Tag: ktheu

  • “Drejtësia foli”/ Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Do të kërkoj të mos pengohem..

    “Drejtësia foli”/ Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Do të kërkoj të mos pengohem..

    Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e ktheu në detyrë.
    Postimi i plotë:
    Të dashur miq,Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.
    Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.
    Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua. Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!

  • Hajduti ‘i penduar’ që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

    Hajduti ‘i penduar’ që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin holandez Sint-Analand, ku një hajdut i kërkoi falje një gruaje 82-vjeçare gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e saj dhe madje i ktheu disa nga bizhuteritë që kishte marrë. Lajmi u bë i ditur nga policia lokale, e cila raportoi se incidenti ndodhi gjatë natës.

    Autori hyri në banesë pasi theu xhamin e derës së tarracës. Gruaja u zgjua nga drita dhe më pas dëgjoi një zhurmë të fortë, ndërsa hajduti iu afrua duke i kërkuar bizhuteritë në anglisht të dobët. Ai arriti të merrte një byzylyk dhe një gjerdan, por kur viktima i tregoi se gjerdani kishte të varur unazën e martesës së bashkëshortit të saj të ndjerë, hajduti u ndal.

    “Më falni, duhet ta bëj, jam në telashe”, i tha ai të moshuarës sipas dëshmisë së saj, përpara se t’i kthente gjerdanin dhe të largohej nga vendngjarja.

    Policia reagoi menjëherë duke kryer një kontroll në zonë, por deri më tani autori i krimit nuk është kapur. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik për shkak të kombinimit të dhunës me gjestin e pazakontë të “pendesës” së hajdutit.

  • Hajduti ‘i penduar’që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

    Hajduti ‘i penduar’që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin holandez Sint-Analand, ku një hajdut i kërkoi falje një gruaje 82-vjeçare gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e saj dhe madje i ktheu disa nga bizhuteritë që kishte marrë. Lajmi u bë i ditur nga policia lokale, e cila raportoi se incidenti ndodhi gjatë natës.

    Autori hyri në banesë pasi theu xhamin e derës së tarracës. Gruaja u zgjua nga drita dhe më pas dëgjoi një zhurmë të fortë, ndërsa hajduti iu afrua duke i kërkuar bizhuteritë në anglisht të dobët. Ai arriti të merrte një byzylyk dhe një gjerdan, por kur viktima i tregoi se gjerdani kishte të varur unazën e martesës së bashkëshortit të saj të ndjerë, hajduti u ndal.

    “Më falni, duhet ta bëj, jam në telashe”, i tha ai të moshuarës sipas dëshmisë së saj, përpara se t’i kthente gjerdanin dhe të largohej nga vendngjarja.

    Policia reagoi menjëherë duke kryer një kontroll në zonë, por deri më tani autori i krimit nuk është kapur. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik për shkak të kombinimit të dhunës me gjestin e pazakontë të “pendesës” së hajdutit.

  • Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

    Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës shqiptare.
    Në një mesazh publik, Rama theksoi se urimi i tij erdhi “krejt natyrshëm” teksa udhëtonte për të mbajtur një leksion në Kolegjin e Europës në Bruzh, në një moment kur Shqipëria sapo ka hapur katër kapituj të rinj të negociatave me Bashkimin Europian. “Dua t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet”, shkruan Rama.
    Ai vlerësoi rolin e Nanos në transformimin e PS-së, duke theksuar se ishte ai që e ktheu partinë me “sy e zemër nga Europa”, në një kohë kur Shqipëria ndodhej në “vorbullën e rrumpallës demokratikase”.
    “Sikur ta mendosh për një moment, pa Fatos Nanon në krye të saj, rruga jonë drejt Europës mund të kishte qenë shumë më e gjatë”, shtoi Rama, duke mbyllur urimin me fjalët: “Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”.

  • Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Lideri historik që e ktheu PS-në nga Europa

    Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Lideri historik që e ktheu PS-në nga Europa

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës shqiptare. 
    Në një mesazh publik, Rama theksoi se urimi i tij erdhi “krejt natyrshëm” teksa udhëtonte për të mbajtur një leksion në Kolegjin e Europës në Bruzh, në një moment kur Shqipëria sapo ka hapur katër kapituj të rinj të negociatave me Bashkimin Europian. 
    “Dua t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet”, shkruan Rama. 
    Ai vlerësoi rolin e Nanos në transformimin e PS-së, duke theksuar se ishte ai që e ktheu partinë me “sy e zemër nga Europa”, në një kohë kur Shqipëria ndodhej në “vorbullën e rrumpallës demokratikase”. 
    “Sikur ta mendosh për një moment, pa Fatos Nanon në krye të saj, rruga jonë drejt Europës mund të kishte qenë shumë më e gjatë”, shtoi Rama, duke mbyllur urimin me fjalët: “Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”. 

  • “Rama na ktheu në vendin më të uritur të Europës”, Partia e Metës: Ne kemi programin që do t’i pasurojë shqiptarët

    “Rama na ktheu në vendin më të uritur të Europës”, Partia e Metës: Ne kemi programin që do t’i pasurojë shqiptarët

    Partia e Lirisë thotë se Shqipëria ka popullsinë më të kequshqyer në Europë dhe mund të krahasohet vetëm me Ukrainën, e cila ka dy vite në luftë.
    Shkak sipas subjektit politik, është keqqeverisja dhe harxhimi i miliona euro nga pushteti për propagandë me rritje ekonomike.
    Deklarata u bë sot nga Jasmira Memelli, zëdhënësja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili qëndron në paraburgim i arrestuar prej 21 tetorit 2024..
    Ajo shpalosi edhe 5 prioritetet e partisë për ndryshimin e kësaj gjendjeje të varfërisë dhe ekonomisë, mes të cilave ulja e kostos së jetesës për shqiptarët, garantimi i sigurisë ushqimore dhe rikthimi i bujqësisë si prioritet kombëtar.
    “Të dhënat e FAO-s në Kombet e Bashkuara janë një shuplakë e rëndë për propagandën e Edi Ramës, i cili flet për “rritje ekonomike”, kur në realitet kemi rritje të varfërisë, rritje të çmimeve dhe rritje të nën-ushqyerjes. Kjo nuk është ekonomi në rritje, kjo është ekonomi e kapur peng nga një klikë që po pasurohet në kurriz të shqiptarëve”, tha Memelli mes të tjerash.
    Sipas saj, qeveria e Ramës do mbahet mend si ajo që e ktheu Shqipërinë në vendin më të uritur në Europë.

  • Një burrë shpëtoi një këlysh ujku, nëna e këlyshit ia ktheu nderin (Video)

    Një burrë shpëtoi një këlysh ujku, nëna e këlyshit ia ktheu nderin (Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011

  • Përshkrimi i detajuar i pushtimit të Novobërdës sipas kronistit osman të fundshekullit XV

    Përshkrimi i detajuar i pushtimit të Novobërdës sipas kronistit osman të fundshekullit XV

    Agron Islami

    Novobërda ishte në duart e birit të Vëlkut. Isa Begu i qoi lajmë Sulltanit: “ Me ndihmën e Zotit Vilajetin e Lazit duhet shndërruar në vend islam”. Sulltani, nëpërmjet emisarit të tij i tha Isa Begut, ti je nga të vjetërit e vilajetit. “Me trego, si duhet realizuar (ky qëllim)”. Isa beu ia ktheu përgjigjen: “ Sulltani im! Çfarë do mënyre që zgjidhet është shans. Menjëherë (pas kësaj), Sulltani mblodhi ushtrinë dhe u nis për luftën e shenjt. Atje arriti nëpërmjet Shkupit dhe Karatunlia (karadaku i Shkupit). Edhe Isa beu erdhi shpejtë dhe iu bashkua Sulltanit. Sulltani i tha Isa Begut: “Shko dhe kërko dorëzimin e kështjellës nga komandanti”. Isa Begu shkoi tek komandanti dhe ia kërkoi dorëzimit. Komandanti i kështjellës (ia ktheu) Isa Begut, “ në fenë tonë nuk duhet tradhëtuar padishahun (sundimtarin)”. (Isa Beu), “Bre i pa fe (qafir), padishahu (sundimtari) yt ka vdekur”, (isa Beu) “kënd e quan ti Padishah (sundimtar)”?. Komandanti tha: vajza e Kralit të Bosnës … Isa Beu ia ktheu: “O i çmendur dhe i pa fe, a e din kush është ky që po vjen”?. Gazi Sulltan Mehmeti. A ke dëgjuar çfarë i ka bërë Stambollit?

