Shkëndija dhe Drita kanë luajtur sot ndeshjen e tyre numër 5 në Ligën e Konferencës. Dy klubet shqiptare patën rezultate të kundërta këtë mbrëmje. Kuqezinjtë e Tetovës kanë poshtur me shifrat 2-0 Sllovan Bratisllavën. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të lojës. Fillimisht ishte Bajriçi ai që në minutën e 33-të e dërgoi topin në rrjetë. Më pas, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë Spahiu dyfishoi shifrat. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo e Shkëndijës, e cila tashmë i shkon pranë kualifikimit fazën me eleminim direkt.
Ndërkohë, Drita pati një fat të kundërt me kuqezinjtë e Tetovës. Skuadra nga Gjilani ka humbur në shtëpi me shifrat 0-3 nga AZ Alkmari. Kjo ishte edhe humbja e parë e Dritës në këtë sezon të Ligës së Konferencës. Pavarësisht kësaj humbjeje, ekipi nga Kosova mbetet në zonën që e dërgon në fazën tjetër të kompeticionit. Ndeshja e fundit e fazës së ligës do të luhet në 18 dhjetor dhe të dyja skuadrat shqiptare i presin kundërshtarë të vështirë. Shkëndija do të sfidojë AEK Larnakën në Qipro, e cila tashmë udhëheq tabelën e renditjes. Në krahun tjetër, Drita do të udhëtojë në Spanjë për t’u përballur me Rajo Vajekanon./Sport Ekspres/
Tag: konferencës
-

Shkëndija mposht Sllovan Bratisllavën dhe i shkon pranë kualifikimit, Drita merr humbjen e parë në Ligën e Konferencës
-

Ka Dritë në derbin e shqiptarëve, skuadra gjilanase mposht Shkëndijën dhe është një hap larg kalimit të grupit
Derbi shqiptarësh në prag të festës së flamurit. Drita është përballur me Shkëndijën në Ligën e Konferencës, të cilën e ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Ka mjaftuar vetëm një gol për të përcaktuar fituesin në këtë ndeshje.
Statistikat folën për Shkëndijën, por goli i Manajt në minutën e 20 i dhanë 3 pikët skuadrës nga Gjilani. Me këtë fitore Drita është ngjitur në vendin e 8 në renditje. Me 6 pikë të mbetura ende në lojë, ekipi nga Kosova është shumë pranë arritjes historike, kalimit në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë në Ligën e Konferencës./Sport Ekspres/ -

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Këshilli i Bashkimit Europian ka bërë të ditur agjendën e konferencës së shtatë ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë që do të zhvillohet më 17 nëntor në Bruksel. Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se kryetare e konferencës do të jetë Marie Bjerre, Ministre për Çështjet Evropiane.
Konferenca do të nisë në orën 8:00 dhe më pas rreth orës 9.20 do të ketë një konferencë për shtyp.
“Ky takim do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 5 ‘Burimet, bujqësia dhe kohezioni’, duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore)”, thuhet në faqen zyrtare të BE-së.
Dy ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama njoftoi mbajtjen e konferencës së shtatë ndërqeveritare me BE-në, për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave.
Kryeministri Rama nënvizoi se me hapjen e këtij grupkapitulli, Shqipëria arrin të pamundshmen, sepse finalizon të gjithë kapitujt e negociatave brenda 12 muajsh duke arritur një rekord absolut në progresin e integrimeve europiane. -

