Tag: konsumoni

  • Njihet si ‘mbreti i frutave’, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Njihet si ‘mbreti i frutave’, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Mango njihet ndryshe si “mbreti i frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, me një shije dhe aromë unike. Mangot janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë. Për dhjetëra vite me radhë janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre.

    Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do të vuani nga konstipacioni dhe problemet me tretjen. Studime të shumta kanë treguar që fibra ka efekt të mirë në eliminimin e një sërë sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës.AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa nga përfitimet e mangos, së bashku me disa mënyra të thjeshta për të shijuar këtë frut ekzotik.

    Mund t’ju mbrojë nga qelizat tumoriale

    Ky frut përmban lloje të ndryshme polifenolesh, të cilat kanë veti antioksiduese.

    Kjo gjë mbron qelizat nga dëmtimi, i cili mund të shkaktojë sëmundje si diabeti i tipit 2 dhe kanceri.

    Forcon sistemin imunitar

    Vetëm një filxhan me mango, përmban rreth një të katërtën e vlerës ditore për vitaminë A, një lëndë ushqyese thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë A, ju mund të ekspozoheni më lehtë ndaj infeksioneve.

    Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve
    Vitamina A është thelbësore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e llojeve të shumta të indeve epiteliale, duke përfshirë lëkurën, flokët dhe gjëndrat dhjamore.

    Këto të fundit, të cilat janë të bashkangjitura në gjëndrat e flokëve, ndihmojnë për të pasur flokë sa më të shëndetshëm.

    Ndërsa vitamina C tek mango, është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin. Një lloj indi që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.

    Mund të lehtësojë kapsllëkun

    Në një studim mbi njerëzit me kapsllëk kronik, u vu re se konsumi i mangos dha rezultate të menjëhershme.

    Megjithatë ato mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje, veçanërisht tek ata me sindromën e zorrës së irrituar.

    Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak

    Edhe pse Mango është një frut që përmban sheqer, mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak.

    Studiuesit mendojnë se përbërësit bioaktivë tek ky frut, si përshembull antioksidantët, mund të jenë një nga arsyet.

    Ndihmon shëndetin e syve

    Antioksidantët e shumtë që gjenden tek ky frut ekzotik, ndihmojnë sytë tuaj në disa mënyra.

    Ato mbrojnë retinën e syve, rrisin diapazonin dhe kontrastin vizual dhe zvogëlojnë kohën që ju duhen syve për tu rikuperuar nga stresi i dritave të forta.

    Gjithashtu mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe luftojnë ose ngadalësojnë përparimin e kataraktit dhe degjenerimin makular.

    Si të konsumoni më shumë mango?

    Për fat të mirë, ky frut është i lehtë për t’u përfshirë në çdo vakt.

    Për shembull, ju mund ta shtoni mangon në sanduiçin tuaj me avokado, ta shtoni në kos, ta shoqëroni në tavën e peshkut, në sallatë ose salcë.

  • Njihet si “mbreti i frutave”, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Njihet si “mbreti i frutave”, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Mango njihet ndryshe si “mbreti i frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, me një shije dhe aromë unike. Mangot janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë. Për dhjetëra vite me radhë janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre.
    Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do të vuani nga konstipacioni dhe problemet me tretjen. Studime të shumta kanë treguar që fibra ka efekt të mirë në eliminimin e një sërë sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës.AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa nga përfitimet e mangos, së bashku me disa mënyra të thjeshta për të shijuar këtë frut ekzotik.
    Mund t’ju mbrojë nga qelizat tumorialeKy frut përmban lloje të ndryshme polifenolesh, të cilat kanë veti antioksiduese.

