Tag: kuçovë

  • Berat – Arrestime dhe procedime penale për disa ngjarje të ndodhura në qytet dhe Kuçovë

    Berat – Arrestime dhe procedime penale për disa ngjarje të ndodhura në qytet dhe Kuçovë

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer disa veprime ligjore ndaj shtetasve të përfshirë në shkelje të ndryshme.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    U arrestua në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan dhe arrestuan 48-vjeçarin G. Gj., banues në Berat, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    U kap i kërkuari që kishte dhunuar nënën me urdhër mbrojtjejeReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga 24-vjeçarin R. L., i shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta dhe ka dhunuar psikologjikisht nënën e tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

    Procedime për dhunë dhe konflikt pronësie

    Po në Berat, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një 54-vjeçar. I dëmtuari ndodhet në kujdes mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, Komisariati i Policisë Kuçovë procedoi në gjendje të lirë shtetasit K. D., 61 vjeç, dhe L. G., 53 vjeçe, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

    Dosjet i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

  • Maliqi: SPAK ka marrë  zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin për 4 kallëzime

    Maliqi: SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin për 4 kallëzime

    Drejtuesi politik i PD-së, për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka deklaruar ditën e sotme se SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari për 4 kallëzime të bëra ndaj tij.
    Sipas Maliqit, përveç këtyre 4 kallëzimeve të bëra nga ai vetë ndaj Hajdarit, janë depozituar edhe kallëzime të tjera nga avokati Arben Llangozi dhe deputetja Albana Vokshi. Ai shton se së fundmi ka dorëzuar edhe një kallëzim për një tender prej 1 milion euro në zonën e Havaleas.
    Referuar këtyre kallëzimeve, Maliqi ngre pyetjen se pse Hajdari nuk është shkarkuar ende nga detyra, ndërsa ka ngritur dyshime për mbrojtje politike ndaj tij.
    Reagimi i Maliqit:
    “SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023. Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas. Ndërkohë dhe Prokuroria e Beratit, ende ka hetimet për 4 Milion Euro të Sinëcit. Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje. Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi. Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.
    Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë?? A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë?? A bëtë pazare ju hajdutë Rilindas në pushtet politik dhe lokal në Qarkun Berat dhe në bashkëpunim me këta 2-3 eksponentë politikë të PD më luftuat dhe dogjët mandatin e 3 të PD?
    Pasi po të ishim të Bashkuar si PD e opozitë ishin të sigurt 3 mandate në PD. Harrojeni se me paratë tuaja të pista e aferat korruptive do përçani opozitën. Opozita do pastrohet dhe do fitojë Bashkitë Berat e Kuçovë dhe në shkallë vendi, krahë njerëzve të punës me eksperiencë dhe figurave të reja. Pazaret e paratë e pista do ju dalin nga hundët! Vendin e keni ne burg.

  • A ishte kjo pasuria marramendëse e ushtrisë së viteve ’80?

    Leonard Veizi

    Kolonel Pëllumb Zaimin, ish-punonjës shkencor dhe ish-pedagog në Akademinë Ushtarake flet për vlerën monetare të sektorit të mbrojtjes së viteve ’80. Pasuria marramendëse e ushtrisë, 130 miliard dollarë asete?

    *****

    I pabesueshëm, në sasi dhe vlerë monetare, arsenali i lëvizshëm i ushtrisë shqiptare deri në vitin 1990. Nëse  shtohen dhe objektet e palëvizshëm e territoret, shifra rritet në mënyrë katastrofike…