Berisha: Muç Shaljani bleu vota për ministrin Hoxha, Gilmando Dani truprojë dhe financues i Blendi Gonxhes
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë konferencës me mediat të mbajtur ditën e sotme ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e cilësuar situatën aktuale si “dëshminë më flagrante të narkoshtetit shqiptar”. Në qendër të fjalës së tij ishte ngjarja e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u ekzekutuan me armë zjarri dy persona të njohur për lidhjet e tyre me botën e krimit, Gilmando Dani dhe Muç Shaljani (i njohur si Sheqeri).
Kryedemokrati u shpreh se, ky akt “ekzekutimi publik në vendin më të sigurt të shtetit, aeroportin e Rinasit, është vepër e padiskutueshme e eksponentëve të krimit, të lidhur si mishi me thoin me qeveritarët shqiptarë”. Ai u shpreh se, kjo ngjarje është simbol i shkatërrimit të rendit dhe sigurisë publike, duke theksuar se krimi ka depërtuar në çdo strukturë të shtetit, deri në institucionet e sigurisë dhe inteligjencës policore.
Në vijim, lideri i demokratëve akuzoi mediat se po zbatojnë një censurë sistematike ndaj lajmeve që ekspozojnë lidhjet midis qeveritarëve dhe botës së krimit. ‘Mediat po e mohojnë, po e censurojnë faktin që Muç Shaljani ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë elektorale i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ai dhe banda e tij kanë blerë vota dhe kanë financuar fushatën e këtij ministri’, deklaroi Berisha, duke shtuar se ‘Shaljani është futur në radhët e policisë nga vetë ministri Hoxha pas ‘misionit të suksesshëm’ në vjedhjen e votave.’
Duke komentuar atentatin mafioz të ndodhur në Rinas, Berisha u shpreh se “Gilmando Dani ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe. Ishte një ndër eksponentët kryesorë të akuzuar për një seri vrasjesh dhe akte të tjera të rënda, pjesë e bandës famëkeqe të Shullazit.” Duke lidhur vrasjen e Danit me konfliktet midis bandave që, sipas tij, mbështeten nga pushtetarë të ndryshëm, Berisha tha se aeroporti i Rinasit ishte nën kontroll të plotë të një bande rivale, gjë që e bëri të mundur “ekzekutimin me gjakftohtësi, ditën për drekë, para kamerave dhe dhjetëra policëve që kalonin aty, pranë sallonit të VIP-ave dhe komisariatit të policisë”. Në këtë kontekst, ai e quajti qeverinë aktuale ‘narkoshteti i Ramaduros, Noriegës së Europës’, duke e krahasuar me regjimet autoritare të Amerikës Latine që kanë bashkëjetuar me kartelët e drogës dhe korrupsionin shtetëror.
Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha akuzoi më tej zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilën e përshkroi si “Lubi Balluku, e armatosur gjer në dhëmbë me dosje dhe regjistrime të paligjshme të bëra nga Oltion Bistri me urdhër të Edi Ramës”, që sipas tij përdoren për të shantazhuar dhe mbajtur nën kontroll ministrat e tjerë socialistë. “Lubia nuk i kërcënon me plumb pas veshit, por me dosje publike që mund t’u presin karrierën politike. Ajo u ka imponuar kodin mafioz të heshtjes, omertën e partisë së krimit”.
Në pjesën e dytë të konferencës, kreu i PD-së Sali Berisha ndalet te afera e inceneratorëve, duke e cilësuar atë “skandalin më të madh financiar të historisë së shtetit shqiptar”. Ai akuzoi qeverinë për mbrojtjen e kompanisë Integrated Energy SPV, që sipas tij është ‘kompania e Edi Ramës dhe e bashkëpunëtorëve të tij’, pavarësisht se hetimet zyrtare janë përqendruar vetëm te ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. “Kjo kompani, pas shpenzimit të 400 milionë eurove dhe dështimit total të projekteve të djegësave në Tiranë, Elbasan e Fier, vazhdon të marrë fonde publike dhe leje ndërtimi. Sepse është e paprekshme, është vetë kompania e Ramës”.
Lideri i demokratëve solli në vëmendje edhe një dokument për këtë çështje. “Me datën 2 prill 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për zgjerimin e kapaciteteve të depozitimit të mbetjeve në Tiranë për këtë kompani, por leja u dha zyrtarisht vetëm 8 muaj më vonë. Ndërkohë, kompania vazhdonte punimet, e paguar nga buxheti i shtetit”.
I pyetur nga gazetarët për çështjen e 21 janarit, duke e quajtur atë një histori të përdorur politikisht për propagandë dhe duke akuzuar sërish kryeministrin Rama si “organizatorin e vërtetë të protestës më të dhunshme në historinë e vendit. Edi Rama ishte shoferi që i solli mish për top njerëzit, siç e ka pranuar shkrimtari Ben Blushi”.
Sipas Berishës, sistemi i drejtësisë është sot ‘i përfshirë këmbë e kokë nga krimi, i udhëhequr nga krimi’, ndërsa prokurorë të caktuar si Altin Dumani dhe Dritan Prençi janë, sipas tij, përgjegjës për mos hetimin e aferave të mëdha që përfshijnë drejtuesit më të lartë të qeverisë.
“Kjo është dëshmi tjetër flagrante e narkoshtetit të Ramaduros. Kjo është dëshmi tjetër e lidhjeve të bandave dhe krimit me nivelet më të larta të qeverisë. Dhe kjo është dëshmi tjetër e turpshme e censurës ku mediat heshtin për lidhjen si mishi me thoin të krimit me pushtetin”, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët. -

