Tag: kriminel

  • “Non grata” në Greqi, Artan Hoxha reagon: U trajtova si kriminel, polici grek më nxori anash…(VIDEO)

    “Non grata” në Greqi, Artan Hoxha reagon: U trajtova si kriminel, polici grek më nxori anash…(VIDEO)

    Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, ka reaguar pas ndalimin të tij nga policia greke në Kakavijë teksa udhëtonte drejt Janinës dhe u shpall non grata në shtetin grek.
    Gazetari shpjegoi momentin e ndalimit dhe tregoi se si kur ai pyeti se pse po ndodh kjo, policët kufitar grek i thanë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë. Hoxha shtoi se pasi i morën shenjat e gishtave dhe plotësoi formularin e shpalljes non grata, policët grekë i thanë: “Qërohu dhe zhduku nga toka greke”.
    “Isha duke udhëtuar drejt Janinës, kisha kohë që nuk kisha kaluar nga Kakavija dhe sapo u paraqita në sportelin e policisë greke e kuptova që ka diçka nga vonesa. Fillova të komunikoj në greqisht. Sapo e futi pasaportën për skanim me tha ke një problem, i thash që edhe më parë më ka ndodhur por di që është rregulluar. ‘Jo’ më tha dhe më tha kalo në vjen e dytë. Shkoj në vijën e dytë dhe një tjetër polic më bëri pyetjen për prindërit sepse ka shumë persona me emrin Artan Hoxha në regjistrin shqiptar.
    Që në fillim më tha që ke pasur disa qëndrime kundra Greqisë. Lash gjurmët e gishtave. I thash që po më trajtoni si kriminel, më tha është thjeshtë procedurë. U ngrit papritmas, bëri gati formularin dhe më tha do ta plotësosh këtë dhe do të largohesh nga territori grek sepse je person non grata. I pyeta për çfarë dhe më tha për ato që ke bërë dhe më tha që e di shumë mirë se çfarë kam bërë. Më tha qërohu dhe zhduku nga toka greke”, u shpreh Artan Hoxha.

  • Harrison Ford për Donald Trump: Nuk njoh një kriminel më të madh në histori

    Harrison Ford për Donald Trump: Nuk njoh një kriminel më të madh në histori

    Harrison Ford është një nga aktorët amerikanë më me përvojë. Që kur ai u paraqit për herë të parë para kamerës, shumë banorë të Shtëpisë së Bardhë kanë ardhur e kanë ikur. Megjithatë, për të, Donald Trump është ai me të cilin duhet të jemi më të kujdesshëm në dritën e deklaratave të tij të fundit për The Guardian.
    Interpretuesi i roleve të tilla si Han Solo ose Indiana Jones nuk ngurron ta përshkruajë Trumpin si një sundimtar “injorant”, “kapriçoz” dhe “gënjeshtar”. Shqetësimi kryesor i Harrison Ford me presidentin e SHBA-së është mënyra e tij e qeverisjes. “Ai nuk ka politika, vetëm teka. Jam i tmerruar. Injoranca, arroganca, gënjeshtrat, pabesia. Ai e di që nuk është kështu, por është një instrument i status quo-së dhe po pasurohet ndërsa bota po shkon drejt ferrit”, thotë ai.
    Përveç kësaj, ai pranon se nuk njeh “asnjë kriminel më të madh në histori”. Një aspekt tjetër që e irriton më shumë aktorin është qëndrimi i Trump ndaj parqeve me energji eolike, të cilat ai i ka përshkruar si “një mashtrim”. Ford beson se ky mendim nuk bazohet në shkencë, por thjesht refuzon sepse “ai nuk ka parë një të artë”.
    Për Harrisonin, ky qëndrim është vetëm “një shprehje e qartë e injorancës, arrogancës dhe dredhisë së qëllimshme”. Kjo është arsyeja pse aktori ankohet se “gjithçka që kemi thënë për ndryshimet klimatike është bërë e vërtetë. Pse nuk mjafton kjo për të alarmuar njerëzit dhe për të ndryshuar sjelljen e tyre? Për shkak të stagnimit të status quo-së”.
    “Ai po humbet terren sepse gjithçka që thotë është gënjeshtër. Jam i bindur se mund ta zbusim ndryshimin e klimës, se mund të blejmë kohë për të ndryshuar sjelljet, për të krijuar teknologji të reja dhe për t’u përqendruar shumë më tepër”, thotë Ford për atë që duhet të bëjmë si popullsi.

  • ‘Edhe kriminel të isha…’/ Banori i Thethit në lot pas prishjes së ndërtesës: 300 mijë euro dëm, 70 mln lekë gjobë dhe asnjë paralajmërim

    ‘Edhe kriminel të isha…’/ Banori i Thethit në lot pas prishjes së ndërtesës: 300 mijë euro dëm, 70 mln lekë gjobë dhe asnjë paralajmërim

    Një në intervistë në edicionin e lajmeve të paradites në Syri TV, Dedë Kola, banor në Theth, shprehet i tronditur dhe i indinjuar pas prishjes së godinës së ndërtuar nga familja e tij, për të cilën pretendon se nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak nga autoritetet. Sipas tij, dëmi i shkaktuar i kalon 300 mijë eurot, ndërsa familja përballet edhe me një gjobë prej rreth 70 milionë lekësh për ndërtim pa leje, e cila ende nuk është komunikuar zyrtarisht nga gjykata.

    Dedë Kola: Rreth 300 mijë euro është dëmi i shkaktuar në familjen tonë. Ne na kanë thënë të paguajmë dhe gjobën në Gjykatë. Ne nuk dimë çfarë vendi është gjykata, ende nuk na ka thirrur gjykata. Janë edhe rreth 70 milionë lekë gjobë për ndërtim pa leje.

    Ndërtimi ka nisur në vitin 2021, ka përfunduar në vitin 2023. Çatia iu vu këtë vit. Asnjë institucion nuk na tha gjë. Asnjë lloj paralajmërimi. Kjo ishte goditja më e rëndë e fatale që na ka ndodhur. Kur kam dalë në mëngjes jashtë e kemi qenë të rrethuar, i kam thënë vetes: As kriminel të isha, nuk bëhet kështu…

    Unë do pretendoj të marr ndonjë avokat që ka potencial. Pretendoj ta çoj në gjykatë. Do ta çoj deri në gjykatën evropiane, sepse këtu nuk gjen drejtësi.

  • Berisha nuk ndal sulmet ndaj kreut të SPAK: Kriminel kushtetues, bënte pazare me banditë

    Berisha nuk ndal sulmet ndaj kreut të SPAK: Kriminel kushtetues, bënte pazare me banditë

    Pas daljes nga ambientet e SPAK, kreu i PD Sali Berisha, hodhi sërish akuza dhe sulmoi kryeprokurorin Altin Dumani.
    Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti kreu e SPAK kriminel kushtetues, ndërsa sipas tij i ka shërbyer bandave.
    “Ky kriminel kushtetues, përdori besimin dhe ligjim për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues, amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit. Taulantin që urdhërohej nga cela për të urdhëruar terroristët që vendosën në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Troplinin. Bënte pazare me krimet e Ulsiut, që merrte dy kostume të bukura nga Hajri dhe që kërkonte ng abandatë e trafikantë 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën.
    Pazare me Ramën se e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës. Ky bënte pazare me banditë, me vrasës, Altin Hajri është i lirë sot për shkak të tij. Dënohet roja dhe Altini është i lirë. Se Altin Troplini mori 700 mijë euro”, tha Berisha.

  • Merz: Putin është një kriminel lufte, duhet trajtuar si i tillë

    Merz: Putin është një kriminel lufte, duhet trajtuar si i tillë

    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka lëshuar akuza të forta ndaj presidentit rus Vladimir Putin, për shkak të agresionit në Ukrainë.

    “Ai është një kriminel lufte. Ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë, të cilin mund ta shohim në shkallë të gjerë”, deklaroi Merz në një intervistë për televizionin gjerman Sat.1.
    Sipas tij, Perëndimi duhet të mbajë një qëndrim të prerë ndaj Moskës:

    “Duhet të jemi të qartë se si i trajtojmë kriminelët e luftës. Në këtë kontekst, çdo butësi është e pavend”, theksoi kancelari gjerman.

  • Terrori shtetëror vijon! I burgosuri politik Ervin Salianji shoqërohet në Gjykatë si kriminel i rrezikshëm (VIDEO-FOTO)

    Terrori shtetëror vijon! I burgosuri politik Ervin Salianji shoqërohet në Gjykatë si kriminel i rrezikshëm (VIDEO-FOTO)

    Në Gjykatën e Fierit po mbahet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për lirimin me kusht nga burgu, ku ai ndodhet i izoluar prej tetorit të vitit të kaluar. Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij lidhur me kërkesën e ish-deputetit demokrat, të cilin avokati i Salianjit e ka përshkruar më herët si “pozitiv”.
    Ervin Salianji u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Sipas akuzës, Salianji në vitin 2018, nga selia e Partisë Demokratike, publikoi disa audio-përgjime ku denonconte se vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafik droge.
    Vetë Salianji si dhe opinioni publik në përgjithësi e kanë cilësuar të gjithë procesin si të montuar politikisht. Argumentat janë se dënimi i tij erdhi si pasojë e denoncimit që ai bëri ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke e konsideruar këtë një hakmarrje politike. Shumë ekspertë të ligjit dhe opinionbërës kanë shprehur shqetësimin se ky rast ngjall hije të errëta nga sistemi i diktaturës, duke e parë burgosjen e Salianjit si një veprim të orkestruar nga Kryeministri Edi Rama për të goditur një kundërshtar politik të rëndësishëm.
    Pamjet e sotme të shoqërimit të Ervin Salianjit në gjykatën e Fierit, me efektivë të shumtë që rrethojnë ish-deputetin tregojnë një siguri të rreptë policore, sikur ai të ishte një individ me rrezikshmëri të lartë kriminale.  Ky dekor policor, duket si një mesazh i qartë për këdo që guxon të kundërshtojë Kryeministrin Rama: JU PRET BURGU POLITIK!

    Vlen të ceket se burgosja e Salianjit erdhi pak para zgjedhjeve parlamentare dhe u interpretua gjegjësisht edhe si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj një figure kyçe të opozitës, i cili ishte zgjedhur drejtues politik i qarkut të Elbasanit.
    Përkrahësit e Salianjit janë shprehur se dënimi i tij është një tentativë për të heshtur zërat kritikë dhe për të eliminuar kundërshtarët politikë, duke rikthyer praktika të vjetra të një sistemi autoritar. Ata shpresojnë që gjykata të marrë në konsideratë raportin e Shërbimit të Provës dhe të vendosë për lirimin e tij me kusht, duke e parë këtë si një mundësi për të korrigjuar atë që ata e konsiderojnë një padrejtësi të thellë politike.
    Forca të shumta policore shoqërojnë ish-deputetin Ervin Salianji si të ishte një kriminel i rrezikshëm

  • “Kriminel dhe hajdut zgjedhjesh!”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ramës: Vendin e ka në burg

    “Kriminel dhe hajdut zgjedhjesh!”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ramës: Vendin e ka në burg

    Gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike, lideri demokrat Sali Berisha ka mbajtur një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha e akuzoi Ramën se ka dhunuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.

    Berisha sulmoi gjithashtu mënyrën si Rama priti liderët e Bashkimit Europian në Tiranë, duke deklaruar se ai është “hajdut zgjedhjesh”.
    “Edi Rama dëshmoi se është një kriminel, një monstër ndaj vullnetit të lirë të shqiptarëve. Kjo betejë do fitohet nga luftëtarët e lirisë. Rama nuk ka të ardhme, do përfundojë aty ku kanë përfunduar armiqtë e votës së lirë. Rama i priti liderët e BE-së si hajdut, si Toto Rino, i aftë për të shkelmuar çdo parim, për të qëndruar në pushtet, vetëm se e di që vendin e ka në burg dhe e di se atje do shkojë”, tha Berisha.

  • Kushëriri i ish-kryebashkiakut të Kavajës në listat e PD, Rama: Elvis Roshi me ne ishte kriminel, tani me këta është në rregull

    Kushëriri i ish-kryebashkiakut të Kavajës në listat e PD, Rama: Elvis Roshi me ne ishte kriminel, tani me këta është në rregull

    Gjatë takimit që pati sot me përfaqësues të biznesit në Elbasan, kreu i PS komentoi për herë të parë ish kreu e bashkisë Kavajë Elvis Roshin që tashmë kontributin politik e jep pranë PD. 

    Rama nuk i kurseu ironitë kur tha se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.
    Ish kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.

    “Po u more me ata, nëse do të isha marrë me ata do të kisha përfunduar në çmendinë. A je në vete. Më marrin mua, më futen në shtëpi, më vjedhin fotot e mia të rinisë, m’i nxjerrin në mexhelis cullak në 2007. Po këta janë për t’u thënë njerëzve se shikoni sa monstër është se këta për vete edhe në dush shkojnë me kostum.
    Njerëzit jua kthejnë siç e meritojnë. Shtojnë edhe ca vota me ato. Tani unë pas 100 vitesh në një bisedë më Pandi Majkon, atëherë u tmerrua. Të isha për Pandin do të kisha humbur zgjedhjet se nuk dilte më nga shpia nga tmerri si mund të jetë ky dhe pa rroba. Se mendonte se flija me rroba ushtarake…
    Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur ishte me ne, kështu që kjo është historia tan”, tha Rama ndër të tjera.

    Top Channel

  • “U shqetësuat për fotot cullak?”, Rama flet për Elvis Rroshin: Sikur ishte kriminel… Po tani?! Vrenozi ia lëshoi shqipes…

    “U shqetësuat për fotot cullak?”, Rama flet për Elvis Rroshin: Sikur ishte kriminel… Po tani?! Vrenozi ia lëshoi shqipes…

    Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që po mban me bizneset në Elbasan, thumboi edhe opozitën, teksa tha se ishte e shqetësuar për komentet që bëri për fotot e tij nudo në Google, por nga ana tjetër nxjerr Ilir Vrenozin që të ofendojë gjatë një takimi elektoral në Korçë, me fëmijë gra dhe vajza.
    Teksa po fliste me një pjesëmarrës në takim, Rama ironizoi edhe faktin që iu është bashkuar edhe Elvis Rroshi, teksa tha se kur ishte kryebashkiak ishte kriminel, por tani e kanë marrë.
    “Po u more me ata, nëse do të isha marrë me ata do të kisha përfunduar në çmendinë. A je në vete. Më marrin mua, më futen në shtëpi, më vjedhin fotot e mia të rinisë, m’i nxjerrin në mexhelis cullak në 2007. Po këta janë për t’u thënë njerëzve se shikoni sa monstër është se këta përvete edhe në dush shkojnë me kostum. Njerëzit jua kthejnë siç e meritojnë. Shtojnë edhe ca vota me ato. Tani unë pas 100 vitesh në një bisedë më Pandi Majkon, atëherë u tmerrua. Të isha për Pandin do të kisha humbur zgjedhjet se nuk dilte më nga shpia nga tmerri si mund të jetë ky dhe pa rroba. Se mendonte se flija me rroba ushtarake.
    E tregoi atë histori aty dhe thashë janë në google. Këta tani u shqetësuan shumë për fëmijët. Kaq shumë saqë për ta nxjerrë shqetësimin deri në fund nxjerrin Ilir Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme me fëmijë, vajza e gra. Domethënë këta të vrasin, të qajnë ditën dhe të vrasin edhe ditën dhe nuk të qajnë., të thonë se shiko ke vrarë veten ose e vrave ti vëllain tënd. Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur, kështu që kjo është historia tani. Me mua rri se nuk ke ku shko. Vetë e ke fajin, vjen këtu.”, tha Rama.Kujtojmë që ish kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.

  • “Asnjë provë nuk kanë kundër meje”/ Rama në komunikimin me qytetarët: Më kanë bërë kriminel e hajdut, vetëm dokrra!

    “Asnjë provë nuk kanë kundër meje”/ Rama në komunikimin me qytetarët: Më kanë bërë kriminel e hajdut, vetëm dokrra!

    Edi Rama: Si shpjegohet që ka njerëz që çdo natë çfarë nuk thonë, unë jam shenjestra kryesore, kriminel, hajdut, asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra. E pi verën 33 mijë euro. Lëshohet një fjalë, përsëritet dhe më pas kthehet e vërtetë. Po çfarë është ky muhabet. Unë mendoj se kur përdor metafora merrem me thelbin e çështjes.

    Top Channel