    …Në sektorin shkencor të Akademisë Ushtarake, ku ai bënte pjesë bashkë me 5 kolegë të tjerë si ekspert i analizave ushtarake, vinin informacione më shumë se kudo tjetër, për shkak të rëndësisë që kishte vetë detyra. Falë punës së gjatë në sektorin nga dilnin tezat, nga ku duhej të mbështetej ushtria në paqe e në rast lufte, ai ka njohuri të gjithanshme. E veç kësaj, pas përvojës në terren si komandant i një batalioni art-mitraljer, vite më vonë do të emërohej edhe në krye të kabinetit të komandës së forcave ajrore. Duke pasur këto detyra, ai është i gatshëm të japi përgjigje edhe atje ku duket se nuk e ka informacionin e duhur. Gjithsesi, koloneli në rezervë Pëllumb Zaimi, thotë se ushtria Shqiptare “notonte” mbi para, përderisa asetet e saj të shitëshme, kapnin një vlerë prej miliarda dollarësh. Të gjitha këto ai i sqaron gjatë një interviste për gazetën “Dita”:

    Si trajtohen sot nga ana financiare ushtarakët e dalë në lirim dhe ata në pension?

    Ushtarakët shqiptarë duhet të trajtohen më denjësisht, ata që janë në detyrë, ata që kanë dalë në rezerve dhe ata që janë në pension. Para ka mjaftueshëm për të gjithë ushtarakë e ish-ushtarakë, sa për të mos e ndjerë krizën.

    Në një krizë globale ku mund të gjenden këto para?

    Ato duhet të ishin bërë vit pas viti, që nga çasti që u mor vendimi politik se Shqipëria nuk kishte nevojë për një ushtri aq të madhe sa ishte ajo e viteve ’90. Pra këto para gjendeshin në asetet e ushtrisë. Aty ka pasur shifra kolosale parash, por dhe ka ende. Them ka pasur pasi një pjesë e mirë e tyre tanimë janë zhdukur. Por në qoftë se asetet e ushtrisë do të administroheshin në rregull e sipas ligjit, vetëm 10% e shifrës totale që kapin këto asete do ta rregullonin bilancin e pagave të ushtrisë dhe administratës shtetërore për shumë vite me radhë. Dhe kriza nuk kishte pse të ndihej as sa t’u heqësh ushtarakëve dhe ushqimin.

    Të flasim më konkretisht?

    Ushtria shqiptare e viteve ’90 ka pasur një arsenal të jashtëzakonshëm, armësh, municioni, karburanti, ushqime e veshmbathje. Nëse këto do të shiteshin sipas rregullave, buxheti i shtetit do të furnizohej çdo vit me disa qindra milionë dollarë.

    Çfarë shifre kapin këto asete?

    Ju them pa frikë, duke u bazuar në atë që kanë nxjerre dhe specialistët e fushës, se ushtria shqiptare ka pasur asete që vlenin deri në 130 miliard dollarë, duke futur këtu objektet dhe territoret.

    A nuk ju duket kjo një shifër shumë e lartë, madje e ekzagjeruar?

    Mund të jetë shumë e lartë por është e vërtetë dhe e bazuar mbi fakte konkrete.

    Që do të thotë…?

    Që do të thotë se vetëm municioni i ushtrisë shqiptare, ai i importuar dhe ai i prodhuar në vend, i sistemuar në disa qindra depo e tunele, kap shifrën e 65 miliard dollarëve. Të mos harrojmë se uzina e Poliçanit prodhonte 48-58 ton municion në 24 orë, fishekë pushke, automatiku, mitralozi të lehtë e të rëndë. Gramshi prodhonte 400-500 automatikë e pushkë automatike në ditë ose 120 mijë në vit me një kosto prej 6000 dollarë për copë. Kostoja ishte e lartë pavarësisht se ato në tregun e zi të viteve të fundit patën një vlerë shitje prej 300 dollarësh. Mjekësi prodhonte më shumë se 6000 ton eksploziv në vit.

    Ndërkohë çfarë tjetër mund të ishte e shitëshme nga arsenali i ushtrisë?

    Ushtria shqiptare ka pasur 196 avionë dhe helikopterë, dhe po të shtojmë këtu 40 avionë AN-2, 3-avionë qeveritarë IL-14 shkojnë 240. Flota ajrore numëron 125 avionë MIG të tipave të ndryshme që varionin nga 15-25 milion dollarë për ekzemplarë. Mesatarja kap vlerën e 4 (katër) miliard dollarëve.