Drita e Kosovës po përfaqëson denjësisht futbollin shqiptar në Conferencë League
Adriatik BALLA
Futbolli shqiptar në rajon po fuqizohet dhe këtë e dëshmojnë rritja cilësore e ekipeve të Shkëndijës së Tetovës, Deçiçit të Tuzit në Mal të Zi, skuadrës së Strugës, e padyshim edhe ekipet e superligës kosovare. Kështu, Drita e Kosovës vazhdon të jetë e pamposhtur në fushatën debutuese në Ligën e Konferencës. Historike u vlerësua fitorja 1:0 e kampiones së Kosovës të enjten mbrëma në “Tallaght Stadium” në Dublin të Irlandës ndaj Shelbournet. Goli i Almir Ajzerajt në minutën e 57-të e vendosi sfidën e vështirë për gjilanasit, që luajtën me shumë mungesa. Shelbourne u mposht edhe nga Shkëndija e Tetovës në xhiron e kaluar, 1:0. Shkëndija do të jetë kundërshtarja e radhës evropiane për Dritën. Ndeshja e xhiros së katërt të Ligës së Konferencës, do të jetë edhe festive. Do të luhet më 27 nëntor në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prag të ditës së flamurit. Pas tri ndeshjeve të luajtura në fazën e ligës, Drita është në pozitë të mirë për ta siguruar fazën nokaut të Ligës së Konferencës. Me pesë pikë, Drita zë vendin e 13-të duke lënë prapa edhe skuadra të njohura si Sparta e Pragës, Rijeka, Dinamo Kiev e AZ Alkmar. Në edicionin e kaluar të Ligës së Konferencës, që ishte i pari pasi faza grupore u zëvendësua me fazën e ligës, shtatë pikë kanë qenë të mjaftueshme për të avancuar në fazën nokaut. Kjo jep shpresë e besim te Drita. “Deri në këto momente jemi shumë të kënaqur me atë që kemi arritur. Jemi optimistë dhe besojmë e shpresojmë shumë që do të arrijmë të kalojmë në fazën tjetër”, ka deklaruar për “KOHËN” e Prishtinës kapiteni i Dritës, Rron Broja. Te Drita të enjten mbrëma nuk luajtën sulmuesit Arb Manaj, Blerim Krasniqi, Liridon Balaj e Veton Tusha. Rolin e qendërsulmuesit e mori Albert Dabiqaj, ndërsa mesfushën e udhëhoqi kapiteni Broja.
Qëndrimi i Brojës
Broja ka thënë se karakteri i skuadrës u shfaq edhe në moment të vështirë. “Padyshim se është një fitore historike për ne. Jemi shumë të lumtur që e arritëm këtë fitore, në një fushë të vështirë. Kishim shumë mungesa që na e bënë më të vështirë ndeshjen. Ne luftuam, nuk u dorëzuam deri në fund dhe dhamë çdo gjë për të arritur te fitorja”, është shprehur futbollisti mitrovicas. Broja pjesë e Dritës është prej vitit 2021. Vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin gjilanas. Ai në fundin e pjesës së parë iu afrua shumë shënimit të golit duke qëlluar transversalen. Shelbourne pati iniciativë në fillim të ndeshjes duke krijuar disa mundësi. Por kartoni i kuq i James Norrisit ndikoi shumë te skuadra irlandeze. Drita mori kontrollin e lojës, krijoi disa mundësi kurse golin e fitores e shënoi në pjesën e dytë. Pas ndeshjes ndaj Shkëndijës, Drita do t’i ketë dy ndeshje që vlerësohen dukshëm më të vështira. Më 11 dhjetor në Prishtinë e pret skuadrën e njohur holandeze, AZ Alkmaar, ndërsa garimin në stinorin e rregullt e mbyll me udhëtimin në Spanjë, te Rayo Vallecano. Për Dritën është paraqitja e parë në fazë të ligës, përkatësisht grupore. Më herët për dy edicione rresht, pjesëmarrës në fazën grupore ishte Ballkani i Suharekës. Në Ligën e Konferencës janë 36 skuadra. 24 prej tyre avancojnë në fazën nokaut. -

Refuzoi të përgjigjej për Ballukun, Rama thërret me urgjencë në kryeministri Peleshin, Ballën dhe…
edi rama dhe gozato
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim kreun e Kuvendit Niko Peleshi, kreun e grupit Taulant Balla, si dhe krerët e komisioneve parlamentare, i cili po zhvillohet në godinën e Këshillit të Ministrave. Takimi vjen pas konferencës së përbashkët që pati kryeministri Edi Rama, me ambasadorin e BE Silvio Gonzato. Në fund të konferencës me ambasadorin, Rama refuzoi që ti përgjigjej pyetjes së gazetarëve në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, për zëvendësen e tij, Belinda Balluku.
-

Silvinjo me sytë nga Europa: Sulmuesi 20-vjeçar shënon në Ligën e Konferencës
Nelson Veiper është padyshim një nga dëshirat e Kombëtares Shqiptare, për ta pasur pjesë të kuqezinjve. Sulmuesi me baba gjerman dhe nënë shqiptare, spikati në Europianin e U-21 me Gjermaninë, teksa mbetet një opsion luksi për ekipin e Silvinjos, në rast se nuk grumbullohet nga “pazerat”.
20-vjeçari u shndërrua në protagonist mbrëmjen e sotme teksa tundi rrjetën me fanellën e Maincit, në duelin e vlefshëm për Ligën e Konferencës ndaj Zrinjskit. -

Shkëndija feston fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, kuqezinjtë triumfojnë minutat e fundit të ndeshjes
Një natë suksesi për Shkëndijën. Klubi nga Tetova ka festuat sot fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës. Kuqezinjtë kanë mposhtur Shellbërnin në Shkup me rezultatin minimal 1-0.
Fitorja ka ardhur në minutat e fundit të ndeshjes për klubin shqiptar. Kur po kronometrohej minuta e dytë shtesë, Patrik Bereti e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Një autogol që rezultoi fatal për irlandezët, por që sollo festën te Shkëndija./Sport Ekspres/

