerrësisë së terrenit. Në pjesën ku kalon kanioni i lumit, këmbët e monumentit janë të ngritura mbi një urë./atsh/KultPlus.com

  • “Të bardhët” në Festivalin e Teatrove në Ferizaj 

    “Të bardhët” në Festivalin e Teatrove në Ferizaj 

    KultPlus është gazetë online për art dhe kulturë, e para dhe e vetmja në të gjithë hapësirën shqiptare. Në KultPlus mund të lexoni lajmet më të fundit për artin dhe kulturën shqiptare, atë të rajonit dhe të botës. Përpos lajmeve, në KultPlus mund të lexoni tema të ndryshme, intervista, opinione…Me KultPlus, bota e juaj është më e bukur!
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga gazeta online për art dhe kulturë – KultPlus

  • “Të vërtetat tona” në Festivalin e Teatrove në Ferizaj 

    “Të vërtetat tona” në Festivalin e Teatrove në Ferizaj 

    KultPlus është gazetë online për art dhe kulturë, e para dhe e vetmja në të gjithë hapësirën shqiptare. Në KultPlus mund të lexoni lajmet më të fundit për artin dhe kulturën shqiptare, atë të rajonit dhe të botës. Përpos lajmeve, në KultPlus mund të lexoni tema të ndryshme, intervista, opinione…Me KultPlus, bota e juaj është më e bukur!
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga gazeta online për art dhe kulturë – KultPlus