    Sa ka qenë forca e ushtrisë tek mjetet e blinduara?

    Në ushtri numëroheshin 1200 tanke e transportues të blinduar. Një tank kapte shifrën e 600-800 mijë dollarëve sipas tipave. Mesatarisht kap vlerën 1 (një) miliard dollarë.

    Po artileria kundërajrore?

    Në artilerinë kundërajrore numëroheshin të paktën 4000 gryka zjarri që përbëheshin nga mortajat 60 mm, tek topat obuz 122 e 150 mm. Ndërkohë në këtë artileri futeshin edhe katjushat ML-130, 12 dhe 19 grykëshe. Marr parasysh se topat obuz më të thjeshtë, ata 122 kanë pasur në një vlerë prej 70 mijë USD. Në artilerinë kundërajrore futen edhe grupet e raketave SAM-2 tokë-ajër. Ushtria shqiptare dispononte rreth 200 të tilla.

    Të vijmë tek forcat Detare?

    Forcat Detare numëronin të paktën 100 copë anije të tipave të ndryshme, nga të cilat 4 nëndetëse, 4 gjuajtës të mëdhenj, 6 gjuajtës të vegjël, 2 dragamina të mëdha, 6 dragamina të vogla, rreth 60 katra silurues etj. Por ka pasur dhe një armatim prej 400-500 copë silura me vlerë rreth 1500 dollarë copa, (700 mijë dollarë) dhe mbi 2000 mina detare me vlerë mbi 1000 dollarë copa (2 milion dollarë).

    Çfarë vlere kishin uzinat ushtarake?

    Kishim uzina ushtarake me vlera kolosale si: Uzina e Tankeve dhe e Artilerisë në Tiranë, e baterive në Berat, e armatimit në Gramsh, e municionit në Poliçan, e lëndëve plasëse në Mjekës, (që ishte 100 % me teknologji suedeze), ishin gjithashtu uzina e riparimit të avionëve në Kuçovë, uzina e lokacionit, KRAF-i i Pasha Limanit, për remontin e anijeve mbiujëse dhe nëndetëseve. Këtu nuk po përmend një seri mini-uzinash në të gjithë territorin e republikës ku bëhej remont i pjesshëm i mjeteve luftarake. Këto uzina kishin teknologji moderne, përgjithësisht kineze por dhe franceze e suedeze që ishin fjala e fundit për kohën. Vlera monetarë është vështirë të nxirret pa dokumentet përkatës.

    Sa ka qenë ndihma në vlerë monetare që na ka dhënë Bashkimi Sovjetik dhe Kina?

    Natyrisht unë nuk mund të flas dot për gjëra që nuk i di, por mund të jap vetëm një shifër të parë në një dokument sekret. Në atë dokument flitej për një ndihmë prej 17 miliard dollarësh të dhënë nga Kina në vitet 1974-1976, e gjitha në pajisje ushtarake.

    Çfarë arsenali ushtarak sillte Kina në Shqipëri për të pasur shifra të tilla marramendëse?

    Mund të them se në ndihmat e Kinës për ushtrinë shqiptare fillonin nga thikat speciale që përdoreshin në të gjithë ushtrinë, por sidomos tek repartet e zbulimit, tek dylbitë B-12 që e afronin një objekt deri në 12 herë, e për të shkuar tek tanket, avionët e mjetet e riparimit për nëndetëset e anijet mbiujëse luftarake. Të mos harrojmë se ushtria kishte rreth 15 mijë automjete transporti. Por gjithashtu brigadat e xhenios kishin në inventar disa dhjetëra ura të montueshme të tipit “Ponton” dhe “Beli” ku kalonin jo vetëm trupa këmbësorie e makina, por dhe tanket. Por nga Kina edhen edhe disa spitale fushor me të gjitha pajisjet. Ndërkohë ushtria u pajis radio-lokator, por dhe me radio-pelingator për 7-8 pikat e radio-zbulimit të ushtrisë.

    A ka një inventar të plot të këtyre mjeteve?