    Kjo gjë mbron qelizat nga dëmtimi, i cili mund të shkaktojë sëmundje si diabeti i tipit 2 dhe kanceri.
    Forcon sistemin imunitarVetëm një filxhan me mango, përmban rreth një të katërtën e vlerës ditore për vitaminë A, një lëndë ushqyese thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë A, ju mund të ekspozoheni më lehtë ndaj infeksioneve.
    Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëveVitamina A është thelbësore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e llojeve të shumta të indeve epiteliale, duke përfshirë lëkurën, flokët dhe gjëndrat dhjamore.
    Këto të fundit, të cilat janë të bashkangjitura në gjëndrat e flokëve, ndihmojnë për të pasur flokë sa më të shëndetshëm.
    Ndërsa vitamina C tek mango, është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin. Një lloj indi që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.
    Mund të lehtësojë kapsllëkunNë një studim mbi njerëzit me kapsllëk kronik, u vu re se konsumi i mangos dha rezultate të menjëhershme.
    Megjithatë ato mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje, veçanërisht tek ata me sindromën e zorrës së irrituar.
    Përmirëson nivelet e sheqerit në gjakEdhe pse Mango është një frut që përmban sheqer, mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak.
    Studiuesit mendojnë se përbërësit bioaktivë tek ky frut, si përshembull antioksidantët, mund të jenë një nga arsyet.
    Ndihmon shëndetin e syveAntioksidantët e shumtë që gjenden tek ky frut ekzotik, ndihmojnë sytë tuaj në disa mënyra.
    Ato mbrojnë retinën e syve, rrisin diapazonin dhe kontrastin vizual dhe zvogëlojnë kohën që ju duhen syve për tu rikuperuar nga stresi i dritave të forta.
    Gjithashtu mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe luftojnë ose ngadalësojnë përparimin e kataraktit dhe degjenerimin makular.
    Si të konsumoni më shumë mango?Për fat të mirë, ky frut është i lehtë për t’u përfshirë në çdo vakt.
    Për shembull, ju mund ta shtoni mangon në sanduiçin tuaj me avokado, ta shtoni në kos, ta shoqëroni në tavën e peshkut, në sallatë ose salcë.

  • Njihet si “mbreti i frutave”/ Ja të gjitha arsyet, pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Njihet si “mbreti i frutave”/ Ja të gjitha arsyet, pse duhet të konsumoni një mango në ditë

