Tag: kombit

  • Rruga e Kombit që bashkoi zemrat/ Gazmend Saiti: Nga Prizreni në Tiranë, udhëtimi i jetës sime!

    Rruga e Kombit që bashkoi zemrat/ Gazmend Saiti: Nga Prizreni në Tiranë, udhëtimi i jetës sime!

    Rruga e Kombit që bashkoi zemrat/ Gazmend Saiti: Nga Prizreni në Tiranë, udhëtimi i jetës sime!
    Unë jam Gazmend Saiti, shqiptar i Prizrenit, por qytetar i Tiranës! Erdha në Tiranë pas luftës, për të realizuar një ëndërr, për tu bërë gazetar, nga Kosova që dikur ishte brenda zemrës së çdo shqiptari për atë që vuajti, por nga ana tjetër shumë larg, për shkak të maleve që i kemi po aq të larta sa vuajtjet e kombit tonë.Mbaj mend rrugën time të parë, për të studiuar në Tiranë, duhet të udhëtoja gjithë ditën, për afro 10 orë, e plot rreziqe të rrugës që gjarpëronte buzë greminës.Ishte e lodhshme, e rrezikshme, e për mua dukej edhe më e rrezikshme edhe më e gjatë për shkak të padurimit për të mbërritur në dhomën time të studimit. Për shkak të distancës, familjen e takoja shumë rrallë, shpesh dimri kalonte pa u takuar me nënën.Por sërish mendoja se edhe pse kaq larg, isha në shtëpinë time, Shqipëri. Kështu ndodhi edhe pas studimeve, unë qëndrova në shtëpi, e Prizreni u kthye ne vendin tim të lindjes.Teksa përfundoja studimet, Kosova për mua ishte shumë larg, por teksa krijova këtu familjen time dhe Zoti më bekoi me dy fëmijë, shtëpia ime, Kosova me erdhi më afër se kurrë.Isha ndër të parët që përshkova Rrugën e Kombit, sapo tuneli u hap, jo se kisha ndonjë nxitim, por për ti thënë vetes dhe bashkëshortes time, shqiptare të Shqipërisë, se unë nuk isha më ai shqiptari nga Kosova e largët, por tashmë ishim dy shqiptarë të dy qyteteve të ndryshme shqiptare.Si unë dhe shumë bashkëvendasit e mi të Kosovës kishim zgjedhur vetë rrugën e bashkimit, por në atë kohë, vullneti i një pushteti të mirë, vizioni i një kryeministri patriot, bashkoi dy shtetet shqiptare.Na bashkoi ne me familjet që dikur i kishim larg, na dha mundësinë që hallet që nuk i zgjidhnim dot në Kosovën e pas luftës, ti zgjidhnim në Tiranë.Gëzimet tashmë i festojmë si një familje e bashkuar, ku nga udhëtimet 1 ditore, tashmë për 2 orë unë dhe çdo shqiptar i Kosovës mundë të ishim sërish në shtëpi. Bregdeti shqiptar nuk ishte më vetëm destinacioni i pushimeve verore, por u kthye në destinacionin e cdo fundjave.Teksa i çoja çdo fundjavë në shtëpinë time në Prizren, i tregoja vajzës dhe djalit tim, vuajtjet e rrugës që unë duhet të kaloja, ndërsa sot ata kalojnë në Rrugën që bashkoi Kombin edhe pse tani me ndonjë pengesë të vogël gjatë saj.Por unë këtë nuk ja them dot vajzës dhe djalit tim! Por përpiqem të gjej arsye nga më të ndryshmet që t’i shpjegoj, se për të ndërtuar një familje të fortë, duhet të kursehet, se shpenzimet janë të mëdha, kostot e jetesës rriten bashkë me ta.E shteti, në vend që të na lehtësojë bashkimin dhe rritjen e familjes, Rrugës që bashkoi kombin i vendosi traun! Megjithatë mbetemi me shpresë që ai që ndërtojë këtë rrugë të heqë këto barriera zhvatëse për qytetarët e mbarëshqiptarisë.Për mua vizioni dhe puna për ndërtimin e rrugës së Kombit nuk ishte veç një rrugë që bashkoi dy shtetet, por bashkoi familjen time, e familjen e çdo shqiptari të Kosovës e Shqipërisë.Bashkoi tregëtinë, bashkoi arsimin, e për më tepër bashkoi vlerat kombëtare.Faleminderit!

  • Berisha sulmon Ramën: Djali i arteve që nuk duronte disa orë në PD, sot fatkeqësia e kombit

    Berisha sulmon Ramën: Djali i arteve që nuk duronte disa orë në PD, sot fatkeqësia e kombit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kujtoi sot ditët kur themelohej forca e parë politike opozitare në pluralizëm dhe që rrëzoi diktaturën komuniste.
    Mes tyre edhe një episod me kryeministrin aktual, Edi Rama, të cilin ai e quajti si fatkeqësinë kombëtare, duke shtuar se PD është parti e instiktit, që e kuptoi 35 vite më parë se kush ishte ky “djaloshi i arteve” që iu afrua PD-së si shumë të rinj të tjerë.
    “Është një histori 35 vite më parë, që më së miri tregon se çfarë parti e jashtëzakonshme jemi. Do e ndaj me ju, për t’ju kujtuar vlerat dhe idealet që e kanë bërë PD-në forcën më të suksesshme historike që ka udhëhequr dhe forcën më të palëkundur opozitare që ka parë ndonjëherë edhe Evropa. Shumë të rinj na bashkoheshin në atë kohë, mes tyre edhe një djalë 27 vjeçar i Universitetit të Arteve, e askush nuk do mendonte se ky djalë do kthehej në fatkeqësinë e kombit shqiptarë në shekuj. Ky djalë ishte Edvin Rama, ai nuk rezistoi dot as disa orë te PD. Kjo është forca e PD-së, demokratët kanë instikt të pagabueshëm për ta njohur të mirin dhe të keqin”, tha Berisha gjatë fjalës së tij për ditën e përvjetorit të PD-së.
    Kreu i selisë blu renditi edhe misionet e forcës politike, projektet dhe realizimet e saj ndër vitet qeverisëse, ashtu sikurse përballja me regjimin e narkoshtetit të qeverisë “Rama” aktualisht në opozitë.
    “Të gjithë mbështetësit tanë janë djem, të rinj, burra e gra që janë bërë bashkë rreth interesit kombëtar e që bënë të mundur që PD t’i dhurojë Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në NATO, liberalizimin e vizave, projekte monumentale si Rruga e Kombit, gazsjellësi transatlantik, tuneli i Elbasanit, rrugë dhe autostrada dhe deri te mosha dixhitale. PD dha kontribut edhe në pavarësinë e Kosovës, PD është parti e kontributeve. Ish-presidenti Bush, ishim këtu të gjithë bashkë kur shpalli pavarësinë e Kosovës, shtetit të dytë shqiptar”, tha ai.
    Më tej, lideri i opozitës shprehu bindjen se idealet dhe interesat kombëtare nuk do tradhtoheshin kurrë nga PD, deri në triumfin ndaj narkoshtetit aktual.
    “Idealet dhe interesi kombëtar do sjelli triumfin, suksesin dhe rrëzimin e narkoshtetit të parë në Europë. Pa këto ideale dhe interesin kombëtar partia nuk do kishte mbijetuar dot”, tha Berisha në përvjetorin e themelimit të PD-së.

  • Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

    Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kujtoi sot ditët kur themelohej forca e parë politike opozitare në pluralizëm dhe që rrëzoi diktaturën komuniste. 
    Mes tyre edhe një episod me kryeministrin aktual, Edi Rama, të cilin ai e quajti si fatkeqësinë kombëtare, duke shtuar se PD është parti e instiktit, që e kuptoi 35 vite më parë se kush ishte ky “djaloshi i arteve” që iu afrua PD-së si shumë të rinj të tjerë. 
    “Është një histori 35 vite më parë, që më së miri tregon se çfarë parti e jashtëzakonshme jemi. Do e ndaj me ju, për t’ju kujtuar vlerat dhe idealet që e kanë bërë PD-në forcën më të suksesshme historike që ka udhëhequr dhe forcën më të palëkundur opozitare që ka parë ndonjëherë edhe Evropa. Shumë të rinj na bashkoheshin në atë kohë, mes tyre edhe një djalë 27 vjeçar i Universitetit të Arteve, e askush nuk do mendonte se ky djalë do kthehej në fatkeqësinë e kombit shqiptarë në shekuj. Ky djalë ishte Edvin Rama, ai nuk rezistoi dot as disa orë te PD. Kjo është forca e PD-së, demokratët kanë instikt të pagabueshëm për ta njohur të mirin dhe të keqin”, tha Berisha gjatë fjalës së tij për ditën e përvjetorit të PD-së. 
    Kreu i selisë blu renditi edhe misionet e forcës politike, projektet dhe realizimet e saj ndër vitet qeverisëse, ashtu sikurse përballja me regjimin e narkoshtetit të qeverisë “Rama” aktualisht në opozitë. 
    “Të gjithë mbështetësit tanë janë djem, të rinj, burra e gra që janë bërë bashkë rreth interesit kombëtar e që bënë të mundur që PD t’i dhurojë Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në NATO, liberalizimin e vizave, projekte monumentale si Rruga e Kombit, gazsjellësi transatlantik, tuneli i Elbasanit, rrugë dhe autostrada dhe deri te mosha dixhitale. PD dha kontribut edhe në pavarësinë e Kosovës, PD është parti e kontributeve. Ish-presidenti Bush, ishim këtu të gjithë bashkë kur shpalli pavarësinë e Kosovës, shtetit të dytë shqiptar”, tha ai. 
    Më tej, lideri i opozitës shprehu bindjen se idealet dhe interesat kombëtare nuk do tradhtoheshin kurrë nga PD, deri në triumfin ndaj narkoshtetit aktual. 
    “Idealet dhe interesi kombëtar do sjelli triumfin, suksesin dhe rrëzimin e narkoshtetit të parë në Europë. Pa këto ideale dhe interesin kombëtar partia nuk do kishte mbijetuar dot”, tha Berisha në përvjetorin e themelimit të PD-së. 

  • Vodhi një celular në Rrugën e Kombit/ Shpallet në kërkim 41-vjeçari

    Vodhi një celular në Rrugën e Kombit/ Shpallet në kërkim 41-vjeçari

    Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një person.
    Në kërkim është shpallur 41-vjeçari S. G. i cili ka vjedhur një aparat celular në një market në Rrugën e Kombit dhe është larguar.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. G., 41 vjeç, banues në Kosovë, i cili ka marrë një aparat celular në një market përgjatë Rrugës së Kombit dhe është larguar”, njofton policia

  • “Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”/ Rama homazhe në nder të tyre, të pranishëm Begaj dhe ministra

    “Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”/ Rama homazhe në nder të tyre, të pranishëm Begaj dhe ministra

    Ditën e sotme janë nderuar dëshmorët e kombit, teksa sot, 29 Nëntor, shënjohet Dita e Çlirimit.

    Në organizimin zyrtar në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, por jo vetëm.
    Të pranishëm që nderuan dëshmorët ishin edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministra të tjerë.
    Ishte Begaj ai i cili nderoi i pari dëshmorët, teksa më pas vijoi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministrin Rama dhe ministra të tjerë.

    Top Channel

  • “Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit”/ Berisha nuk kursehet edhe sot, uron festën ndryshe: Rama, armik…

    “Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit”/ Berisha nuk kursehet edhe sot, uron festën ndryshe: Rama, armik…

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, ditën e Flamurit Kombëtar, duke përkujtuar shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Bej Vlora në Vlorë.
    Në mesazhin e tij, Berisha thekson se sot nderohet edhe 113-vjetori i Pavarësisë, si dhe heronjtë që sakrifikuan jetën për liri dhe dinjitet kombëtar.
    Berisha shpreh gjithashtu shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të vendit, duke e cilësuar qeverisjen e Edi Ramës si një “narkoshtet” dhe duke përmendur emigrimin masiv të shqiptarëve gjatë dhjetë viteve të fundit, si dhe sfidat demografike të vendit.
    Ai fton shqiptarët që të frymëzohen nga kjo ditë për të punuar drejt çlirimit të Shqipërisë nga regjimi aktual, dhe për të ruajtur trashëgiminë kombëtare.
    Reagimi i plotë:
    Gezuar 28 nëntorin
    DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR.
    Miq, sot mbarë kombi ynë në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët, feston 28 nëntorin si festën e të gjitha festave ditën e Flamurit tonë Kombëtar ditën e shpalljes më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Bej Vlora të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës. Ndaj sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur.Prandaj të dashur miq ju ftoj t’i urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati.
    Më 28 nëntor të vitit 1443 prijësi i përjeteshëm i kombit Shqiptar ngrit Flamurin e Lirisë në Krujë dhe për më shumë se gjysëm shekulli shëndrroi Krujën dhe Arbërinë në kështjellën e pamposhtur të lirisë. Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë ne nderojmë prijësin tonë të përjeteshëm Skenderbeun, luftërat e tij legjendë që i dhanë kombit shqiptar pavdekësi. Po këtë datë 81 vjet më parë nga Shqipëria u laruguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha i cili pasi shndërroi luftën e Shqiptarëve kundër pushtueseve të huaj në një luftë vëllavrasëse vendosi në Shqipëri si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dyte Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.
    Por ne festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, Pashiqit të Tiranës që në një hark kohor 10 vjeçar ndërtpi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, zëvendëaoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe me politikat e regjimit kleptokratik po shkreton dhe zbrazë sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqiperinë nga shqiptarët. Vetëm për në zonën Shengen në 10 vite u larguan 1, 1 milionë shqiptar dhe për këtë ne sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë. Edi Rama është një armik i egër i qënies shqiptare që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës.
    Le te na frymëzojnë festat e kësaj dite për të çliruar sa më shpejtë Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës. Së fundmi të dashur miq ju urojmë mbarë shqiptarëve gëzuar ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. Nderim për jetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të pavarësisë.
    Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë.
    Gëzuar!

  • Berisha uron 28 Nëntorin: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit në Tiranë

    Berisha uron 28 Nëntorin: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit në Tiranë

    Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, kreu i PD-së, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
     
    Gëzuar 28 Nëntorin
    DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR.
    Miq, sot mbarë kombi ynë në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët, feston 28 nëntorin si festën e të gjitha festave ditën e Flamurit tonë Kombëtar ditën e shpalljes më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Bej Vlora të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës.
    Ndaj sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur.
    Prandaj të dashur miq ju ftoj t’i urojmë së bashku  Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati.
    Më 28 nëntor të vitit 1443 prijësi i përjetëshëm i kombit Shqiptar ngrit Flamurin e Lirisë në Krujë dhe për më shumë se gjysëm shekulli shëndrroi Krujën dhe Arbërinë në kështjellën e pamposhtur të lirisë.
    Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë ne nderojmë prijësin tonë të përjetshëm Skenderbeun, luftërat e tij legjendë që i dhanë kombit shqiptar pavdekësi.
    Po këtë datë 81 vjet më parë nga Shqipëria u laruguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha i cili pasi shndërroi luftën e Shqiptarëve kundër pushtueseve të huaj në një luftë vëllavrasëse vendosi në Shqipëri si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dyte Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.
    Por ne festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, Pashiqit të Tiranës që në një hark kohor 10 vjeçar ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, zëvendësoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe me politikat e regjimit kleptokratik po shkreton dhe zbrazë sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët. Vetëm për në zonën Shengen në 10 vite u larguan 1, 1 milionë shqiptar dhe për këtë ne sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë. Edi Rama është një armik i egër i qënies shqiptare që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës.
    Le te na frymëzojnë festat e kësaj dite për të çliruar sa më shpejt Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës.
    Së fundmi të dashur miq ju urojmë mbarë shqiptarëve gëzuar ditën e Flamurit dhe Pavarësisë.
    Nderim për jetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të pavarësisë
    Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë.
    Gëzuar!

  • Festa e Flamurit/ Uron kreu i PD Berisha: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës 

    Festa e Flamurit/ Uron kreu i PD Berisha: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës 

    Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, kreu i PD-së, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. 
    “Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur“, shkruan Berisha. 
    Berisha i riktheu vëmendjen edhe 28 nëntorit 1944, datë kur siç thotë ai, vendi u çlirua nga pushtuesit e huaj, por që sipas tij u pasua nga vendosja e diktaturës komuniste. Ai akuzoi udhëheqësin e atëhershëm, Enver Hoxha, për “regjimin më mizor stalinist që ka njohur Shqipëria”. 
    “Po këtë datë 81 vjet më parë nga Shqipëria u laruguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha i cili pasi shndërroi luftën e Shqiptarëve kundër pushtueseve të huaj në një luftë vëllavrasëse vendosi në Shqipëri si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dyte Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre. 
    Ai e cilësoi këtë datë si “ditën e të gjitha festave” dhe theksoi rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë. 
    Berisha u ndal edhe te simbolika e 28 Nëntorit 1443, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke e konsideruar atë “prijës të përjetshëm të kombit shqiptar” dhe betejat e tij si themele të qëndresës kombëtare. 
    Postimi i Sali Berishes 
    Gezuar 28 nëntorin 
    DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR. 
    Miq, sot mbarë kombi ynë në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët, feston 28 nëntorin si festën e të gjitha festave ditën e Flamurit tonë Kombëtar ditën e shpalljes më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Bej Vlora të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës. 
    Ndaj sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur. 
    Prandaj të dashur miq ju ftoj t’i urojmë së bashku  Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati. 
    Më 28 nëntor të vitit 1443 prijësi i përjeteshëm i kombit Shqiptar ngrit Flamurin e Lirisë në Krujë dhe për më shumë se gjysëm shekulli shëndrroi Krujën dhe Arbërinë në kështjellën e pamposhtur të lirisë. 
    Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë ne nderojmë prijësin tonë të përjeteshëm Skenderbeun, luftërat e tij legjendë që i dhanë kombit shqiptar pavdekësi. 
    Po këtë datë 81 vjet më parë nga Shqipëria u laruguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha i cili pasi shndërroi luftën e Shqiptarëve kundër pushtueseve të huaj në një luftë vëllavrasëse vendosi në Shqipëri si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dyte Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre. 
    Por ne festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, Pashiqit të Tiranës që në një hark kohor 10 vjeçar ndërtpi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, zëvendëaoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe me politikat e regjimit kleptokratik po shkreton dhe zbrazë sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqiperinë nga shqiptarët. Vetëm për në zonën Shengen në 10 vite u larguan 1, 1 milionë shqiptar dhe për këtë ne sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë. Edi Rama është një armik i egër i qënies shqiptare që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës. 
    Le te na frymëzojnë festat e kësaj dite për të çliruar sa më shpejtë Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës. 
    Së fundmi të dashur miq ju urojmë mbarë shqiptarëve gëzuar ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. 
    Nderim për jetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të pavarësisë 
    Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë. 
    Gëzuar! #sb 

  • 113-vjetori i Pavarësisë, Meta uron nga qelia: Përulemi me respekt para atyre që mbrojtën identitetin e kombit

    113-vjetori i Pavarësisë, Meta uron nga qelia: Përulemi me respekt para atyre që mbrojtën identitetin e kombit

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë. Në një postim në rrjete sociale, ish-presidenti shprehet se përulen me respekt dhe nderim para Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit dhe figurave të tjera që mbrojtën identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.
    “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit më përbashkues, më të shenjtë dhe më të dashur për çdo shqiptar kudo ndodhet. Si çdo 28 Nëntor, përulemi me respekt dhe nderim të thellë para veprës së pavdekshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit, që me qëndresë, sakrifica sublime dhe vizion mbrojtën identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.
    Përjetë mirënjohës Atit të Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemalit, i cili 113 vite më parë, së bashku me Etërit e Pavarësisë, shpallën në Vlorë më 28 Nëntor 1912 Pavarësinë e Shqipërisë. Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhet të mbeten pishtari ynë i përhershëm, drita që na ndriçon mendjet, na hap sytë dhe na udhëheq drejt rrugës së drejtë për të mbrojtur Shqipërinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, ku sot dhe mot pas moti shqiptarët dhe fëmijët e tyre meritojnë të jetojnë në liri, me dinjitet, krenarë dhe të begatë.
    Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur! “, shkruan Meta.

  • Protesta e PD para Kryeministrisë, Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

    Protesta e PD para Kryeministrisë, Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

    Policia e Tiranës ka publikuar masat e sigurisë për tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike, i cili do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë.
    Sipas njoftimit, një sërë rrugësh kryesore në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara ose të kufizuara gjatë pasdites:
    ???? Nga ora 14:00 – Ndalim parkimiNuk do të lejohen automjete të parkuara në:
    Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”Sheshin “Nënë Tereza”Rrugën “Ismail Qemali”Rrugën “Papa Gjon Pali II”Bulevardin “Zhan D’Ark”Bulevardin “Bajram Curri”Segmentet pranë Rrugës së Elbasanit dhe “Ibrahim Rugova”
    ???? Nga ora 15:00 – Bllokim qarkullimiLëvizja e automjeteve do të ndalohet në:
    Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”)Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”Policia paralajmëron se, në varësi të dinamikës së tubimit, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera, ndërsa qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative për të shmangur kaosin në trafik.
    Apeli për qytetarët:Shmangni lëvizjet me automjete në zonën e Bulevardit dhe përdorni rrugë dytësore, për të mos penguar qarkullimin e pjesëmarrësve në protestë.