    Para vitit 1992 këto inventarë kanë qenë të plota, por pas vitit 1997 gjithçka është asgjësuar. Kjo kërkon një revizionim të saktë. Nëse ngrihet një grup pune me revizorë e teknicienë dalin përfundimet. Nuk dihet çfarë është bërë e po bëhet me pronat e ushtrisë, që siç e përmenda, ato kapin një shifër prej 130 miliard dollarësh.

    Asgjësimi i rezervave të luftës

    Sipas kolonel Pëllumb Zaimit: “Ushtria ka pasur rezerva të mëdha të paprekshme që kodoheshin “101 K”. Në këto rezerva futeshin edhe vlerat monetare në rast lufte që ishin tepër-tepër sekret. Por kishte ushqim, veshmbathje, municion e karburante të projektuara për 5 vite lufte. Në vitin 1997 u shpërdoruar të paktën 50 mijë ton karburant, dhe në atë kohë karburanti kishte një vlerë prej 600 lek për litër. Por me këtë rast u asgjësuan dhe dokumentacionet dhe kështu askush nuk u fajësua për këto vjedhje gjigante që ishin pasuri e ushtrisë dhe e vetë popullit shqiptar”.

    Objektet e ndërtuara, ushtria 120 mijë apartamente

    “Në fund të vitit 1992 na vjen një urdhër i ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, i cili kërkonte të dinte se sa sipërfaqe banimi kishte Divizioni i Parë i Tiranës (që ishte dhe më i madhe në vend), me qëllim që të strehoheshin ushtarakët që ishin pa shtëpi. Punuam mbi harta dhe në fund dolëm në konkluzionin se Divizioni i Parë kishte hapësira banimi prej dhomë e kushinë, 1+1 sipas standartit të kohës, të paktën 8000 hyrje. Shqipëria kishte një potencial prej 22 divizionesh. Po të marrim një mesatare që njësitë e tjera kishin 5000-6000 hyrje të tilla, pra 1+1, mund të strehoheshin të paktën 120 mijë familje. Por ku janë këto prona tani, po trojet përreth tyre? Ky është dhe abuzimi më i madh i qeverive që kanë ardhur në Shqipëri pas vitit 1992”, kujton kolonel Zaimi.

    Ndërtimi i fortifikimeve

    Pëllumb Zaimi thotë se në Shqipëri u ndërtuan 175 mijë qendra zjarri, ku çdo njëra prej tyre kishte një vlerë prej 7500 lekë të reja, me përjashtim të atyre më të mëdha. “Por ndërtuan dhe shumë kilometra tunele nëntokësore bazat e strehimit të avionëve dhe dy kryeveprat arkitektonike që ishin Baza Ajrore e Gjadrit dhe Baza Detare e Porto-Palermos. Gjithashtu janë ndërtuar dhe komandat e batalioneve, brigadave e më tej. Këto objekte janë ndërtuar me punën e oficerëve dhe ushtarëve. Më kujtohet që kur isha oficer i ri, komandanti i batalionit Destan Shira ngriti me ushtarët e oficerët, por duke qenë vet në krye të punëve, komandën e batalionit dhe ndërtesat e kompanive me një hapësirë prej 800 metra katrorë. Gjithçka me forcat e repartit e duke thyer gurë në mal. Duhet kuptuar se për kohën fortifikimi ishte i nevojshëm. Nuk ishim të vetmit që merrnim masa të tilla. Për shkak të Luftës së Ftohtë, Norvegjia hapi mbi 11 mijë/km tunele fotifikuese, Zvicra 16 mijë/km, Franca 8 mijë/km ndërsa vetëm Moska gjithashtu 8 mijë/km tunele që shërbenin për komandën e Përgjithshme Sovjetike”.