  • Dieta e 40 vjeçareve/ Këshilla për t’u dobësuar nga Anila Kalleshi

    Dieta e 40 vjeçareve/ Këshilla për t’u dobësuar nga Anila Kalleshi

    Dietë në moshën 40 vjeçare? Ja disa shembuj praktik per t’u dobësuar:
    Pas të 40-ave, në fakt, është më e lehtë të akumulohen disa kg pasi metabolizmi ynë ka tendencën të ngadalësohet, trupi i nënshtrohet ndryshimeve hormonale dhe djegia e yndyrave bëhet gjithmonë e më e vështirë.
    Në këtë gjë shpesh ndikojnë të tjetë faktorë që kontribuojnë në lëvizjen në krah të gabuar të gjilpërës të peshores siç janë:
    një stil jo korrekt dhe shume sedentar i jeteses, pak ushtrime fizike, ose një ushqyerje jo e kujdesshme. Si mund të heqesh kalorite e tepërta dhe të modifikosh këtë zakon jo tëdrejtë?
    Femrat dhe meshkujt kanë të nevojshme një sasi të ndryshme kalorish ditore.
    Por duke jetuar së bashku shpesh herë tendenca është të uniformizohen sasitë, ora si burri ashtuedhe gruaja në shtëpi konsumojmë të njëjtin volum ushqimi, duke rritur kështu rrezikun e akumulimit të kg të tepërta pa e menduar.
    Një këshillë e vlefshme do të ishte zvogëlimi gradualisht i porcioneve, duke ngrene pak dhe gjithçka në sasi të moderuar.
    Per të patur në kontroll sensin e bollëkut është mire te konsumoni perime te gjalla ose te ziera ndoshta perpara se te filloni pjaten kryesore. Proteinat, djatherat dhe bishtajoret janë të domosdoshme per te humbur peshe, dhe duhet te jene gjithmone ne tavoline, por duke qene te kujdesshem me masën.Bëni lëvizje
    Pas të 40-ave është shumë e rëndësishme të bësh lëvizje. Ushtrimet fizike ndihmojne te rrisesh metabolizmin, të forcosh muskulaturen, te zvogelosh perimetrin dhe mos te akumulosh dhjame. Ne alternative me palestren per te qendruar ne forme e te dobesohesh duhet te besh not, te ecesh me hap te shpejte, te ngasesh bicikleten. Gjysem ore aktivitet aerobik i moderuar dhe konstant çdo ditëmund te jete I mjaftueshem per te garantuar benefite te dukshme në organizëm.
    Konsumoni vakte të ndërmjetme
    Per t’i rezistuar tentativave e mos te arrish tek vakti tjeter pa nje uri të çmendur një mënyrë shumë e mirë eshte te konsumoni vakte të ndërmjetme të vogla gjatë ditës. Çdo 4-5 ore, është mire të konsumoni fruta te fresketa, nje copë te vogel djathë grana, ndonjë fete proshute magro, nje kos natyral ose nje biskote intergrale . Embelsirat, te skuqurat ose ushqimet e paketuara kane sasi te teperta kalorish dhe sheqererash dhe duhet te konsumohen rradhe ose te eleminohen per te mos rrezikuar ne rritjen e sasive kalorike.
    Kujdesuni me ushqimin
    Kujdesi me ushqimin eshte shumë i rëndësishëm nëse kerkoni të dobësoheni pas moshës 40 vjeçare. Tërshëra për shembull është një aleat i shkëlqyer pasi limiton absorbimin intestinal te kolesterolit dhe acideve biliare. Qershitë frutat me pak kalori janë të pasur me antioksidantë, ndihmojnë në shqetësimet e artikulacioneve dhe janë shumë të këshilluara si një vakt i ndërmjetëm. Bajamet përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe në të njëjtën kohë reduktojnë kolesterolin. Peshku blu i varfër me yndyra, ju ndihmon te dobesoheni në sajë të pëmbajtjes të lartë me Omega 3.

  • Çfarë nuk duhet të konsumoni kur keni stomakun bosh ?

    Çfarë nuk duhet të konsumoni kur keni stomakun bosh ?

    Të gjithë e dinë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por e dinit që nuk mund të konsumoni çfarë të doni?Janë shumë të paktë ata që e dinë se çfarë ushqimesh nuk duhen konsumuar me stomakun bosh.
    Prandaj janë listuar se cilat ushqime duhet të evitoni në mëngjes.
    DomateEdhe pse domatet janë të pasura me vitaminën C dhe vlera ushqyese, duhet të shmangen në stomakun bosh. Acidi tanik që është i pranishëm te domatet rrit aciditetin në stomak, duke shkaktuar probleme me gastritin. Ndaj personat që kanë probleme me ezofagun dhe ulçerën duhet të shmangin agrumet.
    Pije të gazuara
    Pijet e gazuara me stomakun bosh shkaktojnë fryrjen e këtij të fundit, por edhe probleme më të rënda. Konsumimi i tepërt i këtyre pijeve rrit aciditetin në stomak, i cili mund të jetë shkaktar i kancerit të ezofagut. Kështu që mendohuni mirë para se të porosisni ujë ose pije të gazuara.
    Brumi
    Kur jeni vonë gjithmonë merrni ushqimin e parë që gjeni gati dhe e konsumoni. Por ushqimet që përmbajnë maja nuk janë të mira për stomakun tuaj, pasi e fryjnë atë.
    Ushqime pikante
    Konsumimi i ushqimeve pikante do të irritojnë stomakun tuaj, duke shkaktuar dhimbje, reaksion dhe probleme me tretjen. Hudhrat, specat djegës dhe xhinxheri janë shembuj të ushqimeve pikante.
    Ëmbëlsira
    Sheqeri mund të tretet lehtë, por kur hyn në stomakun bosh, trupi i njeriut nuk mund të sekretojë mjaftueshëm insulinë për të ruajtur nivelet normale të gjakut. Sheqeri mund të prishë ekuilibrin e acidit dhe alkalinës. Ndërsa personat që vuajnë ose rrezikojnë nga diabeti, duhet t’i shmangin patjetër ëmbëlsirat.
    Kosi
    Kosi është plot me baktere të acidit laktik, të cilat ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, por ato bëhen joefektive nga aciditetiti i stomakut bosh. Kosin duhet ta hani 1-2 orë pas përfundimit të vaktit.
    Dardha
    Dardhat përmbajnë fibra të papërpunuara dhe kur konsumohen me stomakun bosh, dëmtojnë mukozën dhe shkaktojnë dhimbje në stomak. Këshillohet të shoqërohen me drithëra ose tërshërë.

