Tag: korçarët

  • Spektakël në “Loni Papuçiu”, 5 gola të shënuar në Apolonia-Skënderbeu. Në fund festojnë korçarët

    Spektakël në “Loni Papuçiu”, 5 gola të shënuar në Apolonia-Skënderbeu. Në fund festojnë korçarët

    Skënderbeu ka marrë fitoren e tretë rresht në Kategorinë e Parë, këtë herë në transfertën ndaj Apolonisë, në sfidën e luajtur në “Loni Papuçiu”, ku korçarët fituan 2-3.
    Fierakët gjetën të parët golin në minutën e 15-të me Trifonin, korçarët përmbysën shifra brenda dy minutash me Nasr dhe Musa 19′ dhe 21′. Barazimi do të vinte pak minuta më pas për vendasit, ku shënoi Topi.
    Në pjesën e dytë, Nasr vulosi fitoren e Skënderbeut 2-3 me golin e tij në minutën e 55-të, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu kryeson i vetëm renditjen me 28 pikë, Apolonia mbetet në vendin e 7-të me 13 pikë.
    Në takimet e tjera të luajtura gjatë fundjavës, Kastrioti triumfoi 3–1 ndaj Luftëtarit në shtëpi, ndërsa Korabi dhe Lushnja arritën fitore minimale 1–0 respektivisht ndaj Kukësit dhe Ilirisë.
    Besa dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola, ndërsa Burreli mposhti Pogradecin me rezultatin e pastër 2–0.
    Renditja e plotë në Kategorinë e Parë pas 11 javësh është kjo:

  • Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbje, korçarët sherr me njëri-tjetrin

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbje, korçarët sherr me njëri-tjetrin

    Tension te kryesuesit e Skënderbeut në javën e nëntë, ndërsa Besa siguroi fitoren e parë të sezonit. Laçi u ndal në Gjirokastër.
    Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli raundin e nëntë. Këtë të mërkurë duke nisur nga ora 14:00 u zhvilluan pesë takime, ku nuk munguan surprizat.
    Në Fushë-Krujë, vendasit e Kastriotit ia dolën të fitonin 3-2 kundër kryesuesve të Skënderbeut. Tension dhe protesta nga krutanët, që braktisën për disa çaste fushën pas golit me penallti nga Skënderbeu. Sfida nisi mirë për miqtë që gjetën golin me Abubakar në minutën e 27-të. Pas golit pati protesta nga Kastrioti në drejtim të kryesorit Laver Alla për një pozicion jashtë loje, ndërsa krutantë u tërhoqën për disa minuta nga fusha dhe u rikthyen në lojë. Vijimi i lojës solli edhe përmbysjen e rezultatit me dopietën e Kapllanit. Në fraksionin e dytë korçarët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Shaqes, ndërsa dy futbollistë të miqve u grindën mes tyre për të vijuar lojën sa më shpejt. Në fund 3-2 dhe Skënderbeu pëson humbjen e parë sezonale, paçka se kryeson renditjen.
    Në stadiumin e Luzit, Besa mori fitoren e parë për këtë sezon duke mposhtur 3-1 Kukësin në 100 vjetorin e klubit verdhezi. Në stadiumin e Gjirokastrës vendasit e Luftëtarit ndalën 0-0 Laçin. Tri pikë edhe për Pogradecin në Peshkopi, ndërsa Burreli dhe Lushnja barazuan pa gola.

  • Gonxhja takim me familjen Biba në Kombinat: Korçarët i shtojnë hijeshinë komunitetit

    Gonxhja takim me familjen Biba në Kombinat: Korçarët i shtojnë hijeshinë komunitetit

    Ministri dhe drejtuesi politik i PS në Njësinë 6 në Tiranë, Blendi Gonxhja zhvilloi këtë të premte një takim me një familje e ardhur nga Korça, që jeton në Misto Mane në Kombinat. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi, ministri shkruan se korçarët i shtojnë hijeshinë komunitetit. ”Kombinat, me familjen Biba në Misto Mame me origjinë nga Korça. Korçarët që në çdo vend ku jetojnë, me traditat dhe qytetarinë e tyre i shtojnë hijeshinë komunitetit. Me kënaqësi isha me ta për të folur për çfarë është bërë dhe çfarë do vijojmë të bëjmë më mirë”,-shkruan ministri Gonxhja.

  • Gonxhja takim familjen Biba në Kombinat: Korçarët i shtojnë hijeshinë komunitetit

    Gonxhja takim familjen Biba në Kombinat: Korçarët i shtojnë hijeshinë komunitetit

    Ministri dhe drejtuesi politik i PS në Njësinë 6 në Tiranë, Blendi Gonxhja zhvilloi këtë të premte një takim me një familje e ardhur nga Korça, që jeton në Misto Mane në Kombinat. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi, ministri shkruan se korçarët i shtojnë hijeshinë komunitetit. ”Kombinat, me familjen Biba në Misto Mame me origjinë nga Korça. Korçarët që në çdo vend ku jetojnë, me traditat dhe qytetarinë e tyre i shtojnë hijeshinë komunitetit. Me kënaqësi isha me ta për të folur për çfarë është bërë dhe çfarë do vijojmë të bëjmë më mirë”,-shkruan ministri Gonxhja.