  • Lumi Osum del nga shtrati në fshatin Veterrik të Beratit, tokat dhe serat nën ujë

    Lumi Osum del nga shtrati në fshatin Veterrik të Beratit, tokat dhe serat nën ujë

    Prej më shumë se një jave vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Po si paraqitet sot situata në qarkun e Beratit?
    Sipas informacioneve autoritetet lokale bëjnë me dije se:
    Lumi Osum prej pasdites së djeshme ka filluar ngritje graduale të nivelit. Nga prurjet lumi ka pësuar dalje nga shtrati në fshatin Veterrik në pikën e daljes javën shkuar ku ka përmbytur toka bujqësore rreth 30-40 ha.
    Momentalisht niveli i lumit Osum është drejt rënies.
    Lumi Devoll, nga EC Kuçovë për shkak të shkarkimeve me kuotë të ulet nga HEC Banjë, lumi ka prurje por është brenda shtratit të tij.
    Për shkak, të prurjeve të të dy lumenjve, Osum dhe Devoll, niveli në lumin Seman ka pësuar rritje dhe ka dalje nga shtrati në fshatin Goriçan, NJA Kutalli Dimal, ju janë përmbytur toka bujqësore dhe disa hektar me sera bujqësore. Këto sipërfaqe tokash janë përmbytur edhe nga reshjet e ditëve të kaluara.

  • Atentati ndaj Julian Sulës në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Atentati ndaj Julian Sulës në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë, pjesëtarë të 2 fiseve të cilët vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo. Pas marrjes në pyetje janë liruar, pasi kanë mohuar përfshirjen në ngjarje.
    Është zbuluar se makina e autorëve është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa po atje targat një vit më parë, por në qytete të ndryshme greke. Autoritetet greke në kthim përgjigje i kanë pohuar Policisë së Fierit, se janë vjedhje pa autorë dhe të pazbardhura. Përveç dinamikës së ngjarjes, policia nuk ka të qartë mënyrën se si dhe nga janë larguar autorët. Pasi dogjën makinën në fshatin Lifaj, dyshimet e grupit hetimor janë se ata mund të jenë larguar me një tjetër automjet, nëpër disa fshtra që të çojnë drejt Kuçovës dhe Beratit, por për shkak se e gjithë zona ku mendohet të kenë kaluar autorët janë toka bujqësore dhe pa biznese, në këto kushte nuk ka ka kamera të kenë filmuar lëvizje të makinës së autorëve.

  • Atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë, pjesëtarë të 2 fiseve të cilët vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo. Pas marrjes në pyetje janë liruar, pasi kanë mohuar përfshirjen në ngjarje. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Është zbuluar se makina e autorëve është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa po atje targat një vit më parë, por në qytete të ndryshme greke. Autoritetet greke në kthim përgjigje i kanë pohuar Policisë së Fierit, se janë vjedhje pa autorë dhe të pazbardhura. Përveç dinamikës së ngjarjes, policia nuk ka të qartë mënyrën se si dhe nga janë larguar autorët. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Dogjën makinën në fshatin Lifaj, dyshimet e grupit hetimor janë se ata mund të jenë larguar me një tjetër automjet, nëpër disa fshtra që të çojnë drejt Kuçovës dhe Beratit, por për shkak se e gjithë zona ku mendohet të kenë kaluar autorët janë toka bujqësore dhe pa biznese, në këto kushte nuk ka ka kamera të kenë filmuar lëvizje të makinës së autorëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Moti i keq, PD kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme: Fermerët të dëmshpërblehen 100%

    Moti i keq, PD kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme: Fermerët të dëmshpërblehen 100%

    Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje të disa tokave bujqësore dhe bizneseve në zona të ndryshme të vendit.
    Deputeti i PD, njëherësh nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo deklaroi se reshjet nuk ishin të papërballueshme, por sipas tij, problemi qëndron në infrastrukturën kulluese që nuk investohet dh nuk pastrohet prej vitesh.
    “Përmbytjet tregojnë qartë se fermerët nuk kanë faj, reshjet nuk janë të papërballueshme, por kanalizimet nuk funksionojnë. Fermerët e Beratit dhe në bashkitë e tjera të qarkut sot gjenden në mëshirë të fatit. Jo se shiu ishte i papërballueshëm, por sepse pushteti vendor dhe qendror e kanë lënë infrastrukturën kulluese në mëshirë të fatit, pa e pastruar, pa investime dhe pa e përmbajtur.
    Këtë papërgjegjshmëri e paguajnë shtrenjtë fermerët, ata nuk marrin mbështetje për prodhimin e tyre dhe kur përmbytet i lënë në mëshirë të fatit. Në këtë qeverisje, fermeri është i përbuzur dhe lihet mënjanë si qytetari më i parëndësishëm”, tha Bozdo.
    Bozdo kërkoi që ministria e Bujqësisë dhe pushtetarët vendorë të verifikojnë dëmet, ndërsa ministri i Financave duhet të alokojë fonde për dëmshpërblimin 100% të çdo dëmi të shkaktuar nga përmbytjet. Ai theksoi se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është e domosdoshme
    “Në dy bashki ku dëmet janë më të mëdha, atë të Dimalit dhe të Kuçovës, rezulton se prej shumë vitesh nuk është investuar asnjë lek. Për këtë arsye, i kërkojmë ministrit të Bujqësisë dhe pushtetarëve vendor të verifikojnë sa më parë dëmet e shkaktuara për fermerët dhe bizneset, jo vetëm në Berat, por në gjithë Shqipërinë.
    Gjithashtu i kërkojmë ministrit të Financave të alokojë fondin për dëmshpërblimin 100% të çdo dëmi të shkaktuar. Paratë janë dhe duhet të përdoren për të mbështetur fermerët. Për këtë arsye, është e nevojshme që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sepse është detyrë e saj të përgjigjet për këto dëme, mungon vetëm vullneti”, tha ai.

  • Lefter Maliqi paraqitet në SPAK, ish-deputeti demokrat bën një tjetër denoncim

    Lefter Maliqi paraqitet në SPAK, ish-deputeti demokrat bën një tjetër denoncim

    Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi është paraqitur mëngjesin e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku ka kryer një denoncim.

    Denoncimi bën fjalë për një tender rikonstruktimi të një shkolle në Kuçovë.
     

    Top Channel

  • Bozdo: Mijëra fermerë të shkatërruar nga përmbytjet! Faji i mosmirëmbajtjes së kanaleve, jo i reshjeve

    Bozdo: Mijëra fermerë të shkatërruar nga përmbytjet! Faji i mosmirëmbajtjes së kanaleve, jo i reshjeve

    Në një deklaratë për media, deputeti i PD, Eno Bozdo akuzoi pushtetin vendor dhe atë qendror për braktisjen e plotë të infrastrukturës kulluese, duke theksuar se mijëra fermerë në Berat, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë e zona të tjera janë lënë “në mëshirë të fatit” pasi tokat, serat dhe bagëtitë u shkatërruan nga ujërat që nuk po tërhiqen prej një jave.

    Sipas tij, dëmet nuk janë pasojë e reshjeve, por e mungesës së investimeve dhe mirëmbajtjes së kanaleve kulluese, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë dhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

    Deklarata e plotë:

    Në javën e fundit, mijëra gjedhë u mbytën dhe qindra e qindra hektarë tokë bujqësore e mbjellë, në sera dhe fusha, u përmbytën të tëra, duke i lënë në mëshirë të fatit mijëra fermerë të Beratit, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Lezhës  etj, që kursimet e një vitit të tërë pune e kishin investuar në sera dhe fushat e mbjella. Fakti që edhe pas një jave, ujërat ende nuk janë tërhequr, tregon qartë se problem nuk kanë qenë reshjet, por fakti që kanalizimet kulluese nuk funksionojnë!

    Balta që ka mbetur pas tërheqjes së ujërave praktikisht ka shkatërruar gjithçka, si dhe e ka bërë të pamundur vjeljen e prodhimit, sepse tashmë nuk mund të hyet më me mjete në parcela.

    Në qarkun e Beratit, fermerët e Kozares dhe Tapisë në Kuçovë, Hingës, Samaticës, Goricanit, Dronovicës, Cifligut, Arrëzës, Banajt në Dimal, por edhe në fshatra të tjerë dhe bashki të tjera të Qarkut, sot gjenden në mëshirë të fatit!