  • Sa e dëmshme është për organizmin të mos konsumoni kurrë peshk?

    Sa e dëmshme është për organizmin të mos konsumoni kurrë peshk?

    Peshqit si salmoni, sardelet dhe trofta janë ndër burimet më të mira të omega-3, që vijnë me përfitime të panumërta shëndetësore.

    Sipas burimeve të AgroWeb.org dy llojet e veçanta të omega-3 që gjenden tek peshqit janë acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi docosahexaenoic (DHA).

    Ato ndihmojnë për një sërë problemesh të shkaktuara nga inflamacioni në trup, si Alzheimeri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

    Përveç kësaj, janë të dobishme edhe për shëndetin e trurit, syve dhe sistemit nervor.

    Cilat janë lëndët ushqyese kryesore tek peshku?
    Omega-3

    Është e qartë se acidet yndyrore të pangopura në peshk janë të rëndësishme për shëndetin tonë.

    Por EPA dhe DHA janë shumë të rëndësishme sepse trupi nuk mund t’i prodhojë në sasi të mjaftueshme.

    Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i merrni nga ushqime si peshku.

    Vitamina D
    Shumë pak ushqime përmbajnë në mënyrë natyrale vitaminë D.

    Burimet më të larta të ushqimeve me vitaminë D përfshijnë vajin e mëlçisë së merlucit, troftën dhe salmonin.

    Proteina
    Ashtu si të gjitha ushqimet me bazë shtazore, peshku është një nga burimet më të pasua më proteina.

    Një nga tre makronutrientët që kontribuon në masën muskulare, shëndetin e lëkurës, shërimin e plagëve, si edhe në forcimin e imunitetit.

    Kalciumi
    Kalciumi është i rëndësishëm për shëndetin e kockave, dhëmbëve, nervave dhe muskujve.

    Kështu që nëse nuk merrni mjaftueshëm kalcium, ju mund të jeni në rrezik të zhvillimit të osteoporozës dhe ngërçeve të muskujve.

    Çfarë ndodh nëse nuk marr mjaftueshëm nga këto lëndë ushqyese?
    Ndoshta nuk do të keni mungesë proteinash nëse nuk konsumoni ushqim deti.

    Në fund të fundit, ka shumë opsione të tjera ushqimesh të pasura me proteina që mund të konsumoni.

    Por mungesa e vitaminës D dhe omega-3 me origjinë detare mund të krijojë probleme me kalimin e kohës.

    Vitamina D e pamjaftueshme redukton përthithjen e kalciumit dhe mund të çojnë në osteoporozë.

    Nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen gjithashtu me një rrezik të shtuar të infeksioneve akute të frymëmarrjes.

    Mos konsumimi i peshkut heq një nga burimet e vetme natyrore të vitaminës D nga tryeza juaj.

    Sa e dëmshme është të mos konsumoni kurrë peshk?
    Edhe pse sipas udhëzimeve të specialistëve idealja është të konsumoni peshk dy herë në javë, anashkalimi i kësaj këshille nuk do të thotë se shëndeti juaj është i rrezikuar.

    Vaji i peshkut mund t’ju ndihmojë nëse nuk mund të konsumoni vazhdimisht ushqime deti.

    Gjithashtu është e rëndësishme të konsumoni ushqime të tjera të pasura me omega-3, kalciumi dhe vitaminë D. /AgroWeb.org

  • A duhet të konsumoni kafe gjatë shtatzënisë?

