Tag: kontratën

  • Drejtori i klubit zbulon përplasjen me Ibrahimovic: Më tha merri këto e futi në b*thë

    Drejtori i klubit zbulon përplasjen me Ibrahimovic: Më tha merri këto e futi në b*thë

    11 Dhjetor 2025

    10:14

    Alfred Lleshi

    Dennis te Kloese, drejtori ekzekutiv holandez i LA Galaxy, tregoi në podcastin “Dutch Dragons” prapaskenat e largimit të Zlatan Ibrahimović nga klubi i MLS dimrin e vitit 2019, pak para kthimit falas të suedezit te Milani. Sipas Kloese ishte vendimi i tij që kontrata të mos rinovohej.
    “Zlatan po bëhej pak i madh në moshë dhe nuk do t’ia rinovonim kontratën. Askush nuk guxonte t’ia thoshte, ndaj m’u desh ta bëja unë. I thashë: Ibra, do të jem i sinqertë, nuk do të ta rinovojmë kontratën. Ai m’u përgjigj: Gabohesh, jam unë që nuk do ta rinovoj kontratën. Do të luaj te Milani. ‘Stroopwafles’ e tua mund t’i marrësh dhe t’i fusësh në bythë”.
    Kloese shpjegon se Ibrahimović i shkonte shpesh në zyrë për të shfaqur pakënaqësi, ndërsa ai i ofronte ‘stroopwafles’, biskota holandeze që Zlatanit i pëlqenin shumë. “Është një tip shumë i veçantë. Realisht beson se është Zoti”, – përfundoi ai.

  • “Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

    “Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

    Në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet projektligji për koncesionet dhe PPP, deputetët ngritën me shqetësim transferimin e kontratave koncensionare nga njëra kompani në tjetrën referuar kjo kryesisht kontratave konçensionare në shëndetësi të cilat janë kthyer në monopol.
    Rasti konkret lidhet me kontratën koncensionare të hemodializës e cila u dha në vitin 2016 për 10 vite Spitalit Amerikan dhe shoqërisë Evita SHPK pas të cilave qëndron biznesmeni Klodian Allajbeu. Nga Evita Shpk dhe Spitali Amerikan u krijua kompania Dia Vita me të cilën lidhi kontratë Ministria e Shëndetësisë për të ofruar shërbim për pacientët me insuficiencë renale në 5 spitale rajonale si Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Korçë.

    “Duhet hequr, kalohen kontrata nga njëri te tjetri në shëndetësi e ka bërë monopol”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.
    Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe deputetë të opozitës.
    “Në shëndetësi është kthyer në monopol”, u shpreh deputeti i PD, Besart Xhaferri.
    Deputetët iu referuan pikërisht manovrave të dyshimta që ka bërë në këto dhjetë vite biznesmeni Klodian Allajbeu me kontratën koncesionare të hemodializës të cilën e ka shitur dhe rishitur disa herë në një rreth njerëzish që lidhen me të.
    Tre vjet pasi kishte fituar kontratën konçesionare, në 2019 Dia Vita pas së cilës qëndron biznesmeni Klodian Allajbeu e transferon atë në një kompani të huaj Diaverum, një kompani suedeze, për të cilën ka të dhëna se kjo e fundit e ka transferuar atë në një kompani arabe.
    Gjatë kësaj kohe Klodian Allajbeu ka ndërruar disa herë administratorët, herë të huaj e herë shqiptarë ku vetë Allajbeu nuk figuron në asnjë nga dokumentet duke qëndruar pas tyre. Së fundmi  përfaqësohet me administratorin Klodian Shehu, i cili është kunati i Allajbeut.
    Cilat janë arsyet e transferimit të kontratës konçesionare përveç lehtësimit nga barra fiskale duhet hetuar nga autoritetet.
    Fakt është që në kontratën konçesionare të hemodializës ka pasur dyshime të shumta jo vetëm në ofrimin e cilësisë së shërbimit për pacientët me insuficiencë renale por edhe abuzimeve nëpërmjet faturimit të dyfishtë për shërbime të paofruara, siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit.
    Në arkën e Allajbeut kanë shkuar para nga taksapaguesit shqiptarë për parashikime të shërbimeve që do të ofronte si projeksione, por jo për shërbime reale që ka ofruar dhe janë jo pak por afro 2.3 miliardë lekë në vit. Top Channel

  • Barcelona nuk heq dorë nga Harry Kane, “9”-shi anglez paska edhe klauzolë dimërore

    Barcelona nuk heq dorë nga Harry Kane, “9”-shi anglez paska edhe klauzolë dimërore