    Jo sepse shiu që ra ishte i papërballueshëm, por sepse pushteti vendor dhe ai qendror, e ka lënë infrastrukturën kulluese në mëshirë të fatit, pa investime, pa pastruar e pa mirëmbajtur. Këtë papërgjegjshmëri, sot e paguajnë shtrenjtë fermerët e Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.

    Sepse nuk mjafton fakti që këta fermerë nuk marrin asgjë si mbështetje për prodhimin e tyre, por edhe kur përmbyten për faj të atyre që qeverisin, përsëri i lënë në mëshirë të fatit.

    Në këtë qeverisje, fermeri shqiptar është i përbuzur, i lënë mënjanë, si qytetari më fundit dhe më i parëndësishmi. Për atë nuk kujtohet njeri, veçse kur vijnë zgjedhjet dhe i kërkojnë votën.

    Në dy bashkitë ku dëmet ndaj fermerëve janë më të mëdha, atë të Dimalit dhe Kuçovës, na rezulton se prej shumë vitesh nuk investohet as edhe një lek në mirëmbajtjen, riparimin dhe zhbllokimin e kanaleve kulluese bujqësore. Të dy kryebashkiakët socialistë të këtyre bashkive, duke parë dëmet e shkaktuara, kanë detyrim të bëjnë publike të dhënat për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese. Sa investime kanë bërë? Cilat janë kompanitë fituese? Cila është përgjegjësia e tyre? Por nuk ka ndodhur një mirëmbajtje të tillë në terren, dhe këtu përgjegjësia bie e tëra mbi pushtetin vendor.

    Ashtu siç edhe bashkia e Beratit është përgjegjëse për përmbytjen dhe dëmtimin e bizneseve dhe parkimit në qendër të qytetit, sepse projektimi dhe zgjidhja inxhinierike është bërë gabim, aty buzë lumit Osum.

    Për këtë arsye i kërkoj ministrit të bujqësisë dhe pushtetarëve vendore, të përllogarisin sa më parë dëmin e shkaktuar çdo fermeri dhe çdo biznesi të qarkut Berat dhe Shqipërisë, si dhe i kërkoj në të njëjtën kohë ministrit të financave të alokojë fondin për dëmshpërblimin 100% të çdo dëmi të krijuar.

    Paratë janë. Përpara dy javësh, qeveria shpërndau me akt normativ qindra milionë euro, mes tyre edhe për shpenzime administrative. Këto para janë të domosdoshme për të ndihmuar mijëra fermerë që kanë humbur kursimet e tyre, dhe gjenden tashmë në vështirësi të mëdha ekonomike. Për këtë mjafton që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sepse është detyrim i qeverisë t`i përgjigjet deri më një  këtyre dëmeve. Mundësitë janë, mungon vetëm vullneti!

  • Lefter Maliqi në SPAK, dorëzon kallëzim penal për kryebashkiakun e njohur

    Lefter Maliqi në SPAK, dorëzon kallëzim penal për kryebashkiakun e njohur

    Lefter Maliqi ka depozituar një kallëzim ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari këtë të mërkurë, duke e akuzuar për shkelje në një tender me vlerë rreth 1 milion euro për rikonstruksionin e një shkolle në qytet.
    Sipas tij, investimi është i pajustifikuar, pasi numri i nxënësve që frekuentojnë shkollën është shumë i ulët.
    Ai pretendon se tenderi është fituar nga një subjekt që lidhet familjarisht me një ish-deputet, çka sipas tij tregon ndikime politike në proces. Maliqi thotë se prej më shumë se dy vitesh e gjysmë po ndjek procedurat në institucionet e drejtësisë për disa kallëzime të tjera që ka bërë më parë, duke përfshirë edhe një dosje që lidhet me një projekt prej 4 milionë eurosh dhe një segment rruge të ndërtuar gjatë fushatës pa procedurat e duhura të tenderimit, sipas pretendimeve të tij.