    A duhet të konsumoni kafe gjatë shtatzënisë?

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), konsumimi i kafesë gjatë shtatzënisë lejohet, por me masë, jo më shumë se 200 miligramë kafeinë në ditë.

    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe kjo sasi mund të mos jetë plotësisht e sigurt.

    Cfarë ndodh nëse e tejkaloj limitin prej 200 mg në ditë?

    Nëse ju konsumoni në mënyrë konstante më tepër se 200 mg kafeinë në ditë ndërsa jeni shtatzënë mund të rrezikoni që shtatzënia juaj të përfundojë në abort, ose fëmija juaj të lindë me një peshë shumë të vogël trupore. E dini se fëmijët që lindin me peshë të vogël janë më të rrezikuar për të pasur probleme me shëndetin pasi të jenë rritur?

    Në çfarë forme mund ta marr sasinë prej 200 mg kafeine në ditë?

    Nuk ka rëndësi nëse ju e merrni këtë sasi nëpërmjet kafesë, cajit jeshil, pijeve energjike, cokollatës etj. Keni parasysh se sasia e kafeinës që përmban një ekspres apo kapuçino mund të jetë e ndryshme, duke variuar nga 50 mg në 300 mg.

    Si ndikon kafeina në trupin e gruas?

    Nëse ju merrni sasi të mëdha kafeine mund të keni nevojë më të shpeshtë për të urinuar, mund të keni probleme me diarrenë, si edhe probleme me stomakun duke qënë se kafeina stimulon rritjen e aciditetit të stomakut. Ju gjithashtu mund të keni probleme me gjumin si edhe dhimbje koke në momentin që kafeina ka dalë jashtë trupit tuaj.

    Si ndikon kafeina tek fetusi?

    Duke qënë se kafeina është në gjendje të përshkrojë placentën, duke bërë që fëmija të ketë rrahje më të shpeshta zemre. Gjithashtu sasia e madhe e kafeinës shkakton edhe frymëmarrje të shpeshtë dhe qëndrim më të gjatë zgjuar tek fetusi.

  • Keni dhimbje koke pasi konsumoni verë të kuqe? Shkenca ka një shpjegim për këtë