    2 Dhjetor 2025

    10:17

    Alfred Lleshi

    Harry Kane (32 vjeç) është një nga sulmuesit që figuron në listën e objektivave të Barcelonës për ta forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Klubi po kërkon një golashënues të nivelit të lartë për të zëvendësuar Lewandowskin, i cili e përfundon kontratën në fund të sezonit dhe do të mbushë 38 vjeç në gusht. Emri i sulmuesit anglez po fiton terren si kandidat.
    Një nga faktorët që e bëjnë Kane tërheqës për Barcelonën është mundësia e largimit nga Bayern Munich me një çmim të caktuar. Kontrata e tij skadon më 2027, por ka një klauzolë lirimi që mund të aktivizohet në rast marrëveshjeje me lojtarin. Vlerësohet se klauzola është 65 milionë euro, një shifër e përshtatshme krahasuar me top-sulmuesit aktualë.
    Nga Bayerni konfirmojnë se kjo klauzolë vlen edhe për merkaton dimërore. Uli Hoeness, presidenti nderi i bavarezëve, deklaroi: “Ka pasur një klauzolë lirimi deri në fund të janarit çdo vit, por supozojmë se do ta përmbushë kontratën deri në 2027. Nëse është për ne, do t’ia rinovonim kontratën. Familja e tij ndihet shumë rehat në Bavari”.
    Kane tha javën e kaluar se është “i lumtur në Mynih” dhe nuk e konsideron ndryshimin e ambientit sezonin e ardhshëm, por nuk ka nisur ende negociata për rinovimin e kontratës. Barça do të vendosë nëse do ta tentojë nënshkrimin e sulmuesit anglez, që vazhdon të tregojë efikasitet të jashtëzakonshëm.

  • Po i thyen të gjitha rregullat! 40-vjeçari që po kontrollon Milanin në fushë, Igli Tare i kërkon të zgjas kontratën

    Po i thyen të gjitha rregullat! 40-vjeçari që po kontrollon Milanin në fushë, Igli Tare i kërkon të zgjas kontratën

    Luka Modri? ka hyrë në dekadën e pestë të jetës së tij, por ai ende po luan në një nivel të lartë. Të gjithë janë të kënaqur të shohin performancat e mahnitshme të maestros kroat dhe në San Siro janë të vetëdijshëm se kanë bërë një lëvizje të shkëlqyer duke e sjellë atë në klub.
    Në moshën 40 vjeç, kroati është një motor i vërtetë në mesfushë, ai po jep performanca spektakolare dhe Milani nuk ka më dyshime, ata e duan Lukën në ekipin e tyre edhe sezonin e ardhshëm.
    Udhëheqësit e kuqezinjve filluan bisedimet me Lukën për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027. Kjo u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit Igli Tare.“Shpresoj që Luka Modric do të vendosë të qëndrojë me ne. Ekziston një mundësi për ta zgjatur kontratën edhe për një sezon tjetër”, tha Tare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • E BUJSHME NGA SPANJA: Vinicius Junior takon privatisht Perez dhe e njofton për vendimin për kontratën

    E BUJSHME NGA SPANJA: Vinicius Junior takon privatisht Perez dhe e njofton për vendimin për kontratën

    24 Nëntor 2025

    17:23

    Telesport

    Prej kohësh, Real Madrid dhe Vinicius Junior janë në bisedime për një rinovim të mundshëm të kontratës së brazilianit, e cila skadon në qershor të vitit 2027.
    Por, mesa duket braziliani nuk do të rinovojë me klubin madrilen dhe arsyeja nuk ka të bëjë me pagën vjetore që ai ka kërkuar ose bonsuet e tjera, por me diçka tjetër. “The Atletic” raporton se Vinicius Junior ka pasur së fundmi një takim privat direkt me Florentino Perez dhe i ka bërë me dije se nuk pranon të rinovojë kontratën për shkak të situatës së tij me Xabi Alonso-n.
    Braziliani është i pakënaqur me trajnerin bask dhe sipas raportimi në fjalë, ai i ka bëre me dije se në këto kushte nuk mund të rinovojë dot me Real Madridin, pasi nuk do të ishte gjëja më e mirë për karrierën e tij. Për Vinicius Junior ka interes të madh nga disa klube të njohura në Europë dhe në Arabinë Saudite, ai pritet të jetë protagonisti kryesor i merkatos së verës së ardhshme.

  • Po shkëlqen në fushë, Manchester City gati t’i shtyjë kontratën deri në vitin 2030 yllit të skuadrës

    Po shkëlqen në fushë, Manchester City gati t’i shtyjë kontratën deri në vitin 2030 yllit të skuadrës

    11 Nëntor 2025

    10:14

    Telesport

    Manchester City nuk ka ndërmend ta humbasë yllin e skuadrës Phil Foden. Sipas thashethemeve, klubi i “citizens” është gati të sigurojnë kontratën e mesfushorit anglez deri në vitin 2030, duke ia zgjatur kontratën aktuale me tre vjet.
    Foden ka bërë 333 paraqitje zyrtare për City, duke shënuar 104 gola dhe duke dhënë 64 asiste. Pas disa sezonesh në hije, këtë vit ai ka shpërthyer sërish, duke qenë protagonist me skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.
    Phil Foden është një nga shtyllat e skuadrës angleze, që pas një sezoni zhgënjyes është rikthyer protagonist. Për pasojë, klubi është gati të bëjë gjithçka për 25-vjeçarin, duke i ofruar edhe një rrogë më të mirë.

  • Allegri e konsideron të paprekshëm, Tare gati kontratën e re për të preferuarin e trajnerit

    Allegri e konsideron të paprekshëm, Tare gati kontratën e re për të preferuarin e trajnerit

    9 Nëntor 2025

    12:03

    Telesport

    Alexis Saelemaekers. Ky është lojtari për të cilin Igli Tare po punon aktualisht për t’i rinovuar kontratën te Milani. Ai njihet si “i preferuari i trajnerit”, sepse Allegri gjithmonë ka shfaqur simpati për të.
    Belgu është bërë pjesë e pandashme e ekipit, sidomos me sensin e madh të sakrificës në fushë. Nuk dallohet për performanca të qëndrueshme gjatë sezonit, por në ndeshjet e rëndësishme sakrifikon shumë dhe u përshtatet skemave të trajnerit.
    Tare po përgatit për të një kontrate të re katërvjeçare. Kontrata e tij aktuale skadon pas një viti e gjysmë. Anësori ofensiv do të ketë pagë 3.5 milionë euro neto në sezon. Përveç aspektit financiar, firma e radhës ka për qëllim edhe stabilitetin në kontingjentin e ekipit kuqezi.

  • Messi rinovon kontratën me Inter Miami

    Messi rinovon kontratën me Inter Miami

    Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh, ylli i futbollit ka rinovuar kontratën me Inter Miami, duke lënë të kuptohet se do të mbyllë aty karrierën e tij spektakolare.
    Messi hodhi firmën në kontratën e re që zgjat deri në 30 qershor të vitit 2028.
    Klubi amerikan publikoi videon në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me deklaratat e vetë futbollistit dhe presidentit David Beckham, që e konsideruan marrëveshjen një arritje të madhe.
    Lionel Messi u transferua te Inter Miami në verën e vitit 2023, pasi mbylli aventurën e tij me Paris SG.
    Që nga ajo ditë ai është kthyer në imazhin jo vetëm të skuadrës nga Florida, por të gjithë kampionatit amerikan të futbollit, MLS.
    Ndërkohë, rinovimi i kontratës me Inter Miami vjen pas triumfit të fundit personal, ku “Pleshti” fitoi trofeun e “Kepucës së Artë” si shënuesi më I mirë i sezonit të rregullt.
    Ai realizoi 29 ndeshje dhe dha 19 asist për të lënë shumë pas të gjithë rivalët, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën e tij të jetë bindshëm në garë për titullin kampion.

  • Shumë dëmtime në dy sezonet e fundit, Real Madrid vendos të largojë mbrojtësin në fund të sezonit

    Shumë dëmtime në dy sezonet e fundit, Real Madrid vendos të largojë mbrojtësin në fund të sezonit

    24 Tetor 2025

    8:32

    Telesport

    David Alaba dhe Real Madrid do të ndahen në fund të sezonit. Siç raportohet nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, “los blancos” nuk do ta rinovojnë kontratën e austriakut, e cila skadon në qershor 2026.
    Pasi mbërriti në Spanjë në vitin 2021, mbrojtësi ka pasur një sërë problemesh fizike vitet e fundit: Fillimisht një këputje të ligamentit të kryqëzuar në vitin 2023 dhe një këputje të meniskut sezonin e kaluar që e la jashtë fushave për tre muaj.
    Së fundmi, vetëm pak ditë më parë, ai pësoi një problem në pulpë. Janë pikërisht dëmtimet e shumta dhe paga e tij e lartë (22.5 milionë euro në sezon) që e kanë shtyrë Real Madrid të vendosë të mos ia zgjasë kontratën Alaba.