    Komandanti i tha: “ le të vinë, e ta shohim”. Me pas, erdhi Sulltani me gjithë ushtrinë drejtë kështjellës.

    Në ditën e 5të të luftimeve Kështjella ra. I gjithë ari i birit të Vëlkut u dërgua në thesarin e Sulltanit. Në kështjellë u vendosën myslimanët dhe ushtria vazhdoi drejtë Trepçës, e cila ra në duart të sulltanit shumë shpejtë. Pasuri e madhe u gjet dhe u dërgua në thesarin e Padshaut ….. më pas u pushtuan të gjitha kështjellat në Vilajetin e Lazit … Të gjitha këto kështjella u fituan në vitin 1455. /Trungu & InforCulture

  • Realizohet për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale, Rama: I ktheu shpresën 75-vjeçarit pas goditjes në tru

    Realizohet për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale, Rama: I ktheu shpresën 75-vjeçarit pas goditjes në tru

    Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për herë të parë në Spitalin Memorial të Fierit.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në rrjetet e tij sociale, ku njofton se është realizuar me sukses kranioplastika e parë.

    “Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermieren Fjorida Ago“, shkruan Rama.

  • Artan Hoxha: Edi Rama banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë

    Artan Hoxha: Edi Rama banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë

    Artan Hoxha: Edi Rama banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë

    Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar Edi Ramën, se banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë.

    Duke folur për dokumentarin e realizuar nga ZDF, Artan Hoxha tregoi edhe si autoritetet gjermane kapën 16 ton kokainë një grupi të organizuar kriminal nga Elbasani.

    “Mediat dhe publiku gjerman në vazhdimësi e kanë parë se si Shqipëria ka rrëshqitur drejt një vendi që është kthyer në bazë operacionale të të krimit të organizuar.

    Sot ky dokumentar që ka bërë së fundmi ZDF-ja, është guri kilometrik i një rruge që ka nisur që nga 2013, duke kaluar nga kanabisi, tek heroina, kokaina dhe sot jemi këta që jemi dhe ne kemi gati me qindra të arrestuar për trafik droge atje.

    Madje kemi rastin ekzemplar me autoritetet gjermane, besoj e kuptoni, ku një nga zyrtarët më të lartë të ministrisë së Brendshme, i cili kishte shitur të dhënat që kishin ardhur nga Gjermania për bosët e krimit në Shqipëri.

    E gjithë kjo ekspoze, përfshirë brenda edhe rastet e njëpasnjëshme dëshmon, se kjo ka qenë një industri që është dirigjuar, lejuar dhe kontrolluar, duke u përdorur në fushatë.

    Është një histori që ata nuk e bëjnë thjeshtë, se përgjigja do vijë se ka interferuar opozita dhe e ka bërë për fushatë.

    Jo, është një vijimësi e investigimeve, i historive të publikuara nga mediat gjermane që në fillimin e mandatit e deri 12 vite pas.

    Para 6 vitesh ishim këtu, rruga e re, sot nuk është një rrugë e re. Është një grup nga Elbasani kanë futur vetëm në një ngarkesë 16 ton kokainë.

    Ne nuk jemi në situatën e vendeve të Amerikës Latine, ku kartelet kanë qeverinë e vet, këtu është ende qeveria që i kontrollon dhe i lëshon këta. Është shteti që i kontrollon, i godet kur do, ua rrit presionin në mënyrë që ata të reagojnë dhe të sigurojnë mandatin dhe gjatë mandatit ata sigurojnë leje për të vazhduar aktivitetin e tyre.

    Ne kemi pasur në grupe të strukturuara, tani kemi kaluar në organizata. Nga banditë të thjeshtë, i ktheu në biznesmen, kompani që marrin tendera publik dhe sot ata kanë hyrë dhe janë shkrirë me jetën shoqërore ekonomike të këtij vendi, ku ti nuk e ndan dot qartë se ky mbaron një organizatë dhe ku fillon një kompani biznesi”, tha gazetari Artan Hoxha gjatë bisedës në SYRI TV.