    Keni dhimbje koke pasi konsumoni verë të kuqe? Shkenca ka një shpjegim për këtë

    Për të kuptuar pse vera e kuqe provokon dhimbje koke, studiuesit analizuan rolin e kvercetinës…
    ipas një studimi të ri të botuar në revistën Scientific Reports, shkaku se pse vera e kuq ju jep dhimbje koke mund të jetë një antioksidant natyral, i cili ndërhyn në procesin normal të metabolizmit të alkoolit në trup.
    Kërkimet e mëparshme kanë treguar se vera e kuqe ka më shumë gjasa të shkaktojë dhimbje koke te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj alkoolit. Krahasuar me pijet e forta, verën e bardhë ose verën e gazuar, ajo është deri në tre herë më problematike se birra. Madje nuk është e nevojshme të pini shumë, dhimbjet e kokës mund të shfaqen brenda 30 minutash pas vetëm një ose dy gotash.Për të kuptuar pse vera e kuqe provokon dhimbje koke, studiuesit analizuan rolin e kvercetinës, një flavanol që gjendet natyrshëm në shumë fruta dhe perime, përfshirë rrushin.
    Flavonoidet sjellin përfitime për shëndetin e zemrës dhe të trurit. Kvercetina është e njohur si antioksidant i shëndetshëm dhe madje shitet si suplement, por kur kombinohet me alkoolin mund të bëhet problematike. “Kur hyn në qarkullimin e gjakut, trupi e shndërron atë në një formë tjetër të quajtur kvercetin glukuronid,” shpjegon bashkëautori i studimit, Dr. Andrew Waterhouse, profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.
    Në këtë formë, kvercetina bllokon metabolizmin e alkoolit, duke shkaktuar grumbullimin e një toksine të quajtur acetaldehid. Autorja kryesore e studimit, Dr. Apramita Devi, shpjegon: “Acetaldehidi është një toksinë e njohur, irritues që mund të shkaktojë inflamacion. Nivelet e larta të tij lidhen me skuqje, dhimbje koke dhe nauze”. Autorët dyshojnë se te disa individë kvercetina inhibon më lehtë enzimat që shpërbëjnë alkoolin, ose trupi i tyre reagon më fuqishëm ndaj akumulimit të acetaldehidit.“Kvercetina është një antioksidant i fuqishëm dhe zakonisht konsiderohet si përbërës i dobishëm ushqimor i verës së kuqe, por ky studim sugjeron se nuk është gjithmonë kështu,” thotë dietologia e regjistruar Catherine Donelan. Ajo shton se nevojiten studime të tjera për ta konfirmuar këtë, por zbulimet janë me rëndësi të veçantë për adhuruesit e verës që shpesh vuajnë nga dhimbje koke. Studiuesit planifikojnë të testojnë teorinë e tyre tek njerëzit që zakonisht marrin dhimbje koke pas pirjes së alkoolit. “Nëse hipoteza jonë del e saktë, atëherë do të kemi mjete të reja për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve,” thotë Waterhouse, duke shtuar se një provë klinike është tashmë në proces.
    Sasia e kvercentinës ndryshon shumë midis varieteteve të verës së kuqe, sepse ajo ndikohet nga drita e diellit. “Nëse rrushi rritet në diell të plotë, përmbajtja e kvercetinës mund të jetë katër deri në pesë herë më e lartë,” shpjegon Waterhouse. Edhe mënyra e prodhimit ndikon; koha e kontaktit me lëkurën e rrushit gjatë fermentimit, procesi i bistrimit dhe periudha e plakjes së verës. Ajo shton se edhe vetë alkooli kontribuon në dehidratim dhe dëmton sistemin tretës, kardiovaskular, imunitar dhe nervor qendror. Për më tepër, është i klasifikuar si kancerogjen, prandaj sa më pak të konsumoni, aq më i vogël është rreziku. Për të reduktuar rrezikun, Donelan sugjeron të zgjidhni verëra me përmbajtje më të ulët alkooli. Gjithashtu, pini shumë ujë dhe konsumoni një vakt të pasur me proteina dhe fibra përpara ose gjatë pirjes së verës.

  • Konsumoni briosh çdo mëngjes? Studimi tregon çfarë ju shkakton

    Konsumoni briosh çdo mëngjes? Studimi tregon çfarë ju shkakton

    Është e vërtetë që në pjesën e parë të ditës digjen më shumë kalori, por hyjnë në lojë edhe mekanizma të tjerë metabolikë.
    Mëngjesi në fakt ndikon në menaxhimin e oreksit për pjesën tjetër të ditës. Sipas një studimi, ëmbëlsira dhe brioshët nxisin kërkimin për ushqime të tjera menjëherë pasi i keni ngrënë, pasi sheqernat përthithen shpejt, sheqeri në gjak rritet dhe insulina funksionon shumë shpejt.
    Në atë moment, për të asgjësuar glukozën në gjak, mbërrijnë sasi masive të insulinës. Më pas, truri lëshon alarmin e urisë.
    Corn flakes, biskota, briosh, kos frutash: nëse nuk doni që më vonë të ndiheni të uritur, mos i konsumoni këto ushqime të ëmbla që në mëngjes, pasi do të përfundoni duke ngrënë më shumë gjatë ditës!

  • Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, ja sasia që duhet të konsumoni

    Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, ja sasia që duhet të konsumoni

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.
    Sipas një studimi të ri ku AgroWeb.org mbështet, konsumi i të paktën dy avokadove në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër.
    Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë.
    Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular.
    Çfarë tregon studimi?Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet.
    Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha.
    Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm.
    Të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.
    Si të parandalosh sëmundjet e zemrës?Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin.
    Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqhehuni shëndetshëm.
    Yndyrnat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.
    Shmangni yndyrnat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”.
    Të tilla janë produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë.
    Këto yndyrna mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.
    Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat.